Duke shfletuar kalendarin historik, sot më 15 janar kujtojmë përvjetorin e vdekjes së prof. Ernest Koliqit, poeti e prozatori i madh shqiptar.

Ernest Koliqi lindi në Shkodër me 20 Maj 1903, në një familje te njohur patriotike. Shkollën e filloi në vendlindje, për ta përfunduar më 1921 në Bergamo dhe në Milano të Italisë, ku kreu studimet e mesme. I përgatitur me njohuritë më të përparuara të kohës, u kthye menjëherë në Shqipëri ku, dy vjet me pas, së bashku me Atë Anton Harapin dhe Nush Topallin, themeloi gazetën "Ora e Maleve". Bashkëpunoi me revistat më të rëndësishme të kohës, e themeloi njërën ndër revistat më interesante të letërsisë shqipe “Shkëndija”të Tiranës. Nga viti 1939 qe profesor Ordinar i Gjuhës e letërsisë shqipe pranë Universitetit ‘La Sapienza’ të Romës.
Në vitin 1924 mori pjesë në shoqërinë patriotike "Bashkimi", themeluar nga Avni Rustemi. Për t'i shpëtuar forcave zogiste, emigroi pesë vjet në Jugosllavi. U rikthye në Shqipëri më 1929 dhe filloi punën si mësues në Vlorë e në Shkodër. Më 1937 u diplomua në universitetin e Padovës me tezën "Epika popullore shqiptare". Më 1939 u emërua ministër i arsimit. Mblodhi në kabinetin e tij studiuesit dhe shkrimtarët më të spikatur, me të cilët zhvilloi një veprimtari mjaft të dendur. Më 1944 u largua në Itali, ku u emërua drejtues i Institutit të Studimeve Shqiptare, krijuar më 1957 nga vetë Koliqi, në vend të katedrës së gjuhës shqipe pranë Universitetit La Sapienca të Romës. 
Më 15 janar 1975 vdiq në shtëpinë e tij në Romë, i nderuar nga e gjithë bashkësia shqiptare në mërgim, por i mohuar nga vendi i tij. U varros në Romë.
Pra, prof. Ernest Koliqi klasiku i fundit i brezit letrar të viteve '30, mbylli sytë përgjithmonë si sot më 15 janar 1975 në shtëpinë e tij të thjeshtë, në Fiano Romano (afër Romës), i dënuar të rrinte larg Shqipërisë me akuzën si bashkëpunëtor i fashizmit. Vdiq me dëshirën e zjarrtë, të paplotësuar, të kthehej rishtas në Shkodër, të dëgjonte prapë kambanat e Kishave, të shkelte përsëri në pragun e shtëpisë së moçme të Koliqëve në lagjen Gjuhadol. Të gjitha këto dëshira i shprehu me frymëzim të jashtëzakonshëm në poezinë "Bijës sime", botuar në ‘Shêjzat’, që tingëllon si Testament poetik
Krahas ndihmesës së tij në fushën e publicistikës e të arsimit, prof. Ernest Koliqi njihet si prozator, poet, përkthyes, kritik, studiues i letërsisë. Revista “Shêjzat”, rreth së cilës mblodhi emrat më të shquar të diasporës, mbetet një monument i vërtetë i publicistikës shqipe. 
E nisi krijimtarinë me vjersha, të cilat i botoi në gjuhën italiane, në të përjavshmen studenteske "Noi giovani" të Bergamos. Gjatë mërgimit në Jugosllavi, botoi poemthin dramatik "Kushtrimi i Skanderbeut" me përmbajtje patriotike (1924); ”Symfonia e Shqypeve” (1936), që përkujton lavditë e fatkeqësitë e kaluar nga Shqipëria e mes paqartësive të kohës aktuale paralajmëron një të ardhme të lumtur të Vendlindjes; më 1929, "Hija e Maleve" e më 1935 "Tregtar flamujsh" (1935), novela kushtuar jetës në Shkodër. “Gjurmat e Stinve” (1939), lirikë,
Me vlerë të madhe është edhe përkthimi i: "Poetët e mëdhej t’ Italis" I (1932) Dante, Petrarka, Ariosto, Tasso, Parini, Manzoni e tjerë. Më pas botoi "Kangjellat e Rilindjes" (1959) dhe romanin "Shija e bukës së brume” (1960), ku ndjehet fuqimisht malli i mërgimtarit për tokën e vet. 
Meritoi medaljen e artë të Shoqërisë "Dante Aligheri"; “Yllin e artë për merita të shkollës"; ishte anëtar efektiv i Akademisë së Mesdheut", Anëtar nderi i qendrës ndërkombëtare për studimet shqiptare në Palermo etj. 
Pak vjet më parë arbëreshët e Frashinetos, duke dashur të nderojnë kujtimin e prof. Ernest Koliqit dhe të vënë në dukje kontributin e jashtëzakonshëm që dha në studimin e traditave arbëreshe, i vunë emrin e tij Shkollës së tyre të mesme shtetërore. Vepra e tij, e ribotuar disa herë në Shqipëri dha jashtë saj, vijon të ndiqet me interesim të madh nga lexuesi.
A mund t'i mohohet Prof. Ernest Koliqit të madh kryevendi që zë në letërsinë shqipe?
Në përvjetorin e vdekjes, Ernest Koliqi riduket në kujtesën e atdheut të vet me atributet e shkrimtarit, themeluesit të tregimit modern shqiptar, poetit, romancierit, eseistit, përkthyesit, gazetarit, dramaturgut, mbledhësit dhe studiuesit të palodhur të folklorit, veprimtarit të shquar në fushën e politikës e të kulturës së shekullit XX brenda e jashtë Atdheut.
Do të duhej, prandaj, shumë hapësirë dhe kohë për të ndriçuar plotësisht figurën e tij vigane, pa harruar se është edhe vëllai i kardinalit të parë shqiptar, dom Mikel Koliqit. Po mjaftohemi, për shkak të mungesës së kohës, të kujtojmë vetëm një nga poezitë e Koliqit, në të cilën ndjehet fuqimisht gjithë malli për vendlindjen, që nuk mundi ta shihte sa qe gjallë e nuk po e shikon as për së vdekuri, në sa trupi i tij do të mund të pushojë në paqe vetëm kur të rikthehet në Shkodrën, mëngjeset e së së cilës i kujton kështu:

Shkodra në mëngjese 
Kendojnë bashkë në mengjese pesë kumbonare,
kendojnë në ajri mbi Shkoder ende fjetë:
mbi Maranaj qet vetllen kureshtare
agimi e hjedh në liqe synin e qetë.

Perhapë lajmin e zgjimit rrezja e parë
të parat përshëndetje dridhen në heshti të letë,
e shpejt në at lavdi dielli, qi e veshë fare
Shkodra kumbon me zane, zhurmë e jetë.

E ai diell prendvere i ri shprazet në shtepija
udha e lulishta tue ngjallë ngjyra e shkendija,
tue mbshtjellë gjithshka si nji tis ari, i hollë:

skaj në skaj si lum gzimi tue rreshqitë
në syt e vashave, qeshë, e mbush me dritë
kaçurrelat e tyne kur shkojnë në shkollë.

Lutja e Dëshprueme

Ju qi keqas t’vorrosun keq flêni nder murrâna
mbi shpate t’pjerrta a n’pyje, n’breg deti ase n’breg lumi,
deshmor‘, q’êmën t’lavdishem keni thadrue n’gojdhâna,
nën dhé me gjak t’uej t’rîmun idhnín nuk u a shuen gjumi.

Ju qi n’vorre t’vetmueme keq flêni e nuk pushoni
e as deka varrz e shtatit nuk thau as nuk u a mbylli,
qi éshtnat vrik ju dridhen kur del nji zâ nga pylli,
a kur nji zhapllim‘ hapash përbrî murân’s ndëgjoni,

ju qi n’mesime fisnike t’lahutës jeni rritun,
ju qi burrnín jetike e patët si mësuese,
ju qi lirín kreshnike zgjedh‘ e kishi per nuse,
ju qi n’mprojen e nderit botën keni çuditun,

sot n’murrâna t’harrueme kërkoni kot pushim:
ju qi epopé t’panjoftun shkruet me gjakun e kuq,
plot vrumulisje n’eshtna rrini tue bluem idhnimin,
fatosa orzez, për flîjen e jetës q’u shkoi huq.

U rrzuet tue rrokun armën dhe rrzue me jue fisi;
ato q’atdheut i kjené ndër mote gardh çeliku,
porzmat vigâne t’ueja, jo, nuk i mposhti anmiku
por mâma e fatit, mâma qi befas mbi né krisi.

N’heshtim t’natës shqiptare s’ndëgjihet kund zâ njerit,
prân‘ votres s’fikun nânat n’vaj nuk e njomin bukën,
por me sy t’papërlotun plot shkndija mnije, strukën
tue prit‘ furín ahmarrse qi t’thej‘ t’prîmunt e mnerit.

Jo váj por gjâm e ahté prej pyjesh sjell jehona,
zhumhura e rrebtë e lumit kushtrim zâ-mbytun ngjanë,
shpirtnat errson e ballet vrugon, ndiell mort zezona
q’atdheut palcet gjallnuese mâ t’mshefta po i a thanë.

O Perëndí, na tokën pranuem qi Ti na fale,
n’tê tash tridhet‘ qindavjeta na u end e ndershme jet,
jetuem m’kto troje t’vobta, n’kto brigje t’thata e t’shkreta,
ngujve larg botës tjetër tue ruejtun dhên mbi male.

Me mzi strehueme trupin nga shiu e brshni e marrdha,
n’kasolle e stane t’brishta qi shpërthejshin duhínat,
pa dijt‘ qejfet e holla, pa dijt‘ ç’janë miradinat,
pa njoft‘ doket e lmueta të kombeve fatbardha.

E, pra, t’ushqyem n’kto gryka me bukë kollomoqe
Qi e zbutshin n’új të kronit, s’lypshim kurrgjâ mâ shum,
sepse bylmet na kishin nji lirí t’thjsht‘, t’pashoqe,
qi me hiret e veta na e bânte gjakun t’lum.

Nânat me qumsht‘ të pastër andjen n’shpírt t’on‘ dikojshin
Me fluturue si shqipe në qiell t’nderit shqiptar,
n’flak t’dokeve m’u kndellun e n’zjarrm t’buzmit bujar,
qi kobin e zvetnimit nga votra na e largojshin.

O Perendí, ndër shekuj ûja buzën na e zverdhi,
shpesh u errem pa hângër bukën m’e ruejt‘ për fmín
e mitun q’ish n’e rritun, por n’qe ‘i mik né shpín
na msyni, ia vûm para at buk mikut kur erdhi.

Pse kshtu na e randon jetën me dhunë e me krajata?
Lírin e dy gisht nderi n’shtek t’ballit: s’kishim tjetër:
kto dy të mira zbritshin vobeksín t’on‘ të vjetër.
Po pse, o i Lumi i Qiellvet, na i rrmbeve kto dhurata?
Vegimi i Laures - Françesko Petrarka 

Ky sonet , ashtu si shume te tjerë , i kushtohet vashës me emrin Laura,qe Petrarka e njohu ne rini dhe qe vdiq e re. Vegimi i saj i shfaqet ne vetminë e natyrës dhe ai nis te kuvendoje me te.

Me ndie zogjt tue pingrue,a flladin n'vere
tue luejtun ambelsisht neper t'njomat flete,
a prej nje bregu t'lulezuem e t'blere
me m'ardhe nje shushuritje ujnash t'qete

ku rrij n'mendim dashnije e shkruej,athere
shof Ate,qe na e fali Qielli vete,
e dheu e mshefi,e i duket zemres s'mjere
se t'fshameve Ajo iu gjegj si t'ish prap n'jete.

"Deh,perse veten po don keshtu m'e shkri,
- me thote tane dhimbje, - e loten e deshprueme
si lume po e derdh prej syve mbushe me idhni?

Per mue mos qaj.pse m'bani t'lume
edhe t'perjetshme,e keta syte e mi
kur t'ngjau se i mbylla, i çela n'drite t'amshueme."

(nga Libri i Kengeve - e perkthyer nga E.Koliqi)

  http://sq.radiovaticana.va/articolo.asp?...

10 Komente

rrofsh vb

Ke harruar te permendesh qe ishte fashist.

Bashkëpunoi me revistat më të rëndësishme të kohës, e themeloi njërën ndër revistat më interesante të letërsisë shqipe “Shkëndija”të Tiranës....

??????? Ku i ke pare keto endrra per Revisten me Intersante ????

i dënuar të rrinte larg Shqipërisë me akuzën si bashkëpunëtor i fashizmit.???????

Pse i akuzuar , mbeti ne tentative apo nuk kishte prova !

A mund t'i mohohet Prof. Ernest Koliqit të madh kryevendi që zë në letërsinë shqipe ?

Ketu e ke vene vet pikpyetjen po mire ishte te vije edhe me shume , sepse Hardallosja nuk eshte Larg nga firifiu !

I nderuar Mirqofsh . Une e di qe asnje nuk lexon se cfare brockullash bie Beu i Fshatit dhe per ke i bie ... Fatkeqesia ime qe i Lexoj qe nga feminija sikur te orientohem per WC . Po puna eshte se ky ve ne Dyshim edhe IntelektuHalete qe kane firmose Peticionin ose dacibaon , te cilet te gjithe e dine se ishte KRYETAR i Partise Fashiste Italiane te Shqiperise . Dhe si per te qeshur me SHPIRT , lexo vetem kete te pakten pa i thene na  rrofsh smiley

 Për t'i shpëtuar forcave zogiste, emigroi pesë vjet në Jugosllavi.....

Miqte me te ngushte me Bajoneta e Florij te patriotit me te madh qe ka njohe Koliqi , njatij Afmetjes , qene ata te Jugosllavise ( ? ) dhe ky vajti te fshihej atje 5 VJET smiley Gjithsesi babasqapi le ta vleresoje kete Info nga Beu i Fshatit qe tregon se ZOGU ...te vriste or tie ... smiley 

Ku te shpie paragjykimi , se ne fakt Beu nuk eshte i ketij niveli sidomos ne Referencat me Bronx smiley Tipik i shprehjes per te merzite Lexuesin me te drejten e Autorit ....biles ja kalon HURIT se te pakten ai e ka me Perkthime , ja kalon edhe LefKopese se ajo vetem nje drejtim ka , Garuzhden e Babasqapit !

 

!

Fati ka qene bujar me Ernest Koliqin qe u largua nga Shqiperia. Perndryshe ai intelektual i madh do te kishte vdekur nga torturat e nje fshatari injorant analfabet partizan nga zona e pare operative. Ashtuuu

I vecante si perhere vb. Gjithe te mirat.

Torturuar mbase jo, thjesht pushkatuar (dhe mbase e meritonte).

Ajo pas luftes nuk ka qene Kurre lufte ideologjike. Ka qene lufte e paster per pushtet, ku u eliminuan kundershtaret. E. Koliqi u be profesor univ. ne Italine pas luftes antifashiste, por Italia ishte vend demokratik dhe jo diktature bolshevike. Me graven e kemi pas diskutuar ketu http://www.peshkupauje.com/2012/11/lef-n...

grava: "Intelektualet tane, pergjithesisht elita nacionaliste ra ne nje gabim fatal ne vleresimin e situates se luftes dyte botrore.Veproi krejt ndryshe nga homologet e tyre ne krejt Evropen e pushtuar."

Hmm, e si u sollen homologet e tyre ne Europe? Jo se kete jam kurioz ta di, jam me te vertete kurioz. Dmth versionin tend per si u sollen intelektualet ne Europe. Si u sollen homologet e tyre ne Europe? Jo se nuk e di, po dua te degjoj versionin tend. Intelektualet ne Gjermani, Itali, Austri e besoj edhe ne France u sollen ne mos njesoj, akoma me bashkpunues me fashizmin/nazismin. E di qe profesoret universitare nenshkruan ne modular - akte besnikerie ndaj regjimit, ku tregonin racen e tyre? Shumica 99% e beri. E di qe kishin te detyrueshme te denonconin koleget e tyre hebrenj? Po te mos flasin per industrine. Kush kujton se i prodhoi tanket, anijet, topat, armatimet? Po i prodhuan industrialistet gjerman/italian. I prodhoi Mercedes Benz, Fiat, Volkswagen, Krup etj etj. E te njejtet profesore, intelektuale, arkitekt, industrialiste pas lufte u reintegruan. Kurse tek ne njerez si Lef Nosi, qe mendonin te nxirrnin ndonje perfitim per shqiptaret nga pushtimi ose qe mendonin te zbutnin pasojat negative te pushtimit fashist/ nazist mbi shqiptaret, u eliminuan nga komunistet. Pse u eliminuan? U eliminuan sepse ishin bashkpunetore? lol ath duhej eleminuar 90% e italianeve apo gjermaneve. Kishin bere krime lufte, ishin pergjegjes per genocid? Jo. U eliminuan, sepse intelektualet dhe patriotet e vjeter duheshin zevendesuar nga "patriotet e rinj". Them vetem "patriotet e ri" pa permend intelektualet, sepse teneqexhite, fshataret nuk mund te ishin dhe nuk u bene kurre intelektual.

Mos u hyr Sikur -  Sikareve te Berishes në mes .. Janë pa rrugdalje sepse nuk kanë rruge Hyrje . Jepu një " Rrofte shoku PALI qe u ka pjelle " ....dhe me rrjegull je ! Me shume dhe seriozisht , padashje i vlereson si normale !

 

proza koliqiane duke njohur diskurset orale në jetë dhe në dijet empirike, rikontekstualizon dhe rifunksionalizon diskurs letrar original në letërsi, ku autori empirik kapërcylljet e sistemit të shkrimit letrar, i identifikon me kërkesat e fundamentit të artit letrar, artistikës gjë kjo që mund të vërehet në të gjitha nivelet e tekstit letrar, nivele këto ku litrariteti funksionon parasegjithash, ku shprehja dhe diskursi letrar nga një gjuhë e thjeshtë, shkon ka gjuha figurative. Intencë e tipit të sistemit letrar koliqian, në aspektin e formës mbetet avancimi i procedimeve letrare në tekst, futja e ndërlikimeve të shtresuara me përimtime implicite e psikologjike, madje fabulat e thurrura me mjeshtri rrëfimtare. Ndërsa në shtresimet tematike dhe idetë themelore që trajton, në tekstet e tij shtresohet një botë e veçantë që ndërkomunikon me paramodelet në jetën e njeriut të tij, si dhe në tharrmet e shpirtit shqiptar, që i veneron tek oraliteti dhe kultura e moçme nacionale, të mitet dhe legjendat, te e tashmja kryesisht e Malësisë së Shkodrës, për të shtruar edhe shumë vizione, ide, që mund të tumirën për receptuesin, si tejët progresive, në krahasim me letërsinë shqipe të mëhershme.

  Allah,ki meshire,  shpetona nga stili silikon!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).