42 Komente

HALLALL!

ps. linku nuk punon.

emo, provoje dhe njehere te lutem.  E rivendosa dhe me hapet.

yep. Rrofsh!

Ai vend eshte i teri PERLE e Rralle , po qe ka rene ne duar Xhahilesh qe as kane ndiere KURRE dashuri per te  . Ai vend mba ne Faqe e fsheh ne Gjirin e tij cdo Bukuri qe ekziston ne Bote . Kush e ka shetitur e di per cfare flas !

Po ky THE Guardian na paska hape Pune ...kush e ndigjon tani ...ne vend te se Arrorro - Shegoret zotrie , do ndigjojme se Geshtenjoro - Jufkoret zotrie .Dhe mos o zot fillojne edhe nga zonat e Ftojve e Gorricave dhe prit kur te Pellase ...Se Gorricorro - Ftonjoret zotrie .... zotrie ....zotrie ...zotrie

Kot nuk thoshte ai ......Lum kush te rronje / ta shikoje zonje

Disa shenime tangent:

Nuk e di cfare kane ne mendje keta te Oxfamit, por pemet e geshtenjave duhet t'i shkundesh.  Ashtu si dhe ato te ullirit, cik thyerje degesh ben mire per rigjenerim. Keshtu thote tradita shumevjecare smiley.

Duhet te vije Oxfami qe te na thoje se kooperativat jane gje e mire.  

Ca shkopinj per te shkundur pemen e Balkanweb: 

The Guardian: Dibranët mbajnë frymën me gështenja, djathë e makarona

Dibranët fitojnë jetesën me prodhimet e tyre si djathi, makaronat dhe shitja e gështenjave. Kështu përshkruan një fotograf përmes fotove për “The Guardian” jetesën e banorëve në verilindje të Shqipërisë. 

David Levene udhëtoi në Shqipëri dhe ndoqi punën e një OJF-je në disa zona shqiptare. Pikërisht në zonën e Dibrës pranë malit të lartë Korab, fotografi përmes fotove përcjell jetesën e varfër që sipas tij bëjnë shqiptarët.

Keshtu eshte interpretuar foto-reportazhi ne fjale nga Balkanweb.  

Dua jufka Dibre.  (Me gjithe deshiren e mire dhe mundin e Enkes, nuk jufka shtepie.)

Enver Hoxha takoi fshataret e Bregut dhe u tha se nuk eshte e vertete qe ulliri nje vit ben e nje vit s'ben. Po t'u bini me dru, tha, natyrisht qe do beje ashtu, se vrisni sythet.

Tani o Monde, kur Komandanti dhe Inglizi thone te njejten gje, dicka do jete aty. Mua me shume me duket si filozofi kineze kjo. Mos ia prit koken armikut tend, por ulu buze lumit dhe ai (lumi) do te ta sjelle nje dite koken e armikut. Edhe ky englezi kte tha ne princip: prisni se bien vete geshtenjat. Mos u boni te padurum.

Me rrinte ligsht ideja qe per kaq shume kohe u kemi hyre n'dru geshtenjave kotnasikoti, pa jo se kam gje me Oxfam smiley.  Kjo ishte ideja, pa une vete s'e kam fare idene se si behen keto pune smiley. Keto per idete.

E meqe ra fjala, geshtenjat kete vit ketu vajten 5.99lb dhe s'ishin as per pjekje e as per zierje.  Me 13 dollare kilen, blen nje thes ne Diber e gjetke ne Shqiperi. Geshtenja kinge, jo si keto merhumet pa piken e shijes. 

Ska thone kot AI mbillni Arrore.

Po geshtenjat nuk futen te arroret mer Brad!!!

Geshtenjat futen te geshtenjoret!!!

E di qe spara ja thu per teori, por kaq i gjo duhet ta kuptosh!!!

Njelloj mo duken .

Brado e di se cka thene shoku Enver per pataten???

Vend i mrekullueshem . Flm Monda per prurjen. smiley

E shkelqyer eshte Dibra!

Foto te mbrekullueshme nga David Lavene.. Me pleqeu shume, por edhe analiza qe i beri nje shqetsimi konkret shqiptare.. Por, me teper me pelqeu menyra e realizimit, projektit dhe percjelljes tek lexusit e gazetes.. E kuptoj qe OXFAM eshte nje shoqate bamiresie gjigande dhe mjeshtra te marketingut.. me nje eksperience disa vjecare, por meqe eshte Shqiperia dhe nje nga zonat me te varfera ne Shqiperi me pelqeu me teper. Autori sjell nje problematike shqiptare si varferine, nje projekt te OXFAM ne ndihme te zbutjes se kesaj plage, por mjeshterisht pa ofenduar apo poshteruar banoret e zones..

Perse media shqiptare me qindra kanale televizive dhe radio nuk mundet te sjell tek shikuesit dicka te tille te thjeshte me duket e pakuptimte??

 

Gëzuar Vitin e Ri Monda. Ky '13 duket vit i komunistave Monda. Obama më në fund e theu kapitalizmin në kështjellën e vetë. Nuk thoshin kot "s'ka kala që s'e marrin komunistat". 

Tani i jeni qepur Dibrës ëë? Gjoja ju qan zemra për Dibrën. 

Po Dibra do ua ngeci jufkat në fyt! 

Ohhh djathe i bardhesmileysmiley

Bedrija me komentin e saj mbi ekonomine personale duke qe eshte njohese e holle e makrossmiley

Ne Diber s'kam qene ndonjehere, por nga fotot duket qe qenka vend pjellor dhe vend per se mbari per agrokulture. Me vjen mire qe Oxfam po mirret dhe me Shqiperine, sepse Oxfami me shume mirret me Afriken dhe Ameriken Latine, me bujqit aty. Tani keto kohet e fundit, disa supermakete ia kane hapur dyert produkteve qe financohen nga kjo organizate, megjithse jane pak te shtrenjta, ndoshta ngaqe hyjne ne kategorine Bio . Kam nje dyqan te Oxfamit ketu afer, nje kishe e lene pas dore (ka vite si duket qe nuk shkon njeri) i ka dhene nje hapsire per te tregtuar prodhimet e bujqeve afrikane dhe ameriko-latinas. Nuk kam shkuar ndonjehere, por do shkoj ta shoh nje here. 

Dibra Ok

Dibrant te padurushem smiley

hiiiiiiii, nuk e the ket' llaf! smiley

smiley

e mo se nji llaf thashe, nuk i vrava ahahah

Shume te bukura fotot.

Geshtenja e djathe mire por jufkat ca jane.

Faleminderit Eni.

Djathi i bardhe!! smiley

Epo tani, disa mjelin dhite, disa mjelin sojën.

Do djathe ? Ha moj tofu smiley

smiley

Na aty trri europa, ne jemi te dytet direkt pas gjermonit, kto na e morin me birra se ala skemi cu kucalashen atje. Po grekut me djathin fetta dhe italionve me tagliateli ja paskemi fut, normale qe do jen ne krize kto.

Perpos bumit ekonomik, por fukaralliku ne ato zona dhe ne nje pjese te madhe te Shqiperise paska bere kerrdine smiley Ska pas bere ndonjehere vaki te shihje shqiptare te bardhe(pa asnje lloj shenje racizmi ne kte konsistim) duke lypur me femijet e tyre ne krahe neper rrugeve te qytetit. Situate shume e trishte ne memedhe smiley

Ah sikur tja kishin lene Luren ..."demokratet "sic ..... e paten lene ....Komunistet!
Sa e mire do qe Dibra moreeee!Apo ci duhej Lura ashtu e me hije te errta pishash e bredhash.Tere lageshti, raumatizem, myk, qe kutrubonte ....socializem.Jo ore, keshtu eshte damall, e rrujtur gjer dhjete pont nden toke...Birko!
Shifeni tani kur te me turren gaxhivarte qe e quajne vehten demokrate dhe antikomuniste te thekur....

Dibra shpeton perfundimisht vetem me Rrugen e Arbrit, ndryshe do vazhdoj te ngelet shume e izoluar. Dhe eshte per te ardhur keq se ndryshe nga "fqinjte" e tjere veriore, dibranet vete jane shume me te qete e te civilizuar. 

p.s Brado, turp qe nuk e dike se ca jane jufkat. Po vajte ndonjehere ne Diber duhet te provosh patjeter birjan me jufka. Fantastike! 

Tani duhet te heqim mjeshtrine e marketing-ut;problemi kryesor i ketyre projekteve shte qendrueshmeria; ne nje pjese te madhe te projekteve zhvillimore duket se gjerat jane mire sa kohe ka ndihme/finacim prej jashte e pastaj ne momentin qe projekti mbaron shkaterrohet kooperativa, zhduken apo privatizohen pajsisjet etj. 

Kjo ne nje pjese (fatkeqesisht te mire) te rasteve, pa paragjykim per kete projekt qe uroj te jete i suksesshem. 

Problem kryesor tek shoqeria shqiptare eshte kapitali i ulet social; mugesa e bashkepunimit, njerezit jane detyruar me force per krijimin e kooperativave e tani si reagim e kane te veshtire te shohin eprtej hundes se tyre; kjo ndodh qarte edhe ne qytet ne menaxhimin e te mirave te perbashketa.  

Study touret brenda vendit  , apo ne vende shume te ngajshme mundet te jene nje shtyse e mire per keto lloj projektesh; por dikush duhet te merret serioizsht me shperndarjen e pervojave te mira, perndryshe krijohen keto "white elephants"  ne zhargonin zhvillimor); projekte pilot ku jane hedhur shume para e shkelqejne ne menyre te pakuptimte mes pamundesise per ti replikuar.

Perndryshe, gjate komunizmit me sa kam kuptuar Dibra e ka patur te mbyllur ciklin ekonomik me nujqesi e agroperpunim. Dibra eshte e bukur, ka kumbulla pafund e qershi, ka bli ne bulevardin e Peshkopise, nje kafe ne vere ne lulishten e hotelit nder kujtimet me te mira qe kam, nga sa kam shetitur ka klimen me te mire ne vend. 

10*! Shume dakort me ty Altin.

Per me teper keto "financimet e organizatave te huaja" jo vetem nuk japin asnje impakt afatgjate por perkundrazi jane nxiteset kryesore te korrupsionit duke e shkaterruar perfundimisht jeten sociale. 

Prandaj ne Shqiperi nuk ka asnje NGO te vetme sepse keta na e kane vjedhur perfundimisht shoqerine civile. Na kane vjedhur te ardhmen!

 

 

Pershendetje ne radhe te pare Mondes me kete artikull qe ka sjelle.... Ja te tilla reportazhe ne Shqiperi i ben vetem Baxhaku dhe Ben Andoni... Per te tilla gjera, shkrime dhe analiza ka nevoje Shqiperia....Por problemi me i madh mendoj une, nuk jane as fushat e as pemet, as tereni e aq me pak rruget. Problemi kryesor ketu nder keto vende, qe nga Tropoja e deri ne Konispol, jane njerezit....

Po ju sjell nje shembull nga Skrapari im.... Emo, mba shenim....Eshte nje vend prane Tomorrit qe quhet Gropoveth..... Nje vend shume i bukur dhe njekohesisht shume i pasur.... Nje vend ku mund te mbahen pa frike deri ne 100 mije bageti e imet (Emo, me korigjo) Ky fshat ne kohen e merhumit, kishte 80 shtepi, kishte qender shendeteore, shkolle fillore, kishte dhe nje vater te vogle kulture..... etj, etj..... Sot aty kane mbetur vete 4 shtepi, a e kuptoni 4 shtepi... dhe dy nga keto jane kushurinjte e mij... te dy bashke kane nja 400 koke dhen, dhe i mbareshtrojne per bukuri.... po femijet e tyre mbesin te pashkolluar...pasi ata jene edhe krahe pune per ta.... se qe te mbash bageti, po duhet te pergatisesh edhe zahirene e dimrit, po qe te besh zahirene po duhen dhe ca krahe pune e keshtu me radhe..... 

Nuk dua te zgjatem, por plaga me e madhe e viseve tona te begata bujqesore e blegtorale eshte mungesa e fuqise punetore.... mekanizimi shume pak pune ben ne nje vend te thyer kodrinor e malor......

E sa per Dibren i kam shetirur ato vende te begata dhe shume pjellore, por edhe aty i njejti problem Fshatrat jane shkretuar fare......nuuk ka njeerez per te punuar...

Ej, kjo eshte e dyta e para eshte ajo qe them une......loooool

 

jo, jo. e treta

Mire qe per grate kane siguruar mundesi punesimi me keto projektet, po per burrat cfare kane menduar? apo burrat ndene hije lozin kuvendojne?

Nga fotot duket se burrat merren me transportin dhe shitjen e prodhimeve.

dmth,po te shqyrtojme faktet, s'dalin dhe aq parazitasmiley

prape me hile. burrat si gjithmone lart, mbi grate...ne hierarki smiley

kasat nuk jane te mbyllura ne kete rast ,dmth ,kush eshte e zonja/i zoti  ,ndryshon kase.smiley

...ne Shqiperi nuk ka asnje NGO te vetme sepse keta na e kane vjedhur perfundimisht shoqerine civile. Na kane vjedhur te ardhmen!

...kjo eshte me se e vertete sepse koha provoj qe me shume se gjysma e pareve te prura nga donatoret perfunduan neper  vila dhe bisnese te anetareve te koruptuar te ketyre shoqatave. 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).