Presidenti i Republikës, Bujar Nishani nderoi sot Policinë e Shtetit me “Urdhrin e Flamurit Kombëtar”, në nderim të 100 vjetorit të krijimit.

Presidenti i Republikës kërkoi vazhdimin e reformave, rritjen e standardeve dhe shërbimet, aftësitë profesionale, mbrojtjen e jetës së pronës së qytetarit, duke respektuar liritë dhe të drejtat e njeriut dhe parimet e shtetit ligjor.

Në fjalën e tij përshëndetëse Presidenti u shpreh se shqiptarët:

...ndjehen me të sigurtë se kurre më parë për jetën, pronën dhe veprimtarinë. Shqiptarët kanë mirënjohje për të gjitha ju, që keni kontribuar dhe kontribuoni, duke qenë të gatshëm 24 orë, për tu përballur me krimin dhe keqbërësit”

E ardhmja jonë është padyshim një e ardhme e sigurt dhe e ndritur në familjen europiane. Ndaj në cilësinë e Presidentit të Republikës kërkoj që të rrisni standardet e shërbimit dhe aftësitë profesionale në mbrojtje të jetës dhe pronës qytetare, duke respektuar liritë dhe të drejtat e njeriut.”

Sot në këtë ditë të shënuar për Policinë e Shtetit shprehim nderim të thellë dhe kujtojmë sakrificën sublime të atyre që dhanë jetën në krye të detyrës, në mbrojtje të rendit, institucioneve, flamurit dhe shteti. Amaneti i tyre është amaneti i kontributit ndaj shtetit dhe ligjit.

BERISHA: NDERIM PËR SUKSESET E SE SHKUARËS, ARRITJET T’I ÇONI PËRPARA

“Pa punën tuaj, pa përkushtimin tuaj, pa vendosmërinë tuaj, në luftën kundër bandave dhe grupeve kriminale, të cilat bënin ligjin në porte, aeroporte dhe institucionet e vendit, shqiptarët nuk do ishin dot anëtarë të NATO-s. Me përkushtimin, seriozitetin tuaj, ju përmbushët detyrimet tuaja në procesin e lëvizjes së lirë të shqiptarëve. Me punën tuaj të shkëlqyer ju bëtë që ai skepticizëm qe ekzistonte ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve për heqjen e vizave të zhdukej. Në procesin zgjedhor ju jeni më të mirët në përmbushjen e detyrimit tuaj ligjor.”

12 Komente

 Edhe talleshit me Topin se i beri dekoratat teneqe. Ja bujrum! Ore me cfare kompetence presidenti i jep dekorate nje institucioni? Dhe te mos me keqkuptoni sepse une me te vertete mendoj se sikur te kete nje medalje per te dhene, ata te policise e meritojne ( pervec ndonje policie rrugore, e cila ka shume pune per tu bere sagllam). Sa kam vene re shpesh kane bere operacione te sukseshme kundra krimineleve, tjeter pune se gjykata i liron. 

Sidoqofte prape se kuptoj, gjestin e ketij. Ne nje vend tjeter madje , do kishte plasur lufte e madhe, se do ngriheshin njerzit do thoshin presidenti ( i cili eshte dhe kryetari i Forcave te Armatosura) do te marri dhe Policine e Shtetit.Hajde merre vesh.

Qofsha gabuar, a ka dikush qe na i sqaron si funksionojne keto pune andej?

Unione europea ka marre çmim Nobel,Medici senza frontiere po ashtu...

 smiley Jo mi Zana, se nuk e kisha ne ate aspekt.S'ka kuptim qe presidenti i nje vendi ti jap medalje njeres pres institucioneve brenda vendit. Le nje shije jo shume te mire, sepse presidenti eshte figure perfaqesuese per te gjitha palet, institucionet etj etj. Kur jep medalje, pastaj vihet ne rolin e jurise, dhe vendos preferencen per nje institucion mbi tjetrin. BE-ja ta mbaj me shendet cmimin ,por s'eshte i njejti i rast, plus qe e mori cmimin nga nje vend jo-antar i saj. Rasti do ishte i njejte, sikur VanRompuy, ti jepte cmim Komisionit te Puneve te Brendshme per pune te mire. Mua s'me bene sens. Por ndoshta dhe si di gjerat tamam xhanem.

Pa punën tuaj, pa përkushtimin tuaj, pa vendosmërinë tuaj, në luftën kundër bandave dhe grupeve kriminale, të cilat bënin ligjin në porte, aeroporte dhe institucionet e vendit, shqiptarët nuk do ishin dot anëtarë të NATO-s. Me përkushtimin, seriozitetin tuaj, ju përmbushët detyrimet tuaja në procesin e lëvizjes së lirë të shqiptarëve. Me punën tuaj të shkëlqyer ju bëtë që ai skepticizëm qe ekzistonte ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve për heqjen e vizave të zhdukej. Në procesin zgjedhor ju jeni më të mirët në përmbushjen e detyrimit tuaj ligjor..

Sipas mejtimit tem , motoja e fushates duhet te jete:Ik Sali se na cave bithen.

Dora, ç'a the ti se nuk e morra vesh une smiley policia rrugoreee, disa nga ata (per te mos thene shume) i ke milionera, kuptohet me paret e shoferave. 

Pas thirrjes largepamse te Babasqapit " fermeri yne  le te mbjelle c'te doje  " dhe te shoqeruar edhe me thirrjen qytetare " per njat start pasurimi ne rekorde Boterore shpejtesie " z.Nishani me te drejte veren per Policine se

"Me punën tuaj të shkëlqyer ju bëtë ,..... keni bere dhe do te beni nje Pune te shkelqyer ne rritjen e Ekonomike te Shqiperise , duke garantuar Siguri ABSOLUTE te trafikut te DROGES , Mishit te Bardhe dhe shperthimin e nje Kontabandee korrupsioni  pa fre . Gjithashtu Ju jemi mirnjohes per vepren tuaj ne drejtim te vrasjeve ditore midis shqiptareve te Tepert .E vetmja rruge e "paligjeshme "  qe Ju keni cfaqur dhe qe  jam i bindur se ne keto zgjedhje , te Lira Te Ndershme dhe Te Drejta , sic i do dhe Udheheqsi yne shpirtmadh Berisha , eshte indeferentizmi  politik ndaj protestave te Opozites  , te cilin Ju nuk do ta Lejoni me "

Mua me duket si pak i tepruar ky Vleresim prej Nishanit . Ndoshta  Nishani e ka thene pak i Nxituar Motivin ose nuk do ta kem kuptuar mire une!

Pa dyshim,nuk e ke kuptuar mire ti...smiley

Ke te drejte Zana , tani po e lexoja me vemendje dhe askund nuk e gjej kete nentekst timin ...vetem ne Praktiken e Policise se Babasqapit qe ndodh per dite ne jeten REALE ne Memedhembje !!

Dolçe Vita smiley...po pse Babasqapi e quan Mala Vita ????? ...

Dora, Kryetari i Shtetit, ne raste pervjetoresh jep dekorime edhe institucioneve te vecanta.

Mbase e kam gabim, terhiqem. Me thene te drejten , s'di shume per te mos thene fare per kete pune. S'di as si ndahet policia me thene te drejten, dhe kujt policie ja kane dhene.smiley

Te henen ministria e brendshme do dekoroje jar qoften per pune e perkushtim te pacmuar ne drejtim te forcave te rendit. 

Pas nje MUAJi Interpoli shpalli ne kerkim ...djalin 10 ...10 ....10 ....vjecar te Shefit te antiterrorit ne Shish !

Si nuk i bie Tavani mbi koke mustaqe miut , po jep edhe dekorata ...... Turpi u zente tere Jeten dhe ne se vertetohet "vdekja"  e ketij VOGLUSHI per shkaqe te detyres se te Jatit ..... Le ti dale ne ender per tere Jeten nje Dekorate e Pergjakur ketij vasali Politik te paskrupullt te Policise Polike te Berishes qe eshte me cilesimin President !!

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).