Prokurori i sapo-dekretuar u votua nga Komisioni Parlamentar i Ligjeve, ku mes zotimeve ai tha se duke qenë se vinte nga Prokuroria, i njihte prokurorët që ishin bërë pale me krimin dhe do t'i ndëshkonte. Cfare e pengonte t'i ndëshkonte, t'i padiste, t'i kallëzonte tek eprorët që kur ishte thjesht prokuror?

 “Ligjet” votojnë Llallën 

Adriatik Llalla ka kaluar votimin e parë si kandidat për Prokurorin e Përgjithshëm, duke marrë votat e mazhorancës në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, ku u thirr për seancë dëgjimore. 

Në prag te marrjes se detyres si drejtuesi me i larte i institucionit të akuzës, Adriatik Llalla shpalli si objektiv të punës së tij luftën kundër korrupsionit mes prokurorëve, për të cilët tha se ishte në dijeni dhe njohës i tyre, duke qenë se vjen nga rradhët e prokurorëve.

"Për një kohë të gjatë unë kam qenë pjesë e trupës së prokurorëve dhe jam në dijeni të rasteve dhe situatave, ku disa prokurorë në vend që të punojnë për të luftuar krimin dhe korrupsionin, bëhen palë me të duke luajtur më tepër rolin e avokatit se sa të prokurorit gjatë hetimit të cështjes. Por ju garantoj se këta janë pak, madje shumë pak dhe të njohur nga trupa e prokurorëve dhe qytetarëve, dhe pse është krijuar perceptimi se këta përbëjnë shumicën e trupës së prokurorëve", u shpreh Llalla.

Per ate qe konsiderohet si sfida me e madhe e ketij organi, pavaresine e Prokurorise, Llalla ka nje tjeter mendim.'Pavaresine duhet ta fitojme vete - tha ai,- dhe kjo eshte e mundshme vetem per ata qe nuk jane implikuar me krimin dhe korrupsionin".

"Ne nuk do të presim që pavarësinë të na e japin ata, ndaj të cilëve ne duhet të jemi të pavarur dhe këtë pavarësi duhet ta fitojmë vetë me punën tonë. Nëse prokurori nuk ka bërë pakt me krimin, nëse prokurori merr vendime dhe të bazuara në ligj, atëherë ai është i pavarur nga krimi është i pavarur nga politika, është i lirë të marrë cdo vendim që i dikton ligji dhe bindja e tij e brendshme", theksoi Llalla.

Opozita nuk pati objeksione per kandidataturen e perzgjedhur nga Presidenti i Republikes, por rishpjegoi voten abstenuese.

"Ne e konsiderojmë dekretin e Presidentit të Republikës antikushtetues, kjo dhe pa pasur objeksione lidhur me kandidaturën e zotit Llalla, ndaj për këtë shkak, pra pse procedurialisht dekreti i Presidentit është antikushtetues, pse nuk duhet të vinte në këtë kohë, por në kohën kur i takon ne abstenojmë në këtë votim", tha deputeti socialist Sajmir Tahiri.

Llalla pritet te shkoje per votim ne Kuvend, ku Prokurori i Përgjithshem pas ndryshimeve kushtetuese zgjidhet me shumice te thjeshte votash. 

25 Komente

Nga fjala e tij ketu, mbushesh me nje fije shprese se me ne fund, drejtesia do te triumfoje. Te shohim punen e ketij ne muajt qe vijne. 

Pier, e di qe kur nje prokuror deshmon nje krim dhe s'e raporton, kryen nje krim?

Po lere more Pjer..... ne nje kohe qe ai flet qe i njihka ata qe kane bere pakt me krimin dhe do ti heqi..... keto jane pese pordhe e gjashte groshe.... ai po ben gati te beje spastrim ne Prokurori dhe te sjelle aty delfinet e vet..... qe ti kete ushtare te bindur te Saliut.... Po qe se ka prokurore te tille, ai ti shpjere para drejtesise e jo te beje theatro..... Ai e pati rastin me Bashen qe te ishte njeri qe te shpresoje, kur ishte te IKLPD-ja po kur ai shto uje e shto kos...vari hejbet atij muhabeti... edhe ai do ta hedhe hapin sipas Saliut.... Lum ky vend qe do dhe integrimin..... vk i thon ketij muhabeti... me vjen keq per Graven qe do zhgenjehet, po nuk kam se ç'ti bej.....

Alidems,nuk do zhgenjehem sepse nuk jam i frymezuar nga emrimi i Tikut P.Pergjithshem.Kam thene qe A.Lllalla eshte njeri i paster,por.... E vune ne nje post me shume igrasi.Me lind e drejta te te them, pa te ma marre per ofeze, Ju, miku im, nuk e dini kuptimin e fjales,"post me igrasi"....Dhe ja ku po ta spjegoj Juve, per ta marre vesh edhe te tjeret:Ky, ka marre realisht te tera Institucionet e ketij vendi.Ka vene dhe nje kamarier e sakat ne krye te shtetit, te cilit edhe doren ja ngren e ja ulin sipas urdherit te Atij.Pra Institucioneve te ketij vendi u ka futur Raumatizmin deri ne palce, Sali Berisha.Ca do te mund te beje nje Adriatik Lllalla mor burre?Ore per mua ky vend shpeton vetem me revolucion, me nje permbysje, per te sjelle nje fluks te ri te pa prekur nga kjo raumatzem shkatrruese.Duhet mbushur ......me kripe te gjitha zyrat e ketyre partive dhe mandej i duhen vene flaka tere karrigeve e keta gjyqtare te lidhur pas tyre....Nuk ka ilac tjeter kjo gjendje skandaloze me lider qe duan te tromaksin edhe vdekjen pa le me sistemin e votes.Po behemi gjysher me keto fytyra mbi krye....Dhe kane surrat keto mostra te shajne Enver Hoxhen....Perse duhet nje prokuror i mire? Perse valle?

Perse duhet nje prokuror i mire? Perse valle?

Per te penalizuar krimin, ndoshta? Pyetje retorike?

Grava, ti mire e ke, por sipas teje gjendja eshte e pashprese dhe vetem revolucioni mund ta pastroje...???? Keshtu thua ti...???? Po perballe nesh nga adriatiku, ndodhet Italia, nje vend kanceroz, me mafie ne pushtet, dhe nje partitokraci te qelbur qe kishte mahisur tere sistemin.... vetem tre veta e shkaterruan, Falkone, Borsalino dhe me ne fund grushtin perfundimtar ja dha Di Pietro.... A nuk mundet valle qe ky Tiku i famshem ti ngjaje ketyre (te pakten deri ne masen 30%??) Ja kete kerkojme dhe kjo kerkohet edhe nga persona te tjere me pushtet dhe qe pretendojne qe kane pak integritet..... e sa per ate Tikun, nuk besoj se ka integritet profesional dhe moral..... çeshtja Basha e tregoi kete e aq me teper keto deklaratat feminore qe sapo ka leshuar, e deformojne shume ate "staturen" e tij prej njeriu te ndershem.... Ne nuk na duhen njerez qe ti kemi per "dhender".... por na duhen njerez me gjongul, njerez me seder profesionale, njerez qe ti thone me ze plote te bardhes te bardhe dhe te zezes te zeze......ja te tille njerez na mungojne ne.........

Mire e ke ti grava, kur z'byth dot igrasine, ingrasso bythen. 

Termi `Prokuror i mire` ne nje vend te kalbur nga korrpsioni ka kuptimin qe  ,"edhe kete do ta ham". "I miri" nuk ka fat aty, po hajd mo, do ta shikojme sa i mire do te jete! 

Normal qe ne Shqiperi, nje zyrtar nuk e ka te merituar postin qe mban.  Pra nuk flitet per merita. Afermendesh, nuk mundesh qe ti kerkosh shume gjera nje njeriu te vetem. 

Ne punen  e tij si kryetar i ILDKP, kam pasur vetem nje rast qe ta njoh. Nje subjekti deklarues ne ILDKP i kishte "humbur" deklarata origjinale e deklarimit fillestar te pasurise" ("humbur"="vjedhur" aty brenda ne institucion) .

Nuk kreu asnje procedure per te zbuluar te verteten, dhe heshti perballe mafiozeve qe ishin te perfshire ne kete çeshtje. Si ILDKP-ist kishte si kompetence edhe detyre qe te gjente dhe te zevendesonte deklaraten origjinale te humbur. ( parashikoj se ligjerisht, me kete ritem, kjo ceshtja do te zgjidhet vetem, pas nja 5-6 vjetesh). 

Pra, uroj qe te gjeje adrenalinen se nuk i kerkohet shume ne detyre. 

Grava i nderuar.

Ne kulmin e tyre shoqeri te tilla me "Igrasi " sherohen vetem po te heqesh shkakun , ashtu sic Ju konstatoni me te drejte dhe PROVUAR pakundershtim ne Histori edhe ne 97 ne Shqiperi ndaj Regjimit te Banditit Berisha .Dhe SOT , Ai eshte sistemi i Instaluar nga kapua i kapove hajdute ,Intrigante e Injorante Berisha . Po le ta leme per nje cast dhe te shohim teknikisht kete Prokuror.

LigjEt Jane .Krimet bejne MU .Faktet bene Bam dhe vrane protestues , hodhen ne ere fshatra dhe derguan per gjah Individe !! Mbeshtetja e te gjithe Oraganizmave Nderkombetare ,te pakten ne kamera ,eshte nga ana e tij . Strategjikisht kushti Kryesor per tu futur ne gjirin e KE e BE mbetet " Lufta kuder korrupsioionit "( qe Saliu e ka shtrire edhe ne organizma si KQZ ). Tani pa u zgjatur , te gjith elementet perberes jane ne favorte Kryerjes se detyres me GUXIM e Vendosmeri prej tij .

A eshte ai i TILLE ? A do kete kurajon ai te ngrihet ne nivelin e Mbeshtetjes Amerikane ( Jo Wolf(a)ertsit -Hipokrit dhe qe ha e dhjet ne nje vend me Saliun )..Praa do jete ne krye te VEPRO Tani ...

Dhe Shqip ..."Mat shtate Here  e pre njehere " a eshte ne gjendje ai ta beje pa shashka Inash e sfilata mode me konferenca shtypi ?

Dhe ..... a e di ai se ne shqip thone " Trimi Mire me shoke shume "

Te gjitha te shkruarat per te shkuaren e tij nga vjen dhe cfare ka bere ...FLASIN Kunder tij .Por argumentojne qe kur te iki nga detyra ai do beje nje Liber ku do shpjegoje shkaqet qe e penguan si psh ...faktoret e Jashtem dhe te Brendshem , faktore ekonomike e politike te lidhura e te mpleksura, faktore kulturore e psikologjike ...dhe

Na kem gjet nierin e duhur or tie . Njaj BURRE do shohe perpara do thote Fertsi . 21 Janari i perket te shkuares . Shkafja asht ky Gerdeci kur NM e tij babasqap Berisha nuk e di ku bie ?

Keto , te KRIMIT te HAPUR , e le me per Rruge Kombi e mosozot Hedhjen ne ere te Milionave nga Luldashkurbanet e Bashkise  se "njato qene te Edit or tie "

Dhe tani ka rastin me te mire te mbaje nen Vezhgim "Pashaportat " jo vetem si Burim ABSOLUT Vjedhjeje nga Pushteti Nacionalist smiley por edhe si Paisje me paramendim e Krimineleve NDERKOMBETARE per te fshehur Identitetin ! Kush e njeh mire Babasqapin e di mire se c'beri me Al-Qaedistet qe vinin me Tufa ne kohen e mbreterimit te Pare te Regjimit te tij ! Deri sa USA pruri edhe ekspertin e saj Kryesor si R... prane tij si "keshilltar "!!!!!!!

Ta shohim deri nje Muaj pas emrimit ! Dhe qe te mos  thone "Kohe e pamjaftueshme " le te filloje me Lul dashkurbanin e Bashkise per fsheje te dhenash , gje qe e njeh shume mire po "nuk kishte Kopetenca" !

  oidrizo, Babasqapin, apo Babacjapi eshte fjala  ? smiley

Sqap eshte kur emron Prokurore dhe i i krekoset Jozefines . Ose kur kercenon Opoziten me ne krah ate Wolfertsin e Europes .

Cjap eshte kur rri para Nderkombetareve pasi bertet Podiumeve ...Na do bajme Namin or tie si ne 96 . Mirpo kur  ata i cfaqin serine e Katert te Markosit te Filipineve , Kthehet me vrap nga Davosi , ndalon serine ,  rreh Vjollca Vokshin  dhe  ....I bien briret smiley Me pas bertet "Njaj Zan Kamunisti ma ka fajin "

Cjapi zakonisht, por e dhia e mbajne bishtin perpjete edhe kur jane te zgjebosur, ndersa per kete Sqapin nuk e di nuk e njoh ? smiley

Kur e merr detyren zoteria?

`Prokuror i mire`= njeri i bute, leshko me nje fjale.

Deri tani asnje prokuror "i mire" nuk ka qene ne ate post obviously te gjithe kane qene te "k`qinj", pucista! smiley

S'e di a i'u kujtohet para ca ditesh, bani buje arrestimi i nja 4 vetave,kyetare komunash e ku di une,per zhvatje ashiqare pareve te taksapaguesve,ne rrethin e Matit.Rastesisht msova dje,se 3 kishin dal dhe i katerti priste me plotsu 30 miljonshin, edhe ai me u kthy ne shpi.

Nisma per t'a fillu nga prokuroria po m'pelqeka,sikur te mos mjaftohej me denime administrative,por me denime penale,te renda penale.Do kisha pas deshire qe te hartohej nje ligj, qe per rojtaret e ligjit ,te kishte denime shume me te renda se per njerzit e zakonshem.Arsyetimi eshte i thjeshte;ata jane me koshiente se gjithkush ne vpren e tyne kriminale,dhe ate e demtojne me shume se kushdo tjeter ligjshmerine ne vend.

M'duket se drejtsia po con gjithe sistemin ne kolaps.Ne asnje qeliz te shoqerise nuk gje asni grime drejtesi.

Duke fol per Ameriken ne nje emision,Gjergj Bojaxhiu tha,vlera me e madhe e asaj shoqerie eshte mudesia qe kane qytetaret e saj, per te pas drejtesi ne cdo lloj niveli,mundesi qe ne shqiperi,me c'po shihet, do te duhen shekuj per t'u arritur.

Shume shpejt kemi per te degjuar pergojimet per  prokurorin e ri qe do te me brengosi me te vertete..Pse valle?

  Sepse ka nje kontradite shume te thelle, sipas meje, mes nje shpirti te forte  i cili do te nxitej, per te bere pune te veshtira, te  ndershme, pra te bukura, per tere publikun dhe nje realiteti qe ne çdo hap eshte i mbushur me gjemba e pengesa. Qe virtuti te jete  i persosur, duhet te kete njeriu i synimeve te medhaja  nje jete te rregullt, pa goditje befasuese, nga faktore subjektive(qe ky vend eshte i terei i  infektuar prej kesaj) E pikerisht kjo eshte e pamundur ne kete vendin tim dhe tuajin bashke, or miqt te dashur, or alidemasi im!

   Sidoqofte  edhe sikur  keshtu te mos ishte, prape do te ishte e pamundur arritja e suksesit, pa nje njoheje teorike e praktike te thelle, te gjithanshme, te sektorit dhe gjendjes se Akuzes ne pergjithesi( qe ky djale NUK E KA, siç e mendoj une ) e cila do te lejonte permbushjen e detyres, njerezore,  pse jo dhe hyjnore, ashtu sikunder e deshirojne shtresat e shoqerise, qe e kerkojne ndryshimin e gjendjes.Ne endrrojme, duke  kerkuar  ne fakt nje njeri i cili te  mund te behet "shok me vete ZOTIN" 

  Ndersa perzgjidhet gjithmone, prej te fuqishmeve zullumqare, ...  nje "LUTES i ZOTIT "....

Ça prisni tjeter ? Duke çvendosur  njerezit  nuk u kalitim atyre shpirtin, sepse ai i shkrete nuk kalitet kurre me emrime, ndere, biles as me flori e para.Me keto mund te behen vetem figura te ngjashme me Zotin.Si ne ato motet e hershme fare, qe besonim e kujtonim se Zojsi na perkrahte...Edhe pse  fare mire dihej qe.... e kishim prej argjli...

 

http://www.parlament.al/images/stema.jpg

 

 

 

REPUBLIKA E SHQIPERISE

GJYKATA E APELIT

TIRANE

 

Nr.747 Akti                                               Nr.629 Vendimi

 

V E N D I M

“Në emër të Republikës”

 

Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë prej:

 

 Kryesues      :     Lefter JAHAJ

   Anëtar       :     Genti SHALA

       Anëtar       :     Metush SARAÇI

 

mori në shqyrtim në Tiranë, në date 13.06.2012, në seancë gjyqësore me dyer të hapura, me pjesemarrjen e prokurorit Valentina Ahmetaj, çështjen penale nr.747 akti, date 01.03.2012,  që i përket:

            

ANKUES:    Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, përfaqësuar me autorizim nga  juristja Elona Qoku.

                             

KUNDËR:         Vendimit të pushimit të proçedimit penal me Nr.1335, viti 2011, të Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë.

 

BAZA LIGJORE:      Neni  329 i K.Pr.Penale

 

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin Nr.72 akti  date 27.01.2012, ka vendosur:

Pranimin e kerkeses. Prishjen e vendimit te pushimit date 29.04.2011 te Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane dhe detyrimin e Prokurorise se Rrethit Gjyqsor Tirane te vazhdoje ndjekjen penale.

 

Kunder ketij vendimi ka bere ankim prokurori i rrethit Tirane, i cili ka kerkuar ndryshimin e vendimit dhe rrezimin e kerkeses se kerkuesit pasi nga ana e organit te prokurorise jane kryer te gjitha veprimet e domosdoshme hetimore dhe eshte arritur ne perfundimin e percaktuar me lart te pushimit te ceshtjes penale.

 

GJYKATA E  APELIT TIRANE

 

         pasi degjoi relatorin Lefter Jahaj, prokuroren Valentina Ahmetaj qe kerkoi ndryshimin e vendimit dhe rrezimin e kerkeses, perfaqesuesen e pales kerkuese Elona Qoku qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit dhe si e shqyrtoi ceshtjen ne teresi

 

V E R E N

 

 Nga materialet e ceshtjes ka rezultuar se me ankimin e paraqitur për gjykim kërkuesi ILDKP kërkon anullimin e vendimit të pushimit të procedimit penal me Nr.1335, te vitit 2011 të Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Pa filluar shqyrtimi gjyqësor i këtij ankimi nga ana e përfaqësuesit të organit të akuzës u ngrit pretendimi se kërkuesi nuk është në afat për të bërë ankim. Gjykata e faktit pasi mori dhe mendimin e përfaqësuesit të kërkuesit ILDKP, e cila pretendoi se ishte në afat për të bërë ankim në gjykatë konkludoi se:

- ILDKP pas njohjes së vendimit të pushimit të procedimit penal me Nr.1335, te vitit 2011 të Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë ka paraqitur ankim kundër vendimit të pushimit të çështjes duke ju  drejtuar prokurorit më të lartë (brenda 10 ditëve nga marrja dijeni e vendimit të pushimit). Pasi është ezauruar rruga e ankimit tek Prokurori i Përgjithshëm, ILDKP, duke mos qënë dakort me qëndrimin e organit më të lartë, brenda 10 ditëve nga marrja dijeni e qëndrimit të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm i është drejtuar me ankim Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në mbështetje të nenit 329 të K.Pr.Penale.

-E drejta e ankimit kundër vendimit të prokurorit, pas ezaurimit të ankimit tek prokurori më i lartë, është njohur edhe nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, të cilët në përgjigje të ankimit të ILDKP, shprehen se: “Nëse keni pretendime të tjera ndaj vendimit të pushimit mund t`i drejtoheni gjykatës në bazë të nenit 329 të K.Pr.Penale”. Pra, vet ky institucion e ka pranuar dhe ka shprehur se ankuesi ILDKP mund t`i drejtohet gjykatës nëse ka pretendime të tjera.

Për këto raste Kodi i Procedurës Penale, nuk përcakton ndonjë afat brënda të cilit i pandehuri apo i dëmtuari duhet të ushtrojnë të drejtën e ankimit në gjykatë.

Në këto rrethana me te drejte gjykata e faktit e ka konsideruar në afat ankimin e bërë nga ILDKP-ja, kundër vendimit të pushimit të procedimit penal me Nr.1335, të vitit 2011 të Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë.

        Nga hetimi gjyqësor i kësaj çështje ka rezultuar se:

Mbi bazën e kallzimit të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë më date 23.03.2011 ka filluar proçedimin penal Nr.1335 për veprën penale “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publike” të parashikuar nga neni 257/a/2 i K.Penal, në ngarkim të shtetasit Sinan Shala, me funksion Kryetar i Komunës Gose, Kavajë.

Në materialin kallëzues dërguar pranë organit të prokurorisë, në përfundim të verifikimeve të kryera mbi deklaratat e interesave private të subjektit Sinan Shala dhe të dhënave të siguruara gjatë procesit të kontrollit të plotë është evidentuar:

-Deklarim i rremë i vlerës së kontratës së shitjes së truallit prej 2000 m2 në Karpen Kavajë. Subjekti ka deklaruar vleren e shitjes se tokës së bashku me kabinat në vlerën 150 000 Euro në deklarimin periodik vjetore 2009, ku në fakt sipas kontrates se paraqitur nga vete subjekti me Nr.5801 rep, 897 kol date 22.07.2009 të lidhur midis subjektit Sinan Shala dhe Shaban Memia, vlera e shitjes se siperfaqes are prej 2000 m2 eshte 5.000.000 Leke. Vlera prej 150 000 Euro ka kaluar me urdherxhirim ndermjet Bankes Credins me date 03.08.2009 nga shtetasi Shaban Memia tek subjekti Sinan Shala. Gjithashtu, ILDKP ka administruar Kontraten e Shitjes Nr.3220 Rep, Nr.1315 Kol të datës 22.05.2009 e nënshkruar para Noteres Mimoza Shehu, ku kjo pronë është shitur në vlerën 200.000 Euro sipas të cilës janë likujduar  në cash  50.000 Euro.

-Mosdeklarim në deklarimin periodik vjetor 2009 të Kontrates së Sipërmarrjes Nr.Rep 3955,Kol 1352, të datës 26.08.2009 nënshkruara para Zyres se Noterise “Mallkuci&Sadushi” nga Alda Sinan Shala si porositëse për ndërtim dyqani me Shoqërine“Usluga”Sh.p.k.

-Deklarim i rremë dhe mosmbulim me të ardhura dhe burime të ligjshme për vleren shtese prej 50.000 euro e perdorur per shlyerjen e kestit per blerjen e dyqanit tek “Usluga” sh.p.k. Subjekti nuk justifikon me te ardhurat e deklaruara likuidimin e kontratës së sipërmarrjes Nr.Rep 3955,Kol 1352, te dates 26.08.2009.

-Mosdeklarimin e automjeteve me targe KJ 1684 A, KJ 1519A, KJ 0886A, që sipas të dhënave të DPSHTRR, rezultojnë të regjistruara në emër të subjektit Sinan Shala.

-Deklarim i rremë dhe mospërputhje mes vlerës së deklaruar të shitjes së shtëpisë në Agnes, Kavaje prej 50000 Euro, krahasuar me vleren e kontrates në shumën 4.900.000 Leke, ku rezulton një diferencë prej 1.417.500 Leke.

-Rezulton se subjekti ka perfituar nga prona shteterore duke ju shmangur dhe detyrimeve tatimore ne lidhje me shfrytezimin e kabinave pronë publike në administrim të Ministrise se Mbrojtjes, si dhe duke i deklaruar si pronë e tij e paregjistruar.

Për këtë kallzim nga ana e organit të akuzës janë kryer veprime hetimore duke u pyetur shtetasit Sinan Shala; Shaban Memia; Franc Shala; Aurel Hasankolli dhe  janë marrë të dhëna prej Bankës Credins. Gjithashtu nga organi i akuzës janë kryer veprime hetimore dhe për pretendimin e kallzuesit në lidhje me mosdeklarimin të tre automjeteve me targa KJ1684 A, KJ 1519 A dhe Kj 0886 A.

Organi i akuzës pas një analize të të gjitha veprimeve të kryera për këtë kallzim ka arritur në përfundimin se nuk ka elementë të veprës penale të “Refuzimit për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim të rremë të pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik”, te parashikuar nga neni 257/a/2 të Kodit Penal. Pra fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale dhe për rrjedhojë ka vendosur pushimin e cështjes penale Nr.1335 rregjistruar në datë 23.03.2011.

Ankuesi ILDKP-ja nuk është dakort me këtë vendim pushimi duke ngritur këto pretendime:

Lidhur me deklarimin e rremë të vlerës së kontratës së shitjes së truallit prej 2000 m2 në Karpen Kavajë, prokuroria ka hedhur poshtë përfundimet e ILDKP, duke u mbështetuar vetëm në deklarimet e subjektit dhe të personave të tretë.

Ajo pretendon se nga verifikimet dhe hetimi administrativ i kryer nga Inspektorati i Lartë, janë administruar me cilësinë e provës dy kontrata shitje me të njëjtin objekt dhe të njëjtat palë kontraktore. Kështu në datën 22.05.2009  subjekti,  Sinan Shala ka nënshkruar nje Kontrate
Shitje  pasurie të  paluajtshme me  Nr.Rep.3228,  Kol 1315  datë 22.05.2009,  me objekt shitjen e pasurisë së paluajtshme Kavajë, sip.2000 m2, në zonën Kadastrale nr.2099, me nr.pasurie 10/72 Volumi 10, Faqe 241, me vendodhje në Karpen, me kufizimet si vijon: nga veriu me pasurinë nr.10/73, nga lindja me pasurinë nr.-10/73; nga jugu me pasurinë nr.10/73 dhe nga perendimi me pasurinë nr.10/73, në vleren 200.000 Euro, me palë shitëse Sinan Shala e Hajrie Shala dhe palë blerëse Shaban Memia, nga e cila shitësit i janë paguar 50.000 Euro, ndërsa pjesa tjeter prej 150.000 Euro është kaluar nëpërmjet Bankës Credins. I thirrur dhe pyetur në ILDKP lidhur me shitjen e pasurisë së paluajtshme me sip.2000 m2 në Karpen Kavajë dhe dokumentacionin përkatës, subjekti ka dorëzuar, Kontratën Noteriale me Nr.5801 Rep,897 Kol datë 22.07.2009, me objekt shitjen e pasurisë së paluajtshme Kavajë, sip.2000 m2, në zonën Kadastrale nr.2099, me nr.pasurie 10/72, me adresë pasurie Karpen, regjistruar ne Volumin 10, Faqe 241, ne keto kufij: Veriu 10/73; Lindje -10/73; Jugu -10/73 dhe Perendimi -10/73,  në vleren 5.000.000 lekë, me palë shitëse Sinan Shala e Hajrie Shala dhe palë blerëse Shaban Memia (lidhur 2 muaj me vone nga Kontrata me Nr.Rep.3228,Kol 1315  dt.22.05.2009).

Në vendimin e pushimit të çështjes, prokurori është shprehur se: “Subjekti Sinan Shala nuk rezulton të ketë deklaruar në deklarimin e interesave private të vitit 2009 asnjë nga vlerat e mësipërme të shitblerjes së kësaj toke. Ai ka deklaruar si vlerë të shitjes së saj shumën e 150.000 eurove”.

   Por ndryshe nga sa shprehet organi i akuzës, subjekti Sinan Shala, ka deklaruar vetëm depozitë në shumën 150.000 euro (referoju faqe nr.3 e deklaratës së vitit 2009) dhe jo vlerën e shitjes së kësaj pasurie. Prokurori ka marrë të mirëqëna deklarimet e subjektit Sinan Shala dhe Shaban Memia lidhur me nënshkrimin e dy marrëveshjeve noteriale, me të njëjtin objekt, por në vlera të ndryshme (me diferenca të konsiderueshme) dhe të kryera në vende të ndryshme (në Tiranë dhe Kavajë), por nuk ka hetuar dhe sqaruar sipas detyrimit që i jep ligji penal dhe procedural, mbi arsyet, motivet, qëllimin e bërjes së dy kontratave të tilla.

Për të dalë në konkluzione me të drejta organi i akuzës për këtë rast sipas ILDKP-së duhet të kryente dhe veprime të tjera hetimore si mund të jenë:

-Të hetonte dhe të sqaronte rrethanat e faktit të nënshkrimit të dy kontratave, me të njëjtin objekt, me vlera të ndryshme, në dy vende të ndryshme (ne Tiranë dhe Kavajë).

-Të hetonte mbi mundësinë e ekzistencës së elementëve të ndonjë vepre tjetër penale, të lidhur me deklarimin e rremë.

-Nga ana tjetër, organi i prokurorisë për të sqaruar rrethanat e faktit, duhej të shtrinte hetimin për të provuar vërtetësinë e thënieve dhe të deklarimeve të pasurisë së shtetasit Shaban Memia, duke qënë se është gjithashtu subjekt deklarues, por është mjaftuar vetëm me pyetjen e tij.

Po kështu për ankuesin ILDKP gjatë hetimit administrativ të saj ka rezultuar se subjekti ka perfituar nga prona shteterore duke ju shmangur dhe detyrimeve tatimore në lidhje me shfrytezimin e kabinave pronë publike në administrim të Ministrise se Mbrojtjes, si dhe duke i deklaruar si pronë e tij e paregjistruar. Para organit të prokurisë, subjekti ka deklaruar se në vitin 1994, si ushtarak, ka marrë në ruajtje dhe përdorim dy objekte të ndodhura në fshatin Karpen-Kavajë, që ishin në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes.

Për ILDKP vendimi i pushimit të çështjes është i paqartë, pasi nga organi i prokurorisë janë bërë verifikime, lidhur me mënyrën se si i ka marrë ky shtetas objektet në përdorim, por: A ka patur ndonjë akt që vërtetonte këtë pretendim? A janë bërë verifikimet në regjistrat e Ministrisë së Mbrojtjes? A janë bërë verifikimet pranë organeve tatimore lidhur me detyrimet tatimore për të ardhurat e fituara nga shfrytëzimi i tyre?

Nga shqyrtimi i dosjes hetimore, rezulton se nuk është bërë asnjë veprim hetimor, për të hedhur dritë mbi mënyrën se si ky zyrtar, ka marrë në përdorim dhe më pas ka shfrytëzuar duke deklaruar në deklaratat e pasurisë dhe të ardhura të konsiderueshme (shih formularët e deklarimit të pasurisë), kabinat në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes (ndërkohë që para organit të prokurorisë subjekti ka deklaruar nën përgjegjësinë e tij ligjore, që nuk ka marrë të ardhura nga shfrytëzimi i kabinave).

Gjatë hetimit penal nuk janë bërë verifikime mbi faktin se në kontratën noteriale shuma prej 50.000 ishte paguar përpara lidhjes së kontratës, por është mjaftuar vetëm me thëniet e shtetasit Sinan Shala dhe Shaban Memia. Nga ana tjetër, nga hetimi nuk është sqaruar, me asnjë veprim hetimor, arsyeja se pse palët duhet të lidhnin një kontratë për pajisje, elektroshtëpiake, muratuarë, orendi etj (sipas pretendimeve te tyre), duke e paraqitur si truall, kur në të vërtetë mund të ishte cilësuar objekti real i kontratës, i cili shprehte dhe vullnetin e vërtetë të palëve.

Ndërsa lidhur me mosdeklarimin në deklarimin periodik vjetor 2009 të Kontrates së Sipermarrjes Nr.Rep 3955, Kol 1352, të dates 26.08.2009 të nënshkruara para Zyres se Noterise “Mallkuci&Sadushi” nga Alda Sinan Shala, si porositëse për ndërtim dyqani me Shoqerine “Usluga” sh.p.k, si dhe lidhur me Deklarimin e rremë të  burimit të vleren shtese prej 50.000 euro e përdorur për shlyerjen e kestit per blerjen e dyqanit tek “Usluga” sh.p.k., organi i prokurorisë nuk ka kryer asnjë veprim hetimor për të sqaruar përfundimet e ILDKP të mbështetura sipas tyre në prova dhe fakte.

Kështu në procesverbalin e pyetjes të datës 14.12.2010 në ILDKP, i pyetur lidhur me burimin e të ardhurave për shlyerjen e kontrates së porosisë, subjekti deklaroi se si burim për shlyerjen e kontatës, ka sherbyer  50.000 Euro të tërhequr nga Banka Credins dhe 50000 Euro nga aktiviteti privat i djalit.

Me qëllim verifikimin e vërtetësisë dhe saktësisë të deklarimeve të subjektit lidhur me burimet e pasurisë për likuidimin e kontratës së sipërmarrjes në shumën 100.000 euro, ILDKP ndër të tjera ka kërkuar të dhëna lidhur me aktivitetin privat të djalit të subjektit. Sipas shkresës me Nr.695/1 Prot dt.09.11.2010 nga Drejtoria e Taksave Vendore, Bashkia Kavaje, rezulton që Franc Shala ushtron aktivitet në fushën e tregtimit të kompjuterave dhe për vitin 2009 është tatuar për xhiro të parashikuar 3.000.000Lek - 4.000.000 Lekë, gjë e cila nuk justifikon shumën 50.000 Euro që subjekti deklaron ne procesverbalin e mbajtur me dt.14.12.2010 si burim për shlyerjen e kontratës së porosisë. Ndodhur para këtij fakti, që në këtë fazë të hetimit ILDKP kishte konfirmimet nga tatimet, ndryshohet qëndrim, subjekti deklaron tashme që këto ishin paratë që i kishte dhënë të birit në vitin 2008 a 2009 për të filluar aktivitetin, por që nuk i kishte përdorur.

Nga shqyrtimi i deklaratave të interesave private të subjektit Sinan Shala, nuk rezulton të jetë deklaruar një fakt i tillë, pra edhe sikur ky pretendim të pranohet për ILDKP-në,  do të kishim mosdeklarim të shumës prej 50.000 euro dhënë djalit, ku ndër të tjera duhej të sqarohej dhe burimi i krijimit të kësaj shume të konsiderueshme.

Ndërkohë që organi i prokurorisë nuk ka kryer asnjë veprim hetimor për të sqaruar këtë situatë me pretendime dhe më pas kundërthënie nga ana e subjektit Sinan Shala pretendon ILDKP-ja. Kjo lidhet me deklarimin e  rremë dhe mospërputhje mes vlerës së deklaruar të shitjes së shtëpisë në Agnes, Kavaje prej 50000 Euro, krahasuar me vleren e kontrates në shumën 4.900.000 Leke, ku rezulton një diferencë prej 1.417.500 Leke, konstatuar gjatë hetimit administrativ të ILDKP.

Lidhur me këtë mospërputhje, i pyetur në ILDKP në datë 08.11.2010, subjekti ka deklaruar se:  “Cmimi i shitjes i deklaruar në euro është jo i saktë pasi vlera e vërtetë në akt shitje është në lek dhe konvertimi nga unë nuk është bërë i saktë”. Ndërsa gjatë hetimit të prokurorisë, subjekti ka deklaruar se vlera reale e blerjes është 50.000 euro, pavarësisht se kontrata noteriale ka tjetër vlerë shitje të shprehur ne lekë.

Nuk rezulton që nga organi i prokurorisë të jetë bërë ndonjë veprim verifikues për të sqaruar kundërthëniet e palëve në këtë kontratë, përveç pyetjes dhe pranimit pa asnjë arsyetim të pretendimeve dhe thënieve të tyre.

Nuk është kryer asnjë veprim hetimor, verifikim në vend, apo pranë organeve tatimore lidhur me aktivitetin privat të djalit të subjektit Sinan Shala.

Nuk është kryer asnjë verifikim për të provuar pretendimin e djalit të subjektit se pajisjet kompjuterike i ka marrë “pa lekë” nga një shoku i tij Gëzim Kapedani e më vonë nga shtetasi Ali Koçeku dhe se babai nuk e dinte që ai nuk e kishte shpenzuar shumën prej 50.000 euro.

Nga organi i prokurorisë, nuk janë bërë verifikimet e nevojshme për të provuar pretendimet e Franc Shala (djali i subjektit), si pyetja e shtetasit Gëzim Kapedani dhe shtetasit Ali Koçeku, dhe veprime të tjera hetimore për të provuar nëse kanë patur në disponim dhe nëse zhvillonin aktivitet kompjuterash këta shtetas, që i kanë dhënë pa lekë kompjuterat Franc Shalës (sipas deklarimeve të dhëna para organit të prokurorisë).

Duke qënë se prokurori e ka pranuar pretendimet e subjektit pa kryer asnjë verifikim, minimalisht si përfaqësues i organit të akuzës, duhej t’i jepte përgjigjej dy pyetjeve:

1.     Cili është burimi i shumës prej 50.000 euro që i ka dhënë djalit subjekti Sinan Shala? Këtu theksojmë edhe njëherë se sipas kontratës noteriale, shitja  e shtëpisë në Agnas Kavajë, është bërë në shumën 4.900.000 lekë.

2. Pse nuk është deklaruar në formularin e deklarimit kjo shumë?

Kurse për mosdeklarimin e automjeteve me targe KJ 1684 A, KJ 1519A, KJ 0886A, që sipas të dhënave të DPSHTRR, rezultojnë të regjistruara në emër të subjektit Sinan Shala, organi i prokurorisë nuk ka sjellë asnjë dokument apo fakt të ri, të ndryshëm nga përfundimet e ILDKP, që të justifikonte këto parregullsi, duke u mjaftuar vetëm në deklarimet e subjektit Sinan Shala. Sot në emrin tim, figuron vetëm një makinë, e cila nuk është asnjë nga makinat e mësipërme- ka deklaruar subjekti.

Prokurorisë i lindte për detyrë të bënte të gjitha verifikimet e nevojshme, pranë DPSHTRR-së, apo Policisë së Shtetit për të provuar vërtetësinë e pretendimeve të subjektit se automjetet janë jashtë përdorimi, të tilla si:

- Verifikimi nëse për këto makina janë paguar taksat vjetore,

- A është bërë kualidimi periodik i tyre, apo dhe

- Verifikimet tek noteret përkatës meqë subjekti nuk ka qënë i sigurt nëse mund ti sillte kontratat e shitjes të pretenduara.

Prokurori në seancë gjyqësore pasi dëgjoi dhe pretendimet e përfaqëuesit të ankuesit e konsideroi se për këtë cështje janë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe se ky ankim duhet të rrëzohet si për shkaqe procedurale dhe ato substanciale.

Gjykata e faktit shqyrtoi ceshtjen ne teresi, pasi ka administruar edhe materialet e procedimit penal me nr.1335, viti 2011, me te drejte ka konkluduar se ne kete ceshtje duhet të bëhen edhe  veprime të tjera hetimore, e konkretisht:

1.Lidhur me deklarimin e rremë të vlerës së kontratës së shitjes së truallit prej 2000 m2 në Karpen Kavajë:

-Të sqarohen rrethanat e faktit të lidhjes së dy kontratave, me të njëjtin objekt dhe palë, me vlera të ndryshme, në dy vende të ndryshme (ne Tiranë dhe Kavajë) si dhe të bëhen verifikime të mëtejshme në ZVRPP.

-Të hetohet mbi vërtetësinë e çmimit të blerjes së truallit prej 2000 m2 nga Sinan Shala (deklaruar në deklaratën e vitit 2007), i njëjti truall që tre vite më vonë shitet 200.000 euro. Të bëhën krahasimet me çmimet e referencës në këtë zonë turistike.

-Të kryen veprimet e plota hetimore mbi faktin se pse është lidhur një kontratë e dytë me çmim 5.000.000 lekë, vetëm dy muaj më vonë, kur efektivisht shuma reale e paguar nga Shaban Memia per sip 2000 m2 në Karpen Kavajë, është 200.000 euro. 

-Të vlerësohet dhe hetohet mbi ekzistencën e elementëve të ndonjë vepre tjetër penale, të lidhur me deklarimin e rremë dhe kontratat me të njëjtën objekt.

-Hetimi penal duhet të shtrihet edhe mbi deklarimet e pasurisë së shtetasit Shaban Memia, me funksion Drejtor i Përgjithshëm i ALUIZNI-t duke qënë se është gjithashtu subjekt deklarues i ILDKP, (prokuroria është mjaftuar vetëm me pyetjen e tij).

-Të kryhen veprime hetimore dhe verifikimet e nevojshme pranë Ministrisë së Mbrojtjes për të hedhur dritë, mbi mënyrën se si ky zyrtar, ka marrë në përdorim dhe më pas ka shfrytëzuar pasurinë publike.

-Të hetohet mbi të ardhurat e vetdeklaruara në formularin e deklarimit të pasurisë, si të ardhura nga shfrytëzimi i kabinave

-Të bëhet kqyrja në vend dhe të vlerësohet nga një ekspert i pavarur vlerësues i pasurive të paluajtshme, ndërtimi dhe investimi i bërë në truallin Karpen Kavajë me sip.2000 m2, nga subjekti Sinan Shala.

2.Lidhur me mosdeklarimin në deklarimin periodik vjetor 2009 të Kontrates së Sipermarrjes Nr.Rep 3955,Kol 1352, te dates 26.08.2009, organi i prokurorisë duhet të kryejë veprime të mëtejshme hetimore:

-Të identifikojë burimin e shumës prej 50.000 euro, për shlyerjen e kontatës së sipërmarrjes, për të cilin subjekti pretendon se i është dhënë nga djali i tij.

-Të kryhen veprime hetimore, verifikime në vend dhe pranë organeve tatimore lidhur me aktivitetin privat të djalit të subjektit Sinan Shala.

-Të kryhen verifikimet e nevojshme për të provuar pretendimin e djalit të subjektit se pajisjet kompjuterike i ka marrë “pa lekë” nga një shoku i tij Gëzim Kapedani e më vonë nga shtetasi Ali Koçeku.

-Të pyeten me cilësinë e dëshmitarit shtetasit Gëzim Kapedani dhe Ali Koçeku, për të provuar nëse kanë patur në disponim dhe nëse zhvillonin aktivitet kompjuterash këta shtetas, që i kanë dhënë “pa lekë” kompjuterat Franc Shalës (sipas deklarimeve të dhëna para organit të prokurorisë).

-Të shqytohet në tërësi me hetimet e tjera të fshehjes së pasuirsë, fakti që kontrata e sipërmarrjes për blerje dyqani është në emër të shtetases Alda Shala, e bija e subjektit, kur shlyerja e saj është bërë realisht nga të ardhurat e vet subjektit.

3.Lidhur me mosdeklarimin e automjeteve me targe KJ 1684 A, KJ 1519A, KJ 0886A, organi i prokurorisë duhet të kryejë veprime të mëtejshme hetimore:

- Të verifikohet pranë DPSHTRR dhe Drejtorisë përgjegjëse nëse

për këto makina janë paguar taksat vjetore.

- Të verifikohet nëse për këto automjete është bërë kualidimi periodik i tyre.

- Të bëhen verifikimet e nevojshme tek noteret përkatës meqë subjekti nuk ka qënë i sigurt nëse mund t`i sillte kontratat e shitjes të pretenduara.

        Këto veprime hetimore do të plotësonin kuadrin e një hetimi të plotë dhë të gjithanshem në lidhje me faktet, e pretenduara në këtë kallzim penal dhe për më tepër këto veprime kanë filluar dhe nuk kanë përfunduar.

Pretendimet e ngritura ne ankimin e prokurorit me te drejte jane rrezuar nga gjykata e faktit dhe ky keshill me arsyetimin si me siper.

 

PËR KËTO ARSYE:

 

Trupi Gjykues i Gjykates se Apelit Tirane, ne baze te nenit 428/a te  K.Pr.Penale,

 

V E N D O S I

 

Lenien ne fuqi te vendimit Nr. 72 akti, date 27.01.2012 te Gjykates se Rrethit Gjyqsor Tirane.

 

       Tirane me, 13.06.2012

     

     A N E T A R               A N ET A R            K R Y E S U E S

 

   Metush SARAÇI         Genti SHALA            Lefter JAHAJ

 d.v.                          d.v.                             d.v.

Vërtetohet njësia me origjinalin

KANCELAR

Altin GJANA

ndoshta do ju ndihmoje mos te shani kot sa per te qene trendy

 

Ca ishte kjo?

nese e lexon kupton qe kur zoteria ka qene ne krye te ildkp, ka denoncuar mjaft zyrtar te larte dhe te vegjel. Por prokuroria nuk ka filluar ceshtjet penale por ka bere gjithcka per ti mbyllur ato. Materiali eshte mare ne internet nga akrivi i gjykates se apelit. 

Ka paditur keta prokuroret qe e dinte se ishin bere pale me krimin, kur ishte ne prokurori? Sepse ai tha qe s'i ka paditur ende. S'tha njeri qe s'ka punuar. Por te deshmosh nje krim dhe te mos e paditesh, duke qene prokuror, me duket te behesh pale me ate krim, mesa di une. Dhe ta thuash hapur, pa menduar se eshte gabim, do te thote qe mentaliteti i tij eshte pandeshkueshmeria, nderkohe qe detyra e tij eshte ndeshkueshmeria.

Te dish dicka dhe te kesh fakte per dicka ne prokurori jane dy gjera komplet te ndryshme, nuk je ne gazetari aty. ku mund te besh nje artikull per dicka qe ke degjuar apo qe e percepton te jete e tille.

Kur s'ka fakte, c'do  t'u beje si kryeprokuror? Do t'i perndjeke padrejtesisht, pa fakte? Vetem se di dicka, si ne gazetari? Ku eshte koncepti i zbatimit te ligjit? Sepse kaq i kerkohet. Te zbatoje ligjin. E kupton qe ka te njejtin mentalitet?

si kryeprokuror zoteria mund te rishoh dhe te hetoje dosjet e ketyre prokuroreve per te cilet ka informacione, gje te cilen normalisht nuk mund ta bente kur ka qene prokuror i thjesht. Prsh, nese inspektoret e KLD do te kishin hetuar dosjet e gjyqtarit Tabaku do zbulonin qe zotria kishite 60 dosje te pazbardhuara dhe ndoshta vrasja e komisarit nuk do kishte ndodhur. Dhe kryeprokurori nuk ka per te bere shkence thjesht ne bindjen time do kete vullnetin dhe moralin per me shum drejtesi gje e cila thjesht ka munguar dhe mungon.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).