Si kriza financiare dhe kriza mjedisore kanë shkaqe të përbashkëta, shumica të lindura gjatë dekadave të kaluara.

Masat e shpëtimit pas krizës financiare që filloi në hemisferën veriore rreth 2006-ës, dhe më pas u shndërrua në globale në 2008-ën, ishin të shpejta, të fuqishme madje dhe tronditëse. Megjithatë pas pothuaj 3 vjetëve, shenjat e rimëkëmbjes janë të dyshimta. Rimëkëmbja e pretenduar është e dyshimtë sepse matësit e përparimit ekonomik nuk marrin në konsideratë dëmet mjedisore. Si kriza financiare dhe kriza mjedisore kanë shkaqe të përbashkëta, shumica të lindura gjatë dekadave të kaluara. Përpos krizës financiare, dekada e kaluar ka parë dhe një rritje në shpeshtësinë e fatkeqësive natyrore, përfshirë tërmetet, cunamet, përmbytjet dhe zjarret në pyje. Ndër shkaqet, kryesor është përdorimi i shtuar i burimeve fosile për rritjen ekonomike.

Situata e rëndë mjedisore, pasojë e rritjes ekonomike pa kritere, ka 3 dekada që është në axhendën politike. Megjithatë, përpjekjet e organizuara për të pasur kritere në zhvillim, si p.sh. protokolli i Kiotos, janë zvarritur, shpesh kanë qenë premtime boshe. Si para krizës financiare botërore, dhe gjatë saj, pak vëmendje ju kushtua krizës mjedisore që ka mbërthyer botën. Megjithëse jemi vonë, është qartësisht e nevojshme të rishikohen paketat e shpëtimit, që këto të adresojnë dhe krizën mjedisore. Faktorët e krizës financiare jo vetëm që kanë penguar përpjekjet serioze për kufizimin e rreziqeve mjedisore, por dhe i kanë shtuar rreziqet. Në këtë situatë, paketat e shpëtimit duhet të orientohen drejt aktiviteteve ekonomike që minimizojnë rreziqet mjedisore. .Si p.sh. krijimi i një rrjeti energjetik, i cili të zëvendësojë me shpejtësi burimet fosile. Në vend të kësaj, shumë masa shpëtimi-p.sh. mbështetja për industrinë e makinave dhe zgjerimi i rrjetit rrugor-varen nga burimet fosile, madje dhe shtojnë përdorimin e tyre. Për pasojë, paketat e shpëtimit i kanë shtuar rreziqet mjedisore.

Me gjithë sinjalet e gabuara të tregut, vartësia ndaj burimeve fosile është e një rëndësie shumë të madhe, sidomos për shkak të rritjes së lartë ekonomike të vendeve në zhvillim. P.sh. le të shohim vartësinë ndaj qymyrit, emetuesit më të madh të gazrave serrë:. Një analizë e të dhënave të fundit të Bankës Botërore mbi konsumin e energjisë, zbulon se sasia e elektricitetit e prodhuar çdo vit nga qymyri në Kinë është 50 miliard kwh. Në SHBA kjo shifër është 40 miliard kwh, kurse në Indi, 10 miliard kwh. Nëse trendi aktual vazhdon, vetëm këto tre vende do të shtojnë çdo vit rreth 300 milion tonë CO2 në atmosferën e tejmbushur me të. Pasojat negative të burimeve fosile shkojnë shumë më larg se emetimi i gazrave serrë. Disa studime, si ai i Yerkes & Castle në vitin 19776 dhe i Van Eijs et al. në vitin 2006, kanë treguar një lidhje mes nxjerrjes së burimeve fosile dhe tërmeteve. Ka dhe pretendime të debatuara se nxjerrja e naftës dhe qymyrit përtej një sasie të caktuar mund të shtojë shpeshtësinë e tërmeteve. Disa mendojnë se kjo sasi është kapërcyer. Database i tërmeteve i Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, raporton për 1405 tërmete më të fortë se 5 shkallë Rihter, të ndodhur në 1980. Në vitin 2010 ka pasur 2136 tërmete të tilla, kurse në 8 muajt e parë të vitit 2011, shifra ka arritur në 1956. Sigurisht, tërmetet shkaktohen nga shkaqe të ndryshme, një ndër to nxjerrja e burimeve fosile. Megjithatë, ky shkak nuk duhet injoruar. Largimi i naftës bruto dhe qymyrit nga shtresat e nëntokës shkakton pakësimin e trysnisë, çka nxit lëkundjet sizmike. Por nevoja për energji ka çuar në nxjerrjen kumulative të sasive gjigante të naftës dhe qymyrit. Një arsye tjetër përse lidhja mes nxjerrjes së akumuluar të burimeve fosile dhe shtimit të tërmeteve nuk duhet nënvleftësuar, është lidhja e njohur mes tërmeteve dhe cunameve.

Në vend që të ndreqnin ekonomitë, paketat e shpëtimit i rikthyen ato në gjendjen patologjike të parakrizës. Debati mbi paketat koincidoi me pretendimet e një shkencëtari të dëgjuar të universitetit të Stanfordit dhe anëtar i Panelit Ndërqeveritar mbi Ndryshimet Klimatike (IPÇ), biologut Chris Field. Ky deklaroi se IPÇ-ja kishte nënvleftësuar rreziqet ndaj klimës. Ekonomisti Kenneth Arroë tregon se shqetësimet për ndryshimet klimatike janë ngritur që herët, në vitet 1940, për shkak të rritjes së nivelit të gazrave serrë pas fillimit të revolucionit industriale. Provat konkrete të ofruara nga raporti Stern, në vitin 2007, pavarësisht debateve dhe skepticizmit, janë imponuese. Nivelet e gazrave serrë janë dyfishuar në krahasim me periudhën para revolucionit industrial, dhe nëse nuk merren masa, këto do të rriten eksponencialisht. Edhe nëse emetimet pakësohen, grumbullimi i mëparshëm i ndotësve vazhdon të krijojë pasoja negative, përfshirë rritjen e nivelit të deteve, dëmtimin e bregdeteve, forcimin e stuhive tropikale, të zjarreve në pyje, dhe pakësimin e burimeve ujore. Kriza financiare u dha një shans qeverive që ti riorientonin ekonomitë drejt modeleve të qëndrueshme (ekologjike).

Që spekulimet dhe kontrolli mbi burimet e pakta të mos sjellin kriza të ardhshme ekonomike, sipërmarrjet e mëposhtme duhet të trajtohen me prioritet: Zhvillimi i teknologjive të rinovueshme dhe me emetime të pakta të gazrave serrë, në vend të eksplorimit të mëtejshëm për burime fosile; Zgjerimi i transportit publik në vend të fabrikave të prodhimit të automjeteve dhe në vend të rrugëve. Nxitja e metodave të reja dhe e mënyrave të prodhimit me cikël të mbyllur, të cilat ripërdorin mbetjet dhe emetimet pa ndotur ambientin. Nëse lidhja mes përdorimit të burimeve fosile dhe fatkeqësive natyrore është e vërtetë, atëherë tranzicioni afatgjatë drejt energjive alternative duhet të zëvendësohet me një ndryshim revolucionar dhe të shpejtë në përdorimin e energjisë. Ky ndryshim i shpejtë është i domosdoshëm, në mos i paevitueshëm. Ironia e hidhur është se shumë prej përpjekjeve për rimëkëmbje kërkojnë të pengojnë këtë ndryshim.

Dodo J. Thampapillai / PhD (Economics), Universiteti i New England, Australi

6 Komente

Artikulli ishte interesant, biles duhej thene se me te gezuar per kete krize qe plasi me 2008 dhe qe frenoi ekonomite, ishin ambientalistet. Pyetja qe me ka shqetesuar gjithmon edhe mua ka qene se me çfar do mbushen, kapilaret, damaret, gropezat, nga ku nxirret nafte, ne kohen kur te mbaroje nafta. Qe i thone dhe 40 vjet. 

me uje!    keshtu zgjidhet problemi  i ngritjes se nivelit  te oqeaneve qe eshte pasoje e shkrirjes masive te ajsbergeve...   me ujin e tepert  pra,  do mbushim  damaret dhe gropat  e naftes..

 

por eshte edhe nje opsion tjeter....  me CO2.smiley

por eshte edhe nje opsion tjeter....  me CO2.

+1

Pyetja qe me ka shqetesuar gjithmon edhe mua ka qene se me çfar do mbushen, kapilaret, damaret, gropezat, nga ku nxirret nafte,

i dashur van pierre, këtyre perlave të cilat ti nuk i vlerëson, duhet t'iu vësh një TM.

 

njoni, i dashur, nja shtatqinvjet ma par po dojte me u bo i famshëm e gjith jetën ja dedikoi një vepre.(latinisht)

n'koh të lirë shkrute vargje popullore. vulgarisht.

k'to t'dytat e bon t'famshëm.

vari qillot VëQëvrave i dashur. mblidh perlat që i lëshon si lopa bajgën nëpër pellgjet pa ujë për të mos përfunduar si petrarka

          MONITOR   (Reviste/broshure  ekonomike)  

Turizmi: Shqipëria priti 4.7 milion vizitorë në 2012         20/01/2013 

 Në periudhën janar-dhjetor 2012 në Shqipëri kanë hyrë gjithsej 4 milion 736 mijë vizitorë, sipas të dhënave nga Ministria e Turizmit, nga të cilët:

3.4 milion vizitorë të huaj jo-rezidentë, dhe

1 milion e 300 mijë vizitorë jorezidente me nënshtetësi shqiptare.

Në 2012 shënojmë ritmin më të lartë të rritjes së vizitorëve jo-rezident me një numër prej 702,586 vizitorësh të huaj jo-rezidentë ose 26% më shumë krahasuar me vitin 2011.

Numrin më të madh të vizitorëve e përbëjnë ato kosovarë me 48% të ndjekur nga maqedonas 12% malazezë 5%, grekë 7%,italiane 4%, gjermanë 2%, etj.

Krahas rritjes në përgjithësi, ka ardhur më rritje edhe numri i vizitorëve nga vendet e Evropës perëndimore dhe SHBA kahas rritjes së numrit të vizitorëve nga vendet e rajonit.

Në vitin 2012 kanë hyrë:

- 78539 vizitorë anglezë ose 2.5% më shume se në vitin 2011

- 225175 vizitorë grekë ose 49% më shumë se në 2011

- 147018 vizitorë italianë ose 10% më shumë se 2011

- 42546 vizitorë zviceranë ose 30% më shumë se 2011

- 58621 vizitorë nga SHBA ose 5% më shumë se 2011

Në vitin 2012 parqet dhe musetë e Shqipërisë janë vvizituar nga 1, 4 milion vizitore vëndas dhe të huaj prej te cilëve janë gjeneruar 47,6 milion Leke.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).