Pjese shkeputur nga “Picture from the Balkans” e John Foster Fraser, botuar ne 1906, pas nje udhetimi ne Ballkanin e fund-shekullit te XVIII

Serbia

Eshte nje galeri e vogel pikturash ne Beograd, ku ka disa piktura te mira syresh dhe mjaft te tjera mediokre. Por jane disa ne vitrine, te cilat, nisur nga subjekti, nuk do ekspozoheshin ne asnje galeri te Perendimit. Keto jane ca piktura ku gjaku ze vend kryesor. Vendi i nderit ne galeri i eshte lene nje kanavace te madhe qe tregon nje pllaje shkembi gri ne malet shqiptare ku nje shqiptari i eshte prere koka, e cila eshte vendosur mes kembeve te tij, ndersa syte e gruas dhe femijeve e tij veshtrojne te shperqendruar me shikim te mjegullt. Piktura ka ngjyre te kuqe me bollek.

Nje tjeter eshte nje punim ku nje grua sapo ka perfunduar se preri gurmazin e nje mashkulli. Syte e te vdekurit jane te tmerruar, lekura ka zbehtesine e vdekjes, gryka – eh, tha kuratori i galerise dhe vendosi gishtin pikerisht aty dhe me tha se ishte nje veper shume e mire. Bukuria e ketyre pikturave – nese ka kuptim te perdorim fjalen “bukuri” – qendron ne horrorin e tyre.

Qyteti i lashte i Ohrit

Rruga kryesore e Manastirit ishte zhytur ne erresiren Kimeriane1 dy ore perpara muzgut. Prishej vec prej trokitjeve te patkonjve dhe nga dritherimat e hingellimat e kafsheve te paduruara.

Zhurmat e shpatave ne kellefe, ajo e qytave te pushkeve, cingerrima e mamuzeve bashkoheshin me te foluren e mbytur te zerave te thelle te turqve.

Kur ula poshte qepenat e dhomes sime ne hanin grek ku ndenja, mendimi qe me kaploi ishte se ndodhesha ne nje rrethim. Rrezja e dobet e llampes sime ndricoi qeleshen e nje kaloresi te zbritur prej kalit, disi e kuqerremte ne kontrast te trishte me te kuqen e festes qe te gjithe mbanin. Erresira shpohej nga feksjet e shume cigareve – sepse ushtari turk, edhe pse mund te mos kete te haje, kurre nuk mund te rrije pa dredhur ose tymosur cigare.

Kjo ishte eskorta te cilen ma kish dhene Valiu i Manastirit. Po i futesha udhetimit te ashper te Shqiperise. Por kish dhe udhetare te tjere qe do do te na shoqeronin deri ne Oher, nje dite udhetim. Bashkuam forcat dhe shoqeruesit. Dhe pasi ckermitem nje mengjes te varfer nen driten e qirinjve, e teksa u nisem ende pa aguar, mund te kemi zgjuar gjysmen e Manastirit me zhurmen e shkaktuar nga shpatat, hingllimat e kuajve dhe britmat e mprehta te ushtareve.

Rruga ishte e shenuar mire. Gjarperonte permes nje vargu te gjate kodrash te zhveshura. Barinj, njerez qe benin thuajse jeten e dhive te tyre, gjatoshe e te zbehte, bij gjysem te frikesuar te natyres se eger, veshur me guna te bera nga lekura te plota delesh, na pane vrengshem prej zjarreve te vegjel prane te cileve ishin krusposur per t’u ngrohur; i pushuan qente, te cilet ishin gjysem ujq nqse vije re skermitjen e dhembeve dhe egersine e pashoqe qe treguan ndaj ecjes perpara te karvanit tone. Kercenin egersisht perpara kuajve tane thuajse do te donin t’i kafshonin ata ne gryke.

Mengjesi na shfaqi se pergjate lugines, kodrat ngriheshin natyrshem. Permes pemesh dalloje fshatra, joshes si ne kartoline por sikur te pengonin qe te njiheshe nga afer. Ato kodra, sikurse kodrat qe kapluam, ishin te perhimta dhe jo pjellore por humnerat e te carat e tokes qe vaditeshin nga mijera vija uji qe rridhnin prej maleve nga pas, jeshilonin nga nje bimesi e gjalle e dendur.

-Oh – tha kapiteni i rojeve, - ky eshte nje vend i rrezikshem. Gjithe kodrat jane mbushur me komite. Po i afrohemi fshatit te Kazanihut. Te gjithe banoret jane komite. Por ju jeni i sigurt; asnje nuk do guxoje te sulmoje kur ka nje eskorte trupash!

Nqse fshataret ishin komite, me siguri ishin me te percmuarit e imagjinushem te profesionit te komitit: sy gjarper, krijesa qe rreshqisnin fshehurazi, pa mish ne kocka dhe me zhele ne trup. Dyshova se do te mund te guxonin te sulmonin nje karvan mushkash.

Komitet jane nder kodra – me shpjegoi kapiteni, - mbase shohim ndonje me vone. Ju ndodhet nje revolver?
Mendoj se po perpiqej te me provonte se jeta e nje te huaji nuk do vlente as 2 qindarka nqse nuk do te ish per mbrojtjen qe kisha prej tij dhe ushtareve te tij.

E ndersa kuajt po benin nje pushim 10 minutesh perpara se te merrnim nje te perpjete te lodhshme kodrave, une dola shetitje. Nuk kisha bere as 100 jarde kur dy dreq qen qe ruanin dhite m’u afruan duke lehur dhe me nje pamje aspak miqesore. Gishtat e mi preken revolen. Natyrisht qe mendimi i pare qe me kaloi nder mend ishte t’u qelloja. Eshte e cuditshme sa shume mendon njeriu ne harkun e 5 sekondave kur eshte i detyruar nga kushtet. M’u kujtua fillimisht nje keshille serioze e nje konsulli britanik, qe kurre te mos qellosh qenin e nje bariu dhish shqiptar nqse nuk je i pergatitur te qellosh dhe te zotin e qenit perpara se t’i japesh kohe atij qe te qelloje ty. Se dyti, m’u kujtua qe kisha lexuar diku – zoti e di ku – se nje qen nuk sulmon kurre dike qe eshte i ulur.

Me nje besim te shoshitur dhe me zhdervjellsine e nje zoterie japonez te nje teatri komik, u plasa ne toke. Njekohsisht mund te them hapur se u pergatita per katastrofen duke nxjerre revolen me mendimin se do ndreqja qenin dhe te zotin nese nevoja e kerkonte. Sidoqofte, me keqardhje po them – ne interes te ketij episodi dramatik – se qente mesa duket menduan (ne kete konkluzion arrita une), se une kisha nje pamje thellesisht qesharake. E pra, ata ndalen rreth 5 hapa para meje dhe qendruan pa levizur gatitu me kreshtat lart duke m’u skermitur nderkohe qe une isha ulur.

Nuk mund te them sa eshte koha ideale per dike te rrije galic per te ndaluar etjen per gjak te qenit shqiptar. Por bariu i dhive, me pushken hedhur kraheqafe erdhi duke u hedhur mbi shkembinj duke share, besoj ne shqip, qente, te cilet ishin sjelle aq keq ne syte e nje miku te huaj. Ishte nje malesor tipik e nderkohe dhite e kecet hidheshin neper shkembinj a thua se donin te me ofronin sherbimin e tyre me aq sa mundeshin. E gjithe kjo pamje ishte mjaft e bukur ndaj nxorra kameran dhe e fokusova tek bariu. Por malsor injorant! Kujtoi se kamera ishte ndonje shpikje djallezore e “ketij qeni te krishtere” qe do t’I shkaktonte dhimbje nje muhamedani te ndershem. Nuk shfaqi aspak karakterin luftarak te rraces se tij. Ne vend qe te me matej me pushke dhe te qellonte, ai me shtriu duart perpara dhe m’u lut te qetesohesha. Aq arrita te kuptoja edhe pse nuk merrja vesh asnje rrokje nga cka po fliste. Qe tutje u shfaq duke rendur dragomani im plot me indinjate e zemerim qe isha larguar ashtu pa thene gjysem fjale nga ai dhe ushtaret dhe duke share e mallkuar ne turqisht te gjithe shqiptaret, qente e dhite e tyre.

Por shqiptari, permes dragomanit tim, me kerkoi te falura te shumta dhe shpresoi se efendiu (une) nuk do ta linte te ndershkohej prej ushtareve. Kur e sigurova se nuk kish bere asgje te keqe por vecse ate qe duhej, dhe e shoqerova kete permes paqe-berjes time tipike te ofruarit te cigars, ai i gjori dukej i nderuar e borxhli njekohesisht qe e kisha shpetuar nga rrahja me thuper.

E ndersa ngjiteshim ngadale ne ate dite te nxehte e pa re, hasem ne shume shqiptare. Nuk kishin veshur fustanellat e pambukta sic pershkruhen ne piktura por pantallona te bardha te ngushta prej nje materiali si te batanijeve me nje shirit te zi e te gjere nga lart-poshte ne cdo ane te tyre. Kemishat i kishin te plota e te lirshme dhe kapelet ishin te bardha ose te zeza ne forme cilindrike – nje prove e vogel perderisa festja nuk perdorej, se supermacia turke injorohej prej tyre. Ne pergjithesi kaleronin kuaj imcake e te shpejte. Prove me e mire e rrezikut sesa vete fjalet e komandantit te eskortes ishte fakti se pushket zakonisht mbaheshin ne peqinj te kaloresve dhe jo hedhur pas kraheve.

Nga lartesite e kodrave te zbardhura, pa asnje fije bar atypari, nje fushe e pasur na u shfaq perpara. Gjiri i zymte i liqenit te Prespes ishte ne te majte dhe qyteti i vogel i Resnes anonte paksa djathtas: mireseardhja me e bukur per syte tane sepse uria po na grinte. Keshtu Resna do na ofronte mundesine e te ngrenit dhe te shplodhurit per 2 ore gjate piskut te zagushise.  Ishte e shtune, dite pazari dhe fshataret e krishtere te kodrinave, shumica bullgare, dikush grek, e kishin mbushur pazarin me prodhime. Turqit ishin te paket ndersa shqiptaret rrinin ne kodra. Por ky ishte nje fenomen qe hasje vec ne Maqedoni, ne kete qytet te perziere bullgaro-grek pasi Shqiperia ishte goxha me tutje. Politika i ben t’I mbajne kamat gati, rralle te mbeshtjella. Por nuk do i perdornin per t’u vrare ne kete rast; ishte nje shit-blerje pjeprash. Cdo treg qe vizitova ne tere ballkanin ishte thuajse i mbushur ne gjysmen e tij me pjepra.

… ishte nje ushtar i ri turk i cili me terhoqi vemendjen. Ishte trup-rregullt e thuajse aq i pashem sa nje anglez dhe fare mire, mund ta ngaterroje me nje “Tommy”2 sikur te mos ish per faktin se nuk fliste gjuhe tjeter vec turqishtes dhe se vinte fezin e kuq ne koke. Me vone u be sherbetori im pergjate udhetimit te ashper permes Shqiperise; dhe mgjse mjaft prej cka i thosha m’u desh t’ja shprehja me shenja, ai ish i shkathet dhe shume rralle nuk e kuptoi pernjehere cka mundohesha t’i thosha. Gjeja e pare tek ai qe me beri t’i kushtoja vemendje ishte fakti se kish nje kale te shkelqyer. Nuk mund te gjeje 2 njerez qe te ishin aq miq te ngushte sa ushtari turk dhe mezi i tij. Kurdo qe ndalonim per te pushuar, kali do t’i afrohej prane te zotit, i cili i perkedhelte hunden dhe i fliste.

Gjate pushimit dhe heshtjes se mbremjes, “tommy” im turk, heshturazi u vecua nga shoket e tij dhe eci poshte the perroit derisa shkeli ne nje cope toke me bar. E veshtrova ngeshem me interes. Nxorri nga xhepi nje cohe, jo me te madhe se nje shami xhepi. E lau me aq kujdes sa mendova se po mundohej te vriste nje gjysem ore kohe. Hoqi cizmet e renda dhe lau kembet. Perseri mendova se po kryente nje banje te thjeshte. U kujdes shume qe shamia te ish e paster dhe e hapur ne copezen me te jeshilte te barit. Po aq i kujdesur ishte ne pastertine e kembeve te tij.

Gjithe kjo pergatitje ishte per lutjen. Eci ashtu zbathur dhe i paster drejt qilimit te improvizuar te lutjes. Fytyra i shihte drejt Mekes. Ai shtrengoi duart perpara tij dhe u lut; u ul ne gjunj dhe u lut serish; e uli ballin mbi qilimin e lutjes dhe me duart e hapura te vena ne toke, u fal per here te trete. Kur faljet e tij mbaruan, ai palosi qilimin e vogel te lutjes dhe e fshehu ne gjoksoren e brendshme te xhaketes se tij. Ishte nje skene e vogel impresionuese e ketij “tommy” turk besimtar qe shfrytezonte mundesine gjate pushimit te drekes per te shfaqur perkushtimin e nje muhamedani te vertete.

Nje komande ne britme dhe ushtaret ishin ne kembe, duke hedhur karabinat mbi shpatulla e me pas mbi shalen e kuajve dhe marsh…Dicka dallohej permes pemeve; ne mund te shihnim njesoj si nga nje dhome e erret drejt pamjen jashte saj te ndricuar nga dielli. Ishte nje labirint i kendshem kodrinash dhe ne po kalonim permes tyre me nje ritem te kenaqshem.

Na u desh ta prishnim ate ritem. Kishim nje tatepjete perpara. Aq i thyer ishte relievi, plot me plloca sa asnje kale nuk mund t’ja dilte mbane. Zbritem dhe ecem. i gjithe relieve kodrinor ish i perbere nga shkembinj te vecuar dhe nje pafundesi perrenjsh malore. Te ecje permes tij ishte si te ecje permes nje fushe ne nje miniere qymyri ne nje dite me shi. Kercyem nga shkemb ne tjetrin duke ndaluar ndonjehere per t’u dhene kohe kuajve me te ngadalte e me te kujdesshem per te na arritur.

Ohri u duk ne horizont. Nje vend i vogel mbi shkembenj prane nje liqeni me te njejtin emer dhe pas tij, nje lugine e mrekullueshme – si gjithe luginat e tjera te ballkanit, krejt te rrafsheta – cdo jard i saj e punuar, nje qilim lutjesh pjellor dhe mirenjohes.

Mberritem paksa perpara bashkeudhetareve tane nga Manastiri. Ata kishin shoqeruesin e tyre; duke mos ditur se kur ata do te shfaqeshin, vendosem te hynim ne qytet. U vume ne formacion te rregullt. Dy prej shoqeruesve me pushket te vena mbi peqi kaleruan perpara. Me pas vinte kapiteni dhe une me dragomanin tim prane ndersa ne kolone per dy, na ndiqte pjesa tjeter e rojeve. Mund te them se terhoqem mjaft vemendjen ndersa kuajt tane u leshuan ne qytet me nxitim. Banoret u derdhen jashte per te na pare ndersa nenat e frikesuara, si te gjitha memat e frikesuara ne mbare boten, dridheshin  se mos valle te vegjlit e tyre, te quajtur Xhimer apo  Suzana, Freder apo Betsi mund te perfundonin pajete perfund patkonjve te kuajve. Nuk mendoj se vrame ndonje femije.

Rruget qene paksa me shume sesa rrugica, te shtruara me kalldrem dhe shtepi te medha ne te dy krahet. Me potere te madhe kaluam permes qytetit.U pritem nga Shefi i Policise qe shoqerohej nga nje tufe xhandaresh, te cilet me te degjuar per ne, kishin dale per ten a pershendetur. Shefi i Policise ishte nje  djalosh vertet Inteligjent. Por kaleronte kalin me te serte qe kisha pare jashte Wyoming-ut. Shefi dhe une ja dolem paq me “selamet” ne te pershendetur por kur u matem te shtrengonim duart, ai hamshori i pazbutur e krenar i tij mesa duket ndjeu mberritjen e nje te krishteri dhe u perpoq t’ja nxirrte merine atij duke shklelmuar kalin tim prane nje kafeje aty pari. Kafsha ime reagoi. Per nja 30 sekonda ajri u mbush me hungerima kuajsh.
Pame te udhes qe Shefi dhe une te kaleronim se bashku permes rrugeve drejt vendpushimit tone i cili mesa duket ishte bere gati. Udha qe aq e ngushte sa vazhdimisht perplasnim shpatullat neper mure, me kuajt qe i shfrynin njeri-tjetrit  e qe i shkelmonin njeri-tjetrin. Policet dhe ushtaret qe na ndiqnin ngjanin me nje tren qe hynte ne tunel.

Nuk kish hotel. Por disa te aferm te dragomanit ne Konsullaten britanike ne Manastir, bullgare, me perzemersi na leshuan rezidencen e tyre duke e vene ne dispozicionin tone. Dragomani vete ishte grek por ish martuar me vajzen bullgare te familjes – prove qe ne kete cep te botes, dashuria tallej me armiqesine racore dhe politike. Mikpritesja jone bullgare ishte e ve. Disa muaj me pare, i shoqi ish vrare ne rruge nga nje hasem turk.

Shtepia ishte buze liqenit. Kish nje ballkon te veshur me bime kacavjerrese dhe ishte aty ku  darkuam gjate dy neteve qe ndenjem. Teksa rrinim ulur e tymosnim, veshtronim henen mbi liqen dhe rame dakort se rrethinat dukeshin me shume italiane sesa cdo gje tjeter qe kishim pritur te shihnim ne Maqedoni.

E pare nga prane, Ohri dukej si ato qytetet mesjetare te pikturuar ne pjatanca te vjetra. Me mure te forte, me shtepi te shumta pas mureve, por pas tyre kish vec shkretim. Ne njeren ane te tij, muret dukeshin sikur te ishin rrezuar dhe qyteti sikur binte pas tij, deri ne buze te liqenit. Eshte nje vend i shkeputur, i sajuar lesh e li, djallezor dhe i erret naten, pikerisht ai vend ku nje histori romantike e misterioze mund te gjente strehe piktoreske dhe ku qoshet e errata duken se jane bere enkas per te joshur vrases.

Ohri eshte nje shtrat intrigash. Asgje nuk eshte si duhet te jete sepse bullgaret dhe greket gjithnje thurin komplote kunder njeri-tjetrit, gjithnje duke mashtruar per cdo gje qe ndodh nderkohe qe turku ngaterrestar qe qeveris nuk merr falenderime nga askush.
Ngritur nder shkembinjte mbi qytet, jane rrenojat e nje keshtjelle te vjeter, me mure rreth 15 kembe te trashe por tashme te rrenuar e harruar. Romaket qene ketu padiskutim – ne fakt, qellova nder ca rrenoja romake por nuk ka pike dyshimi se keshtjella ka pasur shume hyrje-dalje kur Perandoria Serbe u vendos ne jug. Nje numer ushtaresh te ndyre fatkeq turq ish ne kamp brenda mureve te forteses. Kishin ca tenda te vogla, te cilat ishin ca me te keqija se cadrat e nje kampi ciganesh. Dukeshin sikur nuk ishin lare asnjehere. Rrobat e vajosura e te grisura e cizmet me takat e rena. U fola. Me thane se rroga e tyre ishte 1 mexhide ne muaj dhe se nuk u kishin dhene gje per 6 muaj dhe se pergjate 4 viteve sherbim u takonte te merrnin dhe rrogen e prapambetur te 20 muajve.

Ndersa ishim ulur nder rrenoja, nje cift plakash te kerrusura erdhen nga qyteti. Njera prej tyre ish semure dhe kish ardhur te kerkonte mes barishteve te egra qe rriteshin mes mureve te rrezuara, nje curril te vogel uji prej te cilit ajo ishte shume e sigurt se mjaft te pinte disa pika dhe do te ndihej me se mire. Ushtaret ja gjeten vendin. Uji ishte ne nje llum balte. Plaka e kerrusur mori pak ne nje guacke, piu prej saj dhe na rrefeu se ndihej shume me mire dhe kerceu tutje serish e bindur ne vetite cudiberese te ujit. Nuk munda te zbuloj origjinen e ketij besimi lidhur me vetite kuruese te currilit te ujit. Por besimi me efikasitetin e tij eshte i perhapur mes turqve, grekeve, bullgareve dhe shqiptareve dhe faturat e mjekeve shmangen duke marre te semuret ne kete vend per te pire lengun e cmuar.

Nje kishe e vjeter, ajo e Shen Klementit qendron ne nje rrepire te vogel jo shume larg. Eshte nje  ndertese perdhese, e ndertuar nga tulla te kuqe te vena kryesisht ne krye ndersa kulla eshte e ulet dhe tete kendore.Kisha e pare e Shen Klementit qendron ca me tutje por ra ne duar te turqve te cilet e kthyen ne nje xhami dhe te krishteret u detyruan te ndertonin nje tjeter. Brenda, e erret dhe me lageshtire kish aromen e misterit. Drite e zbehte filtron permes pezhishkave qe varen lart ne dritare. Ikonat dhe dekorimet e argjendta jane te gjitha te vjetra po te pavlera, dhe prifti i cili me shetiti verdalle me la te kuptoja fare qarte se nqse kish dicka qe me pelqente, mund ta merrja perkundrejt nje dhurate te pershtatshme. Megjithate nuk pata ndermend te blija. Me shume gjasa, pikerisht ne kete vend do kish qene nje tempull romak. Ne fakt, 2 prej kollonave jane padyshim romake dhe nder mbeturinat jashte vura re nje copez mermeri ne te cilen dalloheshin gjurme te nje te gdhendure romake.

Liqeni i madh i Ohrit, me skajin tjeter qe mezi dallohet edhe ne nje dite te paster, ka tek-tuk mjaft peme te bukura. Ne gjiret e vegjel ka manastire greke e bullgare ku gjate dites i falen zotit e urrejne vellezerit e tyre te krishtere.

Malet e Shqiperise

Ne perendim te Ohrit, hyra tamam ne Shqiperi. Brenda nje dite kalerimi, kalova nga fshatrat bullgare ne ato ku kish vec greke, dhe gjate nates ndodhesha ne nje vend krejtesisht shqiptar.

Si fillim, qyteti i Struges, eshte i vendosur pergjate pjeses veriore te liqenit te Ohrit. Nje rruge e gjere goxha per karroca por me pluhur bashkon dy vendet dhe bageti e mushka te zeza me kalores jane cka sheh gjithnje.

Ka mjaft varka ne liqen, ne forme gondolash qe lundrohen me rrema ne forme lopatash te medha. Cuditerisht, velat nuk perdoren ne asnje varke ne Oher. Sado e shkelqyer te jete era dhe sado i gjate udhetimi – ndonjehere zgjat edhe nje dite te tere – e gjithe rruga behet duke u dhene rremave. Kjo jo sepse vendasit nuk jane aq te zgjuar sa te mos kuptojne rendesine e velave por sepse stuhite malore jane aq te menjehershme dhe te forta sa mund ta permbysin sa hap e mbyll syte nje varke me vela. Rrota antike e ujit qe perdoret per vaditje shihet shpesh. Ketij fare mulliri me uje i ngjiten nja 20 a 30 kuti teneqesh. Nje burre qe leviz mullirin me kembe, duke mbushur ujin i cili derdhet ne nje rrip toke i cili e con drejt fushave prane. Eshte nje kombinim i nje ushtrimi fizik te shendetshem dhe nje dobishmerie. Nje njeri i tille mund te ece per 4 ose 5 ore perpara se te gdhije dhe te mos i largohet shtepise as edhe nje hap.

Ne Struge ka pak bullgare ose greke. Popullsia dominuese eshte turke. Nje popullsi me e dallueshme jane shqiptaret. Burrat jane te gjate e te zeshket dhe kane tipare te rregullta e te pashme. Ne fakt, pergjate gjithe vendit, shqiptari tipik me beri pershtypje te vecante si nje njeri sqimatar. Kerkon qe xhaketen ta kete qendisur me ar e argjend. Fustanellen e ka zakonisht te paster si debora. Kepucet, zakonisht prej lekure te kuqe, kane nje xhufke te madhe ne maje, e cila nuk m’u duk dhe aq e bukur por qe shqiptarit vete, i shton krekosjen. Dorezat e pisqollave qe u duken mbi brez kane nje pafundesi te gdhendurash dhe te veshura shpesh me gure te cmuar me ndonje te shkrim ari pergjate tytes.
Tutje Struges vendi duket i shkrete. Nuk kish fshatra dhe pame fare pak njerez. Pas nje te perpjete graduale permes nje zone me peme te rralla, ju ngjitem kodrave. Ndaluam ne nje karakoll te vogel, njefare postblloku ku pushonin nje duzine ushtaresh turq qe mbanin nje sy hapur per komitet e kodrave.

Me pas nisi cfilitja kur na u desh te kalonim neper nje zone qe shkonte deri ne 3,500 kembe mbi liqen, te quajtur Qafa e Thanes 3. U paraprime kuajve. Pamja i ngjante nje mocali skocez dhe per milje te tera me fiere.

E keshtu derisa mberritem ne nje fushim lart ku takuam shume shqiptare te gjate e sypatrembur. Shtepi te vecuara fshati binin ne sy kudo por jo fshatra. Shqiptari preferon jeten vetmitare ne copen e vogel te tokes se tij midis maleve, edhe pse mund te ndodhet shume milje larg fqinjit me te afert. Kur cyt kaun teksa leron aren e tij, ai merr gjithnje pushken me vete. Sepse asnjehere nuk i dihet kush vjen.

Po udhetonim ne nje vend te mbushur me kacake. Kapiteni i rojeve te mia nisi te shfaqte nervozizem, mgjse duhet te rrefej se une personalisht, i merzitur disi nga rruga e gjate, hypur mbi samarin e kalit, do te isha defryer disi nga nje takim me keta zoterinj. Qellova te dija, ose ashtu mendoja, nje fakt te vockel, per te cilin turqit injorante qe me shoqeronin, nuk e kishin fare idene.  Me kujdes qamet te tepruar - mendova une, - ata moren cdo mase te mundshme per te parandaluar pengmarrjen time. E dija fare mire se ne token greko-bullgare, une mund te perbeja nje placke me vlere per ndonje prej “bandave” revolucionare, jo per shkak te mendimit tim per levizjen e tyre por per arsyen e mijera paundeve qe mund te ish vlera ime e qe mund te paguhej nga qeveria turke per lirimin tim. Por ketu isha i sigurt.

Ja ta sqaroj: nuk pagova asgje per eskorten qe me shoqeroi. Autoritete turke nuk ma dhane eskorten sepse deshironin te me nderonin. Do te kisha preferuar te udhetoja vetem me dragomanin tim. Por nqse do te kisha bere kete, turqit e dinin se ishte nje mundesi e mire se mund te rrembehesha nga nje prej “bandave” revolucionare te kodrave; qe do te shoqerohej me nje zhurme dhe qe une nuk do te lihesha i lire derisa shuma prej 6, 12 mije paunde apo me shume te ish paguar. Ndaj dhe turqit me dhane eskorten, se pari per te lene te kuptohej se vendi nuk ishte aspak i pasigurt as te mos garantonte jeten e nje te huaji; se dyti, sepse preferuan me mire ushtare te me shoqeronin sesa te paguanin shumen e madhe per lirine time.

Ky qendrim vlente persa kohe isha ne zona ku kacaket vepronin. Por nuk vlente aspak kur hyme ne zonen me te eger te Turqise Evropiane. Eshte fakt se shqiptari e ka inatin me cdo turk sepse ai eshte armiku i tij historic. Por ai nuk ka asnje problem me evropianet. E aq me pak me nje qe vjen nga Anglia. Tek shqiptari ekziston nje besim i palekundur se Anglia eshte mik i vendit te tyre. Fola me shume fshatare; dhe ndersa ne fillim te bisedes nuk e dinin nese isha austriak, gjerman, Italian apo francez, ne momentin qe prezantohesha si anglez, shihja nje shprehje te fytyres dhe nje padurim per te me bere nderet e rastit.

Te gjithe shqiptaret mund te jene komite persa i takon turqve. Megjithese komitet ishin nder kodra, une isha mjaft i sigurt se ata nuk kishin asnje qellim te keq ndaj meje, sepse edhe nese nje shqiptar te vret, ai nuk te grabit. Sikur une dhe dragomani im te kishim vene fezin turk ne koke, mendoj se do te kishim hasur nder komite. Por malesoret qe mund te na kishin pare nga larg, e dinin krejt mire se une isha nje evropian qe po udhetoja permes vendit te tyre e keshtu nuk kishin ndonje deshire per te me krijuar telashe. Me kenaqesi i pohova vetes, dhe shpesh e kam menduar qe atehere, se nuk ishin ushtaret turq qe me siguruan mua jeten por une qe i shpetova nga stuhia e plumbave te pushkeve shqiptare.

Edhe nese ish keshtu, kapiteni i rojeve ishte shume i kujdesshem. Gjithnje mbante 2 e disa here 3 prej njerezve me te zgjuar si pararoje, rreth 200 jarde per te vrojtuar. Cdo here qe kish ndonje kthese, ushtaret shperndaheshin ne menyre qe te mos i gjente ndonje e papritur qe mund te conte ne rrembimin tim. Per mua, gjithe kjo ishte interesante, madje defryese. Me kujtonte kohet kur si camarrok i vogel, luaja “hajdutshe” me shoket e shkolles.

Diku ndodhi dicka eksituese. Po ecnim ne nje cope fushe teksa papritur, pas nje trungu peme u shfaqen nja 6 shqiptare te armatosur ne dhembe. Pararoja terhoqen freret e kuajve, u dolen pas kuajve, moren pushket ne duar dhe qendruan ne gatishmeri per cdo gje. Me duhet te rrefej se, teksa keta malesore na kaluan prane, dora ime ne xhep gjeti revolen qe mbaja. Ushtaret u shperndane gati per te hapur zjarr. Por shqiptaret, po aq lufte-dashes sa dukeshin, nuk paten ndonje deshire per lufte. Ju kenaqen panikut qe perhapen te turqit, te cilet i perbuzen ndersa mua me dhuruan nje buzeqeshje dhe nje pershendetje ndersa kaleruan perkrah nesh.

Si nje arne te bardhe se largu pame vend-pushimin tone per naten. Ishte nje han i ri, i ndertuar ne nje vend te quajtur Qukes4. Dukej si vendi me romantic i imagjinueshem, mbi nje shpat mali, prej nga kundroje nje lugine te mrekullueshme e me nje pamje magjepese maja malesh.

Me diellin qe ulej, luginen qe zhytej ne erresire dhe majat e maleve te kthyera ne roze, ky ishte nje prej pamjeve me fantastike te imagjinueshme. Cfare vendi per te kaluar nje dite pushimi! Vec ne keto dite te kota, na pelqen te vleresojme keto pamje me ne mend, idene e nje darke te mire ose ne rehatine e kenaqshme qe vijon pas nje darke te mire. Por nuk hengrem nje darke te mire ne Qukes. Edhe pse hani ishte mjaft prane kesaj bukurie, ai ishte nje han sic do han tjeter. Ish nje hangar i madhe, i piset dhe i lyer shkel e shko me boje te bardhe. Apartamentet ishin me dritare por keto te fundit nuk kishin xhama. Nuk ishin te mobiluara, nuk kish kurrgje vecse ca dollape te ndyre. Mora 3 dhoma: me te madhen ja leshova ushtareve, nje tjeter per kapitenin dhe dragomanin tim ndersa tjetren e mbajta per vete. Beme caj dhe pime shume mgjse binte era tym. Me pas harxhova 1 ore duke bere pazar per 3 pula per t’i shtuar dicka orizit qe ushtaret e mbanin me vete ne hejbet e varura ne shalet e kuajve.

Une mund  te kisha brockullitur per pamjen vec nqse do te kisha qendruar ne nje hotel komod. Ngjyrat e gjetheve ne pyllin qe te conte poshte ne lumin e zhurmshem ja vlenin me siguri nje pershkrim te ndezur. Mund te kisha shkuar honeve mbi shkembinjte gri qe qendronin si fortesa solemne qe ruanin rrugen. Padyshim qe mund t’i isha kushtuar nje rapsodi mjegulles qe skuqte mallet – vec te isha ulur ne nje verande hoteli me asnje kokecarje tjeter per boten pervecse tringellimes se zilkes qe do me njoftonte per darken. Teksa tymosja cibukun, i pohova vetes se krejt kjo ishte mrekulli dhe i premtova vetes se do te vija serish kur ndonje kompani hoteliere do te kish ndertuar nje pallat ne kete vend dhe me pas shkova ne kuzhine per te pare si po shkonte e zjera e zogezave.

I vetmi ndricim qe kisha ishte nje qiri i ngecur ne nje te care te dyshemese se dhomes sime ndersa vete dyshemeja sherbente per t’u ulur dhe si tryeze. Ushtaret ishin ulur poshte, nen driten e zbehte e lozonjare te zjarrit duke kendura kenge te hidhura turke dashurie. Me cizmet ne vend te jastekut dhe me duar ne xhepa per t’i mbajtur ngrohte, me zuri gjumi.

Dyshoj se kur udheton, ka ndonje gje me te frikshme sesa drita qe feks token e huaj ne te cilen shkel ne agim.
Udhetar, dragoman e ushtare po dridheshim te tere ndersa ne erresire morem rrugen per ne Elbasan, te cilin do ta shkelnim ate nate sikurse i premtuam vetes. Ishim ngjitur mjaft lart nje nate perpara se te arrinim ne Qukes. Tashme, ne erresiren e mengjesit na duhej te ngjiteshim akoma me lart. i ftohti nuk na linte te flisnim. Ata qe prinin rruges ecnin jo me shume se 12 hapa perpara. Na duhej te zbrisnim nder shkembinj te derrmuar. Edhe pse here pas here hajvanet ngurronin ose hidhnin vickla, na bene mjaft pune. Dita zbardhi me nje mjegull te imet qe veshi gjithcka ndersa rete preheshin mbi honet e medhenj te erret poshte nesh qe dukeshin porsi varre perbindeshash.

Zbritja vijoi zigzag. Perrenjte qe rridhnin me shekuj kishin zhveshur humnerat, keshtu qe itinerari yne preu shkurt anash maleve, ju largua atyre serish, zbriti poshte dhe me pas, u duk sikur hyme ne brendesi te tyre. Nder kthesa, gure te rrokullisur kishin prishur shtegun. Rrallehere gjeresia ne vende te tilla shkonte me shume se 12 inc. Ne fillim tjetri mban frymen per nje cast teksa kali, gjen rrugen si te jete mbi nje litar perreth nje gryke humnere qe zbriste poshte rreth 1 mije kembe. Dukej sikur zemrat na dolen nga gjokset kur njeri prej kuajve te ushtareve rreshqiti. Nuk ma mbajti te ktheja koken pasi kisha frike se mos trembja kalin tim. Per nje sekonde u degjua perpjekja e kafshes per te mos rene. Instikivisht ndaluam derisa hajvani i tmerruar u qetesua.

Ne nje rast tjeter po i kalonim verdalle nje honi ku trualli ishte i bute dhe i pasigurt prej nje grumbull zallesh qe kishin rreshqitur nga maja e malit. Qelloi qe po prija une dhe i kisha lene freret e lire, me besimin se kali do te zgjidhte udhen me mire sesa une. Ja hodha veshtrimin shpatit te malit sepse isha i sigurt qe pot e ktheja koken ne drejtimin tjeter drejt humneres qe varej poshte meje, do me bente te semuresha keq. Pikerisht atehere, nje qen kryenec i nje bariu u shfaq e nisi te lehe i zemeruar. Kali ngriu ne vend. Po te ish zmbrapsur i frikesuar, nuk do te isha tani duke shkruar kete histori. Po te kisha cytur kalin, mund te me kish cuar drejt fatkeqsise.

Tommy im turk, i cili ishte pas 7 apo 8 kaloresve te tjere dhe ne vend te sigurt, zbriti nga kali, ju kacavorr shkembinjve siper nesh, ja doli te me kalonte dhe duke i hedhur disa gure, arriti ta largonte qenin. Vazhduam rrugen. Per nja 2 sekonda kaluam zonen e rrezikshme. Kane qene 2 minutat me te tensionuara te jetes sime. Dragomani im ishte i zbehte si nje karte dhe nese do me ish ndodhur ndonje pasqyre, do kisha vene re se as une nuk do te kisha ndonje pike gjak ne fytyre.

Gjetke, rruga megjithese e ashper, ishte mjaft e gjere per kuajt qe te gjenin nje shteg. Vende-vende kish copeza udhe te shtruar me kalldrem qe nuk dihej ku nisnin e ku perfundonin. Keto ishin c’kishin mbetur prej 2 mije vitesh me pare kur romaket qeverisnin kete vend. Pergjate gjithe rruges qe beme ne Shqiperi, hasem ne pjese te rrugeve romake. Shpesh ju hyme me nxitim dhe i humbem po aq shpejt. Ndonjehere te conin ne ndonje gremine dhe aty zhdukeshin, gje qe tregonte se vendi kish ndryshuar disi qe prej kohes qe ishin ndertuar. Shpesh, udha me e re, ndryshonte drejtim nga ajo e bere nga pushtuesit e lashte; por nga maje e kodres mund te shihje rrugen e kalldremte si nje fjongo e gjere gri qe u qepej kodrave. Sado e thyer dhe e rrezikshme qe ishte udha qe ndermora, konsiderohej si nje rruge e kryesore qe i binte permes Shqiperise, qe nga Maqedonia deri ne Durres, ne bregdet. Dhe pergjate saj, edhe pse tani e shkrete, nje ushtri e fuqishme -te vdekurish prej kushedi sa kohesh,- kish udhetuar ne historine e 20 shekujve. Turqit nuk kishin bere asgje per te rregulluar kete rruge. Ishte ashtu sikurse natyra dhe romaket e kishin lene. Ne nje vend, dukej sikur zbriste dukshem mes ca shkembinjve te zinj. Shtegu dredharak zig-zag ish perdorur per aq shume vite sa nje kanal kish care nder shkembinj thellesia e te cileve bente qe kemba te hynte brenda deri ne lartesine e gjurit . Edhe pse vendi ishte thjesht nje mase shkembinjsh te thyer, edhe nje i verber do te kish mundur te gjente rrugen, aq shenje kishin lene ecejaket e brezave te panumert ne ate shteg.

Ai shteg na coi drejt lugines, ku rridhte lumi i murrte i Shkumbinit qe cante rrugen e tij drejt Adriatikut. Na coi po ashtu tek nje ure, te ndertuar nga romaket, te harkuar mjaft mire dhe po aq e perdorur sot sa c’ishte kur ata e perdoren.

Vura re nje mjaft ura te tilla romake ne Shqiperi. Disa ishin te dobishme me shume se kurre; disa ishin ne gjendje te mjeruar, me zaje e pllaka qe kishin perfunduar ne perrenj; te tjera ishin ndare me dysh. Por kurre nuk me zune syte nje ure te riparuar prej turqve. Kish plot pjese urash qe zgjateshin mbi lumenj sikur t’I luteshin njera-tjetres qe te zgjateshin e te bashkoheshin. Riparimi nuk do kish kushtuar dhe aq; jo rralle do kish kushtuar me pak sesa rruga e gjate qe udhetari detyrohej te bente ne mungese te tyre. Ne asnje vend nuk pashe nje cope rruge te hajrit qe te lidhte nje qytet me tjetrin. Pashe sidoqofte rruge qe ishin monumente te kotesise. Permes ures se Shkumbinit dhe Elbasanit, vendi ishte ne nje nivel te kenaqshem. Ketu pashe prova te perpjekjeve heroike por qesharake te ndertimit te rruges. Autoritetet kishin udhezuar te gjithe banoret e zones se secili do duhet te punonte falas 4 dite ne vit  per te ndertuar nje rruge te hajrit qe lidhte Elbasanin me Strugen. Me hapin actual, nuk do ish perfunduar as per 1 mije vjet. Pashe qe kryheshin copeza punimesh per kete rruge por vetem aty ku udhetimi ishte i rehatshem. Trualli ishte i mire dhe ne nivel. Dukej per bukuri. Por vecse ca pika shiu dhe rruga do kthehej ne balte. Pastaj vijonte nje apo dy milje te zones ku banoret nuk kishin kryer 4 ditet e punes dhe ku asnje mjet nuk mund te kalonte permes. Pastaj vijonte nja nje milje rruge e ndertuar prej qeverise: togje dheu te hedhur sikur do te shtronin ndonje hekurudhe, me zhavorr te trashe siper i cili ishte krejtesisht i kote sepse permes tyre mund te kalonin rreke uji si ne shira, dhe ne te thate. Zyrtaret turq ne Elbasan ishin te kenaqur me kete “rruge qerresh” sic u pelqente ta quanin. E injoronin faktin se qe rruga e qerres te mberrinte ne Struge, ishin nja 40 milje malesh te ashpra dhe perpara se te arrinte ne Elbasan, duheshin sajuar te pakten nja 5 vaje mbi lumin Shkumbin nderkohe qe rruga pergjate shpatit tem alit nuk ish me e gjere se nje kembe. Kur u sugjeroja se pjeset me te veshtira malore duheshin ndertuar, pergjigjia e njejte qe merrja ishte “po por ajo eshte pjesa me e veshtire keshtuqe nuk do e bejme ne”.

Nje apo 2 vite me pare, nje inxhinier Italian ish punesuar te mbikeqyrte ndertimin e nje rruge. E nisi me nje rrepire te vogel ne koder dhe shpenzoi 1 apo 2 milione mexhide duke zgjeruar udhen. E nisi nga hicgjeja dhe e perfundoi aty ku nisnin shkembinjte. Atehere turqit qene te mendimit se inxhinieri bente mire te kthehej ne Itali. Kesisoj si eshte, duket se copezat rrugeve jane thjesht harxhime te kota. Askush nuk i perdor sepse nuk jane aq te kollajta per t’u udhetuar pasi relievi i ashper mbi te cilin jane ndertuar ka nisur te nxjerre koke dhe te kthehet keshtu ne rrezik.

Heperhe, edhe sikur punimet te mberrijne ne lumin Shkumbin, ka aq shume per t’u pastruar dhe aq shume perrenj per t’u prere, per te mos permendur pastaj kushedi sa milje per te fortifikuar shtratin e lumit gjarperues, perpara se dallohen minaret e Elbasanit permbi pemet qe rrethojne qytetin.

Diten qe mberritem ne Elbasan, kishim udhetuar per 14 ore ulur mbi samarin e kuajve.

Elbasani

Sikur shqiptaret te nderprisnin hakmarrjet e tyre, luften mes fiseve dhe te formonin nje shtet te perbashket, Elbasani duhet te jete kryeqytet. Eshte qyteti mu ne zemer te Shqiperise. Pork a fare pak gjasa qe kjo te ndodhe persa kohe qe gjaku rrjedh ne dejet e ketyre luftetareve malesore.

Sikurse te gjithe malesoret ne mbare boten, ata jane shume me te pavarur, kryenece dhe biles me agresive sesa njerezit qe jetojne ne fushe. Ne veri, ne qarkun e Dibres, jeta e nje turku nuk vlen as san je mexhide, aq e forte eshte urrejtja e shqiptareve ne ato vise. Teksa shkon drejt jugut, urrejtja ndaj pushtetit qeverises nuk eshte dhe aq e forte derisa zhduket krejt ne jug fare prane kufirit me Greqine. Te udhetosh nga Veriu ne Jug, te merr nje jave te mire rruge me kale. Pergjate udhetimit ndesh ne karakteristika shume te ndryshme. Verioret jane disi me te shkurter, me zeshkane dhe kane ca sy te shpejte shqiponje qe jane gjithnje gati per t’I dhene pergjigjen e merituar dikujt qe i ofendon. Shqiptaret e diteve te sotme jane nje perzierje rracash – italiane, greke, slave e bullgare – te paret e te cileve, te detyruar nga pushtuesit e Maqedonise, erdhen e u zhvendosen ne keto male, te cilat nuk mund te beheshin zap dhe ku, edhe pse me armiq te perbashket, nuk lane kurre t’u shuhej flaka e armiqesise nderfisnore.

Duke vrare mendjen per ndonje krahasim te mundshem, mund te them se kushtet e Shqiperise, nuk jane aq ndryshe nga ato te malesive te Skocise te shek. XVI, kur klanet ishin vazhdimisht ne lufte me njeri-tjetrin. Shpesh mendova per ngashmerite mes Shqiperise e Skocise. Ka pjese te natyres qe te sjellin ndermend Malesite skoceze. Dashuria e cmendur per atdheun eshte tipike per te dy. Gatishmeria e malesorit skocez per t’ju pergjigjur ofendimit mund te barazohet vetem nga shpejtesia me te cilin nje shqiptar mund te qelloje kedo qe nuk bie dakort me te. Fustanella e qendisur e shqiptarit sigurisht qe ngjan me kiltin skocez. Dhe nese degjon vajtimin e muzikes shqiptare nder male, mundesh qe pa shume imagjinate, te mendosh se po degjon tingujt e gajdes  skoceze.

Shqiptaret e njohin autoritetin e beut te tyre por shperfillin ate te turqve. Kreu i fisit ndershkon cdo anetari te fisit qe fyen e perflet emrin e mire te fisit te tij. Cdo lugine ka beun e saj dhe shumica e luginave jane ne gjendje lufte me njera-tjetren. Fiset kane frike te kapercejne malet per ne luginat fqinje sepse mund te bien pre te plumbave te ndonje armiku.

Ky fakt me shkaktoi shume probleme sepse ishte thuajse e pamundur te gjeje udherrefyes qe te te nxirrte mes maleve ne nje fshat apo qytet ku doja te shkoja sepse ose nuk e njihnin rrugen, ose kishin frike nga pasojat.

Armiqesite mes fiseve ishin aq shqetesuese sa para pak viteve, disa nga bejleret e medhenj u poqen ne Elbasan per te bere paqe. Urdheri se asnje anetar i fisit rival nuk duhej te qellohej me te paren, pati efekt per ca kohe. Por eshte e pamundur te besh nje shqiptar te sillet ndryshe. Tashme paqja eshte prishur dhe lufta mes fiseve eshte kthyer prape.

Aq te pavarura jane keto lugina, sa me ne mungese totale te komunikimit, - jo vetem me boten jashte por edhe me njeri tjetrin – saqe pergjate nje gjysem dite udhetim, vura re dallime thelbesore ne tiparet e kostumeve te tyre. Per shembull, ne nje lugine, burrat veshin qeleshe te ngushta e te trasha, te rrasura ne koke. Ne luginen fqinje, burrat mbajne kapele te rrumbullaketa prej cohe kurse ca me tutje burrat mbanin kapele te zeza.

Jo vetem qe fiset shqiptare jane ne gjendje te perhershme lufte me njeri-tjetrin, - nqse do te bashkonin forcat do t’I zbythnin turqit nga Shqiperia brenda nje viti – por shpesh, anetare te te njejtit fis jane ne hasmeri me njeri-tjetrin. Shqiptaret rralle vdesin nga semundje te zakonshme, shumica vdesin si rezultat i faktit qe mendojne ndryshe…
Kur nje burre vret armikun e tij, ai duhet te marre arratine ne male, sepse eshte detyra e te afermit me te afert te te vrarit qe te marre pushken e te vihet ne ndekje te vrasesit derisa ta vrase ate. Ndonjehere dhe ai perfundon i vrare. Me pas, familjet e dy te vrareve, i shpallin lufte familjes te atij qe e nisi luften. Hakmarrja hedh rrenje dhe zgjat me vite. Dueli balle per balle nuk eshte i nevojshem. Nje plumb nga pas ne ndonje zabel ose nje thike mes shpatullave ne tisin e nates jane metoda te zakonshme qe i japin rruge hakmarrjes. Nuk eshte aq e pazakonte te gjesh nje shqiptar te vrare; ne fakt, eshte aq e zakonshme saqe shqiptaret jane mesuar dhe kjo per ta eshte menyre jetese. Ata nuk e kane idene e gjykatave te ligjit dhe metodave te till ate ngjashme qe zgjidhin mosmarrveshjet. Instiktet e tyre jane primitive: nje burre te fyen dhe e vetmja menyre per ta shlyer fyerjen eshte me jete.

Elbasani eshte nje qytet prej 20 mije banoresh. Ka plot hapesire per zenka. Nje vrasje ne rruget e tij eshte shume me e zakonshme sesa nje zenke rrugeve ten je qyteti anglez te shtunave ne darke. Shefi i policise, nje turk, me tha njehere se ndodhin nja 20 ose 30 vrasje cdo jave. Me pohoi edhe se as edhe 1 vrases nder 10 kapet e burgosur prej autoriteteve. Kjo nuk eshte nje loje per turqit. Kur nje burre vritet, miqte e tij preferojne t’I vene ne vend hesapet me vrasesin. Dhe kur ky i fundit kapet e kalbet ne burg, jo vetem qe ata ua vene fajin turqve qe fusin hundet aty ku nuk u takon, por keta miq e kane gjakun e prishur sepse mendojne se familjes se mikut te tyre te vrare ju mohua pa te drejte mundesia per t’u hakmarre. E thene troc, autoritete turke jane ne tension te vazhdueshem lidhur shperthimin e nje revolte te shqiptareve. Per t’I qetesuar, ata jane gati te bejne cdo gje. Kjo shpjegon edhe pse autoritetet nuk bejne shume perpjekje per te grumbulluar taksat, te njejtat taksa qe u mbahen vete turqve. Edhe nese nje shqiptar vret nje turk, autoritetet gjejne pernjehere justifikime duke deklaruar se turku kish provokuar seriozisht shqiptarin. Sulltani ben paqe me shqiptaret duke marre shqiptare per truproje te tij ne Konstandinopoje. Ai i merr me te mira bejleret duke i ftuar ata ne Konstandinopoje ku dhe u mbulon gjoksin me dekorata.

Nuk ka monopol me strikt ne Turqi sesa duhani Regie. Nje turk, armen, bullgar ose grek nuk guxon te thyeje kete monopol perndryshe perfundon te kalbet ne burg. Ky ligj ne Elbasan nuk perfillet. Duhani shitet hapur. Ushtaret e eskortes sime bene ca tregeti me te. Mbushen trastat e bukes, madje dhe kellefet e revoleve ne menyre qe ta tregtonin ne Maqedoni. Kuptova qe sakrifikuan dhe racionin e ushqimit ne menyre qe te perdornin trastat per kete kontrabande te paligjshme. U ngerdheshen kur pane se une e kisha kuptuar. Me pas me thane se secili prej tyre kish nje fitim prej 2 mexhidesh pasi kerkesa per nje duhan te tille ishte e madhe.

Ne shumicen e qyteteve turke, pastrimi i rrugeve nga mbeturinat u lihet ne dore qenve. Ne Elbasan nje gje e tille behet nga patat. Ka qindra e mijera prej tyre neper rruge, qe nuk i perkasin askujt qe sigurojne jetesen ne plehrat qe dergjen udheve te pazarit pasi kanalizimet jane teper te kushtushme e keshtu shqiptareve nuk u hyjne shume ne pune. Aromat orientale aq te perfolura te pazareve te Lindjes nuk jane motive frymezuese per sentimenta poetike. Dyqanet nuk kane dritare; mbase jo rralle dyqanet kane plot dritare por pa xhama, me te zotin qe ulet ne qender te tij teksa punon tenxhere bakri ne te cilat banoret zjejne ushqimet ose duke mprehur kama me te  cilat sqarohen keqkuptimet. Cdo burre mban nje kame – zakonisht 2 te tilla. Grate, zakonisht te veshura ne te zeza mbajne syte poshte. Nqse nje burre eshte aq budalla sa te lere shikimin sqimatar te ulet mbi njeren prej ketyre zonjave, e pret nje vdekje e menjehershme e papritur nga duart e shoqeruesit te saj. Nese dhe ajo guxon te pelqeje mashkullin, i vetmi ndryshim eshte se vriten te dy. Nuk guxova ta eksperimentoja por me siguruan se Elbasani eshte qyteti me i rrezikshem ne Evrope lidhur me flirtet. Mos mendoni se ne Elbasan nuk ka gjera te tjera per te bere sherr. Mendafshi me i mire ne evrope prodhohet ketu. Fushat perreth i jane kushtuar mbareshtimit te krimbave te mendafshit ne pemet e manave. Nuk ka fabrika te medha, por prodhimi u eshte lene ne dore shtepiakeve qe kryejne tjerrjen dhe endjen me sovjake ne dore. Pelhura nuk i afrohet asaj qe prodhohet nga makinerite modern ne France dhe eshte e pamundur te prodhosh nje cope me te madhe se 36 inc te gjere. Por cilesia dhe vecoria e mendafshit shqiptar nuk barazohet nga asnje mendafsh fabrike gjetke. Nuk di te them se cili eshte cmimi i mendafshit ne nje treg evropian; di te them qe vetem ne Elbasan bleva materialin me cilesor te mundshem per te cilin pagova rreth 2 shilinga per jard dhe pastaj mburresha qe kisha paguar dyfishin e cmimit qe do kish paguar nje shqiptar. Tregetia me vendet e tjera eshte rastesore dhe e shkeputur. Nje tregtar qe leviz  drejt Manastirit ose drejt Durresit, do ta ngarkoje mire me mendafsh mushken e tij. Keshtu, pasi te kete marre fitimin e tij dhe po ashtu edhe bleresi te kete siguruar te tijin, tregtari qe tregton me Triesten, ka siguruar pjesen e tij, dhe triestani ja ka shitur dikujt ne Vjene, tregtari vjenez e ka dyfishuar cmimin dhe i zoti i dyqanit ka bere nje fitim te mire, zonja qe bleu nje cope mendafshi shqiptar, do kete paguar nje dreq e gjysem.

 

1)    Kimeriane – nga Kimerioi qe sipas Homerit ishin njerezit qe banonin ne erresiren e perhershme

2)    Tommy – rendom thirret ushtari britanik

3)    Qafa e Thanes – Cafa Sanes ne origjinal

4)    Qukes – Kjuks ne original

18 Komente

U knoqa.

më çpofshin veshin po e ka lexuar ndonjë fiqiri këtë

Njeri nga Fiqirinjte pa dyshim do ta kete lexu se e di qi ngordh per kto gjona.
Me te thenme e kam, po nji nga tri librat e tij te preferuamë eshte "Innocents Abroad" Mark Tuejni.
Ta mbaç vëth ndë veshtë smiley

jo, jo fiqo dhë fërst nuk e kam me ty. e kam me fiqo forthin

Shqiptaret rralle vdesin nga semundje te zakonshme, shumica vdesin si rezultat i faktit qe mendojne ndryshe...........

Statistika nuk ka. smiley

 

Pjer, nqse e lexon ket, dije se e mbajta pjesen time te premtimit. Tani eshte radha jote per te mbajtur pjesen tende perndryshe do mendoje bota se genjen. 

@18 po me siguri e thote me sarkazem

Sa pak kemi ndryshuar nga viti 1906....

Tamam!

rrefim  i kendshem Bredho! te lumte per perkthimin!

Artikulli ishte interesant Bredharako, biles gjate leximit me linden ide te reja per subjekte filmash smiley dhe nuk do te ishte keq te beheshin filma me historite e shqiptarve dhe te huajve vizitore ne Ballkan. 

".... Jo vetem qe fiset shqiptare jane ne gjendje te perhershme lufte me njeri-tjetrin, - nqse do te bashkonin forcat do t’I zbythnin turqit nga Shqiperia brenda nje viti – por shpesh, anetare te te njejtit fis jane ne hasmeri me njeri-tjetrin. Shqiptaret rralle vdesin nga semundje te zakonshme, shumica vdesin si rezultat i faktit qe mendojne ndryshe…"  

".... Nuk eshte aq e pazakonte te gjesh nje shqiptar te vrare; ne fakt, eshte aq e zakonshme saqe shqiptaret jane mesuar dhe kjo per ta eshte menyre jetese. Ata nuk e kane idene e gjykatave te ligjit dhe metodave te till ate ngjashme qe zgjidhin mosmarrveshjet. Instiktet e tyre jane primitive: nje burre te fyen dhe e vetmja menyre per ta shlyer fyerjen eshte me jete..." 

 

 Kjo gje tregon se socializmi, qe e urrenim aq shume, paska qene i domosdoshem per kete popull, veç te ish pak me njerzor, liberal, si ne vitet e para dhe 1970-73. 

Pjero, kjo ishte per ty. Une e bera timen mgjse pak gjate dhe me gabime. Tani topi eshte ne fushen tende. Ne presim me padurim pershkrimet e tua per takimet me antaret e rrjetit.

Tabllo e gjalle dhe me fakte interesante.Duke lexuar shkrime te tilla,ku verehet qarte fakti qe, autori ,dhe pse i huaj ,ka arritur te evidentoje e pasqyroje qarte tiparet e karaktereve te shqiptareve te zonave te ndryshme.

Kete punen e ngjashmerise me skocezet e kam lexuar dhe ne nje liber tjeter ,e vene ne dukje nga nje udhetare zviceriane.

Nuk guxova ta eksperimentoja por me siguruan se Elbasani eshte qyteti me i rrezikshem ne Evrope lidhur me flirtet

sa ndryshojne kohet smiley

edhe une si ty mendoj, qe ja ka fut kot per Elbasanin

Faleminderit per prurjen, e gjeta vertet interesante, tejet pershkruese mbi disa nga karakteristikat e te tashmes qe duken te trasheguara nga e kaluara.. te pakten duhet te themi se gjejme nje fare justifikimi.. 

Bredh, te falenderoj per punen e madhe qe ke bere per t'a perkthyer (pa ironi). Ndoshta te tjeret e marrin veresie por e di qe eshte shume pune e mund (dhe kohe).

P.S. Me duket mua apo "te zgjedhurat" pergjithsisht kane shume me pak komente se pjesa tjeter e shkrimeve ne PPU?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).