Sa e çuditshme që poetja ndoshta më origjinale në Evropë vjen nga një vend i vogël e i udhëhequr ideologjikisht nga një diktator i paepur. A nuk na nxjerr kjo para syve atë ç'ka supozohet të besojmë: që "liria" e demokracisë kapitaliste është fara e krijimtarisë? Peter Constantine shkruan në parathënien e tij se Lleshanaku nuk shkruan drejtpërdrejtë për politikën dhe çështjet sociale, por ajo shkruan në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ajo shkruan në formë të drejtpërdrejtë thuajse për gjithçka. Siç thotë ajo vetë: Unë nxitoj të dal në përfundime e më pas rikthehem të mendoj për "pse-në". Kjo është një nga arsyet kryesore pse ajo është kaq e ndryshme nga shumica e poetëve amerikanë dhe europianë të cilët janë rritur t'i druhen përfundimeve. Lleshanaku është një produkt i regjimit absurd të Hoxhës. Për ironi, diktatura e ka lehtësuar origjinalitetin e saj. Gjithashtu ajo shkruan: Në Shqipëri çdo gjë ndodh në 24 orë.

Ajo ka ndjeshmërinë e dikujt të formuar në një vend të vogël, që pas pushtimit u qeveris nga një regjim totalitar. Ajo është pritur shumë mirë në Amerikë, ku mund të ketë qenë dhe një lloj mirëpritjeje e llogaritur: si një produkt i një regjimi komunist ajo është një reklamë e mirë për Amerikën. Por ajo nuk është një shkrimtare anti-komuniste; ajo është anti-marrëzisë. Ka një ndjeshmëri rebele të pagabueshme në gjithë krijimtarinë e saj. Ajo është e pazbutshme. Poezisë së saj nuk i vjen përshtat të përfshihet në programet e të tjerëve. Nuk është e vërtetë që ajo nuk shkruan për totalitarizmin, por ajo nuk shkruan për ideologjinë apo strukturën, por për ndjeshmërinë. Teknika e saj e të nxituarit për të mbërritur në përfundim e më pas përpjekja për të kuptuar përse mbërriti deri aty tregon sesi punon mendja jonë; ne të gjithë e bëjmë këtë. Sa herë ne takojmë dikë për herë të parë ne u përgjigjemi atyre më mënyrën e "përshtypjes së parë" të cilës më pas i kthehemi dhe përpiqemi të gjejmë përse na u duk tërheqës, jo simpatik apo i mërzitshëm.

Në traditën tonë, poetët nuk duhet të jenë kështu; ata prezupozohet të jenë superiorë në një mënyrë që u lejon atyre të qëndrojnë mbi këtë proces të zakonshëm. Një poet i cili nxiton të dalë në përfundime nuk është më i mirë se një fshatar në fushë apo një grua në autobus. Lleshanaku nuk është e rënduar me pretendime të tilla. Asaj i ishte ndaluar të studionte apo të shkruante nën regjimin e Hoxhës. Pas rënies së diktaturës ajo ishte e lirë; por është një lloj lirie e matur, një liri që ne e dimë shpesh na zhgënjen se sa të lirë jemi. Një aspekt tjetër thelbësor i teknikës së saj, dhe që e dallon atë nga shumë shkrimtarë, veçanërisht prej atyre të mëdhenjve, prej vendeve të pasura, është lidhja e saj me konkreten dhe abstrakten:

Kurrë nuk e di kur do t'rishfaqet dashuria

… si një shqiponjë mbi det.

Është thuajse e papërfytyrueshme që një poet anglez të shkruajë në këtë mënyrë. Është sikur ajo kërkon totalitarizmin brenda vetes, sikur absolutizmi i konceptit "dashuri" duhet të shkrihet shpejt në imazhin konkret. Dhe në të kundërt, ajo gjithnjë refuzon ta lejojë konkreten të mbizotërojë, duhet të ketë hapësirë për abstrakten. Në këndvështrimin tim, ky tension vjen ekzaktësisht rrethanat në të cilat ajo është rritur. Nën Stalinizmin shqiptar kishte vetëm konkreten (fjalëpërfjalshëm dhe metaforikisht). Kjo e bën atë të kërkojë për efemeren, mjegullnajën, "shpirtëroren"; por në të njëjtën kohë ajo është e kujdesshme për fluturimin tek bindja e sigurt e cila është në zemër të totalitarizmit. Prej kësaj vjen dhe këmbëngulja unike e të rregulluari të çdo grimce mbi tokë. Teksa dy teknikat e përmendura janë thelbësore për teknikën e saj, ato nuk shpjegojnë përse nga veprat e saj del ndjenja e chutzpah-s, e kërkimit, e refuzimit të komformitetit, e të pyeturit, e sfidës, e refuzimit të rehatisë, e mosbindjes, e kundërshtimit në secilin varg. Ky është sekreti i saj e askush nuk do ta zbulojë dot kurrë.

Ajo është Lleshanaku, ajo është unike siç jemi të gjithë ne, por ajo është në të njëjtën kohë e aftë ta kthejë veçantinë e saj në fjalë. Çfarë i mungon poezive të saj dhe përshkon poezinë tonë, është dëshira për të dhënë kënaqësi. Ajo ngjan me një nxënës të pabindur në rreshtin e fundit që kërkon të të kënaqë. Sot, të gjithë shkruajnë duke shpresuar një çmim. Juria në anë duhet të kënaqet. Dhe juria kënaqet. Lleshanaku i godet të gjithë nga pas e qesh. Vepra e saj është plot me një ndjenjë të së përkohshmes.

Shumë prej shkrimtarëve tanë janë të arsimuar mirë. Ata janë të parët në Letërsinë Angleze. Ata kanë pritshmëri. Në shumë raste, pritshmëri të mëdha. Amis bisedon me Larkin për Nobelin. Poezia e Lleshanakut është shkruar sikur nuk pret të mbijetojë, sikur vetë gjesti i ngritjes së një pene mund të jetë rrugëtim i shkurtër për në gulag. Megjithatë, është shkruar mu në fytyrë të saj, e në kundërshtim me të. Ja pse s'mund të ketë diçka si kjo në letërsinë tonë. Carol Duffy nuk i druhej kurrë një trokitjeje në derë në tre të natës. Kaq mjafton që të stresojë individualitetin e Lleshanakut. Jo të gjithë poetët shqiptarë u çliruan nga shkrimi i marrë e bandit i Hoxhës, siç bëri ajo. Ajo është aq e rrallë: një shkrimtare vepra e së cilës, në esencën e saj bart thuajse asnjë marrëdhënie me paraardhësit apo bashkëkohësit. Ajo vazhdimisht pohon:

Zgjimi, në rastin tim, është një detyrim… Qenia njerëzore është si një gjuhë e vdekur; 
prej saj mbetet vetem nje shprehje, citim, apo një fjalë e vetme…Atje ku nuk ka të vërteta, nuk ka as tabu... Të gjitha idetë rrëshqasin prej meje…

Por ajo shpejt i përmbys pritshmëritë e tua me një lloj pohimi:

…" si e dalë prej në elefanti me putra mbi piano/ 
apo prej shqepjeve të xhaketës së tim eti… Por një baba pa djem është një mutacion/ 
Emri i tij do qarkulloje nga njëri vesh në tjetri/, përmes një frymë të pastër femërore 
i artikuluar si një ëndërr pa konflikt… dhe nëse ha libra, ti do t'hash vetveten.

Është kjo lidhje e vazhdueshme me të sigurtën, specifiken, përfundimtarja me të padepërtueshmen, metaforikja, e paemërtueshmja që i jep veprës së saj cilësinë tërheqëse e të veçantë. Kjo është poezi e zhveshur nga ashpërsia, dështimi i bindur i Elliot-it, zbritja në formë si një mbrojtje ndaj realitetit si tek Pound-i, festimi i paburrërisë së klasës së mesme të Larkin-it siç ju mund ta imagjinoni. Është vepër që duhet të lexohet nga çdo feminist në botë, Lleshanaku nuk i kushton vëmendje gjinisë së saj, ajo vetë pohon duke thënë se, "Ç'lidhje ka gjinia ime me këtë?" Ky është një feminizëm vërtetë inteligjent, larg prej impozimit depresiv "më shihni jam në sallën e mbledhjeve me djemtë", që përshkon feminizmin në Britani e Amerikë. Lleshanaku ka çdo aftësi që një poet duhet të ketë. Përdorimi nga ana e saj i krahasimit dhe metaforës është po aq i rrjedhshëm dhe të mbetet në kujtesë po aq sa Shekspiri. Ajo është e paimitueshme. Këto 140 faqe këtu përmbajnë pjesën më të madhe të krijimtarisë deri më 2011. Por ajo është në fillim të të dyzetave të saj e ka përpara dekada për të shkruar. Për aq kohë sa ajo do vazhdojë të shkruajë poezi me një origjinalitet befasues të tillë e që të mbetet thellë në lëkurë, ajo nuk do të tejkalohet nga bashkëkohësit e saj. 

*Alan Dent është poet, përkthyes dhe kritik anglez

Milosao

19 Komente

Cilido poet ne jeten e tij profesionale do enderronte nje analize te tille.Luljeta i meriton te gjitha ò'kashkruan e thote autori ,meriton sidomos kaq dashuri,miredashje ,stimen e tij.Elexueshme me nje fryme....Sabukur!!

"Përdorimi nga ana e saj i krahasimit dhe metaforës është po aq i rrjedhshëm dhe të mbetet në kujtesë po aq sa Shekspiri."

Aha, ketu eshte dekonspiruar kritiku , eshte profesionist po me te meta ne sensin e mases. Leshanaku eshte pa dyshim poete sh e mire dhe nuk ka nevoje per panegjirike te tille. 

Respektoj suksesin. I lumte Lleshanakut!

Teprimet ne tekst jane te zakonshme ne boten promovuese anglishtfolese.

Right. Mjafton te lexosh CV-ne e nje djaloshi 19-vjecar qe aplikon per nje vend pune ku do paguhet $10.25 ora per pastrim zyrash. smiley

Per te tjerat edhe mua me pelqen poezia e Luljetes.

une ne industrine e marketingut nxjerr buken e gojes; natyrisht qe kur marketingu te shuhet nje dite, idiotesia qe bota prodhon per njesi te kohes do lehtesohet ne menyre goxha te ndjeshme. ky aleni natyrisht qe ka folur dengla me oke, dhe per kete ai eshte ku e ku me i ndergjegjshem se ne.

por kjo nuk do me thon qe ne tani t'ia fusim kot, meqe s'na pelqe qe Lleshanaku ka pat "nje dajo me ballin e nje xhaje te arratis", sipas formules, e pordhi kali ne dere te hanit. per pislliqet e tyne, xhaja dhe daja them qe do e ken pagu me fair market price plus mbivlere te shtume ne farefis, se komunistat te qerojshin hesapin nga ajo ane. ama, qe Lleshanaku eshte nje sukses, i matshem ky me nje indeks objektiv dhe jo llafe expertesh te peshkut pa uje, kjo eshte nje gje me teper se e dukshme.

Lleshanaku eshte nje shembull qe duhet pat parasysh, plus nje fenomen qe te kallxon shume gjera, per ate qe do me msu nga cfare ndodh atje perjasht.

PS: Poshte fashizmi, kolaboratoret, dhe nonat ku t'i kene gjithe tradhtarve te Shqiperise, diversantet perfshi, qofshin edhe te aferm poetesh te suksesshem nderkombtarisht!

Nuk e mbarova. BULLSHITI topa topa!

Nuk i qenka lejuar studimi dhe nuk i qenka lejuar te shkruaj ne kohen e Hoxhes? Ne cdo rresht permendet diktatura, totalitarianizmi, absurditeti etj shqiptar. Ik ore fak of. Nqs do quajme dike poet duhet patjeter qe te pakten moralisht te jete i pakoruptueshem, nuk mund te jesh ne te njejten kohe qenie politike e mllefosur dhe shtremberuar ne shpirt dhe te jesh dhe poete.

Gjithashtu nuk mund te jesh nje njeri qe leshon nje mal me balte ndaj nje sistemi dhe nje vendi, e ndaj nje shoqerie te tere sepse ashtu te kan gatuar qe ne mengjes qe te rritesh agjent ne sherbim te vendit, dhe te na besh poetin dhe kritikun. Fak of, rilli! Do te na hiqesh si byth e zgjuar zotrote merru me Dritero Agollin qe vetem sa i permend emrin duhet te rrish dhe te shkruash nje faqe, merru me Lasgushin etj ka plot Shqiperia, POET!

Nqs do quajme dike poet

nuk e quani "ju", primo ora. E ka qujt ai boti. Ju mos e quni. Dmth s'keni pse e quani poete. smiley  S'kuptoj shkakun e irritimit.

PS. S'besoj qe ky Aleni a si e qunin do u irritonte per ket gjo, dmth qe pse ju nuk e quni poete.

emigrant flas ne princip.. une s'po pretendoj te jem kritik poezie por ama gomarin e shoh se me ka zene rrugen. Aleni eshte nje plehre e rritur institucioneve mbreterore te mashtrimit dhe per kete gje mua s'ka nevoje te me jap mend kush. Nuk irritohem me vajzen tone qe zoti i shtofte te mirat, dhe shpirtin e krijimtarise, por kur pretendon te perfaqesosh nje bote letrare dhe emocionale mos e bej duke shkelur shume kallo. Poeti mendoj une nuk eshte thjesht nje qaflesh i kompleksuar politikisht, as loder e agjeturave dhe diplomacise apo makari e komplekseve te superioritetit perendimor, as nuk eshte thjeshte nje njeri, por e ka per detyre te jete njeri shembullor. Te pakten keshtu dua une qe te jete edhe ne mos qofte. E kam kete te drejte?

E ke. Por them qe Lleshanakut i duhet njohur suksesi, i cili ne teresine e gjerave them qe peshon nja 85-90%. Se cfare thote neper intervista, eshte anesore.

Une do doja te perkthehesha si Lleshanaku, dhe garantoj qe po te ndodhte kjo gje, nuk do jepja ASNJE interviste me askend.

Nuk di a shprehem qarte. Intervistat jane kashta e nje grazhdi gjithnje e me pa shije, sic jane mediat. Njerezit e shquar ose te njohur, fatkeqesisht nuk bejnedot pa te, though. A s'eshte gjynah? A nuk i thane atij botit qe nqse kerkon NJOHJE (tm njoni) duhet te shkosh te, me nder, Cani? Apo te te intervistoje Muc Nano... apo mos o Zot, edison ypka? Leje, pash Zotin...

vetem se intervista ben parti tek suksesi. per te mos thene se eshte pjese e kontrates. bile nganjehere dhe pjesa me e rendesishme, sepse stacioni TV qe jep intervisten, terheq me shume te pasionuar sesa libraria qe shet librin.

emigrant, ajo qe refuzoj eshte qe te gjith ata qe na paskan talent dhe te gjith ata te seres tone qe per boten perendimore ja vleka te permenden na qenkan cuditerisht ata qe hedhin balte mbi Shqiperine!!! Hello, po as asnjeanesit te pakten jo? Vetem ata qe mbulojne me balte djepin qe i rriti na qenkan bijte me te mire te shtepise? Une per vete e refuzoj.  Shqiperine e shohin akoma si nje vend qe s'ka njerez me mend dhe vetem budallenj me te cilet mund te tallesh trapin dhe kjo gje me revolton e me revolton ende me teper fakti qe nuk po e kuptojne kete gje as ata qe kemi me mend. Tjetri te respekton kur i thyen turinjte. E kuptoj dhe jam i bindur se me kupton pak a shume dhe mirekupton por desha te thosha qe une ketu e kam ate revolten dhe jo tek talenti i zonjes/ushes. Po dashuri s'paskan bere shqiptaret? Po valle s'paskan hedhur shqiptaret? Po tregime nga gjysherin s'ditkan, po kenge ne dasme s'kan kenduar? Po dielli, hena , pylli, mali-fusha deti, liqeni e lumi, po vasheza ne fushe, po zonja ne rruge, po shoqni ne shkolle... 

 

puna eshte thjesht, botes nuk i interesojne te gjitha ato gjera qe ekzistojne edhe tek ajo (pylli, mali, fusha, dashuria, hena, etj) . kerkojne gjerat qe s'ndodhin (diktatura, tmerri, frika, etj). 

e ke se ta ka dhene peshku. 

Emi them se nuk ka rendesi ne se e tha ...dikush  .Ne duhet te respektojme , mendoj , te shkruarat e nje specialisti si ky qe thuhet se eshte *Alan Dent është poet, përkthyes dhe kritik anglez ...

Deri ketu dhe jo mbi veten . Une jam i te njejtit mendim dhe pa kategorikun "ne se i ruhet ose jo DENT " qe kurdohere eshte reciprocitet .  Nuk mund te kete POET Politik . IE mbylli kete kapitullme ose pa sukses shekulli 19 dhe pak me vonese nder NA  e kineze i20 ....smiley ....Mund te kete Poet te preferuar POLITIK per kurvaret e mendimit qofshin edhe kritik , pasi SOT eshte ne Mode nje "se diktatura zotrie " dhe jo me LLAFKA . Me Poste e me Kariere , Me Para e me Emer . Po jo Letersi !

Lleshanakun me aq sa e kemi lexuar KETU, del se ka DAMAR ne madem ...Po e ekespozove ne kete menyre pa reagimin e saj ajo do Oksidohet shpejt . Dhe ka ca "pordhe politike " te vargezuara te vecanta qe me te vertete te qelbin ere . Ose teknikisht mund te trajtohen si Totalitarizem i THELLE , Xhelozi dhe Etje per te qene vete protogoniste sic e shpjegon dhe vet ky Gjetsi Kritik , nen thenien se "asaj i pelqen te thote PEFUNDIMIN , pastaj te analizoje "

Le ta shijojme pa keta Bythet e zgjuara Politike ...... qofshin dhe Angleze ! Le ta desherojme te eci ...te eci si Luljeta Poete me gen dhe damar Shqiptar te lindur rritur e edukuar Realisht para shperthimit ne kohen e "se diktatura zotrie " ..por Shqiptare  Le ta dije dhe anglezi kete ! Me shkolle eshte dhe Aldo Bumçi i Onufrit , biles dhe Tufa , si pjese perberese e Kultures se bamsi Bumsit kur del ne shtyp vë një vandak me tituj prapa smiley

Flm

Për ironi, diktatura e ka lehtësuar origjinalitetin e saj.

vetem ironi kjo nuk mund te quhet. te rrethon me mure diktatura, pra ta lehteson ngritjen per ti kaluar keta muret. 

ndersa ne demokraci, muret te behen te padukshem e ti humb kohe t'i shquash. kur fillon dhe i sheh, je plakur nderkaq e ke shkuar per lesh.

smiley PS: Poshte fashizmi, kolaboratoret, dhe nonat ku t'i kene gjithe tradhtarve te Shqiperise, diversantet perfshi, qofshin edhe te aferm poetesh te suksesshem nderkombtarisht! smiley

Qeke mire sot ! Ja fillojme ti vargezojme te dy , me qe admin e nderuar na kane heqe 'te shtunen e Bejtexhijve " ...si thu ? Qeka dhe Pf i lire me duket dhe eshte i shqum ne HAIKU !....

O fashist -kolabrocianist /ma ke bere shtepine pis /tu prisht muri i avllise ....

Luljeta Lleshanaku padyshim eshte shume me teper nga sa shkruhet ne kritiken me siper.

Dhe i urojme suksese me gjithe zemer.

Qe te kuptohet sa cilesore eshte poezia e saj, lexoni dhjetra e dhjetra libra qe shkruajne poet qe 'skane asnje lidhje me poezine, por jane si udhetare te rastesishem ne nje stacion treni dhe qe ua prish mendjen shpejtesia e trenit qe iken. Kujtojne se jana ata makinistet e atij treni. 

e nuk i gezohen ketij fakti (te genjeshtert) por qe po udhetojne pa bilete, si makiniste

ne nje tren shume te shpejt- dhe pastaj, zbresin en stacionin  fundor te fshatit si poete...

Suksese Lleshanakut...qe po ecen me talentin e saj.

 

 

shume me teper se Shekspiri dmth?

 

Te futet ne tekstin e Letersise se Matures ! Po jo tek Poetet qe SHPREHIN dicka dhe kane nje shpjegim ne Rregullat e Variacionet e te shkruares qe deri sot ka shkolluar mijona e miljona Njerez ane e mbane Botes me ate qe thirret POEZI !

Por mendoj , ne nje Kapitull te RI me Poete te RIJ shqiptare ane e mbane Globit , me nentekst ... Ata qe vargezojne bukur ...Gjithshka ....pa e kuptuar perse dhe pa ja dite perse . Le te me lexoje kush te me pelqeje ........dhe jemi ne rrjegull pa kete kritikun anglez , dhe pa na u dash Fare ky kritiku anglez  , boll si simpathises i huaj i nje Poeti Shqiptar ! Dmth si info se ..... Fridomiu eshte Mirakull !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).