Nga Financial Times, nje përmbledhje e shkurtër: Vetro Energy, është nje konsortium amerikan i kontrolluar nga një biznesmen shqiptar dhe aleat i kryeministrit. Qeveria ndryshoi kushtet e tenderit vetëm pak ditë para afatit dhe kompanive të tjera nuk iu dha rasti të modifikonin kërkesat e tyre.

Drejtori i Privatizimit në Ministrinë e Ekonomisë nuk dha asnjë shpjegim dhe nuk mund të kontaktohej.

Taçi nuk u prononcua si pjesëmarres i tenderit, por vetëm dy ditë pasi dolën rezultatet u zbulua që një konsortium i vogël nga Singapori i përkiste Taçit (51%).

49% që mbetet i Vetros i përket SilkRoad Equity, një firmë private pak e njohur nga Çikago. Dy kompanitë amerikane që bëjnë pjesë në SilkRoad Equity – Huddleston Energy Advisors dhe Home Creek Energy – të cilat sipas pretendimeve të Vetro justifikojnë pjesëmarrjen amerikane të konsortiumit. Por, Taçi bleu Home Creek Energy këtë vit.

***

Edhe njëherë del në pah "transparenca" e tenderave tanë. Artikulli ka dhe fakte të tjera interesante mbi pjesëmarrjen e Tacit në tendera e ankande. 

Ndërkohë shtypi shqiptar njofton se:

Shitja e Albpetrol, skadon sot afati i dytë

Llogaritë ligjore tregojnë se sot skadon edhe afati i dytë për shitjen e kompanisë së naftës “Albpetrol”. Në vendimin për privatizimin parashikohej që kontrata e shitjes mes Ministrisë dhe kompanisë duhet të bëhej maksimalisht 60 ditë pas shpalljes së fituesit.

Sot skadojnë këto 60 ditë, duke pasur parasysh se vendimi i qeverisë me përcaktimin “hyn në fuqi menjëherë” është marrë më 3 tetor. Ky është afati i dytë që po skadon, pasi i pari 30-ditor mbaroi pa sukses para një muaji. Nga Ministria e Ekonomisë dje nuk pati asnjë reagim lidhur me përfundimin e afatit dhe vendosjen apo jo të firmave në kontratë. Nuk pati reagim edhe pas insistimit të madh të gazetës dhe bisedave të saj me ministrin Haxhinasto dhe zv.ministrin Sokol Dervishaj. (Panorama)

 

8 Komente

Ku jan ato financijerat e pishkut...qe shifnin si qiviria maksimalizoi sasine e derdhjes he buxhet. lol... 

Ke haruar te shkruash se oferta e dyte eshte e firmes kineze dhe ka vleren 297 milion euro. Po qe se deshton blerja nga Taci sipas ligjit Albpetrol shitet per 297 milione firmes kineze.

Cfare mrekullie ky lajm...

Ou, qenka shit Albpetroli?

Ou! E se paska ble hala Taç Berisha ? si duket s'marrin dot letra boshe borxhesh nga Banka  Azejbarxhanit se ja kërkon më vonë si të vetat ajo.

Ne baze te rregullit, qe fitues shpallet firma qe ofron shumen me te madhe dhe paraqet seriozitet, i bie qe firma ne fjale ta bleje Albetrolin, vetem seee parate duhet te derdhen ne arken e shtetit shqiptar, qofte edhe me 3-4 keste. Agjensia e auditimit te brendeshem, duhet te vihet ne levizje ne kete rast. 

E dime shume mire se ku derdhen parate...

Jane te PAAFTE  qe te bejne edhe nje inventar te thjesht...Kane me shume se 60 % te aseteve te pa Rregjistruara ,dhe me mbivendosje... Fshataret kane marre token dhe puset ndodhen ne mes te tokes se tyre , nderkohe rruget jane ndare sipas ligjit 7501 ..smiley Kjo eshte nje nga "arsyet"pse nuk po behen pagesat... Jane Marrezisht te PAAFTE

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).