A është e turpshme ajo që ndodhi, a duhet mos flasim? Turp ? Nga kush?

1. Cilat ishin kundërthëniet e tortës që mund të sillnin çekuilibrime? 

Torta si ëmbëlsirë kishte disa kundërthënie të brendshme simbolike që mund të shfaqeshin edhe së jashtmi. Nuk ishte fjala për mospajtim mes sasisë së gjalpit, miellit, sheqerit, etj. Por, midis këtyre anëve: 

a. Midis faktit që festa e Pavarësisë lidhet me traditën historike të shqiptarëve, ndërsa torta është një ëmbëlsirë jo tradicionale, e si e tillë provokon, aq më shumë që gjuhësisht, « po ndahet torta » ka kuptimin metaforik se po ndahen të mirat materiale, pra pas kësaj nuk mbetet gjë. 

b. Torta është një dukuri aristokratike edhe në Perëndim, jo më në Shqipëri, pra midis faktit të servirjes së tortës, aristokratike, dhe të një torte të shtrirë pothuajse në rrugë, kishte një mospërputhje. Torta mund të shtrohet e shumta në një holl hoteli, në një lagje të pasur, por jo në sheshin ku rrugica quhet « Pallati i kulturës », nga vendet më popullore të qytetit,kjo hyn në kontradiktë me veten e vet. 

c. Torta ka një ritual ngrënieje, ndofta është ëmbëlsira më në nazike në të prerë, në të ngrënë. Qëkurse tê ftuarit po e prisnin me një si sharrë hekuri, simboli hynte në kontradiktë me veten e vet. Torta është simboli i feminitetit, i brishtësisë në të ngrënë. Në botën aristokratike, pasdarke, të ftuarit i japin të presë një copë tortë për të provuar sesa është i edukuar. Nuk mund të pritet me hanxhar. Kurse mijëra njerëz nuk mund ta hanin në mënyrë delikate, por veçse duke e bërë përshesh. 

Ja përse simboli kishte vështirësi shumë të larta realizimi. 

2. Priteshin ndofta disa tensione në shesh, por të vogla, ndonjë shtyrje, ndonjë nxitim, por jo skena dëshire të patretur për t’u vërsulur mbi tortë. Gjithësesi një dukuri minoritare. Por, nuk mund ta gjykojmë ngjarjen pasi ajo ndodhi, sepse pas lufte të gjithë bëhen trima. Përsa më përket mua, ndonëse gjatë asaj dite kam folur për qetësi dhe përmbajtje, thirrje për meditim të qetë dhe jo për orgjira kolektive në ngrënie, përsëri them se ideja e tortës ishte jo e pagjetur. Biles shumë interesante. 

Në të gjitha festat mbizotërojnë podiumet, presidiumet, kurse qytetari, apo shtresa më masive e shoqërisë është e munguar. Elita është shkallët, kurse populli në shesh, atje vetëm për të brohoritur. Elita ha torta, kurse populli lëpin buzët. Po kështu shpesh me figurën e Ismail Qemalit u ekzagjerua, ose me atë të individëve të tjerë shumë të shquar, shumë të nderuar. A thua se Austro-Hungaria na fali Pavarësinë, sikurse shqiptari i thjeshtë, emigranti, patrioti, fshatari, zejtari, kleriku po të mos donin këta Konti Bertoldi do ta kishte mbrojtur Pavarësinë nga Viena. U harrua pak populli në këto përkujtime. Ata që e shoqëruan me shpirt, me sy, me mendje Ismail beun që po shkonte në Vlorë. Ata që e mbrojtën Vlorën në 20, 40, 60, etj. 

Ideja e tortës për popullin, e shtrirë në shesh, për mua ishte ideja e hapjes së dyerve, qoftë edhe simbolikisht, që një herë në jetë, populli të hypte në tribuna dhe të merrte nga torta, qoftë edhe kur deti ishte bërë kos. Sa e mirë është demokracia participative, dhe jo thjesht kjo e opinionit kur liderat flasin dhe popullin dëgjon e nuk bëzan. Në fillim gjithçka nis si simbol. 

Dhe populli ashtu vjen si deti, vjen për të provuar « tortën » që një herë në jetë e kanë lënë të rrethuar me pak policë. Ai populli që ndoqi Ismail Beun në baltrat e Myzeqesë. Ashtu vjen ai me baltë, me qese, me legena, me zemër në dorë, me qese plastike, me kazma e me lopata, është një fenomen natyror, shkruante Rrobespieri, pra nuk ka as turp, as frikë, as ndruhet. Nuk pret ta hajë totën me lugë dhe me piru, ashtu e hante Ismail Beu, ai ndiqte pas rrotës së karrocës, duke ecur në shi dhe në baltë.

Një çekuilibër i vogël dhe dukuria kolektive pastaj nuk administrohet dot. Por, ideja për t’i lënë disa çaste popullit në dorë tortën, ta mësojë të qeverisë veten, nuk mund të mos përshëndetet edhe kur vjen gabimisht, pa dashje. 

3. A është e turpshme ajo që ndodhi, a duhet mos flasim? 

Mirë do të kishte qenë të kishte veçse pak tension dhe asgjë më shumë, por e thashë një tortë aristokratësh e shtrirë në shesh, nuk mund të hahet me thikë e piru. E di unë sesi hahet ajo. Do mjeshtri në prerje. Ku futet thika, ku ndërhyn piruni, ku lëvizet kyçi i dorës dhe si hapen buzët për ta ngrënë. 

Turp ? Nga kush ? Mos jemi popull që kemi bërë genocide? Mos kemi pushtuar njeri nëpërmjet arradhesh fashiste? Mos i kemi shtrirë dorën njeriut për të na mbajt me bukë se nuk kemi evro në dorë? Këto janë turpe. Mos kemi vrarë komshinjtë sepse kishin fe tjetër nga jona? Këto janë turpe. Jo shtyrja në stadium, jo ngrënia me duar, e mbledhja me qese e një gjelle aristokratësh, shtruar në një banket orgjiak popullor. E thamë populli nuk mund të hajë me thikë e me piru në një banket mijra personash. 

E përse të mos flasim? Turp nga të huajt? Ende ky inferioritet. Unë më shumë vlerësoj atë gruan me legenat plastikë ngjyrë rozë që kërkon pjesën e vet të tortës, paksa jo në mënyrë delikate, sesa atë që ka turp nga populli i tij, për popullin e vet. Cfarë të bëjmë? Të fusim kokën në dhé si struci? Të sulmojmë si « terroristë » web-et e botës se paskan ca video ku populli paturp ha si i do qejfi, një herë në jetë tortën që i kanë lënë gabimisht në shesh, ku është bërë deti kos? 

Jo, emancipimi është kur analizon, flet, gjykon, vlerëson, dhe kritikon. Por, edhe kur e kupton. Mos kini turp për atë gruan me legena, e ha vetë turpin e vet me tortë ajo. Na gjykon bota ? As ka nge bota të merret me ne ! Qytetari perëndimor e di më mirë sesa ne se çfarë është një fenomen kolektiv në një shesh. Mos kini merak. E njeh mirë historinë e vet. Nëse nuk e di, ia mësojmë ne, pse jemi këtu kot? 

Do flasim dhe do tê ngopemi. Herë tjetër tortën në shesh do ta hamë më me kujdes. Me pecetka, thikë, pirunj. Po e provuam ama një herë ta lemë popullin në podium. Sikurse nuk e lemë kurrë të flasë në mitingjet politike. Ky është turp. 

Ishin të uritur! Halle ka plot Shqipëria. Por, nuk shfaqen këtu. Keni parë ndonjë turmë të sulmojë mallrat ushqimore që ndodhen shtrirë në rrugë? E dini si sillet i urituri? I urituri ha guzhinjerët e veshur me të kuqe, nuk ha tortën. 

Flasim deri sa të ngopemi. Me tortë, me llafe, me web. Ca u ngopën me tortë, ca nuk nginjen me llafe. Është rasti edhe për humor... Ta bëjmë. Cfarë të keqe ka? Fenomenet masive na ngjizin si komb, edhe kur janë dramatike, edhe kur janë qesharake. Me të qeshur bëjmë edhe kritikë, edhe falim, edhe mësojmë, por jo të heshtim. 

Qeshëm me përsheshin e tortës, le të qeshim edhe me videot që na qarkullokan. Mos kini merak. Kush është hamës i madh, mund të ketë njëqind të meta, por është njeri i mirë. Të gjithë e duan...

Vetëm duhet të ketë kujdes pak diabetin...

93 Komente

Urime Selma. Analize dinjitoze e simbolikes. Do doja te shtoja disa gjera:

1. Torta: Gjetje e gabuar nga organizatoret si simbol i kesaj ngjarje historike. Simbolika e 100 vjetorit duhet te ishte shpirterore dhe jo materiale. Shqiptari, me mire se ndonjehere, e shprehu kete duke zgjedhur Vloren, dhe jo torten. Them Vloren, meqe kendveshtrimi eshte te simbolika, duke anashkaluar krahinizmin. Vlora, shpirterisht, eshte djep i shqiptarizmes ne disa prej etapave kryesore si te shtetformimit ashtu edhe te nacionalizmit shqiptar. Shqiptari, pavaresisht vendlindjes, beri zgjedhjen e vet te thjeshte, i pa orientuar nga politika, dhe e festoi me dinjitet. Tortes i mungonte dinjiteti ne kete rast. Nuk kishte force poliitke qe i orientoi kosovaret te shprehnin me simbolike traditen, te merrnin rrugen ne kembe, apo kaloresit me flamuj, te shkonin atje ku lindi shteti. Keta shqiptare te thjeshte e anashkaluan torten, sepse nuk ishin te etur per sheqer, por per ngjyre te kuqe ne vendlindjen e shtetit.

2. 100 vjetori: Ngjarje (eveniment) puro shqiptare, me shume kuptim per shqiptaret dhe jo per show. Shqiptari eshte shquar ne histori jo per perfitim nga te mirat materiale, por per pak dinjitet. Kete e kemi si vlere kombetare. Torta simbolizoi nje Woodstock alla shqiptarce, gjetje racionale per diten e veres.

3. Mbresa e tortes: Me qendrime nga te dy kampet e opinioneve. Ca bene qejf, se jua kishte lezet, ca u ndjene te ofenduar qe ulen vlerat e kesaj ngjarje historike per shqiptaret. Me bindjen se shqiptaret e shikojne veten si nje komb te civilizuar, ishte ulje e vlerave, kur i ekspozon si popull i babezitur. I njejti fenonem mund te kishte ndodhur ne shume vende te tjera, sic edhe ka ndodhur, por jo kur eshte e rendesishme te tregosh, ca vlera me te rendesishme, sesa urine per torte.

Gaia, me vjen mire qe te ka pelqyer shkrimi i Artan Fuges smiley Merita ime qendron vetem qe e solla te PPU smiley

Me pelqeu artikulli. Shume bukur. Edhe komenti i Gaias shume bukur. AJ LAJK, HAJ FAJVF smiley

Bravo Selma.....!!!!!!!!. Edhe une ne komentet e mia, nuk "shaja"popullin, qe e beri kete "thagme", jo, ne asnje menyre dhe asnjehere..... une shaja me ze te larte biles, organizatoret qellimkeqinj per kete gjetje te shemtuar dhe kaq......

Me nisi dhjetori me gjithe keto urime smiley Flm alidems, por bravo i takon Artan Fuges! smiley

Si nuk u shpik ilaçi kunder patetizmit... kam bindjen se shpikesi do behej milioner thjesht me shitjet ne Shqiperi. Po prape me kete torte ? Po vertet qenkeni aq te semure nga trute sa ju ka ngelur gozhde ne tru.

Ne fakt, njerezit festuan. Sipas menyres se tyre. Gjithkush e beri qejfin. Shqiperia eshte edhe e atij qe pi vetem shampanje, edhe atij qe ska pare torte me sy ne jete te vet. Prandaj eshte i bukur nje vend : sepse ka gjithçka. Te mençur, shkencetare, pijanece, te pangopur dhe llafazane. Si kudo gjetke, fundja.

Casti i tortes ishte çasti me i bukur i festes : çasti ku gezimi i njerezve hedh ne ere rregullat apo ceremonite. Kush po e çan kryet se 5 apo 10 apo 100 vete hengren e u shqepen, e lodruan e u bene per dreq me torte ? Pse nuk i merrni gjerat me humor ?

C'eshte e verteta, shumica derrmuese e njerezve e kane mirekuptuar, kane qeshur dhe kaq. Vetem nje pakice e vockel (nga ata qe i ka permendur diku XYZ) rrine duke vajtuar e na filozofuar citate Kanti e psikanalize Frojdi. Keta s'tregojne gje tjeter thjesht jane njerez te zymte, pa humor, nga ata njerez qe duhet t'iu ikesh me vrap se te çajne trapin.

Prapë me tortën, ku do vemi ne, gjithë ajo tortë. smiley

Hurb, shumë i drejtë arsyetimi yt. Po me kë të flasësh? Shkrimin tim "Socialistia e trishtuar" , mbas mbledhjes së byrosë politike, e zhdukën fare nga PPU-ja. E kur mendon se ato që e administratojnë nuk janë veteranë, por të rinj, imagjino se sa thellë është futur e keqja. Këtë e kam nënvizuar më shumë në rishikimin e shkrimit të mësipërm në blogun tim. Mund ta rilexosh në adresën :

http://bllokshenimesh.unblog.fr/2012/11/...

Po nuk duhet me e vrarë shumë mendjen.

Përshendetje nga treni. Trajets Paris- Cahor

 

 

Ej, ke shit nai kopje te atij librit qe vetbotove per 3 mij lek (te vjetra) kopja?

e dyta herë që lexoj këtë pyetje dhe nuk e kuptoj. 3 mijë lek (të vjetra) janë shumë apo pak ?

smiley

?

Shkrimin tim "Socialistia e trishtuar" , mbas mbledhjes së byrosë politike, e zhdukën fare nga PPU-ja.

Jo. Shkrimi është akoma në vend (lidhja e përhershme), deri tani. Mund të jetë "zhdukur" nga lista e arkiqipelagut dhe nga nënlista e blogut tuaj, duke qenë se shkrimet e vjetra fshihen nga ato më të rejat.

Vëzhgime të një përdoruesi këto.

smiley 

ke te drejte ,e keqja este ne ADN.Ja shif ,une e Hurbi jena abuzues qe me 29.e pra as komentet tona e as nderhyrjet nuk jane me te ndryshme se prej gjithmonesh...Ishte nje fare arrestimi preventiv,,e pra admistratoret jane te rinj....te gjezdisur...kane nje te mete te madhe ...jane bij e nipa oficeresh,nganjere punetoresh te dalluar ne uzine Traktori qe aktivizoheshin ne Bashkimet Profesionale.(Ketu Venus do hidhet perpjete ,ku e di kjo se ç'ishte babi im).smiley E mandej pse keta njerez nuk ndrrojne .Ta kesh pas baben ,gjyshin ,oficer o kryetar te Bashkimeve profisionale minimumi i hajrit eshte qe me 29 nuk arrestohesh...po kendon labçe me te ngjashmit e tu...tym e ben...smileyPrandaj nuk ndrron....Te nderrosh do te thote te kesh neurone te lira ,te paintosikuara ....

vipera anticommunista

Cobra democristiano!!

(Ketu Venus do hidhet perpjete ,ku e di kjo se ç'ishte babi im)

Po i ben qejfin vetes me duketsmiley

E keqja e llojit tuaj eshte se doni ta perbaltni  gjithe popullin e thjeshte me etiketime allasojce (antikomunistesmiley ) ,edhe ke se,po ate popull qe sot voton me besim te madh,si dikur nenen parti ,dhe Berishen.

prandaj dukeni aq antishqiptare dhe te neveritshem soji juaj.Ju tere jeten jeni marre dhe merreni me samarin,jo gomarin.

Haha, po si kishe ruajtur vetem komentet brohoritese o XYZ, me gajase smiley

si nuk i kishte heq vize emrit tim te permendur diku?smiley

Humor na solli, Hurbi ,humor 14 tonsh.Ala s'na ka dale dehja.smiley

Megjithate ,dhe humori e ka nje bisht mbrapa ,apo jo?smileyNuk do kisha asgje me ate qe ndodhi ,nese torta do ish ndare me njerezillek dhe te benin c'te donin me pjesen apo legenin e tyre.Te luanin topa bore,se ti e di qe, neve ketej ,na qan cik syri per te bardhen  debore.

Me thuaj te verteten ,nese njeri/njera nga ata/ato  qe gllaberiten  torte me legen e qese ne video, te ish i afermi yt,nuk do te vinte pak(fare) rende?

Edhe nje gje,kur ne te trishtuarit filluam te qeshnim ,te qeshurit varen turinjte,krse tani po na beni moral per te kunderten.smiley

Rrofsh moj torte qe i mblodhe smiley

smiley

Si ta tresim tortën e Pallatit të Kulturës?

po futini ndonje uje te gazuar dhe  u kry.  vec  ju lutemi shume: ''no more torte''smiley in my life.  na lodhet!smiley

Shkrimi eshte i Artan Fuges. Perse nuk vihet emri autorit?

torta eshte simbolike. Paria i thote popllit; dhe njehere qe ua servirem turten nuk dishit me e henger, ndaj mos u ankoni kur ne gllaberojme torten e pushtetit.

Ps. dum turshi

Shyqyr qe u vu emri i vertete dhe jo pseudonimi, se u torovilem krejta...... Prof, Fuga eshte nje personalitet i mendimit, por jo çdo mendim eshte me vlera.....

 

Nicku eshte i Fuges, kete po thua? Nga komenti pare (kur artikulli ishte me pseudonim) ne komentin e dyte(kur u vendos emri autorit) ka nje piruete dhe nje perfundim se "jo cdo mendim eshte me vlera". Kur krahasoj shkrimine  Fuges me te xhaxhait, i pari me duket njeanshmerisht i sforcuar ne kerkim te justifikimit.

Nga komenti pare (kur artikulli ishte me pseudonim) ne komentin e dyte(kur u vendos emri autorit) ka nje piruete dhe nje perfundim se "jo cdo mendim eshte me vlera".

smiley

Spiro, siç e kam shkruar edhe tek komenti me pare, por edhe ne komentet e dt, 28, po kesaj i kam meshuar..... organizimit skandalozz.... populli eshte turme..... Historine e bejne elitat po ashtu elitat zhvillojne nje popull, ky eshte mendimi im, e si i tille, populli nuk ka faj... keshtu eshte sjelle ne ShBA, keshtu ne Angli, e France, e po keshtu edhe ne Itali e gjetke.... popullin e mban te lidhur vetem e vetem frika nga ligji, e ne raste te tilla kur populli nuk ka frike ligjin se e kane lene te lire, ja se ç'ngjet...., si kudo ne bote.... Edhe Gjermanett, asnjehere nuk e bejne shurren kudo, por ne vendet e caktuara, biles edhe kur jane te dehur, por ne festen e birrres, shurrojne ku te mundin..... se jane te lire..... 

ps

pirueta nuk bej une, pasi me meren mendte.....loool

bathoristi kur ka torte lyen dhe by*****

Turp ? Nga kush ? Mos jemi popull që kemi bërë genocide? Mos kemi pushtuar njeri nëpërmjet arradhesh fashiste? Mos i kemi shtrirë dorën njeriut për të na mbajt me bukë se nuk kemi evro në dorë? Këto janë turpe. Mos kemi vrarë komshinjtë sepse kishin fe tjetër nga jona? Këto janë turpe. Jo shtyrja në stadium, jo ngrënia me duar, e mbledhja me qese e një gjelle aristokratësh, shtruar në një banket orgjiak popullor. E thamë populli nuk mund të hajë me thikë e me piru në një banket mijra personash

Turp nga kush? Turp nga vetja o zoteri....!!! Sa do ti mbushim me analiza e justifiime...ajo qe ndodhi ishte nje turp i madh!! i gjithe ky 100-vjetor ishte nje turp i madh,qe vete njerzit e rembyer nga simbolika e festa apo thjesht se ndoshta e duan paksa vendin e tye bejne sikur nuk i shohin !!Eshte detyre e elites ti thote gjerat sic jane...por eshte koha e qorave e shurdheve qe bejne sikur nuk shohin,apo shohin diku tjeter..prandaj punet behen me bthe...e askush nuk can bth!!! ndryshe nuk shpjegohet flamujt e shtremberuar deri ne paturpesi..nxerrja e nje busti 60 cm te larte nga nje muze e  vendosur ne nje palo shesh per 100-vjetor,per te mos folur per shtepite apo varret e heronjve te pakundershtueshem nga askush,qe shkaterohen per dite,e askush nuk u kujtua ne kete 100 vjetor....president  i republikes qe nuk e ka idene se cfare po ben ne kete 100-vjetor,nuk ka idene e protokollit nuk ka idene e shtetit.. ne vend te pyes veten....kush  erdhi per ta uruar nga fqinjet shqiperine?...pret eshtrat e nderon nje ish mbret per 100 vjetor!! ku nuk futen duart e nuk lane nam...jo nam...por koqen e namit qe nuk ka analize e mendim intelektuali me shpjegime pirunjsh e thikash ta laj !!Njerez idiot qe nuk e kane idene e shtetit edhe pas 100 vjetesh..edhe sa duhet te presim per nje shtet serioz...te pakten te jete i zoti te ndaj nje torte...!!

Mendoj se torta, do te ishte mire te behej e gjate (siç i bejne ne perendim) ku njerzit nga te dyja anet te prisnin nga nje cope. Ne ate forme qe u paraqit, e rrumbullaket, nuk iu jepte mundesi njerzeve te shkonin ne mes, veç duke hypur siper e te loznin smiley

une mendoj qe torten nuk duhet ta kishin ndare fare, por ta fusnin ne Bursen Kombetare si aset i vecante.. le ta shisnin pas ca ditesh, ku parashikohej qe aksionet e sheqerit do ishin rritur shume...
ehh, po kujt tia thuash,tha, Buall Mavrise??

Belulooo, Nje produkt i pregatitur, nuk mund te futet me ne Burse qofte edhe si i regjistruar, se ai (produkti i pregatitur) ka dale nga Bursa kur eshte i pregatitur, pra gati per ku konsumuar.  Ne Shqiperi nuk ekzistojne keto praktika se Bashkia i ben keto direkt nga taksat e qytetarve, nje mjet primitiv financiar. Lexo fq 174-187 te VQ , analiza mbi bursen. Kete po ta jap si detyre shtepie per gjith javen smiley pastaj do te te jap nje tjeter per javen pasuese, me qellimin e mire qe te vish i pregatitur ne komente smiley

po ne frigorifer?? apo skane Bursat frigorifer...

shiko,kjo torta nuk ishte dosido... ki parasysh qe torta tjeter do behet pas 100 vjetesh.. ne kete rast torta merr vlera eksluzive te vecanta.. pak a shume te krahasueshme me veren e vjeter..smiley

Mire ja bere z. Pjer.

Bursa presupozon se ke nje shtet ligjor ku zbatohen rregullat me rreptesi.Ne nje vend ku as ushtria nuk besohet te mbaje sekretin , imagjononi nje llogaritar te nje kompanie publike ne shqiperi perpara se te publikohen fitimet te mos e ndaje haberin me shoqerine e te mos beje insider trading?Imagjinoni qe ky llogaritar te haje 20 vjet burg per kete ?Pastaj berja e kompanive publike si mjet per te mbledhur kapital nuk eshte efektive per kushtet e shqiperise.Si pasoje e rrezikut te madh makroekonomik e politik cmimi qe investuesit do ti vene aksioneve do te jete i ulet per pasoje kompanite do ta japin pronesine e tyre  teper lire pa ia arritur qellimit per te cilin kompania behet publike.Per te ilustruar kete vini re kompanite izraelite megjithese jane teper fitimprurese P/E e tyre eshte teper e ulet krahasuar me ato amerikane.

Qesh ti qesh, po sot i hëngre nja dy të mira nga kujdestari...dmth nga Pjeri. 

Ta tregoi me fakte paditurinë tënde. Por unë them që kot që lodhet Pjeri duke cituar nr  e faqeve ku të hapësh sytë, Noli thoshte:

Zbut kurrizin më parë,

pastaj ndriço trurin.

Se i padituri s'ndriçohet

askurrë pa drurin.

"kishte dore te rende dreqi.....

po eshte liber i veshtire o vlla.. i do my best,tha..

..

smiley u harru torta tani

Btw, ca ndodhi si perfundim me torten?

eqiu saliu

Dakort, po pastaj ca e bone?

E hudhen ke plenat? 

E shplane me zorre? 

Ja ndane gjindjes? 

Apo aty eshte akoma, ke Pallati i Keltures? smiley 

Është rasti edhe për humor... Ta bëjmë. Cfarë të keqe ka?

Ne nje dasem ne Vlore, aty nga mesi i dasmes i zoti i dasmes thote:

-Kush eshte nga Tirana te dal cik jashte.

Te ftuarit nga Tirana ngrihen te revoltuar dhe pyesin:

-Pse do dalim?

I zoti i dasmes:

-Po do presim torten e ciftit o zoterinj!

 

Per artikullin: Fuga, o shoku i Lirkes smiley

  smiley

Moj kjo Lirka, mos eshte gje ajo Bedina Bulini, qe del ndonjehere ne tv

Monda,

 

Etiketa e të ngrënit e përmendur nga Fuga ka njëfarë peshe në marrëdhëniet njerëzore. Ajo con shpeshherë në paragjykime, e madje në qëndrime të gabuara. Nëse do të tregoja për shembull, që në disa vende të Afrikës, ekziston një traditë ngrënieje nga një enë e përbashkët e madhe, ku shtihet gjella e gatuar për të gjithë. Pra, gatuhet për të gjithë familjen (zakonisht familje të mëdha), dhe shërbehet në tasa të përbashkët. Ajo cka është edhe më e cuditshme, është që pjestarët nuk hanë me pirunë, e lugë, por me duar, drejtpërdrejt nga tasi i përbashkët. Ndonjëherë, nuk shtrohet as tavolinë. Pra, të ulur, në tokë, me një enë të madhe të përbashkët, ku secili ngjyen dorën e vet, në gjellën e përgatitur për të gjithë. Cfarë mund të thuash për këtë tradite? Ndërkohë, asqë mund të mendohet se ka varfëri në këto familje. Janë familje sqimatare, nga më të pasurat në Afrikë. Por, është kjo traditë gatimi dhe shërbimi. Në cast e lidh me varfërinë. Më pas sheh që nuk është tamam ashtu. Është cështje e etiketës së të ngrënit. Në disa vende ajo është një element i savoir faire. Në disa të tjera, është një element i savoir vivre...

a eshte e turpshme dhe a duhet te flasim?

pse jo, ajo cka ndodhi nuk ka pse te shihet si tabu; thjesht e gjej pa vend qe debati post-festes perqendrohet te trajtimi qe ju rezervua tortes. Festimet ishin madheshtore per nga permasa, mijera qe festuan bashke; kryeministri hedh shashka per konsum te brendshem dhe harron per efektet ansore ne marrdheniet me jashte. Me pas mundohet te pergenjeshtroje ca ka thene po kjo mund t'i kushtoje goxha nga pikpamja e karrieres dhe sfidave politike. Qe tani Greqia po e perflet "incidentin" si ajo cka do t'i kushtoje Shqiperise anetarsimin ne EU. Dhe nderkohe torta eshte kthyer ne ne teme kryesore? jemi te verber apo mbyllim syte me deshire?

* p.s. e pashe gabim apo edhe torten e Vlores e priti i njejti fat si ate te Tiranes? b-web a shqiptarja e kishin te ilustruar me foto se si qellohej me torte dhe ne Vlore

...keta le te vijne ne Tirane.

Tirana, si jet e mot, i pret GJITHE shqiptaret krahehapur, pa problem. smiley

Bredho, te kane bere syckat i dashur smiley.

Gazetarise qe heqin paralele, u kane plasur.

aaa, vreje pak linkun e gjembushes t'lutmi!

Bredh, me ca pune ne duar e s'te gjegjem dot gjate. Shkurt, me mire nami se syckat e tua smiley.

Sa per gazetarine sic thashe, u kane plas.

 

Pune ? nuk po sheh Bayernin me Dortmundin ? apo ca ta shohesh smiley dobet .

Se ke pare fare gabim plako .

Ej, po feste eshte fundi i fundit, ca ka per tjerrur kaq gjate. Po sikur ky te jete fillimi i nje tradite te festimeve me torte, sic kane spanjollet kete me domate?

Po torta për atë punë është... se mos është e gjitha për të ngrënë. Hëngrën sa hëngrën e pastaj luajtën. A nuk bëhet kështu edhe në perëndimin e civilizuar... ah jo!! ...atje ka torta apostafat (o Ma!! smiley ) për t'i lëshuar surratit.

Apo nuk keni parë ndonjëherë nga ato videot humoristike. 

smiley

Eshte shume e thjeshte: qofte madhesia e tortes, qofte numri i njerezve ishin te dimensioneve te tilla qe sikur edhe ne vendin me te kulturuar te ishim, ashtu do te perfundonte.

Le te konsiderojme skenarin tjeter (imagjinar), pra qe torta u nda dhe u konsumua ne menyre te kulturuar eco-chic smiley, a e keni menduar ndonjehere se sa kohe do te ishte dashur qe te servirej e gjitha? Operacioni do te kishte mbaruar rrezik diku andej nga mengjesi i dites tjeter.

E gjithsesi, pervec kohes do te ishte kerkuar edhe angazhimi i gjysmes se kamariereve te Tiranes per servirjen e saj.

Thjesht, ajo e tortes ishte nje ide jo fort e mire. Me mire te ishin bere konvencione me baret e restorantet qe t'i sherbenin njerezve ushqime e pije me gjysem cmimi, fjala vjen.

Po mire me car te keqe do kishte po te kishte zgjat shume ndarja e tortes. Noshta do kishim fatin qe edhe aty te vite e te pervishte monget Arvizu. Me ate rast nai bathorist do vete n'facebook foto te Arvizu t'u i dhone turte.

Sinqerisht te gjitha festimet ishin katunareske. Edhe te koncerti i konceptuar nga Inva, gjithçka ishte perfekte perveç projektimeve (te manaxhuara nga Klan-i, nje ordinerllik i turpshem), publikut ku 25-30% e vendeve ishin bosh dhe te pranishem me tuta qe dilnin nga salla ne mes te koncertit se po fillote koncerti ne shesh (i menaxhuar nga Ministria e Kultures dhe Kryeministria), disa artiste te futur me urdher te Berishes.

Turp ? Nga kush ?

Turp nga vetja, z.Fuga !

Shkrim teper i dobet, per nje Pr.Dr.

 

Mos kini merak. Kush është hamës i madh, mund të ketë njëqind të meta, por është njeri i mirë. Të gjithë e duan...

Zelli i Tepruar ...njesoj si ngrenia e Tortes . Po Dantja per Grykesit cfare thote ? smiley Mos i kalo kufijte nga zelli .Cdo gje e tepruar eshte e dmeshme .Kete kemi ne si Fjale te urtee Shekulore jo prallat me Robespier .

Dhe sikur ta shohesh REALISHT cfare qe kjo Maskarade del shume here me Qarte qe nuk ishte gje tjeter vetem nje QIRI i ndezur mbi trupin e te pabuksve e te shtypurve koke e kembe nga Arroganca e Tortserviresve . Harroni nje Cast .Gezoni nje cast .

Ka dhe festa nder Pouj qe nje apo dy nete i lene beqarkat te "festojne " me pas ? I vrasin se shkelin "Rregulloren e Bulevardeve !

Sot eshte Kohe e Pafre edhe ne fushen e mejtimit te mendjes .Gjithkush Shperthen . Edhe ujrat e zeza here pas here permbysin Tiranen , Shkodren e Vloren . E perse te mos permbytemi njehere nga Ujrat e Zeza te Pushtetit qe serviri me ane te Tortes ! Nje Popull tallava qe i festojne Bustin e Mbretit ne Republike ce gjeti se hengri nje Torte nga Guzhiniere qe lajne duart me peshtyme kur u ngjitet Mielli ?

Shkrimi per mua patjeter qe eshte Interesant .Por vetem ne kendshikimin  "Ka plase Intelektual i Modh mer jahu ne Lefqeni "

Torta ishte thjesht nje GJEST karagjozesh qe te merret si shembull per Jete si Koha e JONE e sundimit te Shportes se Karavidheve .Torten shqiptaret pa patur nevoje per "filosofira " aristokratike , ka mesuar se cfare  eshte , vetem pas Clirimit nga Feudalo , Bejlero ,Agallaret qe hanin vetem BAKLLAVA e lepinin Gishtat . Si te duket Ideja e BAKLLAVASE z.Fuga ?

Ideja e Tortes ishte dhe do mbetet nje Gjest karagjozesh Bllofiste !

Nje Popull tallava qe i festojne Bustin e Mbretit ne Republike ce gjeti se hengri nje Torte nga Guzhiniere qe lajne duart me peshtyme kur u ngjitet Mielli ?

Vazhdon te mbetesh emblema e Peshkut o Idriz....ata qe te kane inat, plaçin nga marazi.....smiley

I nderuar alidems .

Nder shume te njohur , shoke e miq ,  nje nga me te miret e kam pas FURXHI . E hoqen nga punistja e Pastave sepse "rrahu " Pergjegjesen . Nuk e mbajti dot zememrimin .I raportoi per punetoret qe " kur u ngjitej mielli ne duar , dhe me vone ne levat e brumatriceve , peshtynin ne duar dhe i fshinin pas futave ,fshinin dhe ....kur kishin ftohte . Mirpo po behej rruge . Pergjegjesja i tha qe " beni Tortat Ju . Nuk kini pune me keto . Populli do te embelsohet "

E hoqen nga Puna dhe e kaluan Furxhi .Pergjegjesen e futen ne Burg , dhe me sa kisha dije kur isha aty , ishte nje veprimtare e flaket e PD-hit , ndersa e Bija ishte sekretare e PD ne ate qytet si e persekutuar ,me perspektive besoj si  Kryetare Parlamenti !

Rri rri dhe mendohem i nderuar Dems tash qe Ravi do na bjere dhe 21 Dhjetorin e te hiklim sipas zanes pa hjek drone me vedi smiley .E para per verejtjen TUAJ te thjeshte e domethenese

Jo me Top smiley po dhe te Ruzhes "shume vrazhdesi " smiley ...E drejte... po ndaj KUJT ? Gradualisht edhe nje individ me ekuiliber si JU jo rralle provuat qe ketu nuk mund te besh "sehir ndaj Injoranteve " Te paragjykuarve " dhe "Llafazaneve " qe mendojne se Sot per here te pare Njerzit mund te mendojne e Shprehen . Jane  LLUM i perfaqesimit  te Inteligjences Reale Shqiptare kush ka jetuar ne Kohen TONE qe me shume se setenca "Ti ke mendimin tend Une tund koken time " nuk mund te gjesh krahasim per ta !

Ne se vetem njehere do lexoj nje argument prej Tufes se tyre , qe te kete nje rrjedhshmeri Normale te Natyrshme ne SHQIP ,( te pakten te shtruar qofte edhe "me shkarje"  si te z.Cima ) , do shikosh Tjeter Gjuhe por gjithnje "sipas kokes dhe Festen smiley

 

 

Nuk este e turpeshme ajo qe ndodhi. E peshtire dhe kriminale eshte intriga e organizatoreve te festes ne kryeqytet qe donin te perdornin torten dhe mishin e pjekur si karem per te terhequr turmat drejt sheshit per tiu kundervene keshtu grumbullimeve ne Vlore. Ndoshta do te kish qene me mire qe profesori i nderuar ne kete kendveshtrim ta kishte pare dhe trajtuar kete histori. Por sic duket nuk ka pergatitjen e duhur per kete pune.

Shyqyr qe s'e hengre ti karemin e ndejte mbyllur ne shtepi me gruan - apo e ndryshove planin?

po si nuk ju hoq  mekati i inferiorit ketij mileti? leqe kur nuk u hiqet ketyre intelktualeve me lloj lloj titujsh e phd si ti hiqet miletit qe vetem tituj e diploma nuk njeh.

Ideja e tortes nuk duket te jete shume origjinale. Ne Kosove per festen e Pavaresise se Kosoves ne 2008:

Interesante qe s'paska roje por njerezit vec e shikojne e i bejne foto.

Ne 2008-en u grine dhe ne Kosove per pak torte, dhe e mbushen me qese. Por mediat nuk e dhane. Nje djale qe e kishte filmuar madje ma tregoi videon ne youtube privatisht, s'donte te behej publike. Ishte kohe qe dhe serbet ishin shume aktive neper komente youtub-i e ku te gjenin video tallese.

S'e kam pare.

Sepse s'ndodhi para kamerave televizive, se s'ishin aq budallenj (dhe kishin vend ku ta merrnin torten larg kamerave, keshtu stergjatese). Ky djali e kishte filmuar vete. Po gjthsesi, as krahasohej me keta tanet. 

Ka bere mire .Nuk mund te hahen qurrat dhe peshtymat e sqeperve qe e pregatiten.

Ke te pakten 22 vjet qe flet per nje popull pa kulture qe hedh ku mundte plehrat e me thirrjen e sqeperve , Kamunistet iken bani i HALE gjithe Shqiperine" .... ne menyre te vecante Tiranen me e shur se na e "la Diktatura si Kajri or tie " e dashke tani per nje I QIN Vjetnuer te na gatuash pa "Gjembece "smiley

Shko lexo se po Ben nje TORTE akoma me te Madhe me rastin e I QIN Vjetnuerit ..

Njasaj Karla del Pontes ja tregojme na or tie . A ka nigjue njajo si ua bajme Lavireve te Bulevardeve  ?

Mujsh me na pru njat permbajtjen e Akuzes se Sqeperve qe jane bere Vegla me e peshtire ne duart e ...KUJT ? Pisi ! Ata se paten per gje te Dhjesin njezet e dy vjet mbi Shqiperi e te bien 97 , jo me te bejne "Torta" me qurrasher e ti servirin si " amelsina e shekullit or tie po njaj Ahmetja eshte kryetrim"   Cfare fsheh Ky PIS , Provokator e Bandit me kete Nacionalizem Bajat ? Ke ka pas vetes ky qe i serviloset Vlores ? Rrugac Bandit e Bajraktar Intrigant qe nje dite te bukur nga "Jo zotrie une due e Europen ,po njaj Ed Rama me ka pengue "  na bahet Gj.E.Ali me u ndesh me Bajlozet e Europes or tie ?

Ne s'ke ti japesh Buke e ne se do ti fshehesh katastrofen qe i pregatit nje Populli jepi atij Parrulla dhe shushate me Propogande Cubash Nacionalistesh ! Genjeje e nanurite ate me Torta me Peshtyme e me Tirane "ma te bukuren e Ballkanit or tie " ! Lamash !

Keto muhabetet torteiste u bene si ato prurjet e atij blogut Historia ime, no pun indented. 

Mjaft bre me embelsira, pini nje Coca-Cola

Nje kos me limon me pak fare djathi besoj do mjaftonte.

Djema, pash nja ca vidio tek Shekulli dhe faqe te tjera, per Torten e Pavarsise, ç'te shihje, nje shtytje e madhe, ca qanin nga shtypja, ca te deshperuar, boh, krejt nje pamje tjeter ç'na serviren ketu Blendi Salaj me Gjonin e Italise qe ishte budallepsur fare. Nuk jam kompjuterist, por shum nga ju qe jeni mjeshtra te kompjutrit, mund ti sillni ketu ato shfaqje ku njerzit shtypeshin dhe s'kish asnjefare gezimi. Une do ta quaja; ana tjeter e medaljes. 

ja, lieve van pierre, echt de andere kant van de medaille smiley

Jo keq me gjuhen, por ke nevoje te permisohesh. 

amon mer plak, un po i afrohem të dyzetave e me m'nigju xhaja  tuj fol shqip, m'bo harram

nuk di po kto qarjet se u bo kshu apo ashtu m'kujtojn thashethemet e grave kur shkojne per vizite. Masi marojn qoken fillojn me llafe pazari.
Kjo ishte feste; kshu dime me festu ne shqiptaret - ca ka per t'u hidhnu kaq shume njehere?

Bredharako, po a kam te drejte te shoh anen tjeter te medaljes apo jo. Mendoj qe po. ç'te keqe ka ketu te flasesh per ate qe administratoret na e kishin fshehur, mizerjen e festes. Une as dua ta prish gezimin e Pavarsise dhe as te perflas festen. Thjesht thash ate qe pashe, ate qe administratoret u munduan ta fshehin. 

Ti je kompjuterist i zoti, e di, merre mundimin te lutem dhe shihi skenat ku njerzit shtypen, disave iu merret fryma, disa shtypen fare, disa gati sa su bie te fiket nga shtypja. Torta ne fakt ishte e madhe, se e pashe nga keto sajtet, jo nga ajo qe na serviri Blendi, ku ne kujtonim se ishte e rrumbullaket 5 me 5 metra, ishte nje torte gjigande nga cepi ne cep, ku mund te hante gjysma e Shqiperise. 

Nuk e kisha per ty personalisht Pjero se ti e di qe une lexoj me interes cdo analize apo mendim tendin. Sa per ate qe the, ja hengri jo gjysma po e gjithe shqipria Pjero, ja hengri e gjithe shqipria 3 here. E pastaj? ca ndryshon kjo?

Kjo ndryshon Bredharako menyren e te sjellurit. E ke vene re, ku ndryshojme ne europianet jugoret me europianet verioret, apo amerikano jugoret me amerikano verioret apo dhe me kanadezet. Ta them une. Ne shtyhemi, nuk durojm dot radhen, ndersa keta ketu dhe ata atje tek ti, respektojne radhen, rrijne ne radhe, morpo jo 1-2-3 ore, por 4-5-6-7 ore. Nuk shtyhen, nuk shtypen, respektojne ate qe eshte para tij. Ja ky eshte ndryshimi.  Eh sikur te ishim dhe ne si keta europiano verioret apo si kanadezet. 

 Me qe jemi tek torta e Panvarsise, kush eshte ideatori i kesaj torte masive ?

Do te ishte interesante, per kuriozitet.

Patjeter duhet te kete nje ideator., i cili vendosi te bente torten me te madhe ne bote ne mes te Tiranes!smiley

krijuesi i tortes, ne kuptimin kulinar?

Apo ai qe vendosi te behet nje torte gjigante?

Torten dhe mishin Birisha sikur e permendi si ide, ne mbledhje qeverie.

Jo jo krijuesi, kulinari smiley ai qe dha idene : " te bejme nje torte te madhe qe te cudisim boten me 28 te Nandorit te 2 mi e dy mdhetes! 

Festimet per 100 vjetorin ne Tirane lane shume per te deshiruar.

Kam pershtypjen se ne si shqiptare akoma nuk i jemi larguar festimeve te tipit totalitar te kapo - dullist.

Per mendimin tim nje MINUS shume i madh per Bashen dhe klanin e tij.

Kjo ishte prova e pare dhe e vetme qe tregoj se sa e ka takatin socialo politik si individ dhe si nje kanditat i mundshem pasardhes per nje post te larte ne pd apo ne qeveri.

Kryetari i bashkise se kryeqytetit eshte numri 2 i nje shteti ne publik dhe mbas kulisave bile me i rendesishmi (te pakten ne shtetet perendimore)!!!

"Torta" e qellimshme apo naive kete do ta shohim, si nga ana teknike dhe nga ana morale ishte nje gabim shume i madh jo sepse sherbeu si nje rast te vecante per disa antishqiptare soldiste alabaker asociale te te gjitha moshave te cilet me sjelljet e tyre perpiqen ti heqin gezimin cdo feste ne shqiperi, por tregoi dhe nje here shume qarte se politika me institucionet shtetrore nuk e ka turmen nen kontroll.

Torta ne perendim do te thote martese pra kush u martua ne kete rast !!!!!

Nuk ja vlen te perseris me se Organizimi ishte shume i dobet dhe permbajtja e festes deri diku antishqiptare.  Politika (Rama-Sala) si perhere nord dhe syd pol ...

 

Kryetari i bashkise se kryeqytetit eshte numri 2 i nje shteti ne publik dhe mbas kulisave bile me i rendesishmi (te pakten ne shtetet perendimore)!!!

 

Gjon, Zoti Basha eshte i emeruar ne ate detyre dhe jo i zgjedhur nga populli. Emerimin e ka marre nga klani mafjoz i familjes se Sali berishes. Por ti ke te drejte kur thua se ai nuk ben per ate pune. Klani mafjoz ka gabuar ne kete zgjedhje qe ka bere. Nejse me mire keshtu per popullin.

Tim,

ta marresh hole holle sic po dalin bathet deri tani ne Shqiperi nuk ka akoma nje politikan te zgjedhur por te gjithe jane te emruar.

Shtrohet thjesht pyetja se sa takat (moral, athdedashuri, deshire) ka nje individ i "zjgedhur" per te levizur dicka ne drejtimin e duhur ne ate qe ata gjasme e quajne atdheu i tyre Shqiperi.

Ta perseris dhe nje here se kjo qe po them vlen si per te majtet dhe per te djathtet...

Shtroj me verte pyetjen se cfar ka bere ky basha ne hollande tere kohen qe te lejoj ti ndodhi nje gafe kaq e madhe si kjo "torta" ???

Kane pasqyra neper shtepi keta njerez qe te shohin veten e tyre ne mengjes kur cohen nga gjymi dhe ne darke kur vine ne shtepi ???

Mire ky po ajo gjasme sexi tabaku apo matematicieni besnik i berishes qe su bone gjalle fare ne gjithe ket feste?

Doktori fuga perpiqet me kot te mbuloi bemat e tortes sepse ai qe ka dy pare mend ne koke e kuptoi shume mire se cdo te thoshte kjo torte.

Doktor Fuga nuk eshte mire kur genjen apo shtremberon faktet me qellim sepse eshte kjo evrope qe po na mban gjalle me ceqe e leke dhe jane ata njerez qe ti me te padrejten morale i quan si genocide qe vune veton per shqiperine dhe kosoven.

Kjo qe ben ti eshte imoraliteti intelektualo akademik !!!

 

 

.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).