Firmoset sot Marrëveshja midis Këshillit të Ministrave dhe Konsortiumit TAP nga ana e Zv. Kryeministrit dhe Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës z. Edmond Haxhinasto dhe z. Kjetil Tungland, Drejtori i Përgjithshëm i kësaj kompanie.

“Kjo është një ditë e veçantë në fazën e Gazësjellësit Trans-Adriatik (Projektit TAP). Këto vitet e fundit Shqipëria ka dhënë një mbështetje të fortë politike për këtë Projekt kaq strategjik dhe madhor jo vetëm për Shqipërinë, rajonin, por për gjithë Evropën”, tha ministri Haxhinasto.

“Projekti TAP është një aktor kryesor në krijimin real të Korridorit Jugor të gazit, për të rritur diversifikimin e burimeve të energjisë në Evropë dhe për të rritur sigurinë e energjisë për vendin dhe rajonin”, shtoi ministri.

“Me këtë marrëveshje ne kemi arritur një ndarje të drejtë të përfitimeve dhe përgjegjësive midis TAP-it dhe Shqipërisë” u shpreh z. Haxhinasto.

Ministri Haxhinasto tha se investimi i drejtëpërdrejtë nga Konsortiumi TAP për këtë Projekt do të kap shifra mbi 1 miliard dollarë, realizimi i Projektit TAP do të krijojë disa mijëra vende pune në Shqipëri, por mbi të gjitha, realizimi i këtij Projekti do të jetë transformues për Shqipërinë nga ana energjetike.

Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë Trans Adriatic TAP AG, Kjetil Tungland nga ana e tij tha se firmosja e marrëveshjes së sotme ndihmon Shqipërinë në arritjen e synimeve strategjike në lidhje me energjinë, ku u ra dakord gjithashtu që TAP të ofrojë mbështetje teknike dhe ekspertizë për zhvillimin e tregut të gazit në Shqipëri.

Shqipëria me realizimin e Projektit TAP do të shndërrohet në një vend kyç për tregtinë e gazit natyror dhe për sigurinë energjetike të Bashkimit Evropian.

Këto zhvillime të rëndësishme për realizimin e Projektit TAP janë dhe një hap i sigurt dhe shumë i rëndësishëm për krijimin dhe zhvillimin e tregut të gazit natyror në Shqipëri. Në këtë frymë, Shqipëria ka hyrë në dy Partneritete të rëndësishme me shpërndarësit e gazit në Evropë si me kompaninë zvicerane AXPO të martën, dhe sot me E.ON Ruhrgas. Krijimi i Tregut të gazit natyror në Shqipëri do të sjellë në periudhë afatshkurtër konkurrueshmërinë ekononomike të Shqipërisë, do të rrisë standardet e jetesës për qytetarët shqiptarë, si dhe do të sjellë uljen e kostos së energjisë.

3 Komente

Vetem ti e ke mendjen te ekonomia ne keto dite zhvillimesh te forta politike, Pjer.

Mua me duket lajm interesant, dhe them shyqyr me ne fund, se ndonse kemi pozicion gjeografik te kenaqeshem per te gjitha palet, nuk na kan marre kurre seriozisht, fale politikanve trapa drejtues shqiptare. 

Pres te vije Art-i  te japi dhe ai mendimin e tij smiley

po nuk te vjen Arti....  ketu o Pjero.   ai i ka ''hedhur'' leket e veta per NABUCCO-n.smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).