Shkon në 366 numri i intelektualëve dhe personaliteteve që kanë firmosur letrën drejtuar kryesocialistit Rama për votimin e 3 ligjeve,” njoftuan sot pothuaj të gjitha mediat shqiptare, dhe botuan listën që është riprodhuar në fund të këtij shënimi.

 

Më poshtë, një përkthim i përkufizimit të fjalës “intelektual”, nga Enciklopedia Britanike.

Fjala "intelektual" mund të përdoret për tre tipa njerzish:

1. Një person i përfshirë në zhvillimin e ideve dhe teorive abstrakte e euridite;

2. Një person, profesioni i të cilit (p.sh., filozofia, kritika letrare, sociologjia, jurisprudenca, shkencat politike, shkencat teorike, etj.) është i fokusuar vetëm në prodhimin dhe shpërndarjen e ideve;

3. Një person i spikatur për ekspertizën kulturore, niveli i njohurive të të cilit i japin atij/asaj autoritet të veçantë në debatin publik.

 

Firmëtarët dhe "përkufizimi":

 

1. Ismail Keta, kampion bote në sportin e kick dhe thaibox

2. Kastriot Çipi, regjisor

3. Fatmir Frashëri, ish- futbollist i Sport Klub Tirana

4. Elma Doresi, regjisore

5. Agustin Kola, ish- futbollist

6. Edmond Zhulali, kompozitor

7. Shpëtim Saraçi, kompozitor

8. Rexhep Çeliku, koreograf

9. Prof.DR Nestor Tereska

10. Prof.DR Hysen Heta

11. Prof.DR Anila Godo

12. As.Prof. Petrika Afezolli

13. Prof. Polikron Pulluqi

14. Prof.As Thanas Furrera

15. As.Prof Gerond Hysi

16. As.Prof. Edvin prifti

17. Prof.Dr. Gjeorgjina Kuli

18. Pjerin Krapi, mjek

19. Esmeralda Kushi, mjek

20. Edlira Ndreu, mjeke

21. Jeta Beli, mjeke

22. Elenka Shehu, mjeke

23. Ilir Peposhi, mjek

24. Kujtim Qenani, mjek

25. Genc Kastrati, valltar solist

26. Sokol Malneu, mjek

27. Klodian Hoxha, aktor

28. Suela Konjari, aktore

29. Ismete Zëmblaku, muzikante

30. Mira Turku, muzikante

31 ...

Së fundmi edhe 64 personalitete të pikturës, letërsisë, artit dhe sportit i janë bashkuar peticionit të nisur ditë më parë.

141 Komente

Nuk besoj se perben problem fakti qe nuk i afrohen prerjes se Enciklopedise Britanike. Perben problem fakti qe reagimi i tyre duket te ket lind nga nje "indinjate" selektive qe totalisht injoron shkaktaret dhe pergjegjesit per kete deshtim ekonomik, politik e social qe po kalon Shqiperia sot. Si eshte e mundur te ndodhe nje gje e tille? Mbase se jane shume te zene duke kerku intelektin brenda vetes

 

5

Muc, i ke hapur pune vetes me kete artikull, ke shtruar me doren tende pyetjen:

- A eshte Muc Nano intelektual? Nese jo, te pakten a eshte popull?

 

1. Ismail Keta, kampion bote në sportin e kick dhe thaibox

Problemi qindron, kujt ja mban bitha t'i thote ketij qi s'eshte intelektual? smiley

Prit sa te nderroj pak emer dhe i them une. hahahahahahaaha

Dua te them gjithashtu se une nuk kom asnje lidhje fismore me Shpetim Saracin. Jo per gjo po osht mire qe ta di se kur e ve emrin ne peticionet te tilla idioteske, bohesh per njolle ne biografi.

Kjo sigurisht nuk do te thote se mbeshtes gomarlliqet bojkotuse te Rames.

-Te dashur intelektuale,te gjithe ne mbrojtje te ceshtjes se partise dhe qeverise te jemi gati!

-Gjithmone gati!smiley

25. Genc Kastrati, valltar solist

Nuk e di pse sa here lexoj kete lajm me mbesin syte ketu 

Ky eshte patjeter intelektual, sepse e heq vallen vetem, nuk ka nevoje per te tjere. Solist, i biri i botes! smiley

Normale, ne subkoshience Kastrimi per nje mashkull simbolizon vdekjen.

Kastrimi ka te beje me kompleksin e Edipit. Gjate femijerise, mashkulli ka frike se i ati mund ta kastroje.

1778 Thomas Jefferson kaloi Nje ligj qe denimin me vdekje per perdhunuesit apo Pedarastet te ulej ne Kastrim. Frika ne subkoshience ka te beje me eleminimin e pjellorise, qe ekziston edhe tek femrat me humbjen e funksionit te ovareve.

flm per Info nuk e dija.

Sigurisht, organi seksual lidhet me pjellorine. Femija shikon tek babai nje konkurent ndaj nenes ne barkun e te ciles ka jetuar per 9 muaj si edhe i ka thithur gjoksin te pakten gjate vitit te pare te jetes. Praktikisht femijet e shikojne nenen (ne subkoshencen e tyre) si dashnore. Babai eshte dashnori konkurent qe si denim (mqs. edhe me i forte) mund t'i presi organin seksual. Homoseksualet dhe pederastet s'para e kalojne mire kete bllok psikologjik.

Denim "i goditur".

Ne fakt duhet te denoheshin prinderit, por gjithsesi...

 

 A vlen ky shpjegim pse ne Utah Mormonet Pleq e te rrjedhur si Saluku perzejne meshkujt e rinj sapo piqen nga komuniteti dhe mbajne vetem femrat. Ky i joni i perze te gjithe per fat. Apo frika e pleqve ndaj te rinjve eshte komplex tjeter? Po Prinderit Pse duhen denuar per fantazite apo perversitetin e bebit, apo nena sduhet Ta lejoje femije te shijoje kenaqesine e gjirit?

Po pse nuk i kalon tre ligjet ket nuk e kuptova smiley apo varja thuj, ca rencie ka

Po ti kalonte ligjet ku do i njihja une kaq intelektuale?

 

Kshu po smiley

se u bom merak tham mos ka naj gjo serjoze nket mes.

Intelektual leshi!

Agustin Kola smileyLojtar i respektum por intelektual nuk mund te quhet! smiley

Rexhep Celiku smiley valltar i respektum, por jo intelektualsmiley

Te gjithe ata qe jane ne list, ne fakt kane firmos Borderone! 

Kush e di sa para kane marre per nje firme!

Shume e peshtire kjo forma me Peticione intelektualesh prej leshi! 

 

Intelektualet drejt peticionit

 

Nuk eshte e rendesishme qe  t'u behet ekspertiza ne jane apo jo intelektuale,rendesi ka qe keta jane te urdheruar nga "lart "qe te nenshkruajne peticionin ne fjale.

Ka shume ndryshim.Edhe sikur mos te ishin intelektuale  kane te drejte kushtetuese te gjithe te shprehin mendimin e tyre npm peticioneve dhe jo vetem.Theksimin e fjales intetelektuale e bejne per te genjyer ate shtrese te shoqerise  qe e hane sapunin per djathe.

Edhe Peticion nuk mund ta quaj! Eshte thjesht militantizem i gatshem ne veprim, kundrejt nje shume parashe, ose oferta per punesim! Epeshtire totalish! Ajo shoqeri po kalbet ne rrenje, eshte anti vlere! Thjesht klane mafiozesh qe u intereson pushteti.

Eh,kujt i thua!smiley ti thjesht e konstaton nje gje te tille,une  e jetoj.

Une e kam konstatuar qysh heret heret qysh kur ndodhi 1997ta, kur fiset barbare u mblodhen dhe hodhen idene se "Jugu eshte komunist" dhe o burra ti shtypim ne Vlore, me trimat e Selfo Qorrit! Ne do ta mbajme pushtetin per inat te Jugut, qe na mbajten 50 vjet nen komunizem -thone Qorrat barbare! krahinore veriore, apo jugore! 

 

'97 dhe 21 janari jane ngjarjet  ku ndahen shqiptaret.........

Jo ne '97,por qe ne '96 e kuptova une nje gje te tille,kur gjeta ne banjen e shkolles, ku te djelen kishte qene qender votimi,  "qindra" (nuk mund ta them saktesisht) fleta votimi per PS.smiley  S'kishin denjuar as te zhduknin gjumet e masakres elektorale qe kishin bere.

Ne lajme degjova qe PD kishte fituar rreth 90% , mos me shume ,ne qytetin tim qe edhe ne endrrat me te bukura te Berishes s'ka ndodhur nje gje e tille.

Nje nga pengjet ma t'mdhaja te jetes time asht mosshkollimi.Un e kam qujt veten(dhe e quj sot e gjith diten) "loser" bash per kit arsye,por shkolla e ktyne te ksaj liste, qe po e qujne veten intelektuala, s'me ndrydh(komplekson) hic me than te verten,biles me c'pengon e tham:kur kta e qukan veten kshtu,mos u merzit ne ti byrazer,se nuk je ne aq keq.smiley

posi,posi,ti nuk lejohesh ta nenshkrush peticionin.Vetem nese ke marre ndonje fletlavderimi per cfaredo qofte,te pakten.smiley

Mund te shkoj dhe 2560.  Kush do ta ndaloj?...do thoshte Bradi.

MeqË jemi tek përkufizimet, ja edhe dy të tjera për intelektualin :

« intelektuali është kaq shpesh një koqe - gjë të cilën ne duhet ta kemi parasysh vazhdimisht, derisa ai nuk na ka mundur të provojë të kundërtën. – Georges Bernanos

« intelektual është ai që përzihet në atë çka nuk i takon aspak ». J.P Sartre.
 

C'po ndodh me intelektualin KB ne Amerike.  Di gje njeri?

Me që ra fjala, ç'bëhet me atë operacionin tuaj të famshëm "Bolla e zezë"? 

Belul, ke bere mungesa smiley

KB u be celebrity dhe tek keto mediat lokale te Palo Alto's qe po bejne follow-up artiklla lol

Sipas internetit, petty theft ne Kaliforni per ata q'e kane per here te pare qi jane zene me canta ne dore, nuk parashiqon ndonje denim te madh:

If it is your first theft or "theft-related" offense, but the item(s) exceeded $50, you may be able to participate in a diversion program. Informal diversion is a type of "deal" that your California shoplifting defense attorney may be able to make with the prosecution.

do e bokan diversant xhibo ?

Ehe, do i kerkojne te spiunoje tek mbledhjet e PS-se mbasi ta shpallin te pafalshem dhe PS-ja ta ripranoje afer saj.

Mire e ka Peter me siper, Muci paska dashur, edhe njehere, te konfirmoje intelektualizmin e tij duke perkthyer Enciklopedine Britanike (faleminderit peshkut qe m'a rikujtoi); Fjalori Shqip s'beka me pune. Nuk eshte e larget dita kur Muci te shkruaj nje artikull te tille.

Pse u mora, ndoshta me te pa drejte, me autorin e jo me thelbin e cfare ka shkruar: sepse e kemi bere terkuze kete teme ka 2-3 dite e kemi ster-ster-thene te njejten gje. Apo pse e shkruan Muci eshte shume me e rendesishme dhe duhet sjelle patjeter si dicka e re?

 

INTELEKTUAL m. sh.

  • Ai që ka një përgatitje të veçantë në një fushë të shkencës, të teknikës, të kulturës e një formim të gjerë arsimor dhe merret kryesisht me punë mendore, njeri i punës mendore

S'me duket keq.

Ku futet agustin Kola ne kete perkufizim?

Nuk te detyron njeri te merresh me dicka qe e konsideron si te marrur.  Nuk te detyron njeri te ster-ster-ster thuash te njejten gje.   

Fakti eshte qe nga 23, Lista ka vajtur 256.  E qe me shume mundesi do shtohet duke pasur parasysh rrethanat.  Per rrethanat mbase ia vlen te sterthuhet ndonje gje, ose jo. 

Emrat jane te dhena publike, nuk jane ekskluzive as te Respublices, PPU-s, Mucit apo muchacha-es.  

 

Zafar Ansar - Intelektual Pakistanez ka firmos nje peticion tjeter: 

 Vlera e projektit shkonte në 100 milionë euro, mu duk shumë e çuditshme për një kompani ligjore që kërkonte të paguhej, krahas punës në aspektin juridik edhe me pagesë për suksesin e investimit

Braccia rubate al agricoltura smiley !!! Ketyre intelktualve me siper do u jap Rama nga nje kazem e lopate pas qeshorit, e te shkojne e te nxjerrin buken e gojes!! Hej..o fatkeqesi kombetare..po ci keni kto me tre ligje e me pallate?? I meruat edhe ushtaret tuaj ..shihni ti nxirrni ndonje dashnor te meparshem Lindes, e pergatisni kallashet per ne qeshor..se kto as vete ju si besoni !!!

Po prifti, hoxha jane intelektuale? Nji gjo dihet se popull nuk jane...

Po ! të mirfilltë se merren me punët e shpirtit dhe janë publikë.

Po presidenti jone eshte intelektual...ka bo ca vargje te bukura

Sa intelektuale qe kemi. Prandaj jemi te zhvilluar nga te gjitha fushat ne. Qeverisja ideale me gjithe keto intelektuale qe kemi eshte si me poshte:

 

Nard Ndoka (minister shendetesie) i shquar per cuarjen perpara te kesaj shkence kaq te veshtire. Njihet per shpikjen e metodes se rritjes se dozes se nishestese tek ilacet.

 

Arben Ahmetaj (minister telekomunikacioni) Njihet per arritjet ne kete fushe dhe sidomos per metoden shkencore te blerjes se impulseve nga Abtelekomi me 10 leke me lire sesa e ka koston vete Albtelecomi. Metoda e tij shkencore ngelet sekret.

 

Eduard Shalesi (minister kulture) Njihet ne fushen e estrades dhe humorit me shprehjen lapidare dhe shume te kulturuar  DO VJEDHIM ME LEZET.

 

Flamur Noka (Minister i puneve sociale) Njihet per metodat e tij shkencore ne nderzimin, shumimin dhe balancimin e pjellshmerise ne trrojet shqiptare

 

Gramoz Ruci (minister i rendit) E njeh mire territorin shqiptar sepse ska lene vend pa u perplas dhe pa vrare njerez i biri. Njihet per aftesite intelektuale te negocimeve me kriminele sidomos pasi i kane futur ndonje plumb bytheve te birit.

 

Edi Rama (minister financash) Njihet per aftesite e tij matematikore te numerimit me gishta. Sukseset e tij kane qene te dukshme kur arriti te numeroje deri ne 100 leje pallatesh pa marre fare fryme.

 

Bamir Topi (minister bujqesie) Njihet per arritjet e tij shkencore ne kulinarine e konvertimit te qingjit ne qofte. Formula ngelet sekret.

 

Spartak Ngjela  (minister arsimi) Njihet per llafollogjine e tij te spikatur dhe kulturen e tjerrjes se leshit anglo-sankson. Ai do ti mesoje brezave te rinj shkollore, kulturen e te mbijetuarit pa punuar dhe guximit per te humbur gjithmone gjyqet edhe nese te shkon mendja te punosh.

 

Sali Berisha (kryeminister) Njihet per arritjen shkencore te fitoreve te njepasnjeshme te zgjedhjeve edhe kur nuk fiton. Metoda e tij shkencore eshte publike por nuk kopjohet dot nga bagetite e mesiperme.

 

P.S Per arsye te mospasjes se kohes, vendet e tjera te ministrave plotesojini vete

 

 

hahha cme shkrive me keto

shfe kete min i punes: njihet per kanalizimin e te ardhurave te emigranteve  ne atdhe,investimin e tyre ne fushat me rentabilitet me te lart ne ekonomi,sekreti i tij u be publik para pak muajesh ne Bruksel: u them te rinjeve shqiptar mos blini makina lluksoze tip porche,hummer, range etc nga keto makina nuk po mbaj un qe jam minister 

kjo deklarat eshte  e vertet

Ka genjyer se e ka range rover sport me duket smiley

 

Intelektualet jane dukur per here te pare si nje grup (dikur quajtur shtrese) per here te pare ne Evropen e shtateqindes. Sipas Alexis de Tocqueville intelektualet jane gruppi me i rrezikshem i njerzve:

"Eshte me i preferueshem nje administrator i thjeshte, nje politikan medioker se sa me brillanti nder intelektuale. Me mire, shume me mire per te gjithe proza e nje burokrati se sa llustra magjepse e atyre qe per zanat bejne intelektualin”.

Kjo race eshte pa pergjegjsine dhe esperiencen e shoqerise konkrete, pa dituri per veshtirsite reale te administrimit te njerzve dhe gjerave. Ndryshojne idete pa marre pergjegjsi, ndryshe nga politikanet per zgjedhjet e tyre, shkruajne sot te kunderten e dje, e me te njejten siguri, pa pike turpi. Kur ndryshon regjimi, ne klasen politike behen spastrime, intelektualet jo, i ke perhere aty, pilaf, duke profetizuar, kritikuar ne baze arsyesh ose ideshe te pergjithshme, pa asnje lidhje me realen.

Keshtu pra mi gezofshi intelektualet qe kemi sot edhe ata qe kemi pas ne shekuj qe rrini dite e nate duke u bere duvane, helbete se jemi ne vete intelektuale te shquar (ose ne berje e siper) e cfare pason nga shquarsia.

Tocqueville nuk do i quante kurre keta individe intelektual, por burokraci te dobishme per stabilitetin e rregjimit. Ri-lexo karikaturizmin e tij dhe do e kuptosh qe se ka per Agustin Kolen.

Mu me knaqi ky koment te Respublika

 

Lista e trete e intelektualve

Xhepisti  Rama, mos blloko integrimin, voto tre ligjet mos e zgjat me…

1. DR.RAQI LLOQJA...mjek vicash
2. PROF. PECI KALAPICI...mjek bletesh
3. KAND. SHKENCASH KOPI KOPUKU...dentist ne pulari
4. HIQMET XHEPISTI ….xhongler, MJESHTER I MADH I CIRKUT
5. ZYLO ZILIQARI…MJESHTER I GERRNETES
6. LEK DHRAMIJA…DREJTOR I BANKES GREKE NE TROPOJE
7. TAQO LOPCARI…DREJTOR I SHKOLLES SE BALETIT
8. VASILIKA PALLA…MENAXHERE E TOP-HATIT
9. GAQO HEKURI…DREJTOR I HEKURUDHES
10.NIKO SYKSHRUARI…KOLONIZATOR I FABRIKES SE KOLINOZIT
11. LUAN UJKU…DREJTOR I KOPSHTIT ZOLLOGJIK DEMOKRAT TE ZALLHERIT
12. HASAN HYSENI…PRONAR I BYREKTORES PRANE ZURAVE TE LSI

13. Dr.DASHNOR FERRA...MJEK NE INSTUTIN E NDENJAVE

14. NASHO KARANDASHI...drejtor ne Ministrine e Skrapit

 

Fantastik, s'po di ke te citoj me pare smiley

Ky/kjo po qe duhet sjelle tek Peshku, me nje trajnim te vockel qe mos beje inflacion germash TE MEDHA behet alamet muhabetqiu. 

Vertet, kaq politikeimpotent ky Rama bre, me nje rast te tille si kjo lista ne rritje e "intelektualeve" te Berishes eshte kaq kollaj te tallesh dhe ta kthesh ne bumerang.  Material pa mase per gallate dhe skece.

 smiley

Shqiperia as qe e ka ne tradite venien e intelektualeve ne sherbim te pushtetit.

Intelektualet shqiptare perhere kane qene poliedrike si Ernest Koliqi.

Bravo gazetareve shqiptare qe ndjekin ceshtjen duke intervistuar intelektualet rreth qendrimeve te tyre ndaj Bashkimit Evropian, proceseve legjislative ne vend dhe vecanerisht Gjykates Administrative.

Bravo Edi Rames qe i ka thirrur intelektualet ne nje tryeze te rrumbullaket, ku do t'i jepet pergjigje pyetjes se Fiqiriut.

Më poshtë, një përkthim i përkufizimit të fjalës “intelektual”, nga Enciklopedia Britanike.

 

po ne   fjalorin shqip,  si perkufizohet intelektuali??   eshte me interesante  se perkufizimi i enciklpedise britanike,  (meqense  behet fjale per intelektuale shqiptar  e jo britanik),  them une.

Ore mire intelektualet, por po kllasa punetore si e mendon kete pune? smiley

po shoket e  organizates baze...smiley   po ata te bashkimeve profesionale..?smiley

ah na e moren shpyrtin keta intelektualat dhe artistat.

 

Po te jesh se i ke te dyja je usta/lleshe.

Trop!

Rreth tryezes se rrumbullaket mblidhen luftetaret,

 

mendimtaret ulen ne tavolina katrore

Foton e para e kuptova. Po kush jane keta mendimtaret me poshte? Bej zamet e na kallzo qe te mos vdesim injorante.

PF, pse valle, intelektualet tane nuk jane luftetare te Shqiperise evropiane?

He pra!

Po intelektualet e diaspores ku jane? Pse nuk po i bashkohen tufes se dheneve te baba saliut? Le te hape PPU-ja nje faqe ku t'ju facilitoje prononcimin e tyre. Apo keni frike nga Erion Velia? 

Intelektualet e diaspores nuk mbeten pa pune po te mos firmosin

nuk meret njeri me permbajtjen por meren me formen. askujt nuk i interson shkaku i kesaj revolte e nisme, por te gjithe meren me personalitetet e nismetareve, meren me biografine e tyre. ky eshte proces njerezish te vegjel.

por vogelsia e karakterit nuk ben pershtypje ne shoqerine tone anti-intelektuale e te formesuar nga revolucioni kulturor kinez, perkundrazi eshte nje tipar i shkathtesise dhe djallezise se injoranteve fatkeqsisht ne shumice.

te pakten injorantet mund te mburren se kane gjetur prijesin e tyre te denje per postin e Krye-Injorantit, qe zor se permbush vete kriteret e kesaj enciklopedie kaq domethenese.  ata kane gjetur dhe me c'te meren duke u zgerdhire mbi shqetsimin e qytetareve te ndershem per mbarevajtjen e nje procesi qe i perket te gjitheve. ata mbi te gjitha kane gjetur dhe hapesira shprehjeje e konfrontimi te lire, sic eshte dhe kjo pellgaçja me uje te qelbur.

por c'rendesi kane keto! e rendesishme eshte qe kyetari Krye-Injorant te arrije te ndjeke i qete rrugen e tij kokeforte dhe kryeneçe. fundja, pas injoranteve, "le deluge"..

nuk meret njeri me permbajtjen por meren me formen. askujt nuk i interson shkaku i kesaj revolte

smiley

Ku t'i kerkoj intelektualet e revolateve te tua me porosi, o PD-Parti

Si trapa madheshtore, ne njeren dore peticione ne tjetren lakrore...

Me bene pershtypje dy prej firmetareve:

Polikron Pulluqi smiley

Pjerin Krapi (mooti)  smiley

A ju hongsha intelektualizmin amon ore.... smiley

dr. Polikroni eshte mjek hematolog i zoti ...  tani, s'eshte faji i tij qe Rastesia ia ka kombinuar emrin&mbiemrin si per lajme skiç. smiley

 LUAN UJKU…DREJTOR I KOPSHTIT ZOLLOGJIK DEMOKRAT TE ZALLHERIT

smiley

Kush permendi Koliqin .

ne Shqiperi nuk njihej termi Intelektual ne ate Kohe .Ne shumicene  shtypit qe LEXOHEJ Shqip permendet Rinia etj sinonime . Me daljen e Idese qe "te ruhen kafshet se fisnikerojne ndjenjat " , u krijua dhe u sanksionua ne fjalor termi Intelektual .

Me ardhjen e PD ne Pushtet ky term permori masa te medha , sa qe keta tani kane fatet e Vendit ne dore . Te dhjefsha intelektualin e te gjithe atyre qe kane luajtur Sport dhe kane shit Flori kur shkonin jashte me ble sahate me na i shite per rast martesah sa frengu Pulen .

Sqarim per LefKopene . Problemet nuk jane kurre te zgjidhura nga oshkuret me ata qe shfaqen . Psh , ne se ne kete Rast te gjithe jane ofruar si UTURAKE te Berishes ( ti Lefteri perjashtohesh se nuk ke hedhe Firmen ) athere nuk ka asgje te keqe ne se nuk DHJESIM nder ta , por shohim cilesine e Utrakut qe ne kete rast eshte si SHOSHE dhe ata pikojne nga shurra e Berishes .

Ja dhe nje shkrim tjeter sa per ta kuptuar Lefty, qe te mos merremi me siperfaqen po me thelbin... (ashtu siç eshte marre dhe vete shoku Lefter, ne te shkuaren e tij....)

 

Ansambli Gam-Gam Style ublications" style="font-family: Arial, Helvetica, sans-serif; font-size: 0.9em; text-transform: uppercase; line-height: 1.35em; color: rgb(0, 0, 0);" typeof="foafsmileyerson">VIKTOR MALAJescription">

"Thuhet se pushteti të korrupton, por është akoma

më e vërtetë se pushteti josh të korruptueshmit" - David Brin

 

Para pak kohesh, kryeministri i Shqipërisë na bëri të ditur se i pëlqente shumë pjesa muzikore Gangnam Style e një koreanojugori.  Edhe po të mos na e thoshte, ne e dinim këtë fakt, pasi ai ka 23 vjet që hedh valle nën ritmet e një stili të ngjashëm muzikor, stilit gam-gam. Për 23 vjet rresht, 365 ditët e vitit, nuk ka pushuar së bërtituri, gënjyeri, fyeri, kanosuri bashkëqytetarët e tij; sidomos ata që nuk janë dakord me të, ata që bëjnë publike bëmat e tij antiligjore, antipopullore dhe antikombëtare.

Meqenëse "baletmaestri" dhe regjisori i këtij vallëzimi është plakur dhe i ka dalë boja, kohët e fundit ka thirrur në skenë një tufë njerëzish pa integritet moral, të cilët, nëpërmjet një peticioni të dërguar në parlament (?!) i bëjnë thirrje kryetarit të opozitës të votojë nja tre amendamente ligjesh, se përndryshe mbetëm jashtë Evropës. Pafytyrësia dhe hipokrizia e këtij akti nuk njeh kufij. Akti në fjalë të kujton letrat që kooperativistë të dalluar i dërgonin udhëheqjes së PPSH para 50 vjetësh për ta përkrahur në luftën kundër shfaqjeve të huaja.

 Në vitin 1933, mijëra intelektualë gjermanë firmosën peticione, me të cilët i kërkonin popullit gjerman të votonte për Hitlerin si "shpëtimtar i kombit". Se çfarë ndodhi më pas dihet mirë. Në vitin 1992, në Shqipëri, disa qindra intelektualë firmosnin peticione, me të cilët i kërkonin popullit të votonte për Sali Berishën. Se çfarë ndodhi më pas e dimë, ashtu siç e dimë mirë se shumica e atyre nënshkruesve, sot, nuk duan ta shohin me sy regjisorin e "vallëzimit gam-gam style".

 

Ansambli Gam-Gam Style do të ishte i besueshëm, i justifikueshëm dhe i dëgjueshëm nëse do të kishim të bënim me individë që, gjatë këtyre 23 viteve kanë dëshmuar, me fjalë dhe me vepra, se janë sinqerisht të shqetësuar për të sotmen dhe të ardhmen e vendit, se janë të papajtueshëm me padrejtësitë e shkaktuara nga të gjitha pushtetet në Shqipëri, se meraku  dhe interesi i tyre janë shqiptarët në përgjithësi dhe jo parti apo individë të veçantë. E thënë shkurt, nëse ata kishin dëshmuar deri tani se në jetët e tyre udhëhiqen sadopak nga idealizmi dhe jo nga përfitimi personal gjithfarësh, që e shesin për pragmatizëm.

Mirëpo, ne nuk mund të gjejmë asnjë pjesëtar të këtij ansambli që, qoftë edhe një herë në jetën e tij / saj, ta ketë ngritur zërin në vitin 1996 kur bandat e pushtetit, nën drejtimin e regjisorit të "ansamblit", dhunuan zgjedhjet e përgjithshme politike, të cilat u shpallën të parregullta nga  gjithë vëzhguesit ndërkombëtarë. As kur vendi u fut në kaos dhe regjisori dërgonte avionët për të bombarduar antiqeveritarët, në mënyrë që të rizgjidhej president për të dytën herë, peticionistët tanë nuk u bënë të gjallë.

 Kur regjisori i Ansamblit  Gam-Gam Style drejtonte ansamblin Bam-Bam Style (ai është i aftë të drejtojë më shumë se një ansambël) në shtator 1998 për të marrë pushtetin me tanke e mitraloza (në të vërtetë e mori dhe e deklaroi të marrë në TVSH) firmëtarët e sotëm, që u digjet shpirti për pak Evropë,  nuk e gjykuan të arsyeshme ta konsideronin këtë akt si kundër evropinazimit të Shqipërisë. Jo, jo. Për ata, ky ishte një akt i pranueshëm, i moralshëm, i ligjshëm, demokratik. Mirëpo, nuk mendonte kështu Evropa, e cila e urdhëroi ansamblin  Bam-Bam Style të braktiste institucionet e uzurpuara me armë.

 

Kur Regjisori i këtij ansambli falsifikonte zgjedhjet përsëri në vitin 2009 dhe nuk pranonte të hapte kutitë e votimit për të verifikuar duart e tij "të pastra", peticionfirmosësit e sotëm nuk kishin mësuar ende të ngrinin zërin për "të mirën e Shqipërisë" dhe të ardhmen e saj evropiane. Po ashtu, vrasja e katër protestuesve të pafajshëm në Bulevardin Dëshmorët e Kombit nga institucionet shtetërore nuk i zgjoi dot nga gjumi "evropianët" tanë.

Gjumi i tyre letargjik vazhdoi pa ndërprerje edhe pasi zëvendësi i regjisorit të tyre u kap duke planifikuar vjedhjen e gati një milion eurove nga buxheti i shtetit, edhe kur 230 milion euro "humbën" në ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës, edhe kur institucionet ndërkombëtare të monitorimit e renditën Shqipërinë si vendin më të korruptuar në Evropë. Këta "atdhetarë" të klasit të parë heshtën edhe kur regjisori i tyre firmosi marrëveshjen me Greqinë për t'i dhënë nja 350 km2 det. A thua intelektualizmi i tyre nuk ishte i atij niveli që të mund t'i vlerësonte të tilla akte si antiligjore, antikushtetuese, antipopullore, antikombëtare dhe antidemokratike?

 Sigurisht që ata i dinë të gjitha këto, por shpirti i tyre prej mercenari, mentaliteti i tyre mesjetar fisnor dhe nuhatja e tyre ndaj çdo gjëje që sjell fitim personal, i ka bërë dhe i bën ata të injorojnë aktet që realisht dëmtojnë interesat e përgjithshme si dhe mundësitë reale të afrimit të Shqipërisë me Evropën. Ata heshtën gjatë gjithë kësaj kohe që Evropa iu binte zileve të alarmit dhe u zgjuan tani që regjisori i tyre iu ra kambanave për humbjen e pushtetit personal, familjar e klanor.

 

Ajo që e bën problemin edhe më intrigues, por edhe më domethënës është fakti se shumica e anëtarëve të Ansamblit Gam - Gam Style janë mjekë, ata që psikoza popullore i mban për "humanë". Mirëpo, jeta ka treguar se humanizmi qëndron në njeriun dhe jo në profesionin. Jo më kot, Diogjeni i lashtësisë kërkonte ditën për diell, me qiri të ndezur në dorë,  nëpër rrugët e Athinës, të gjente "njeriun". Mjekë kishte mjaft. Ai kërkonte njeriun.

Sikur mjekët e ansamblit të sotëm shqiptar të ishin kujtuar këto 23 vjet të kërkonin modernizimin, humanizimin dhe evropianizimin e sistemit tonë mjekësor; sikur të kishin protestuar kundër kthimit të shërbimit mjekësor nga falas, siç ishte më parë, në një sistem të korruptuar aktual, në një shërbim të përballueshëm për një pakicë të privilegjuar dhe depersonalizues për shumicën e popullsisë; sikur ata të kishin ngritur zërin kur kolegët e tyre operojnë pa nevojë (vetëm për t'iu marrë paratë) gra shtatzëna gjatë lindjes; sikur këta  "dashnorë" të zjarrtë të Evropës të kishin kërkuar dënimin e kolegëve të tyre që iu hiqnin veshkat e shëndosha pacientëve shqiptarë, pa dijeninë e tyre, apo kundër mjekut që vetëm dy javë më parë e mbyti një vajzë shtatë vjeçe me neglizhencë dhe mjekimit të gabuar, thirrja e tyre e sotme do të mund të justifikohej disi.

 

Mirëpo, ata nuk i kanë bërë asnjë nga këto veprime. Ata nuk i kanë bërë dhe as duhet pritur t'i bëjnë sepse ndërgjegjja e tyre nuk udhëhiqet nga humanizmi e idealizmi, por nga përfitimi e servilizmi. Jo pak prej tyre janë të atij kallëpi që kur nevojtarët shkojnë të vizitohen, i sorollatin me orë të tëra dhe, kur i takojnë, i shikojnë nga xhepat dhe jo në fytyrë. Jo pak prej tyre, pasi e vizitojnë pacientin dhe e shtrojnë në spital, në vend që t'i sigurojnë falas (sipas ligjit) të gjitha kurimet, i orientojnë të afërmit e tyre të shkojnë e të blejnë ilaçet në farmacitë ku ata vetë kanë dërguar ilaçet e blera me buxhetin e shtetit (d.m.th. me paratë e popullit).

Asnjë nga këto veprime nuk ndodhin në shërbimet shëndetësore të vendeve që janë anëtarësuar në BE. Në asnjërin prej këtyre vendeve nuk ndodhin as veprimet e sipërpërmendura, për të cilat anëtarët e Ansamblit Gam-Gam Style kanë heshtur këto 23 vjet.

Këta  ushtarë rezervistë të shtetit më të korruptuar të Evropës janë, njëkohësisht, edhe  ushtarët më fatkëqij. Janë të tillë pasi Komandanti i tyre, i përcaktuar nga korrespondenca e diplomacisë amerikane si "kreu i trukimit të zgjedhjeve", është në prag të zhgradimit. Sado mirë dhe sado me pasion ta hedhë vallen ansambli, koha e tij ka perënduar. As ansambli dhe as regjisori i tij nuk janë të interesuar ta bëjnë Shqipërinë si Evropa. Ata, janë thjeshtë të interesuar të shkruajnë emrin në Evropë dhe pastaj të rrahin gjoksin për merita që s'i kanë pasur kurrë. Ata duan që, me këpucët e baltosura nga politika e tyre të futen drejt e në tapetet mondane të Evropës. Është e pamundur. Atje kanë vënë roje.

 Shqipëria do të bëhet anëtare e asaj bashkësie kur të jetë pastruar balta e hedhur mbi të pa mëshirë nga politika e këtyre 23 viteve. Shumë shpejt ansambli do të shpërbëhet dhe, kur ne t'i takojmë rastësisht anëtarët e tij do i kujtojmë si individë që kryen një shërbim të turpshëm. Madje, pa qenë të detyruar me ligj.

 

Për të sugjestionuar popullin (në të vërtetë, nga shkalla e lartë e dëshpërimit të regjisorit ) listës së asamblit iu shtuan dje edhe disa emra që paraqiten si pasardhës të firmëtarëve të Deklaratës së Pavarësisë. Këtu duhen shkoqitur mirë disa gjëra. Ndërsa deklarata e 1912 ishte në shërbim të  Shqipërisë, kjo lista  e 2013 është në shërbim të partisë dhe Salisë, në shërbim të një binomi që, me sjelljet dhe veprimet e tyre, e kanë cënuar rëndë pavarësinë dhe integritetin e  Shqipërisë. Pasardhësit e firmëtarëve nuk janë ndier asnjëherë kur kanë ndodhur këto akte anti- pavarësi. Nga ana tjetër, edhe personi të cilit i drejtohet letra ( pra Edi Rama ) është pasardhës i njërit nga firmëtarët e Deklaratës së Pavarësisë.  Fakti se gjyshi apo kushriri i pestë i dikujt ka firmosur në vitin 1912 në Vlorë, nuk i bën personat e sotëm aspak më atdhetarë dhe më pro- evropianë se ne të tjerëve. Atdhetarizmi  është ndjenjë personale dhe jo tipar automatikisht i trashëgueshëm. Megjithë respektin për  aktin e firmosjes, e vërteta është se shumica e firmëtarëve të Deklaratës së Pavarësisë nuk kanë pasur kurrfarë kontributi në realizimin faktik të pavarësisë së Shqipërisë. Kontributin vendimtar e dhanë kryengritjet e viteve 1910 -1912 në veri të vendit dhe përpjekjet e palodhura të 7 - 8 personaliteteve, me në krye Ismail Qemalin. Madje, disa prej firmëtarëve ( pasardhësit e të cilëve kanë firmosur fletërrufetë e sotme ), më vonë, kur pavarësia e Shqipërisë u shkel nga pushtuesit e huaj, ata u vunë në shërbim të pavarësishkelësve dhe kundër popullit të tyre, duke kryer edhe krime të përbimdëshme ndaj atyre që i prishnin rehatinë pushtuesit. Ndryshimi midis paraardhësve dhe pasardhësve, në këtë rast, qëndron në faktin se firmosësit e 1912 rrezikuan veten për të shpëtuar Shqipërinë, ndërsa këta të  sotmit  injorojnë Shqipërinë pë të shpëtuar Salinë. Nuk ka shpëtim, - tha doktori që sapo doli nga salla e reanimacionit. Është më mirë të përgatiteni për funeralin e tij politik.

DITA

 

Vetem, se po bejme gabim qe po e trajtojme kete ceshtje ne kete menyre. Pasi tani do versulen te gjithe per te firmosur nga deshira per te fituar statusin e intelektualit!

Keta jane nje dore njerzish, njesoj me as me pak as me shume, me njerzit e nderuar te kesa bote me profesione marangoz, ekonomist , puntor krahu etj. Po nese ne fillojme e abuzojme dhe vejme fjalen "intelektual" perkrah "peticion", atehere per njerez qe lexojne me fjale kyce do jete e mjaftueshme per ta firmosur.

Ne fakt me vrafte mua nese ja kane haberin nga muhabeti i Statusit keta. Te shkretet ne mendjen e tyre, mendojne se statusi ka lidhje me futjen ne BE. S'di a te me vij keq, sepse asnjeri nga ata s'eshte ulur te lexoj dy rreshta mbi funksionimin e BE-se apo sepse asnjeri nga ata s'ngre zerin per ruatjen e demokracise , apo sepse mendojne me te vertete qe jane ne rregull me te tyren. Qesharake!

Ne kete rast une shpresoj qe te jene te paguar, dhe te mos jene idiot, se atehere do me dhimbte ne shpirt.

Shenomeni dhe mua! smiley

Edhe nji herë për Leftin, thelbin e intelektualët e famshëm: pse nuk i shkruajnë një peticion Berishës ku ti kërkojnë plotsimin e kërkesave të opozitës me kushtin që të votohen 3ligjet. Ti kërkojnë zhvillimin dhe administrimin e ndershëm të zgjedhjeve dhe numurimit të votave etj etj. Ky është thelbi.

Intelktualizma e ndritur  se kanë bërë kte por i bien nga Kina.

Lefti si intelektual dhe punonjës i ndershëm i agjitpropit ke për detyrë ti sqarosh peticionistat dhe ti tregosh thelbin e çështjes. 

 smiley Thame qe jane intelektuale, jo budallenj. smiley 

intelektual është dikush që ka shkrujt të paktën nji libër

Vazhdojne akoma keto budalliqet me firma smiley a thua se ka ngel puna vetem tek tre ligjet. Aty çalon puna tek gjithshka, nga siper-poshte dhe nga djathtas-majtas. Nuk eshte puna tek nje ander qe do i vesh rrobes, se rroba eshte komplet e grisur, duhen rroba te reja. 

shiko: Votimi i tre ligjeve eshte si ai  kostumi i katundarit (Veshja) qe kerkonte te behej qytetar, por sado qe nje katundar te veshet me roba qytetari, me kostum kollare, shami ne xhep, e me the te thashe, qytetar nuk behet kurre, edhe sikur te nderoje 7 pale lekure! 

Si ka mundesi tre ligje te plotsojne standartet e Shqiperise kur dihet se ajo nuk plotson as ato me minimalet. Cfare standartesh ka Shqiperia per te hyre ne Europ!? Administraten publike ? Dihet qe sherbimet publike ne Shqiperi jane ku theret qameti! Sitemin shendetsor publik, ku mungojne batanijet, fashot, jodiot, inxheksionet ect? Sitemin arsimor, ku Diplomat blihen me lek ? Sitemin energjitik, uje sjellsat ku gjysma e popullsise nuk paguan dritat ? 

Administraten e qeverise ne komuna, bashki, njesite vendore, qe nuk kontrollojne asgje per se mbari? qe sherbimet publike funksionojne me seksere te ndyre ?

Apo sitetmin e drejtesise qe eshte nga me te korruptuarit ne bote? 

Rama cilesoi intelektualet qe firmosen peticionin si te lidhur me pushtetin. ne c'vend te botes tha, intelektualet ngrihen kundra opozites! ne c'vend te botes ama opozita hedh balte mbi intelektualet kur e kritikojne?!

Metoda debile --përgjigju pyetjes me kundërpyetje --nota zero 

Problemi per njeriun me mend nuk eshte te vdesi pak me vone apo pake me heret, por ne se vdes mire apo keq.
Tani le te mundohemi te marrim vesh cdomethene intelektual.Si mbiemer vjen nga latinishtja, me te cilon kane dash te tregojne ate qe ne filozofi, ka te beje me aktivitetin...TEORIK te emrit qe i bashkengjitej dhe qe karakterizohet si i ndare nga sebsibiliteti dhe po ashtu nga eksperienca e gjykuar ne rang njohjeje te ...nje niveli te ulet.
Ne konceptin Aristotelian ishin perkufizuar per intelektuale ato virtute si shkenca, dija,iteligjenca dhe arti, ....qe lejonin SHPIRTIN INTELEGJENT ...per te arrire tek E VERTETA.
Ne fushen e metafizikes, terminologjia qendronte tek abstraktia, ....ne ku dervenie me konkreten dhe materialen.
Tani ne se keto qe thame me larte dhe qendrojne, merret me mend se ne cilen kategori mund te perfshijme firmetaret tane te peticioneve qe .....nenshkruajne si INTELEKTUALE....
Mekat, mekat, vertete qe shperdorojne vehten ne kete fare feje!

 ne c'vend te botes ama opozita hedh balte mbi intelektualet kur e kritikojne?!

"Kritika" eshte term komunist, shoqeria kapitaliste nuk ecen me keto terma! Kritikat jane pordh me rigon ne Kapitalizem kupton ti? smiley

ja se cbejne intelektualet socialiste! si vjen turp.

 Mehmet Shehu, figurë e madhe, burrë shtetiTIRANE- Ish-shefi i Shërbimit Informativ të Shtetit, Fatos Klosi apelon nevojën e vlerësimit të figurës së ish-kryeministrit komunist, Mehmet Shehu. Në një prononcim për “Gazeta Shqiptare” Klosi e ka cilësuar Shehun “një figurë të madhe” dhe “një burrë shteti”, për të cilin sipas tij ka ardhur koha të marrë meritat që i takojnë. “Figura e Mehmet Shehut duhet rivlerësuar por ky rivlerësim i historisë duhet bërë nga historianët dhe jo nga politika sepse sa herë politika fut hundët në histori nuk ndihmon të zbardhjen e të vërtetave por në mbulimin e tyre. Politika e ka shfrytëzuar luftën kundër komunizmit për kapital politik por 22 vite pas rënies së komunizmit tashmë dhe gjërat po qetësohen. E kam thënë dhe e përsëris se në gjykimin tim figura e Mehmet Shehut duhet të zerë vendin e duhur në histori. Ai është një figurë e madhe, ka qenë një burrë shteti”, - deklaroi Klosi për “GSH”.
KONFERENCA
Dy ditë më parë në Tiranë shoqata atdhekulturore “Mallakastra”, organizoi në ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar një aktivitet përkujtimor me rastin e 100-vjetorit të lindjes së ish-kryeministrit komunist, Mehmet Shehu. E konceptuar më pak si një ceremoni, por më së shumti si një konferencë ku referuan historianë, artistë, veteranë të luftës dhe ish-partizanë të Brigadës së Parë Sulmuese, në këtë aktivitet u lëshuan me shumicë vlerësime për figurën e Mehmet Shehut, për kontributin e tij në veprimtarinë ushtarake dhe atë politike, gjatë Luftës Antifashiste, por dhe pas saj në rindërtimin e vendit. Në panelin e përkujtimores së djeshme shquheshin politikani Sabit Brokaj, ish-kreu i SHISH-it, Fatos Klosi, Rustem Peçi, kryetari i komitetit të veteranëve të LANC-it, Xhafer Peçi, ish-partizan i Brigadës së Parë Sulmuese, deputeti i Partisë Socialiste, Pirro Lutaj dhe aktori i humorit, Luftar Paja. Ndërkohë nga një grup pjesëmarrësish dhe veteranë të luftës, u shtrua kërkesa që disa ditë më vonë të organizohej një tjetër takim i zgjeruar në Pallatin e Kongreseve, ku të diskutohet gjerësisht mbi misteret që rrethojnë “vetëvrasjen” e ish-kryeministrit të vendit, detaje të pathëna apo të shprehura gojarisht nga dëshmitarë okularë të ngjarjes, pasi sipas tyre është ende e turpshme që në këtë 100-vjetor të lindjes së Mehmet Shehut, ende mbështillet me mister akti i vdekjes së tij.
 

 

Kto po përgasin terrenin për  rivlersimin e figurës së Natmatdhimit si kryeministër më  jetgjatë pas ktij pasi nuk ndryshojnë shumë nga metodat e vrasjet por s'di si do ja bëjnë për fushën e vjedhjeve. 

fakti qe as Muc Nano nuk po i del dot per zot Rames me ket pergjigjen per 'pallatin', flet shume.
- nuk meriton pergjigje - thote toçi kurse qytetaret e meritojne po kur ta sajoj une rrenen se per momentin jam kap cik ngushte.
 

E çudi sa i paaftë Muçi spo nxjerrr gjë për "pallatin në pajë" i shkreti se gjen dot ngjashmërinë e pallatit me " në pajë fishekun". 

"pallatit në pajë" me "fishekun në pajë".

une do e votoja 1 here te vetme ket ramen thjesht qe ka pastru lanen nga ndertimet pa leje. Shof dhe rruge te rregullume, stola aty ku une maj mend plehra...

Pse ke ndër mend tê rrish deri 23 qershor - ke marrë pushimet e 12 vjetve.smiley

Ne asnje vend te botes nuk ndodh qe intelektualet te vihen kunder opozites. Edhe nga ky kendveshtrim kemi nevoje per nje rilindje, jane muzike per veshin e shqiptareve keto forma te manipulimit dhe pervetesimit te elitave (lexo: atyre te ashtuquajturave). Kemi nevoje te shmangemi, mbase jo vetem te devijojme, por te shkeputemi njehere e mire prej ketyre praktikave satirike. Nje rilindje, nje fryme e re eshte mese e afte te plotesoje kete kuader kaq eminent. Nuk do kete varesi ndaj ndaj qasjeve te vjetra, do kete nje shkeputje natyrale pasi brezi i ri kerkon lidership te ri, dike qe ecen me hapin e tyre. Ne mungese te diapazonit kohor, ajo qe eshte evidente per tu sugjeruar ne keto raste eshte thirrja per injorimin e kesaj pacavureje.

 

kta te gjithe jane profesioniste mer aman

intelektual osht gjo tjeter. ufff

intlektualet e bythes do thoshte halla ime e madhe smiley

intelektualet e bythes, e ke fjalen per njerez qe luftojne per i byth ven, dmth nje vend punesmileysmiley

Fjala me e sakte do te ishte personalitete te hapesires shqiptare, por edhe intelektuali per dijenine e Mucit, ka shume perkufizime, nje qe eshte edhe popullor flet per intelektualin si nje person qe nxjerr jetesen e tij me pune te mendjes dhe nuk eshte punetor krahu. Ne Shqiperi intelektual quhet cdo njeri qe ka nje shkolle te larte dhe ketu futet edhe Mustafai pavaresisht se sa eshte ne te vertete. Ceshtja eshte se nje grupim i madh njerezish te shkences, artit, sportit, letrave etj. po i kerkojne Rames te mos bllokoje integrimin, si nje projekt madhor, qe nga Rilindja Kombetare qe kane shqiptaret. Ky projekt dhe enderr e rikthyer fuqishem ne 90 kur shqiptaret rrezuan diktaturen komuniste, po pengohet nga Rama dhe ky smund ti ike pergjegjesise dhe te gjithe keta personalitete jane ne anen e interesit publik.

Shqiptaret rrezojne sisteme te plakura, siteme ne kalbje! Nuk jane te zote te rrezojne! Kete duhet ta kuptosh! Kane mentalitetin e sklavit sa per dijeni! Nuk kane intelektuale te vertete! 

legena,pa pik dinjiteti.
njelloj si pensionistet e frontit i benin letra partise per shfaqjet e ''huaja''.

fara e keqe e servilave ka rrenje te thella,po ti servilosesh njeriut me negativ te kombit shqiptar duhet te keshe doza te larta tritanshehizmi

Intelektual quhet ai qe komenton tek Peshku. Por eshte e vertete edhe e kunderta: intelektual quhet ai qe thote: kush me un, un te komentoj tek Peshku?

Une them se kjo mesele eshte nje rast i mire per te diskutuar punen e Ali Osekut, qe me aq sa e kam pare me ka ngacmuar per mire, nje lloj abstraksionizmi ne kufijte e eksprezionizmit (abstraksionizem qe ndergjegjesohet, sikletoset dhe rebelohet smiley), gjithe ankth, ngjyre qe vjen ne jete ne masivitet, ngacmime minore sa te dyshimta aq edhe dekorative. Shoqet piktore mund te na thoshin me shume.

agustin kola ish futbollisti Intelektual ???? smiley

Cfare intelektualesh?!!!!! Nji intelektual ka si parim etiken dhe moralin. Keto te gjithe jane shitur per para te pista te pushtetit te sotem, te tjeret firmosin nga halli mos ti heqin nga puna. Keto jane thjeshte njerez per numra, "rob shtese" i thote populli, shto nje robo te shtohet numri firmave.

Ky eshte nje avaz i vjeter. "Nuk ka rendesi mesazhi, por kush e solli mesazhin" Kerkohet te transferohet vemendja ndofta edhe Peshku paguhet per kete! 

Une mendoj se mesazhi eshte i drejte. PS ti votoje te 3 ligjet dhe pastaj nese nuk merret statusi ky eshte faji e qeverisjes e cila do ta paguaje me elektorat.

1. Permiresimi ligjor lidhet me reformat dhe nuk kane asnje lidhje me zbatimin e ligjit i cili eshte skandaloz ne Shqiperi. Rama ka 1001 mundesi te tjera per ta luftuar elektoralisht Berishen. Ne i kemi partite per te ballafaqime programore dhe jo per bllokime ligjore. Kjo eshte e turpeshme dhe skandaloze. Perse Rama nuk e ben kauze p.sh. CEZ-in ku sipas zevendes ministrit demi eshte 1 miliard EURO? Perse e ka lejuar qeveria kete?

2. Nese neser vjen Rama ne pushtet do ti duhen serish 3 ligjet dhe Berisha ne opozite gjen nje tjeter shkak per te mos i votuar si i behet?

Ja dhe për econom intelektual i shquar i peshkut, thelbin e mesazhit dhe intelektualët e famshëm si ai: pse nuk i shkruajnë një peticion Berishës ku ti kërkojnë plotsimin e kërkesave të opozitës me kushtin që të votohen 3ligjet. Ti kërkojnë zhvillimin dhe administrimin e ndershëm të zgjedhjeve dhe numurimit të votave etj etj. Ky është thelbi që duhet të ketë mesazhi

Avaz i vjetër pena  të reja .

Intelktualizma e ndritur  se ka bërë këte por i bien nga Kina.

Ashtu si dhe Lefti dhe ti econom si intelektual dhe punonjës i ndershëm i agjitpropit ekonomik  ke për detyrë ti sqarosh peticionistat dhe ti tregosh thelbin e çështjes së mesazhit . 

pse nuk shkrun ne kosovarçe ti ? ndoshta te del me i qarte mendimi. 

ne asnjerin nga komentet e tua, nuk e kuptoj qellimin. 

Në dialekt Kureshtar i thonë Zog magjari.Paaftësin  tënde për të kuptuar do ta mbulosh me gjuhën. 

Sigurisht i dashur Zaranikas me pelqen te debatoj por jo te me fyejne siç bejne zakonisht partiaket ose ata te cileve urrejtja u ka errur llogjiken.

Personalisht mendoj se opozita nuk duhet te sillet si pozite. Opozita nuk ka pse ti kerkoje gje Berishes por duhet ti kerkoje elektoratit. 

Mendoj se situata ekonomike eshte kaq e keqe saqe tashme opozita nuk duhet te kerkoje te vije ne pushtet sepse vendi duhet te udhehiqet nga qeveri teknike si nje vend ne recension ku renia ekonomike duhet te jete rreth -7% te GDP. 

Opozita duhet te beje pergjegjes qeverine per 1 miliard EURO humbje te CEZ dhe kerkoje largimin e qeverise dhe zgjedhje te parakoheshme. Ky per mua eshte motiv per te bllokuar parlamentin, per protesta ne rruge etj. dhe jo per perfitimet e Argites qe sigurisht jane ligjerisht te kopsitura.

Shpresoj se nuk do vazhdosh fyerjet.

nje korrigjim te vogel : eshte llogjika qe e erreson (e fsheh) urrejtjen, per mendimin tim. kur nuk je i pajisur me llogjike, urrejtja te del ne pah instiktivisht. 

prandaj e pyeta ate karabushin, per gjuhen qe perdor ne komente. me duket si kosovar qe perdor gjuhen letrare per tu duk i emancipuar. nuk perton bile as tek vendosja e ëëëëëëëë-ve ne shkrim, aq shume kerkon te jete korrekt. 

i vetmi problem i tij eshte : i mungon llogjika. do isha kurioz qe ta lexoja ne dialekt te vet, ndoshta behet keshtu me i kuptushem. 

Po pse o Zog magjari shqiptarët e Kosovës s'kanë të drejtë të përdorin drejtshkrimin i cili është mbarkombëtar që në gjenezë. Ku e sheh urrejtjen ti apo ashtu e ke mësuar; pushteti duhet përkrahur me çdo kusht se ai ka gjithmonë të drejtë. Nqs nuk e kupton thuaj ndonjërit ta përkthejë në malokshe gege a toske qysh ta duash.  

Econom e para të kam lavdëruar  e barazuar me intelektualët e nderuar peticionistë drejtuar opozitës nqs e ke marr për fyerje i tërheq pa ngurrim.

Opozita s'ka gjë tjetër veç fjalve dhe ndonjëher votën .Përse duhet të votojë ligje që jo vetëm nuk zbatohen po edhe shkelen ? pikërisht ajo e shfrytzon kte rast politik për ti treguar elektoratit që kjo qeveri nuk pyet për ligjin pasi nuk zbaton vendimin e gjykatave për qarkun Fier pasi e shkuara ka treguar se askush nuk i dënoi shkeljet e ligjit për zgjedhjet në 2009 dhe 2011 siç po ndodh dhe tani me ligjin elektoral .

Shumica në pushtet duhet ta kishte tërhequr opozitën drejt bashkëpunimit duke zgjedhur një president me mirëkuptim, gjygjtarët KLD dhe prokurorin e përgjithshëm gjithashtu dhe jo me arrogancën e votave duke shembur çdo lloj bashkëpunimi.

Përfundimi qeveria s'ka dashur të miratohen kto ligje ashtu si nuk pat plotsuar dhe  5 kushte të tjera(nga 12) që nuk vareshin nga opozita .(si pandëshkueshmërinë e zyrtarve të naltë)

 

Është detyrë e qeverisë të afrojë qëndrimin e saj me të opozitës duke i lënë më shumë hapsirë politike .Ty të duket se opozita sillet sikur ka pushtetin pasi ndëgjon çdo ditë pushtetin që ankohet për opozitën sikur është në "opozitë "

ç'mund të thuash për një pushtet që për çdo gjë sulmon opozitën; Naltmaidhimi në çdo fjalë publike 2/3 e kohës merret me opozitën .

Vetëm diktaturat dhe regjimet me fasadë demokratike kanë kte qëndrim ndaj opozitës; të parat e quajnë armike të popullit e shtetit të dytat e quajnë antikombëtare, destruktive, e dobët , që kërkon shumë ose kërkon pushtetin e pakicës  etj.etj.

Opozita mund të kritikohet për mefshtësi, moskritikë ndaj pushtetit ose bashkëpunim korruptiv në dëm të vizionit të saj dhe interesave të zgjedhsve të saj (nuk përfshihen këtu plani i bashkërendimit të interesave  mbarëkombëtare nqs shteti shqiptar apo forcat politike shqiptare kanë një të tillë)

Për peticionin në fjalë, me sa di unë, opozita ka kërkuar që posti i vjedhur i kryetarit të qarkut Fier ti kthehet asaj në bazë të kësaj mqsn intergimi, është më i rëndësishëm se kryetari i qarkut ath kta intelektualët peticionistë duhet ti drejtoheshin pushtetit me kërkesën që të zbatonte ligjin të paktën për hatër të intergrimit pasi pushteti është përgjegjës për zbatimin e ligjshmërisë  dhe për tërheqjen e opozitës .Ose me një peticion  për zgjedhje të lira e të ndershme.

Ky ësht roli i elitave të thotë e bëjë më të mirën për kombin e jo të përkrahë më të fortin (pushtetin) me parrula e forma diktatoriale : "shtetin e drejtojnë masat partia i bën ato të ndërgjegjshme" ja si përkthehet peticioni i masave intelektuale të Shqipërisë.(marrë nga origjinali "socializmin e ndërtojnë masat partia i bën ato të ndërgjegjshme")  

Opozita ndoshta se bën mirë punën e saj si kundër mendon ti; si oponecë e vazhdueshme e pushtetit, demskuese e korrupsionit, e shpresë e opinionit publik , për kte ajo duhet nxitur e mbështetur.

Opozita për mua nuk është vetëm PS por dhe forcat e tjera të organizuara apo jo që kundërshtojnë dhe spjegojnë me fakte e arsye keqqeverisjen si dhe masat për përmisim.

Ska sens politik ti kërkosh opozitës ti nështrohet pushtetit pa kushte ndryshe ajo s'do quhej opozitë por gjojaopozitë apo fallsivitet demokratik.

Pa opozitë s'ka demokraci prandaj duhen dhe zgjedhje të lira e të ndershme që pushteti mos fitojë me 99,9 % por as me 51 % duke i vjedhur ato dhe ruajtur fasadën.

Edhe njëherë i keqardhur nqs të kam keqkuptuar.

Po mor ekonom, po ja ta miratuam nje ligj...

Partnerja e Argitës në biznes do të përzgjedhë Gjykatën Administrative

Tani nuk ka më turp! Partneren e saj në biznes, avokaten direkte të Damir Fazlliçit, Flutura Kola, e bija e kryeministrit e ka caktuar të përzgjedhë gjyqtarët e Gjykatës Administrative. Për të gjithë ata që kanë pasur iluzione për këtë gjykatë, thjesht duhet të dinë se do të kemi një gjykatë të re për Argitën.

Në konkursin për përzgjedhjen e gjyqtarëve të Shkallës së Parë të Gjykatës Administrative, me vendim të KLD, fondi i pyetjeve do të përgatitet nga ortakja asistente e Argita Berishës në pazaret e biznesit.

Më poshtë vendimi i KLD, nr.302, datë 20.12.2012: KLD vendosi të caktojë Znj. Flutura Tafaj, anëtare të Komisionit të Fondit të Pyetjeve, përfaqësuese e Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës

Për Organizimin e Testimit Kualifikues për Emërimin e Gjyqtarëve Administrativë të Shkallë së Parë dhe Apelit” parashikohet qartazi se testimi seleksionues me shkrim për gjyqtarët organizohet prej Shkollës së Magjistraturës. Ligji është shprehur qartë se organizimi i testimit është përgjegjësi dhe detyrë e Shkollës së Magjistraturës. Ligjvënësi ka përcaktuar këtë detyrim duke respektuar përgjegjësinë dhe përvojën e deritanishme të shfaqur nga ana e shkollës lidhur me testimet për pranimin dhe vlerësimin e studentëve të Shkollës së Magjistraturës.

JA keshtu do te perfundojne edhe ato tre ligjet e famshme te mbetura.... po ku ka bese e fe Saliu mer daj, ai e ka mendjen vetem tek prapesite.... ai eshte diabolik or djale, diabolik....

 

je jashte teme plako. mgjth e di qe tu aq te ben.

perfundimisht keta ta qepin kostumin si ta duash! e frikshme smiley

Ej erdhen , me erdhen te vertetet, se deri tani kishim vetem ate megjasme.Po tani po na bejne merak , se dmth ai vend s'paska shprese fare po fare fare, per te pasur ndonje rrob sagllam. Fiqo e ke gje listen e plote, ta dijme deri ne cfare derexheje ka vajt pushteti?

Listen ne bordero smiley

tashi thelbi prap pa pergjigje. Pse nuk i voton kto tre ligje? As Fiqos sinqerisht nuk i pelqe kjo lloj politike bojkotuse, se ca rezultati prodho, varja.. 

Dora, shiko ketu

Listës së 41 personaliteteve të elitës së Kombit i shtohen sot Rektorët e Universiteteve të Shqipërisë, zv/Rektorët, Dekanët dhe Profesorët nga të gjitha Fakultetet 

Arrin në 212 numri i ajkës shqiptare kundër Ramës, duke i kërkuar të mos pengojë më Shqipërinë drejt Evropës. 
Akademikët apelojnë: Jo grevës, pro integrimit.
Integrimi është çështje kombëtare.

Flutura Açka Shkrimtare e njohur 

Fiqo pse nuk nis ti nje peticion te ri "Rama, shpjego arsyet e mosvotimit"? Se me dy here te thene ne PPU nuk ta var Rama, ai qe nuk po ua var qindra e mijera intelektualeve. Ose, nese vertet te intereson pergjigjja, kthehu prapa ne kohe dhe shiko programin e mbremshem ne PBS mbi presidencen e Obames.

ehe

Nese do kthehesha ne program te mbremshem, do ktheheshnja te NPR-i, mbi nje novelë i-PADike (cu be me PADënë, btFRDw). Te ajo novele mund tu dergoje emajl dirrkt perdonazheve e tu kerkoje llogari per çoç e asoç sjellje dhe auktori i ngeshem u kthen lexuesve pergjigje ne frymen e personazheve, duke mundesuar deri diku edhe mbylje alternative upon request. Fansi staf.

Me pak fjale as ti nuk e ditkerkerkershkerke pergjigjen mgja. So thank ju 4 nothing smiley

trop me gjithe deshiren e mire, dhe ti fiqo me gjithe vullnetin dhe novel-dashesine e mire gjate i keni rene smiley.

Nderkohe qe vete i zoti i punes i thote Fiqos "aman me thuj cer halli ke"

phone s...ms...

E ha fiqua ate thua?

Ti do t'i fusesh peshqit ne infinite loop tek kombinim-permutimet (apo kombinacion-permutacionet?) e personazheve imagjinare*? Me vjen keq fqr i dashur por nuk me ka kapur virusi i shkrimtarit.

Pergjigjen une u perpoqa te ta jepja me aq sa e kuptoj une: bojkoti eshte rruge agresive politike qe perzgjidhet ne rrethana polarizimi te thelle shoqeror politik, sic eshte edhe rasti i cajpiresve dhe ideologeve te rikthimit ne pushtet te PR-se.

Ajo qe une nuk kuptoj eshte perse ti je apo prezantohesh si i paqarte ne kete drejtim.

*D.sh.: Pershkruani zhvillimin e deshiruar te epopese se "Tre ligjeve".

Perimen nuk e kuptoj. Sic nuk e kam kuptu ende bojkotin filledtar te parlamentit. Sic nuk e kuptoj let mjut sjellje permanentalisht konfliktoze, pa zgjidhje, pa zgjedhje, pa lesh, pa shprese, gjith fije qe priten..

Aj ges aj nid a drink that dasent nid mi

Pra nuk eshte moskuptim, eshte keqardhje qe politika shqiptare eshte konfliktuale? Nuk besoj se une dhe ti jetojme ne kete shtet (vetem) per arsye ekonomike.

Po me detyron te behem serioze me shume nga c'isha me siper. Shteti shqiptar i tanishem nuk eshte shtet ligjor (per diskutime historike ne kete pike ftojme shoket), duke mos pasur as motivimin, as procedurat, as institucionet, as individet per te qene i tille. Mjafton te kujtosh perqeshjen me ligjin ne zgjedhjet e kaluara, dhe humbet cdo iluzion. Ne keto kushte mundesi e vetme ngelen pazaret politike, nga te cilat PS-ja ka dale shpesh me gisht ne goje. Rrjedhimisht "tough bargaining", qe po duan t'a zbusin intelektualet shteterore, bashke me ty, Fiqiri. S'me the, ja u kaluan ato ligje, po pastaj?

No kidding.

PS ka dal me gisht ne goje se vazhdon fermentimin me Gjinushin, Rucin dhe ata PSV eindhovenat e tjere, qeroje portokallen si te dush prap do te djegin gishtat smiley

ashtu si PDn e merr ne qafe arkaizmi. 

U votun ato tre ligje dhe ca. I kemi provu Trop embargot ndaj vetes, nuk funksioniojn. Vendi ka nevoje te hapet, te integrohet, kjo sjell nje tjeter shkalle transparence e kontrolli. 

Per ca shtet ligjor flet, kta nji cope ligji per gjykaten administrative e bllokun sa mujten, pa asnji arsye.

uflla fort prish enen e vet thot poplli.. Po uthullohet bre, po uthullohet.

 

Ti po thua qe po te kalohen tre ligjet na hapet rruga drejt BE-se dhe rrjedhimisht rritet trasparenca dhe kontrolli. Une mendoj se jemi akoma shume, shume larg anetaresimit, pavaresisht ligjeve, mendoj se perkeqesimi i rendit demokratik i viteve te fundit (zgjedhjet, vrasjet, gjykatat, prokuroria, presidenca, a do me? apo te kalojme ne rendin ekonomik?) na kane distancuar akoma me shume nga BE-ja. Transparenca dhe kontrolli nuk jane vetem pasoja te integrimit por edhe kerkesa paraprake, qe dmth se pa arritur nje nivel minimal demokracie nuk kemi asnje shans te na hapin deren. Integrimin e dua edhe une per te njejtat arsye, edhe si synim, edhe si mjet emancipimi. Ngelet ceshtja se perse une jam e bindur qe tre ligjet kane shume pak vlere per integrimin dhe perse ti je i bindur per te kunderten. Ngelet per here tjeter nga ana ime sepse me duhet te shkeputem, por ti je i lutur te shpjegosh, nese do dhe mundesh.

Nesje pa bereqet ky muhabet. Nuk e kisha fare me rend dite. Desha me lexu kritiken e A. Pipes sot. 

Si edhe me pre floket. Next time.

Me fal se desh te lashe pa lexuar Arshi Pipen smiley, mgjs ky vete nuk ka hezituar ta perdore metoden kritike edhe per ceshtje te tilla pa bereqet si politika.

per budallenjte, shpresa vdes e fundit.

Per te zgjuarit: Shpresa vdes e fundit, po me Vasiliken ke me shume shanse. smiley

smiley

smiley me Vasiliqin hala ma shum. 

Edi Rama

Pas 23 qershorit do marrin fund peticionet e turpshme te rrogetareve te shtetit kunder opozites! #RILINDJE

 

ishalla ka te drejt

 

Firma e "intelektualeve" eshte nje lloj loje. Nuk do te pranoja kurre te vija nje firme te tille ( edhe per faktin se duke qene nje krriç nuk mund te firmos si intelektual). Jam gati te marr avionin ne momentin qe marr lajmin se populli shqiptar del ne shesh te çdo qyteti per te kerkuar, me qetesi, miresjellje dhe vendosmeri, miratimin e çdo ligji te nevojshem per tu bere pjese e Bashkimit Europjan qe do te thote thjesht qe Shkembimi i Lire, kushti i vetem i zhvillimit te nje kombi, te hyje ne vendin tim. 

Në tetor 2012, Komisioni Europian rekomandoi që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat, me të vetmin kusht; që të votojmë 3 LIGJE. Për Shqipërinë votuan edhe Parlamenti Evropian dhe Këshilli Evropian, por për Shqipërinë, vend kandidat, ju nuk lejuat të votonin deputetët tuaj. Ai që kërkon të na rreshtojë nga prapambetja, nga kulturat e pafrytshme dhe të padobishme, nga “as këndej e as andej”, ai që do të bëjë lojën e vjetër e të fëlliqtë, aroma e së cilës na i ka qelbur livadhet e shpresës jo rrallë herë gjatë historisë sonë, ka për të fituar ndëshkimin e Zotit dhe të shpirtrave libertinë shqiptarë”,-

dhe Rama nga Twitter i pergjigjet;

Pas 23 qershorit do marrin fund peticionet e turpshme të rrogëtarëve të shtetit kundër opozitës”,

 

 

 

  

“Voto 3 ligjet”, peticioni drejtuar Ramës firmoset nga 604 personalitete

 

 

 

 “Voto 3 ligjet”, peticioni drejtuar Ramës firmoset nga 604 personaliteteTIRANE - Shkon në 604 numri i personaliteteve shqiptare që i bashkohen apelit drejtuar kryetarit të PS-së, Edi Rama për të mos penguar votimin e tre ligjeve. Listës iu shtuan sot 112 intelektualë të njohur, duke e çuar në 604 numrin e firmëtarëve të peticionit. 

Ndër emrat që kanë firmosur sot peticionin janë: e bija e piktorit Vangush Mio, nga kardiologjia Prof.Dr.Anesti Kondili, shefja e Katedrës së reumatologjisë Prof. Teuta Backa e kolegë të saj, nga stomatologjia Prof.Dr. Pavllo Kongo e kolegë të tij, ish deputeti i Partisë Socialiste, Dr. Leontiev Çuçi, profesorë nga Fakulteti i inxhinierisë elektrike, Prof.Dr Petraq Marango e kolegë të tij; nga Fakulteti i inxhinierisë mekanike, Prof. Dr. Angjelin Shtjefni e kolegë të tij; nga Fakultetiti i inxhinerisë matematike dhe fizike, Prof.As. Enkela Moçka e kolegë të saj; nga Akademia e Shkencave Beqir Meta e kolegë të tij; një numër shumë i madh i profesorëve dhe pedagogëve të Universitetit të Korçës “Fan Noli” etj. 

“Në emër të kurajës qytetare, të atdhedashurisë, detyrimit që kemi ndaj vendit dhe kombit, të aspiratës shqiptare për integrim, ne i bashkohemi me firmat tona grupit inisiator të elitës shqiptare me apelin drejtuar z.Rama, që të mos pengojë deputetët të votojnë tre ligjet që kërkohen për statusin e vendit kandidat. Qëndrimi ynë nuk ia ka me hile z.Rama. Ne thjesht duam që ai të mos ndahet nga shqiptarët. Ne duam që ai të mos bllokojë më. Mosvotimi i tre ligjeve është gjëja më e pakuptimtë.” - shprehen ata. 

Personalitetet qe firmosen sot peticionin
1. Roza Mio (E bija e piktorit Vangjush Mio) 
2. Prof. Dr. Anesti Kondili 
3. Prof. Dr. Pavllo Kongo 
4. Prof. Dr. Rustem Zenelaj 
5. Prof. Dr. Vera Kusi 
6. Prof.Angjelin Shtjefni 
7. Prof. Dr.Petraq Marango 
8. Prof. Dr. Ertleva Delia 
9. Prof.Dr. Thoma Lice 
10. Prof. Dr Fehmi Xhemo 
11. Dr. Leontiev Çuçi 
12. Akademik Beqir Meta 
13. Prof. As. Teuta Backa 
14. Prof. As. Viktor Topulli 
15. Prof. As. Vaso Qano 
16. Prof. As. Gjon Borici 
17. Prof. As. Hasan Jaho 
18. Prof. As. Elida Liko 
19. Prof . As. Vera Oshani 
20. Prof. As. Mimoza Baku 
21. Prof. As. Fatmir Fertole 
22. Prof. As. Ali Ahmeti 
23. Prof. As. Gentiana Qirjako 
24. Prof. As. Loreta Pashko 
25. Prof. As. Tefta Rota 
26. Prof.As. Armel Muno 
27. Prof.As. Ermira Shehi 
28. Prof.As. Adlira Mullsa 
29. Prof.As. Enkela Mocka 
30. Prof.As. Nikollaq Roshani 
31. Prof.As. Edmond Spahiu 
32. Prof.As. Anila Mancka 
33. Prof.As. Eleni Vabngjeli 
34. Prof. As. Mamica Nene 
35. Prof. As. Sonela spillo 
36. Prof.As.Alketa Pasholli 
37. Dr. Gezim Panariti (Dekani ) 
38. Dr.Altin Qorri 
39. Dr. Astrit Bardhi 
40. Dr. Nevruz Zako 
41. Dr.Ilir Nicka 
42. Dr Dion Thuli 
43. Dr.Jonela Spaho 
44. Dr.Nevruz Zeka 
45. Dr. Ilir Nicka 
46. Dr. Klaudeta Merollari 
47. Dr. Eva Dhimitri 
48. Dr. Gert Fundo 
49. Docente Hilda Lubonja 
50. Docente Vasilika Pojani 
51. Docent Robert Stratoberdha 
52. MSC. Blerina Kolgjini 
53. MSC. Ilda Kazani 
54. MBA. Jonida Teta 
55. MSC. Irida Markja 
56. Msc. Alfred Pjetri 
57. MSC. Xhemali Pejtamali 
58. MSC. Alfred Daci 
59. Msc.Agron Gjana 
60. Msc.Eevelina Musta 
61. Msc Valbona Hoxha 
62. Msc.Iva Gjikaj 
63. Msc Edlira Tako 
64. Msc.Ilia Grillo 
65. Msc.Margarita Paci 
66. Msc. Anjeza Brahja 
67. Msc.Isida Shehu 
68. Msc.Anila Priftanji 
69. MA Rezarta Hoxhallari 
70. MA Alba Zeka 
71. MA Edlira Mneksi 
72. MA Klaudia Lipi 
73. MA Genci Gjanci 
74. MA Elona Memli 
75. MA Juliana Cyfeku 
76. MA Ermona Jashiku 
77. MA Aurel Melonashi 
78. MA Fatos Zeneli 
79. Liliana Besi 
80. Artur Zoto mjek 
81. Valbona Duraj mjek 
82. Artur Kollcaku mjek 
83. Edvin Rrapushi mjek 
84. Dorian Ruci 
85. Enkelejda Trebicka 
86. Elda Dako 
87. Kristi Balla 
88. Iliaz Mehmeti 
89. Astrit Sinani 
90. Fatma Jegeni 
91. Xhemil Dautaj 
92. Dejvis Disha 
93. Valbona Prifti 
94. Ledina Hoxha 
95. Endri Tare 
96. Marsida Ibro 
97. Blerta Mocka 
98. Ilirian Cone 
99. Ilirian Mihali 
100. Shaqir Veseli 
101. Ledina Spathara 
102. Edmond Veizi 
103. Majlinda Pango 
104. Kreshnik Duqi 
105. Ilir Shyti 
106. Erget Cenolli 
107. Marsel Kotorri 
108. Skender Demolli 
109. Orjon Ago 
110. Neli Naco 
111. Shpetim Buzo 
112. Julian Oparaku 
113. Skender Saliu 

(er.nu/BalkanWeb)

 

1. Roza Mio (E bija e piktorit Vangjush Mio) 

smiley

Mos i shkepurdh fort kembet, kujdes dhe me dhembet...

 

Në qytetin e Korçës që prej disa ditësh kishte filluar të bënte ftohtë. Nëpër rrugë nuk kishte aq njerëz si më parë. Gjethet e rëna që mbulonin trotuarët kishin filluar të jepnin një lloj trishtimi. Korçarët, si gjithnjë, po gjendeshin në dilemën e tyre, nëse duhet të ndiznin zjarrin apo të prisnin edhe disa ditë deri sa i ftohti të mos i linte për të dalë në rrugë ashtu si më parë. E vetmja gjallëri e këtij qyteti ishin vajzat dhe djemtë. Ata ose shkonin për në shkollë, ose vinin prej andej. Megjithatë vështrimi i vjedhur i çupave sikur e zbuste trishtimin vjeshtor. Askush nuk e dinte se bija e Vangjush Mios, Roza Mio, po përkujdesej për hapjen e ekspozitës së babait të saj; askush nuk e dinte se në Galerinë e Arteve “Guri Madhi” do të ekspozoheshin 41 piktura të piktorit të Popullit, Vangjush Mio;

 

Nuk eshte proza "arma" yte me  e forte!

Megjithse nuk ndaj te njejtat pikpamje politike, poezite ti lexoj me kenaqesi! 

rreshti i pare eshte poezi, por nuk dallohet. per te tjerat, ke te drejte.

Mato,mu m'erdhi dikush ke puna e m'tha, du me ba ni liber per baben tan.falemners, i thashe,po c'ne?.-Po baba jot ka qan ni njeri qe ke ca me shkrujt dhe ka gzu nje respekt ktu n'rreth.asht kjo periudha qe kto lloj librash po jane ne mode.fmijte me do lek emigracioni sponzorizojne me ba libra per baben a gjyshin,te stimulum prej nje krenarie boshe e fodulle.

baba em,i thashe,asht njeriu ma i ransishem per familjen teme.nese ai ka gzu respekt,une e kam marre si "feed back" nga njerez qe e kane njoft e m'kane taku ne mu. m'kane thane fjale qe realisht m'kan ba me u ni krenar,noshta dhe pak i turpnum, se nuk kam qan n'gjenje ta perfaqsoj si duhet.

une e kam marr ate qe mka lan baba dhe i jam mirnjohes sa t'keme fymen,kurse ti s'do e kesh fatin me ba biznes me jeten e tij,i thashe.

Zonja ne fjale, ka pas fatin me qan e bija e nje artisti te madh.organizimi i nje ekzpozite me artin e tij,s'besoj se perben naj vlere intelektuale per te,perveq se nje detyrim krejt normal,dhe noshta me doza egoizmi,qe permes artit te tij, te perfitonte vlersimin e te tjereve dhe ajo vete.

A ka ndoj liber -monografi per Vangjush Mion

O Em nuk te dija kaq mosperfilles ndaj ketij krijimi .Pse vetem rreshtin e pare lexoni Yve ? Keto krijime quhen Proza Poetike ....Lidhin Kalldremet me Trotuaret ,Boren me Gjethet e rena  dhe Pikturat me Galerite . Ne se nuk te pelqen qe vajzat dhe djelmuria vene e vijne  ca ne shkolle Dite ne mengjes e ca kthehen nga shkolla e Nates ne te njejten kohe , ...kjo ndoshta te ka krijuar nje shkeputje rreshtash dhe ke bere nje vleresim rreshtazi !

 

Duke filluar qe nga NR Nje ( perjashtuar ate Kondilin ) deri tek Nr 79 ( ata me poshte jane anetar kooperative ) e kupton shume mire se cfare IntelktuHaleje ka Shqiperia me Tituj qe kane dhene aq shume per Popullin Ligjdashes , KryetarQarksimpathises , Europiani djergun po pak Veshderr .Te gjithe ata NUMRA e hane dhe e Gryejne jo vetem me TITUJ por edhe me shperblime si Dokra e Profra ne nje vend qe dhe DOMATE e KASHTEN i IMPORTON ....

I Mbulofte TURPI per jete dhe Falemnderit qe zbuluan Rrenjet e verteta te IntelektuaHalese qe dominon sot ne ate Vend !

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).