Futen momentin e fundit ushtarakë pa stërvitje ose me probleme shëndetësore. Të hequrit: Duhen paguar nga 2 deri 5 mln lekë për të shkuar me mision. Ministria: I hoqëm se dyshojmë për diploma të falsifikuara

Edhe pse kanë kaluar mbi katër vjet që nga publikimi i kabllogramit të ish-ambasadorit amerikan në Tiranë, John Withers, publikuar nga Wikileaks, për korrupsionin në ushtri në lidhje me përcaktimin e emrave që marrin pjesë në misione, këto akuza vazhdojnë edhe sot. Një grup efektivësh të Forcave Komando në Zall-Herr, emrat e të cilëve nuk i bëjmë publike (për të shmangur ndëshkimet e mundshme), kanë denoncuar drejtuesit e Forcave Tokësore për korrupsion dhe nepotizëm në përzgjedhjen dhe caktimin e emrave që do të marrin pjesë në misionin e nisur dje në Afganistan. Sipas tyre, vetëm një ditë para ceremonisë së përcjelljes së Kontingjentit të 12-të Paqeruajtës me mision në Herat dhe të Kontingjentit “Eagle 6” me mision në Kandahar, Afganistan, lista e emrave ka ndryshuar. 

Denoncimi

“Vetëm nga efektivët e forcave komando, që do të marrin pjesë me mision paqeruajtës në Herat janë ndryshuar katër emra, duke i zëvendësuar me persona të pastërvitur, të dëmtuar si dhe në kundërshtim me listën rendore të togave përkatëse, siç e parashikon rregullorja”, tha për “Shekullin” njëri nga efektivët, emri i të cilit është hequr nga lista e misionit. Ndërkohë, kolegu tjetër, pretendon se kjo listë është ndryshuar nga shefi i personelit të Forcave Tokësore, B.Nuredini dhe shefi i operacioneve të këtij regjimenti Sh.Shllaku dhe më pas është firmosur nga vetë komandanti Zyber Dushku. “Ndryshimi i emrave është bërë pas ndërhyrjeve me miqësi dhe me para. Duhet t’i paguash nga 2 deri 5 milion lekë të vjetra, ndonjërit prej drejtuesve të Shtabit të Përgjithshëm, Komandës së Forcave Tokësore apo edhe në Ministrinë e Mbrojtjes, që emri të futet në këto lista”, -denoncon efektivi i komandove që prej vitesh është punësuar si ushtarak me pagesë pranë kësaj njësie. Sipas tyre, ndryshimi i listës është bërë në momentet e fundit, edhe pse ushtarët e hequr nga kjo listë prej muajit gusht janë stërvitur në Gjermani, Itali dhe Bizë të Martaneshit, ku edhe janë certifikuar për të marrë pjesë në këtë mision. Ndërkohë, mësohet se dy nga katër efektivët, emrat e të cilëve janë vendosur në momentin e fundit për mision, njëri nuk ka qenë në stërvitje në Gjermani, Itali e Bizë të Martaneshit dhe tjetri edhe pse ka qenë në stërvitje është i dëmtuar, pasi ka vida në gjurin e majtë, të cilin e kthyer gjatë “kalitjes fizike” (stërvitjes) në ushtri vitin e kaluar. Në urdhrat e heqjes së tyre nga lista, është renditur se emrat e tyre janë në listën e personave rezervë për misionet paqeruajtëse. Gjithashtu, efektivët e ushtrisë hedhin dyshime edhe në ndryshimin e listës së të Kontigjentit “Eagle 6” që do të marrë pjesë me mision luftimi në Kandahar, Afganistan. Sipas këtyre burimeve, pritet të ndodhin ndryshime të listës edhe në ditët në vazhdim. 

 

“Dyshohet se kanë falsifikuar diplomat e shkollës së mesme”

Zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, të pyetur për këtë fakt, kanë pranuar se këta emra janë lëvizur nga lista e personave që do të shkonin për mision në Afganistan. Sipas tyre, “këta katër emra janë pezulluar për momentin, pasi dyshojmë se diplomat e Shkollës së Mesme i kanë të falsifikuara. Është një verifikim që po bëhet prej dy vitesh, pasi në mesin e efektivëve të Forcave Komando ka dhe ka pasur persona me diploma false dhe për këtë fakt po verifikohen të gjithë. Për momentin kemi informacione se këta persona kanë falsifikuar diplomat, por, nuk është vërtetuar asgjë, thjeshtë kemi dyshime dhe janë pezulluar deri në sqarimin e rasteve”, - thanë zyrtarët e ministrisë, të cilët pranuan se nga lista që do shkojnë në mision nuk janë verifikuar të gjithë. Ndërsa në lidhje me personat e pa stërvitur dhe me dëmtime, ministria tha se do të verifikohet dhe nëse rezulton kështu nuk mund të dërgohen me mision.

9 Komente

I hoqem se dyshojme per diploma te falsifikuara ,thote ministria.....

O Zot,cfare justifikimi idiot!!

Dmth kta mund të shkojnë dhe në burg për fallsifikim e më e rënda sabotim të ushtrisë shqiptare e planit të nato-s.

Ankohu po deshe ta provosh!

E imagjinon sa te veshtire  e kane keta te ministrise te vertetojne 4 deftesa pjekurie?

Mjafton verifikimi i emrit npm nr te amzes  ,te cilin mund ta bejne dhe me nje telefonate ne shkollen e shenuar po  ne deftese.

edhe nje qytetar i thjeshte e ben nje verifikim te tille,po t'i niset.

ngordhalaqet! (tm Hasimja)

van pierre, kur ta kapi sateliti tregoja plakut sa euro bojn 5 milion.

20-25 mijë euro pagujn afganët me ja math..

Pse duhet patjeter te jene te afte , ata ne lufte po shkojne.

Po sikur i dergojne edhe kta nji leter Edi Rames per ato tre ligjet, a kthehet vendimi?

shih ku shkon absurdi(varferia) .. PO  ja fusin njeri tjeterit  per c'fare ... per te vajtur ne LUFTE... te tjeret po kalojne kufirin ketej qe te bejne te kunderten.

Lerini ata njerez te mjere te VRITEN . Mos i gjykoni per keq . "Biznesi qe kane zgjedhur eshte VDEKJA " . Ajo u jep para në atë vend ku shitja e jetës  është  = fitim . Biznesi i eproreve te tyre , është : " Kush paguan më shumë vrtitet më shpejt . Sa më shumë të vdekur aq më shumë fitim për ne " Jeta e tyre = shitur per tu Vrare . Te dy palet Fitojne .....Cfare ka te keqe ketu , ne shtetin e Miraklliut te Fridomiut ,ku drejton Ministrine e Luftes kunder Alieneve vet dora e tij  Imam kec babasqap Bajalldia . 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).