Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, në një intervistë për “Al Jazeera Balkans”, ka deklaruar se momenti më i rëndësishëm për shekullin e parë të Shqipërisë së pavarur është anëtarësimi në NATO. Kjo pasi sipas Nishanit, anëtarësimi në aleancë ushtarake të Atlantikut të Veriut do të thotë siguri, stabilitet dhe liri.

I pyetur për idenë e “Shqipërisë së Madhe”, Nishani ka folur për një të ardhme të përbashkët të vendeve të Ballkanit. “Nuk e harrojmë të kaluarën por jemi të fokusuar tek e ardhmja. Jemi të vendosur në rrugën që i bashkon të gjitha vendet e Ballkanit”, është shprehur Presidenti i Shqipërisë.

Pyetjes se: Çfarë do t’u thoni atyre që kanë frikë nga Shqipëria e Madhe?”, Nishani i është përgjigjur se “kjo ide është përdorur për qëllime politike”.

“Na duhet të respektojmë njëri-tjetrin dhe të krijojmë besim dhe mirëkuptim mes njërit-tjetrit. Nuk ka vend për të pasur shtete të mëdha dhe shtete të vegjël”, ka theksuar Nishani.

Nga ana tjetër gazetari Goranoviç Stefan, e ka pyetur Nishanin edhe për marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë duke i vënë në pah përplasjet Prishtinë- Tiranë dhe duke e ngacmuar se, “kur vjen puna për para, a thyhet vëllazëria?”

“Kur flasim për ekonomi të lirë, atëherë duhet të marrim parasysh edhe interesat ekonomike”, është përgjigjur Nishani duke mos i mohuar “fërkimet”.

Per me shume, intervista e plote:

8 Komente

''Al Jazeera'', kanal panarab..  gazetar i krishter (Stefan) i guess... prezantimi ne serbisht..  intervista ne anglisht...?!smiley    globalizim e ka emrin, tha..smiley

Eshte AJBalkans, dege, jo al jazeera qendrore

e pashe qe ishte ''Al Jazeera Balkans''.. por me beri pershtypje,  zyrat e filialit ''Ballkan'', i paskan ne Beograd, me sa duket..

Mos u habit , Serbia ka mardhenie te shkelqyera me arabet (92- 95 vrane 250,000 myslimane hajde mere vesh )trashegimi nga Tito . Para pak muajsh iraku me serbine nenshkruan kontrate qe iraku te blente 250.000.000 dollare armatim nga Serbia . Leni pastaj mercenaret Serb ne ushtrine e gadafit etj etj .... Pse kujton ti nuk e njofin arabet kosoven .

Berisha ben si patriot i modh per nja i jave me i kref votat kosovarve dhe akeistave te mallengjym, ky qoftja flet me mbajt mire me nderkombetaret. Kaq qe loja, java e nacionalizmit mbaroi tani fillon prap jeta me halle. 

 

Domozdo! Shqiperia. E madhe eshte shprehje per qellimet politike te ketij te marrit.
Shqiperia e .."vogel" eshte per te bere kamarierin President! Karabush qe flet percart...

Predsednjiku yne ne rastin me te mire eshte aq idiot, saqe edhe vete nuk arrin dot te kuptoje demin qe i ben Shqiperise dhe shqiptareve, kur i deklaron nje reporteri serb, qe "ideja e "Shqiperise se Madhe" luhet nga politikane per arsye dhe qellime politike". Duke qene se asnje shqiptar jete a mot nuk ka permendur ndonjehere "Shqiperine e Madhe", pasi ky eshte term qe ka dalur qellimisht nga qarqe sllave, per te justifikuar politiken e tyre shoviniste ndaj shqiptareve jashte kufijve shteterore te Shqiperise.

Ne rastin me te keq, ky predsednjiku Nishani ven interesat politike zgjedhore te PD mbi interesat kombetare shqiptare, dhe kjo eshte gjeja me armiqesore qe mund ti beje nje President popullit te vet.

Te thote Presidenti i Republikes se Shqiperise, se politikane shqiptare e perdorin "Shqiperine e Madhe" per arsye dhe qellime te tyre politike, eshte njesoj sikur ti servire ne tabaka te arte akademise serbe argumentin filozofik dhe politik per te minuar shtetin e ri te Kosoves.

Hajde se po ja pranojme ato brockullisje ketij Nishanit ne darken zyrtare te Pavaresise, por kjo nuk eshte as lajthitje e rastit. Ketu kemi te bejme me nje menyre te caktuar mendimi qe eshte e rrenjosur me kohe ne koken e ketij Nishanit,

Ky duket si Kurd ne surrat.

Belul, ne Sarajeve kane seline kta. Mish mash.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).