Gjatë gjithë vitit rusët festuan dyqind vjetorin e fitores së armatës perandorake mbi ushtrinë më të madhe të kohës, të udhëhequr nga Napoleon Bonaparti. Por një autor rus mendon ndryshe nga ata që festojnë. Sipas tij, viti 1812, kur ndodhi beteja e Borodinos, ishte një moment historik unikal për Rusinë e kohës. Në atë çast, ky vend humbi mundësinë që t’i bashkohej civilizimit europian.

Mund të ngrihet edhe sot një hamendje e madhe, rreth shkaqeve që e shtynë Napoleon Bonapartin që t’i lëshohej Rusisë cariste dyqind vjet më parë. Historiani francez Thierry Lentz ka rreshtuar disa arsye, në lidhje me këtë temë. Ai ka publikuar, vëllim pas vëllimi, korrespondencën e Perandorit (41 letra të njohura dhe të sistemuara deri tani), e cila përmblidhet në 14 libra voluminozë.

Pas 11 vjet mbretërimi, Bonaparti pushoi së qeni një “njeri i rastit”. Ai kishte arritur të themelonte një dinasti të tijën, duke iu bashkuar një familjeje të madhe mbretërore, asaj të Habsburgëve. Mari-Luiza i kishte dhënë atij një pasardhës dhe ai kishte për xhaxha (për shkak të aleancave) “të pafatin” Luigj të 16-të, të cilit ju pre koka në gijotinë nga Revolucioni francez (që ishte gjithashtu i shoqi i Mari-Antuanetës, edhe ajo e ekzekutuar në të njëjtën mënyrë). 

Me fjalë të tjera, Bonaparti i kishte dhënë fund kapitullit njëzetvjeçar të Revolucionit, me të cilin francezët ishin ngopur tashmë. Në vijim, duke e zgjeruar Francën në kufinj që s’i kishte pasur kurrë më parë, Bonaparti kishte vendosur gjithashtu paqen në Europë dhe kishte nisur të ndërtonte konturet e një bashkimi që do t’i ngjante pak a shumë projektit të sotëm të Bashkimit Europian aktual – me një konfederatë shtetesh (në rajonet e Rinit, Zvicrës, plus një konfederatë pansllave). Kudo ai kishte vendosur ligje të bazuara në Kodin e tij të famshëm Civil, kishte ngritur sistemin e unifikuar të peshave dhe masave dhe po ndërtonte një sistem të madh komunikacioni. Ai mundi t’i afrohet shumë fitores mbi Anglinë, duke e futur këtë të fundit në një bllokadë totale, me çmimin e bukës që rritej papushim dhe me kryengritjet e shpeshta të brendshme (në vitet 1811-1812).

 

Fshatarësia, armikja e Napoleonit

Pikërisht në këtë moment, u shfaqën edhe problemet e para në kufinjtë e perandorisë. Në jug me Spanjën, në lindje me Rusinë, ku konceptet e reja napoleonike dukeshin sikur kishin zbritur nga Hëna. Këto vende nuk bënin pjesë në projektin modern, por bllokada ndaj Anglisë nuk mund të funksiononte pa to. Perandori s’mund të priste. Në Spanjë ai vendosi të zëvendësojë mbretin vendas, me të vëllain Jozefin, në 1808 dhe e gjeti veten në mes të një rebelimi total. Kurse në Rusi ndodhet diçka kurioze: armiqtë e tij më të mëdhenj u bënë fshatarët analfabetë, të cilëve ai u solli shkollat, arsimimin dhe Kodin Civil. Megjithatë ata e shihnin atë rregullisht si një pushtues dhe si Antikrishtin. 

Para fushatës së Rusisë, Napoleoni e kishte mundur dy herë rresht ushtrinë ruse. Kishte ndodhur në Austerlitz, ku austriakët dhe aleatët rusë ishin mundur nga Bonaparti dhe në Eylau, në vitin 1807. Gjenerali rus Barclay de Tolly nuk parashikonte më ndonjë marshim tjetër përmes Europës. Ai besonte shumë tek hapësirat e pamata të Rusisë, duke u përpjekur ta tërhiqte armikun në thellësitë e një vendi që Napoleoni nuk e njihte dhe duke u munduar t’i evitonte betejat frontale. Ky plan nuk ishte në fakt tërësisht “rus”, ai përfaqësonte esencën e taktikës ushtarake të të gjithë ushtarakëve të mundur nga Bonaparti gjatë dekadës paraardhëse, të cilët kishin mësuar se ishin mundur pasi i kishin zhvilluar luftrat në vendin dhe në formatin që kishte imponuar Napoleoni. 

Gjatë fushatës së vitit 1812, armata ruse ndoqi këtë taktikë, me ndihmën e një popullsie që e përkrahte me shumë dëshirë. Është e mundur që, siç vlerëesonin burimet franceze, Borodino të ketë qenë më shumë një humbje për vetë ushtrinë ruse, e cila braktisi fushën e betejës dhe që në fund humbi më shumë ushtarë se ushtria franceze. Por Armata e Madhe (ushtria e Napoleonit), ishte tkurrur shumë derisa mbërriti në Borodino. Ajo qe shkrirë gjatë rrugës, duke humbur qindra mijë njerëz, çka qe fatale për fatin e saj. E gjitha kjo pasi Bonaparti kishte një projekt tjetër në kokë. 

Në fakt, gjatë dimrit të vitit 1812, gjenerali polak Sokolnitksi i dorëzoi Napoelonit një raport, një projekt të vërtetë politik, i cili përfshinte plani e pushtimit të Rusisë. E vështirë të kuptohet se cili qe efekti i këtij teksti tek Perandori. Ndoshta konjuktura e momentit ishte e përshtatshme për sulmin. Napoeloni shpresonte të lexonte një raport të atij lloji. Sipas këtij plani, parashihej që bujqit do të ngriheshin në revoltë kundër Carit dhe që Kozakët do t’i përkrahnin ata. I shtyrë nga ndjenja e poshtërimit e polakëve ndaj rusëve, ky plan duket se influencoi për të ndryshuar rrjedhën e historisë. 

Nga rreth 700 mijë ushtarë që kishin mbërritur në Rusi, prej andej u kthyen më pak se 30 mijë të tillë, nën komandën e Muratit. Napoleoni ishte nisur më parë, duke i nxituar të mbërrijë në Paris, pas fjalëve për një komplot që ishin përhapur. 

Megjithatë, sapo luftimet në Rusi përfunduan, influenca e fushatës së Napoleonit u ndje e fuqishme edhe mes rusëve. Ata shpreheshin se e kishin fituar luftën kundër Francës, porse fitorja e paqes qe ende e largët. “Dhjetoristët”, siç quheshin oficerët rusë, të cilët dhjetë vjet më vonë tentuan të rrëzojnë regjimin e Carit në Shën Petërburg, pretendonin se vendi i tyre i madh, Rusia, nuk mund të vazhdonte të jetonte siç kishte bërë deri atëhere. Nga ana tjetër, kjo ide kishte zënë vend, pasi Aleksandri i Parë, cari rus, kishte humbur gjysmën e ushtrisë së tij dhe kjo jo vetëm në betejat me Napoleonin. Sipas studimeve ruse, nga 120 mijë ushtarë rusë që hynë në Francë, vetëm 63 mijë prej tyre arritën në Paris. Gjejeni çu bë me të tjerët! Sigurisht që ata nuk u vranmë të tërë, pasi edhe vetë francezët me të cilët luftonin, e shihni Bonapartin si një gjakësor. Fanfarat ende nuk kishin heshtur, kur Pushkini vërente me gjenialitet prej profeti, në veprën e tij “Evgjeni Onjegin”: “ne aspirojmë të gjithë të bëhemi Napoleonë!”  

Gjatë gjithë shekullit të 19-të, diktatorët tanë të ndryshëm janë munduar të drejtojnë miliona “krijesa dykëmbëshe”, kurse në shekullin pasardhës ne vetë këmi shpikur dhe ngjitur në pushtet Bonapartët tanë, të tillë që edhe francezët s’do t’i kishin imagjinuar. Padyshim që edhe këta të fundit patën Petenët, Kavinjakët, madje edhe një Napoelon të tretë, që Viktor Hygoi e quante me përkëdheli ironike “i vogli”. 

Por e gjitha kjo nuk është veçse një vështrim që ne hedhim mbi kundërshtarin tonë të madh të dy shekujve më parë. Nga ana ruse, problemi kryesor nuk ka bërë përpara. Ne vazhdojmë të luftojmë me pushtuesit, siç e tregon edhe beteja e Borodinos, ky etalon historik esencial. Nja 15 vende europiane zgjodhën një rrugë tjetër, duke pushuar luftën, kur perandori hyri në kryeqytetet e tyre. Kjo u solli atyre një tufë ligjesh civile që i ndihmoi ato që të rrëshqisnin në revolucione dhe kryengritje. Por më Rusinë gjërat nuk ecën në këtë drejtim. Napoleoni kishte ardhur aty, ndër të tjera, edhe për të shkallmuar skllavërinë dhe për të ngritur në këmbë fshtarësinë, por nuk diti ta bëjë këtë. Në Rusi, ajo që francezët e shihnin thjesht si një sistem skllavopronarësh, nuk kishte ndonjë bazë ligjore. Si mund të rrëzohej ky sistem, në këto kushte? Dhe si mund të ngrihej mbi të Kodi Civil, në një vend ku gjithçka, nga lufta e deri tek paqja, varej nga autokratët?! Pasi e vrau mendjen thellë mbi të gjitha këto gjatë një muaji, ndërsa Moska digjej në flakë, perandori mori rrugën e kthimit.

Kurse ne vazhduam të ruajmë fort të gjitha defektet e gabimet tona, për të cilat kishim luftuar heroikisht kundër trupave të Napoleon Bonapartit. Këto gabime madje i morëm me vete deri në Paris. Dhe ishte kjo e drejta jonë historike për të vepruar kështu. 

19 Komente

Sikur Bonaparti te pushtonte Rusine s'do ishte tjeter ,vecse nje Austerlic i dyte ose mbase fitorja me e madhe e gjithe karrieres se tij ushtrake .Lajpcigu dhe Vaterloja ishin te pashmangshme,gjithsesi.Evropa duhej shpetuar nga "gogoli"(sic e cilesonin ata )e qe po permbyste gjithe sistemet politike ne Evrope , po neperkembte dinjtetin e tyre dhe po u gllaberonte njera pas tjetres territore .

Perkundrazi,cfare do ndodhte sikur Franca dhe Rusia te kishin rene ne ujdine me te madhe te kohes ,ate te Tilsitit,midis perandorive me te fuqishme qe zoteronin perndimin dhe lindjen,Frances dhe Rusise,per te ndare boten midis tyre?!

Madje ,kjo do ishte me funksionale per te t'i dhene Anglise goditijen aq te deshiruar ,sesa bllokada kontinentale qe me shume e beri viktime te sistemit te tij.

 

Nese Napoleoni do kish fituar ne Rusi eshte e sigurt se nuk do te kish Revolucion te Tetorit per te permbysur Feudalizmin Rus, per rrjedhoje nuk do te kish djegje te Rajshtagut nga Komunistet, per rrjedhoje nuk do te kish Nazifashizem, per rrjedjoj nuk do te kish Lufte Nacional Clirimtare, per rrjedhoje nuk do te kish Enver Hoxhe, per rrjedhoj nuk do te kish Ramiz Ali, per rrjedhoje nuk do te kish Sali Berishe, per rrjedhoje nuk do te kish torte gjigande per 100 vjetor! 

Ja nje mendim dialektik/rrjedhimor smiley

Artikullin e lexova dje, dhe te them te drejten me habiti konkluzioni i autorit. Sikur Napoleoni te kish mend e ketij autori, s'kish pse ti futej asaj lufte te kote. Eshte sikur te sjellesh barbaret ne civilizim per 1 vit, gje qe eshte nje utopi. Ruset ishin akoma ne sistemin feudal, ne gjendje kenete. Napoleoni, nuk kish pse mirrej me ruset, biles as me Spanjen, qe e lodhi dhe e shkateroi. Mjaftonte te formonte nje konfederate shtetesh me Gjermanine, Prusine, Polonine, Italine, Hollanden, Belgjiken, e shtetet e tjera. Formonte nje ushtri me keto shtete, e avash-avash forconte pozitat dhe pastaj shtrihej me ne jug-lindje apo jug-perendim. 

keto jane sikur halla te kishte ashtu do i thoshim keshtu....Modele hipotetike qe me njemilion te ndryshueshmet nuk mund ti afrohesh as 10% nje modeli te besueshem.

ky dreq na e paska bere peshqesh birishen!

poshte napoloni

E paskeni peshku dhe nje Sikurs smiley

Po Sikur te mos kishte pas Luftra Fare ....Nga keta te semuret psikike te kategorise se Sikureve del nje perfundim i shkelqyer i Kohes  . Sa me mashtrues e hipotetik aq me shume fiton me Botime Halucinante ! Prej tyre ka dale edhe shprehja e Urte qe e di dhe Kapoi megjithse nuk ben veze po kikikiki me keq se pula ben ...

Pula kakarit SIKUR do beje nje Asteroid dhe ben vetem nje koker veze smiley

Nuk mbetet per te fole pas " konkluzionit profetik te Zanes", Sikur halla te kishte ato te shkretat...."

Po analizat ,opinionet rreth historise dhe politikes jane te mbushura me sikure.Pse gjithe kjo habi dhe indiferentizem ne komentet tuaja !Napoleoni s'ishte perandor dodido,me agresionin e tij qe s'ishte pare ne Evrope ,trembi dhe lekundi pozitat e shume sunduesve evropiane.Fitorja e Rusise do ishte nje trofe e madhe morale,se pari , per Bonapartin.Mgjthate,pavaresisht terrorit qe pllakosi gjate fushatave te tij,Bonaparti luftoi dhe per te ndertuar shtetin ligjor ,jo vetem ne France ,por t'ua impononte dhe vendeve konservatore te Evropes.Rusia ku ende ishte i forte sistemi feudal ,e kerkonte nje "shkundje"te mire ne sistemin ligjor qe ajo perfaqesonte dhe mbeshteste me force.A do ndikonte Bonaparti te ndryshonte ky sistem ne Rusi ,nese do e pushtonte ? Kuptohet,kjo mund te ndodhte nese(sikur) Vaterloja te ndodhte shume me vone.

Me siguri ,nese shkrimi do ishte rreth zgjedhjeve te ardhshme ,rreth çeshtjes se,sikur PS do fitonte ne zgjdhjet e ardhshme,çfare do ndodhte me Berishen,do ishin bere 300 komente.pavaresisht se do ishte perseri e tipit "sikur".

PS:admina,na qeruat syte me kete lloj shkrimi.smiley

Mire mi Venuske ...Po ta perballojme sulmin Napolonian ...Keshtu me Sikure ti edhe vet e di qe = infinit parashikime .Zakonisht ka nje fare vlere per shembullin qe jep se nga ai shembull dalin analistet dhe ndodhin ndryshimet .Kush e ve Sikurin mbi argumente per te ardhshmen ai eshte Parashikues ose afersisht ka tiparet e Btradlandit per politiken smiley

Sikuret e te shkuares jane fantazi te semura ose Bllofe intelektuale . Ngjarjet pasi NDODHIN nuk ka me vend per SIKURIN vecse po te kalosh ne paranoje dhe te besh Tablo Sinoptike . Vlen diku si proces analitik i te "kundertave " qe sajojne kriminalistet ose Strateget kur bejne Plane !

Per problemin ne fjale nje Sikur i arsyeshem mund te dilte pas PYETJES A mund ta pushtonte Napoloni Rusine ??????? Dhe ne se ai shkrusi sipas Hopes kalemxhiu Kitch SIKUR te kishte koqe mend do kuptonte qe do parashikonte Marrezira !

Ka Perandori ROMAKE ...nuk ak bere Pushtime ne ate zone

Ka perandori Otomane ....nuk ka bere pushtime ne ate zone

Ka Perandori Napoloniane ...nuk e ka pushtuar dot

Ka Perandori Hitleriane ... nuk  e ka pushtuar dot ....

Te gjitha ketyre mund tu vesh nga Nje SIKUR ! Flm

Idriz,nese pranojme se historia nuk ka sikure ,atehere bie poshte fakti qe njohja e historise na sherben per te nxjerre mesime.Pra,nese hedhim disa sikure ,dalim ne disa konkluzione,sigurisht hipotetike,por te vlefshme per te nxjerre mesime per te tashmen e te ardhmen.

Sikur te kish ndodhur ? Sikur te ishte shmangur? Nuk ka ngjarje historike qe mund t'i shpetoje sikureve.

Nese do ta aktualizojme,nese do debatojme sot ,se sikur te ishte shmangur 21 janari,gerdeci ,vjedhja e votave te Tr etj ,si do ishte klima politike per PD ,ajo qe eshte sot? Sigurisht qe jo.PD  do kishte me shume mbeshtetje,sec ka sot.

Te hidhemi te tema,nese do ishte shmangur krejt fushata e Bonapratit,do kishim nje Evrope me te mire nga ajo qe krijoi Bonaparti ,apo jo? Une mendoj qe Bonaparti ishte nje e keqe e nevojshme per Evropen konservatore ,sepse sherbeu si katalizatore per ritmin e ndryshimeve qe ndodhen ne Evrope.Evropa e shmangu Bonapartin por,ama, nxorri dhe mesime prej tij.Ndryshimet ishin te pashmangshme ,ishin bere pjese e domosdoshme e zhvillimeve shoqerore e politike tashme.

Keshtu shoqerisht se ti ke nivelin tend dhe shume te pelqyeshem .Mos na fut tek Rrenjasijte qe kembejne mendime per Henen dhe Yjet .

Per Napolonin vetem Libra jane shkruar 2400 e nuk e di sa jetshkrime . Per Rrolin e tij Historik ka Pena qe jane baza Teorike e mendimit te Europesedhe Sot . Vete vepra e tij ka folur .Edhe njehere Historia ne fund te fundit meson  pasi bie fakte pershkruan e  analizon ...Cfare Solli jo cfare do te sillte SIKUR ...sikur te mos kishte rene shi nuk do ta kishte humbur Betejen e Borodinos ...

Po keshtu me Sikure nuk kam lexuar asnje perfundim SERIOZ pervecse episode fantazie per ti dhene me shume larmi e terheqje te shkruarave . Keta shquhen per shkrimtare jo per te bere mesime per Historine me SIKURE . Dhe te Lutem mos me , me nga kesi frazash.....

Pra,nese hedhim disa sikure ,dalim ne disa konkluzione,sigurisht hipotetike,por te vlefshme per te nxjerre mesime per te tashmen e te ardhmen....

Thjesht duhet te kesh nje njesi matse te arsyeshme te Krahasimit ....Asnje Periudhe nuk i ngjan tjetres as ne ekonomi as ne Moral as ne menyra Menazhimi ... as ne smiley Pritshmeni smiley !

Biles shembujt Tregojne se dhe disa Vlera Themelore qe mund te jene te perbashketa ne periudha shume te gjata te ndryshme Historikisht shndrohen ne te kunderten e tyre . Psh ne Shqiperi VLERA e Tradhetarit u ngrit ne Peidestal .

Por edhe ne vlera Themeltare qe ka ne shoqerite si Martesa , Seksualiteti e deri tek Lindjet nuk kane len vend per SIKURET pervec fantasteve qe bejne shesin dhe fitojne Para nga Librat me Sikure per Sikurxhijte qe flene me Enderra ! Tani ky romancieri edhe mund te ktheje ndonje gje Mbrapa me Sikure ...ku i Dihet . Behet zemernire Putini dhe fton e i lutet Frances ta pushtoje edhe njehere ,dhe sipas nje mejtimtari me ndertime ketu nder ne , te njeten duhet te bejme edhe ne per Italine . E pse JO ?

Po mua personalisht nuk me habit fakti qe ka sikurxhij ne cdo cep te Botes . Pa fantazine e paranojen e tyre nuk do kishte gjalleri as mendimi ! Sidomos ne Kohe te Turbullta ose ndryshimesh te medha Matrapazet dhe Kurvaret  e mendimit jane me BOLLEK ....si e Korra me e bollshme ose produkti me cilesor per kete etape ! Lexo YP Xhixhin Uturak Fevziun ose MUKistet....

Dhe me mirkupto une nuk kam asgje me Sikurin e atij Romancierit . SIKUR ta kisha mik mund ti ofroja edhe disa Ide qe ai besoj nuk i ka lexiuar tek VQ , qe per ne eshte A-ja e te kuptuarit te Botes pasi mbeshtetet ne analiza pa sikur .Ka vetem nje SIKUR ..ate qe Buall Mavria sikur ta kishte Digjuar smiley...

Po mire,vetem per Ramen e Berishen apo LANC-in, PK,PB,PL do flasim gjithe kohen ?

Duhet ndonje Bonapart si garniture,pavaresisht se vete pak rende.

Tamam e ke moj motra po cave u del Berisha e Rama edhe ne enderr thuaj.

Ok .... Thash se mos e kishe seriozisht ate pasazhin : Na Fal dhe flm ! Mire une qe hengra po Rrenjasijte pse po vonojne ????? smiley Psh kane nje Rast per te Konkuruar me shkruesin e per ta kundershtue fellte or tie  me Kanuen ...sepse Napoleoni i FSHIU nga Faqja e Europes Mardheniet ,Normat , Zakonet  qe perfaqesonin kodet e Mykur te Kishave e Teqeve si Kanune !!!!!!

I ka shajte kah Kanuja or tie ..... smiley I ka shajte nga Mukja smiley

Nuk te kuptova.smiley

Une seriozisht e kisha,po kur pashe qe ti s'doje ta merrje seriozisht punen e Napoleonit,e ktheva .

E mire tani. Kjo eshte njesoj si me "Po ta kishin fitu luften ballistat?"

Ca teori e dhjere kjo, sa keq qe nuk na pushtuan, e denje per revizionistet e historise, se vetem ata jane kaq te spanuar.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).