Kandidatët e sugjeruar, sipas vendimeve që kanë marrë si gjyqtarë, kanë lënë gjurmë në drejtësinë shqiptare.

Sipas raporteve mediatike, sot janë shpallur shtatë kandidatura për dy vende vakante të Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD). Pesë prej kandidatëve janë gjyqtarë në Gjykatën e Apelit Tiranë dhe dy prej tyre vijnë nga Gjykata e Apelit per Krimet e Rënda. Përzgjedhja e dy anëtarëve të rinj do të behet me datë 14 Dhjetor në Mbledhjen e Konferencës Gjyqësore Kombëtare (KGJK).

Në bazë të Kushtetutës së Shqipërisë, si edhe ligjit që përcakton organizimin dhe funksionimin e KLD-së, zgjedhja e dy anëtarëve të rinj përbën një vendim të rëndësishëm për drejtësinë shqiptare. Tashmë dihet se gjyqësori dhe drejtësia mbajnë peshën më të madhe mbi supe për shkallën e lartë të korrupsionit dhe mosfunksionimint të sistemit, shprehur qartë në raportet ndërkombëtare dhe perceptimin e shoqërisë në përgjithësi. Zhgënjimi nga disa vendime të rëndësishme të dhëna nga drejtësia në vitet e fundit ka patur pasoja në uljen e besueshmërise tek ligji dhe mospërmbushjen e detyrimeve për marrjen e statusit të vendit kandidat për hapjen e negociatave të anëtarësit në Bashkimin Europian.

Për të kuptuar rëndësinë specifike të zgjedhjes së dy anëtarëve të rinj, duhet marre parasysh korniza ligjore e instuticionit të KLD-së dhe funksionimi në praktikë i ligjit. KLD përbëhet nga 15 anëtarë: tre janë anëtarë të përhershëm për shkak të detyrës (Presidenti, Kryetari i Gjykatë së Lartë, dhe Minsitri i Drejtësisë); tre zgjidhen nga Kuvendi; dhe nëntë të tjerë përzgjidhen nga Konferenca Gjyqësore Kombëtare.

Në kendveshtrim të parë, ligji për KLD-në garanton një ndarje të drejtë të përfaqësimit të pushteteve. Gjyqtarët kanë mundësitë që, nëpërmjet kandidaturave më të mira prej anëtarësisë, të zgjedhin në kupolë përfaqësues të cilët do të ndihmojnë në funksionimin më të mirë të sistemit. Ardhja e nëntë anëtarëve nga vetë Konferenca Gjyqësore Kombëtare i jep të drejtën dhe mundësinë kësaj konference të kontribuojë në përmiresimin e sistemit nëse zgjedh përfaqësues të denjë. Ana tjetër e medaljes është mbajtja peng e sistemit për mëse një dekadë - prej 2001, kur kjo konferencë ka patur mundësine e përzgjedhjes se anetareve ne KLD, dhe sistemi sic dihet nuk ka funksionuar.      

Kandidatët e sugjeruar, sipas vendimeve që kanë marrë si gjyqtarë, kanë lënë gjurmë në drejtësinë shqiptare. Ja cilët janë ata:

Dhimitër Lara – Gjykata e Apelit për Krime të Rënda. Në vitin 2008, Z. Lara ishte një nga gjyqtarët e trupit gjykues të Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda i cili dha vendimin për heqjen e masës së arrestit shtëpiak për Arben Sefgjinin, duke i dhënë mundësinë këtij të fundit të vazhdonte të ushtronte detyrën e drejtorit të përgjithshëm të Tatimeve. Nndërkohë Sefgjini ishte i akuzuar në zhdukjen e shqiptaro-maqedonasit Remzi Hoxha në vitin 1995, nje ndër rastet më unikale të pazgjidhura nga drejtësia shqiptare. Mbi ish-shefin e SHIK-ut rëndonin akuzat e “rrëmbimit dhe mbajtjes peng të personit” në bashkëpunim në tre raste, si edhe”tortura me pasoja të rënda” në dëm të Avdyl Loshajt, Ziso Kristopullit dhe Remzi Hoxhës.

Lefter Jahaj – Gjykata e Apelit, Tiranë. Gjyqtar prej 26 vjetësh, edhe në kohën e komunizmit. Si kryetar i treshes gjykuese në rastin e ish-zëvendësministrit të transporteve Nikolin Jaka, e pushoi çështjen dhe e liroi Jakën nga akuzat për korrupsion në tendera, kur ndërkohe prokuria kishte kërkuar në Apel rritjen e dënimit për ish-zëevendësminsitrin e akuzuar.  

Agron Papajani – Gjykata e Apelit, Tiranë. Në Prill 2005, gjykatësi Agron Papajani, u ndëshkua  nga KLD për shkelje në çështjet që kishte gjykuar në Apelin e Tiranës. Me shumicë votash, anëtarët e KLD-së votuan pro masës disiplinore për të, duke e ulur në detyrë dhe emëruar në gjykatën e  rrethit të Gramshit. Vendimi i KLD-së u shfuqizua për shkak të mungesës së legjislacionit, pavarësisht shkeljeve të evidentuara.  Ka qenë pjesemarres në trupin gjykues të çështjes së 21 Janarit.

Zegjine Sollaku – Gjykata e Apelit, Tiranë. Bashkeshortja e ish Kryeprokyrorit Theodhori Sollaku, kerkoi doreheqjen nga gjykimi i ceshtjes se 21 Janarit ndaj ish Komandantit i Gardes Ndrea Prendi, i akuzuar për vrasjen e protestuesit Faik Myrtaj. Gjykata vlerësoi të drejtë argumentin e saj te mbrojtjes. Ajo u zëvendësua nga Agron Papajani, një tjetër kandidat për anëtar. Në vitin 2009, ajo paditi Mero Bazen për shpifje, rast i cili u citua në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për cënimin e lirive dhe të drejtave të njeriut.

“Në vitin 2009, botuesi Mero Baze u padit nga gjykatësja e Gjykatës së Apelit, Zegjine Sollaku me akuzën për shpifje. Gjykata e Faktit në Tiranë vendosi në favor të Bazes. Megjithatë, Baze pretendon se në shtator të vitit 2010, Gjykata e Apelit, pa e njoftua Bazen apo avokatin e tij, vendosi se ai duhet të paguajë për Sollakun 91.500 dollarë (10 milion lek të reja) për dëmin moral dhe gazeta e Bazes duhet të paguajë 45.750 dollarë (5 milion lekë të reja). Baze e apeloi vendimin në Gjykatën e Lartë, e cila po ashtu pa e informuar Bazen vendosi të lërë në fuqi vendimin e gjykatës më të ulët përpara se të nisnin procedurat e mbledhjes,” thuhet në raport.

Artan Broci – Gjykata e Apelit, Tiranë. Vëllai i Arben Brocit, është atakuar në media për vendimin që mori për lënien në arrest shtëpiak të Ndre Prendit, duke rrëzuar ekspertizën e FBI-së.  Sipas vendimit të gjykatës, raporti i hartuar nga FBI kishte firmën e një eksperti të quajtur Douglas P. Murphy, ndërkohë që vendimi për kryerjen e ekspertizës kishte firmën e një eksperteje, të quajtur Heather Seubert. “Në dosje nuk ka asnjë vendim për zëvendësimin e ekspertit, apo ndonjë deklaratë të ekspertit Heather Seubert të caktuar me vendim për heqje dorë nga ekspertimi si dhe nuk ka një vendim për caktimin e ekspertit Douglas P. Murphy,” thuhet në vendimin e Apelit. (GSH)

Astrit Haxhialushi – Gjykata e Apelit, Tiranë

Sokol Binaj – Gjykata e Apelit për Krime të Rënda
 

3 Komente

Nuk di ke te mare... Keta te tre e meritojne njehere" Artan Broci, Agron Papajani dhe Dhimitër Lara" Me ben cudi qe nuk o propozu edhe kepuce kuqja... Me zell ka sherby, dashnorin minister po e po...

Jeni shume te keqinj ju adminet e peshkut, e keni fut temen nen menge, qe mos ta shofi lukunia. Nuk durojne ket lloj KLD-je ata! E dune qelibar...

Eshte si puna e Jack Nicholson ke filmi "A few good men": You want to know the truth? You can't handle the truth.

Psikoanaliza e vrasjeve eshte me interesante se sa drejtesia.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).