Projektuesi i disa prej ndërtesa më të shquara të shekullit të 20-të

Arkitekti brazilian Oscar Niemeyer, projektuesi i disa prej ndertesave me te shquara te shekullit te 20-te, vdiq pak perpara 105 vjetorit te lindjes. Ai mori fame boterore fale projektimit te ndertesave kryesore qeveritare te kryeqytetit futuristik te Brazilit, Brazilia, inauguruar ne 1960, si edhe nderteses se Kombeve te Bashkuara ne New York e cila mban firmen e tij dhe te arkitektit tjeter te shquar Le Corbusier. Vazhdoi te punonte deri ne fillimet e ketij viti. Vdiq te merkuren ne nje spital ne Rio de Janeiro. 

Oscar Niemeyer ishte anetar i hershem i Partise Komuniste Braziliane dhe i qendroi besnik bindjeve te tij edhe pas renies se murit te Berlinit. Projektet e tij te guximshme ne Brazilia e kthyen kryeqytetin e ri ne nje deklarate dramatike besimi ne te ardhmen e Brazilit. Student i Le Corbusier, ai zhvilloi nje stil te dallueshem te percaktuar nga perdorimi masiv i betonit te zhveshur e lakimeve te forta. Dikur deklaroi bujshem se keto forma frymezoheshin nga format e trupave te grave braziliane. Niemeyer projektoi mbi 600 ndertesa ne te gjithe boten.

BBC News

 

 

seliaokb.jpg

Selia e Kombeve te Bashkuara, New York, SHBA, 1952

 

seliaparlamentitbrazili.jpg

Selia e parlamentit, Brazilia, Brazil, 1960

 

katedraljabrazilias.jpg

Katedralja e Brazilias, Brazil, 1970 (Cmim Pritzker i arkitektures, 1988)

 

seliamondadoritsegrate.jpg

Selia e shtepise botuese Mondadori, Milano, Itali, 1975

 

muzeuartitbashkohornite.jpg

Muzeu artit bashkohor, Niteroi, Brazil, 1995

 

muzeuoscarniemeyer.jpg

Muzeu Oscar Niemeyer, Curitiba, Brazil, 2002

25 Komente

rip robo

faleminderit olsi

Wow sa ndertesa te bukura!! R.I.P Oscar Niemeyer..

Ikona, do te thoshja. Jam i bindur qe shume prej peshqeve njohin veprat, por jo autorin. Ndaj edhe kjo prurje.

Mos na sillni ksi komunistash ketu!

U prehte ne paqe. Ka ca forma ky, ca mankthe per inxhinjere strukturash.

Olsi eshte ideologjikisht asnjanes.  E ka betonizuar peshkun edhe me beton fashist, edhe me beton komunist smiley

Ols flm i dashur smiley.

Jam i bindur qe shume prej peshqeve njohin veprat, por jo autorin.

Kam hyre e kam dale te OKB-ja dhe s'e dija qe Niemeyer ishte autori.  Ndoshta eshte permendur dhe nga nje vesh ka hyre, nga tjetri ka dale.  Na moren artistikisht ne qafe kauzat smiley.  Si arkitekture, e vetmja ndertese qe me eshte fiksuar me gjithe autor eshte Misioni i OKB-s se Korese se Jugut. 

Kam hyre e kam dale te OKB-ja dhe s'e dija qe Niemeyer ishte autori.

 

Niemeyer ka qene pjesetar i ekipit projektues.

Drejtuesi i ekipit dhe firmetari i projektit ka qene Le Corbusier.

Per inat te Olsit qe me beri me inat qe me kishte shpetuar ky detaj thu ti?  Po mo, e gugllova qe m'sabah 23-32-shin smiley

Monde, 23-shi dhe 32-shi jane historira per tu treguar rreth zjarrit bubulak in a cold winter night me nje konjak ne njeren dore dhe me nje puro ne doren tjeter.

Le Corbusier nuk ka qene njeri shume i kollajte, nuk e pranonte humbjen asnjehere, aq me teper ne raport me Niemeyer, ku Niemeyer ka qene gjithmone asistent i tij (hajt, t´i themi ne disa raste edhe "bashkepunetor"). Niemeyer, bashke me Lucio Costa-n, perpara se te benin Brasilian, kane ushtruar pak doren tek Le Corbusier per ndertimin e Chandigarh.

I love storytelling (vegjeli pa gjysher, gjyshet larg). Edhe zjarrin bubulak, edhe ... hmmm, jo konjak, por new-found love for Johnnie W. Blue. Minus puron smiley.

Keshtu qe kur te kesh kohe na rrefe ndonje rrefenje te tille smiley

Brasilia eshte nje mrekulli, e ndertuar e gjithe nga mendja e ketij njeriu. 

Sa per nje korrigjim te shpejte, arkitekti dhe urbanisti i Brasilias eshte Lucio Costa.

Niemeyer ka realizuar komplekset qeveritare, Parlamentin, seline e Presidentit dhe te tjera me rradhe.....

Mond, ne tema arkitekture, per mua ideologjia eshte thjesht nje objekt studimi. smiley

Sigurisht qe vepra e Niemeyerit eshte e ngjyer me ideologji ne cdo meter kub betoni te saj. Ishin kohe te bukura vitet gjate te cilave u zhvillua pjesa e pare dhe me fatlume e karrieres se Niemeyerit. Vite plot shprese e vizione pozitive per te nesermen. Kohe kur ideologjite e majta frymezonin njerezit e apasionuar dhe idealiste, (ndoshta edhe pakez naive) per te ndryshuar boten, per ta bere me te drejte e me te jetushme per te gjithe.

Se sa ja arriten, kjo i perket nje kapitulli tjeter.

Besoj se si shumica e njerezve te tjere te kesaj fushe edhe une, vepren e Niemeyer-it e kam njohur, studjuar, dashuruar, urryer dhe se fundi respektuar.

Faleminderit per prurjen Olsi. Veprat e Niemeyer-it nuk me pelqenin ne fillim, por me kalimin e kohes e kame ndryshuar komplet opinionin...

 PS: Nuk me ka pelqyer qe rralle ne fotot e ndertesave te tij shikon pozicionin e nderteses ne lidhje me natyren apo ndertesat e tjera...

Muhametali,

mua te kjo foto, gjeja e pare qe me shkon ne mend eshte qe ka shemtuar perjete nje pejsazh te mrekullueshem.

Zona atje ne fakt eshte me urbane nga aq sa duket ne ate fotografi... dhe te theme te verteten me pelqen shume dhe nuk me duket sikur e ka shemtuar ambientin. Me pelqen kontrasti qe krijon.

Te kuptoj. Ceshtje shijesh.

Nje "satelit alien" i ulur ne nje cep buze detit. Ndjejme kontrastin e thelle (e njekohesisht kaq harmonik) midis formave organike te natyres dhe atyre abstrakte te objektit. Eshte rasti i muzeut te artit bashkohor ne Niteroi. Edhe kjo mund te jete arkitekture. Edhe kjo mund te jete nje lloj qasjeje ndaj raportit me kontekstin. Nje lloj mendimi. Filozofik, pse jo.

Po mire Olsi, po e imagjino nje "disk alien" te faret e Capri psh

Ku eshte bukuria e natyres me nje disk mbi to?

Po pse duhet te sforcohem per ta imagjinuar "diskun alien" ne Capri (vend tjeter, histori tjeter, sfond tjeter), kur ai gjendet aktualisht "i ulur" ne Niteroi, Brazil?

Ca gjera, mund t'i pelqejme apo mund te mos t'i pelqejme hunter. Nuk ka asgje te keqe ne te dyja rastet.

Thene kete, qasja moderniste e International Style-it, ne kontekste te caktuara, ka prodhuar, jo rralle here, rezultate katastrofike.

Ok, po e thashe per te ngacmuar si do te dukej futja e elementit modern ne nje pejsazh natyror. Me bezdis ajo panorame e mrekullueshme natyrore me ate ndertese qe stonon. 

Stili hmm tjeter gje, disa gjera me pelqejne, mgjs si shqiptar kam njefare repulsioni instiktiv ndaj grise te trishtueshme te betonit te pallateve tona te vjetra stil sovjetik. 

Absolutisht, ti ke te gjithe te drejten qe te bezdisesh. Ai eshte nje objekt "alien" ("alien" ne te gjitha kuptimet) i katapultuar brenda atij konteksti.

Por nga ana tjeter le te reflektojme per nje problematike tjeter paralele: a eshte me mire qe te kemi nje objekt qartesisht te dallueshem si "alien" brenda nje konteksti te caktuar, apo nje objekt tjeter qe kerkon te pershtatet me kete kontekst, por deshton bujshem, (nje objekt, ky i fundit qe shkaterron kontekstin, fizikisht dhe vizualisht)?

Ky pra, pikerisht, eshte reflektimi qe qendron pas asaj forme abstrakte, mbeshtetur mbi nje kollone gjigande, (gati-gati si nje kerpudhe). Kjo pra eshte arkitektura qe pushon me vetdije te plote (dhe jo aksidentalisht sic ndodh ne Shqiperi) nga funksioni i saj lidhes dhe nderthures i kontekstit, abstenon nga pergjegjesia e saj, dhe kthehet thjesht ne nje objekt "alien", te vecuar, vecse ne varesi te qellimit te saj funksional dhe estetik, gati narcizist).

Ti dallon qarte alienin (arkitekturen). Ti dallon qarte natyren. Subjektet jane kaq mire te ndara.

Dhe ja qe kjo vecori, (paradoksalisht) kthehet ne nje lloj raportimi cilesor me kontekstin. Dhe ja qe arkitektura, behet akoma me arkitekture, pikerisht fale ketij mohimi te vetvetes.

PS: Persa i perket repulsionit tone si shqiptare ndaj arkitektures moderniste, une mendoj se eshte nje teme mjaft e gjere qe mund te diskutohet nje here tjeter (spunto: fillo te urresh Le Corbusier-in smiley ), por tani per tani, nje gje me vjen ne mend:

Ah sikur te kishte patur ne Shqiperi nje arkitekture autori si kjo!

Ndertesa ne vetvete eshte nje kryeveper, por nuk me pelqen kontrasti. Ne ambjente natyrore, une jam per ndertime qe bien sa me pak ne sy, sa me pak invazive me natyren. Kjo qe solli muhametali me poshte bie fjala.

Sa zili i kam keta njerezit qe i thone mirupafshim kesaj jete, pas nje aktiviteti kaq impresionues,  kaq krijues, kaq  I DID MY WORK! 

... kaq I DID IT MY WAY! smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).