Forcat Ushtarake të Armatosura bënë jo një, por dy parada për 100 Vjetorin. Forcat Ushtarake të Armatosura u nderuan nga Presidenti me Urdhrin "Nderi i Kombit"

Me motivacionin: 

"Për udhëheqjen dhe përfaqësimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë me profesionalizëm, kurajë e maturi në përmbushje të misionit të tyre fisnik në shërbim të popullit shqiptar, si dhe paqes e lirisë në botë, si pjesë e pandarë e Aleancës së NATO-s”

Ushtarët në misionin fisnik të paqes dhe lirisë në botë, më konkretisht në Afganistan, ka muaj që s'janë paguar:

Zv. Ministri i Mbrojtjes, Arjan Starova:

Është e vërtetë që ka pasur një vonesë të tillë. Ma merr mendja se nuk themi ndonjë gjë të re, që të them se kemi vështirësi financiare. Natyrisht krijohen edhe vonesa të tilla. Këto para edhe në të kaluarën janë vonuar, por gjithmonë janë dhënë. Kam informacion se lidhur me vonesën e dhënies së parave për ushtarët që janë me mision në Afganistan, sigurisht do t’i marrin. Ka vonesa të cilat ndodhin, por nuk mendoj që shqetësime të tilla duhet t’i ngremë në një formë sikur këta njerëz do lihen pa paguar.

Si dhe, buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes rritet, personeli pritet:

Ka një rivlerësim të limitit të numrit të personelit të Forcave të Armatosura. Janë bërë shkurtime dhe është bërë riorganizimi të personelit në ato njësi ku nuk ka patur perfomancë dhe nuk kanë patur outputin e duhur.

Por do kenë hotel VIP:

Për vitin e ardhshëm kemi parashikuar ngritjen e një qendre akomodimi të trupave ushtarake që vijnë, jo vetëm nga jashtë Tiranës, por dhe nga jashtë Shqipërisë, të cilët do të akomodohen në një hotel. Do jetë një qendër dinjitoze për forcat ushtarake

Se ne kemi dhe helikoptera VIP.

21 Komente

Kam informacion se lidhur me vonesën e dhënies së parave për ushtarët që janë me mision në Afganistan, sigurisht do t’i marrin.... thote nje nga Mullahet e Min .Mbrojtjes me Starove , sikur eshte i ngarkuar me Pune nga Brukseli per Ushtrine e Vucidolit ..Po pse cfare Ushtrie  tjeter ke tie qe per kete paske Informacion .Me cfare merresh tie me shitje armesh apo perpunon Idete e  Imam bajalldise per Lufte Kunder Alieneve dhe Yjeve qe sulmojne Planetin Lefqeni smiley Matuf .Informacion ka gazetari jo ti si Pagator !

Keta jane komplet te papergjegjshem edhe ne fjalet qe zgjedhin .Une nuk e di ku bie Gerdeci ...thote i pari i vendit , qe duhet te dije edhe llojet e Gureve qe ka ne Gerdec , kam informacion thote nje rryp kaishi per ate qe paguhet  ... Ky  Duhej Shkarkuar vetem me kete fjale dhe te mos shohe me drite ne administrate per tere jeten !!

C'fare beni keshtu i nderuar Brad smiley

Gjera qe ndodhin shoku Idris , kushedi ai qe i dergon leket ka ndalu  ca dite ne Iran tek te njohurit e vet por pa merak leket do ti marrin  smiley

Forcat ushtarake jane si cdo industri tjeter; kostoja dhe efikasiteti ne rradhe te pare, te tjerat mbrapa. Ah po, kane edhe sindikatat e tyre me duket. 

Nejse, shyqyr qe nuk jemi si Izraeli se kush i bente 3 vjet ushtri te detyrueshme plus edhe gjithe jeten ne gadishmeri! 

Keshtu dhe thone z. Brad ...."ndodhin pa rrefehen " ...Po keshtu ndonje antikorrupshen me Llallen per shkelje Ligji do keni ? Me qe eshte dhe i Ri dhe premtoi qomet .......

Këto para edhe në të kaluarën janë vonuar, por gjithmonë janë dhënë.

Si nuk lexum ndonjehere qe keto vonesa ndodhin e dhe me keta patriotet Starovare   qe shkrine Jete e Pasuri per Ushtrine !

hahahahhahahahahha, qesh nga halli se nuk kam me lote qe te qaj!   

Tema eshte interesante, por mungon impenjimi. Mire aftesia, por kerkohet me shume vullnet e pune. smiley

Une e lexova "Forcat Ushtarake  te Dhjermatosura" ne shikim te pare, Rastesisht.smiley

Mendoj qe ka me shume kuptim keshtu...smiley

ndërsa unë : Forcat Ushtakare të Çarmatosura

kurse une atyre te ajrit u them gjithmone ''te ajrosura''smiley

Po Gjeneral Luan Hoxha u gjet mo? Sa turp, i trembet burgut e eshte fshehur qe mos ta kapin. 

Po keto rroga nga dalin nga buxheti i qeverise shqiptare apo buxheti i NATO-s, gazetari nuk di te pyesi e te interesohet. 

Buxheti i qeverise shqiptare.Si anetar i aleances kemi s'kemi jemi te detyruar te shpenzojme 2% te buxhetit per ushtrine dhe te leme fukarenjte te mbijetojne me 50 mije leka te vjetra ne muaj.

Janë bërë shkurtime dhe është bërë riorganizimi të personelit në ato njësi ku nuk ka patur perfomancë dhe nuk kanë patur outputin e duhur.

Qenkan bere edhe njesite ushtarake, te nje vendi qe s'eshte ne lufte, si fabrika private. Di gje njeri per cfare outputi e performance behet fjale?

 Di gje njeri per cfare outputi e performance behet fjale?

Duhet ta kete fjalen per masturbimin e rekrutevesmiley

Aman more admina, ooooo Mondaaaa, po çi ke keto tema moj vajze.... pse na hapni barkun..... Po ku ka ushtri moj Xhane.... e kete e vertetoi me se miri ajo karaparade qe bene me 28 nentor... turp e faqja e zeze...... Eshte ne nderin tone qe te mos e komentojme kete teme......

Alidems, te jap 100 per 100 te drejte.Pse ushtri ishte ajo e shofereve qe ngisnin kuturu, ca makina ...naten? Mos i deftoni njeriu se do na marrin me ....gure

Kam shprehur mendim dhe tek nje teme tjeter. Mua parada per 28 nentor m'u duk skandaloze si per nga menyra e organizimit si dhe vete paraqitja tejet skandaloze e formacioneve te ushtrise.

Menyra e te berit te gjereva ne Shqiperi, vertet nuk merret vesh. Para per disa uniforma te reja, pa piken e shijes paska, ndersa per te paguar detyrimet ndaj ushtareve nuk ka shteti?! Oh..

Shum grandioze kjo...ne jemi thjesht reparti mishpertop i Natos.

 

NË PRITJE TE ARMIQVE

Të armatosur,
Deri në dhëmbë,
Siguruar dhe kokën,
Me të çeliktën helmetë,

Veshur e mberthyer,
Një lugë një gavetë,
Të varura në krahë,
Bashkë me çantën e shpinës
Ditë e natë pa gjumë
Në pritje të armiqve,
Që nuk erdhën kurrë
Të lodhur nga pritja e gjatë,
Në pritje të armiqve që s'erdhën,
Të gjithë rrokëm armët,
Dhe vramë njeri-tjetrin

 

Të lodhur nga pritja e gjatë,
Në pritje të armiqve që s'erdhën,

boll bukur e paska kry detyrn ushtria e popullit.

tek e funit e provun nji her anej nga katërdhetenanta

Kemi ushtri ne?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).