Eshtë amnistuar. Por nuk pranon... Mediu

Gjykata e Lartë pushoi sot çështjen "Gërdeci" ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Gjykata tha sot se vepra penale për të cilën akuzohet Mministri Mediu është amnistuar dhe si rezultat çështja do të pushohet. Ministri aktual i Mjedisit, Fatmir Mediu përfitoi nga amnistia e miratuar me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. 
E bukura vjen pas kësaj. Janë mbrojtësit ligjorë të ministrit Mediu që kërkuan po sot vazhdimin e gjykimit të çështjes dhe për këtë qëllim paraqitën edhe kërkesën përkatëse. Sipas tyre, kërkesa për vazhdimin e gjykimit bazohet në një vendim nr.16 të vitit 2010 të Gjykatës Kushtetuese. Sipas këtij vendimi, i cili është i detyrueshëm për tu zbatuar nga çdo hallkë e sistemit gjyqësor në Shqipëri, personi ndaj të cilit është duke u zhvilluar një gjykim penal, ka të drejtën e përfundimit të këtij shqyrtimi gjyqësor dhe marrjen e një vendimi përfundimtar edhe në rastet kur vepra penale për të cilën ai akuzohet është amnistuar.
Thonë avokatet e Mediut sipas agjensisë BalkanWeb: “I bindur tërësisht në mungesën e përgjegjësisë penale dhe qenien i pafajshëm për çdo vepër të tillë, Mediu dhe mbrojtësit e tij ligjor do të shfrytëzojnë çdo mjet ligjor për të mundësuar shqyrtimin përfundimtar të kësaj çështje, duke shpresuar se përdorimi i ulët politik i kësaj çështje do të marrë fund një ditë.”
Alketa Azizaj dhe 10-vjeçari R.Durdaj (i cili përfaqësohet nga i ati Rigon Durdaj), fëmijë të mbetur sakatë nga shpërthimi i 15 marsit 2008, i kishin kërkuar Gjykatës rigjykimin e ministrit Mediu, tashmë që nuk është i mbrojtur nga imuniteti.

9 Komente

Sakat tingellon keq.

aty eshte gjithe problemi ne ket rast

Po ku tjeter? Mediu ka kater vjet e gjysme qe s'leviz as nga qeveria, jo me te mendohet te denohet.

    Eshtë amnistuar. Por nuk pranon... Mediu 

Mbrojtja me e mire eshte sulmi tha....

Katunare te poshter qe dune te perfitojne nga zemergjersia e Mediut.  Jane me fat qe nuk i akuzo per shpifje e prishje imazhi.

ky mediu e di ku e ka vendin...

Ky vazhdon te jete minister? Qeveri kurv 

haha kjo tregon se presidenti qe duhet te tregoj unitet te te gjith shqiptarve tregon vetem unitet te shokve te partise... institucione i presidences jasht loje.... edhe gjukatat po e po... pff

Cfare kafsherie. Po mire njehere, si amnistohet nje proces qe akoma nuk ka mbaruar? Une e di amnistine per njerez qe per shembull jane denuar perpara 30 vjeteve, kaluan 25 vjet ne burg, dhe tani lihen jashte. Pa u ditur ne rast se njeri eshte i fajshem apo i pafajshem, pa patur nje vendim, per cfare u amnistua? Ideja pas amnistimit eshte qe ke patur faj, por ta falim...!!!!!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).