“Papà Dok” ajit të kandilit të ekonomisë së vendit, po i vjen fundi bashkë me atë të karrierës politike të 69-vjeçarit Berisha. Jemi 8 miliardë euro borxh dhe kemi një grusht pasurie publike e cila nuk mbulon as një të dhjetën e gropës së hapur.

Plaku-kryeministër, është pa strategji rrugëdaljeje. Privatizimi i hidrocentraleve e tregon. Bashkë me arkën bosh që nuk është në gjendje të paguajë as rrogat e muajit, janë simptoma që edhe një llogaritar i mesëm e kupton dhe të thotë se jemi në kolaps. Për herë të dytë i lë shqiptarët ashtu siç di vetëm ai: trokë. 

Viti që shkoi dhe ky që ecën, janë dëshmitarë si po bëhet dyst pasuria e krijuar nga dy breza dhe si po krimben në borxhe ata që po vijnë. Kushdo që mundohet t’i japë kurajë vetes, thotë se ky vend ka parë edhe më keq. Është e vërtetë. Ka qenë shumë keq pas shpalljes së Pavarësisë, mbarimit të Luftës së Dytë dhe kur komunizmi ra. Por si po e lë ish-mjeku 69-vjeçar, ndryshon katërcipërisht. Po e lë shpresëvrarë. Pa institucione, të ndarë në krahina, dialekte, fe, dhe me psikologjinë e njeriut të rrugës që vendos standardet e sjelljes. Njeriu që na qeveris, është në vitin e njëzetetretë të sundimit, në përpjekjet për rizgjedhje për herë të pestë. Është e papërputhshme me standardet e dialektikës dhe mjekësisë, që dikush të mund të rimëkëmbë një komb pasi e ka çuar në gropë. Por ai e kërkon prapë pushtetin. Megjithëse, nëse do kërkohej një fjalë për të karakterizuar qeverisjen e tij, më e përshtatshmja është: vulgariteti. Mjafton të shikosh zarat e tij në administratë. Ligjërimet nëndialektore të nëpunësve publikë sa herë dalin para kamerave, pasqyrojnë nivelin e kujt na administron neve dhe pasurinë publike. Kush mban shpresën tek iniciativa private, duhet ta harrojë. Grupet ekonomike shqiptare, nuk janë produkt i fitores së më të mirit në konkurrencën e ndershme të tregut, por e klientelizmit politik.
 
Shikoni se kush i fiton tenderat e buxhetit të shtetit, për ta kuptuar. Ish-shoferë, muratorë apo teknologë ushqimorë, të pompuar nga politika janë shtresa jonë sipërmarrëse. Ndërkohë, krimi i organizuar ka festë. Në raportet vjetore të shërbimeve sekrete perëndimore vëren se vendet fqinje, kapin dhe sekuestrojnë sasi narkotikësh. Ndërsa ne jemi njollë e bardhë. Ndonjë kile e ndonjë fakiri të shitur nga bosët sa për statistika apo mushkat me origjinë Lazaratin që kapen në kufi, janë gjithë-gjithë lufta kundër drogës. Jo se nuk jemi rrugë tranzit, por është arritur pakti mes shtetit dhe mafias. Bandat e dikurshme të 1997-2005-ës, janë zëvendësuar nga kartelet e përbashkëta shtet-mafia. Shteti shqiptar, është një korporatë midis kryeministrit Berisha, monopoleve ekonomike klienteliste dhe krimit të organizuar. E dinë perëndimorët, por e lejojnë të sundojë, pasi më mirë një treg i kontrolluar, qoftë edhe nga mafiozët, se një kaos bandash.
 
Po për zhvillimet demokratike në vend? Kësmet! Po u kujtuan shqiptarët ta bëjnë vetë, mirë. Në të kundërt, hëngshin njëri-tjetrin.Ajo që duhet ta bëjë kthesën është opozita shqiptare, e cila do ta gjejë vendin drangull dhe i duhet të ketë gati një program të plotë dhe të detajuar rimëkëmbjeje ekonomike. Por mbi të gjitha i duhet një program shëndoshjeje morale. I duhet një projekt të krijojë qytetarin, jo vetëm si koncept i banorit urban, por si princip civil. I duhet t’i mësojë shqiptarët të jetojnë në liri dhe të kërkojnë të drejtat e tyre. Është një mision i cili do ndërmerret për herë të parë në historinë tonë, pasi kush na ka sunduar deri më tani, në vend të qytetarisë dhe lirisë, na ka ofruar sundimin duke shfrytëzuar veset dhe defektet tona karakteriale. Plagët e shpirtit janë më të vështirat për t’u kuruar dhe njeriu që po ikën, e lë shoqërinë shqiptare më të gjakosur se kurrë. Dhe, që t’ua bëjë sa më zi bashkëkombësve, përpiqet të vrasë edhe shpresën.
 
Historia mëson sesi një vend mund të çohet në falimentim. Nuk të shpëton as ngjyra e lëkurës, as gjeografia. Haiti, fitoi lirinë në Amerikën Latine, menjëherë pas SHBA. Ka dyqind vjet pavarësi. Ka provuar administrim klanor, autokrat, mbretëror, diktatorial dhe anasjelltas. Në fund, një mjek e zhveshi dhe e zhvati, e ia la në dorë djalit të tij. I biri i Dyvaljesë, i quajtur “Bebi Dok”, në kujtim të babait që quhej “Papa Dok” (babai doktor), pasi moli çfarë kishte lënë i ati, iku në perëndim. E katandisi perlën e Karaibeve, në një nga vendet më të mjeruara të globit. Jo vetëm që e varfëroi materialisht, por mbi të gjitha shkatërroi stofin moral të shoqërisë dhe opozitën; shkatërroi vendin dhe institucionet që pastaj të qeverisej nga famëkëqijtë “Ton-Ton Makutë”, e pëgëra e shoqërisë në shërbim të pushtetit; vrau shpresën se dikush mund ta bëjë më mirë, se ka gjithmonë një alternativë tjetër. Ngjajmë. Nuk përputhemi vetëm për rastësi dhe fat. Por kjo nuk mund të zgjasë pafundësisht, nëse nuk do ketë një reformë të sistemit, i cili fillon me largimin e Berishës nga pushteti dhe arkivimin e tij si modeli i fundit i shembujve që nuk duhen ndjekur. Si njeriu që diti të nxirrte në pah anën më të zezë të shqiptarëve, që përdhosi gjithçka dhe ktheu përmbys çdo vlerë dhe standard. Si individi që përfaqëson vetëm interesat private dhe rrezikun vrasës për interesat e lirisë e demokracisë. 

62 Komente

Gjendja qe pershkruhet ne kete artikull eshte mjaft negative. Uroj qe ne realitet te mos jete keshtu apo akoma me keq se kaq sepse ndryshe do te ishte katastrofike.

olso, perdor proxy ti qe del me flamur shqiptar?

Une Shqiperine ne krize e kam lene e ne krize e kam gjetur swed. Ndersa sektori ne te cilin punoj eshte ne krize ne te gjithe boten keshtu qe nuk mund t'i referohem atij.

te pyeta se mendova se nuk ishe ne Shqiperi qe e vije ne dyshim faktin qe ne fakt eshte me keq se kaq smiley

Haiti kishte Nje elite intelektuale frankofone dhe Nje Doktor te cmendur President.

Ky artikull duhet t`prek sa do pak shqisat e shqiptareve por ato jane aq te trasha sa zor se u bejne pershtypje se ne cgjendje reale ndodhen ata nen sundimin e Berishes. Ky Dritan Hila i ka vene pikat mbi `i`mirpo kujt ja thote..!

8 miliard euro borxh, pu,pu c`grope e zeze per brezat qe do te vijne..! Perpara kesaj Enveri do te ishte lule! 

 pra me nje fjale te borxhi publik e paske hallin ,e berisha nuk po ezgjidh dot ,nuk po e zgjidh dot as Obama ,as  Japonia e as Merkel.E nuk e di sinqerisht se a eshte nje problem per t'u zgjidhur planetar apo eshte nje menyre ekzistence...

Mos lexo vetem 3 rjeshtat e fillimit. Organizohu dhe perqendrohu me mire. Pastaj po te thellohesh do kuptosh qe borxhi publik eshte theksuar ne raport me pasurine publike.

problemi me borxhin publik eshte se, mesatarisht, cdo vit jane marre borxh 700 milione dollare. nga 3.4 miliarde qe ishte ne korrik 2005 ka shkuar ne 8,5 me vitin 2013. kjo ndodh ne nje kohe kur ekonomia thuhet se eshte ne rritje. vetem per te paguar kamatat ndahen 500 e ca milione ne vit (kete vit kap 600 milione). Obama shtyp dollare dhe prodhon 12% te prodhimit industrial te botes, Merkel dhe japonezet e kane borxhin e brendshem, dmth ndaj qytetareve te tyre. ne shtypim leke, po nuk e kemi nje industri a menyre qe ta paguajme kete borxh qe eshte marre. 

 

po c`krahason ti berishen me Obamen Merkelin!!

ku amerika gjermania dhe ku shqiperia !

Ne fakt Shqiperia eshte bere vend pellumbash (amerike) per berishen &co. 

..e ndersa ne amerike, gjerman, njerzit ect.. vijne atje, se aty jetohet me mire, ka shtet, ..ne shqiperi njerzit ikin per "jete me te mire" sepse ai vend nuk behet, mungon shteti per te gjithe e kupton ti diferencen?

Si njeriu që diti të nxirrte në pah anën më të zezë të shqiptarëve, që përdhosi gjithçka dhe ktheu përmbys çdo vlerë dhe standard. Si individi që përfaqëson vetëm interesat private dhe rrezikun vrasës për interesat e lirisë e demokracise.

 

Ju shofte fara-thote populli per kesisoj speciesh. Por une kam frike se i tere populli eshte kthyer ne keshtu lloj farash. 

I shajme i shajme neper komente por vete nuk bejme asgje per te ndryshuar me vote.. dhe proven e dhame ne 2011... alternativa (e majta) 120.000 vota minus..

Ah po, ky robi qe shpalli hero te birin e G. Rucit, sepse persekutohej nga regjimi per shkak te te atit. Cudi si paska shkruar kete tip artikullli.

se kush asht ky robi na e kallxove,po se ca shkrun ky robi ke naj mejtim?

Jo mer zotni, nuk tregova gje kush eshte ky robi, tregova se cfare shkruan ky robi. Se kush eshte ky robi, nuk ka perse te perbeje interes per njeri.

po mor po,besa po...dhe vazhdon ajo kanga.smiley

Ka nje problem me gazetaret apo analistet apo columinstet (you name it) shqiptare. Nuk arrijne te bejne nje artikull informativ me shifra, raste konkrete dhe studime serioze mbi ate qe po con ose ka cuar Shqiperine ne gremine. 

Nuk besoj se kerkon ndonje aftesi te vecante te thuash plaku-km, saliu, hajduti etj. Apo te thuash qe sistemi demokratik nuk funksionon, qe pasurite e shqiptareve po shiten per nje cope buke. Kushdo, thjesht duke lexuar paksa gazetat shqiptare apo duket jetuar aty mund te arrije ne kete konkluzion. Me interes per mua psh. do ishte te dija si krahasohet borxhi i Shqiperise me ate te vendeve te tjera.  Cilat jane pasurite e shitura dhe qe po shiten, dhe me cfare cmimi ne krahasim me vleren e tyre ne treg. Kush po i blen keto pasuri dhe c'lidhje kane personat me pushtetin. 

Nuk e kam ne vecanti me autorin e ketij artikulli, por shikoj se ne Shqiperi ka pak studime dhe shume llafe, gje qe i ben artikujt kaq boring e te ngjashem. Jane pak ata gazetare qe arrijne te sjellin dicka te re dhe qe te bejne te reflektosh. Ka shume mjegull ne informacion dhe ne elaborimin e tyre, gje qe i ben mire vetem plakut-km.

 

Mediat opozitare per fat te keq punojne me parimin e gebelsit ,shpif ,shpif se diçka do mbetet.borxhet publike ne ekonomite e vendeve jane fiziologjike,normale.Ketu thuhet obobobo borxh kaq e aq ,gremine..Shifni familjet tuaja si jetonin pèara nje ,dy ,pese e njezet vjetesh.Ai eshte matesi me i sakte....

nepërkë antikomuniste

demokristian i riçikluar!!!

Cobra andreotiane smiley

Nonsense. Gebelsi ishte ne pushtet Kurse opozitaret si ne mbaruan ne kampe perqendrimi. Ceshtja eshte kush do perdori CIANUR diten e qametit dhe si do e paraqise media opozitare.

+1

dj cherry, ato qe thu ti nuk i di as cia, jo ti dine jurnalistet shqiptare. sikur te nxjerre ndonjeri ndonje dokument, e çimentojne, e nuk e gjen me as nena e tij.

(pozita, opozita, shtypi) te gjithe pra llapin. se paguhen. 

perveç neve emigranteve qe bejme jete muti ketej (nuk integrohesh dot po s'bere te pakten filloren ketej, dmth mos dish shqip ne fakt) e bejme sikur diskutojme hallet e shqiptareve se ne fakt diskutojme tonat. 

 

po pra Ad Hominem majtas djathtas sa eshte e veshtire ti marresh seriozisht dhe ato argumentet pa suport qe perdor

He, se me mire do behet!

mbase jo.. mund te vije dita qe copa e mishit te kandidoje per kete e ate, e mandej ate tjetren.

PF,edhe ty si minister te komunikacionit te shoh goxha....ose integrimit....

E ke degjuar ndonjehere ministren e integrimit? Nuk besoj qe PF te ulet ne ate nivel.

C'ne qe mi sheh rrotat ti, per minister komunikacioni? smiley

Zana, une e kam pas shansin tim per t'u fut ne politike nga dera e madhe ne 1990 dhe prape ne 1998, po nuk me ka terhequr kurre. Jam i prere per te tjera gjera.

PF,jam e bindun qe eshte keshtu...qe gjithe sa themi mbi teme jane me ba nji dore muhabet.Me siguri zgjedhjet ne i kena ba,ne te mire e ne te keqe .Si thone frengjt e ppu le jeux sont fait.me vjen keq per mjerimin e atyne qe dojne me ba CV politik me pjesmarrje te ppu...hahha

Minister i bricolage-it dhe i "beje mire, beje vete". smiley

hahahah Ju kapi frika me duket......Shqiperia eshte vendi i oportuniteteve ...Mjaftojne llogjet ne PPU,e je kandidat/e per çfaredo...hahahaha.Tesh e mbrapa ta po ja ve ma shume veshin se ça thuhet....

me vjen keq per mjerimin e atyne qe dojne me ba CV politik me pjesmarrje te ppu...

Kur te do suma ty i bie ne koke , nuk i qeth leshte smiley

Mjaftojne llogjet ne PPU,e je kandidat/e per çfaredo...

Si e nxorre kete perfundimin?

Mua me duket i ekzagjeruar pershkrimi i puneve e paralelizmi me doktoret e Haitit. Ky eshte nje vend me shume burime e me mundesi zhvillimi te mira, disa gjera jane bere shume ngelin per tu bere. Jam me besim se gjerat pas zgjedhjeve do ndryshojne per mire, jo tak-fak sic do te donim te gjihte por hap pas hapi dhe me mundime. 

Ne jemi shoqeri e vrare ne shume aspekte komunistare, te vlerave morale, nuk kemi nje orientim te qarte ekonomik strategjik, por nje qeveri me pak bonsens kombinuar me ambicien e shqiptareve per ta pare veten me me mire mundet ti jape nje hov shume te madh vendit.

 

Dikush mund te mbaje qendrim kritik per kamunistet .Une e vleresoj per vete sidomos nisativen " Ti qepemi Fush Arresit , ta bejme ate pjellor si dhe Fushat "

Shqiptarit ne teresi SOT i mungon qartesia .Eshte popull shume i mire ,por mendimin e tij e perfaqesojne Anadollake qe jane Krye Dembele jo vetem ne te menduar . Shkakun me te lehte e gjejne tek e shkuara duke qene te paqarte e te verber per te ardhmen .Kjo eshte Kategoria Kryesore e INJORANCES se perfaqesuar .Ky mentalitet eshte thelbi i Mashtrimit dhe Motua e Mashtruseve ,Hipokriteve dhe Banditeve Hajdute , eshte  ai qe e ka frenuar Shqiptarin te ECI perpara dhe ta dominojne inteliDjente Lagjesh .

Artikull i nivelit te Larte , nga me te shtrydhurit dhe Bindes per ate qe perfaqeson Drejtimi mememdhembjes SOT dhe gjendja e Popullit pa Shprese e pa Horizont . Dhe me e Habitshmja eshte se Njeriu qe ka KRIJUAR Ushqyer dhe Mba Gjalle kete Gjendje te nje vendi duke e kthyer ate ne "Cadavere " ka perpseri Paturpesine te kete si Slogan " Perpara " ...Ku ???? ..... pervecse ne Theqafje !

Nese shteti shqiptar ndodhet ne fazen e dekompensimit, atehere qeveritaret e ardhshem duhet te kene ndershmeri/cilesi profetesh qe te sherojne insuficiencen kardiake te Shqiperise, ndryshe, nje mjekim thjesht simptomatik do t'i sjelle vec lehtesim te perkohshem frymemarrjes se veshtiresuar shqiptare.

Ne terapite e fenomeve kompleks siç eshte ins.cardiaca edhe nje lehtesim i perkohshem nuk eshte keq.Krijon kushte per nderhyrje qe zgjidhin perfundimisht problemin .....Ne kete perfundimisht nuk jam e sigurte...

"Perpara" eshte vetem slogani por Papà Doku yne ne gjithcka shikon dhe shkon mbrapa.Fitore peblishitare si e 92, te shembim Bllokun, kurimi kapsllekut ideor dhe identifikimi me ndryshimin e viteve 90, gjuha perhere  e me e ashper ndaj opozites qe te kujton Enverin qe demaskonte pucistet ne kulmin e paranojes se tij. (ti hedhim ne Lane funderrinat -thote).

Eshte kaq i depresuar ne andropauzen e tij politike sa kuron panikun me kujtime dhe endrra per nje 92 te ri. 

Metamorfoza  ka arritur ne piken me te larte te marrezise se madheshtise, kur vete identifikohet me sistemin dhe ndryshimin.Para ca ditesh , te degjoje sokellimat e militanteve Preparaaaa, Perparaaaaa, tamam nje britme barbaresh. Perpara eshte britma e bishes per  "Per Parà dhe Paranoja per Pushtet ne apogjeun e saj. 

Autori shkrimit e shikon Regjimin ashtu sic eshte ne thelb, " një korporatë midis kryeministrit Berisha, monopoleve ekonomike klienteliste dhe krimit të organizuar" Nuk ka sinteze me te mire .Vetem te verberit  qe nuk shikojne pertej fasadave demokratike dhe anetaret e gubernes  mund te mos jene dakort me kete sinteze.

Kaq i prekshem eshte zgripi ku po shkon ekonomia dhe sistemi, sa qe edhe vete demokratet (ata poshte te popullit) perhere e me shume po binden se rotacioni eshte i pashmangshem dhe i domosdoshem.E vetmja pyetje qe ngrihet edhe prej tyre eshte: do ti beje vertet keto qe premton Edi Rama dhe si do ja dali? Eshte nje skepticizem i natyrshem kur e mendon se ne cfare derexheje kane degraduar gjerat.

 

Arsyeja pse njerez si puna ime kane kaq skepticizem ne lidhje me Ramen nuk eshte sepse vendi eshte katandisur kaq keq sa qe nuk rregullohet, por sepse Rama qe ne opozite tregon shenjat e Berishes ne pozite. Pra ato qe ti quan "lidhje ekonomike klienteliste."

Pyet veten dhe dicka tjeter, ne nje kohe qe kandidatet zgjidhen nga lista te fshehta, cili kandidat ka me shume vlere per partine? Ai qe ka lidhje me qarkun, apo ai qe mund ta financoj partine? Dhe ne rast se pergjigja eshte e dyta, a nuk krijon dicka e tille lidhje automatike klienteliste...

Pjese e filozofise politike te Shqiperise eshte edhe ajo qe thote se hunderrat e Berishes duhen pritur me grushta me gunga te forta. Sado qe flitet per Tom D. pershembull, duhet vene re se emri i tij nuk eshte i pari ne liste, por... smiley 

Ke te drejte, cfare gabimi qe kam bere, T. Doshi nuk eshte i pari ne Shkoder, eshte i dyti. smiley

Artikullshkruesit ja ka plotesuar pjeserisht artikullin ambasada amerikane me komunikaten me rastin e dyvjetorit te 21 Janarit. I ben thirrje drejtesise te japi drejtesi per viktimat e pafajshme. 

Ka dhe nje te vertete qe eshte per te ardhur keq qe tregon se ku e ka katandis kete vend saliu; njerez pa lidhje me ps-ne ose te majten, pa asnje pike besimi te rama thone "mut do beje dhe ai, po aman vetem te na hiqet qafe ky". Pra nuk votojne per alternative me te mire, votojne per te hequr qafe qelbesiren. Pas 22 vjetesh demokraci smiley

http://www.shqiptarja.com/home/1/21-jana...

Mund ti shtosh asaj pjeses se dyte, por perse ta rendosh me te verteta te tjera tip: njerzit brenda opozites nuk duan te bejne debat pasi nuk duan ti japin municion skixofrenit etj etj.

Une dua te di se cili nga peshqit do dale per homazh me 21 Janar. Mbase duhet teme me vete...

Do dal une

Se ckam nje parandjenje se nese i humbet zgjedhjet do barrikadohet ne kryeministri dhe nuk do te dale prej andej. 

kollaj ashtu... ah sikur do thosha bile...

Me duket se nje gje e tille pat ndodhur ne nje vend Afrikan para disa muajsh. Vajti ushtria dhe e nxori presidentin per zhelesh perjashta. 

Laurent Gbagbo, une flisja shume per ate pas zgjedhjeve te 2009. Problemet e tija filluan nga 2010. Mua me kujtonte me shume Ramen sesa Berishen. Berisha me kujtonte Ben Aliun.

kjo levozhge antishqiptare  duhet te zhduket .

kokcepizmi qe e mban gjalle njeriun me negativ te historise shqiptare ,kesaj radhe nuk do te jete i mjaftueshem.

keto zgjedhje duhet ti fitonte akz-ja (me gjithe kritikat e mundshme ne drejtim te saj), nese niveli i tredhjes nuk do te kishte vajtur 70%.

zoti hila te pakten nuk duket mall ''integrimi'' si analistet kembelepires te partive te medha.  shenje e mire kjo.

Kur nuk dha dot drejtesi Ina Rama, vari teneqene. Llalla ka fuqi vetem te lidhe ushkurin dhe kaq.

lol ka filluar fushata elektorale. Une them, qe duhet nderruar strategjia se heret e fundit, aha dobet. Kam pershtypjen se ju sjell ters. Provoni e beni tifozllek per Berishen se ndoshta realizohet e kunderta si gjithmone smiley

 

. E dinë perëndimorët, por e lejojnë të sundojë, ,,,

jo. perendimoret jan orkestruesit e kasj anarshie ne atdhe. kaq

Për herë të dytë i lë shqiptarët ashtu siç di vetëm ai: trokë.

Heren e pare turp per te.Heren e dyte turp per ne se vete ia varem perseri ujkut  melcite ne qafe .Tani le te rrime e te mendojme sa miliona  ore pune qe konvertohen ne qindra vite jete te dhjetera mije shqiptareve do te duhen per te paguar 8 miliarde euro borxh per te cilat kemi shume pak per te treguar.

Si thote fishta:

...E pat than nje plak pa dhambe

kush s'ka koke ka kambe..

nuk i kemi paguar  asnjehere borxhet. kines i kemi akoma te tilla nga koha enverit, po ashtu si dhe rusise (BRSS atehershme). as keto nuk kemi per t'i paguar ndonjehere.

e shumta do te vine te na pushtojne, siç na kane pushtuar gjithnje. jemi mesuar.

Ato ishin ndihma.Nga gjithe ato miliarde ndihma Kines i detyrohemi si kredi  $200 milione e rusise $35 milione.

Bravo Hila! 

 

Do e rregulloj rama e ps-ja ate vend,vetem te paanshmit qe nuk i ze gjumi nga meraku,se ne dore te kujt do perfundoj ai vend te gjejne rehat mor aman,se mezi I kemi,na mbyten militantet anti Sali..!! E do e filloj pikerisht me keta qe sundojne sot..nje pjese e mire e borxhit ndodhet ne xhepat e tyre..dhe ky eshte i gjithe problemi i Saliut!

Nuk e di se nga e gjeti Hila termin "Haiti, perla e Karaibeve".

Opinioniste si Hila jane krejte pa vlere per nje opozite. Dine vetem te shkruajne artikuj "krahasues" mes Berishes dhe  Putinit/ Lukashenkos/ Papa Dokut/ Gadafit/ Mugabe/ Asadit/ etj.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).