Për kryeministrin Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi quhet “Jakupovski”. Për Sami Lushtakun është qen, e për Vlora Çitakun paraqet problem të madh. Këso cilësimesh i kanë bërë zyrtarët më të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës, sekretarit të partisë së tyre, Jakup Krasniqi.

Pesë audio incizime të dërguara në adresë të medieve dhe të postuara edhe në faqen e internetit “Yotube.com” shpalosin “stilin” e komunikimit në telefon të Hashim Thaçit,  Kadri Veselit, Adem Grabovcit, Vlora Çitakut e Sami Lushtakut. 

Shefi i Grupit Parlamentar të Kosovës, Adem Grabovci është më i përgjuari, i cili del të jetë fajtor koordinues i proceseve në Kosovë dhe koordinues kundër kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, dhe nënkryetarit të PDK-së, Fatmir Limaj. Ndonëse Limaj nuk përmendet me emër ai është subjekt i bisedave telefonike. 

Krasniqi pret kërkimfaljen, pastaj do të flasë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, pas një takimi të Kryesisë së institucionit ligjvënës, ka deklaruar para medieve se pavarësisht asaj se çka është thënë për të në incizimet audio telefonike, ai ndihet mirë. 

“Unë e ndjej veten shumë mirë. Mendoj që është koha, që aktorët të cilët dëgjohen duke biseduar ose duke raportuar edhe jashtë jetës institucionale, t’i thonë mendimet e veta. Të paktën, ndoshta është krejt njerëzore që të bëhet një kërkim falje publike pasi që publiku është shqetësuar. Unë, pastaj do ta jap edhe mendimin tim". 

Rasti në fjalë ka të bëjë me disa incizime të lëshuara në YouTube, e në të cilat thuhet se janë biseda telefonike të përgjuara ndërmjet shefit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovcit dhe kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, ministres për integrime evropiane, Vlora Çitaku, ish shefit të Shërbimit Informativ të Kosovës, Kadri Veseli dhe kryetarit të komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku.

Bisedat e publikuara kanë në thumb mes tjerash kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqin, por edhe raportet e brendshme në Partinë Demokratike të Kosovës.

Pas takimit të sotëm të kryesisë së Kuvendit, zoti Krasniqi ka deklaruar po ashtu se ai personalisht nuk ndihet i ofenduar, por i fyer është institucioni që ai udhëheq.

“Nëse është ofenduar dikush, është ofenduar kryetari i Kuvendit të Kosovës", ka thënë Krasniqi. 

Ka reaguar edhe ministrja Çitaku, e cila nëpërmjet profilit të saj në rrjetin social Facebook, veprimin e ka quajtur shantazh. 

Mustafa kërkon nga EULEX-i e Qeveria përgjigje për përgjimet

Lidhja Demokratike e Kosovë i ka cilësuar mjaft të rënda përgjimet e zyrtarëve të lartë të PDK-së. “Nuk kam ndonjë koment të veçantë, por është mjaft e rëndë t’i dëgjosh ato përgjime dhe ajo flet që ne jemi ata që jemi.

Gjithashtu është mjaft e rëndë që kemi një situatë të tillë në Kosovë, kur çdonjëri mund të përgjohet edhe kur s’e ke privatësinë dhe kushtet që ta ruash pozitën zyrtare. Është mirë që rreth përgjimeve të japin sqarime EULEX-i dhe Qeveria e Kosovës”, ka thënë kreu i LDK-së, Isa Mustafa, raporton KTV-ja.

Por, për të parin e LDK-së, gjuha që është përdorur gjatë këtyre telefonatave është mjaft shqetësuese. “Ne, si LDK, kemi dhënë moti vërejtje se në Kosovë po e zhvillojmë një shtet policor dhe për fat të keq, shteti policor nuk jep kurrfarë rezultati, pos rezultateve të tilla, burgosje të njerëzve, përgjime të tyre, shantazhe politike që për neve janë shumë të rënda në këtë fazë të ndërtimit të shtetit të Kosovës”, deklaroi Mustafa.

8 Komente

Ja far ben EULESHI! Kur do te shporret o zot kjo shpurre antishqiptaresh nga kosoa?

Gangstera dhe rrugacer mbisundojne politiken shqiptare. O zot sa njerez te keqinj kemi mes vedit, sa pa fat qe jemi. 

O kuazi, po jan incizme te bisedave private mor burr, ne bisede private ti mund te thuash cdo lloj epiteti per kedo, faji eshte i atyre qe i kan incizuar dhe ber publike vetem per te krijuar trazira ne politiken kosovare. Arrestuan per se dyti Haradinen, shpiken ate te organeve, arrestuan Limajn,  nuk po lene gje pa bere, nuk po gjejne dot rehat!

po pse sipas teje je burre i mire kur flet bukur dhe hijshem vetem ne publik? A ke pa ti ndonje mafioz apo kriminel qe ne publik te shpreh shpirtkeqesine e tij?  po te mos ishte transmetuar video Meta-Prifti nuk do te dilte fytyra e vertete e kokemodhit apo jo? Mua si popull nuk me intereson faji (nese kane bere) i atyre qe i kane incizuar, por mentaliteti i atyre qe u pergjuan, sepse kane ne dore fatet e nje populli te tere. 

kuazi

Ska dal ndonje skandal korupsioni nga pergjimet pra, duket hapur qe eshte nje levizje shume patetike per te futur sherr ne skenen politike. Te tilla pergjime jan vertete turp... nuk ka poshtersi me te madhe se te pergjosh dike ne ambjentet e tija private. Ndonjehere mund te thuash privatisht edhe gjera monstruoze per njerez te cilet ke respekt, sepse goja per momentin nxjerr cdo gje. Nuk mund te rrij dikush te rregjistroje cdo gje qe i nxjerr goja njeriut. Politikani vleresohet nga ato qe thote dhe ben ne publik dhe per pulikun.

Pergjohen , nxirren dhe ne Yotube ? smiley

ii sa prapa kto

merrni mer shembull nga videot e Dritan Priftit dhe Ilirit

...Shoke paskemi ne mes tene

    Shume armiq e tradhetore

    Po-po paska qene e thene

   Qe te kene ...dhe gje ne dore

         I vrafte buka i vrafte !

         Dac e misrit dac prej gruri

         Zot, mos e pacin te gjate

        Gjer ti shofim, ...lidhur per huri 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).