Neringa Abrutzte, Lituania

Pra, nëmuri i këpucëve të mia dyzet,

i të tuave dyzet e katër
i vesh me këmbët e tua të mëdha:-do më mbash

të mos shqyem..!

Por një këmbë më rrëshqet
në anën tjetër të dhomës,

kapem fort tek fyti yt,
këmbën tjetër ma tërheq ti me lezet.

 

A më dëgjon gjë vallë?
"rrëzohem, rrëshqas”
Do më dalin këpucët që lozin në këmbët e mia.
Por ndërhyjnë midis këmbëve të mia këmbët e tua...

Këtë unë nuk e praktikoj..!

Natën, kur nuk di çfarë bën,
si erërat që i fryjnë sheqerit
tek kafeneja e bardhëllëme,  
vjen një fllad nga bregdeti,

por ne gjerbëm të heshtur,

pastaj çohemi.

Diku vemi,  po ku?
Shiko, qielli tutje qytetit
më fryn në vesh.

Unë shfryj,nuk gjej fjalë të të prek...

Kjo po bëhet e zakonshme

(si ajo letra për veten time...)

Le të thahen krejt dhe lulet.
(Erdhi një shoqe e tha;

Οh, ç’haur qenka këtu brenda,

më kujton ato varrezat

që të afërmit i vizitojnë një herë në vit)

Le të thahen.

Dy trëndafila bukuroshë u thanë të varur, si zogjtë prej kashte me sqep të kalbur.
(I errët mu duk Berlini,
dhe vetëm kështu e kujtoj
ndoshta sepse netëve

më çove të më tregosh
të dashurën e vjetër që ende preferon)

Aty u ndjeva e huaj dhe e kotë,
(I bukur emri i të dashurës tënde, Britnei, )
Këto lule janë krejt të këmbyera,

vyshken deri në fund...

Sot isha në dekorimin  

E një profesori të mirë e të vjetër,
në Vilinoi,

Ndjeva hipokrizi të tmerrshme,

(dhe ndofta ndaj nuk të shkrova
as për lulet e pavaditura që thahen deri në fund.
 

E zakonshme,

e zakonshme...
përhapet aroma
e fjalës "të dashuroj" prej disa të dashuruarve

që se ç’duan të thonë me këtë..?

6 Komente

Autoria  Neringa Abrutzte.   Lituania

Po pra, se thashe mos ishte LGBTQI. smiley se duket qe eshte poezi femre.

Shume e bukur poezia dhe perkthimi me pelqeu

Ruajna Zot nga Britni-t e jeteve tona....smileyte duket Berlini i erret ,parisi medioker,Roma e pangjyre....Meshkuj...kini elegancen e na flitni per tuajat ne vende anonime qe te mos na neveritni bukurite....

Sa e bukur kjo poeziii, sa e natyrshme dhe frymezuese!

Encore, encore, encore......

sa e bukur! bravo te dy.

Poezia eshte kjo dhe deri ketu, e plote, e perkryer, e vetemjaftueshme si nje femer e bukur qe nuk ka nevoje per xhingla mingla shtese.

 

Pra, nëmuri i këpucëve të mia dyzet,

i të tuave dyzet e katër
i vesh me këmbët e tua të mëdha:-do më mbash

të mos shqyem..!

Por një këmbë më rrëshqet
në anën tjetër të dhomës,

kapem fort tek fyti yt,
këmbën tjetër ma tërheq ti me lezet.

 

A më dëgjon gjë vallë?
"rrëzohem, rrëshqas”
Do më dalin këpucët që lozin në këmbët e mia.
Por ndërhyjnë midis këmbëve të mia këmbët e tua...

Këtë unë nuk e praktikoj..!

Natën, kur nuk di çfarë bën,
si erërat që i fryjnë sheqerit
tek kafeneja e bardhëllëme,  
vjen një fllad nga bregdeti,

por ne gjerbëm të heshtur,

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).