Paraqitje të AKSH-së, qoftë me komunikata apo me xhirime, ka pasur edhe më herët, sa herë ka pasur tensionime të situatës me shqiptarëve dhe të tjerëve në rajon, por gjithçka ka përfunduar me pompozitete mediatike

 

PRISHTINË - Pas komunikatës për media të Armatës Kombëtare Shqiptare, Koha vizioni ka siguruar edhe pamje filmike të një takimi të pjesëtarëve të saj diku në Kosovë. Situata e krijuar në Luginë të Preshevës dhe në pjesën veriore të Kosovës janë pikat, të cilat diskutohen nga njerëz që e quajnë veten eprorë të AKSH-së. Me një vendim të prerë, AKSH-ja kërkon mobilizim të të gjithë pjesëtarëve, që të jenë të gatshëm të mbrojnë trojet shqiptare. Ata deklarojnë, se kanë armatimin më modern të kohëve të fundit dhe e prezantojnë më shumë nëpërmjet fotografive.

AKSH kërkon mobilizim të pjesëtarëve, që janë të gatshëm për mbrojtje, ndërsa në xhirim urdhrat i jep personi, që thotë se është komandati i njësitit special, Kobra. Ata thonë se kanë armatim modern, por atë e shfaqin përmes fotografive. Pas largimit të komandantit, takimin e vazhdojnë të tjerët “me plane konkrete”.

“Një pjesë e marrë përsipër unë, dy të tjerët për çdo situatë të përgatitur”, dëgjohet të flitet në xhirim, e po ashtu edhe se “snajperistët janë 24 orë në vëzhgim”. KTV ka siguruar edhe një facsimile, të nënshkruar më 9 janar 2012 në Vushtri nga “Komandant Koçaku” dhe “Komandant Klina”, ku kërkohet mobilizimi i pjesëtarëve të AKSH-së.

Paraqitje të AKSH-së, qoftë me komunikata apo me xhirime, ka pasur edhe më herët, sa herë ka pasur tensionime të situatës me shqiptarëve dhe të tjerëve në rajon, por gjithçka ka përfunduar me pompozitete mediatike, për çka shumëkush AKSH-në e ka quajtur edhe “ushtri virtuale”.

55 Komente

tani nuk dyshoj  te patriotizmi i ketyre burrave qe  perfaqesojne AKSH-ne  ne kete video,  por prezantimi duhet te behet cik me dinjitoz..  ashtu sikur UCK-ja dikur, pershembull..  kur  del aty te  flasesh e te mbrosh interesat  kombetare,  duhet  shuuume  seriozitet!!

 

ndofta e kam gabim,  po ky komandanti  i ''vogel''smiley,   (kishte harruar te perthyente menget e uniformes  qe i rrinte ca e gjate) ,  dhe   perplaste duart  mbi tavoline,  mu duk  cik  grotesk..smiley     mu si  lordi Farquaad te Shrek..smiley

Video qesharake... vetem patriotizmi i tyre nuk na duhet.

Kam frike se ky grupim ushtarak, mund te sjelle reaksione ne krahun tjeter, ate te serbeve, te cilet kane shume me teper eksperience me keto grupet paramilitare, dhe gjendja mund te perfundoje keq, ne demin tone. 

Faken terrorista!

Keta me mire ta fillojne punen nga kolona e 5-te ne tirane.esat fazllic pasha me shoke e kane mbushur kupen me kohe

smiley

Nuk e thone badihava se "size doesn't matter" smiley

Ai i vogli qenka me i rrezikshmi.Supozoj se nofka e tij e luftes eshte "komandant pleshti i p...(biiiiiip)"

Dua te shoh oficier te shkolluar,topat 155 mm te renditur ne tri shtresa,helikoptere "cobra "ne qiell ...

Mjaft ma me katundar pa asnje plan lufte,me komandanta pa asnje strategji ushtarake.

jakovë,  e kape   pjesen kur  komandant ''gjiganti''smiley,   fillon te lexoj letren?    ''duhet te zbatoni   keto urdhra....., shikon rreth e rrotull, kujton se mbaroi fjalia  pastaj hedh prape syte ne leter  e shton........, te shtabit..smiley     baam  dora mbi tavoline..smiley

Sapo e shikova dhe nje here,kastile per ty smiley

Duket se qendra e tyre qenka ne Vushtri.Tash,ne Vushtri ka vetem lope dhe çoban,e une me sa pashe,asnjeri prej tyre nuk kishte brire smiley

E dija se(heret a vone)do te vinte pergjigja shqiptare  kundruall Xhengis Khanit smiley

Komandanti ishte i atyre permasave qe ti shpetoje syrit te armikut. Flisni tani po te doni per mungese strategjie. 

komandant i kamufluar...smiley

po qe kishte autoritet ama, ske cthua..smiley me pelqeu kur trashi zerin.. "e kuptut...., gati stha, ... se do ta bej ndonjerin shembull, me duket..smiley

Ja prishte vetem ajo menga e djathte qe i kalonte kycin e i mbulonte gjysmen e pellembes. Do ta ket vene re kete gjate xhirimit dhe shembullin e ka lene ta beje me vone, me rrobaqepsen.

Nje levizje jo e mirestudjuar per pasojat afatgjata qe mundet te rrjedhin prej saj.Forma e organizimit te saj me ngjan si Talebane ne forme dhe radikale ...ne permbajtje...Mbase dhe gaboj. Ashtu qofte por....!

5 cerra 25 kilsh nga 1.50 te gjate paskan ber ushtri? Pse sthu ti qe te lagja ime une paskam pas 10 ushtri. 

A kuptut?smiley

E kane pare ata te portokallise kete video?smiley

Keshtu u tallen edhe  me UCK  kur doli ne fillim....

Shpresoj e di qe te ishte per UCK-ne, Kosova do ishte ende nen Serbi sot.

me UçK edhe ne fund ....

hahahahaha,ma rrace mitomanesh nuk ka si bahet....pash Zotin ça sillni kto marrina ktu

...te armatosur me maska dhe te uniformuar me emblemen.....

smiley
kush ja shkrun tekstet ketyre gazetareve ...kalamajt e kompshtit nr 10

Duket si nje episod i seris Stupcat.

Keto cunat duhet te kene eksperience te madhe ne Counter Strike ma ha menja.

kjo duket si video e sajume; nuk do habitesha sikur kta ta qe e kane publiku te mos dine shqip

e vure re.., kane goxha ndjenje estetike...komanden e kishin zbukuruar me postera e armatimit modern.. kallash, pistoleta etc..smiley ca ti bejme kameramanit qe nuk kishte narre planet cik me gjere, se jam i bindur qe te dritarja kishin vene edhe 2 vazo me lule shqiponje..smiley

edhe kjo eshte perle...."pas largimit te komandantit, takimin e vazhduan "te tjeret" me plane konkrete...".smiley

Kobrat qekan dhjamos icik nga inaktiviteti. Te gjith barkalece. A ka dyqan online AKSH ku mund te blej nja 2 toka rripash me shqiponje, si te komandantit? smiley 

Eniveis, gatadu uacju gatadu.

Ne fakt s'eshte ndonje lajm i mire. Situata ne Ballkan duhet te qetesohet.

Mire do ishte qe gazetari te na shpjegonte se pari se cfare eshte AKSH-ja.

smiley A kuptut!!! 

Vetem se s'ka nevoje per te bere gallate me te tilla sipermarrje. Te pakten t'u vij keq per ata ,qe jane si jane, por e kane seriozisht kete qe po bejne. Qofte ky seriozitet per te dhene nje mesazh , apo qofte se me te vertete duan te organizohen. Prape nuk i bie as rendesia , as vlera e ketij gjesti. 

Nuk duhet te harrojme qe per nje cope monument, servia bene demostrime force ushtarake afer Lugines. Ndaj mos te merrimi me modelin e mengeve dhe gjatesine e komandateve, por me deshperimin dhe presionin qe i ka bere keta njerez te japin te tilla mesazhe.Deri ne momentin qe ndonje nga ne , trimat e internetit , te shkoj per te luftuar, atehere mund t'ja lejojme vetes te bejme batuta. Por deri atehere, mire eshte te mos bejme muhabete kot , por te shohim se si po pershkallezohet ceshtja ne rajon. Besoj ketu duhet te fillojme temen e muhabetit.

Dora, 

Besoj se popullsia e lugines ka mbjeshtje te plote nga te gjithe ata qe kane shkruar me siper, per aq sa mund te mbeshtesesh sipas rrethanave nga peshku. Ne nuk dime asgje mbi autenticitetin e videos. Perball kesaj, bejme pak humor me cilesine e prezantimit. 

Dora, qofte prezantimi qe i "ketyre" (AKSH) i bejne vetes, apo qofte reporatazhi i gazetarit, eshte nje parodi..!! keshtu qe nuk ke si e trajton ndryshe!

e kam thene qe ne komentin e pare, kur flet e do te perfaqesosh ceshtje kombetare...,me e pakta qe kerkohet, eshte seriozitet dhe dinjitet!! ne kete rast, keta, AKSH dmth, lene shume per te deshiruar... sorry.

Bama dhe Belul, nuk ka shume rendesi gazetari , madje as video. I rendesishem eshte impakti qe ka, dhe mesazhi qe percjell. Te gjithe ne jemi koshient qe ka nje situate qe po pershkallezohet frikshem ne ate pjese te rajonit. Dhe ne te tilla kushte, edhe sikur gjesti te kete qene per shaka merr nje tjeter kuptim. Kjo eshte tema qe duhet te trajtohet. Edhe De Goli i beri thirrje robve nga radio, apo dhe Uck, s'ishte ushtria me profesioniste e botes, por kishin disiplinen e idealit,jo te ushtarakut.

Belul te me ndjesh, por une s'ndaj te njejten mendje me ty. S'ka cfare dinjiteti e serioziteti te perfaqesojne ata persona, pasi s'jane ushtri e trajnuar e nje vendi. Jane vetem disa persona te cilet jane mbledhur per te dhene nje mesazh, qe mos u merrni me ne, se s'kemi vdekur. Njerez civil te cileve i ka hipur ne maje te hundes. Rrezik dhe une e ti po te ishim aty, do na kishte plas ndonje teshtime( per mos thene ndonje gje tjeter).

Madje duke ditur keto une e perjashtoj mundesine qe ajo mund te kete qene shaka.Sepse ato s'jane adoleshent por burra te medhenj, pastaj duke ditur mentalitetin e zones, dhe situaten qe po krijohet, e kam te qarte qe s'e kane bere sa per nje dore gallate. 

n'fakt tani eshte moment i duhur per ta bere. Fakti se serbia do autonomi per veriun e kosoves kerkon balancim ne menyre qe ta lejne me kaq; maksimumi, shkembimi i territoreve te ngelet alternativa e fundit

Dora shqiptari maska ka vene vetem per grabitje. Shkjaut gjithmone i kemi dal ballhapur ne lufte. Ai komandant "Neperka" me ate shiritin rreth kokes me kujtoi ato videot e Hezbullahut! 

Cjane mor keto maskaralleqe!!! Po Kosova ka trupa speciale qe te marrin gjak ne vetull ska nevoje per keta! 

Roni, une s'dua ti futem me debateve te tilla. Mua video me duket me shume nje dhenie mesazhi ndaj levizjeve me te fundit te servise. Si duket s'ka ardhur koha akoma, per te dal ballehapur. Sidoqofte riaktivizimi i Armates, s'eshte ndonje gje e mire, nga cdo ane qe te kapesh.TMK-ja ( ndonese speriale, sic thua ti) s'mund te nderhyj ne ceshtjen e Presheves , sepse s'ka legjimitet( pastaj po u futen dhe ata, qelbet edhe ato arritje qe jane bere per te njoh ks). Kurse keta te Armates duan te behen me gjitheperfshires ,ndonese zanafillen e kane nga ceshtja e Maqedonise. Gjithe keto levizje per mua jane kuptimplote. Pastaj si i bejne, me dinjitet e pa dinjitete, me ballehapur a pa balle, me menge te gjata a te shkurtra, deri ne momentin qe une s'jam duke luftuar me ta, s'kam te drejte ti gjykoj.

dora , '' levizjeve me te fundit te Serbise " ?

Po Brad, pse pak tu duk miratimi i Rezolutes per Kosoven ( ku gjysma u be ne fshehtesi nga kamerat), apo kercenimi me nderhyrje ushtarake per monumentin e Presheves? Dhe imagjino del nga goja e nje ministri mbrojtje per te hequr nje momument. Cfare kuptimi ka? Per te mos thene, dhe ndryshimi i fjaleve te betimit te xhandarmersie serve, ku fusin Kosoven. Per mua boll te mobilizuar jane.

Dakort , por e ke shkruar Servise prandaj te thashe.

Kot. Per sport.smiley

Brad, Europa veriore i thote Serbis, Servi, servet e Servis. Nuk e di pse. 

Po Albanies si i thone?

Bollokume i thone Gjemb. Po lere Pjerin dhe teorite e tij rehat! smiley

S'qenke ne terezi ti sot, paske vendosur te na vdesesh fare me keto ushqimet! smiley

problemi oj ti Dora eshte qe Kosova arriti diten qe emri i saj njihet, dhe nese ne fillim e rendesishte ishte "ceshtja" dhe jo menyra...sot gjerat jane ndryshe...menyra ka shume rendesi, sepse nuk eshte me e njejta Kosove anonime.
Po ti shtosh kesaj qe ata kane njerez me nje fare njiveli, me bagazh techniko-commercial-patriotik/etc, keta njerez duhen perdorur dhe biles jane vullnetar te perdoren kur ceshtja behet e vlefteshme dhe serjoze...
Keto menyra le te themi "jo te sofistikuara" per te mos thene "injorante" i heqin komplet kredibilitetin...dhe jetojme ne kohen ku kjo eshte shume e rendesishme. 

Eh per mua edhe fakti qe shfaqin nje lloj " joserioziteti" eshte kuptimplote. Sepse tregon qe jane njerez normal, te cilet kane nje ideal te tyren qe po shkelen me kembe, dhe duan te reagojne. Nuk jane forca te pergatitura nga dikush tjeter. Sado qesharak duken, mua si Shqiptare, me imponojne nje fare perulje.Qofsha gabuar! Dhe me beso qe s'jam dakort me gjestin e tyre. Por te pakten i kuptoj.

EH keta jane nje bashkim vullnetar forcash, te shqiptareve nga te gjitha trojet. Nuk kane lidhje ekskluzivisht me Kosoven, ndonese ( sipas mendjes se tyre) po pergatiten per ceshtjen e Kosoves se veriut, dhe Lugines.

"Te armatosur me maska" 

Mire qe nuk kan qene te armatosur me corape leshi se kush degjonte ato te Hages per shkelje te konventes se Gjeneves per armatim te jashtligjshem!

Kjo duket qe eshte e sajuar..  

Fiks , ate mendova dhe une .

Po pistoleten pse e heq nga brezi dhe e ve ne tavoline?

Per te treguar armen moderne smiley Gjynah, s'paskan as holsters jo, e fuskan direkt ne rrip. Eshte vend i sigurte aty. smiley

Ne fakt , une u shkriva kur e mori nga tavolina dhe e vuri ne breze. Per nje moment mu duk se e shkrepi, pa dashje.smiley Nejse s'e s'du me be gallate, mbi kete muhabet.

Po ta shohesh e mban dhe mbrapsht ne brez trapi, qe po ti duhej ta perdorte sa me shpejt ne ndonje shkembim zjarri tjetri do e kishe palosur ne vend pa e nxjerre fare nga brezi.

Dalja e ketyre te maskave, ka te beje me teper me mesazhin qe duan ti japin Serbise, pas rezolutes qe miratuan ata, se sa seriozitetin e nje ushtrie te vertete. Maskimi i tyre behet pasi vete ne shqiptaret jemi skeptike apo mosbesues ndaj levizjeve te tilla, qofte dhe frymezuese, pasi njohja me shume do te na prishte pune se do te na ndreqte, se do fillonim pastaj shpjegime te tipit.... ja u bo ky.....

Paralelizmi me UCK vlen se edhe ata ne ate fillim po keshtu dolen, dhe me pas pasi moren bekimin e Daj Samit, filluan e te "trashin zerin"....

Po megjithate vleren e vertete te UCK-se e tregoi paslufta.....

ja, shikon  ti tashi.. ashtu sic pritej  e bene  direkt serbet nje video parodi tallse per keta te AKSH-se.. 

keshtu eshte kur  behesh rezil me pahir..  pse mos talli bythen dynjaja.

Ka mundsi ti sponsorizojne serbet kto lloj vidjosh? Shume qesharake. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).