"Jemi afër Bovillës dhe nuk kemi ujë, pasi nuk ka burime. Na japin një ndihmë ekonomike prej 30 mijë lekësh të vjetra dhe edhe atë, një muaj na e japin një muaj jo, kështu që nuk e merr vesh"

 

Kaq afër dhe larg Tiranës, kaq afër dhe kaq larg rrugëve të shtruara të kryeqytetit, kaq afër dhe larg dritave, trafikut, lokaleve zhurmëmedha , jetohet, jetojnë njerëz që presin, që shpresojnë, jetojnë njerëz në një vend që duket si bote paralele e fshehur pas shpatullave të një kryeqyteti që pak ose aspak di për ta dhe jeten e tyre këtu mes maleve. 

"E vetmja e ardhur është një ndihmë ekonomike, edhe ajo nuk është e mjaftueshme"

“Nuk ka shkollë në fshat dhe ne nuk kemi të ardhura ta dërgojmë vajzën diku tjetër. Vjet pa shkollë dhe sivjet gjithashtu pa shkollë, u bë gati dy vjet që vajza ri pa shkollë

"Duhet të isha në klasën e pestë, por nuk kam bërë shkollë. Nuk e di ta shkruaj emrin tim. Të gjithë shokët detyrohen të rinë pa shkollë"

Ata japin e marrin, me borxhe e derte qe nuk mbyllen kurre.

3 Komente

"Let them eat cake!"

 

Tamam Monda. Erdhi era e pre-revolucionit francez. S'kane buke per te ngrene, le te hane torte. C'ti besh se shqiptaret s'kane gijotina.

Mir ja u bojn. Vet ja jepni voten. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).