150 milione teleshikues te "Sulejmanit te Madherishem" duhet te ndihen te tronditur nga deklaratat e Erdoganit per ta cuar Sulejmanin te Gjyqesori.  Sipas Erdoganit, Kanuni Sulltan Sulejman s'merrej me gili-vili sepse "ishte 30 vjet maje kalit".

Ne fakt seriali turk, qe ne fillimet e shfaqjes se tij janarin e vitit te kaluar, ka marre 70 mije ankesa, sipas Bordit Suprem te Radio Televizionit turk.  Ankesat e teleshikuesve jane nga me te ndryshme: Sulejmani i serialit pi alkool (oh, tmerr!) plus qe e dredh pak si teper me konkubinat e harremit (kete nuk e kuptoj, 300 konkubina dhe harrem, cfare do bente i ziu?) 

S'kane faj njerezit qe ankohen, thote Erdogani.  E njohin ate periudhe si "Shekulli i Madherishem". Shekulli i Perandorise Osmane minus Austrine, plus croissant.  Kete Sulon tjeter nuk e njohin!

Mire, por ... 

Telenovelat turke kane gjeneruar dhjetera miliona dollare ne te ardhura eksporti per Turqine, si dhe kane zgjeruar ekspozimin e vendit, sipas Ministrise se Kultures dhe Turizmit.  Vete Suloja ndiqet nga nje e treta e audiences turke dhe nga nje audience nderkombetare qe shtrihet qe nga Kairo e deri ne Kosove, Shqiperi e Greqi perfshire.   

Kritiket e kryeministrit e akuzojne kete te fundit per autoritarizem kulturor dhe censure.  Ne mbrojtje te Sulos se tyre vene ne pah qe edhe Perendimi beri serial per Sulon analog - Henri VIII i "The Tudors".  Per mendimin tim as qe kane te krahasuar.  Fat me te keq se kishte Henri me grate, e me trashegimtaret zor se gjindet.  Henri s'bente dot nje djale te hajrit, Sulejmanit i dilnin teper.  E ne fund te fundit, Tudoret sunduan Angline vetem 118 vjet.  Fis e fare i Sulos sunduan Perandorine Osmane per 623 vjet.  Kane te krahasuar?  S'kane.  E meqe permenden trashegimtaret, Osman Selahedin Osmanoglu, djali i princit te fundit ne Pallatin Osman thote qe "telenovele eshte, trillim (fiction), s'u be qameti."  

A jane trillime?  Producentet insistojne se kane nje skuader te tere historianesh qe konsultohen per vertetesite historike te transmetuara ne serial.  Erezat dhe aromat e shtuara jane po aq legjitime sa Pazari i famshem i Erezave ne Stamboll. 

Sulejmani i Madherishem pervec fushatave ushtarake, ose sic thote Erdogani, 30 vjet maje kalit, njihet edhe per arritje te tjera: rikonstruktimin e sistemit ligjor te Perandorise pertej Sheriatit; patron i artit, letersise dhe i arkitektures; argjendar etj. Sulejmani ishte edhe poet.  Nom de Plume?  Muhibbi.  Qe perkthehet per inat te Erdoganit,  "Dashnor".  

Mbi te gjitha, apo madherishem, Sulejmani u martua me nje nga konkubinat e tij, gje qe s'ishte pare e degjuar ne Perandorine Osmani per 200 e kusur vite.  Jo vetem u martua me Rokselanen, por duke thyer edhe nje tradite tjeter dy-shekullore osmane, ajo jetoi ne oborrin perandorak.  Rokselana per mendimin tim, meriton telenovele me vete.  Nga e bija e nje prifti te vobekte ortodoks diku andej nga Ukraina, shitur ne skllaveri, dhe perfundon Sulltaneshe.  Nje shenim per feministet: Kjo po qe ishte tamam "career woman".       

Fatkeqesisht (shprehur kjo me shume modesti dhe, apo perulje) personalisht s'e kam ndjekur telenovelen.  Fajin ma ka propaganda e eger, stigmatizuese kunder Ezelit ne peshk dhe gjetke.  Gjithesesi, pershkrimet per telenovelen me shtyjne drejt idese se behet fjale pak a shume per nje serial i tipit "Sex in the Istambul".  Po t'u besosh gojedhenave greke "Istambul" vjen nga "εις την Πόλη - is tin Poli" qe do te thote "per ne Qytet" prej nga "Sex in the City" tingellon mese i mjaftueshem, minus disa shekuj.  Intriga oborri, haneme, hareme, harrame, hurreme, llokume me helme dhe ... Muhibbi.  Natyrshem lind pyetja: e kush do preferonte nje Sulo maje kalit, xhanem? 

Erdogani, dhe Gjyqesori.  Pritet vendimi.  Gjithesesi meqe s'jemi me nen hyqmin e Perandorise Osmane, seriali mund te censurohet vetem ne Turqi.  Dashamiresit pertej Turqise, nuk kane pse te shqetesohen, edhe pse duhet te indinjohen.  

Dhe le te mos dekurajohen ...

... Teleshikuesit shqiptare me daten dhe oren e transmetimit te Albanian Screen:

"Sulejmani i Madherishem", ne naten e ndarjes se viteve, Albanian Screen TV dhe TIMS Production vendosin t'i urojne shqiptaret me episodin e pare te sezonit te ri. Seriali i kthyer tashme ne fenomen boteror, vjen premiere absolute, seria e pare por pa ritransmetim, me 31 Dhjetor, 2012, ne oren 23:00, "Sulejmani i Madherishem".

_____

Shenim:  Ka menyra te ndryshme per te diskutuar mbi "Otomania - Mania Osmane", "neo-osmanizmin", "censuren", "revizionizmin e historise" dhe fjale e fenomene te tjera kyce.  Meqenese Davutoglu, Perandoria Osmane, Turqia bashkekohore, dhe aspekte te ngjashme jane komentuar me pare ne peshk, e pashe te arsyeshme nje perqajse te "lehte" ndaj deklarates se Erdoganit qe ka bere jehone ne media nderkombetare si New York Times, The Guardian etj.  Tentativa modeste per humor ne shkrimin me siper, nuk ka aspak per qellim zbehjen e ceshtjeve thelbesore, sic mund t'i trajtoje secili/a.  Dhe shtoj se do te ishte fatkeqesi jo vetem per enthuziastet e historise, neqoftese censura do te mohonte cdo aspekt te nje figure si ajo e Sulejmanit. Po aq fatkeqesi sa njohja e historise nepermjet nje seriali, duke iu referuar nder te tjerash edhe 70 mije ankesave te teleshikuesve ne Turqi.  Peshqit jane te lire te gjejne paralele edhe ne perpjekje te tjera te revizionizmit te historise.  Gjetke.      

71 Komente

Monda,

Ai nipi i fundit paska thene mire; telenovele eshte, sbehet qameti! Sulejmanin bota e njeh dhe do ta njohe per arritjet e tij, jo per krevatin e tij.

Nejse, muhabet hesapi

Gjynah per boten smiley.

Dhe qe te shpjegohem, nuk e kam fjalen per krevatin e Sulos ne sensin "praktik" te fjales; kater konkubina kryesore dhe 300 ne pergjithesi.  Por i referohem marredhenies unike qe ndertoi Sulejmani me Rokselanen.  Dhe konsekuencat historike qe vijuan.  Nen prizmin e "efektit te flutures" apo teorise se kaosit, krevati i Sulejmanit dhe Rokselanes i nenshtrohet ligjit te pasojave te paqellimshme.  Shume historiane aludojne se vrasja e Mustafait dhe trashegimtaret e fronit perandorak qe vijuan u transformuan ne varesi te pasojave te asaj martese, e per rrjedhoje, edhe trajektorja e Perandorise.

Gjithesesi, argumenti "30 vjet maje kalit" i Erdoganit, por edhe konservatoreve te tjere bie ndesh me arritjet e Sulejmanit.  Portretizimi i tij vetem si pushtues, apo n'dac edhe ligjvenes, menjanon fakte historike.  E kam te veshtire te justifikoj edhe "nacionalistet turq, turkesha" ne kete mesele (pershendetje vlora smiley ) Si mund te ndihen te ofenduar/a nga Muhabbi?

Throne of my lonely niche, my wealth, my love, my moonlight.
My most sincere friend, my confidant, my very existence, my Sultan, my one and only love.
The most beautiful among the beautiful...
My springtime, my merry faced love, my daytime, my sweetheart, laughing leaf...
My plants, my sweet, my rose, the one only who does not distress me in this world...
My Constantinople, my Caraman, the earth of my Anatolia
My Badakhshan, my Baghdad and Khorasan
My woman of the beautiful hair, my love of the slanted brow, my love of eyes full of mischief...
I'll sing your praises always

I, lover of the tormented heart, Muhibbi of the eyes full of tears, I am happy.

duhet t`i njohesh turqit qe ta kuptosh,s`mund t`i masesh as me kutin tone,as me te flamurthit tendsmiley

roxelana eshte pseudonim per kaurkat ruse,emrin e ka alexandra dhe me te bijen kane qene femrat e vetme aktive ne politike dhe diplomaci gjate gjithe historise se oborritsmiley

Me aq sa pata mundesi, mundesi shume shume e vogel, turqit s'mu duken dhe aq me namuz smiley

Po, kam lexuar dhe mbi Mihrimah, intriguese po ashtu, qe mori ne qafe dhe Sinanin tone, sipas legjendave smiley

Me seriozisht, telenovelen nuk e kam pare, dhe me thene te drejten nuk kam ndermend ta shoh.  Kunder tyre ne pergjithesi, apo parimisht.  Megjithate Sulejmani mbetet nje figure madherisht komplekse.  Padrejtesi ta thjeshtosh qofte edhe per hir te "nacionalizmit".

ti ke qene ne qender te dobicllekut...me fal turizmitsmiley

 

Blasfemi! Ne mejdan midis Xhamise Blu dhe Shen Sofise, namuzlliku sheshit! Ama nuk shiteshin pije alkolike smiley.  

Te lutme shume mos me harroni Kaseme Sultanin, nenen e dy sulltaneve Muratit IV dhe Ibrahimit I, e vetmja gru qe drejtoi perandorine (kur ishte Murati i vogel). I boni gjithe keta burra me fol me vete.

Ene turqnilliku qe mbahesh per maco i modh, nuk shpetonte dot nga keto gjona....

Hey,

Kjo nuk eshte shaka!

Era myslymane fondamentaliste qe po fryn ne Turqi dhe Afriken Veriore eshte e rrezikeshme. Nuk eshte rastesi qe Erdogan kembenguli qe ne te pranonim Palestinen ne OKB. Nuk eshte rastesi qe Presidenti i Egjyptit kerkon te behet sovran. Nuk eshte rastesi qe Izraeli goditi Gazen. Nuk eshte rastesi qe ne Iran tashme Ahmadinexhat po rrezohet nga pushteti duke u quajtur i moderuar. Nuk eshte rastesi ajo qe po ndodh ne Libi kunder Amerikes apo ç'po ndodh ne Siri.

Dhe bota eshte krejtesisht e vaket per te reaguar. Obama e shkaterroi edhe Ameriken, shpresen e vetme, se Europa eshte tashme e shkaterruar. Siç po vijne punet se shpejti do na duhet te shpresojme nga ndonje 21 Dhjetor i fiseve maja.

daku,

i ke pi ilacet sot ti?

Jepi Gaz!!!!!!

econom,

Vertet me vjen te qesh me arsyetimet tuaja; sigurisht qe do une ndryshoja mendje  smiley nqs ju me thoni se besoni ne ideologjine e evangjelisteve te krishtere. Vetem ato dalin me keto teza si te tuajat!

 

“The problem with the world is that the intelligent people are full of doubts, while the stupid ones are full of confidence.”

― Charles Bukowski

econom,

a e di se dyshimi i tepert eshte prej djallit? so, do some hard work with yourself!

 

Jane filma keto te Erdoganit, per t'i dale per zot pjeses konservatore te Turqise. Qeverise turke sigurisht qe i intereson nje imazh me i perqafueshem i vendit, madje ky me duket eksporti me i rendesishem, dhe pop-kulturizimi eshte vetem nje cmim i vogel per te paguar.

Per sa i perket vertetesise historike, dhe detajeve te tjera si orientalizmi, mund te hamendesoj se vete intelektualet turq nuk jane kunder ketij transgresioni "me forcat tona", duke pasur parasysh hijen e rende, po te rende shume, qe ka historia ne propaganden zyrtare turke. Madje po te bejme krahasimin, tek Sulejmani telenovele s'duhet te kete as humbje estetike.

Eshte krejt tjeter gje kur shqyerja e historise behet nga jashte dhe i kundervihet variantit politik zyrtar, ka dicka revolucionare te vyer ketu, dhe eshte tjeter gje kur historine e shqyen shteti vete, si ne rastin e nje vendi te vogel ne Adriatik, duke pervetesuar rolin e kundershtarit dhe eliminuar dialektiken.

seriali eshte goxha fiction dhe vete fakti do mjaftonte per mos ta censuruar.si e shetitur qe jam edhe ne kryeqendrat e para te perandorise,si Bursa dhe Edirneja mund te them qe historite e gjithe oborrit jane shume intrigante dhe do ishte budallallek mos te shfrytezohej ky thesar nga kinematografia.ky serial eshte i vetmi qe kam ndjekur dhe ne fillim ishte shume terheqes,po si gjithe te tjeret,shto uje e shto miell tani po sajojne llafe grash pafund.nga shoqet e mia nje pjese e madhe e proteston(shtoj qe nuk jane aspak konservatore,jane thjesht shume nacionaliste),edhe pse une ju mbush mendjen qe deri diku eshte reklame pozitive per turqit.

nejse,u habita qe po merret kaq seriozishtsmiley

 

ky robi me siper qe eshte lemerisur nuk paska vizituar ate temen 'trupi dhe shendeti' prandaj e ka mare seriozisht kete pune.

nejse, 'qente le te lehin, karvani te shkoje perpara' !

 

“The problem with the world is that the intelligent people are full of doubts, while the stupid ones are full of confidence.”

― Charles Bukowski

keep repeating yourself until you are completely lost ! 

Te lutem sqaro cili eshte qendrimi yt?

Apo thjesht blank?????????

o Daku, 

e di si eshte puna? 

mua nuk me intereson fare se cfare behet me kete novelen, por dua te shtoj qe nuk jam per censurim. Por gjithashtu do isha kundra shpifjeve te figurave te ndryshme, ashtu sic jam kundra shpifjeve edhe per njerez te thjeshte si puna jote dhe e imja. Kaq

vlora, une pak fragmente kam pare nga Sulejmani por ndjek shume "1001 Net". Halit Ergenc eshte i madh, po ashtu edhe aktoret e tjere jane shume mire. Serial fantastik. Jam kurioz te di sa e ndjek publiku turk kete serial.

nje pasdıte fundjave e takojme ne starbucks sulejmanin(halitin dmth).kur i thame qe jemi shqiptare,me vrap `edhe une` thasmiley ,pastaj e ndreqi,kam nenen shqiptare smiley

turqit sic e thashe per motive nacionalizmi pjeserisht jane kunder,por mqns propozimi per mbylljen e serialit vjen nga backgroundi i Erdoganit edhe trajtimi po i behet ndryshe.

mua me acarojne kur e tregojne si grek ibrahim pargali pashain,kur sot e kesaj dite atje ka shqiptaresmiley

vlora, Haliti eshte i madh tek 1001 Net. Duke u bazuar tek ky serial them se eshte shume me mire nese njesohemi me turqit sesa me me greket apo qofte edhe amerikanet. Vlerat familjare te kultures turke (duke lene menjane ca ekzagjerime) qendrojne shume me lart se kusuri i atyre qe ne shqiptaret i ndjekim si qeni sallamin.

Te kam zili qe ke folur me Ergenc.

Sa per arritjet e ukrainases ne oborrin e turkut, ky lloj oportunizmi i ka lene femrat aty ku jane, dhe vende 'femerore' si Shqiperia po ashtu. Vetem armiqte e sulltanit kane mundesi te behen sulltane, miqte ngelen gjithmone nje shkalle me poshte. (mengjes dialektik rendshem)

neqoftese censura do te mohonte cdo aspekt te nje figure si ajo e Sulejmanit.

Nuk eshte thjesht censura qe eshte problemi, sepse censura eshte thjesht mjet i filan a fistek ideologjie dhe jo ideologji me vete.  Censura per te cilen behet fjale eshte ajo e frymezuar nga Islami dhe islamizmi jo dhe aq i mirekamufluar i AKP-se.

Erdogani kerkon te konsolidoje bazen e tij elektorale, katundarine injorante e fetare  te Anadollit, qe s'duhet te ekspozohet ndaj realitet historik se Sulejmani paska kthyer gota rakie (te distiluar me uj a jo) dhe paska palluar konkubina se pastaj marrin udhen e qoftlargut e ngelet pa mbeshtetje Erdogani dhe islamistet e tij.

Kjo censure shihet dhe tek nje tjeter serial televiziv turk Behzat C, ku pasqyrohet realiteti turk ku njerzit pijne, perdorin gjuhe vulgare, kane mardhenie paramartesore etj etj.  Avash avash Turqia po rreshket drejt rruges se islamizimit, dhe institucioni qe ka qene gjithmone barriere ndaj islamizimit, ushtria e ushtarakeve rumeliote eshte dobesuar teper per te bere dicka.

I pakapshem,

Zakonisht ti flet mire, por ketu mendoj se po flet si 'pasner'.

Nejse, s'ja vlen per nje telenovele.

C'dmth kjo qe po flas si pasner?

Flet pa menduar; kte desha te them.

Ceshtja islamizmit besoj se nuk hyn fare ne kete mesele - ashtu sic e dini dhe juve. Ti perpiqesh vetem qe te mbrosh tezen e Huntingtonit qe do kete nje perplasje ndermjet kulturave, dhe se islamizmi eshte motorri qe e con perpara. 

Thjesht per mua eshte debat i mbaruar; islamizmi dikur nenkuptonte frike, terror, grushte shteti etj nga vitet 70, 80, e deri nga 90-ta. Tani nuk quhet me i tille; tani quhet 'pjesmarrje popullore; - pak a shume nje e drejte demokratike qe ushtrohet brenda nje sistemi demokratik. 

Si mundet njeriu te flasi pa menduar? Ndonje zbulim i ri ky ne neuroshkence?

Islamizmi eshte katalizori i kesaj meseleje, dhe Huntingtonin s'e njoh kush eshte po perplasja eshte tashme ne zhvillim e siper edhe pse perendimi flet gjepura (te qellimshme a jo) per luftra ndaj terrorizmit (njesoj sikur te themi "lufte ndaj censures").  Islamizmi nuk mund te bashkejetoje ne paqe me shekullarizmin perendimor, sepse eshte doktrine dogmatike totalitare.  Ne fakt cdo fe abrahamike e ka kete karakteristike, por te tjeray kur njehere e nje kohe ishin dominante tashme jane reformuar rendshem, jane tredhur nga shekullarizmi perendimor dhe ne pergjithesi jane duke pesuar nje vdekje te ngadalte.  Islami nga ana tjeter s'ka kryer ndonje reforme a tredhje.  Eshte mbajtur zap nga shekullarizmi ushtarak, panarabizmi socialist apo nga diktatura shekullare e ushtarake ne boten islame ama tashme keto barriera o s'egzistojne ose jane teper te dobta per ti bere balle.

Nqs se je ai qe mendoj - nuk bie dakort me kete analizen tenden.

Besoj e kupton ndryshimin mes Islamizmit dhe Islamit? Nqs jo, atehere  me lejo te shpjegohem. Islamizmi shkurt e shqip kerkon pushtet me force etj, Islami nga na tjeter eshte dukuri natyrale qe perqafohet nga popullata / popullate e caktuar etj per arsye te ndryshme - pra ktu ndahen gjerat.

Une, ashtu si me pare, them se koha e islamizmit ka kaluar, kurse islami ka vendin e tij ne cdo kohe. Te pakten ky eshte vertetimi historik. Persa i perket reformes, islamizmi edhe mund te reformohet, por jo islami si fe, dmth; islami si fe nuk para reformohet nga ana teologjike, thjesht ndoshta mund te ndodhe transformim ideologjik (deri -diku), ku si pasoje mund  mund te prodhoje 'islamizmin' ekstrem. Kaq

Islamizmi eshte Islami i praktikuar sic kerkohet nga vete feja te praktikohet.  Islami s'eshte dukuri natyrale por doktrine dogmatike e perhapur me ane te pushtimit ushtarak e imperializmit, xhanem si Krishterimi gjithashtu.

Nqftse Islami s'reformohet ata perplasja eshte e paevitueshme.

Mire tani, ja kalove dhe Artos me keto paragrafe, plot me siguri, qe pershkruajn me dy fjale 1/6 e botes.

Neper pallatet perandorake, sulltanore, ka patur gjithmon, seks, intriga, projekte, idiotizma, gjithshfarlloj gjerash te jetes. 

Heren e funit qe vizitova ata te mite, erdh nje moment e me thane "cuno na vi icik Sulejmane" C'Sulejman i pyta? Pasi mu shpjegune, dhe pasi sigurova gjith telekomandat dhe kodel e aksesit ne int, i dhashe ultimatumin, o mu, o Sulejmanin... Ty thane ... per here te funit... 

Dhe ata te thane "kur ne shihnim telenovela, ti i bije maces me luge". Dua te them qe kjo pune i ka rrenjet te thella ne popull.

I bona ne moral une, jo po keni i mal me libra ne ket shpi eee... jo po ka edhe i xixa-bait me dokumentar ne DVR eee... jo po orthodox smiley grek menjefjale eeee. Me thane mir tu befsha po o me perkthime Sulejmani, dhe o me mire se ai seriali historik korean te PBS...

Na flliqen, krize identiteti... vje ne peshk e te thone je grek, shko ne shpi nigjo turqisht... cer bohet kshuna? 

Hehe, me kujtove nje te afermim tim qe kishte ndjekur 1 vit kete serialin korean duke kujtuar se ishte kinez (po mesojme shume mbi historine kineze thoshte).

Kriza e identitetit thone qe ben mire per budizmin smiley.

Turqia me drejtimin e kësaj force politike po i vë shkelmin shtetit laik. Këtë e tregon rasti pianistit që bëri një koment mbi atë që kauiste majë raketës dhe rasti fundit fare ishte gjoba që ju vu televizionit që transmetoj episodin e Simpson ku djalli urdhëron zotin ti sjell një kafe. Për të mos përmendur burgosjen e 300 ushtarakëve për gjoja komplot ndaj Erdoganit. Këta kërkojnë kalifatin , lëvizje kjo që do të merrte form me kalimin e kushtetutës islame në Egjipt. Po ashtu Libia është në të njëjtën rrugë dhe Siria rrezikon të bëhet pjes e tyre nëse terroristët arrijnë fitore.

Godo,

sa bukur ke folur! Turqia ka harruar te te mare mendimin tend - nuk e kupton?

ah cfare mban kjo toke - zeza thuaj!

Jo po do flas si ata që festojnë mbi varrin e sulltanit. Është njësoj sikur i përdhunuari të lavdëroj përdhunuesin.

Godo,

Prit, se po te kishte Shqiperia nje Sulejman (a si i thone) do behej nami. Ne me nje cope Skenderbe e nje Nene Tereze duam te shpalosim madheshtine qe ndoshta eshte e sajuar, jo e analizuar dhe sigurisht e debatueshme.

Ketu qendron muhabeti, tek vleresimi i figurave, te tjerat jane telenovele.

 

As që do ta merrja mundimin të mendoja për një përgjigje ndryshe nga ana jote.

Kuader i drejte Godo.. Te gjithe keto evenimente ne kete konkluzion te shpien .. fatkeqesisht.

Perderisa ju dhe Godo e shihni boten me syzet e vjetra alla komuniste - dakort me ju!

Une them se  zhvillimet politike e fetare ne rajon kerkojne metode te re analize, larg nga vleresimi dhe synimet emocionale.

Nejse, 'mendje mendje kjo dynja' thonin dikur.

 

Gaz eshte realiteti i dashur.. Shqiperia me sa po shoh une nuk ka nje te ardhme ne europe ( sepse europa me sa duket nuk ka nje te ardhme), keshtu qe nje vend i vogel dhe i dobet si shqiperia pa dyshim qe do mbeshtetet ne nje me i fuqishem.. Serbia psh do shkoje drejt Rusise dhe ne padyshim drejt Turqise.. Ndoshta gabohem.. por jemi te vegjel dhe padyshim kerkojme nje mbrojtje duke me ditur cfare eshte ballkani.. nje rajon me shtete te ndertuara me fryme fashiste.. Duhet ti marim te gjitha parasysh..

ore dakort

ky kendveshtrim yti con uje tek shkolla e 'realisteve' por edhe te 'neorealisteve'. Edhe une mendoj se aleanca te ndryshme ku shteti sheh perfitim ja vlen te diskutohen.

Nejse, pune politike

Une personalisht gjithmone kam menduar se ne duhet te kishim ndenjur brenda turqise si vend para 100 vjeteve, te pakten do  kishim pasur statusin e minoritetit ne ate vend te madh ( sidomos une qe vij nga nje familje ortodokse, edhe pse jam laik i bindur.. por turqia nuk do zgjedhe rrugen e laicizmit si shtet).. Padyshim ne si shqipetare nuk do jemi me te fituar duke bere pas 5 apo 10 viteve satelitin e Turqise.

nuk eshte se ikem ne nga turqia, por na la ajo, pra na braktisi perpara 100 viteve, Dhe keshtu nga frika se mos na gllaberonin fqinjet Ismail bej Vlora dhe shume bejlere te tjere sforcerisht improvizuan pavresine e shqiperise dhe krijimin e qeverise kukell, apo sa me kalu radhen.

ka mundesi te jete edhe kjo...

nuk kam si te jem kondra - nuk e bej dot!

Plako,

e di si osht puna?

Nuk diskutohet se ku  e ka vendin Shqiperia - ne tashme e dime ku jemi. Shqiptaret bene cmunden ne perandorine osmane; pak per ate e me shume per vete i thone kesaj!

Une nuk do cuditesha nqs nje turk vjen e me thote; he mo arrnaut, si ore na komanduat me 100dra vite e prape nuk ngopeni?

Nejse, ky lloj kendveshtrimi u sugjerua per nje teze masteri - po kush e ka kohen thuaj te meret me te ! smiley

na komanduat me 100dra vite e prape nuk ngopeni?

E keshtu i konin shqiptaret turqit, u rrisnin pak krenarine e te qenurit ne krye, pastaj u prisnin koken! 

Po cne shqiptaret i kane komanduar turqit ?!!! I kane " perdorur" do te ishte termi me i sakte, bile per ti percare me njeri tjeterin, ose me ire per ti nderzyer, nxitur kundra njerit jeterit, njerin duke e bere gjeneral dhe tjeterin duke e nenshtruar! 

Historia e sundimit Otoman ne Shqiperi por jo vetem, ne Ballkan dhe me gjere eshte plote me kontradikta dhe me shume shume konflikte nacionale, po ti shikosh gjurmet, pasojat,  edhe sot, atje ku ka shkelur kemba e turkut osmanlli, vendi eshte i mbushur plote me konflikte dhe mungese stabiliteti social! 

Pamvaresisht tendencave islamike qe ndihen sot prej drejtuesve politik turq, mund te themi qe nje shtet demokratk i madh ka veshtiresi te medha te ktheje kursin. Islamizmi  ortodoks eshte e dhe diktature, gje qe nuk shkon me Turqine e sotme, por edhe ate te 100 vjeteve te fundit. Ataturku ka vendosur ca kolona qe veshtire se shemben.

Per filmin; ka nje vlere te madhe si artistikisht, ashtu edhe njohese te periudhes 1500-1560, kryesisht per ne qe historine e Perandorise Osmane e kemi mesuar ne menyre dogmatike.

Nje sulltan me nenen ruse, marrja e nje gruaje prej konvertimit te krishtere Rusllana/Roksana,Hyrrem nga Poloni-Ukraina, dhe berja e saj perandoreshe legjitime, drejtimi absolut i perandorise prej nje shqiptari te konvertuari te krishtere prej Parge si Ibrahim Pargaliu/Frengu ka vlera njohese.

Edhe pamvaresisht sajesave dhe zbukurimeve, vlera e serialit qendron tek kostumografia, zakonet, traditat, pse jo edhe karakteret, qe duken aq  qarte te ushtruara me imponim nder popujt, ose edhe te marra nga popujt e te vendosura ne Oborr.

Kanuni, si thelbi i vendosjes se ligjeve per drejtimin e Perandorise dhe ndarja prej ligjeve fetare ishte vlere qe percohet bukur per tu kuptuar ndarja kadi-pasha-myfti dmth ligj-administrate-fe.

Deshira dhe ushtrimi i arteve, i arkitektures, i muzikes se sofistikuar ( Ibrahim Pargaliu luante ne violine), poezise.

Pushtimi ushtarak ze nje pjese shum te vogel ne krahasim me intrigen e Oborrit, e cila per mendimin tim ishte e ekzagjeruar ne perqindje, por ishte terheqese per telespektatorin masiv si "ushqim i lehte"

Pjesa e pare ishte me vlere dhe u ndoq nga nje telespektator shummilionesh i nivelit mesatar ose mbi, jo i atij lloji te telenoveles.

Nuk ka lidhje me Erdoganer ose te tjere politika, pamvaresisht nderhyrjeve te tyre qe lene shenja, qe kush nuk eshte medioker i menjanon kenaqshem. 

Degjo tere kete fryme islamike qe vjen nga lindja dikush duhet ta  kontrolloje, sepse perndryshe behet e pa kontrollueshme, une mendoj se Turqia eshte shteti perfekt per ta bere kete.. Eshte shtet multietnikokulturor qe e ka ne "gen" perandorine, pavarsisht si shkuan gjerat para 100  e 200 viteve,.. por koha mendoj une po tregon se turqia do behet prape nje "perandori", pa dyshim nje perandori e kohes moderne jo me sullatne e pushtime.. Por eshte filtri me i mire i frymave totalitare.. asnje shtet tjeter nuk mund ta beje me mire..

Nga nje ane me vjen mire qe u mbyll, se seriali s'fliste fare per origjinen shqiptare te Pargali Ibrahimit dhe konkubines se tij te pare Mahidevran Gülbahar Sultan ( ose Pranveres) . Por nga ana tjeter, me keto hapa qe po merr shteti turk, qe rri e merret me telefilma, ndalon youtube, merret me ndryshime kushtetuese, sikur s'me tregojne asnje gje te mire.

Ti thua qe edhe Britania qe meret me perpilimin e ligjeve te reja simbas situates nuk dua ta beje kete; sepse disa prej tyre ndoshta bien ndesh me Magna Karten! 

Ti e di gje per cfare ndryshime kushtetuese po flasim?

Klani me kto seriale ordinere ja ka kalu bbf-se per mediokritet. 

Djema mos u merrni me telenovela por merruni me statistika. Komisioni i Mbrojtjes se Gazetarve, raporton se, ne burgje apo te arrestuar jane 232 gazetare, 53 me shume se vitin e kaluar. Kjo eshte shifra me madhe e regjistruar qysh kur ky komision filloi punen me 1990. Ne Turqi gjinden me se shumti gazetare te arrestuar. Pastaj vjen Irani me 45 gazetare te arrestuar, Kina e treta me 32 gazetare te arrestuar. Mbrapa nuk ngelen as vende te tjera lindore dhe perendimore, veç ne keto vende ekziston presioni ekonomik, perzenie nga puna, etj, qe ju mbyll gojen gazetarve. 

Censura islamike Pjer.

Po te kishte gazetare edhe ne Shqiperi ashtu do perfundonin nga regjimi PD-PS.. por ka vetem krimba qe terhiqen zvarre dhe bejne interesat e kastes.. 

"Djema mos u merrni me telenovela"

Pjeri rroks !!!

populli eshte nje turme e madhe  qe do te shikoje vetem qelbesirlleqe dhe genjeshtra si sulejmani qe e futi ne saterr gjithe popujt e ballkanit dhe te turqise.Do te ishte me mire qe ne  keto seriale te xhirohej nje film porrnografik me te gjitha femrat qe kishte ne harem dhe ne fund se si ua priste koken, se ate kishte per zanat ai barbar..Turqia ka qene dhe mbetet nje vend skandaloz por njerezit duan vetem genjeshtra.

 Sulejmani beri ate qe ftoi dhe mirepriti te gjitje ebrenjte qe ndoqi inkuizicioni ne Europe. I morri per interes, ai ishte vizioni i tij, sepse vec pasurise se tyre terhoqi edhe dhjetra zanate te kualifikuara te kohes, me te cilat fuqizoi dhe e ktheu ushtrine ne me modernen e kohes. Fonderite per prodhimine topave me te fuqishem te ayre viteve, uniformat per ushtrine, marrja e fajdeve/borxheve te menjehereshme per fushata ushtarake te papritura dhe te menjhereshme. Ai beri qe prandori Karli i V te nenshkruante paqe te kondicionuar dhe te turpshme, ai beri qe te fltej greqishtja, sebishtja,hungarishtja,rumanishtja, bullgarishtja dhe cdo gjuhe tjeter te kombit qe i nenshtrohej, pa diskriminim.

Haremet ishin nje tradite ku shumica ishin gra sherbetore te pallatit te pafundem, rrobalarese, rrobaqepese,etj. Jo te gjitha ishin gra qejfi. Ato, grate e krevatit, perzgjidheshin prej skllaveve elite, ose merreshin gra te parive, dhurate prej princerve ne zona te pushtuara dhe femijet qe lindin nga ato ishin trashegimtare te ligjshem sulltanit, te familjes.

Mos harrojme qe ka jetuar ne mesjete.

Filmi nuk thekson zonjat e pallatit dhe veziret drejt origjines se tyre sepse nuk kerkon te rrisi ndjeshmerine nacionale. Ai njeheson oborrtaret mbi rangun e tyre. Gruaja-sulltanesha e tij e pare Mehdievrani ka qene shqiptare prej Maqedonie, prej te cilit kishte Mustafane, nje drame  me vehte.

Erdogan eshte nje lepurush i vogel para Sulejmanit te Madherishem.  Edhe te kembet e Mustafa Qemal Ataturkut (edhe ky me gjysem origjine shqiptare)nuk arrin dot.

Ketu tek peshku shoh qe ka njohuri te cunguara historike, pa perjashtuar zotesine per perkthim nga wikipedia te djelmoshave qe u duket vetja nacionaliste.

  Po t'u besosh gojedhenave greke "Istambul" vjen nga "εις την Πόλη - is tin Poli" qe do te thote "per ne Qytet" 

Ose me qarte 'dauntaun'smiley

Une kam pare disa episode te Sulejmanit. Shume interesant, ka prerje kinematografike. Kohet e fundit nuk shihej, u shnderru ne nje televonele argjentinase.

Shkrim vertet i kendshem,pervecse nje kritike mese e drejte kunder xhon-xhonturqve te shekullit te 21 (qe s'pranokan as qe i madherishmi sulltan te paskesh pas cik mendjen tek ai i uruar harem e te paskesh kaluar netet me disa nga 300 e kusur femrat e tij "personale"  me prejardhje nga tere viset e euroazise), ka dhe nje doze te mire ironie e humori teper te goditur !!

Kësaj i thonë me një gur, vret dy zogj. 

Me atë telenovelë i bëri jehonë "Lavdisë Osmane", me akuzën ndaj telenovelës i bëri reklamë telenovelës dhe madje e ngriti nivelin e propagandës një shkallë më lart..."jo Hasan i grave, po prijës luftarak" (jo pikturist zonjë...).

Erdogani është toç i rëndomtë, por politika turke si me shumë yrysh e ka marrë. Të shohim ku do u dalë tymi.

Gjithsesi, ishte shumë argëtuese të dëgjoje reklamën në TV:

Seria e parë, ekskluzive, PA RITRANSMETIM.

Reklamë me presion psikologjik nuk kisha dëgjuar.  smiley

Sa per arritjet e ukrainases ne oborrin e turkut, ky lloj oportunizmi i ka lene femrat aty ku jane, dhe vende 'femerore' si Shqiperia po ashtu. Vetem armiqte e sulltanit kane mundesi te behen sulltane, miqte ngelen gjithmone nje shkalle me poshte. (mengjes dialektik rendshem)

 

@Tropizma, më duket mua apo kjo është deklaratë lufte? 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).