Ren Xianqing

 

I ulur vetëm natën buzë lumit

 

Dëgjoj fluturimin e krillës së parë

Nën krillën

Fshati pret të përqafojë dimrin

 

Vështroj qiellin mbushur me yje

Nën yje

Ulem i vetëm natën unë.

 

Vesë e freskët po ikën, ngrica po vjen,

Dhe erë e mbrëmjes është bërë më e ftohtë

 

Në shpirtin tim të butë si porcelani,

Zbret erëmim i ëmbël i degëve.

 

Veç lumi është tharë prej kohësh

Dhe i tillë do të mbesë në mote

 

Një gaforrëz e pafajshme ngjitet në breg

E më pickon gishtërinjtë prej çunaku.

 

 

Wa Dao

 

Nganjëherë  

 

Nganjëherë hap sytë

Dhe e shoh veten si një valixhe

Kafka, trupi, gjymtyrët,

Të lidhura së bashku,

Fort.

 

Shoh edhe etiketën që më vuvos buzët

Me shkronja mbresëlënëse:

 

Pesha neto: 90 kg

I brishtë, Ana e sipërme

Adresa: E panjohur

Marrësi: I panjohur

Përdorimi: I panjohur

 

 

Liu Si

 

Në autobus

 

Karkasë e autobusit është maska jonë e përbashkët, 

Emblemën ia njohim mirë.

 

Era që e bën botën të mrekullueshme jashtë,

Shkund xhamat e dritareve.

 

Dhe brenda autobusit,

Vetëm motori që rrotullohet, dhe ne

 

Udhëtarë që sa andej-këtej

shkojmë. Ashtu të quajturat rrugë e largësi,

 

Janë thjesht shkas për të ikur, dhe një pasqyrëz e pasme

Na kujton vazhdimisht: në çdo hap përpara

 

Diç lëmë pas, dhe çdo hap

Është i fundit hap yni...

48 Komente

Bukur Agendis . 

Dy propozime  që mendoj ti shprep pa u keqkuptuar:

Nën yje / ulem i vetëm natën unë --Nën yje /natën i vetëm ulem unë.

Ashtu të quajturat rrugë e largësi ---Të ashtuquajturat rrugë e largësi

Thanks argendis. Shume te bukra. Perkthimi ka ca vende qe ngec, sic thote dhe prizreni, po sidoqofte zgjedhja eshte fantastike.

 

Bingo! Poezi e mire eshte ajo qe jo thjesht te godet per momentin por qe mbetet me ty per shume kohe. Dhe kjo poezi eshte jo vetem e bukur, por e paharrueshme. 

 

Nganjëherë  

 

Nganjëherë hap sytë

Dhe e shoh veten si një valixhe

Kafka, trupi, gjymtyrët,

Të lidhura së bashku,

Fort.

 

Shoh edhe etiketën që më vuvos buzët

Me shkronja mbresëlënëse:

 

Pesha neto: 90 kg

I brishtë, Ana e sipërme

Adresa: E panjohur

Marrësi: I panjohur

Përdorimi: I panjohur

He more argjendis, qe u befsh solaris u befsh, se na bere me komentu prap tek Peshku.

Faleminderit argendis per punen. Qofsha e gabuar, por mua me duket sikur kane me shume nje lloj varferie prej poezie amerikane, sesa minimalizem tradicional kinez.

Argendis, i ke perkthyer direkt nga mandarin ose cantonese apo nepermjet nje gjuhe tjeter?

Just curious.

Kudos, either way.

 

The Cantos” linden mbasi (dhe ne saje te) Pound perktheu maocedunidene ne anglisht. “The Cantos” jane poezi orientale si koncept, ne kuptimin se jane konceptuar si poema ideografike, dmth ideja identifikohet me imazhin, thelbi me formen. Prandaj ishte lexim i detyruar ne format politike te shefave te kuadrit. Gjynof qe Kadareja me shoke format politike i bente ne Lidhjen e Shkrimtareve. 

dita njemije Argendis smiley

flm per sjelljen.me pelqeu `ndonjehere` me shume nga te gjitha!

Poezia e pare eshte e mrekullueshme. Ka nje muzikalitet "si muzika e sferave qiellore (Buzuku, ai joni, jo ai grek i tallavase).Kam idene se kjo eshte e stilit tradicional.Flm Argentis per mundin.

Faleminderit per fjalet e mira dhe verejtjet. Prizren, sa per verejten e pare, mbase tingellon me mire ashtu si thua ti, ose mbase mund te vihej "i vetem" ne vend te pare, shqipja te krijon nja pese mundesi rendi. Sa per verejtjen e dyte, e ndava enkas "te ashtuquajtuarat", mbase zgjodha ate qe quhet defamiljarizim ne kurriz te rrjedhmerise. Nejse, poezine e ben edhe lexuesi, keshtu si ti, si PF-ja, lexojeni ashtu si t'ju tingelloje me rrjedhshem.

Roland, une e shkrova nje shenim te shkurter, po nuk e di perse nuk eshte vene. Keto jane poezi te marra nga nje antologji e poezise kineze te shek. 21 (me kishte kerkuar Heretiku poezi bashkekohore, dhe ja tek jane, me vjen mire qe bera qe te kthehet, eshte nje nder ata qe ia vlen te lexohet te Peshku). Eshte nje antologji dygjuheshe, te them te drejten s'ma mban te perkthej vetem nga kinezishtja. I pyes ndonjehere vete kinezet per ndonje gje qe nuk e kuptoj dhe ata ngrene supet. Eshte letersi, thone, medemek, ec e merre vesh c'ka dashur te thote autori.

Dhe se fundi, keto poezi ishin nje premtim per Enken, i kerkoj falje per vonesen, por kur thote Emigranti, kur s'te punon kallami, s'te punon. Tani iu tek te punontesmiley

 

    

Argendis jo nuk ishin vrejtje por propozime variantesh të mundshme siç thua dhe ti.Flm

 

Argjendis, u ktheva mer u ktheva se na e kane plas shpirtin intelektualet e shquar qe shquhen duke reduktuar Rusine me Stalinin, Kinen me Mao ce Dunin, Islamin me Salep Sulltanin, Evropen me Revolucionin Franzez dhe te Drejtat e Majmunit etj, etj.

He si thu ti, a mund te rrihet pa fol? Po u bo botha e gjirokasterliut, korcarliut, shkoderliut evropian me u tall me kinezet qe kishin ndertu shtet etik kur stergjysherit e evropianeve kacavireshin neper peme duke u pallu me majmunet, kur neper shkembijte e Gjirokastres kishte vetem viruse, ne baltrat e Korces vetem streptokoke, kurse ne liqenin e Shkodres loce akoma nuk kishin mberritur paramecet e kanaleve te Venedikut?   

Në shpirtin tim të butë si porcelani,.............

A thua qe vertete porcelani eshte kaq i bute???? Mund te thuhet se eshte i dobet, por jo i bute.....nejse...

Zbret erëmim i ëmbël i degëve.

A mund te thuhet kundermim ???? qe eshte dhe me kuptimplote.....dhe pastaj kthimi ne folje i emrave, sikur po behet nje mode per anglishtfikimin e shqipes, dhe sipas mendimit tim joprofesional,  struktura e gjuhes shqipe sikur nuk i pranon keto gjera.....

I nderuar Argjend...... ne radhe te pare te falenderoj per mundimin qe ke marre per te perkthyer poezi kineze, qe pakkush i ka kthyer ne shqip (te pakten qe nga koha e komandantit) Une nuk di se çfare profesioni ke, po nga komentet ketu ne peshk, mendoj se ke te besh me gjuhen apo me letersine, por shqiperimi i vjershave, kerkon pune dhe perpjekje, dhe sipas mendimit tim modest, (qofsha i gabuar, por mos ma merr per keq) nuk ja ke arritur, me perjashtim te poezia e trete, se e dyta ishte poezi lineare dhe nuk do shume mund per perkthim.....

ps

Po pate mundesi, dhe kohe-kallami, sikur te na biesh ndonje poezi me perfaqesuese, nga populli i madh vella kinez, qe te permbushe dhe kerkesat e pritshmerise se heretikut per supermaci aziatike..??? Do te isha shume mirenjohes....

Sidoqofte, respekte per mundimin dhe prurjen.....

Alidems,

Meqenese ra fjala,  sa per muhabet, se kam nja dy minuta per te humbur.

une nuk do sugjeroja i dobet dhe kundermim. Porcelani eshte i thyeshem (i brishte) dhe kundermim ka pak kuptim negativ - kundermon ere, qelbet ere.

Une do ta perktheja, ne shpirtin tim te brishte si porcelani.

dhe

Zbret nje arome e embel e degeve.

Mund te rishikohen edhe te tjera, por, kur eshte fjala per perkthime nga gjuhe te tilla si mandarin/cantonese dhe sidomos kur e ben nepermjet nje gjuhe tjeter, ose me ndihmen e saj, nuk ia vlen nitpicking

p.s.: tani qe filluam te diskutojme artin e te perkthyerit, do kthehet dhe Hurbi plangprishes.

 

Kundermon eshte ne sens pozitiv, kundermojne lulet psh

Kuterbon eshte ne sens negativ.

mbase. kuterbon, eshte hera e pare qe e lexoj. dhe nuk e kam degjuar ndonjehere me pare.

e di, ka shume njerez qe e perdorin gabim. 

 

 

KUNDËRMIM m. sh.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljes KUNDËRMOJ.

  • 2. Erë e fortë (e mirë ose e keqe) që mban diçka a dikush dhe që të bie menjëherë në hundë. Kundërmimi i luleve (i trëndafilave). Kundërmimi i barit të njomë (të thatë). Kundërmimi i pranverës. Kundërmim i squfurit (i naftës, i djersës).

 

per mu, kundermim = era e qelbet e thembrave  kunder= thember ose kembe. pra eshte era qe bien kembet.

 

KUNDËR f. kryes. sh. vjet.

  • Këpucë me qafa; këpucë. Bleu një palë kundra. Veshi kundrat.

 

E pasens. Kundermim nuk ka ngarkese pezhorative. Kuterbimi, po. Madje dhe nga struktura tingellore, kundermimi vjen shume i bute ne gjuhe, ne ndryshim nga kuterbimi qe shoqerizohet direkt ne mendje me nje kufome ose coftine. Nga keqperdorimi dhe sidomos mosnjohja e fjaleve, e kane perfshire ne kete fjalor qe besoj eshte nga keta te rinjte qe s'merret vesh kush i ben.

 

shiko, sidotejete eshte ere E FORTE. tek poezia, sidomos prej kinezeve, s'ma ha mendja se behet fjala per ere te forte, qe ta kap hunda mnjh.

edhe dicka, shume profesional dhe poetik perdorimi i erëmim... si sinonim i kundermimit.

Kundermimi eshte si aroma in English. Po the aroma, nuk mund ti vesh mbrapa cilesorin e keqe.

nejse, meqenese problemet dolen e mbyllim me kundermimin dhe per sot. smiley

plangprishes ?asnjher nuk e kam kuptuar qart kete fjale ne shqip ,,,

dhe mua me ra ne sy  kjo #porcelan i but#

 

Nigjo ktu Alidems, un nuk kam kerkesa pritshmerie per supremaci aziatike sepse supremacia aziatike, ne planin financiar-ekonomik, tashme eshte pothuajse fakt i kryer, po te degjosh guru-te e ekonomise perendimore. Meqe po flasim per ceshtje poetike dhe perkthimi poetik, supremacia aziatike eshte e garantuar nga sistemi i shkrimit: ideografik, qe nuk ndan idene nga imazhi, pra lexuesi do s’do behet pjese ose pjesetar i skenes qe pershkruan poezia. Jo rastesisht poeti antik kinez ishte njekohesisht edhe piktor, dhe kur poeti shkruan nje poezi vlersimi i pare kritik estetik eshte kaligrafia, BUKURSHKRIMI pra mo, ai i klases se pare fillore te dikurshme.

Pa u fut ne te thella, dy shembuj domethenes te supremacies llapore kineze: shpesh here dy ose me shume ideograme bashkohen bashke duke dhene nje tjeter imazh, akoma me teper imagjinist, kuptimist dhe fantazist. Psh ideogramet toke dhe qiell te bashkuar krijojne ideogramin “univers”, heshta dhe mburoja “kontradikten” etj.

Keshtu mos i bini ne qafe kot Argjendit per perkthimin, sepse e kemi jo vetem flori e shkuar floririt, por edhe tunxh o bir e kallam bambu, e jo kallamishte myzeqare. S’ka perkthim aziatik, po deshet te kuptoni e ndjeni vertet, mesoni gjuhet origjinale, gjuhe sintetike. Orentalet e kane bere per gjuhet perendimore, ja pra nje tjeter supremaci, na e kane pire lengun, ate te gjuhes analitike.

Komandantin kot e ke fut ne kete muhabet, sepse ai ishte dora jone, filofrancez i thekur. Ah ta dini sa ka vuajtur ai, adhuruesi mceftas disident i shanson poetik, Bitellsave, Stonsave, i detyruar nga rrethana te mbrapshta te duartrokiste kalinka maja dhe agimi eshte u kuq. Kurse emigrantet balliste dhe monarkiste kenaqeshin me koncertet e Stonsave ose duke degjuar pa frike radio LLaksin.  

Heretik mua me pelqeu shume fare ky komenti yt smiley.Po kjo "supremacies llapore kineze:" smiley me shkuli gazitsmiley A je i sigurte per formulimin?smiley

Merren me perkthimin ngaqe keto poezite jane kot. Dmth me teper stimulim e kersheri ngjall nje fjale e perdorur (qe te vret syrin biles si "porcelan i bute")  sesa poezite.

Edhe mjaft me budalliqet e tipit supremacia aziatike ne poezi se le nam. Nuk e ben gjuha nje popull artist, gjuha eshte vetem nje vegel,  e ben karakteri.

 

Vegla jane te gjitha Fjala, vegla. Vegel eshte, fjala vjen, fjala, tastjera, llapa, kallambambuja, karakteri etj. Me kujtohet se nje pretendente per tu divorcuar andej nga vitet 70-te, kur e pyeti gjykatesi se perse kerkonte te ndahej, u pergjigj:

"Shoku gjykates nuk na puqen karikatoret!" 

 

fjale me vend.

kinezet per mendimin tim, kane me vlere vetem fjalet e urta.

heretiko, nuk e kisha ne aspektin pezhorativ ate llafin..supermaci.... qe ne te vertete eshte supermaci, pasi ne 1.5 miliard njerez, mesiguri do te dalin ca kokrra gjenish ne secilen fushe..... kur nxorrem ne nje Kadare, e perse te mos nxjerrin kinezet nje dyzine..????

ne injorontet qe nuk dime kinezçe, as qe e kuptojme dot raportin piktor shkrimtar. ideografia aziatike, eshte e vetkuptueshme dhe pjese perberese e konotacionit te atij populli. e meqenese ne nuk dime kinezishten, besoj se kemi te drejte qe te merremi me shqiperimin e poezive, se andej nga shqipja e marrim edhe spunton..... e sa per komandantin, thashe qe ne kohen e tij, "per aresye shteterore" perktheheshin kinezet, besoj se me kuptove....

Alidems, te qenurit supremaci nuk eshte vetem ceshtje numuri. BS dhe USA kishin relativisht popullate te madhe, por kishin edhe ca gjera te tjera me tepri qe i benin supremaci.

Injorant nuk eshte ai qe nuk di nje gje (te cilen edhe mund ta mesoje), por ai qe nuk di por kujton se di.

Nuk po ndaloj perkthimin nga kinezcja, perkundrazi. Kur them qe nuk ka perkthim nga gjuhet orientale, eshte thjesht retorike, dua te them vazhdo perkthe lexo, por dije mire se po ha surrogato.

Ne kohe te BS Komandanti perktheu goxha leterature ruse te nivelit te larte, kurse ne kohe te kinezeve nuk mbaj mend asgje, pervec librit kryeveper "Lin madhi dhe Lin Vogli". Ah po, mbaj mend qe disidentet tek Guri i urrenin kinezet sepse zgerdhiheshin vazhdimisht, verdhacuke, sypordhe, hanin mij etj. Pra pyke ne diell, nuk dinin asgje, as kush ishte Konfuci as Lao-Tse, as vete Kadare broduejsi, me vrafshin mua nese ka lexuar gje. Ndryshe nuk do te shkruante cfare ka shkruar per koncertet e Stonsave qe knojn ne fund te dimrit qe na doli behar, e qe i marrshim te keqen i marrshim. 

Sidomos kur sjellin autore te rralle, qe me jane fare te panjohur, e vetmja gje qe me intrigon eshte ajo qe thuhet dhe jo perkthimi. Tani qe e mendoj, ketu ne ppu, sa here qe sillen perkthime, me shume merremi me perkthyesit se autoret e vertete dhe shkrimet e tyre. Mendoj se duhet te beni kthese smiley

Well Av, ky eshte qari i blogut. me nje llaf mund te diskutosh me perkthyesin, pervec rastit kur eshte trap si ndonje qe ne e njohim smiley, por qe argendis me duket se nuk hyn fare ne ate kategori. Une ne menyre shume shoqerore do diskutoja disa zgjedhje te tij me qellim per ta bere poezine te tingelloje me bukur sipas mendimit tim. i njejti diskutim qe behet mes miqsh nga te cilet merr mendim te tipit "a te pelqeu kjo?"

Personalisht psh mendoj se ka edhe nje dicka qe duhet ndrequr tek 

 

Pesha neto: 90 kg

I brishtë, Ana e sipërme

Adresa: E panjohur

Marrësi: I panjohur

Përdorimi: I panjohur

Me intuite them se kjo eshte etiketa e transportit  (Fragile. Top Side) dhe une do e kisha perkthyer I thyeshem / Kjo ane siper per te dhene me shume idene e teknikalitetit. Edhe nja dy gjera te jtera, por s'kam kohe tani. Po te doje argendis na e sjelll variantin anglisht te diskutojme me ne detaj. perndryshe, faleminderit perseri per prurjen interesante dhe presim te tjera.

E bukur ajo kapja: Fragile. Top side. Ne shqip vjen e zbehte, por ne anglisht ka efekt direkt metaforik, gjithnje ne kontekstin e kesaj poezie.

Dakord, por...vete nga kjo prurje psh, pas shume kohesh nuk do mbaj mend as kush e perktheu, as cfare fjale do duhej ne vend te nje fj tjeter. C'ka do kujtoj do jete nje valixhe qe per nje moment u ndje njeri dhe perjetoi krejt destinin e tij. Duket si poezi drejtvizore, por nuk eshte e tille. Tani ok, dikush mund te shohe thjesht nje klishe ose kitsch ketu, por a nuk eshte ne vetvete i gjithe thelbi i jetes i tille?

Me fjale te tjera dua te them, qe fokusi qendror eshte mire te jete tek prurja ne vetvete, thelbi, mesazhi. Perkthyesi tekefundit eshte si korrieri, detyra e te cilit eshte te mos vdese rruges, te mos bjere rob, por te kaloje mesazhin dhe sulmi te filloje kur te bjere kembana e pare fjala vjen. Natyrisht se kjo kerkon pastaj edhe veshe qe duhet ta degjojne.

Nejse, people are weird. Kerkojne e presin gjera te ndryshme dhe kjo e ben pastaj boten troubled in a very attractive way. 

Faleminderit Argendis.Shume te kendshme duken. Te vogla, te thjeshta , te mira, si vet kinezet.smiley Ne fakt me behet qejfi qe je i futur perkthimit. Ka shume nevoje per letersi kineze ne Shqiperi, ose kudo. Une pershembull s'ja kam haberin kultures aziatike ne pergjithesi, dhe asaj kineze ne vecanti.Di qe eshte e pasur e vjeter e gjera te tilla, por shume pak dihet realisht prej saj.

Keshtu qe mirepres cdo prurje nga ky rruzull i tokes.Faleminderit perseri, dhe te uroj pune te mbare.

p.s.ma be hallall qe s'po i futem analizes ose diskutimit mbi perkthimin.smiley

Poezite kineze jane si gatimet e tyre hipokalorike, si vijat e tyre melodike pa kalime gjysem-toneshe, si vete kinezet qe s'merret vesh si gezojne e si trishtohen ... me pelqen menyra se si lidhen shpirterisht me natyren. Do ta lexoja me shume interes ndonje poet kinez bipolar (nese ka) qe te kete shperthyer ne poezi.

hahaha ja se si behesh kandidat per aksident sa hap e mbyll syte.

"Veç lumi është tharë prej kohësh

Dhe i tillë do të mbesë në mote

 

Një gaforrëz e pafajshme ngjitet në breg

E më pickon gishtërinjtë prej çunaku."

 

Poezi te bukura, perkthim shume i mire... Mbase te perkthesh poezi eshte shume me e veshtire se sa proza, shume me komplekse. Keto poezi kane peisazh, fotografi. Urime Argjend!

Prizren, verejtje vjen nga "ve re", si te thuash dalloj ne kuptimin e venies ne dukje, po edhe kuptimin e kritikes te kete, s'me ulet hunda fare. Perkundrazi vertet i mirepres, te ndihmojne te permiresohesh, keshtu qe rrofsh.   

Heretik, nuk e dija qe shkaku i mllef-largimit tend ishte percmimi i perfaqesuesve te nje kulture minore ndaj nje qyteterimi te madh, por si ka thene S. Berisha, bojkoti nuk eshte rruga me e mire. smiley

Alidems, se pari, poezia synon ta shfamiljarizoje gjuhen, e thashe edhe me pare, prandaj zgjodha nje fjale me pak te perdorur ne gjuhen e perditshme si "eremim", ne vend te "kundermim", e ca me teper te "arome", ashtu sic zgjodha per titullin e poezise tjeter "Nganjehere" ne vend te "Ndonjehere".   

Sa per kete emerzimin e foljeve, mund te kesh te drejte, por ne ndonje kontekst tjeter, jo ketu. Vertet perdorimi i emrave prejfoljore ne vend te foljeve e than gjuhen, por jo gjithmone. Besoj se ti si ekspert i metafores bashke me ate shokun tend, ke degjuar per metaforat gramatikore. Dhe mendo pak si do humbte  imazhi i eremimit qe zbret si shiu a si nje keter po te kisha thene, mbase sic sugjeron tim "ne shpirtin tim te bute si porcelani (me poshte sqarimi per kete) eremojne deget". Madje edhe kuptimi do te dilte krejt tjeter per tjeter.

Tani, sa per porcelani i bute, edhe mua me vrau syrin, po ja qe s'kam cfare te bej qe autori ka perdorur gjegjesin e asaj qe ne shqipe eshte "e bute", pak a shume ne kuptimin "e lemuar". Megjithate, meqe autori eshte relativisht i ri, mosha ime, do mundohem ta gjej, ta kap per veshi e t'i them: "Or idiot, po nuk e di ti qe porcelani nuk eshte i bute, me felliqe para peshkisteve".

PF, eshte e drejte, "i thyeshem" do te ishte fjala me e sakte, po kam pershtypjen, mos qofsha i gabuar, se e kam pare te perkthyer nja dy here neper kuti ne Shqiperi drejtperdrejt nga "fragile" si "e brishte", e ne kinezce po ashtu. Vec kesaj, poeti aludon per veten e vet, dhe brishtesia eshte tipar njerezor, jo thyeshmeria.  Megjithate, sic me kerkove, ja tek jane te treja poezite ne anglishte,   por te siguroj qe edhe perkthimi ne anglishte le per te deshiruar.

 

 

 

 

 

◎Alone at Night by the River/Ren Xianqing

 

The first crane is flying by;

beneath its cries,

the village settles into winter.

 

I am watching the starry sky;

beneath the twinkling firmament,

I sit alone tonight.

 

No more dew, only the monotonous frost,

and the wind returns with a frigid touch.

Here, with the sweet scent of dry stalks

is my soul, as smooth as porcelain.

 

But the river has run dry,

and no one expects any change.

A tiny innocent crab climbs ashore,

pinching my still-boyish toes...

 

 

◎Sometimes/ Wa Dao

Sometimes I open my eyes

and see myself packaged up like a suitcase:

skull, body, arms and legs,

bound by a tight rope,

in one sturdy piece.

 

I even glimpse the sealing tape on my mouth

in vivid characters:

Net Weight: 90 kg

Fragile, Handle With Care, This Side Up

Destination: unknown

Recipient: unknown

Purpose: unknown.

 

 

On the Bus/Liu Si

 

The shell of the bus is our shared mask;

it has a logo we are familiar with.

 

The whirling wind is shaking the window

and makes the outside world a spectacle to see.

 

Inside the bus, the only thing that moves

is the engine, which propels us

 

from one destination to another.

Roads and mileposts are excuses for us

 

to uproot ourselves, but the small rear mirror

reminds us: with every step forward,

 

we leave something behind,

and every step is final……

 

 

 

 

 

Argjendis, tani qe permende Salen, pirdhi ne te temes artistike (qe shyqyr qe e kemi, ngordhshin ne vend te gjitha temat politike). Megjithate qefpaprishur te pershendes me nje pikturist qe per ty mund te jete bere boze, por ndonje oksidentalisti ndoshta mund t'i beje pune:

http://www.oberlin.edu/images/Art250b/05-1825.JPG

http://www.oberlin.edu/images/Art250b/05-1826.JPG

Sipas teje kush jane me te bukura, lulet apo germat me ngjyre te kuqe? Dmth nje gomar kinez preferon te haje lulet, apo germat?

Heretik, mos u sekelldis, se nuk politizohet tema pse permendet cka thene nje "politikan" shqiptar (ti e di qe fjales "politikan", sado te baltosur, do t'i kallej data po t'i bashkengjitej "shqiptar" nga mbrapa). Ato qe ti i quan germa te kuqe quhen ne fakt "hieroglife vule" dhe vula eshte nje nder elementet e piktures tradicionale kineze. Sa per zgjedhjen e gomarit artistik kinez, mbase do te ndihej si ai gomari perendimor i Buridanit, po shyqyr Zotit, frustrimi i tij i te parit nuk do te ishte vdekjeprures si i te dytit. Tani po me shkon mendja c'do te bente nje gomar hipotetik shqiptar po t'i duhej te zgjidhte (per te ngrene, jo soditur artistikisht) mes barit dhe luleve. Besoj s'do ta kishte vrare mendjen shume, do t'u ishte sulur luleve.

Dum s'dum ne apo ata cdo teme eshte gjithnje e politizuar, biles politika ne plan te pare, te tjerat pas te vijne. Eshte si pun e shprehjes se Muhametit, edhe po nuk shkove tek politika, vjen ajo tek ty. Keshtu qe, ne me lazem, ti permend Salen qe ka dhene urdher te mesohet kinezcja, hop vjen Rama me kavanoz boje te kuqe hieroglifesh ne dore, iken Hurbi, vij une, "njeri vjen e tjetri shkon" ka pas qene nje kenge ritem bluz qe e jepte Radio Tirana qe te tundej pak edhe rinia jone.

Aha tani e kuptova nga e paska prejardhjen shprehja pellazge: "Te humbte vula!".

Argjendo, gjithmone e per çdo gje ka nje argument kunder apo pro, dhe as une e as te tjere nuk e hedhim poshte perpjekjen tende modeste per te na sjelle ca eremim Kine ketu ne peshk. Ne debatojme secili sipas midese, mentalitetit dhe kultures personale dhe kaq.... nuk perpiqemi asnjehere qe ti veme pikat mbi i.....

E sa per metaforat dhe ate shokun tim, nuk se kam treguar ndonje merite apo nuvel te caktuar gjuhesor ne ate teme, pasi thjesht jam ne nivelin e tetevjeçares qe e kam bere ne kohen e nuhit..... e sa per ate mikun apo shokun tim, ai dinte ca gjera dhe i shprehte bukur, por nuk gjeti pellgun e pershtatshem per te notuar dhe mendonte qe vetem ai kishte te drejte dhe te gjithe ata qe e kundershtonin ishin vene kunder me kastile..... por ai iku me dashje,pasi e pa qe ende nuk ishin pjekur kushtet qe edhe ai te notonte lirshem ne kete gjol ashtu si ne, dhe tani na sheh nga larg se si notojme ne.... i qete dhe moskokeçares....

Alidems, edhe une thjesht  jap argumentet e mia pse bera kete zgjedhje ne vend te asaj, thjesht diskutojme, se s'do niste Lufta e Trete Boterore po te kisha vene "kundermim" ne vend te "eremim", thjesht kemi ca kohe te tepert dhe e vrasim. Sa per mikun tend, vetem nga ata te qetet dhe moskokecaresit s'dukej ai, po ishalla ka mesuar qe dielli ne mengjes nuk lind vetem per te e qe ne pellgje nuk noton vetem nje peshk. 

Nejse, po me punoi kallami, do mundohem te sjell ndonje poet mbase jo te kohes se komandantit, po ca perpara tij. Shpresoj kete radhe mos te te zhgenjej.

 

Meqe e nisem kete pune smiley , ja perkthimi qe pak a shume do kisha bere une.

 

 

 

Nganjehere kur hap syte

vehten e shoh te paketuar si nje valixhe:

koke, trup, krahe e kembe

bere njesh

me litar lidhur, shtrenguar.

 

Shoh bile dhe etiketen e ngjitur mbi goje

ku me germa te ndezura shkruhet:

Pesha Neto: 90 kg

I Brishte. Trajtoje Me Kujdes. Kete Ane Siper.

 

 

Adresa: E panjohur

Marrësi: I panjohur

Përdorimi: I panjohur

rreshti i dyte mendoj do ish me mire : vehten e shoh si nje valixhe te paketuar qe rimon ne fund me shtrenguar.

Argendis, pune e paqme, mik! smiley

 

Mire PF, ja tani disa sqarime, po gjithmone duke e kuptuar pamundesine per ballafaqimin me origjinalin. 

Se pari, nuk besoj se ne shqipe mund te themi "paketoj valixhen" (vec ne rast se kemi blere ndonje valixhe te re dhe duam t'ua postojme atyre ne Shqiperi si dhuratesmiley  Ne fakt, edhe une tani qe e mendoj, e kam perdorur "valixhe" gabim, ne kinezce eshte nje fjale qe mund te perkthehet edhe valixhe, edhe pako, pra ideja eshte e dickaje te ambalazhuar qe i veme nje etikete siper. Sa per "duar e kembe", ne kinezishte fjale per fjale eshte "4 gjymtyret", ndaj edhe besoj s'ka pse te "analitizohet" se cilat jane gjymtyret. Dhe prape ketu te pjeset e trupit, mbase koke do te ishte me mire se kafke, po ja qe poeti ka perdorur kafke, ndoshta per te dhene idene e skeletit, dhe te trupit si njefare pakoje qe ka brenda skeletin a dicka e tille. Sa per litarin, ne kinezishte nuk thuhet me cfare eshte lidhur, me litar apo me spango, smiley, por kjo bere njesh me pelqen, megjithese ne kinezishte ai ka perdorur nje fjale te rendomte, qe e perdorin ketu 5 mije here ne dite, qe ne shqipe thjesht do t'i pergjigjej "bashke", pra fjale per fjale "lidhur bashke", po secila si element me vete, ndersa bere njesh do te thoshte qe e kane humbur identitetin, jane shkrire e bere si pelte domethene smiley  E po ashtu ne kinezishte etiketa eshte ngjitur ne buze e jo ne goje, dhe me ngjan me kendshem e me sakte ne buze, buzet jane si te thuash gryka e thesit qe duhet mbyllur. 

Edhe kjo "me germa te ndezura" me pelqen, por serish ne kinezishte eshte perdorur nje cilesor qe ka pak a shume kuptimin e dickaje qe te bie ne sy, qe ta kap syri domethene, po se perse, ngaqe shkronjat jane me ngjyra te ndezura, a ngaqe jane te medha kaba, ec e merre vesh. 

Kete trajtoje me kujdes nuk do ta perdorja, s'besoj se e perdorim "trajtoj" per sende, s'themi "e ke trajtuar mire televizorin," ose "e paske keqtrajtuar frigoriferin", por "Kete ane siper" po, besoj eshte e sakte, ndonese perkthim i drejtperdrejte nga anglishtja.

 

Dora, Edi, Ana, faleminderitsmiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).