Forcimi i shtetit të së drejtës, i cili është antidoti më efikas kundër korrupsionit, nuk është një gjë që realizohet thjesht me një rotacion pushteti.

Në Italinë e viteve ’90, ndodhi një revolucion juridik, i mbiquajtur i “duarve të pastra”. E filloi prokurori Antonio Di Pietro me çështjen “Tangentopoli”, e cila, fillimisht, kapi në rrjetë peshkun e vogël Mario Chiesa dhe përfundoi tek peshkaqenët Craxi e Andreotti. Në këtë mënyrë, revolucioni i “duarve të pastra” përmbyti një klasë të tërë politike, që për 40 vjet ishte krimbur nga korrupsioni.

Në qoftë se një gjë e ngjashme ndodh sot në Shqipëri, kam përshtypjen se të paktën 90% e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë publikë do të përfundonin në burg, ose do t’ia mbathnin jashtë Shqipërisë. Përdora fjalën përshtypje, sepse nuk kam fakte konkrete për korrupsionin e 90% të politikanëve dhe zyrtarëve të lartë. Dhe përshtypja më është krijuar nga disa vrojtime personale në ambjentin që më rrethon.

Për shembull, unë e kam rrogën mujore (në një institut privat) më të lartë se çdo zyrtar publik në Shqipëri. Kjo rrogë më ka krijuar mundësinë të kem një veturë komode, por jo aq luksoze sa veturat personale të shumicës së zyrtarëve të lartë publikë që unë njoh. Rroga ime më ka krijuar mundësinë të kem një shtëpi komode, por jo aq luksoze sa ato të shumicës së zyrtarëve të lartë publikë që unë njoh. Rroga ime më ka krijuar mundësinë të bëj pushime verore e dimërore komode, por jo aq luksoze sa ç’i bëjnë shumica e zyrtarëve te lartë publikë që unë njoh. Për të mos folur pastaj për një shtëpi pushimi në plazh apo në mal…

Dhe pavarsisht nga çfarë shkruajta më sipër, unë marr pjesë në zgjedhje. Dhe gjithnjë kam qenë partizan i rotacionit të pushtetit…

Për shembull, fushata e Berishës në 2005-ën me moton “Me duar të pastra” nuk më bëri të besoj se do të ndodhte në Shqipëri ajo që kishte ndodhur në fillim të viteve ’90 në Itali, por sidoqoftë, e përkraha publikisht rotacionin e pushtetit. Dhe në fakt, “mamuthi i korrupsionit” Nano, siç e quante atëherë Berisha, nuk përfundoi në burg, por ekonomia shqiptare pati një hov të dukshëm në 4 vjetët e para të qeverisjes së re. Investimet publike arritën pothuaj 9% të PBB-së, nga 4.5% që kishin qenë, ndërsa vëllimi i tregëtisë me pakicë (në sasi, jo në vlerë) puthuaj u dyfishua.

Por në mandatin e dytë të Berishës, uji i ndënjur ka filluar të qelbet. Investimet publike kanë zbritur përsëri në nivelin 4.5% të PBB-së dhe vëllimi i tregëtisë me pakicë është pakësuar 12% në krahasim me qershorin e 2009-ës. Për të mos folur për rënien që ka pësuar Shqipëria në indeksin e demokracisë, të matur çdo vit nga revista britanike “The Economist”.

Aktualisht, PS-ja po akuzon përditë për korrupsion Berishën dhe familjen e tij biologjike e politike, ashtu siç bënte Berisha ndaj Nanos & co. para 2005-ës. Dhe kjo gjë gëzon shumë militantë të PS-së, e ndoshta u jep shpresë se do ta shohin në burg Berishën & co. për milionat e eurove që akuzohen. Por mua s’më ha buza kulaç…

Unë e disa si unë jemi partizanë të rotacionit, sepse mendojmë se ekonomia dhe demokracia përfitojnë nga ndërrimi i herëpashershëm i pushtetit. Qendrimin e gjatë të një partie në pushtet e kemi provuar ne shqiptarët dhe e dimë se ç’pasoja sjell për ekonominë dhe demokracinë…

Ndërsa forcimi i shtetit të së drejtës, i cili është antidoti më efikas kundër korrupsionit, nuk është një gjë që realizohet thjesht me një rotacion pushteti. Vërtet Craxi e Andreotti u dënuan nga drejtësia në vitet ’90 dhe parti të reja u krijuan në Italinë fqinje, por shteti i së drejtës ende s’e ka fituar atje betejën me korrupsionin …

34 Komente

Në këtë mënyrë, revolucioni i “duarve të pastra” përmbyti një klasë të tërë politike, që për 40 vjet ishte krimbur nga korrupsioni.

 

1-nuk ishte revolucion i dashur

2-nuk përmbyti ndonjë klasë të tërë politike.partitë kryesore ndërruan emrat. onorevole andreotti, senatore a vita sapo festoi 94 pranverat.

 

Unë e disa si unë jemi partizanë të rotacionit,

rotacioni është i lezetshëm me parimin 4 vjet nok ti, 4 unë por nuk ndryshon asgjë për masat popullore. ops publikun.

revolucioni po

Rotacioni eshte i domosdoshem per te larguar, ose mbrojtur njeriun nga instikti i abuzimit te pushtetit.

Fatkeqesisht kjo nuk do funksionoje ne Shqiperi  sepse Rotacioni nuk u zbatua per vite me rradhe dhe Politikanet tane jane zhytur ne krime, ku me te rendat jane vrasja. Ne atdheun tone jane vrare edhe femije. A eshte denimi me  burg nje menyre per te arritur drejtesi? Nuk e besoj, Politikanet tane do vazhdojne te Vrasin deri sa viktimat te shtohen deri ne ate pike sa te ekzekutojne publikisht terrorizuesit e tyre. Kjo nuk eshte e sigurte prandaj shume komentues mendojne se Saluku nuk do shkoj ne burg....fundin tjeter ata e anashkalojne.

Ate po thot e ai o Mirejam.  Berishen s'ka per ta futur njeri ne burg, sic nuk i ben gje Nanos kur erdhi Berisha ne pushtet.

saktë por më nakatosi paragrafi i parë. siç më ndodh rallë herë 3 rreshtat e fundit nuk arrita ti lexoj,

e megjithëatë për korrupsion u dënua në mungesë vetëm craxi, andreotti gjykohej për punë mafjesh por ja hodhi

 

Berisha futi Nanon ne burg, Meta futi Berishen ne burg, mos ka ardhur koha qe Rama te futi Meten ne burg?

Te drejte ke, Berisha meriton tjeter gje.

Meta tentoi ta arrestonte dhe kaq, dhe burgimi i Nanos ishte ne periudhen Berisha I (furi ordinere autoritariste) dhe shume qesharak, matane faktit qe u gjend i pafajshem me vone dhe u demshperblye.  Pra me pak fjale asnje akuze e ceshtje serioze e ngritur ndaj njeri tjetrit nga bajlozet, por vetem lojra teatrale.

Sa per Meten, Rama ka per ta bere patericen korruptive te regjimit te tij.

"Dhe në fakt, “mamuthi i korrupsionit” Nano, siç e quante atëherë Berisha, nuk përfundoi në burg, por ekonomia shqiptare pati një hov të dukshëm në 4 vjetët e para të qeverisjes së re. Investimet publike arritën pothuaj 9% të PBB-së, nga 4.5% që kishin qenë, ndërsa vëllimi i tregëtisë me pakicë (në sasi, jo në vlerë) puthuaj u dyfishua."

Kjo analize shume lehte mund te zevendesoje listen e intelektualeve, dhe ose NYT (gazeten, jo universiteti NY dega sandale... ne fakt edhe diploma e tij mund ta beje shume lehte te njejten pune) qe perdor Ai pas adetit.

Autorin nuk e kuptova; cer kuptova ishte qe ky dhe te tjere si ky i ruhen goxha dyerve te gjykatave. E veshin shkrimi me prezervativin "pershtypje".

Për shembull, fushata e Berishës në 2005-ën me moton “Me duar të pastra” nuk më bëri të besoj se do të ndodhte në Shqipëri ajo që kishte ndodhur në fillim të viteve ’90 në Itali, por sidoqoftë, e përkraha publikisht rotacionin e pushtetit. Dhe në fakt, “mamuthi i korrupsionit” Nano, siç e quante atëherë Berisha, nuk përfundoi në burg, por ekonomia shqiptare pati një hov të dukshëm në 4 vjetët e para të qeverisjes së re. Investimet publike arritën pothuaj 9% të PBB-së, nga 4.5% që kishin qenë, ndërsa vëllimi i tregëtisë me pakicë (në sasi, jo në vlerë) puthuaj u dyfishua

Po borxhi i jashtem mo zoti eduard sa ishte ne 2005 e sa eshte tani?

Tamam!  Ne fillim vidhet vota. Fill pas kesaj ndrohen ministrat, drejtoret, shefat, akademiket, policet, mesuesit, doktoret, ndihmesit, pastruesit, sanitaret..... Ndrohen me tipa zvaranikesh si ato qe protestun per ate lulishten. Tenderat e qeverise jepen te kompani te tjera, blihet shtypi, blihet opzita, ndrohet presidenti ndrohet kryetari SHIKut, ndrohet edhe kryprokurori. Pastaj fillojne e ndrohen gjykatesit, prokuroret e sekretaret. 

E gjithe kjo pune duhet financu po ska problem, shesim cfare ka ngele. Nqs nuk shiten i cojme per skrap. Marrim edhe borxh po qe nevoja, vari trapin brezat qe vijne kane per ta pagu. Ne do jena tu pi gin tonic ne Vjene, apo shkojme te krushqit ne Suedi kur te vi ajo kohe. Premtimet e fushates? Ci qi tomen. Merret shtypi me ate pune. Tani per tani pagujme zarat e vegjel qe te nenshkruajne ca peticione e te bejne ca propagande neper PPU. 

Hajde kush e gje si dilet nga kjo spirale? Paralelet me Italine sqendrojne persa kohe ne Shqiperi vidhet VOTA.

Rotacioni, ne parim, sjell ndryshim, se çdo force politike qe e merr pushtetin, fillon me nje vrull, ndoshta nga efuria, ndoshta nga deshira per ti pelqyer masave/zgjedhsve, ndoshta nga deshira per te shkundur pergjumjen, korrupsionin, etj.  Mirpo me keto dy forca politike qe po mbizoterojne tregun politik (PD e PS ) , mua me duket si hik Laro te haj Balo . Shqiperia ka nevoje per forca te reja, ide te reja, vizione te reja. 

Pf i nderuar ...Kjo e "te rijve " ne Rotacione eshte trajtuar Gjere e Gjate rreth viteve 70 kur USA ndikoi ne gjithe Boten per nje Marshim te Ri njesoj si Mao ce Dun Ideja  smiley Fundin e ksaj e ariti perseri nje Lindor qe e trajtoi Gjere e Gjate smiley si  Teoria e "kapilaritetit Socal"

Pak a shume nje Teori fantaste , ku ai qe do drejtoje duhet te mos kete baba , nene , vella moter , fis , krushq etj etj ...Nuk qendron . Eshte subjekt Derstilash !

Shqiptaret duhen cliruar vetem nga nje GJE . MASHTRIMI e Vetmashtrimi ! Kjo i shndrron ne Skllever dhe Naive !

U krijojne ambiente Artificiale me te shkuaren duke e paraqitur te Ardhmen si te Shkeputur prej saj . Krijojne Grupe dhe shtresa te reja Artificiale ndaj se cilave shoqerine e bejne te mendoje se po ecet per Vlerat ???? e Tyre , sakrificat e Vuajtjet e tyre . " Por jo vetem me Fjale . E bindin Populin Masivisht  se Kjo eshte Rruga qe duhet sepse ata po gezojne nje jete me te mire me "Kullaro televizive " Per pak edhe USA desh e "hengri "  me M.L Kingun apo Franca me "Levizjet Studentore te 68 "

Keto shembuj te japin te Kuptosh se si duhet te mos FANTAZOHET , boll te qerohen Qelbesira te Lloit Jozefpercka e Berisha si Hap i PARE . Njerzit qe do vijne do jene Njerez KONKRET kurre pa te META por me Objektiva te Percaktuara ku njerzit te mos trajtohen " Ha e Dhit " Njerez te RIJ ka vetem tek NICJA apo tek GORKI ,dhe pak ashume Lej Fene por jo Ideale ,  kuptohet nen shembullin e Krishtit megjithse ai vete paska thene ..

Te ngrere doren ai qe nuk ka Mekate !!!!! smiley .... na i ka fshehur Diktatura zotrie ...

Jo vetem kaq ,Ai koketrashi bashkepuntor i ngushte i giustizierit Di Pietro,kishte lene ne slot mashine nje milion euro,nje fytyre e trashe e depresive.Kraksi grande statista...e denuan me azil te perjetshem,e lane te vdiste ne deshperim e i stermalluar per Italine e me pas donon t'i benin edhe varrim shteteror D'alema komunisti keshtu.Ah se harrova ,di Pietro qe kur eshte ne politike ka blere 59 immobili8shtepi,vila apartamente ,terrene)........

qe mos kete vjedhje duhet MBRET qe e konsideron shtetin si shtepine e vet.

shihni popujt pa mbreter historikisht, do i kesh sot ose te varfer ose gjithnje pa shtete.

ose duhet Mafie.

Rrotacioni i kesaj kaste politikanesh, more Zaloshnja, eshte nje tundje dhe shkundje e te semureve me kancer.Edhe per sa kohe kjo kaste kusaresh do ta vjele e vjedhe kete popull fukara.Nje pyll i vetem ngop nje kope elefantesh.Kurse keta nuk i ngopi as pasuria e gjetur si rezerve e shteti, as paret lume prej aferave korruptive, as tokat as deti...
Rrotacioni? Jo ! Eshte problem sistemi.

jo re pse kshu ?

kta dun fut ne burg per perkrahjen e dhjetra mije hajduteve spektakolare qe na rrethojne ne te gjitha fushat.

kurse ato dhjete mije te tjeret duhen fut ne burg per vjedhje

po delenxhi i thash me? edhe per kaq fjale te fshihet komenti?

 

Qe te gjykohen Berisha, Nano and co. duhet nje shtet me ligje dhe rregulla te qarta ne shoqeri.

Rregulli dhe ligji i vetem ne Shqiperi eshte "Peshku i madh e ha te voglin", keshtu qe ska kush i gjykon peshkaqenet ne pushtet se peshqit e tjere ne Shqiperi jane cironka.

Hasell hasell kjo eshte e vetmja klase pulitike ne shqiperi qe ia hodhi pa lagur ,po i ha gezuar e po i behen gjak e dhjame paret e korrupsionit.Klasa e kohes se zogut disa i pushkatoi e i burgosi enveri te tjereve iu mori pronat e pasurite e i vuri te hapnin kanale.Kamunisteve priviligjet iu dolen prej hundesh sepse 95% e tyre u pushkatuan apo burgosen.Ata qe dolen gjalle nga spastrimet e enverit e bene nje fare burgu ne demokraci qofte edhe simbolik dhe perfunduan ke pularia.

Dhe te mendosh qe ja hodhen paq e do t'ja hedhin kur kemi shtetin ligjor, transparencen, gjykata te pavarura, gazetari investigative, popull alergjik per korrupsionin ete tjera, e te tjera.Prandaj eshte i bukur teatri demokracise.

Naten perpara se te shpallej verdikti i i Ilir Metes  per abuzim me parate e popullit Sala i shkoi per darke ne shtepi me i dhone gajret .Mesazhi ishte :Ilir mos e rruj se gjykatat i kena ne xhep.

Te gjithe te korruptuarit, porsi miu

do ti denoje Kreshnik Spahiu 

komisjon, o komisjon,

kush te pjerdh, kush te degjon

Sali Butka

Cfare prova kemi per te futur Nanon dhe Berishen ne burg ? Gjithmone ne nje proces  te drejte e brenda regullave proceduriale te nje shteti  demokratik, ku i pandehuri ka te drejten e mbrojtjes... Jo gjyq ne mes te sheshit Skenderbej.. Pastaj nqs doni gjyqe popullore flasim ndryshe per cdo gje ne kete blog..

Ministri Financave Bode para 2 ditesh: rritja ekonomike per vitin 2012 ishte 1.5%

Berisha dje: Rritja ekonomike ishte 2.7% per vitin e shkuar. Shqiperia eshte lider ne rajon per zhvillimin e ekonomise...

Ministri Bode sot te opinioni Fevziut: Jemi ne nje situate ekstreme negative ekonomike...

Ne 1997 ishte e njejta panorame. Minitri Bode paralajmeronte per rrezik te firmave piramidale ndersa Berisha deklaronte se parate e Shqiptareve jane me te pasrat ne bote dhe opozita nxine situaten... Wtf is going on?!! Edhe sa kohe i kane ngelur Shqiperise per te mos rene ne greminen ekonomike si Greqia

 

Shume pak kohe nqs vazhdoet akoma me kete mentalitet te qeverisjes se gjese publike, si nga e djathta ashtu edhe nga e majta.. Bravo..

Edhe sa kohe i kane ngelur Shqiperise per te mos rene ne greminen ekonomike si Greqia

Mos u alarmo se nuku bie rrufeja ne ate cik vend.Si tha spartak ngjela>te gjithe kane nje pune asnje nuk punon.Asnje nuk punon planet realizohen.planet realizohen tregu eshte bosh.tregu eshte bosh asnje nuk vdes uriesmiley

Per 20 vjet kushdo qe ka qene ne pushtet ka shfrytezuar uzinat dhe cfaredo qe u ndertua ne komunizem apo prene pyjet dhe gerryen lumenjte... Keto resource jane thuajse ne shterim e siper. Atje ku doli nafte, ne pjesen Shqiptare te detit Jon, Berisha ja shiti grekut. Shqiperia sot nuk prodhon asgje, si e shikojne shqiptaret te ardhmen ekonomike!!!

Na marrin detin! ne u presim pyjet.

 

Gazeta greke "Ta Nea": Mafia shqiptare po plaçkit pyjet e malit të Gramozit
Anila Jole Mafia shqiptare po plaçkit pyjet e malit të Gramozit
 

 

si e shikojne shqiptaret te ardhmen ekonomike!!!

si kane bere ne kaluaren ne kurbet ,nizame, kacake.Ata qe s'jane te zote per asnje nga keto ia heqin vetes.

Salen, harrojeni se do e fusi njeri ne burg. 

Po tentune, do zbresi gjithe djelmenia dhe do e boje Tironen llom.

Vec po dule prap' ambasadori englez ke Shkalle e Tujonit me i zbut, si i' here vaftit.

 

 

vetem po doli te shkallet e pallatit te kultures, se shkalla e tujonit ka ik per lesh

S'ka lidhje as djelmia as gje tjeter ketu, po thjesht sistemi politik qe gjithe kjo pari ka ngritur ku renia e njerit do te thote renia e shume te tjereve, prandaj ne fund te fundit kane per t'ia ruajtur lekuren njeri tjetrit mire.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).