Në sheshin kryesor  të Qytetit Srudenti është vendosur ditën e sotme shtatorja e Azem Hajdarit. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast kanë marë pjesë  Kryeministri Sali Berisha e bashkeshortja e tij, bashkëshortja e Azem Hajdarit, Kryeparlamentarja Jozefina Topalli dhe Kryetari i Bashkisë Lulëzim Basha.

“Studentët e udhëhequr nga tribuni i lirisë nisën protestën e madhe, sot në këtë ditë ne inagurojmë këtu shtatoren e liderit të dhjetorit, të studentit që në historinë tonë kombëtare do mbetet ndoshta tribuni që me guximin, kurajën, vendosmërinë dhe vizionin bëri më shumë për liritë tona, të shqiptarëve”- u shpreh Kryeministri Berisha.  Kryeministri është shprehur  se Azem Hajdari është njeriu me të cilin  takohet çdo ditë, bisedon disa herë në ditë. “Pas themelimit të PD, ai do vraponte, vërsulej në çdo fshat e qytet të vendit. Ai rendi në mbarë vendin si lider liberator. Themeluan më 11 dhjetor partinë e parë opozitare të vendit, që do shpallej me urgjencë armike e Shqipërisë nga klika diktatoriale në pushtet, por partia që themeloi e drejtoi Azem Hajdari e studentët kishte marrë të gjitha vendimet. Sot pas 22 vjetësh ai që na mungon më shumë mua e të gjithë ju është Azem Hajdari. Skulptori e ka derdhur në bronz e unë e falënderoj për këtë punë kryevepër që ka bërë. Por Azemi jeton i gjallë e do jetojë përjetë për sa kohë shqiptarët të nderojnë lirinë e tyre do mbajnë të pavdekshëm liderin liberator të dhjetorit”- tha Berisha.

33 Komente

. Por Azemi jeton i gjallë e do jetojë përjetë për sa kohë shqiptarët të nderojnë lirinë e tyre do mbajnë të pavdekshëm liderin liberator të dhjetorit”- tha Berisha..."

22 vjet ne skene dhe ende s'ka mesuar te flase ne publik .Fjalite nuk fillohen me "por".

si nuk hoqen dore nga kjo forma klasike, statike , socrealsite me keto shtatoret.copy paste te gjitha, si te riprodhuara nga nje kallep.Nqs nuk kane fantazi, ka dhjetra modele me moderniste prej nga mund te frymezohen skulpunetoret tane.Mire gjoksi me gunga si roky balboa po dhe duart ne xhepa?.Azem Hajdari ishte njeri i aksionit, energjik, zgalem ne furtunen e dhjetorit. 

 

Socrealizmi i perzier me banalizmin anarkik te tranzicionit.  Azemi ne bronx te jep pershtypjen sikur eshte ndonje striptist mashkull qe po shkon te konvikti i gocave per te dhene shfaqe.

Bobobobobobo hej 

mu m'duket si bodybuilder me pardesy kjo statuja.mos ma veni veshin se aq mor vesh nga arti smiley

tashi e kuptova nga qeka frymzu skulptorismiley

Kryeministri është shprehur  se Azem Hajdari është njeriu me të cilin  takohet çdo ditë, bisedon disa herë në ditë.

Interesant, cfare i thote fantazma e Azem Hajdarit?smiley

Pse e vrau Azem Hajdarin saliu?

Na e rifreskoni pak memorjen...

Qe te kishte autoresine e monumentit ne masen 100%

Azemi ka pas 12-pack, jo 6-pack si ke kjo shtatorja....

Azem hajduti, duret i futi...

mbase e kam gabim por me duket skulptori e ka pas me spond kete garipllekun ... emri i skulptorit kush eshte

Ne jete te jeteve me te 'vdekurin " spekullohet ne menyrat me te Turpshme . Lereni te ndierin Azem te qete . Aq ja preu aq diti ashtu i thane , e garantuan dhe ashtu beri . U vra si u vra ishte jeta e tij . Sali dallkauku keto Imponime me Q.Studenti i ben se ai eshte Sot "vet Ali e vet Kadi " . Per te Azemi nuk ka asnje VLERE ashtu si edhe Zogu .Ai cdo gje e ben qe te mbaje karriken se po i iku ajo e shkrete , shqiptari dhe neobllokmeni qevene koken ku shkel Berisha do mbeten Burgjeve me pako Biskotash .

Azemi nuk ka vend ne qytetin Studenti .Q. Studenti nuk eshte Vater Politike e PD -hit . Aq me teper qe PD-hi eshte nje Klan i Ndyre dhe Hipokrit ,pasi ky Klan dhe Ky lloj Pisi Berisha nderoi A.Zogun me ceremoni shtetrore duke  i imponuar popullit edhe me simbole te tjera perkujtimore te tij si "sa mire me ken Tradhetar " 100 % ndryshe nga Shqiptari Azem Hajdari !

Azemi nuk ka Vlera per Q.Studenti . Ai ka ato qe ka si Vlera brenda Levizjes Studentore te nje periudhe si po themi te nje DATE , vetem te nje Date , qe bertiti me shume se te tjeret ....dhe u tregua Kurajoz e i vendosur dhe i BINDUR se do e perkrahnin edhe Partia e Punes sic e perkrahu ! Ai nuk ka qene asnjehere udheheqes i Rinise Studentore as ate Periudhe ! Ne nje Pikpamje shume shkencore dhe Reale Buste apo shtatore brenda atij Rrethimi mund te ngrihen per personin , a kush qe ai , qe Ideoi ,projektoi dhe bindi Qeverine e Kohes ti dhuronte Rinise Studentore nje gje shume te VYER ( qe i rezistoi Djegjeve dhe Shkatrimeve te Salisteve ) ,dhe krijoi nje Qytet Studenti ose fundja , ne shenje Nderimi per nje nga Studentet me te spikatur te dale prej asaj Qendre me kontribut Boteror apo aq sa ka , me te dallushmin nder Shqipetare .

Azemi i nderuar dhe i Ndjere nuk perfaqeson asgje tek Q.Studenti . Thjesht nje student i rradhes si shume studente . Ne se ngrihet ndonje punim kolektiv ta shprehe ate fillim Levizje si moment Historik , aty le te jete dhe Azemi ne vendin qe i takon midis te tjereve vajza e djem studente e pedagoge , fshesaxhij e kujdestare , police e roje etj etj . 

Keshtu duket qe Sali Lefqensi ,Hipokriti e Intriganti e perbuz dhe e tall Figuren e Hajdarit duke JU imponuar me dhunen e Pushtetit Studenteve !

Nje fakt interesant qe nuk permendet fare ,  eshte se Azemi kur u vu ne krye te studenteve kishte 3 muaj qe ishte pranuar kandidat per anetar partie.

Me duket mua apo kur po e nxjerrin nga parlamenti thote "Gramoz Ruci kam 3 plumba ne shpatull".

Cudi qe ne ato caste dhimbjeje permend emrin e Gramoz Rucit gjith pergjerim!

Lere Azemin Alba . Mendoj se nuk duhet pergojuar ai ketu ne kuptimin Politik . Nuk pergojohet Jeta e tij ketu .Pergojohet Vepra e shemtuar e Karagjozit me Pushtet qe TALL edhe te Vdekur , per te mos thene qe e nxorri ne prite per ta VRARE !

Sali Berisha do mbahet mend midis te bemava te Manise se Madheshtise e Marrezise  te tij   si Arkitekt i Idese dhe praktikes se Varrim -Zhvarrimeve . Si duket me ate karagjozllekun e Shtatores se Zogjit siPatriot i madh qe dha jeten per Lirine e Pvaresine e Shqiperise  paska hype mania per Buste e Shtatore . Kushedi si enderron per vete !!!!!!!!!

 

Une do doja nje shtatore te Azemit si kryesindikalist, ashtu sic ishte edhe andej nga mesi i viteve '90.

seriozisht.

Kush dhe pse ma hoqet komentin ketu. Po e shkruaj prape. 

STALKER, per te mesuar me shume per ato vite dhe disidencen, lexo VQ se ka material boll. 

... dhe morali i historise eshte ...

Azemi (aka Loni) prej betoni, dhe ...

Saliu (aka Meti) prej verteti!

Mjer familja/femijet jetime qe e humben Azemin, po per Saline ... ai asgje nuk ka humbur ... perkundrazi vetem nje pengese e eleminuar nga rruga e tij.

Ik o Sali, mjaft u cave veshet shqiptareve duke bere zhurme si teneqe e ndryshkur (atyre qe kane nerva te degjojne akoma). Sikur veze te kuqe te pjellesh duhet te ishe zhdukur me kohe!

Respect per ata qe vertet dolen ne rruge 22 vjet me pare per ideale mjaft me te larta se "idealet" e Saliut, Edit apo X-it dhe Y-it te kastes se sotme!

Duhet te bejme edhe ne nje superhero me emrin Bobi. Nuk na mungon gje.

une e mbaj mend Azemin barkderr me shtyll kurrizore te zhytyr ne dhjam,dhe jo me 6-pack si mike tyson,
po ashtu e mbaj mend ,per maskara ,edepsez burre, kur vinte ne qytet studenti me 2-3 fuoristrada plot me bodyguard/malok ,dhe mbushte makinen me cuca ,kur ne te njejten kohe e kishte gruan shtatzane me djalin  qe sot  asht ba  tipik rrugaç si baba, rref policat ne rruge. 

Ne fillimet e ’90-tes, shembem shtatoren e diktatorit, sot ngreme ate te horrit…....jemi pis milet asgje me teper.

Jo se kam gje kunder "pis milet" po ne kete rast shtatoren e ngriti sala jo mileti

"How to get six pack abs in less than 4 weeks" - thuj sales te te fusi plumbin dhe te te beje shpejt e shpejt nje monument

Fjalimi i Azem Hajdarit ne parlament 28 Shtator 1992:

E dija që një ditë do të dilja përpara Parlamentit ose përpara një institucioni tjetër dhe do të diskutohesha. Pse? Jam i pari. Isha tre muaj kryetar i Partisë Demokratike, ish-kryetar i Lëvizjes Studentore dhe nënkryetar i saj. Domethënë di, dhe njeriu që di duhet të zhduket.

Nuk dua ta fsheh, jam i shqetësuar nga zhvillimi i ngjarjeve të fundit në jetën politike, që çoi deri në kërkimin e heqjes së imunitetit tim, lidhur me një pseudokrim dhe që nuk dihet se ç’situata të reja do të sjellë në ditët që do të vijnë… Nëse një deputet bën një kundërvajtje penale dhe atij i hiqet imuniteti për këtë kundërvajtje, atëherë ne nuk jemi më deputetët e kohës së demokracisë, por deputetë të kohës së Enverit. Kjo do të thotë se ne jemi marioneta, që na i ngre dhe na i ul duart një regjisor dhe që bën me ne si t’i dojë qejfi, pa pyetur as elektoratin dhe as Kushtetutën.

E dyta, lidhet me kokën e turkut, që në këtë rast jam unë. Ju, të nderuar deputetë, e dini si drita e diellit se kjo kundërvajtje penale e inskenuar nuk do ta çojë në dënimin e Azem Hajdarit. …imuniteti i Azem Hajdarit hiqet sot, dhe kjo do të thotë se asnjë në këtë Parlament nuk ka më imunitet. Sepse nesër, kur ndonjëri prej jush do të bëjë nje gabim, gabimin tim, duke u përpjekur të thotë të vërtetën ndershmërisht, do t’i hiqet në çast imuniteti. Dëshmitarë të rremë në një vend të varfër gjen plot… Në Shqipëri, Enveri provoi dhe përvoja e tij la një proverb: “Kur punët shkojnë keq në fushën ekonomike, lumi kapërcehet me procese të montuara politike”…

Zotërinj deputetë, mos kërkoni koka turku, sepse s’ua ka kush borxh t’i ndërroni kombësinë… Ne deputetet kemi një “të dashur”: ajo është e vërteta. Zgjohuni, zotërinj deputetë, zgjohuni, se “e dashura” u ka ikur nga shtrati.

Azem Hajdari është ai i dhjetorit 1990 dhe nuk luan nga pozicioni i tij i atëhershëm, sikur edhe malet të luajnë nga vendi. Populli e di mirë këtë, mësojeni edhe ju…

Në rast se kjo diktaturë e re, e cila ka ndërmarrë një maratonë, vazhdon në këtë mënyrë, le të jem unë viktima e parë e kësaj diktature. Nuk i kërkoj asnjërit mëshirë. Asnjëherë s’kam për të hequr dorë nga rruga ime për demokraci: jam i ri… Nuk i kam kërkuar dhe nuk i kërkoj askujt post. Po në kohën e diktaturës, kur unë mora vendim që të jepja jetën, fëmijë, familjen dhe me traditat e pasura që ka, unë nuk e dija që ju do më çnderonit, se ky është një çnderim.

Unë jam i ri, do t’i pranoj edhe goditje të tjera, edhe inskenime të tjera, nuk largohem nga Shqipëria. As unë, as fëmija im. Nuk largohem as nga Partia Demokratike. Nuk largohem as nga pikëpamjet e mia antikomuniste. Vetëm një gjë kini parasysh: vazhdoni, vazhdoni radhën. Populli kësaj radhe le të gjykojë. Në rast se është e mira në favor të drejtësisë, unë për veten time që sot jam gati t’i nënshtrohem kujtdo.

Po e mbyll me një shprehje që e ka thënë Bardhyl Londo: “Në rast se demokracia vjen në këtë mënyrë, mos ardhtë kurrë”. Dhe "JU" demokracinë po e sillni me shumë dhimbje.

Pse meriton statuje ky dhe iher?

Barbon ka qen po shumica barbone e ben me te mire se cka qen. 

duket si shtatore te fortesh sepse azemi vete dhe ne rini nuk ka qene kaq muskuloz por mos kane pasur parasush salen apo ramen apo abmirin dhe kane bere vetem koken e azemit

njerin se lene te behet president e tjetrit i vene nje bust se kuptoj kete politiken alabanezi fare smiley

Sinqerisht, a ka ndonje juri specialistesh arti qe i shikon keto shtatore se po behen perhere e me qesharake. Azemin e bejne si Rocky Balboa me pardesy, Ismailin si raketik, etj, etj. Kam pershtypjen qe edhe shtatoret behen me rregullin e 20%-shit te tenderit.

Pertej kesaj, Azemi ishte nje nga dhjetoristet, por kurrsesi i vetmi dhe asesi me i rendesishmi. Ne QS i takonte te vihej nje monument qe simbolizonte qe nga ata qe ishin ne balle e deri tek ata qe u futen ne sakrificen me sublime (greven e urise).

Azemi, mbetet nje nga figurat e diskutueshme te post-diktatures dhe si e tille nuk eshte e kollajshme te perfaqsosh nje levizje aq te gjere e idealiste.

Po ai qe e ka punuar shtatoren eshte Muntas Dhrami, me i miri i brezit te skulptoreve te socrealizmit qe ka mbetur gjalle. Skulptura te jep pershtypjen e miksazhit te guerilasit me garipin e lagjes. besoj i eshte afruar te vertetes. 

Muntasit i paska mbet ne dore modeli i anekseve (te gjoksit) dhe 6-packu i Vojo Kushit (mgjths nuk ja kam idene nese e ka bere ai). Po si i thone nje fjale: Huqi del me shpirtin.

Une jam kurioz si do duken skulpturat kur te mos jene me keta soc-realsat neper kembe. Sec kam nje parandjenje te keqe...

Dhe nderkohe tel respublica.al ishte botuar nje pjese fjalimi shume domethenes i Sal-Ipads'it per Azemin, kur ndeshjet ne ring beheshin "pa doreza". Ku e ku me pershkrues e me i gjalle se ky bust...

Skulptori eshte Hektor Dule. Sa per vleresimin, duhet ta njohesh e te jesh specialist i fushes. 

Shtatorja e Azemit, po mos t'i ishte dedikuar pikerisht Azemit mund te ishte simbol shume i mire per te fortin, banditin, cubin, skafistin, drogaxhiun, kontrabandistin, prostitucionistin e 20 vjecarit te tranzicionit.

Sa eshte zbukuruar Tirona me lulishte, me buste e shtatore por gjynof se nuk ka nevojtore. E keshtu ore njerzia do te pjerdhin, urinojne dhe dhjesin ne to duke falenderuar saliun qe jua mundesoje kryerjen e sherbimeve jetesore. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).