Ka diçka më të keqe sesa problemet e sistemit arsimor, dhe kjo nuk vjen dhe aq nga shkolla, sesa nga vetë familja dhe shoqëria në përgjithësi. Është morali i ngordhalaqit.

Një moral që nuk përcakton parime veprimi për individin, por parime justifikimi për dështimin e tij. Dhe si në çdo shoqëri tjetër, ai rrezikon të marrë përmasat e shumicës.

Po marr disa shembuj të këtij morali. Së pari thënia proverbiale: “Vetëm të paaftët çajnë sot”. Po të ulemi e llogarisim njerëzit që njohim rrotull nesh, na rezulton menjëherë se statistikisht thënia nuk është e vërtetë. Por ajo ka statistikisht diçka të saktë: të paaftët vërtet arrijnë të gjejnë punë. Por ku? Në shtet, me shumicë. Sepse shteti nuk funksionon me parimet e meritokracisë. Këtë e dimë: kështu ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë edhe për shumë kohë. Por çfarë emri do t’i vinit një personi që synimin madhor të jetës së tij e ka të zërë një vend “pune në shtet”, në këtë shtet që kemi? Një njeri që arritjet e jetës së tij i mbyll brenda sigurimit të një rroge të paqtë e një karriere lineare? Kjo ishte e kuptueshme në kushtet e mbijetesës në komunizëm. Por sot? A është rroga përkufizimi i plotë i realizimit të vetvetes? Kjo është një nga arsyet përse zakonisht kur dëgjoj njerëz që ankohen se të paaftët u kanë zënë vendet e punës në shtet, më kap ndjesia se ata vetë janë më keq se këta të paaftë. Sepse të paaftit militant të paktën më duhet t’i njoh meritën e paligjshme e të palavdishme të të qenit aq i shkathët sa t’i bëjë vend vetes. E nëse dikush nga këta të paaftë bëhet edhe ministër, pyetja ime qëndron sërish vetëm se me ndryshimin e nivelit: cili person i aftë, me integritet e me respekt për veten do të donte të ishte në vendin e ndonjë ministri që po ta shkarkonin si ministër do të mbetej pa punë, sepse nuk do ta punësonin as për shitës supermarketi (me gjithë respektin maksimal për shitësit)?

Është e qartë se jeta nuk është e lehtë dhe nuk ka për të qenë asnjëherë, sepse është e pamundur që dëshirat njerëzorë të përputhen me mundësitë e planetit për t’i përmbushur. Por, nëse Darvini ka pasur ndonjë gjë të saktë në teorinë e tij, është ajo ideja e thjeshtë se ata që janë të përgatitur më mirë do t’u mbijetojnë më lehtë vështirësive.

Së dyti, një mendësi akoma më e frikshme mendoj se po rrënon sot edukimin e brezave të rinj. Të gjithë njohim prindër që ua marrin vetë notat fëmijëve të vet që në klasë të 6-të, pastaj harrojnë se ua kanë marrë vetë dhe besojnë se fëmijët i kanë gjeni. Dhe kur vjen momenti i përplasjes me ndonjë shkollë a mësues kërkues e rigoroz, natyrisht fajin e ka shkolla apo mësuesi. Sepse procesi i përpunimit të kujtesës ka funksionuar shumë mirë. Fajin e kanë gjithmonë të tjerët. Rezultati: fëmija natyrisht beson prindin hileqar dhe mekanizmin justifikues të vetes. Në plot raste prindi do të vazhdojë ta “ndihmojë” me notat nga 9-vjeçarja e deri në përfundim të universitetit, madje mund t’i gjejë edhe punë, derisa një ditë ky individ bëhet pikërisht ai i paafti që u ka zënë vendin të tjerëve (edhe këta me plot të paaftë mes tyre). Dhe prindi mund të jetë i lumtur se i ka rregulluar jetën. Në një punë shteti natyrisht, sepse në privat funksionon ndryshe. Ja ku u kopsit edhe një jetë tjetër ngordhalaqi të qetë. I gjithë ky proces katalizohet nga shumë mësues “dashamirës” që mendojnë se nuk është ndonjë gjë e madhe se e ëmbëlsojnë pak notën. Pyesni nxënësit se si vihen notat në 9-vjeçare. Pyesni prindërit. Pyesni vetë mësuesit. Jo të gjithë natyrisht.

Ky “ëmbëlsim” i notës është ai që shkakton shpesh dekurajimin dhe dorëzimin e nxënësit sapo përballet me sfida reale. Mësuesit e tillë e kanë ndërgjegjen e pastër se i kanë “dhënë një dorë fëmijës”. Në fakt e kanë marrë në qafë. E kanë mashtruar dhe e kanë hedhur të çarmatosur në një betejë ku ka pak mundësi të arrijë diçka. Mund të pyesësh: por a është e mundur që prindi t’ia bëjë këtë fëmijës së vet? Përgjigja: po të mos ishte e mundur, do të ishim si Zvicra e Suedia. Nuk ka magji, ka vetëm veprime njerëzore. Paradoksalisht ata që i vuajnë më tepër pasojat janë ata që futen në kategorinë “çun i mirë/gocë e mirë”, sepse atyre nota u jepet më kollaj. Rrjedhimisht, edhe dëmi u bëhet më i madh. Jam i sigurt se cilido lexues i këtij shkrimi mund të kujtojë nga vitet e shkollës se intensitetin më të lartë të mësimit e ka pasur nga mësuesit rigorozë. Jo nga ata që përmbysnin klasën me 10 apo venin 10-ta për “sytë e bukur” dhe çiltërsinë e fëmijës.

Së treti, vetë përsëritja, pranimi dhe theksimi masiv i teorisë së të paaftit që bëka kërdinë dhe s’paska lënë shteg të lirë, u mundëson fëmijëve e të rinjve të përgatisin sistematikisht dështimin e tyre në jetë. Pse dreqin u dashka të mësosh, të punosh më shumë se të tjerët, të mendosh më shumë se të tjerët, të durosh edhe talljen e një shoqërie antilibër, nëse, në fund të fundit, siç thotë mami, babi, fqinji dhe daja, përsëri të paaftët do të ta zënë rrugën? Për ta kuptuar rrezikun e kësaj teorie kaq popullore në Shqipëri, mjafton të kujtosh se është një teori pa zgjidhje. Pra, meqë të paaftët paskan në dorë fatin tënd, çfarë të mbetet të bësh? Teoria nuk jep përgjigje, por e nënkupton: bashkoju tufës. Blegërij edhe ti.

E vërteta është se të paaftët janë të suksesshëm vetëm në raport me objektivat e tyre, madje ka shumë mundësi as në lidhje me to. Sepse në sektorin privat nuk ka aq shumë altruistë sa t’ia lënë në dorë fatin e ndërmarrjes së tyre një të paafti. Sepse edhe në punë shteti ata që janë të aftë arrijnë të bëjnë diçka të vlefshme për veten e tyre: CV-në e tyre, respektin për veten dhe respektin e të tjerëve për të. Dhe e dini çfarë: unë njoh njerëz (pak, por njoh) që i kanë mbijetuar ndërrimit të qeverive… sepse janë të aftë dhe sepse jo të gjithë “shefat” janë aq idiotë sa të mos kenë nevojë për të aftë.

Por mësuesit “dashamirës” dhe ëmbëlsues të notave, prindërit që e dinë më mirë se mësuesi notën e fëmijës së tyre dhe ia dalin ta vënë në regjistër, studentët e kafeve që ankohen se kanë mbetur pa punë prej të paaftëve, të gjithë këta janë vetëm një simptomë tjetër e një shoqërie që bën sikur përgatit brezat e rinj, që bën sikur respekton ligjin, që bën sikur paguan taksat, që bën sikur punon, që bën sikur voton…., shkurt i një shoqërie që bën sikur dhe në fund ua vë fajin politikanëve të korruptuar, që gjithsesi, i voton sërish. E një shoqërie së cilës i ka ngordhur që në maternitet nervi kritik ndaj vetes: jo ndaj të tjerëve, ndaj VETES.

49 Komente

"Një moral që nuk përcakton parime veprimi për individin, por parime justifikimi për dështimin e tij. Dhe si në çdo shoqëri tjetër, ai rrezikon të marrë përmasat e shumicës."

Parime justifikimi per deshtimin e tij!!!

Parime justifikimi!!!

Ej seriozisht, mos ja kajni nanen. Cjane keto gomarlleqe?

Edhe pas asaj letres se hapur drejtuar Hasimjes nag ai shoku i vet i femijrise...prap shkruan Hasimja???  

Rono, 

qe si ha buke ne Shqiperi tjetri: 

http://www.unyt.edu.al/unyt/Hasimja.pdf

Boje kulon katror ti tu PRODHU per kapitalistin. Moral thote qy qe ushqehet te verra e atij qe ushqehet te verra e kryeminsitrit. smiley 

Te mbaje konference baxhella per moral?! Thenks Lefte.

O Hasimete, me edukimin e brezit te ri, dmth thjesht edukimin e qytetarit, ti dhe soji tend keni deshtuar deshtuar deshtuar...

Ke qene keshilltar i kryeministrit por as nje "keshille" e jotja nuk ka gjendur vend deri me tani, edhe atje ku je. I vetmi moral qe ky brez ka mesuar nga " keshilltaret" dhe kreret e vendit eshte :

"Albanez me luge ne brez, ha-merr-dhe ik sa te kesh ate m..pushteti"

Së pari thënia proverbiale: “Vetëm të paaftët çajnë sot”. Po të ulemi e llogarisim njerëzit që njohim rrotull nesh, na rezulton menjëherë se statistikisht thënia nuk është e vërtetë. Por ajo ka statistikisht diçka të saktë: të paaftët vërtet arrijnë të gjejnë punë. Por ku? Në shtet, me shumicë. Sepse shteti nuk funksionon me parimet e meritokracisë

E paske thënë të vërtetën .po shteti është pundhënsi më i madh po ti shtosh dhe punonjsit e ndërrmarrjeve publike si dhe bisneset që varen indirekt nga pushteti bëhen shumë më tepër se shumica . të gjithë uzina a gazeta (apo dhe kto i financon shteti me reklama ) nuk mund të  hapin.

 

Pse privatet refuzojne te te marrin ne pune po te te Rekomandoje "shteti " smiley Shteti ka qene eshte dhe do te mbetet Gjithmone Punedhenesi i VETEM .Maximumi mund te marre ngjyra Politike nga Grupet e Interesit Ku gjysma jep pune sipas urdherave te 'shtetit ne Opozite " dhe Gjysma merr ne pune sipas urdherave te shtetit Pozite .

Kam qesh me veten ketu ne USA , kur nje mik qe ankohej per padrejtesi pas largimit nga puna , kishte marre nje "keshille " jo vetem te zgjuar po dhe mjaft Praktike pa pordhe teorike te Hasimjeve te babasqapit ...

" Ju keni shume albanese ne kete profil .Perse nuk e zgjidh shoqerisht me ta " smiley

Po kush i Humbi qe ti gjeje lefKopeja .... Nuk ndigjon qe nuk ndigjon dhe vazhdon me referenca Politike e Sociale duke e kompromentuar mjaft KEQ Vijen e Partise se Patozit dhe Olldeles smiley Prap pa qethuer LefKope !!!!!! Te dhjefsha parimet e meritokracise ose tamam tamam sic i quajti i pavdekshmi Dritero te Shkerdhatokracise ! 

ti idrizzzz garant ke qene nder militantet e ekzaltuar nga 'llokoshenca' e Nanos! Ishin kohe te bukura apo josmiley

E c'kohe o LefKope ....Shaheshin diten e Putheshin naten .Ne qe i shikonim te dy ...thonim "More po ç'behet  behet kështu " ? ....Ishte ky Harsimija prapa nesh , (te kujtohet ) nje nate dhe tha...Ore po une e di te mencur dhe me llokoshence te kabinetit Nano !!!! Po pse o doni ta hiqni nga lefKopeja poplen JU ....

E moj e Left me ....yyyyyyy ne fund . Kishte Lice me ...yyyyyy ne mes e ne fund Harsimja . Ne e hanim se na dukej jashte Moralit te Shkerdhatokracise se Sali sqapit me Nano dandyn smiley Po nejse ketu hajde se çoç ka qullosur Harsimja dhe llafka me ndjenje  , po per moralin i ruani Llaf-takun Lenka Cukos JU smiley

Shenim LefKope ...popla ne fërngisht i thonë Popullit , në labëri u qëllojnë  LefKopeve me popël, dmth qënve që flënë smiley 

Ne Shqiperi, njerezia ka nevoje per kurse LLOGJIKE jo per kurse morali.

Pasi i ngjiten shiritat kuq e zi neper shtylla, tashti dalin me bicak ne dore duke krujt shtyllat!!!!

Dhe shtylla te tilla jane me mijra!!!

Oh none none!!!!

 

P.s. rrofsh Blendo se me shkrive.

 

I thone 6 muj gjer me 23 qershor. Cer do bojne gjer atehere keta? smiley 

Nuk e ke keq Bame. 

2 "inxhinier" per shtylle, 4500 shtylla i thone 9000 vende pune te reja te hapura nga Bashkia e Tiranes.

 

C'kerkoi Shqiptari nder shekuj,
pak drite, pak logjike, e pak bicak

Ketij ia paskan marre notat prinderit jo vetem deri ne klase te 6 por ca me tej.  Falenderohet autori qe eshte veteshpjeguar te pakten, per kete gjene me siper. 

Sidoqofte djema, artikulli qendron, Ermali nuk shton ndonje gje te gabuar, dihet ky fenomeni i te paafteve, shteti shqiptar, qeveria shqiptare eshte plot me te paafte, dhe nuk eshte se eshte sot, jooo, qysh ne kohe te Zogut, ne kohe te socializmit, shteti shqiptar u mbush me lloj-lloj idiotesh, me lloj-lloj megallomanesh, me lloj-lloj miopesh nga mendja, dhe kjo gjendje vazhdon akoma e do te vazhdoje fatkeqesisht. 

c'rendesi ka nqse flet mire apo jo Ermali, Pjero.
Ky ka bere fajin qe ka qene keshilltar i buall mavrise

(ky mund te thoshte dhe te kunderten e kesaj qe po thote po prape gabim do ishte...)

Bredho, ka qene gje pjesetar  te KOP-i  buall mavrise ky Ermali?

ka qene dhe biles ka qene edhe shef kabineti me duket, para se te behej Imami

Bredharako, nuk ka rendesi seç pune ka bere, rendesi ka qe nuk ka qene kriminel, njeri i hurit dhe litarit, dhe intigrant, siç jane nje pjese e drejtuesve aty. Diktatoret gjithmon marrin ne pune, prane, edhe njerez te afte, krahas atyre te afteve.  Ermali ketu thote nje gje qe ekziston, nje fakt. 

Prap ky ngordhalaqi me moralin e ngordhalaqit. I ka ngel ora ne gjimnaz kur nuk ja varte kush me duket. 

Shiko, shiko, profesori i Shkencave Politike, flet per paaftesine, nderkohe qe shkruan opinione mbi natyren njerzore ne Shqiperi bazuar mbi perceptime personale. Kurse ti pret qe me e pakta, per te treguar modelin e aftesise, duhet te publikoj artikuj ne zhurnale akademike, ose ne gazeta shqiptare a nderkombtare, te jete pararendesi i teorive politike me te fundit, ose te bej shkrime akademike mbi sistemet politike ( ose cfare do eshte specializuar ai xhanem) , per te ngritur nje debat intelektual ne baze te njohurive te tij akademike mbi te ardhmen e Shqiperise. Madje te konkuroj nderkombtarisht me tezat e tij te specializimit.

Ne opinion e tij, krejt subjektiv dhe te bazuar ne supozime ndonjehere te rrezikshme, te cilat s'duhet t'ja kishte lejuar ndergjegjja e tij akademike, ngre lart rolin e privatit. Nderkohe mjafton te ulet ne tavoline me nje te ri te arsimuar jashte shtetit, i cili punon ne privat per ore te sterzgjatura,dhe deformon "aftesine" e tij, per shkak te menaxhereve te paafte ne pune (te cilet kane pasur menyrat e tyre, te rritjes ne karriere), te cilet krijojne sisteme shfrytezuese e jo produktive. Madje shpesh ndodh dhe me menaxher te huaj, te cilet lejne punet e e tyre prestigjoze si qerrues patatesh, dhe vijne ne Shqiperi si Drejtor Departametesh.

E vura ne dukje te paafte ne pune, sepse une nuk mendoj se ka njerez te paafte ne cdo aspekt te jetes, ( pra njeriu mund te jete i paafte per nje gje te caktuar psh: i paafte per te bere pune, por i afte per ta gjetur , i afte ne raporte njerzore, por i paafte ne dicka tjeter e keshtu me radhe etj etj).Ne fakt paaftesia ndodh sepse njerez qe s'jane vene ne kushte per tu aftesuar, apo s'kane informacionet e duhur ( sic e permend dhe vet nga artikulli). Ndonese edukimi eshte thjeshte nje aspekt , sepse ka plot aspekte te tjera. Por duket sikur harron, qe dhe ne privat shumica e njerzve s'jane punesuar ne baze te fushave te tyre te specializimin. Pershembull mbaron Histori, punon Agjent shitje , etj etj.

Po nejse, une shkurtazi dua te them: e morem vesh qe ti i arrite te gjitha vet etj etj, qe ty s'te hyri miku, se punove e more, jo si puna e Benit,por prisja nga nje profesor qe te mos ishte kaq i leshte duke menduar se ky eshte fati i te gjitheve. Madje po shpresoja, qe te flisje me shume per krijimin e sistemeve qe perjashtojne te aftet, dhe si mund te riparohen keto. 

Nje histori qe e kam degjuar ne 1996.

Zoti V. Kazazi eshte mesues kimie ne gjimnazin 28 Nentori neShkoder.

Nje nxenes Z dhe prindi i tij i lutej qe nga 6 ta bente noten 10, se Kimia nuk i vinte aspak. V. nuk pranoi dhe e sqaroi prindin se, nqs do ti vinte atij 9 duhet te shkelte mbi profesionin e tij edhe te gjithe nxenesve qe merrnin 7.8.9 e 10.

Diploma e shkolles se mesme te Z kishte pas gjithe atyre 10 kishte nje 6.

Prindi e takon nje dite v. Kazazin dhe i thote se kishte ardhur nje burse per elekronike(ku z ishte zheni) Ne Universitet Turk, dhe rrezikonte qe Z. te mos e fitonte vetem per shkak te 6 se tij.

V.Kazazi i tha, se nuk fallsifikonte dhe se mund te gjente fallsifikatore tek "dollari" sheshi i kambizmit i qytetit, te cilet do ti benin nje deftese te re me te gjitha 10.

Nga e thena ne te bere vetem me 20 000 lek Z. fitoi bursen, dhe sot(2000) eshte nje person i nderuar aty ku punon.

................Morali "po qe se nuk fallsifikon "digjesh" or ngodhalaq!?

Hasimja ka qelluar ne shenje me kete artikull, mbi te gjitha duke goditur nje lloj fryme disfatiste qe eshte bere e padurueshme

po mor trap, pse nuk e fillojme meritokracine nga ti qe flet idiotizma dhe te duket vetja gjeni.

shkrimi idiot.

Pyesni nxënësit se si vihen notat në 9-vjeçare. Pyesni prindërit. Pyesni vetë mësuesit. Jo të gjithë natyrisht.

he i here si vihen ? pse te pyesim, na thuj ti.

Kush eshte ky legen qe pergjitheson perpjekjet e prinderve per ti nxjerre femijet ne drite, dhe punen qe bejne mesuesit neper shkolla.

Pse kapet me njerezit me te pafajshem ky.

Ku i njofti ky prindet dhe mesusit i here ?

ca gjerash te sukseshme kishe bo ti ermalo kur pranove te keshillosh kryeministrin e vendit,te marresh ne dorezim kabinetin e tij, kur vete rrezik si kishe mbushur as te 30-at.  Apo ishe gjeni ti demek.

Leni mer trap msusit e 9vjecares dhe prindet rehat, se ata jane luftetaret me te palodhur te betejes per rritjen dhe edukimin e femijeve, qe, ne shqiperi s'eshte fare e lehte.

Ju shkencetaret dhe gjenite, mundohuni te gjeni metoda per tjua lehtesuar jeten ketyre me lart, metoda per ta garantuar meritokracine ne sistem dhe ne shkolla, metoda per ti bere te gjithe me te mire, pse jo, dhe me nota te mira shume. Pse mos te jene shume te mire te gjithe ? Si pellumba jane gjithe femijet e shqiptareve, si drite jane, duan vetem qe te mos i keqtrajtoje shoqeria dhe sistemi arsimor, e sidomos mos ti keqtrajtojne kaqolat si puna jote

smiley Ruzhe, big fan une i komenteve te tuja. smiley

Bo çfar pathosi ! smiley

Ruzhdie,o une s'e kam kuptuar shkrimin ,o ju.

Mua m'u duk se Ermali i meshon faktit qe prinderit duan note te pamerituar per femijet e tyre dhe kjo eshte shume e vertete.Ka qene dhe eshte akoma ky fenomen mjaft evident ne shkollat tona.

Madje,nuk eshte e keqja vetem ne faktin qe prinderit e kerkojne troc noten ,por" harrojne" qe e kerkojne dhe fillojne u mburren mesuesve te gjimnazit per femijet e tyre qe e kane mbaruar 9-vjecaren me nota "te shkelqyera" dhe e perdorin kete per t'u bere shantazhe ,se gjoja duan kurse ,prandaj u vene nota te pamerituara femijeve te tyre.Jo pak mesues jane kallzuar ne drejtorine e arsimit dhe jane ngritur komisione vleresuese,ku femijet e kane treguar se sa e meritonin ate noten e "pamerituar" qe u vinte zysha nga inati qe s'shkonin ne kurse.

Jo vetem kaq,por u mbushin mendjen dhe femijeve qe ata jane shume te mire,kur nuk jane te tille dhe hearrojne qe kjo i demton shume rende femijet e tyre.T'i edukosh femijet me nota dhe mbrojtje te pamerituar ,do te thote t'u rrisesh vetleresimin ne sensin negativ te fjales dhe imagjinoje cfare njeriu formohet ai ne te ardhmen.

PS:Nje drejtor shkolle,thoshte shpesh:nese do t'i besh keq nje prindi ,vendosi 10 femijes se tij,jo noten qe meriton.

Ky shkrim s'thote asgje te re.Keto gjera kane ekzistuar qe ne monizem.Por,kuptohet qe atehere perfituesit ishin shume  pak,se te pakte ishin ata qe ishin ne krye,kurse sot eshte shtuar dhe leku si kriter.

Venus,

Se ti je dhe vete prind.

Eshte e veshtire tja lesh ne dore prindit te veteaplikoje meritokracine.

Ne nje sistem ku ecet me brryla dhe njohje dhe falsifikime, gjithkush do pershtatet.

Kshu dhe prindi.

Cer po na thote kshu hasimja bre ? Qe behuni skrupoloze dhe mos perfitoni nga mundesia per mashtrim dhe fitore te pamerituara dhe lejeni qe femijeve tuaj tjua zejne vendin ca te tjere, te cilet se meritojne gjithashtu. Ah,jo, ktu ste fal asnjeri.

Po jo mo, une se pranoj kete. Gjithe prindet kur te vije puna, do mundohen te gjejne menyren per ti shty perpara kalamajt. Duhet rregullu sistemi qe te funksionoje meritokracia. Dhe sistemin e rregullon forca e njerezve te afte dhe jo e shushunjave qe shofin ku e ku e thithin ndonje gje. 

Une psh, jam vene perballe situatave te tilla ku i pamerituari fiton , dhe kam bere detyren time, kam ngrit zerin, jam ankuar, kam bertitur. Tani sa impakt do kem , se di, ndoshta shume pak, por dhe shume pak mjafton. Skemi ca bejme tjeter. Njof raste rezistence dhe ne shkolla, kundrejt vleresimit te pamerituar sepse nuk shkonin ne kurse, dhe jane raste suksesi. Kembengulja dhe jo dorezimi i njerezve me merita mund te sjelle ndryshim. nuk duhet absolutisht te heshtim. E nese na qellon te japim mesim, nuk duhet absolutisht te vleresojme ne menyra jo korrekte dhe te ulim kerkesen, e nese marrim ne pune duhet ti respektojme kriteret. Kemi plot ne dore per te bere ne ket drejtim. Vete hasimja ka precedente subjektivizmi ne punen e tij si pedagog. si si vjen turp njehere.

Po qe hasimja tenton te na edukoje prindet shqiptare kjo eshte e padurueshme.

Po te jet per te edukuar prinderit,ta dish ,qe nuk ka prind me te keq se prindi-mesues.Jane ata te paret qe e kerkojne noten e pamerituar te femija e vet dhe ata shqyejne gojen kur prinderit e tjere u kerkojne note.Shume pune e koklavitur kjo. 

jo ket nuk dua ta di, dhe smund ta pranoj smiley

te djele te kendshme dhe pa peshk, por me peshk (per te ngrene dmth)

edhe mua s'me pelqen te behem e tille.smiley ka dhe perjashtime apo jo?smiley

dmth i 'paafti' behet 'i afte' sepse eshte krijuar sistemi i rrugedaljeve te shkurtra* qe nxjerr ne pah gjithefarelloj 'aftesish' pervec se atyre profesionale? Per kete gje duhet dhe t'i rrahim shpatullat? 

Jo, ky lloj 'i afti' nuk do shume mend se per cfare i nevojitet nje administrate/kompanie private. Per gjithcka ta pret mendja, vetem jo per pune.

 

*sistem i dyshimte arsimor, procedura te dyshimta punesimi, etj ...

 

Si pellumba jane.....smiley

Kjo plake xheloze , do s'do me kujton kohe te vjetra mu . Me kujtoi nje dite kur Harsimja ishte me pandallonka , ose si u thote LefKopeja sot me shkolle - te shkurtra , dhe kishte ardhe me ble ke "xhaxhi " ca karamele Zana .... E pa nji xhaxhi tjeter  aty afer ne i bzajti ....

Salio ...treme ate Pllumbin kenej ...smiley

E mi dreq ku i gje ca pikante smiley Si kumrije jane ! 

Si pellumba jane.....smiley

Hasimja ka kohe qe e ka ideologjike kete pune.
Por te pakten beson ke brrpckullat qe thote..

Hasime mir mir, po ti vete si profesor ku e fut veten?  Tek ata qe e bejne punen  bazuar ne performancen e tyre maksimale apo tek ata qe kane bere njefare emri si  publiciste dhe "punojne". 

Sa per notat me duket se dhe ty te ka rene rasti te vleresosh ne menyre jo dhe aq  meritokratike eksperience direkte pasi nje lende ma ke dhene dhe mua, mbase i ke inat syt e bukur  por jo dhe aq ata qe ne menyre indirekte te lidhin me pushtetin.

 

Alidea, siç kuptohet nga shprehja jote ketu, duhet ti kesh syte e bukur smiley mirpo kjo vlen per revistat e ndryshme, jo per Peshkun smiley ketu vlen vetem inteligjenca . 

Ky Hasimja, ç'lende jepte ne universitet, te lutem ? 

pyete ne  privat Pjero..smiley

m'duket mu apo Pjeri ka fillu me gjujt indirekt kshu, kedo qe flet per sy te bukur etj?
Jo per gje po keshtu i ben konkurrence dhe xhibit...

Pra te PPU ,vlen vetem inteligjenca ..hahahhahha

Pjer,s'e kane keq.Ishte nje kohe qe Alidea ankohesh se ti e injoroje fare kur ajo te fliste,madje te kish shkrujt dhe ne privat ,nese e mbaj mend mire.Nderkohe,sa permend Alidea syte e bukur,me vrap e ktheve koken ti.smiley

Shkrim i ndertuar mbi klishe' dhe paragjykime.

Një moral që nuk përcakton parime veprimi për individin, por parime justifikimi për dështimin e tij. Dhe si në çdo shoqëri tjetër, ai rrezikon të marrë përmasat e shumicës.

Nuk eshte ceshtje morali. Eshte ceshtje leku. Nje personi apo nje sipermarrjeje qe nuk me ben punen si c'duhet, une i marr shpirtin, (pervec mbulimit te demit).

Në të gjitha çështjet njerëzore ka përpjekje, dhe ka rezultate, dhe fuqia e përpjekjes është masa e rezultatit.

Ne Shqiperi ishte ndryshe, njihej fuqia e rezultatit nepermjet fuqise se mases se perpjekjes , thene ndryshe , nepermjet korrupsionit.

disiplina nuk nihej jo e jo , ngaterrohej me budallain.

mirese erdhesmileysmiley

Hello alke smiley miresetegjeta smiley

It's hard to stay on top Brad smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).