Ka kohë që një lloj nacionalizmi dylekësh i përhapur ndër disa shqiptarë më shkakton neveri, por asnjëherë sa në ditët e fundit të 2012-ës, kur u sulmua Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse të Shqipërisë , nga eksponentë e Aleancës Kuqezi

Prej kohësh ai sulmohet. Sigurisht, nuk jam unë personi më i përshtatshëm për t’i bërë apologjinë Fortlumturisë së tij, dhe nuk kam ndërmend të bëj këtë gjë në këtë shkrim. Së pari, vetë puna dhe veprimtaria e tij janë apologjia më e mirë, e së dyti, ka edhe të tjerë që mund ta bëjnë më mirë se unë këtë gjë, sikurse tashmë kanë vepruar klerikët e Kishës Ortodokse që e njohin mirë dhe kanë punuar prej vitesh afër tij. Ajo që më irritoi ishte diçka tjetër që do mundohem ta shpjegoj në këtë shkrim. Në kësisoj deklaratash dhe në letrën drejtuar Presidentit të Republikës nga ana e Aleancës Kuqezi për tërheqjen e titullit “Gjergj Kastrioti- Skënderbeu” Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse, preken themelet e lirisë fetare në vend, që janë baza e çdolloj lirie tjetër, pasi kanë të bëjnë me lirinë e ndërgjegjes. Përveç faktit që tregojnë paburrni, pasi një gjë e dhënë nuk kthehet mbrapsht, së paku në traditën më të mirë shqiptare, këto deklaratat totalisht të papërgjegjshme krijojnë precedentë të rrezikshëm në marrëdhënien e politikës me besimin fetar në Shqipëri. Madje kur politika kërkon të të japë edhe leksione administrimi të brendshëm të Kishës, apo leksione ekleziologjie apo teologjie, është si të thërrasësh një lopçar e të flasë për astrofizikën vetëm sepse ka parë yjet natën. Paturpësia dhe pafytyrësia shtyhen deri aty sa kërkohet zëvendësimi i Kryepeshkopit me një prift shqiptar duke nxitur kësisoj edhe besimtarët kundër hierarkut të tyre.

Kush nuk e ka të qartë natyrën universale dhe unitare të Kishës, që qëndron në thelbin e saj dogmatik dhe teologjik, sigurisht që del me kështu deklaratash të papërgjegjshme. Sipas kësaj logjike të nxitur nga të tilla deklarata i bie që edhe më shumë se gjysma e episkopatit katolik duhet të ikë, po ashtu edhe pastorët protestantë amerikanë, gjermanë apo anglezë që kanë themeluar komunitete e i drejtojnë ende sot në Shqipëri duhet të largohen. Të imagjinojmë pak se çfarë bën një lëvizje e tillë me një mendësi të tillë sikur, largqoftë, të vijë në pushtet. Po çfarë do të thoshte një lëvizje e tillë sikur në Itali më shumë se gjashtë a shtatë priftërinj katolikë shqiptarë që njoh unë e që drejtojnë komunitete italiane të largoheshin prej shtetit apo prej besimtarëve të atjeshëm vetëm sepse janë shqiptarë? A do ishte ksenofobi kjo? Po në USA, ku janë disa meshtarë katolikë shqiptarë që drejtojnë komunitete amerikane përveç atyre që drejtojnë komunitetet e diasporës shqiptare? E ç’është më e keq ja, për t’iu kundërvënë Janullatosit shkojnë e ndjekin meshën e Krishtlindjes në një bashkësi që nuk është në bashkim me Kishën Ortodokse shqiptare, kjo e fundit është e njohur nga të gjithë shqiptarët ortodoksë brenda dhe jashtë vendit, nga vetë Patriarkana e Stambollit, nga Patriarkanat e tjera, nga Shteti shqiptar, nga komunitetet e tjera fetare në vend dhe e udhëhequr në thelbin e saj, jo sipas statutesh që shkojnë e vijnë, por sipas Kanoneve të Kishës lindore dhe të etërve të shenjtë që janë dymijëvjeçare.

Duke u bërë palë e një problemi të brendshëm të Kishës Ortodokse nxitet përçarja e besimtarëve e kjo është një vepër për t’u ndjekur penalisht. Kisha (katolike, ortodokse, lindore apo perëndimore qoftë) nuk ka në themel të vetin patriotizmin, por Krishtin dhe kolonat e saj janë ipeshkvijtë d.m.th. mbikëqyrësit që aty janë për vullnet të Hyjit. Në Kishë demokracia nuk funksionon si në Parlament apo në politikë, pasi pjesëmarrja e popullit dhe e vullnetit të tij në vendimet e Kishës nuk mund të anashkalojë edhe një element tjetër thelbësor dhe që i jep formë krejt jetës së Kishës e që është ai frymor e m’anë tjetër aspektin hierarkik e institucional. Nuk ka të drejtë askush të kërkojë shpalljen shenjt të dikujt, nëse nuk i përket një grigje të caktuar, por edhe kur i përket duhet të bëhet sipas rregullave. Kush është kjo farë aleance që i kërkon Kryepeshkopit shenjtërimin e një prifti për sa patriot apo i zoti na paskësh qenë ky? Me ç’të drejtë e nisur nga çfarë parimesh? Dëshira e mirë? Ajo thjesht thuhet, por nuk mëtohet. E drejta? Cila e drejtë? Ku është shkruar? Vetëm besimtarët ortodoksë, por dhe ata sipas rregullave, mund të kërkojnë një gjë të tillë. Të gjitha këto janë ndërhyrje të politikës në punët e një bashkësie fetare e cila funksionon me rregullat e saja dhe, në territorin e Shqipërisë, edhe me marrëveshjet e ndërsjella të bashkësisë me shtetin shqiptar.

Nuk mund t’i kërkojë Aleanca Kuqezi fonde Kryepeshkopit Janullatos për Kishën e Elbasanit apo për çdo Kishë tjetër, sepse në nenin 10 të Kushtetutës së Shqipërisë thuhet se “Bashkësitë fetare … kanë pavarësi në administrimin e pasurive të tyre sipas parimeve, rregullave dhe kanoneve të tyre …”. Precedent i krijuar nga këto deklarata përbën një rrezikshmëri të lartë për të ardhmen e lirisë fetare në vendin tonë dhe autonominë e dy rendeve, atij fetar dhe atij politik. Askush nuk mund të ndërhyjë në funksionimin e brendshëm të komuniteteve fetare, apo të nxisë anëtarët e saj të rebelohen kundër hierarkisë. Kishat funksionojnë me rregulla të qarta që janë farkëtuar ndër shekuj e nuk kanë të bëjnë aspak me rregullat e lëvizjeve ideologjike të vjetra qofshin ato apo edhe disamuajshe. Nëse hovi i këtyre deklaratave nuk frenohet do të kemi probleme në të ardhmen. Kjo është një logjikë nacionalkomuniste, e cila na çoi aty ku e pamë të gjithë. Por ka edhe më shumë. Kush i ka ndjekur zhvillimet fetare në vend në këto vite nuk mund të mos dëshmojë një përpjekje të jashtëzakonshme të krerëve fetarë të Shqipërisë, të gjithë atyre, duke nisur nga i ndjeri Haxhi Hafiz Sabri Koçi e tani Selim Muça e duke vazhduar, me Fortlumturinë e tij Janullatos, Imzot Pelushin etj, me Baba Dede Reshat Bardhin e tani me Baba Mondin, me Imzot Rrok Mirditën, Imzot Massafrën dhe ipeshkvijtë e tjerë katolikë, të cilët kanë qenë dhe janë shembull i punës së pareshtur dhe me përkushtim në komunitetet e tyre e po ashtu një shembull se si në momente të vështira kanë ditur të jenë bashkë për të përballuar situata të veçanta. Këtu nuk është fjala vetëm të ruhet figura e një kleriku ortodoks, por e të gjithë klerikëve në Shqipëri të çfarëdolloj feje apo race ato qofshin, por sidomos të ruhet autonomia e ndërsjelltë e institucioneve fetare dhe atyre shtetërore apo politike.

Parimi i laicitetit që në botën e qytetëruar nisi kur dy mijë vjet më parë një burrë prej Nazaretit, njeriu – Hyj, tha “Jepini Cezarit çka i takon Cezarit e Zotit çka i takon Zotit’, e mbron lirinë fetare dhe nuk e dhunon atë. Garantë të këtij parimi duhet të jemi të gjithë, sidomos ata që kanë në dorë udhëheqjen e vendit.

40 Komente

Cudi cudi, e sjell Lefti kete artikull! 

sa per info nuk jam ortodoks! skam lidhje fare, lefti eshte emer personazhi filmash, s'eshte real. me thene te drejten janullatosin se honeps dot, si gjithe kleriket e hoxhallaret e tjere, por kjo dhuna falas ndaj tyre nga ana e faqezinjve me duket e ekzagjeruar dhe e panevojshme.

Me duket se Endrity t'a ka me ironi.

spo i pergjigjem thjesht atij, e kam me shume me idrizzzat & Co!

LefKope e nderuar

E cmoj qe ne PPU cfaqen prurjet ne ngjyre Kake ne rastin e postuesit qe aktualisht jeni JU . Cmoj gjithashtu referencat tuaja per artikuj qe kane brenda shprehje te lidhura Letrarisht ne menyren me te pelqyeshme prej JUSH ....Por perseri me duket se po vjen pa qethur ...dhe do Rrahur ...

Akoma me artikuj qe permbajne shprehje si KJO ...Nacionalizem dylekesh .... keto e kalojne kufijte e shprehjeve letrare dhe me duket i ke si INERCI qe te shoqeron nga koha qe redakton fjalimet arroro -shegore te Babasqapit .Urgjentisht ktheni BULON sepse gjithshka po e ktheni ne bumerang ne dem te Partise se Nofullkatroreve te Berishes ! Ti rri tek letersia sepse jo kot Partia te shkolloi me Lice .....me yyyyyyy ...ne fund dhe ne mes ! 

Nga Donnie Brasco besoj.

Forget about it smiley

Pra ti e sjell shkrimin vetem se sulmohet AKZ-ja, nje kundershtare politike e PD-se dhe Berishes?

joooo mo! eshte kundershtare dhe e Rames e PSsmiley

seriozisht, Gjergj Meta shkruan bukur dhe trajton tema sociale pa i mbytur me predikime e pa prozelitizem. mu duk interesante nje katolik qe i del ne mbrojtje nje ortodoksi, tregon per solodaritetin fetar ne shqiperi ne nje fare menyre.

Mua shkrimi mu duk nje pacavurre reaktive qe s'merr parasysh shume gjera.  Nga e di ti qe Gjergj Meta qeka katolik?

Kishe ndonje dyshim?

Nje argumentim dinjitoz! Trajton me kopetence rregullsine per ta marre vesh te AK- se qe flasin si aguridhe.Ke bere shume mire LEFTI !
Artikulli nuk eshte mbrojtje e Janullatosit, por thirrje te mesojne ata te AK-se

Cudi cudi grava eshte dakort! 

Ore, melun.....!

Kot per kuriozitet, pasi te mbarosh se cudituri, a ke ndonje ide mbi artikullin? smiley

Idete e mia per partite e treta jane shkrujt perhere ketu. Sa me shume aq me mire, ishalla i marrin sa me shume deputete dy te medhajava dhe i detyrojne te bejne koalicione te medha ku qeverisja me dore te hekurt eshte e pamundur. 

Pse si kujtove ti, se grava dhe Lefti u merakosen shume per ortodokset e shqiperise. Mos u be merak se ne Shqiperi kur nuk jane bere luftra fetare atehere qe mund te beheshin..... as nuk e ve me njeri ujin ne zjarr ditet e sotme. 

Po ju kam bo premtim ca njerezve qe do e take it easy me peshkun per ca kohe, kshuqe mos kerko detaje me shume. 

Po tallet ai o Dora

Ne fakt ka dy menyra per t'u prezantuar ne publik. E para eshte kur hyn nga dera kryesore ku te presin dhe dikush lajmeron emrin tend kur hyn,  ose ato qe te njohin hidhen te te pershendesin e takojne duke terhequr vemendjen etj.

Ka dhe nje variant tjeter ku ne nje vend publik ku nuk te njeh njeri, te leshosh nje pordhe qe njerezit te fillojne te thone "kush, pordhi?...kush pordhi?..." a pastaj te te tregojne me gisht duke te dalluar nga te tjeret.

Keto te AKZ (qe nga emri, po dhe nga punet, me kujtojne ato stendat e kuqe me nje sopate brenda te MKZ-se) kane zgjedhur qartazi kete te dyten.

Ka shume te drejte. AKZ jane pak sharlatane. Por per ca gjera duhen, ca gjera e ngrejne zerin kur dikush duhet ta bejne, sharlatane te dobishem.

Do jete nje flop si G99-a.

Mendoj se ata djemte e AKZ duhen ndihmuar ne disa drejtime. Mendoj se jane nxituar ketu.  Ne fakt Ligori (Grigor Zaharia) ka pas thone nje fjale t'modhe; 

- Me mire te na sillnin nje oficer te shtatmadhorise greke, se sa kete Janullatosin, qe punon nen rrogoz. 

E lexova LefKope kete Meten .Nje cope INJORANT i nje shkalle te paimagjinueshme per te kuptuar rrolin e Kishes pro Qeverise ose mikut te Janullatosit - Berishes ( me kupto nuk ka ma asgje kunder miqesie se tyre &nbspsmiley . Janulla u deklarua VETVETIU nje KARTE e Djegur dhe Qoorsherbyes i Politikave me prapaskena ( perjashtuar indulgjencen fetare te ketij malumi me Meta mbiemer e Gjergj emer , nga te lloit as kaur e as Evgjit ) Nje qendrim brenda  normave e f funksioneve Fetare atij ( janull.)  Ju dha rasti ta cfaqe ne 21 Janar ( le me ne Gerdec )  ne 21 Janar TIPIKE per nje meshe te Janulles.... sepse Jeta njerezve nuk JU mor nga Zoti por nga Urdheri Kriminal i babasqapit . Ai kusheedi nga hante ndonje "luge corbe "

Akz ben Politike LefKope , ky Gjergji yt do kete mbaruar Medresene ortodokse ose nje fare Lycey  me ...yyyyyyy ... ne fund dhe ne mes , prandaj dhe te ka ngazellyer .

Larg Politikes LefKope , se na turperuat Bulo Mejtimtarin qe sakrifikoi aq shume per nje Linje korrekte Politike ne mes te Vathes suaj qe vetem blegerini .e beni muuuuu . Kini respekt per te !

Eh si vijne gjerat!janullatistet kane kapur per veshi salen dhe ky i gjori i ka bere ze naimit(cilit)te kullandrise ndonje shkrim.
Nuk i doli mbrojtja qe i bene agimsat,po vune "meten" . Kish shkruajtur edhe zoti tritan"preshi" per janon e gjore qe po i bien ne qafe armiqre e sales.
Gazeta mapo gjithashtu ben aludime qe vijne ere,per lidhjen e akz-e me armiqte e janos(turqit).
Bravo bravo ,po fevziu me fahriun ka shkruar gje?
Minjte e ndjejne te paret termetin

23 qershori do i peshoje te gjithe.. AKZ, ramen, saliun, meten, topin...

Ku Gjergj Meta qenka nje koqe qe nuk e paska shokun.... Qe AK shpesh here ja fut dhe kot, kjo nuk diskutohet, qe eshte nje parti perjashtuese, edhe kjo nuk diskutohet, po siç e tha dhe hunteri, duhen edhe keta sharlatanet per ti zgjuar te mençurit......

Po persa i perket temes, do te doja qe ti thoja fort lumturise se tij Gjergj Metes, qe eshte gjysma pule e gjysma gjel.... Kisha Ortodokse shqiptare eshte KISHE AUTOQEFALE.... nuk di ne se e kupton ky shkarashkruesi..... eshte KISHE AUTOQEFALE... qe pavaresine e vet e ka fituar nepermjet rrekeve te gjakut te sa e sa shqiptareve patriote, dhe si e tille kerkon si te gjitha kishat ortodokse ne mbare boten autenticitetin e vet, qe per shqiptaret e pengon ky janushi..... Ne Kishen ortodokse shqiptare te gjitha aktet e liturgjise duhet te perdoren ne gjuhen  ne SHQIPE.... dhe ky Janoshi e pengon kete... ja kaq kisha si per lefterine edhe per gjtsmagjelin qe merr persiper ti levdoje aq shume sa Zoti ne qiell dhe ata ketu poshte, qe po u pret barku per kopene e besimtareve....pffff

 

 

Ja dhe disa te dhena te tjera per "dashurine" e madhe dhe te pakufishme te Kishes Greke nddaj nesh.....A ka në qeverinë shqiptare të rekrutuar të organizatës greke KEVA?

Zbulime befasuese nga arkivat e deklasifikuara të CIA-s amerikane. Kush është KEVA, organizata e drejtuar deri në 1998 nga kryepeshkopi i Greqisë, Serafimi. Roli i saj: Nga spiunazhi në Shqipërinë e viteve ’40-50, në sabotimin e negociatave Papulias-Kapllani për heqjen e Ligjit të Luftës në ‘84. Dhe dyshimet për emra të infiltruar në politikën dhe qeverinë aktuale të Tiranës

Aida Nako

KEVA është emri i një prej organizatave greke, ndoshta  më aktivja dhe me kapacitetet më të mëdha financiare dhe infrastrukturore për atë që  në shtetin helen njihet si “Çështja e pazgjidhur e Vorio-Epirit”.  Në Shqipëri është shkruar shumë pak për  rolin e kësaj organizate, së fundmi studiuesi Auron Tare duke i’u referuar arkivave të deklasifikuara të CIA-s amerikane  ka zbuluar se kjo organizatë ka qenë tejet aktive në rolin e saj të spiunazhit në Shqipëri në vitin 1949, vit ky kur u kryen një sërë aksionesh të zbulimeve të huaja perëndimore në vendin tonë. Dokumenti i zbuluar nga Tare ka nxjerrë në dritë edhe emrin e drejtuesit të asaj kohe të organizatës KEVA, ai ishte një mjek i quajtur Nikolas Pango. KEVA janë inicialet e asaj që në gjuhën greke është përcaktuar si “Komiteti Qëndror i Çështjes së Epirit të Veriut”. Ndërsa është dokumentuar roli i saj në fushën e spiunazhit dhe rekrutimit në territorin shqiptar në vitet e turbullta 1949-1950, duket se me kalimin e dekadave kjo organizatë jo vetëm ka vazhduar aktivitetin e saj por edhe e ka përforcuar atë , ndërsa krerët e saj nuk kanë qenë as më shumë e as më pak sesa njerëz nga më të rëndësishmit në qarqet politike dhe fetare greke.

Gazeta “DITA” ka mundur të sigurojë një material përmbledhës të organizatave Pan-Epiriote greke të botuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ndër të tjera përmendet dhe roli i KEVA-s në vitet 70-90 dhe funksioni i kësaj organizate si një bazë e fortë ekonomike dhe infrastrukturore, për mbajtjen e lidhjeve me komunitetin grek në Shqipëri, lobimin në senatin Amerikan si dhe ushtrimin e presionit mbi qeverinë greke sidomos për mbajtjen në fuqi të ligjit të luftës me Shqipërinë. Nga ky material bëhet e ditur se KEVA në Greqi drejtohet nga krerë të lartë të Kishës Ortodokse dhe të qeverisë greke, ndërsa aktiviteti i saj intensiv në Shqipëri vazhdon edhe sot e kësaj dite.

Libri
Një studiues i ri greko-amerikan i quajtur Steofanis Malkidis në një botim të quajtur “Minoriteti Etnik Grek në Shqipëri” ka trajtuar në mënyrë të hollësishme aktivitetin e të gjitha organizatave “Pan-Helenike” dhe sidomos atyre të përqëndruara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërsa jepen detaje të aktivitetit të këtyre organizatave, mes rreshtave të librit ofrohen detaje interesante edhe në lidhje me KEVA-n e cila duket se ka qenë tejet aktive në vitet 70-90 me lobimin e çështjes së “Vorio-Epirit”.  Libri i referohet kujtimeve të një aktivisti grek të quajtur Menelaos Tzelios (ai u zgjodh në vitin 1976 kryetar i Organizatës Penhelenike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës). Ky i fundit ka lënë disa dokumente të vyera në lidhje me takimet që kishte zhvilluar në Athinë në fillim dhe në fund të viteve  80’ me personalitetet më të larta politike të kohës duke qartësuar dhe krerët e KEVA-s në këto vite.

Sipas dëshmive dhe kujtimeve të Menelaos Tzelios të cilat pasqyrohen “mot a mot” në libër, Tzelios zbulon se në vitet 74-98’ kreu i KEVA-s ka qenë kryepeshkopi i Greqisë i njohur më së shumti si Kryepeshkop Serafimi. Kryepeshkopi i cili emrin e lindjes e ka Visarion Tikas ka mbajtur postin e kreut të KEVA-s për aq kohë sa ka qenë dhe Kryepeshkop i Kishës Ortodokse Greke, për afro 24 vite me radhë. Në vitin 1998 Kryepeshkopi ndërroi jetë. Ky detaj i ofruar në libër flet për një rol të dorës së parë të organizatës KEVA. Duke njohur influencën dhe dominimin e madh që kisha ortodokse ushtron mbi shtetin në Greqi, mbajtja e postit të kreut të KEVA-s nga vetë Kryepeshkopi, tregon se KEVA është shumë më tepër se një organizatë me synime ndaj Vorio-Epirit, ajo nuk është aspak një organizim spontan por një  projekt shtetëror mirëfilli me rrënjët në kupolën drejtuese të Kishës dhe të Qeverisë së Athinës.

Dëshmia
Ditari i Menelaos Tzelios ka hedhur dritë në lidhje me takimet e shumta të krerëve të organizatave Pan-Helenike me krerët e shtetit grek, ku në mënyrë të qartë sqarohej se kreu i KEVA-s ishte kryepeshkopi i Greqisë.

“Në fund të vitit 1980 unë shkova në Greqi dhe pata disa takime shumë të rëndësishme me kryepeshkopin e Greqisë Serafim i cili është dhe kreu i KEVA-s me të cilin diskutova gjatë në lidhje me intensifikimin e rolit dhe të ndikimit të organizatave Pan-Helenike. Unë e informova atë edhe në lidhje me aktivitetet e organizatave Pan-Helenike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më 1 Mars 1981 unë u takova me përfaqësuesit e lartë të Ministrisë së Mbrojtjes së Greqisë zotin Averof, zotin Tsamberis dhe zotin Sokratidis, ky i fundit është përfaqësues i shoqatës së Selasforit dhe një antar kyç i organizatës KEVA”, – shkruan Tzelios në ditarin e kujtimeve të tij të cilat pasqyrohen dhe në librin studimor mbi çështjen e Epirit të Veriut.

KEVA dhe ligji i luftës me Shqipërinë

Në një tjetër dëshmi të dhënë nga Menelaos Tzelios, kreu i federatës Pan-Helenike në SHBA, hidhet dritë në lidhje me rolin që kjo organizatë dhe sidomos KEVA kishin mbi negociatat Shqipëri-Greqi në vitin 1984 për heqjen e ligjit të luftës. Dëshmia e Tzelios zbulon se shteti grek ishte nën presionin e KEVA-s gjatë këtyre negociatave dhe se negociatat dështuan pikërisht për shkak të këtij presioni.

Shkruan Tzelios në kujtimet e tij: “Më Qershor të vitit 1984 rinisën  negociatat mes Greqisë dhe Shqipërisë në lidhje me dhënien fund të  “gjendjes së luftës” mes dy vendeve. Kjo çështje u diskutua mes ish-ministrit të Jashtëm të Greqisë së asaj kohe Karolios Papulias dhe zv.ministrit të jashtëm të Shqipërisë Muhamet Kapllani.  Gjatë një komunikimi që pata me ministrin grek Papulias ku e pyeta në lidhje me këto negociata ky i fundit më tha se ishin duke u zhvilluar në parim dhe ende nuk ishin përcaktuar kushtet e qarta të marrëveshjes. Më tej ai më siguroi se nuk do të kishte asnjë cënim apo disavantazh të çështjes kombëtare dhe interesave greke nëse kjo marrëveshje do të arrihej. Ministri më tha se nëse doja të dija më shumë atëherë më mirë të vija vetë në Athinë.  Unë fillimisht i bëra të ditur ministrit Papulias se për këto takime ai medoemos duhej të mbante në detaje të informuar të gjitha organizatat që lobonin çështjen e Vorio-Epirit dhe sidomos organizatën KEVA.  Më vonë unë shkova në Greqi dhe u la një takim i cili u zhvillua në ambientet e Ministrisë së Jashtme Greke. Në takim merrnin pjesë disa përfaqësues të organizatave Pan-Helenike me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, merrte pjesë kreu i KEVA-s Kryepeshkopi Serafim si dhe përfaqësues të disa organizatave Pan-Helenike me bazë në Evropë. Në këtë takim ne i bëmë të qartë ministrit të jashtëm Papulias se ishim tërësisht kundër heqjes së gjendjes së luftës me Shqipërinë dhe të gjithë përfaqësuesit dhanë argumentet e tyre. Disa javë më vonë unë u informova se negociatat kishin dështuar dhe ky natyrisht që ishte një lajm i mirë për ne”.

 

Auron Tare: KEVA e lidhur me qeveritarët shqiptarë

Çështja e kësaj organizate është prekur disa ditë më parë në media nga studiuesi i arkivave Auron Tare. Tare pasi ka hedhur dritë në lidhje me operacionet sekrete të kësaj organizate në vitin 1949 pasqyruar në arkivat e deklasifikuara amerikane të CIAS-s – mes rreshtave është shprehur se KEVA mban lidhje edhe sot e kësaj dite me disa politikanë dhe qeveritarë të lartë shqiptarë. “ KEVA ka pasur një objekt shumë të qartë: shkëputjen e Shqipërisë së Jugut për llogari të pretendimeve territoriale greke. Organizata KEVA, mjaft aktive edhe në ditët tona në Greqi dhe ne diasporën helene, mban lidhje të ngushta me disa prej politikanëve dhe anëtarëve të qeverisë së sotme shqiptare. Dokumenti amerikan i Shërbimit Sekret flet qartë mbi rolin në spiunazh aktiv të KEVA-s në vitin 1949 nga regjimi komunist në Shqipëri. Nga ky fakt lind pyetja legjitime: Po sot me çfarë merret kjo organizatë?”, – shkruan studiuesi në fund të artikullit të tij në lidhje me organizatën KEVA.

Pyetja e mësipërme bëhet edhe më e rëndësishme duke patur parasysh shumë vendime të këtij kabineti qeveritar gjatë këtyre viteve, përfshirë paktin famëkeq detar, hapjen e shkollave në zona ku nuk ka patur tradicionalisht minoritet grek, çështjen e famshme të varrezave false të ushtarëve grekë, nëpërkëmbja e çështjes çame, botimet e fundit mbi takime qeveritarësh shqiptarë me eksponentë të ekstremistëve të Agimit të Artë, etj

 DITA print)

 

 

 

Ky artikulli ketu, ishte shum interesant Alidemso. 

Faleminderit!

Shume interesant faleminderit .

Alidems e ke thare me kete prurje.

Ore materiale ka sa te duash qe e hedhin poshte kete "lodhje" per populllin shqiptar nga Janoshi, por duhen sy per ta lexuar dhe mendje te ftohta per ta kuptuar.... pa kokrra trapash si ky Gjergj meta gjysmagjeli ka sa te duash.....

Alidems i nderuar ...dhe te gjithe te tjeret !

Kemi pas Shtet dhe Shtet SHQIPTAR . Me te mirat dhe te keqiat e tij po SHQIPTAR .

Nuk kemi me . Me teori te tilla u perpoq dhe nje fondamentalist myslyman ne krye te Shikut famekeq , i ndjeri Gazidede , te justifikonte arqiktektin e nen rrogozeve , Bajraktarin qe vendosi Regjimin Berisha ne 92 - 97 .

Greke dhe Serbe si me pretenduesit e si me Aktivet ne shasherdine shqiptare ... Kane nje Baze , kane nje Histori , kane nje Strategji te njejjejte ,pavaresishtse se si shfaqet ne situata te caktuara , per "zgjerim te ligjshem " te enklavave" me serbe ( greke ) nepermjet levizjeve konspirative me "frymezim nga Poshte " e miratim te heshtur ose manovra Integruese SOT nga Lart ! Ne ate Kohe JU prisnin duar e kembe . Ne ate kohe u thane Mos hani me MUT se ju presim dhe bishtin .

Tani HANE e Pine edhe me kembe jo vetem me duar ne sofren e shtruar nga Babasqapi ose , percaresi me i Madh Historik i Shqipetareve kudo qe ndodhen te tille nga  Mirakulli i Fridomiut Berisha .

nuk ka me mete,janulle ,cil dhe ambasador ti beje derman antishqiptarit. me ato qe ka bere i ka garantuar vetes vend nderi te pavioni i esat toptanit.

me gjithe tespije e tosun bac

 

Me thene te drejten edhe un jam shuuuuum I revoltuar me sulmet qe po I behen fortlumtuqipidhirise se tij...... Sidomos kur kujtoj se fortlumtuqipidhiria e tij ngrejti nje pale varrezash madheshtore per ushtaret greke qe rane heroikisht duke masakruar SHQIPETARE ( se ja 100 metra larg eshte nji monument gjys I thyer dhe I mbuluar nga ferrat qe perkujton viktimat e SHOVINIZMIT GREK , ne ate fshat jan masakruar nja 100burra nga greket) edhe fortpidhroberia e tij I mori dhe kockat e I varrosi per greke. Po ca me irriton me teper dhe ma Sjellin per te vjell eshte ky nacionalizmi I tepruar I akz qe sa here vjen agimi I arte nga gerrqia nene , nuk I lene Rehat te na q@@ë kockat ( literally ).  Se eshte me mire kur shqiptaret e urrejne shqiperine dhe njeri tjetrin se keshtu kenaqet fortpidhroberia e tij qirje janullatos. 

Fortlumturia e tij e mbajti meshen e Krishtlindjeve ne Greqisht. Ndonje ide pse dhe a ka te drejte ta beje. Mua mu duk si sfide , demek qe une di per bukuri shqip por meshen do e mbajme Greqishte se me do Cili.
Estrak furullah, mos ia pacim lakmi kaurritsmiley

Pse ku e pe ti qe e mbajti ne Greqisht? 

Ne fakt une do doja me shume ortodoks te flisnin per meshat e tyre.

Ne Tv live, po fliste me perkthyes

Gjergj Meta me pelqen sepse shpesh trajton tema sociale me ndjeshmerine e nje kleriku fetar qe i sherben popullit pa dallim feje, si psh temat e gjakmarrjes, bixhozit, aborteve etj. Gjithashtu gjuha e tij ndaj klerikeve te feve te tjera ne kete shkrim eshte shume e miresjellte dhe i ka hije. Por s'mund te them te njejten gje me disa lidere te tjere te klerit katolike, si italiani Masafra, lexoni me poshte:

 

 

Çbalancimi i standardeve të Kishës Katolike

 

Anton Cara

Në një reagim mediatik, zëdhënësi i Konferencës së Ipeshkëvie të Shqipërisë, D. Gjergj Meta pasi kritikon ashpër një parti politike për cenimin e parimeve te sekularitetit, më specifikisht atë të ndërhyrjes së politikës në punët e fesë, bën këtë vlersim mbi liderët fetare te dy dekadave të fundit.

Kush i ka ndjekur zhvillimet fetare në vend në këto vite nuk mund të mos dëshmojë një përpjekje të jashtëzakonshme të krerëve fetarë të Shqipërisë, të gjithë atyre, duke nisur nga i ndjeri Haxhi Hafiz Sabri Koçi e tani Selim Muça e duke vazhduar, me Fortlumturinë e tij Janullatos, Imzot Pelushin etj, me Baba Dede Reshat Bardhin e tani me Baba Mondin, me Imzot Rrok Mirditën, Imzot Massafrën dhe ipeshkvijtë e tjerë katolikë, të cilët kanë qenë dhe janë shembull i punës së pareshtur dhe me përkushtim në komunitetet e tyre e po ashtu një shembull se si në momente të vështira kanë ditur të jenë bashkë për të përballuar situata të veçanta. Këtu nuk është fjala vetëm të ruhet figura e një kleriku ortodoks, por e të gjithë klerikëve në Shqipëri të çfarëdolloj feje apo race ato qofshin, por sidomos të ruhet autonomia e ndërsjelltë e institucioneve fetare dhe atyre shtetërore apo politike.

Në fakt reagimi i D. Metës, më tepër se sa një homazh për punën pastorale të secilit lider shpirtëror në gjirin e bashkësisë së tij, ka si motiv sulmet me bazë nacionaliste ndaj hirarkut të lartë të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Ndërkohë që një klerik i Kishës Katolike në Shqipëri i del në krah homologut të tij ortodoks, duke dhënë sqarime të hollsishme se si organizohet jeta institucionale e Kishave, një hirark i lartë i po kësaj Kishe sulmon në mënyrë të pandershme Islamin në Shqipëri.

Akuzat sigurisht që janë të pabaza duke pasur parasysh se mosinjori nuk flet për raste konkrete të shfaqjes së ekstremizmit, por përhap në tym informacione të përgjithshme për formimin teologjik të personelit religjioz në KMSH si dhe të financimeve që ndihmojne ringritjen fetare të kësaj bashkësie. Për faktin e mirënjohur të mungesës së formimit të kuadrove në vend, gjatë këtyre dy dhjetvjeçarëve KMSH e ka plotësuar shumicën dërrmuese të personelit të saj teologjik me studentë që vijnë nga universitete të ndryshme të botës islame. Vështirë që kleriku i lartë katolik të mos jetë në dijeni të këtij fakti, prandaj këto konsiderata keqdashëse që riciklohen këtë radhë nga një homolog i zyrtarëve të KMSH, janë të dyshimta dhe të adresuara pa të drejtë.

Një tjetër çështje që “shqetëson” klerikun katolik është dhe prania ekonomike turke në Shqipëri, të cilën ai e konsideron “…një rikthim në Ballkan pas mungesës një shekullore”. Nuk është aspak e pranueshme që dikush, aq më tepër një teolog, ti shohë investimet e huaja në Shqipëri në këtë optikë, të cilat paradoksalisht i përngjajnë mëtimeve ideologjike të dikurshme për “rezikun anglo-amerikan”. Po të ndjekim këtë lloj skeme arsyetimi të huazuar nga teoria e përplasjes së qytetërimeve, do të duhej të përmendnim dhe rikthimet austriake dhe italiane në Ballkan të cilat, duke i shkëputur nga konteksti i tyre ekonomik, për të hyrë në teoritë e konspiracionit, do t’i përcaktonin komunitetet katolike në këtë hapsirë si bazën e tyre të veprimit. Vetë z. Masafra, është pjesë e një projekti të tillë të huaj, që kontribuon në shërbim të misionit të vet në shqipëri, dhe askush nuk e ka parë me shqetësim e nuk ka ngritur alarme të tilla mbi praninë e tij në drejtimin e klerit katolik shqiptar.

Zëdhënësi i Konferencës së Ipeshkëpive të Shqipërisë, në frymën e sipërcituar nga shkrimi i tij, duke ndjekur regullat e lojës së ndershme, do të duhet ti dalë në krah KMSH-së nga sulmi frontal i kolegut të vet, aq më tepër kur ka luksin ti bëjë apologjinë një kleriku të një bashkësie tjetër religjoze për ta mbrojtur nga thirrjet pasionante me ngjyrime tifozësh. Në rast të kundërt elozhet ndaj përpjekjeve të liderëve muslimane si dhe fotografitë ndëreligjoze me buzëqeshje të stampuara në fytyrë nuk mund të tingëllojnë ndryshe vetëm si hipokrizi e detyruar nga rethanat e bashkëjetesës demokratike.

Kisha Katolike në Shqipëri e ka për detyrim moral të distancohet nga retorika islamofobe e disa prej eksponentëve te saj të huaj që paradoksalisht, duke qenë vetë pjesë e ndikimit të huaj në vend, stigmatizojnë ndihmën dhe asistencen e ofruar nga jashtë ndaj bashkësisë së muslimanëve shqiptarë. Vetë zëdhënësi në fjalë e kërkon autonominë e bashkësive fetare si garanci për ruajtjen e lirisë së ndërgjegjjes në vend, ndaj pikë së pari, duhet që Kisha Katolike ta respektojë vetë atë që kërkon, duke e dëshmuar në mënyrë konkrete, të patkën për të zbutur sadopak dëmin moral të shkaktuar kundrejt një bashkësie tjetër si ajo e muslimanëve shqiptarë.

http://www.e-zani.com/2013/01/08/cbalanc...

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).