Nga pianoja, te grupi i këngës dhe ai i kërcimit në Pallatin e Pionierit, kampione volejbolli. Ela Tase hap sëndukun e kujtimeve, duke risjellë zhurmën e xhirove tiranase, lokalet me pista vallëzimi e pushimet te gjyshja në Korçë.
E rritur në mes të kryeqytetit, në një nga lagjet e vjetra me tiranas autoktonë, ajo mund të prekte nga afër një jetë tjetër… Sot gjithçka e kujton me shumë mall dhe, nëse ka nevojë të rifreskojë kujtesën rreth momenteve të bukura personale apo familjare, bëhet disi nostalgjike. Të pashlyera mbeten për Ela Tasen ato xhirot që organizoheshin çdo të shtunë e të diel në Tiranë. Dorë për dore me prindërit dhe të vëllain, ata ecnin më këmbë, ndërsa rrugës ndesheshin me përshëndetjet e rastit o fytyra të panjohura. Sikundër edhe darkat në lokalin e famshëm me pistë vallëzimi pranë zonës së Liqenit Artificial, ku ajo u rrit me imazhin e prindërve që vallëzonin bashkë, e ajo me të vëllain i ndiqnin me duartrokitje. 
<--break->
Janë momente që nuk përsëriten më në jetën e volejbollistes së njohur Ela Tase, ashtu siç për të nuk përsëriten më kampionatet e famshme sportive, trofetë e njëpasnjëshëm me të cilët është vlerësuar, por që Elës sot i duhet t’i shohë si pjesë të jetës, e të kaluarës profesionale.

Shpesh i kujton me mall këto çaste të bukura, sidomos pas humbjes së të dy prindërve në një moshë disi të re.

Ela dalë gjatë viteve të gjimnazit

Kujtimet e fëmijërisë
Kohët ndërrojnë, jeta sjell të tjera shije, por janë ca nga ato që nuk përsëriten më. “Bëhem nostalgjike sa herë që mundohem të kujtoj shëtitjet me prindërit. Janë disa momente që nuk përsëriten më në jetë, e njeriu ndien shpesh dëshirën për t’iu rikthyer, por kupton se është e pamundur. Kështu ndodhte edhe në fëmijërinë time. Po ashtu, asnjëherë nuk kam për t’i harruar darkat në një lokal me pistë vallëzimi pranë zonës së Liqenit Artificial të Tiranës. Prindërit na merrnin gjithnjë me vete mua dhe tim vëlla, dhe përveç ushqimit, pjesa e vallëzimit të çifteve ishte pjesa më e bukur. Unë i ndiqja me sy prindërit e mi dhe ngazëllehesha kur shihja lëvizjet e tyre, kapjen e ritmit. Janë disa ngjarje që e di mirë se nuk ndodhin sërish…”. Dhe mbetet sërish në faqet e fëmijërisë, kur veronin te gjyshërit në Korçë. Asnjëherë nuk ka për ta harruar kujdesin e gjyshes së urtë, e cila i ulte në një stol të tri mbesat dhe u jepte nga një qese në dore, brenda së cilës ishin penjtë moline, gjilpëra, gërshërët, ose grepi për më të rriturat. “Kujtime të pashlyera, sidomos muajt e verës që kaloja me familjen në Korçë. Punët e dorës, që kam përgatitur në moshë të vogël, gjyshja m’i ka dhënë edhe në pajë në vitin 1982, kur u martova. Është ndjesi e veçantë kur kujtoj gjëra të bukura, sidomos kur ato ndodhin në fëmijëri, përzier me brishtësinë dhe naivitetin e moshës”, thotë volejbollistja, së cilës në momentin që i përmendet emri, instinktivisht portreti i lidhet me volejbollin. Por pakkush mund ta dijë se fëmijëria e saj ka qenë e gjitha e lidhur me artin. Fillimisht u lidh me pianon, e më pas u bë pjesë aktive e grupit të këngës e të vallëzimit. Kjo ndodhi deri në momentin që volejbolli u bë pjesë e jetës së Elës. Stërvitjet e zgjatura, angazhimi në klubin sportiv “Dinamo” bën që e gjithë jeta e saj profesionale të kuptohej e pandarë nga volejbolli. Pas trofeve dhe sukseseve herë si kampione e vendit dhe tri herë si kampione e Ballkanit, momenti i shkëputjes nga sporti, në moshën 37- vjeçare u përjetua si “dramë” nga ana e saj. “Më kujtohet ajo periudhë kur qaja dhe, nëse shfaqej volejboll në televizor, menjëherë e fikja. Nuk doja të shikoja top me sy dhe kjo më zgjati për disa kohë, derisa humbjet njerëzore shoqëruan jetën time: fillimisht vdekja e nënës, e pak vite më pas edhe e babait”, vijon ajo.


Ela Tase gjatë marrjes së Kupës së Republikës, në kampionatin kombëtar të volejbollit, 1977.

 

77 Komente

sa për fillim fee. tash vin ish blouxhobistat dhe ja kalojm akademikut

Kinge

 

E kam pas idhull.smiley

Pse nuk nxjerre me Tirana femra te tilla sot? Mu si zhaba te krekosura me duken sot, ju jep perendia te gjitha nga pamja fizike po i le me minus ne shume vende te tjera..

Moza Ibrahimi, ka qan "Moxarti" i ksaj dreq loje.Pa Mozen s'do kishim as Ela Tase.Ato pasimet n'3 me nje dore,vetm ajo i bante.Zot i madh ca talenti ka qan.Pat fillu me lujt prap me Dinamon ne moshe 40 vjec.Kishte nga  ato aksionet ku thuhet,"u prish".ajo vraponte me shpine nga rrjeta ne 1, i pasonte shuteres ne 4, nga poshte llokum, dhe pike.

MOZA MOZA MOZA! smiley

@pjetermustaqi, nje "like" komentit tend, mqs nuk ka opsion smiley

Te mos harrojme se Ela Tase s'do te kishim as pa prinderit e saj qe vallezonin bukur, as pa gjyshen e saj  korcare. smiley

Ela Ela Ela!

Moza ka qene truri, por gjithesesi, ekip madheshtor qe na ka fryemzu ne femijeri.

Nje faleminderit nga zemra Ela !

Ela Tase perfaqeson ate brez sportistesh dhe me shume njerezish qe ishin te dedikuar per sukses. Nje volejbolliste e shkelqyer qe ka perfaqesuar Shqiperine me dinjitet ne arenat nderkombetare duke fituar edhe tituj (prej verteti) ama.

Shikoni ku eshte katandisur sporti Shqiptar sot pas 22 viteve "demokraci"......

Sporti do sponsore qe ta mbajne ne kembe por me shume do perkujdesjen e shtetit dhe dedikimin e drejtuesve dhe te lojtareve. Mjerisht sot eshte kthyer ne pazarin e Gabit ku cdo gje flitet me shuma parash sesa per merita apo prestigj.

Sporti eshte nje nder ato vlera qe duhet ruajtur dhe investuar me shume per ta cuar perpara si nje vlere kombetare dhe kulturore. Fatkeqesisht lubite qe e kane ne dore kete pune e kane mendjen tek xhepat dhe jo tek vkerat. smiley

mire mo mire, po e bejme keshtu; Kreshnik Tartari ishte truri, Moza Ibraimi zemra...ndersa Ela Tase te gjitha organet e tjera bashke!smiley

p.s nese ajo Dinamo do te kishte vazhdimesine normale, Alketa Doci do te ishte pasardhsja e denje e Ela Tases, pa diskutim!!smiley

Belul,

Mesa më kujtohet mua, ky ekip (vecanërisht Ela Tase) shquhej për një përgatitje të lartë fizike. Por, sipas meje, ajo që e ndryshonte Elën nga të tjerat ishte pikërisht një programim për të luajtur. Alketa Doci, edhe pse me një finesë të rrallë në lojë, nuk kishte mundësi të zëvendësonte Elën. Asnjë nuk e kishte. Ela Tase para se të ishte femër, ishte sportiste. Mendoj, se të gjitha volejbollistet e Dinamos ishin lojtare të forta, por vecse luanin me program. Si të thuash, jepnin këtë shfaqje (program) dhe pastaj i riktheheshin një roli tjetër të tyre. Ndërkohë Ela Tase ishte e programuar për të luajtur. Nuk mendon kështu? 

mendoj qe Ela Tase ishte  sportiste e vecante, ekselente..   nga ata lloj sportistesh qe jo vetem  benin diferencen me lojen e tyre, por kishin aftesine te frymezonin  dhe te ''terhiqnin'' gjithe skuadren ne nje nivel me te larte... packa se  disa lojtare mund te ishin ne nivel medioker..   p.sh  nje rast i ngjashem ishte Gazmend Çaçi te ne basketboll te Partizani.. ose, po bej nje hapje akoma me te madhe ketu, Maradona ne futboll.

natyrisht qe Alketa Doci nuk ishte Ela Tase.. por gjithsesi shume e talentuar.. nuk e di nese e ke ndjekur karrieren e A.Docit pas Dinamos?    ajo luajti per shume vite ne Greqi te ekipi i Panathinaikosit  te Athines  bashke me nje tjeter lojtare te talentuar te Dinamos, Agi Babuli.  Panathinaikosi   u shpall kampion i padiskutueshem per disa vite rrjesht aso kohe...   pika me e forte e ketij ekipi ishte pikerisht Alketa Doci e cila, gjithashtu, u shpall disa vjet rrjesht volejbollistja  me mire kampionatit  grek.  dhe duhet theksuar qe ishte nje kampionat goxha i forte, pasi ekipet e tjera kishin nga 2, 3 lojtare te huaja  te cilat vinin nga Rusia, Bullgaria, Polonia etj..vende keto me goxha pervoje e suksese ne volejbollin e femrave.

p.s,   doja te theksoja  njelloj ngjashmerie interesante midis ketyre te dyjave.... Ela Tase, kishte edhe vellain, Leonard Tase, volejbollist te shquar  te Dinamos..   nderkaq, vellai i Alketa Docit, Adrian Doci, ishte gjithashtu nje nga volejbollistet  e shquar te Dinamos..  a thua te jet rastesi valle?

Respekt Ela Tases per te gjitha ato emocione te dhuruara.Tufani ,godtja ,klasi...,forca ,endrra....furia...Kur Ela ishte ne forme e tundte pallatin e sportit me ato goditjet qe ia nxirrte me aq finese Mimoza....Edhe i vellai .Leonard Tase ,edhe ai me Dinamon...ne rol tjeter po shume i zoti.Kishin nje edukate pune e èprofesionalizem te rralle ne ato kohra.Mandej ..Kreshnik Tartari mitico.....e vetma gje qe nuk shkon ishte si ishin Dinamo ,ekip i ministrise se brendshme................

Respekt te pafund per gocat e Dinamos qe kane qene idhull per kohen ne cdo drejtim. Aq me shume respekt kur i krahason me "idhujt " e sotem te rinise shqiptare. Nganjehere me vjen vertet keq per kete brez te ri qe po rritet ne Shqiperi qe nuk ka asgje per te cilen te jete krenar apo thjesht edhe te beje tifozllik.

Kush tha? Plot me idhuj artistike e sportive i ke, thjesht ne menyre te globalizuar. Copash behen kur ka derbi ne kampionatin italian. I ke me tatuazhe ekipesh futbolli e madje ka qe u vene dhe emrat kalamajve sipas futbollisteve. 

Po kjo kush esht iher? Apo vip dhe kjo

Keto volejbollistet kane pasur gjithnje trup fantastik. Une s'e kam arritur e s'di si ka qene, po sot qenka mashalla smiley

mos e ki problem qe se ke arritur si problem...Ti ke arritur Barjaben....

Per cfare problemi flet?

Zane,Barjaba eshte me i ri se Ela ? 

Mendoj se po....po aktiviteti Ieles ishte deri ne37 vjeç,,,Barjabba vazhdon...Po me i ri se Tase eshte

Perpara se te ishte sportiste, Ela ishte qytetare dhe ky eshte thelbi i shkrimit. Por per fat te keq shumica e qytetareve, ndonese te paket ne numer, iken jashte shtetit dhe shteti sot i eshte lene joqytetareve dhe derisa ata/ato te behen qytetar nje dite fukaralleku do te sundoje kete vend fatkeq. Treshja Ahmet, Enver, Sali do te gdhendet ne historine e ketij vendi si trinomi i fatkeqesise mbarekombetare.

PS: evitova fjalen malok per te mos ngjallur kundershtime nga ata/ato.

Respekt per Dinamon Elen me shoqe dhe shoket e saj qe ja ngriten koken larte Shqiperise ne ato vite ne fushen e sportit,  ...

edukimiqefemije.jpg

...ja keshtu jane rritur Elat e vogla......

etase.jpg

......ja dhe mbreteresha e volejbolit shqiptar.....

dinamop.jpg

... ja dhe familja mbreterore e volejbolit femeror shqiptar...

mesimtreguesperpergatit.jpg

...ketu Ela ka mesuar te beje byrekun..... si korçare e mire qe eshte....

zbori.jpg

...ja dhe bashkemoshataret e Eles, qe pergatiteshin per mbrojtjen e atdheut....

gjatezborit.jpg

... dhe tani, ju vajzat qe keni qene bashkekohese te Eles, a nuk me thoni, perveç lodhjes fizike qe ka qene e pashmangshme, si ka qene periudha e zborit, apo edhe e aksionit...... (vetem ju lutem, pa politike brenda, ju pergjerohem vajza dhe djem...)

S'paska qene gje nga surrati. Qenka rregulluar tani.

kjo e shemtuta te fotoja me siper eshte ema ndoja

ajo me menge zhapone ne fund ngjaka pak me valbona çoben

lene swed se e ngatrrova , tamam ema ndoja 

 

njera nga vajzat e zhveshura pakez e ka emrin Zana. Por te lutem mos e ngatero me kete fshatarken tone te PPU-se.

ti qytetari modh mo

kur na bo ti leksione qytetarie ku ku naneeeeeeeee smiley

o Dije...ca o tu u bo me rrugen e elbasonit bre...se akoma si ***** ishte

Lol, Rrusho po pse ene tina emrin Zana e ke? Hajt ta gezosh, emen i bukur osht.

ty me sa duket sta pasken var Zanat gjate jetes tende  smiley

Dhe su ve faj per zotin.

Ika i here tashti se jam dhe pa dreke.

hajt shnet

gënjen, pse sthua të vëretën?... që do vesh të përgatisësh darkën, se e ha si francezët në 6 të darkës. smiley

si t'dush ti

une di qe du buke tani  smiley

Kjo me menge zhapone paska qene qeflia grupit. Pa sutjena fare motra

ushtakarja me këpucë të kuqe e kish babin ambasador

fytyra te njofme por spo i bie ne te akoma.

dinamop.jpg

... ja dhe familja mbreterore e volejbolit femeror shqiptar...

 

Cfare personazhi ky trajneri, (burri me syze)!

E gjithe skuadra, nder te rrallet njerez qe kishin luksin te ishin sado pak 80s ne ato vite te erreta.

Shemtira te gjitha me floket mos o zot pervec asaj mes trajnereve qe duket e hajrit. 

Te shkoka fiks emri kokoleps. Athere of mejk nuk ishte fort e lejueshme me bo makeup ne publik vecanerisht ne sport. Kto gocat po ti vesh re kane fytyra nga simpatike ne shume te bukura pa kurrfare makeup-i ose me paksa buzkuq. Sa per floket, "moda" e viteve 80 e tille ishte ne gjithe boten. Po nejse, ti duket e ke jetuar ate kohe vetem me rrefenjat e sotme.

Un o daj i krahasoj kto me femrat qe sheh sot, shkon te lolipopi te knoqet syri me alamet femrash dac me dekolte dac me shale etj etj jo si kto qe svijn era femer hic. Ti paske nostalgji per ate sistem kurse une flas i paanshem. 

S'ka lidhje shoku. Ajo qe desha te te them eshte qe nese i merr ato femra dhe i ve tualetin qe bejne keto sot do duken po aq ose ne mos me te bukura se lollipopet. Dhe mos harro qe kto volejbollistet jane afer te 30-ave ne moshe, kurse lollipopet me siguri nuk jane as 20 vjec.

lene dajosh , sic i thojne nga anet e tua  :

the beauty lies in the eyes of the beholder

shija eshte si ta kultivosh smiley

Tamam smiley

Me tipare terheqese (ne fytyre) aty me siper ke nje, maksimumi dy femra.  Dhe kjo s'ka lidhje me mungesen e tualetit, stilin e flokeve, apo rrobat qe kane veshur.  Te tjerat jane o mesatare, o aspak tereheqese, o te shpifura krejtesisht.

Flet i paanshem duke iu referuar Lolipopit smiley Meqe ra fjala ke Lolipopi, aty s'ka ngel njeri pa bere buze, hunde, molleza...te gjitha pak a shume.

Po edhe? Ke ngaterruar blog-un, zonjat e zonjushat tek foto nuk konkuronin per miss, as per "kush perdridhet e nxjerr me shume gjoks e shale jashte tek blloku".

ca bo Ela kto dit? Se ene un qe kam qen praktikisht bebe ne vitet 80..e maj men emrin e ksaj

Po Turdiu ne ç'periudhe ka lujt me Dinamon?

Eh ca skuadre ka qene Dinamo me Kreshnik Tartarin. Me nam edhe ne Europe. Ela Tase ishte njishi i skuadres, Jorgjeta Qirici ishte seks simboli. Sa gjynaf per ket brezin e sotem qe as nuk ka haberin qe ne diktature ka pat edhe perla.

Kush eshte ajo goca midis Mozes dhe Eles? Duka?

Agi Babuli.

Ku eshte Duka ne ate foto se gjalle se me kujtohet fytyra. Po Gripshi qe u dukte aq e mire eshte te ajo foto?

Nuk shihet as Duka, as Gripshi. Kjo duket si skuadra e perendimit te Dinamos jo ajo e kulmit. Vetem Ibrahimi, Tase dhe Qirici jane nga garda e vjeter. Keto gocat e tjera kane ardhur nga ekipi i te rejave.

ela tase thone qe i kishte shalet aq te drejta sa i ngjiteshin me njera-tjetren. vun bast dy çuna qe e kishin ne klase ne gjimnaz (petronini me duket), qe a ja fusnin dot pellemben e dores midis shaleve te ngjitura. 

njoni, sipas fjaleve, e provoi, pa ja arritur dot. kuptohet qe e humbi bastin. 

 

dhe diçka tjeter, tek ajo foto poshte me rrobat e zborit, ajo goca ne mes (lart me bluze te bardhe), eshte goca e enverit, qe ishte po ashtu volejbolliste. i kish gja babit, qe e gjate.

perveç lodhjes fizike qe ka qene e pashmangshme, si ka qene periudha e zborit,

arome pecesh te palara ka qene smiley

Sec lexova bllo-xhāb nga fillimi. Ca ka pune bblloxhabi me volibolin e pianon? smiley

Artikulli eshte i vjeter, une e kam lexuar nga gazeta para nja 3-4 ditesh , per te mos thene 1 jave. 

po mire e Pjer se nuk eshte qumesht qe prishet po e le jashte artikulli smiley

peshku nuk ka import atamatik nga shtypi bre, though it would definitively be a great ida and we would have tons of fun, dont u think ADMIN ?

Edhe aftamatiku shtypit duhet ktu u Ruzhdie. Ne me ketu artikujt tek-tuk edhe po na duhet me bo nganjehere pushim se ndryshe rrk-zohemi ne menyre te pakthyshme. smiley

Per ne qe s'jemi pecogroso si ju z. Thomai qe t'i marrim vesh artikujt madje edhe para se te botohen, keshtu qe s'eshte e nevojshme te na thoni kur eshte botuar e te na beni te ndjehemi edhe me keq per injorancen tone.

smileysmiley

dinamoeparefare.jpg

Nga e majta ne te djathte e fillojme me Elen Tase,Eva Kavajen ,Trajneri Kreshnik Tartari,Dy motrat Mira dhe Donika Dreni,Farzilet Haxhiai ,Fatime Ibraimi,Suzana Karagjozi,Mira Podgorica,Flora Pushaj,Mimoza Ibraimi...

28056101512185894397354.jpg

Lart: Lena, Tafili, Duka, Tase, Ibrahimi
Poshte: Kurti, Murzaku, Podgorica, Ceka, Lida Cani.

dinj.jpg

Ela Tase, Fatime Vodica (Ibrahimi), Eva Kavaja, Zana Karagjozi,Kreshnik Tartari, Fatmira Podgorica, Mira Dreni, Flora Pushaj, Donika Muka, Mimoza Ibrahimi and Farzilet 

PS

Dhe mos harroni te paharuaren dhe sex symbolin e sportit shqiptar Silva Turdiun...

foto e pare me te treten eshte e njejta plak. 

Zysha ime , e vajzave domethene se Presor fiskulture kisha Kreshnikun ,zonje grua smiley

Edhe Ela apologjiste e diktaturës. Bravo, na paska qendruar besnike. Hallall tolloni i Partisë.

Po i preku telat e  zemrës Alidemsit. Iu ngjallën kujtimet e zborit. Ore Alidemso, po ne ju dërgonim në zbor të mësonit të mbushnit topin, jo si t'ja mbështillnit....volejbollit.

 

Kave.... Ne kemi qene edhe te kesaj (dhe luante gishtin tregues)...

edhe te asaj...dhe bashkonte dy gishtat..... dhe dashuriçkat tona kane qene me te bukura se keto te sotmet..... vuante robi per nje shkelje syri, e jo me tjeter, e kurse sot, edhe xhaja kap me te miren po pati lek, e keta te rinjte e bon llastik tu pa XXl........... se pertojne tu flasin femnave....

Njerez jeni shperndare ne kete teme si vaji ne lakra...

Ate kohe e kam shume mire parasysh smiley

Nuk cuditem se shume gjera qe thoni sot ketu nuk kane piken e realiteti me ate kohen e athershme smiley 

Belul,

Normal qe Ela ishte ekselente.Ela ishte fryme ne at ekip,garancia per fitore.Gjithe pallati broheriste emrin e saj.Shkelqimi i saj,megjithate,me duket se ka lene disi ne hije Mozen,prndaj dhe e evidentova.

te gjithe meritat e punes tone i marrin te tjeret..pune pa prespektive,sic thote babaismiley

Nuk e thashe kot qe po t'mos ishte Moza,s'do kishim as Elen.Pasuesja ka ne dore shuteren,e maksimalizon ose e redukton eficencen e saj ne loje.Shuterja e mire i gjen kohen optimale topit,kurse ne rastin e Mozes ishte topi qe gjente kohen e shuteres dhe asaj s'i ngelej gje tjeter, vec te shprehej me gjith potencialin e vet.smiley

Alidemso,rrofsh vlla smiley

ka pas lgbt ke ky ekipi?

Qysh jo .... nuk tregonin për qahmet. 

ela dhe suela....ne dush

në një nga lagjet e vjetra me tiranas autoktonë,

smiley vetëm Ela e paska prish autoktoninë e lagjes.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).