Manifest për rithemelimin e Europës prej rrënjëve

Një vit vullnetar Europian për të gjithë: për taksistë e teologë, për të punësuar, punëtorë e të papunë, për muzikantë e menaxherë, për mësues e nxënës, artistë e kuzhinierë, gjyqtarë e pensionistë, për gra e burra - si përgjigje ndaj krizës Europiane!

Rinia europiane, e arsimuar më mirë se kurrë, me rrezikun e falimentimeve të shteteve dhe shembjen e tregut të punës përjeton "fatin e saj europian". Një e katërta e europianëve nën 25 vjeç është e papunë. Aty ku kanë ngritur kampet e tyre të protestës, kërkohet plotësimi e zbatimi i të drejtës sociale. Si në Spanjë, Portugali, vendet e Afrikës Veriore ashtu edhe në metropolet amerikane ose në Moskë; kjo kërkesë është shumë e pranishme kudo. Zemërimi ndaj një politike që shpëton banka me shuma të mëdha parash, por që lë pas dore të ardhmen e rinisë, është duke u rritur. Çfarë shprese mbetet për një Europë qe është duke u plakur gjithmonë e më shumë?

Presidenti amerikan John F. Kennedy dikur habiti botën me idenë e tij të krijojë një Peace Corps. "Mos pyesni se ç'mund të bëjë shteti për ju, pyesni se ç'mund të bëni ju për shtetin tuaj".

Ne, nënshkruesit e parë, duam t'i japim një "zë" popullit europian. Ky është shkaku përse kërkojmë nga Komisioni Europian dhe qeverive në të, Parlamenti Europian dhe parlamenteve të vendeve anëtare të krijojnë një Europë të shtetasve veprues, si dhe kushtet financiare e ligjore për Një Vit Vullnetar Europian - si kundërmodel ndaj "Europës nga lart", Europës mbizotëruese të elitave dhe teknokratëve. Europa rrezikon të dështojë prej parimit

të patheksuar të politikës Europiane: në rastin më të keq të krijojë "lumturinë" e qytetarit edhe pa vullnetin e tij.

Bëhet fjalë për ndryshimin e demokracive nacionale në demokraci europiane për të rindërtuar në këtë mënyrë një Europë të re, sipas motos: Mos pyet se ç'mund të bëjë Europa për ty, pyet se ç'mund të bësh ti për Europën - Doing Europe!

Asnjë ideator - nga Jean-Jacques Rousseau deri te Jürgen Habermas - nuk dëshironte një demokraci që shterohet mes intervalesh. Kriza e borxheve që ka përçarë Europën nuk është vetëm ekonomike, por edhe politike. Për të zgjidhur këtë situatë na nevojiten bashkësia e qytetarëve europianë dhe vizionet e gjeneratave të reja. Nuk duhet të lejojmë të na krijohet një përfytyrim armiku për Europën, e as të krijohet një lëvizje zemërimi e qytetarëve ndaj një Europe pa europianë. Europa nuk mund të ekzistojë pa europianë të dedikuar, dhe europianët nuk mund të jenë të dedikuar pa provuar ndjesinë e lirisë.

Praktika e zhdukjes së kufijve mes nacionaliteteve, etnive dhe feve që dhuron Viti Vullnetar Europian për të gjithë nuk shërben si fajësues i politikave dështuese. Ajo së pari do të ndërtojë hapësira krijuese. Viti Vullnetar Europian për të gjithë është një akt vetëkrijimi, rimëkëmbjeje i popullit europian dhe jo dhënie lëmoshash rinisë së papunë. Është një rikrijim i Europës nga "poshtë" me qëllim ndërtimin e kreativitetit dhe legjitimitetit politik. Liria politike ekziston vetëm aty ku nuk ka frikë, në vende ku njerëzit kanë kokën nën çati dhe dinë se si do financojnë jetesën e tyre sot e në të ardhmen. Prandaj këtij Viti Europian i nevojitet një bazë e fortë ekonomike.

I bëjmë thirrje ekonomisë europiane të kontribuojë!

Europa nga poshtë nuk mund të bazohet mbi modele veprimi të përcaktuara. Qytetarët e saj zhvendosen në shtete të ndryshme dhe angazhohen në fusha të problematikave ndërkombëtare të cilat vendlindja e tyre nuk mund t’i zgjidhë: si për shembull ngrohja globale, shkatërrimi i mjedisit, fluksi i refugjatëve, racizmi dhe ekstremizmi i djathtë. Por gjithashtu duan të përdorin skenat e teatrove të ndërlidhura prej një rrjeti në gjithë Europën. Ekziston nevoja për një marrëveshje midis shtetit, BE-së, shoqërisë civile, tregut, sigurisë sociale dhe qëndrueshmërisë ekologjike.

Për çfarë na vlen Europa? Sa e vlerësojmë atë? Cila zgjidhje mund të na sigurojë të ardhmen e Europës në shekullin e 21-të? Përgjigja jonë është: Europa është një laborator i ideve, idealeve politike e shoqërore si asnjë tjetër. Nga se përcaktohet Identiteti Europian? Mund të themi europianja qëndron në dialogun dhe kundërshtimin e politikave te shumta kulturore të "Citoyen-it", "Citizen-it", "Staatsbürger-it", "Burgermatschappij-it", "Qytetarit", „Ciudadano-it“, etj., por edhe në ironinë, në qeshjen e Europës me vetveten.

Nuk ka asgjë më të mirë se një bashkësi qytetarësh të dedikuar për të mbushur Europën me jetë e lumturi.

Do të gëzoheshim për mbështetjen e kësaj thirrjeje me firmën tuaj në këtë adresë:http://www.manifest-europa.eu/ 

Iniciatorët: Ulrich Beck, sociolog, Daniel Cohn-Bendit, pjesëtar i Parlamentit Europian

Nënshkruesit: Yuri Andrukhovych, shkrimtar; Jerzy Baszynski, gazetar; Zygmunt Bauman, filozof dhe sociolog; Senta Berger, aktore; Patrice Chéreau, regjisor filmi dhe teatri;Rudolf Chmel, studiues i letërsisë dhe ish-ministër i kulturës së Sllovakisë; Jacques Delors, ish-president i Komisionit Europian; Gabor Demszky, ish-kryebashkiak i Budapestit; Chris Dercon, drejtor i Tate Modern Londër; Doris Dörrie, prodhuese filmash dhe autore; Tanja Dückers, autore; Peter Eigen, themelues i Transparency International; Olafur Eliasson, artist; Peter Esterhazy, shkrimtar; Joschka Fischer, ish-ministër i jashtëm; Jürgen Flimm, regjizor dhe intendant i Berliner Staatsoper; Anthony Giddens, ekonomist, sociolog dhe ish-drejtor i London School of Economics; Alfred Grosser, publicist dhe politolog; Ulla Gudmundson, ambasadore e Suedisë; Jürgen Habermas, filozof; Dunja Hayali, gazetare; Michal Hvorecký, shkrimtar;Eva Illouz, studjuese kulture; Mary Kaldor, politologe; Navid Kermani, shkrimtar dhe studiues i Islamit; Imre Kertesz, laureat i çmimit Nobel për letërsi; Kasper König; kurator dhe drejtor i Museut Ludwig, Kolonjë; György Konrád, shkrimtar dhe ish-president i Akademie der Künste, Berlin; Rem Koolhaas, arkitekt; Michael Krüger, shkrimtar dhe botues; Adam Krzeminski, gazetar dhe shkrimtar; Wolf Lepenies, ish-drejtor i Qendrës së Shkencave Berlin;Constanza Macras, koreografe dhe stiliste; Claudio Magris, shkrimtar; Sarat Maharaj, historian arti dhe kurator; Olga Mannheimer, autore; Petros Markaris, shkrimtar; AnnaNedjalkova, drejtoreshë e Universitetit Varna; Robert Menasse, shkrimtar; Adam Michnik, publikues i Gazeta Wyborcza; Herta Müller, laureate e çmimit Nobel për Letërsi; Hans Ulrich Obrist, kurator dhe drejtor i Serpentine Gallery London; Thomas Ostermeier, regjizor dhe intendant i Schaubühne Berlin; Petr Pithart, gazetar dhe ish-kryeministër i Çekisë; Martin Pollack, gazetar dhe shkrimtar; Alec Popov, shkrimtar; Ilma Rakusa, shkrimtare dhe përkthyese  Peter Ruzicka, kompozitor dhe dirigjent; Joachim Sartorius, shkrimtar dhe përkthyes; Saskia Sassen, studjuese e ekonomisë dhe globalizimit; Hans-Joachim Schellnhuber, drejtor i Potsdam Institut für Klimaforschung; Helmut Schmidt, ish-kancelar i Gjermanisë; Henning Schulte-Noelle, ish-drejtor i përgjithshëm dhe ish-drejtor i bordit të Allianz SE; Martin Schulz, president i Parlamentit Europian; Gesine Schwan, ish-presidente e Humboldt-Viadrina School of Governance;  Richard Sennett, sociolog dhe shkrimtar; Martin M. Šimečka, shkrimtar dhe gazetar; Professor Konstantinos Simitis, ish-president i Greqisë;Johan Simons, regjizor dhe intendant i Kammerspiele München; Javier Solana, ish-sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Bashkimit Europian dhe përfaqësues i lartë i politikës së sigurisë dhe të jashtme; Michael M. Thoss, menaxher i Allianz Kulturstiftung; Klaus Töpfer, drejtori themelues i IASS dhe ish-drejtori i UNEP-it; Klaus Wagenbach, publicist;  Richard von Weizsäcker, ish-president i Gjermanisë.; Christina Weiss, ish-ministre e Kulturës e Gjermanisë.; Wim Wenders, prodhues filmash dhe fotograf; Robert Wilson, artist dhe regjizor teatri; Michel Wieviorka, sociolog…

49 Komente

Jane mbledhur te gjithe me te njejtin shqetesim dhe te njejtin optimizem te rinj e te reja, malesore dhe fusharake, nga zadrima dhe vau I dejes, lukova e delvina, nga lazarati e lunxheria, bathorja dhe karkanjozi, intelektuale e kooperativuste, doktore dhe sporteliste, vullnetare te kryqit te kuq dhe anetare te federates se futbollit, zooteknike dhe regjisore, berbere dhe makroekonomiste, shites lulesh dhe orendreqes, tapiciere dhe argjendare, shefa te reparteve te xhenjos dhe montatore, artiste te merituar dhe artiste te popullit, cikliste dhe redaktore, foles te radios dhe lulishtare, instruktore karateje dhe shperndares picash, prodhues rakie dhe shkrimtare, muratore dhe merceologe, skafiste dhe prodhues kerpi e liri, shtepiake te deshperuara dhe te lumtura, dizajner dhe hekurkthyes, drejtore te fabrikave te cimentos dhe urologe, konduktore trenash e xhepiste, nga bradasheshi e gruemira, frasheri dhe plepat, shkozeti e lapardhja, donofrosa e bubullima, brataj e kopliku, tushemishti dhe kelcyra, priska dhe boboshtica, regjes lekuresh dhe aviatore, akullore shites dhe linotipiste, konsulente dhe grimiere, vreshtare dhe spicere, rrites strucash dhe bojaxhinj, kitariste e punonjes te kadastres, nga bulqiza e hani I hotit, fushekruja e prespa, radostina e maleshova...

smiley

That is really really surprise, in beginning all didin`t believe Suzan but she surprised them.smiley

---- smiley

Ue, po kto qekan tgjithe komuniste mer jahu.

asnje shqiptar nuk paska nenshkruar manifestin? As leke plepi?çurdi

"Nje fantazem vjen verdalle neper Europe", tha Marksi. "E ka emrin Kaliopi, dhe shtepine prane Varrit te Bamit. Kujdes nese nje femer e pashme dhe leshverdhe iu ofron free sex ne rruge, pa u identifikuar me pare me dokumenta si anetare me te drejta te plota e LGBTQI. Ajo mund te jete Kaliopi, dora vete".

Nga ana tjeter, mbreme teksa po lexoja "Life and Death is wearing me out" te nobelistet Mo Yan, hasa ne nje fraze te tille qe e nenvizova menjehere: (me lejoni ta shkruaj me bold)

"Revolutions reform societies, women remold men."

Eh, thashe me vehte. S'ta japin kot Cmimin Nobel ata Pleqte e Suedise. Jo si Pleqte e Krujes qe i rreje me nje gote raki!

 

Nga ana tjeter, mbreme teksa po lexoja "Life and Death is wearing me out" te nobelistet Mo Yan, hasa ne nje fraze te tille qe e nenvizova menjehere: (me lejoni ta shkruaj me bold)

"Revolutions reform societies, women remold men."

smiley

Ti po thua qe ata ketu qe s'jane remold-ed, s'paskan gra ne jeten e tyre? Gjithashtu, ne kot i biem ne qafe Naltmadhnise, gjithe fajin e paska Liria!

Pse s'thua ti qe ne qenkemi martuar me burra - tha labi i shkrete kur e cuan ne Suedi per proceduren e binjakezimit te Maternitetit te Vlores me Maternitetin e Stockholmit. smiley

smiley

 

Dhe jo per gje apo per disclaimer, por s'jam lind ne maternitet te Vlores.  Gjithesesi m'erdhi natyrshem smiley

Ti po na thu që të preku pjesa "e Stokholmit"? smiley

Po mirë se nuk ua shan njeri maternitëtin e Stokholmit, jo.

Pf e zbulove padashje sekretin e Thelle ose Mister Sekretin . Ky do kete qene sebepi  pse kerkun ne 1968  me prumun 1500 shtojzovalle me u mbarse ne Plazhet e Vlores dhe Durresit . Arsyeja ...po u degjenerohej Raca smiley

..................

Michael M. Thoss, menaxher i Allias (anz)...smiley

Ky i fundit tregon se Alliasi u ka ike per shaleve Kamunisteve . Allias  eshte shpallur Bastion i PD-hit

Joachim Sartorius, shkrimtar dhe përkthyes  . Nje tjeter fakt kompromentues pasi dihet qe fushen e perkthimeve e mbulon antikomunisti i oreve te Para HURI i PPU .

Petr Pithart, gazetar dhe ish-kryeministër i Çekisë;....ne se e xeberthejme me fundshpjegimetvrimkutiste Xhibonjiste del se ne mes tene ka edhe seksual te meshehur qe jane fut per qejf

Kujdes ...brenda Jush shoke kane infiltruar shoket  e PD-hit !

Dhe pjesa serioze per ne eshte se ata e kane Pervetsuar tezen e PPU se Bashkimi I Europes nuk ndodh KURRE nga Poshte . Ai do vije ne rradhe te Pare nga Lokomotiva e Zhvillimit te Ekonomise vepem nepermjet Vullnetit POLITIK smiley 

Ne Hale  spekulatoret e matarapazet mashtrues me nacionalizma Sqapore ! !

Urime dhe poshte tyre firma ime !

smileysmiley

Bubuja none gjith firmetaret me mera gjermon.

Historia ka treguar qe nuk eshte dhe aq mire kur kaq shume gjerman jane ne nje mendje!

Achtung!!!

Pse , cfare ke pare keq nga Gjermanet i nderuar Ron ?

Pse , cfare ke pare keq nga Gjermanet i nderuar Ron ?

Po keto jane te keqija qe i qu ti Mirjam , se na i kena qujt te mira te Zhvillimit Turistiko maloror-kodrinor te Gjermaneve . Dhe mos harro jane te shteteve e popujve te tjere  jashte Europes . Une pyta z.Roni per Europen !

Ka vetem nje te dhene nga Gjermania ne se merret per keq .  Zbuloi  sekretin e  te "revoltuarve revolucionare " pas shkurtit 91 ...Nga 300 te intervistuar vetem Tomi i doli qe kishte majt Litarin Poshte .Te tjeret 299 qene duke i hedh konopin e litarit ne Fyt njatij Bustit te E.Hioxhes qe nuk po i linte me u bashku Europen ! Per kete i ke inat ?

mirëjami po shikon pjesën e dytë. mallin e kinemasë të  pallatit të pionierit e nxori

Nuk eshte e qarte nese revolucioni po sponsorizohet nga Allianza apo Allianza nga revolucioni.

te mira spaghettit

I gjermani sono boni per manxhare spagetoni e per tallur i coglioni...me idealet tona.

shkrimtari petro markaris, nga himaris.

'''Professor Konstantinos Simitis, ish-president i Greqisë'''

Po qe edhe ky Europa, Europa i bie te jete firme piramidale.

Mungon nenshkrimi i Sudes dhe Xhaferrit.

Doing Europe?smiley

Boo cfare thirrje ambige! As kete s'e shkruanin dot me kuptueshem. Idrizit ti vijne anash per qartesi. Une do ta mendoj nenshkrimin, kur ta kuptoj tamam cfare duan.

Rinia europiane, e arsimuar më mirë se kurrë, me rrezikun e falimentimeve të shteteve dhe shembjen e tregut të punës përjeton "fatin e saj europian".

Qyqja qyqja, kto me diploma te deges 'biopsikologji e artit', dun pun ne linje te tyre me duket. Pun nuk ka per ju o rini nen 25 vjec, se ata qe jane 60 vjec nuk dulin dot ne pension (plus qe punet po ja u morin grate)

Doing Europe!

Art ti je?smiley Welcome!smiley

Pse kjo s'te beri pershtypje fare? 

Manifest për rithemelimin e Europës prej rrënjëve

Thnx Dora smiley  Mire se ju gjeta

Kjo me kujton ca manifestet e Bienaleve. Inicjativa megjithese ca utopike eshte per tu lavderuar...Populli perpiqet

Pse popull te duket ky qe ka firmosur?smiley

Me fal pak Dora por te gjithe jane popull ne fund te fundit...Nuk ka rendes shume titulli, te gjithe jane pjesetare te bashkesie. Sidomos ne kohe krizash keto tituj sikur e humbin ca vleren

Deri diku ke te drejte Art, por s'di pse fjalet e elitave-popull degjohen me shume se populli-popull, ne kete kohe sistemesh te coroditura.

Para pak kohesh rastisa ketu nje grek qe kishte ardhur per pune. Po bisedonte me nje bashkepatriotin e tij te cilin e njoh personalisht...Pasi u largua e mora vesh se ishte pjese e ketyre ish-elitistave te Greqise me pozite. Puna eshte se keto "elitat" kujtohen teper vone kur ju digjet kesula. Une personalisht besoj se ndryshimet rrenjesore vijne organikisht nga poshte dhe jo me manifeste te vonuara.

Organikisht nga poshte Art, populli europian ka shperthyer me kohe.Halli eshte kush i degjon?smiley 

"Bëhet fjalë për ndryshimin e demokracive nacionale në demokraci europiane për të rindërtuar në këtë mënyrë një Europë të re, sipas motos: Mos pyet se ç'mund të bëjë Europa për ty, pyet se ç'mund të bësh ti për Europën - Doing Europe!"

 

Ai qe i tha keto fjale sic po dalin informacionet thonte ne publik ndryshe e bente ndryshe (harmein nga mbrapa e ksihte ngado ku shkonte) dhe ne fund hengri plumbin jo vetem ai por dhe vellai i tij deri sa vune mend si fis e klan qe te hiqnin dore nga politika nacionale e internacionale dhe mbajten vetem nje post sa per te bere politik lokale.

Fakt eshte qe ne shume vende te evropes i ahtuquajturi sistem social eshte instaluar e po praktikohet shume gabim. Krizat e disa shteteve jane ne radhe te pare kriza sociale te ekzistences si individ dhe pastaj jane kriza ekonomike e kapitale e financiare.

"internacionale do jet Evropa e re"! "do ja bejme bene...... shenomeni dhe mua.

"Uninacjonale do jete Evropa e Re" se Internacjonale eshte i nderuar Belul smiley

Ja dhe dora vete...krietari shih se c'endrra kishte ne rini..

Arto, mire je ti njeher.... na bere nje dore..smiley

Shume mire, faleminderit smiley ...Kam qene ca i zene kohet e fundit me disa ekspozita dhe pune

Insieeeemeeee junajt junajt Jurop.

Po ç'lesh Europe, po ç'lesh e majte? E Majta Europiane është një gjë pa ngjyrë, pa formë, pa shije. Ka vetëm Erë!

E majtë OMGJ! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).