Izidora Gjeta e cila përfaqëson Shqipërinë në Eurovision për fëmijë, është paraqitur në skenë me veshje dekolte. Veshja ka qenë mjaft provokuese për një fëmijë me c’rast organizatorët e Eurovision kanë kërkuar nga ajo që të ndërroj veshje përndryshe nuk do ti lejohet të marrë pjesë në festival.

Organizatorët e festivalit Eurovision për fëmijë janë shprehur:

 

“Ne kemi etika në rregullat e punëve tona. Ne punojmë me fëmijë të moshave 10 deri në 15 vjet. Këtu jemi për të bërë shou i cili është i përshtatshëm për fëmijët që marrën pjesë. Veshja e Shqiptares ishte shumë provokative për moshën dhe nuk ishte aspak e përshtatshme për fëmijë, prandaj dhe kërkuam nga ajo të ndryshoj veshje”

Shqipmedia

24 Komente

Admina e shoh qe nuk u pelqeu nentitulli im, gjithsesi faleminderit per postimin. 

Nderroi veshje ?

e kane qujt sikur po dalin ne blloki!

Provokuese, duhet te jete ne titull. Mire ja kane bo asaj, eshte per femije, dhe veshja duhet t'i pershtatet koncertit.

jo 15 vjecja nuk di gje ....mire ja kan ber atyre qe e shoqerojn ate ......

  Fakti  qe me mendje femije, ne mos djallezore,  organizatoret per pjesmarrjen ne ate aktivitet,  i heqin pjesen me engjellore kesaj  femije, tregon tere formimin mjeran te  tyre. 

Formim laskuriqesie...

Bravo GRAVA, shume preciz. Keta nuk kan shume ndryshim nga ata qe i vendosin vajzave 5 vjece shami ne koke, te dyja jan perversitete te te njejtes mendje.

Alidea, nuk e di se cfare nentitulli i kishe vendosur ketij postimi, por faleminderit per prurjen.

Mendoj qe eshte vertet e turpshme qe ne nje festival femijesh, te prezantohesh me nje veshje te tille... Shqiptaret vdesin cik per tu dukur por ama, cdo gje me karar sipas moshes dhe menyres se duhur.

E donim prej kohesh nje mesim te tille.Me vjen mire qe moda e kargjozllekut po shuhet dalengadale ne Shqiperi .

E cili ishte mesimi , kush mesoi ne kete rast ??

Mesimi? Ja shikoje vitin tjeter si do vishet konkurruesja dhe do e kthejne me,apo jo smiley

mesimi do ishte qe per nja 5 vjet te mos ftoheshim aspak dhe te ikte ndonje koke drejtori , perndryshe vitin tjeter do dale ne rroba banje...

fmija i mir bo ca i do bytha

Poshteruese ndoshta, por shume perfaqesuese! smiley

Tuj gjyku nga ca kom pa beharit ne Shqipni! 

Ne nje festival te tille, ka rendesi timbri, melodia, kombinimi i muzikes me zerin, por jo veshja. Rendesi ka qe nuk del me breke, se kengetaret e medhaja dalin edhe me breke vetem. Veshja e vajzes, nuk me duket ndonje gje se çfare, megjithse nuk jam specialist veshjesh. Per vete vishem ibret smiley

" per vete vishem ibret "

ka dhe me keq smiley

Femijen si ta mesojne prinderit , (Mamaja) ashtu ben, ky eshte preceptimi i pare , i dyti eshte kultura e qelbur e organizatoreve shqiptare, te cilet nuk dine te bejne vlersimet e duhura per llojin e koncertit dhe moshen e e femijve. Vajza, nga veshja me duket mua, eshte pothuajse zhveshur, porno, komplet! 

Cfare mund te shtyje njerezit qe shoqerojne dhe kujdesen per performancen e kesaj vajze qe ta veshin ne ate menyre?

Une mendoj se kemi te bejme me nje nga rastet e shumta ku shembuj jo edhe aq te mire qe na vijne nga bota e zhvilluar perkeqesohen akoma me shume kur interpretohen siperfaqesisht nga shqiptaret.

Ne nje bote ku modele Lolitash (shiko fjala vjen fillimet e karrieres se B. Spears) dhe nuditeti femeror si soft-porn promuovohen dita dites, kjo e lajmit ne fjale ndoshta eshte menyra shqiptare (ekstreme) e te interpretuarit te kesaj tendence.

Nuk hoqe njehere dore nga ironite mor burre ,pse nuk e dime ne per ke e ke llafin keshtu larg e larg ti ?

Cfare mund te shtyjne njerzit..?

Provokimi. I eshte dhene pergjigja grupit shqiptar. Shqiptaret kane menduar ne menyre naive, se nje provokim "seksi" mund te josh  zhurine  ne percaktimin e pikeve per kete vajzen. Jane shjton shqiptaret, kane eren e katunarit, te morin kalane nga mrena! Me joshje, dhe jo me talent. Por bota mendon ndryshe nga katunaria shqiptare qe do te blej edhe talentin me ashu gjojnash! 

pyt Joni Pecin , ai e din smiley

Kjo tregon edhe njehere mentalitetin e shoqerise shqipetare ndaj femres qe ne shumice e mendon dhe e trajton femren thjesht si nje mall konsumi. Ja dhe nje aresye me shume per te mos na qasur ne Europe. Nuk e meritojme, jemi katundare, dmth mesjetare.

Po pse e merrni per veshje provokuse....?! 
Se me normat shqiptare eshte mese ne rregull, keshtu eshte stili atje...shume ekstravagant, ndonjehere mund te jete ekstravagant e pranushme ndonjehere  e nivelit te ulet.

Rastisa njehere ca shqiptare qe kishin ardhur per pushime, ishin te stilit "te pasur te rinje" (se borgjezia e vjeter duket smiley ) ...ato gocat ishin te veshura si prostituta, ti shifshe afer naj semafori mund ti pysje "sa e ke" pa te keqe, sepse ate pamje kishin...
Dmth ato femra (qe ishin rreth te 30-ave), ne mendjen e tyre ishin sexy...edhe i dukej sikur po clironin boten e frustruar nga kjo "thjeshtesia e te qenurit" qe kane njerzit...
Nderkohe qe keta te fundit vinin re vetem vulgaritetin e tyre...

Nga ana tjeter...per te shkuar ne shqiperi duhet ribere garderoba smiley 
sepse dukesh qe ne te veshur (pa hapur gojen akoma) qe nuk je vendali/e ...me pak fjale ata qe jetojne jashte duken shume katunar te thjeshte smiley 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).