Shtatë instrumentistë të njohur do të ngjiten sot, në orën 19:00 në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit. Violinistët shqiptarë Tedi Papavrami, Klajdi Sahatçi (koncertmaestër i parë në Tonhalle në Zyrih), Dorian Xhoxhi (violinë e parë në Orkestrën Filharmonike të Berlinit) dhe violonçelisti Vlorent Xhafaj (Orkestra Simfonike e Sidnejt, Australi), janë bërë për herë të parë bashkë për të interpretuar për publikun shqiptar.

Ata kanë ardhur në Tiranë në kuadër të festivalit “Different Trains”, një nismë e Vlorent Xhafës dhe Dorian Xhoxhit që synon të kthehet e përvitshme. Bashkë me ta, edhe tre instrumentistë të huaj të njohur në skenat ndërkombëtare, si pianisti francez Francois Frederic Gyu, pianisti italian Andrea Rebaudengo dhe viola spanjolle Joaquin Riquelme Garcia. Koncerti i parë i këtij festivali u mbajt mbrëmjen e së premtes në Akademinë e Arteve, ndërsa sot ata do të ngjiten të shtatë në skenën e Teatrit të Operës në një koncert që do të regjistrohet nga “Top Channel” e do të transmetohet gjatë netëve të Vitit të Ri. 

Në programin e sotëm, sonata për violinë dhe piano nga kompozitori francez Claude Debussy (interpretojnë Papavrami dhe Guy), trio për violinë, violonçel dhe piano n.2 në mi minor op.67 nga Dmitry Shostakoviç (interpretuar nga Sahatçi, Xhafaj, Guy), kuantet për dy violina, violë, violonçel dhe piano n.2 në la maxhor op.81 nga Antonin Dvorak (interpretojnë Sahatçi, Xhoxhi, Garcia, Xhafaj, Rebaudengo).

Edicioni i parë i festivalit “Different Trains” do të mbyllet me koncertin që do të mbahet nesër, në orën 19:00 në Akademinë e Arteve, hyrja e lirë. Në program sonata për violinë dhe piano no. 9 “Kreutzer sonata” (Papavrami, Guy), kuartet për violinë, violë, violonçel dhe piano n.1 në sol minor, op.25 nga Johannes Brahms (Papavrami, Garcia, Xhafaj, Guy). 

Në një konferencë të djeshme për shtyp, të shtatë instrumentistët u shprehën entuziastë për këtë ide që i bëri bashkë në skenën shqiptare. “Unë kthehem pas 20 vitesh në skenën shqiptare. Ky festival është një shtysë jashtëzakonisht e madhe për të qenë të pranishëm dhe do të doja të bëhej takim i përvitshëm”, është shprehur pianisti Klajdi Sahatçi. Tedi Papavrami, i cili ka qenë më shpesh i pranishëm se të tjerët, e quajti një nismë për t’u lavdëruar këtë festival, duke nënvizuar faktin që është zgjedhur t’i ofrohet publikut shqiptar një program me muzikë dhome, me të cilën nuk është i familjarizuar. “Ky festival është ngritur mbi idenë e një repertori që krijon më shumë intimitet dhe jo efekte spektakolare siç është mësuar përgjithësisht publiku ynë. Megjithatë në koncertin e parë pati shumë vëmendje nga publiku, mes tij kishte edhe shumë të rinj dhe kjo është entuziazmuese. Njerëzit nuk e injorojnë prezencën tonë në Shqipëri. Ne nuk na duhet ky festival për të konfirmuar që ne jemi, pasi me teknologjinë bashkëkohore të gjithë e ndjekin veprimtarinë tonë, por esenca e muzikës klasike është koncerti dhe mundësia për të qenë të pranishëm fizikisht në skenë. Sot nuk është më si dikur që ardhja e artistëve të huaj përbënte një eveniment, por këto bashkëpunime dhe shembujt që ne sjellim, janë një mundësi për të inkurajuar të rinjtë që studiojnë në Akademinë e Arteve e të cilët ndoshta i janë futur kësaj rruge me shumë sakrifica”, u shpreh Papavrami, i cili nga ana tjetër e quajti të pajustifikueshme mungesën e këtyre instrumentistëve shqiptarë prej një kohe kaq të gjatë.

Oliverta Lila

Per me shume: Shqip

21 Komente

ju lumte, nisma te mira keto!

do luajne edhe Shostakoviç.., e kam merak kete.smiley

Kater shqiptar jan bo bashke. Ky eshte lajm i mire.

''dhe degjo, ne darke mblidhemi ta bejme  nji katershe...smiley

Më merr ti tani, se unë të kam marrë dy herë në telefon.

smiley megjithmen lajm i mire, se dy shqiptare nuk behen kurre bashke smiley

u perpoqe dhe ti Pjer kur u mblodhet 4 veta ne Tirane po dihet nga te gjithe ne si shkoi...

Une e kam pak te mjegullt, mos ka qene sfungjer izolusi shkak i prishjes se takimit? Mund te na e rifreskoje pjeri kete detaj!

ai ka qene. Me vone me kane thene (por nuk di sa e vertete eshte) se indirekt ka qene dora e Belulit qe ka bere te prishet marrveshja. Vete Pjeri e ka lene mister ket gje

Besoj se pjesa qe do te luajne nga Debussy eshte kjo (pasi me siper nuk eshte cilesuar mire).

Shostakovich Piano trio no.2 ne E minor

Kuintet no.2 ne A major

Me pelqen shume kombinimi i zgjedhur, 2 figura prominente te shekullit 20 si Shostakovich dhe Debussy te kombinuara me Dvorak (fundi i shek 19, qe perkon dhe me mbylljen e romantizmit). Te tre keta kompozitore jane unike: stili hibrid i Shostakovich ku spikasin kontrastet e fuqishme, impresionizmi i Debyssy, qe paraqet atmosfera te turbullta, si dhe nacionalizmi i Dvorak, i cili absorbon me se miri temat popullore dhe i perdor me shume mjeshteri. Perfshirja e te tre ketyre kompozitoreve ne nje koncert te vetem, duke patur parasysh jo vetem veshtiresite teknike, por edhe depertimin brenda ketyre tre veprave, kalimin nga nje sistem/psikologji kompozitori tek tjetri, perben nje shfaqje qe nuk duhet humbur. Sonte do te shkelqejne. I uroj suksese dhe lart e me lart muzikanteve tane. smiley

 

prrr prrr kitty kitty..

e ca kuptimi ka kjo?

Kuptimi eshte qe ka ardh koha qe, meqe s'kap dot dashnore ka kaq vite, duhet te konsiderosh nje kungull, e kur te kesh konfidencen e duhur lere kungullin dhe gjej nje dele simpatike dhe shife drejt e ne sy. Keshtu dhe do besh me pak pis Peshkun dhe ambientin ne pergjithesi.

Ose nese s'kap dot as kungullin, prit se mos te ben derman Olsi me peshkterapi.

Ke ardh prape me gjujt ne peshk?

Kam kujtu se Papavrami nuk ishte me nje violiist ne kariere.Mendoja se eshte vetem perkthyes i kadarese pas Vrionit

pse, njera perjashton tjetren?

Bukur! 

Pak mbas nisjes se Tedi Papavramit per ne Paris, u nis nje tjeter talent shqiptar per ne Viene. Edhe ky per violine dhe si Tedi mbaroi kursin e pershpejtuar te konservatorit ne Tirane. Mbaj mend qe ishte nga Peshkopia, a di njeri si i vajti filli karrieres se ketij cunit (emrin sia mbaj mend)

me duket se mbiemrin e kishte Spahiu

Tamam

Arben Spahiu violinist i pare me orkestren e Munihut.

Vetem papavramin njof. Ka dal njehere bisede te klani. Kta tjeret sdi pse quhen te famshem. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).