Autoritetet e BE-së në Bruksel nuk pranuan ta komentojnë Rezolutën serbe për Kosovën, të miratuar nga Kuvendi i Serbisë, duke insistuar me këtë rast me rëndësinë e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

"Nuk kemi kurrfarë komenti as për Platformën as për Rezolutën”, ka deklaruar për agjencinë serbe Tanjug zëdhënësja e Catherine Ashton, Maja Kocijançiq dhe ka shtuar se për Baroneshën Ashton është më e rëndësishmja është që të dy palët të mbesin të përkushtuara për dialogun.
Kocijançiq ka përkujtuar se temat në vazhdim të dialogut Prishtinë-Beograd janë caktuar në mbledhjen e dhjetorit të Këshillit të Europës dhe se rundi i radhës i dialogut në nivelin më të lartë është caktuar të mbahet me 17 janar, kur në Bruksel do të takohen kryeministrat Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq.

Miratohet rezoluta për Kosovën

Beograd, 13 janar - 12:10 - Kuvendi i Serbisë ka miratuar rezolutën për Kosovën pas mesnatës, pas një debati që ka zgjatur tërë ditën. Gjithashtu, siç raportojnë mediat serbe, është vendosur që të zbulohet për publikun platforma, mbi bazë të së cilës do të zhvillohen bisedimet me Kosovën. Teksti i platformës, që njëherë është thënë se do mbetet sekret, do të publikohet në ueb faqen e Qeverisë së Serbisë. Me rezolutën parashihet që të gjitha bisedimet e ardhshme me Prishtinën duhet të jenë në përputhje me këtë dokument, e në veçanti insistohet në ngritjen e një autonomie për komunat serbe.

Teksti i parë i rezolutës është ndryshuar me tri amendamente të propozuara nga Këshilli për Kosovën, për të cilat është arritur pajtim në takimin e përbashkët në mes të presidentit serb, kryeministrit dhe shefave të grupeve parlamentare, transmeton REL. Platforma politike për bisedimet me përfaqësuesit e Prishtinës, parasheh që çdo zgjidhje e dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe Rezolutën 12 44 dhe se Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Kosova dhe Serbia aktualisht janë duke zhvilluar bisedime në nivel kryeministrash nën ndërmjetësimin e Brukselit zyrtar. Çështja e veriut është thënë se do të shtrohet për bisedime në takimet e ardhshme mes Hashim Thaçit dhe Ivica Daçiqit. Ndërkohë, Serbia po synon që të nxjerrë një lloj autonomie për këtë pjesë të banuar me shumicë serbe dhe që nuk I nënshtrohet kontrollit të Prishtinës zyrtare.

Kryeministri serb Ivica Daçiq ka thënë se Serbia “praktikisht” e ka humbur sovranitetin mbi Kosovën dhe se autonomia për serbët që jetojnë në Kosovë është më e shumta që Beogradi mund të shpresojë të  shpëtojë. Daçiq i ka thënë parlamentit të shtunën se Serbia nuk mund të përballojë që të “mbajë kokën e saj në rërë” për Kosovën. Duke folur derisa ligjvënësit debatonin për një rezolutë që bën thirrje për autonomi për serbët që jetojnë në Kosovë, dhe jo qeverisje të drejtpërdrejtë nga Beogradi, Daçiq tha se “sovraniteti serb” në Kosovë është “praktikisht jo-ekzistent”.

Qeveria e Daçiqit e ka përjashtuar njohjen e pavarësisë së Kosovës, e cila është shpallur në shkurt të 2008-së. Por, Daçiq ka sinjalizuar një qasje më pragmatike për Kosovën, derisa Beogradi po kërkon fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

6 Komente

Kryeministri serb Ivica Daçiq ka thënë se Serbia “praktikisht” e ka humbur sovranitetin mbi Kosovën dhe se autonomia për serbët që jetojnë në Kosovë është më e shumta që Beogradi mund të shpresojë të  shpëtojë. Daçiq i ka thënë parlamentit të shtunën se Serbia nuk mund të përballojë që të “mbajë kokën e saj në rërë” për Kosovën.

 

ja,   kjo  qe thote  Daçiq  eshte e verteta...   pastaj  rezolutat, e njeanshme,  qe miraton Kuvendi i Serbise per Kosoven,  jane kot fare...

Vendimet e parlamentit serb, kane vlere vetem per shtetin serb dhe popullaten qe jeton ne Serbi. Ato (vendimet) nuk mund ti atribohen nje shteti tjeter dhe nje popullate tjeter. Kaq gje serbet duhet ta kuptojne. 

Kjo rezolute eshte oferta fillestare e serbeve.Dihet qe kur behet kompromis apo pazar,rezultatet do te jene shume me ndryshe,ne disfavore te serbeve, se ato qe parasheh rezoluta.

Personalisht mendoj qe kompromisi do te jete nje lloj autonomie ekonomike per serbet e Veriut ne shkembim te mos bllokimit te Kosoves nga ana e Serbise,ne OKB.

Pasi te ndodhe kjo ne 2020 para se Serbia te hyje ne BE,do ti kerkohet qe ta njohe zyrtarisht,gje qe do te jete shume e lehte per Serbise,pasi deri ne ate kohe Kosova do te jete ne OKB,serbet e Veriut do te komunimojne me Prishtinen,Serbia dhe Kosova do te kene zyrat nderlidhese ne kryeqytetet perkatese etj...

Per mendimin tim situata as lufte e as paqe ne veri nuk eshte normale dhe as mund te jete afatgjate.Nvoitet medoemos kompromisi, i cili me paderman do te duhet te jete me me shume leshime nga ana e serbeve, per vet genocidin e gjate mbi shqiptaret.Besoj se rezoluta eshte nje lloj karemi per leshime nga shqiptaret dhe sidomos nga nderkombetaret.Por ndjek se Nikolocit i jane ftofur ...ato...nacionalizmat qe leshonte gjat fushates.Kjo me ngroh se ...amerikanet nuk i kane leshuar pe...

Shqiptaret duhet te jene me shume aktiv me veriun e Kosoves. Duhet te bejme shume me shume rremuje se serbet. Jo te rrime si viktima ne token tone.

Kosovaret duhet te prishin rruget, antenat e komunikacionit dhe shtyllat elektrike qe lidhen me serbine, heqi qafe serbet qe bejn si cuba, mos shitjen e prones te serbt, mos blerjen e produkteve serbe, jepu lek Shqiptareve te shkojne dhe te jetojne ne veri sic ben Serbia me serbt, etj. 

Seriozisht e ke ti apo po bene ironi?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).