Stefan Fule, komisioneri europian për zgjerimin, ka deklaruar dje nga Parisi se Shqipërisë i është vendosur një kusht shtesë për statusin e vendit kandidat, që janë zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, nëse do të zhvillohen të lira dhe të ndershme.

Në një fjalim para senatit francez, komisioneri nga Republika Çeke, nuk ka përcaktuar si kusht një votim mekanik të tri ligjeve, por ka përmendur zgjedhjet dhe reformën parlamentare si kushtet thelbësore që duhet të plotësonte Shqipëria që të merrte “OK” nga Brukseli. Pasi bëri një ekspoze të rrugës që po ndjekin vendet e rajonit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, Fule komunikoi dhe faktin se Komisioni Europian kishte rritur kërkesat për Shqipërinë në këmbim të dhënies së statusit të vendit kandidat, ku futej dhe implementimi i reformës elektorale, ose thënë ndryshe zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

“Ne nuk po propozojmë ende hapjen e negociatave për anëtarësim për Shqipërinë, por për marrjen e statusit të vendit kandidat do të ketë dhe disa kushte shtesë që lidhen me reformën elektorale, atë parlamentare dhe punën në disa prioritete kyçe. Këtu përfshihen shteti ligjor, administrata publike dhe të drejtat themelore. Mbajtja e ankoruar e Shqipërisë pranë perspektivës europiane, mund të luajë një rol të rëndësishëm në konsolidimin e stabilitetit politik dhe sigurimin e vazhdimësisë së reformave”, theksohet në deklaratën e komisionerit për zgjerim.

Gazeta Shqip

9 Komente

ai titulli mbrapa Fules si reklamat per zmadhimin e 'mikut'

pame" target="_blank" title="Email">

Ahaa haa SPAM ...

O keto te EUs po tallin postoqine pa limit me Shqiperine.

E mo ca gjera te vogla na paskan kerkuar...reforme elektorale dhe parlamentare, zgjedhje te sakta, pune per shtet ligjor, administrate publike te hajrit dhe sigurim te te drejtave themelore.

Buke e djathe i kemi keto ne, ja vajti dhe kjo pune me duket smiley

Po ky kushti sikur ka qene.smiley

Ku kusht i EU duhet respektuar. Po shihet qe klasa politike shqiptare, nuk po mendon seriozisht per zgjedhjet e vitit 2013. Kane ngritur nje komision (KQZ) antidemokratik, ne vend qe te ngrejne nje KQZ demokratike, dhe te pregatiten qe ne votimet parlamentare te 2013, neper qendrat e votimit, tonin e numurimit te mos ia japin vetem komisioneret e PD e PS, siç ka ndodhur fatkeqesisht gjithmon, gje qe ka sjelle manipulime te renda. 

Te gjithe te huajt e dine mjaft mire se KY , i ka vjedhur perhere zgjedhjet.Edhe keto, jo ka ndermend oor e ka bere top mendjen per ti vjedhur.Opozita do te kete perballe jo me nje alternative qe po funksionon si "Mulliri Rekes"qe KY i thote ...qeverrisje.

Sdo Opozita mor vlla me zor doni me na fut ne Europe ju neve ?

 Ryni be Europe pa Opoziten . Pse ata do prisni JU ? Atyre qe ryjne , jepuni deshmi si Anetare te PD-hit .Te tjeret le te rine poshte selise se Opozites !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).