Kush më shumë e kush më pak e ka ndjekur këto ditë linçimin që ia bënë Kosta Barjabas mediat në Tiranë.

S’e kisha pritur që opinioni publik shqiptar të kishte rezerva kaq të pashtershme indinjimi moral kundër vjedhjes.

Nuk krrakëritën vetëm politikanët, as ata që paguhen për të krrakëritur; por edhe njerëzit e zakonshëm, anonimët, të thjeshtët, ose armata e gatshme e populizmit.

Kaq ndyrë iu vërsulën këtij njeriu, sa t’ia rehabilitonin emrin, në një plan të epërm.

Kosta Barjaba është një studiues i mirënjohur, një veprimtar i shoqërisë civile, një baba dhe bashkëshort. Çfarë i ndodhi në Palo Alto, do ta konsideroja – hë për hë – si fatkeqësi.

PD-ja, me frymë të rëndë prej buallice, siç e ka zakon, ia shkatërroi personin publik këtij të ziut, duke e quajtur “xhepist ordiner” etj.; edhe pse qartazi kjo u ndërmor për të goditur PS-në, me të cilën Barjabën e lidhnin shumë fije.

Vëreni si lufta për të ndarë krundet e pushtetit në Tiranë, e bëri një viktimë të re. Zotat e politikës shqiptare kërkuan edhe një herë gjak, dhe e gjetën një qyqar për ta flijuar.

Nuk ka asgjë etike në ofensivën mediatike kundër sociologut dhe veprimtarit Barjaba, as në distancimet hipokrite të institucioneve ndaj tij. Është reagim i ndyrë i një klase njerëzish shpirtërisht mjeranë, të frikësuar dhe të varfër; i një klase gjysmë-njerëzish, të cilëve s’u ka mbetur më asnjë farë humanizmi.

Barjaba kushedi vodhi në një dyqan në ShBA – edhe pse unë vetë nuk e besoj që ai të ketë vjedhur; por le ta marrim, megjithatë, të mirëqenë aktin për të cilin akuzohet.

Çfarë të themi përballë këtij incidenti?

Një bashkëshort dhe baba, që poshtërohet përballë familjes së vet, miqve të vet, kolegëve dhe publikut të vet, mbarë opinionit publik.

Që poshtërohet, përgojohet me epitetet më shkatërruese, përdoret egërsisht për të goditur PS-në, pezullohet dhe përjashtohet, shkishërohet dhe ostracizohet – duke përfunduar si cjap i larjes së mëkateve, për një shoqëri të zhytur në ves dhe anomi, si kjo e tanishmja në Tiranë dhe gjetiu në Shqipëri.

Linçimi i tij publik s’ishte veçse një festival pagan, barbar, dionisiak; ose fytyra e ngërdheshur, gjakatare, e po atij demoni kolektiv që shqeu me thonj e dhëmbë tortën e Pavarësisë, në sheshin Skënderbej në Tiranë para një muaji.

Zëri i atyre pak individëve që u distancuan, që shprehën një rezervë, një keqardhje, një empati për Barjabën u mbyt sakaq nga krrakërimat e korbave – me qindra, mijëra e dhjetëra mijëra, që kanë kolonizuar tashmë pemët e pushtetit, të shoqërisë civile dhe të mediave.

Dhe kjo në kontekstin e një republike e cila ia lejon vetes të qeveriset, prej vitesh, nga një kastë pushtetarësh të cilët shumica i njeh si hajdutë (jo të dyqaneve amerikane, por të xhepave të vetë taksapaguesve); dhe jo vetëm i njeh, por edhe i admiron si të tillë.

U desh ky incident me një figurë minore si Barjaba – deri më sot i njohur vetëm si sociolog, profesor universiteti dhe veprimtar i shoqërisë civile – që të na shfaqej para syve, në krejt shëmtinë e vet, bataku moral i Shqipërisë së sotme.

http://xhaxhai.wordpress.com/2013/01/07/politike-kurbanesh/

161 Komente

" .... U desh ky incident me një figurë minore si Barjaba – deri më sot i njohur vetëm si sociolog, profesor universiteti dhe veprimtar i shoqërisë civile – që të na shfaqej para syve, në krejt shëmtinë e vet, bataku moral i Shqipërisë së sotme..."  

 

 Tamam, u desh ky incident, qe te shiheshin çakenjt nga delet.  ç'a ti boj une qe s'jam avokat, se do ta kisha hedhur ne gjyq ate policine e atij fshati dhe gazeten ne fjale. 

Eshte i lire dhe Mister Barjaba per te hedhe ne gjyq policine. Ketu ne amerike kushdo mund te hedhi ne gjyq kedo. Jemi demokraci ne valvitje e siper. smiley

Pjer, ngjarja ka ndodhur ne 27 dhjetor, keshtu qe keshillimi qe juve po i beni Barjabes eshte shume i vonuar. Shpresoj qe heren tjeter te jeni me sensitiv dhe proaktiv ne kete pergjegjsi tuajen te konsulences politike dhe diplomatike.

Megjithate, ku e di ti qe Barjaba s'e ka paditur Nordstrom-in dhe policine katundareske te fshatit te Palo Alto-s?

Cilet cakenj dhe dele nxorri ne pah ky incident Pjer?

Per cfare egzaktesisht do ta hidhje ne gjyq policine dhe gazeten e fshatit?

Eshte figurativ, per te treguar dy opinionet ndaj asaj ngjarje. Nese ty te vjen zor nga krahasimi, duke e pare veten tek çakenjt, (persa i perket kesaj ngjarje) , kjo eshte nje kritik/ilaç qe sherben per te pastruar shpirtin. 

S'me vjen kurrefare zori dhe as e shoh veten si cake.  Me duket e pandershme intelektualisht ti etiketosh njerzit si cakej pse ata kane tjeter qendrim nga ty lidhur me dicka.

Jo i dashur jooo, nuk ka te beje me mua, me ty, me persona, ka te beje me frymen, vlerat, me konceptet. Ta leme Bajraben, qe nuk e njof (e njofta ketu ne Peshk, se nuk e kisha nigju ndonjehere), e te marrim ty, mua, nje person tjeter. Ndodh nje vjedhje ordinere, ndoshta nga femija jot, gruaja jote, mirpo ti per çudi sheh fytyren tende, emrin tend, ne shtyp, ne media.  Pyetja e pare qe do beje, do te ishte; ç'jane keta ujqer, çakenj, qe mirren me mua, ç'bera une, ke vrava, ke shtypa. 

Ne fund te fundit, vjedhja mund te kete qene personale, jo ne grup, pavarsisht se mund te futesh ne dyqan grup. Nese nje klase futet ne dyqan, dhe njera vjedh çanten, mos duhet denuar e ter klasa, familja, mos u duhet dale emri dhe fytyra te terve. JOOO. 

Pjer egzagjeron nqftse raportimin e asaj qe ndodhi e quan fryme cakejsh e ujqrish.  Cfare sugjeron ti, qe mos te raportohet fare ngjarja?

Pjer ajo qe dime ne eshte qe policia i ka arrestuar per vjedhje dhe komplot per te kryer vjedhje.  Kete ta siguroj nuk e ka bere se u futen grup ne dyqan, por se ka pasur mjaftueshem prova nga rojet private te dyqanit qe te tre personat ka kryer aktin penal dhe kane komplotuar per te kryer nje tjeter akt penal.

Po nese do ishte keshtu, fare mire sendet e vjedhura mund ti linin ne makine, e te futeshin bosh, mirpo ketu mesuam se ai u fut perseri (u kthye) me çanten e vjedhur. Pse. Arsyeja ta thote se ai ka dashur ta lere aty. 

Keto pyetje i zgjidh gjyqi Pjer.  Tani per tani ai dhe gruaja e vajza e tij kane ceshtje te hapur penale per vjedhje.

Ngjarja shkaktoi reagim te madh sepse u krye nga nje njeri prej te cilit nuk priteshin keto gjera.Atij  nese i dhimbsej namuzi nuk duhet ta kishte bere ate pune.Perdorimi nga ana e PD per fushate ishte i pandershem por miletit nuk mund ti vesh kur zhgenjehet nga njerez qe i mban ne high esteem.

Ka nje lloj te drejte autori kur vlereson ne kete menyre "moralin" e shoqerise tone. Ngjarja mund te jete krejt tjeter, dmth pavarsisht raportit te policise. Secili prej nesh mund te ndodhet ne nje situate te keqkuptuar, per njemije arsye.

Duke udhetuar nga nje qytet ne tjetrin, me tren, pasi kisha prere bileten ne nje automat, pasi kisha bere gjysmen e rruges, vjen fatorinoja per kontroll. Kur une i jap bileten, ai me thote: kjo bilete nuk ben, sepse duhet te kishe hipur ne nje tren tjeter, treni ku ti po udheton eshte i nje tjeter kompanie. Praktikisht ju jeni pa bilete. Duhet te zbrisni ne stacionin me te afert, ose do te gjobiteni kaq para (ishte te pakten 8 fishi i vleres se biletes!). Une nuk e zgjata por zbrita, pavarisht se gabimi im ishte krejt njerzor dhe banal. Une nuk e dija se ne hekurudha ka disa kompani te ndryshme! Shkurt, ne kete rast une jo vetem qe mund te gjobitesha, por mund te kisha edhe penalitete te tjera po te kundershtoja. 

Kushedi se si ka qene situata reale e familjes Kosta... kete e di vetem ai, pavarsisht se per sigurimin e supermarketit dhe te policise ajo ishte nje vjedhje! Me ka ndodhur te harroj ne dore artikuj qe nuk i kam kaluar tek kasa, sepse kam harruar! Cdo njerit mund ti ndodh nje situate e tille. Pra, Kosta Bajraba ose nje nga familjaret e tij mund te kete harruar, kishedi se si ka qene situata konkrete...

Problemi eshte sepse ne behemi kaq agresiv per te perdorur nje incident te nje personi publik, dhe nuk flasim kur nga grabite qartazi me dhune verbale dhe fizike nje polic ne rruge, kur infermeri, doktori, deri edhe portieri dhe pastruesja e nje spitali te kerkojne para, pa ju ardhur zor, pa ju dridhur qerpiku. Dhe jo vetem kaq, por kete metode te te "sjellurit rrotull dhe sorollatjes" per halle shume banale e ka pervetsuar shume mire cdo nenpunes, punonjes i shtetit shqiptar ne te gjitha nivelet. 

Ketu eshte ceshtja: si nuk po arrijme ti japim fund kesaj shemtie dhe perversiteti me te cilen perballemi cdo dite, por pranojme te na fyejn, demtojne ne vlera monetare, te na vjedhin, deri edhe te na rrezikojne dhe te na marrin jeten neper spitalet tona?!! 

Ketu nuk eshte fjala per te majte dhe te djathte, te gjithe jane njesoj. Njesoj fare, dmth bloze dhe llum... dhe ne "i pranojme, i mirekuptojme", sepse ne fund te 4 viteve perseri "i votojme".

Pjer, duhen rilexuar sa u thane ketu per kete teme dhe te mund te krahesohen me idene shume te drejte te Vebiut.Per ti pare mire Cakejte!
Dhe te kujtoshe ate kengen:
Shoke kemi ne mes tene
Shume cakej...."luftetore..."
Po-po, mos u qofte thene
Sepse s'kane asgje ne dore....

Ku pikerisht e paska para kete linicim publik  e mediatik te Barjabes Vehbiu, hiq reagimin dhe perdorimin e pritshem nga e PD-se te ngjarjes per te goditur PS-ne?

Mbireagim i pabazuar ne realitet me duket ky i Vehbiut.  Kishte shume kende nga mund te kapte kete ngjarje Vehbiu, si arrestimi i nje akademiku per nje vjedhje te rendome dyqanesh, mohimi i tij ne menyre qesharake i ngjarjes qe i kishte ndodhur dhe genjeshtra banale mbi ate ngjarje, distancimi dhe mohimi i lidhjeve qe kishte ai me partine nga PS-ja etj. ku Vehbiu mund te kishte shkruar dicka me vertet reflektuese mbi vlerat dhe moralin e shoqerise shqiptare te sotme, por zgjodhi te tregonte indinjim te forte per nje pseudongjarje dhe ti turrej protagonisteve te saj me zjarr dhe hekur.

I Pakapshem; " .... Kishte shume kende nga mund te kapte kete ngjarje Vehbiu, si arrestimi i nje akademiku per nje vjedhje te rendome dyqanesh, mohimi i tij ne menyre qesharake i ngjarjes qe i kishte ndodhur dhe genjeshtra banale mbi ate ngjarje, distancimi dhe mohimi i lidhjeve qe kishte ai me partine nga PS-ja etj..."  

 

Pse duhej ta kapte nga ky kendveshtrimi yt. Keshtu eshte ku te duket se vetem ti ke te drejte. Pa mendo per nje moment, VETEM NJE MOMENT, sikur kjo ngjarje te kish ndodhur ty, çfar do thoje ti. 

Ky eshte kendveshtrimi me realist dhe objektiv, sepse ky pohimi per lincim publik e mediatik te Barjabes me duket pa baze.

Po te me kishte ndohur mua, gjeja e pare qe do beja eshte te merrja nje avokat dhe te lija ate te shprehej ne emrin tim.  Gjeja e dyte, ne asnje menyre nepermjet avokatit apo vete nuk do mohoja arrestimin tim.

 

Rreth liderit te perbashkuar, me nje deshire, me nje qihihillim. Thote Kosta Barjaba: 

Veliaj, në tezën e tij, ilustron edhe nevojën për bashkim rreth liderit. Ky bashkim portretizohet si një shenjë emancipimi ku rrymat e brendshme partiake që mendojnë ndryshe në çastin e fillimit të garës me kundërshtarin, për hir të kauzave të përbashkëta, bashkojnë kontributin e tyre për të mbështetur liderin. Sepse kjo është rruga më efikase për të fituar. Dhe fitorja e socialistëve nuk do jetë vetëm politike, por fitore e një programi që konsulton, frymëzon dhe mobilizon qytetarët, për t’u dhënë zgjidhje problemeve të tyre. Prandaj, bashkimi ndaj liderit nuk duhet parë si një bashkim rreth individit, por rreth kauzave të përbashkëta në shërbim të interesit publik dhe qytetarëve.

 Edi Rama nderkohe i lau duart tak-fuck me Barjaben nepermjet cicerimave twitteriste pa pritur verdiktin e gjyqit. Por fajin ama per kete e ka....you guessed it... si dhe opinioni publik qe e egzekutoi Barjaben me komente tek Peshku dhe gjetke.  S'paski pas nje pik komentmeshire bre. 

Qe te jemi te sakte xhib, Vehbiu ka thene duke komentuar  qe reagimi i PS-se ndaj Barjabes ishte siperfaqesor, i padenje dhe burracak.

P.S. Kudos per komentet e mirendertuara qe ke bere te PTF.

Po, por sic ja vura ne dukje tek replika ime aty, asnje kritike ne artikullin e tij per reagimin e PS-se, a thua se Kosta po hartonte programin e PD-se dhe tani njerzit u habiten se si ka mundesi qe PD-ja po kritikon vjedhjen e Kostes ne nje vit elektoral.

Si dhe, ne nuk na akuzoi kush per lincues kur tallem trapin me mbertheckat e Pangos apo kur kritikuam videon e Metes (te pakten jo para se ky ti servirte ngjalen Rames), por valla komentet tona mosaprovuese ndaj kesaj fjasko te turpshme dhe spektakolare te Barjabes (eshte e tille sikur te kemi parasysh dhe vetem reagimet e tij ne media, edhe sikur vertet te mos kishte vjedhur) qenkan lincime publike!

Ahem, na u dashka rishkruar fjalori qe te sqarojme kuptimin e ca termave si "person publik", "lincime", etj.

Ne fakt reagimi i Vehbiut mua me duket tmerresisht si reagim personal edhe pse ai mohon cdo lloj njohje personale me Barjaben dhe thote si person duhet te respektohet pa kushte, por nga ana tjeter na thote qe kasta e pushtetareve njihet nga shumica si hajdute.  Keto dy gjera nuk perputhen me njera tjetren.  Hiq videot e Metes dhe te Prifitit (vendime gjykate jo e jo), realisht s'kem ndonje prove konkrete per hajduterine e njerit apo tjetrit te pushtetareve dhe si mbas llogjikes se Vehbiut duhet ti respektojme pa kushte.   

Matane kesaj Vehbiu, o s'di o ben sikur s'di per ate qe perflitet privatisht per Barjaben, qe njihet si megakusar per vjedhjet qe ka bere me troje te perfituara ilegalisht, vjedhje projektesh te BB-se, e te tjera vjedhje si keshilltar neper ministri.

Pa bere avokatin e ketij Bajrabes, po per kete a ka prova gjyqsore per vjedhjet me trojet qe thua se jane perfolur privatisht, apo per vjedhjet te tjera qe thua si keshilltar ministrish e vjedhje projektesh te BB !!! Se si mund te vidhet nje projekt i BB, kete gje s'po e kuptoj.  

Pjer, pikerisht e percaktove si te folur privatisht, pra llafe te thena mes njerzve e jo si prove gjyqesore.   Gjithesesi po ti hyjme thelle Barjabes, stilit te jeteses, te ardhurave te tija, shkollimit te femijeve ne universitete private ne SHBA etj etj. sec kam nje ndjenje qe do gjenim dicka qe nuk shkonte midis te ardhurave legale te Barjabes dhe shpenzime te tija e familjes se tij.

Aaaa ketu me dil, qe ka diçka me kete stil jete, femijet te shkolluar ne USA etj, kjo eshte pune e nje hetimi, dhe me kete hetim financiar, ne mos gaboj mirret nje Komision per Verifikimin e Pasurise ndaj pushte-tarve dhe administratorve, dhe Taks-Force. 

Ti e ndjen veten te prekur ne vete te pare nga ky artikull i Vehbiut, apo jo?

Jo.  C'lidhje ka kjo gjithesesi?

LOL

 

Ide koreano-veriore. 

Zotat e politikës shqiptare kërkuan edhe një herë gjak, dhe e gjetën një qyqar për ta flijuar.

Ooooo I'm so sorry! Shof qe qeka merzit shoqnia Kostes. Ik ere pirdhu! Tjeter here me te kujdesshem kur vidhni dyqoneve, qe mos leni kokrren e namit.

Ne fakt xhaxhai e ka thene ne disa komente aty qe s'e njeh personalisht Kosta Barjaben. Jo se kjo ndryshon argumentin po per sqarim.

As une nuk e kisha per xhaxhain, po per keto qe thone "Kosten e kemi shok te mire" etj. Ore une nuk po them qe Kosta nga akademik tani u kthye e harroi shkrim e kendim, apo nga PS tani qe vodhi u be me PD. Personalisht e kam thene edhe ne komente te tjera qene rradhen e mekateve vdektare, mekati i kostes "shop lifting" eshte nga me ordineret. 

Po Kosta ra mrena, dhe normal qe kjo do ta bente gazin e botes. Dhe aresyeja eshte pikerisht midis kontradiktes ne pasuri dhe pozite shoqerore me gjestin. Pra po te kishte vjedhur kosta leket e ndara per nje hidrocentral ne Shkopet p.sh, do kishin thene "epo si gjithe politikanet" dhe nuk do cuditej njeri. Gjtihashtu sikur Aqif Petlla te kishte nok noi iPad ke Apple dhe ta kapnin, prape nuk do thoshte gjo njeri, bile dhe mbase do e justifikonin duke thene "he mo se ka dash me i bo qejfin kalamojve fakiri, se ce do Aqifi ipadin". Pra again, sensi i humorit tek gjesti i Kostes qendron ne perpjestim te drejte me poziten e tij shoqerore, qe gjykuar nga vorbulla qe krijoiduket se kaqene e madhe.

Ja kaq per Kosten tani, se lame pas dore Palestinen.

PF,

daku, kjo s'osht gjo hic mer!

Eda Derhemit  sa nuk po i dilnin temthat ne Mapo.al 

lol

Ajo te pakten ka arsye: ble shumicen e rrobave ne Nordstrom.

Po Ypi valle ku i ble?

Xhibo,

Ypin e takova iher kur isha per gjueti ne nje katun te Tirones; kishte dale tu shetit me kostum si n'kokerr t'qejfit; sa i permena kohen e Komunizmit e nryshoi ftyren sa thashe me vete 'vetem ambulanca e shpeton kete" smiley

Sipas meje është tejet e vështirë të ndërtosh një polemikë serioze mbështetur mbi këtë rast. Ajo cka do të më interesonte mua përtej mendjengushtësisë së dikujt në përballje me pasurinë e tjetrit, eshte se cfarë bën ai me këto ‘proceeds of crime’. Pra, cfarë bën ai me mallin/paranë e vjedhur. Sipas meje, meriton të quhet hajdut, dikush që sillet në mënyrë të caktuar pas vjedhjes. Ajo që bën përshtypje në rastin e vjedhjes së vogël, (ose të madhe) është fakti që personi kërkon të mbështesë një stil jetese të caktuar. Një vjedhje e kthyer në ves, mbështet një stil të lehtë jetese. Pra, një vjedhës kërkon të jetojë lehtë. Ajo që kam vënë re, është që njerëzit që i dorëzohen këtij vesi  kanë prirjen të bëjnë një jetë prej ‘dandy’, të rehatshme, me veshje elegante, të parfumosur, të darkojnë në restorante të shtrenjta. Ata kërkojnë të shijojnë më shumë se c’munden. Shpesherë, madje janë të dhënë pas shijes. Pra, një stil jetese i tërë, që ndërtohet mbi një flluskë. Mesa kam parë nga fotot e Kosta Bajrabas, nuk duket të jetë ndonjë tip ‘dandy’. Kështu, unë do të mendoja që ky njeri nuk ka prirjen të vjedhë vetë. Një vjedhje që nuk mbështet një stil jetese, sipas meje nuk e ka flagrancën e duhur për të sjellë këtë bumerang mediatik.

Një vjedhje që nuk mbështet një stil jetese, sipas meje nuk e ka flagrancën e duhur për të sjellë këtë bumerang mediatik.

Ashtu si nje p*dh i care me stil ne nje mardhenie seksuale me dhune nuk perben patjeter prove penale, sidomos nese mashkulli kishte nje kapele berete ne koke.

Me fal per banalizmen e analogjise, por vjen si "frymezim" nga elasticiteti i etikes dhe moralit "Mos shani Kosten per 238 dollare te qelbur" qe kam lexuar ditet e fundit ne mediat shqiptare.

Nese ka nje tregues te dellit te qelbur te moralit eshte pikerisht kjo moral-akrobaci qe me kaq rrehatllek dhe casual-itet i serviret publikut sot per rastin Barjaba, apo dhe dje (por veem nga 'margjinalet' ama) per rastet Meta e Pango, tip 'kush nuk do ta bente ate gje ne vend te tij' (vjedhjen, ngacmimin seksual) etj.

"Let the sinless man among you be the first to throw a stone at her( at him ne kete rast).

...a dicka e ngjashme, se me qe jam ne mood fetar sot.smiley Po ne fakt, te jemi te sinqerte ca nga ata qe komentojne per kete ceshtjen ordinere, ne fakt e bejne si nje proces purifikimi te vetes. 

e keni gabim, nuk mund te perlyhen te gjithe e do kush do. mbase ky eshte dhe qellimi ne vetvete, por bie rende mbe ndergjegjen e njerezeve qe jetojne me djersen e ballit dhe parime te patjetersueshme.

Une nuk fola per te gjithe, por per disa.  Dhe per disa realisht te flisnin per kete gjestin e ketij, ishte nje lloj katarsis.

E di si e mendoj une kete Bota, ky robi dhe gjesti i tij, a i ngre apo i ul ndonje gje shqiptarit te thjeshte? Mua me duket s'e asnje gje. Ketu diskutohet per moralitetin e veprimit, sepse ne fakt s'ka ndonje dem ne xhepat e shqiptareve,sic mund te jap korrupsioni. Ne fakt kjo eshte si te jesh duke pare nje kosh plehrash ku gjithe plehrat jane jashte tij, dhe te diskutosh gjithe zell mbi qendrimin ne kembe ose jo, te nje shishe plastike afer ketyre plehrave. 

Aman, kur do vij ky merhumi nga Amerika, sepse kjo ceshtje u be boze.

dora ça eshte kjo mood fetar??

e pashe edhe une ,skam as fjale per ta komentuar.nji nga ato momente ku e kupton pse konica u shfry me ate shprehjen e famshme;shqiperi te kam dhjere..........pastaj kot me e kap me shqiperine se ajo e shkrete fusha e male eshte.shqipetare ju kam dhjere,qe su bete asnjehere do ishte shume me e drejte.

urime aldo bumçit per sukseset madheshtore qe po arrin ne ushtrimin e detyres se ministrit dhe nje gelbaze n'surrat me e pakta e ka merituar.

Xhibi,

 

Ne flasim nga pozitat e vëzhguesit në këtë cështje. Pra, vjedhja ndryshon diametralisht në optikën e atij që pëson vjedhjen (pronari) dhe atij që vëzhgon vjedhjen. Pra, fillimisht, jemi shumë larg vjedhjes së kryer, e prandaj nuk mund të krijojmë një dinamikë të mirëfilltë të saj, edhe pse raporti i policisë përmban disa detaje. Megjithatë, optika ime është krejt tjetër në trajtimin e kësaj ngjarjeje. Sipas meje, duhet bërë një dallim i rëndësishëm ndërmjet vjedhjes si dobësi (e castit) dhe vjedhjes si ves. Përgjithësisht duhet dalluar rreptësisht ndërmjet dobësisë dhe vesit. Një dallim që jo të gjithë kanë mundësinë ta bëjnë. Dallimi është i vështirë, sepse dobësia kërkon distancë për t’u kuptuar, ndërkohë që vesi kërkon afërsi. Pra, dobësia nuk kuptohet kurrë kur je pranë, e vesi nuk kuptohet kurrë kur je larg. Përfytyro kur një dobësi kthehet në ves! Atëherë, duhet të jesh larg dhe afër. Një art tmerrësisht i vështirë për t’u arritur. Por, jo i pamundur. Nëse kuptohet ky ndryshim, është e thjeshtë të kalosh në ato konsiderata që shpreha pak më parë. Një vjedhje si dobësi është e pamundur të shkaktojë këtë furi mediatike. Një vjedhje si ves, mundet. Ky është mendimi im, që nuk kërkon për asnjë cast të përligjë vjedhjen, sado e vogël dhe e papërfillshme të jetë ajo.

Mbertheckoje pak me drejt kete situate Lirka.

Filozofia eshte sport i lezecem, por nganjehere behet si lekura e bananes n.q.s. te behet si nje luge me te cilen i futesh cdo gjelle pavaresisht shijes ose eres qe ajo bart. Nese s'je dakort, levroje pak me te njejtin stil ate skecin e Luftar Pajos ku te tjeret ja vinin fajin gjithshkaje pervec hajdutit per vjedhjen e lopes. Valle motivet e lopes cilat ishin qe nuk beri "moo" ne menyre qe ne momentin qe po vidhej te zgjonte te zotin, i cili ne ate moment po enderronte per Nafijen sikur ajo perkulej per te kositur barin per gomarin? Mos valle zonja lope kishte zhvilluar pa pritur e pa kujtuar nje ndjenje xhelozie per te zotin dhe ate fare Nafije?

 

Xhibi,

Nëse filozofia është e lodhshme, mund ta trajtojmë edhe në një tjetër këndvështrim. Më duket se komentet e bëra (edhe pse kanë njëfarë të drejte për personin në fjalë që është Akademik i asociuar) përmbysin gjithë arsyetimin e gjykatës. Pra, një gjykatë në vendimin që jep, merr parasysh edhe jetën e mëparshme të personit, nëse ai është njeri i rregullt, pa precedentë të tjerë penalë, nëse nuk është përsëritës në krim (recidivist – e sheh pra që edhe ligji e bën ndarjen ndërmjet dobësisë dhe vesit – ndëshkohen më rëndë ata që janë përsëritës – mund të pyesja përse të jetë kështu, nëse kjo është gjë pa rëndësi?), nëse vjen nga një sfond familjar e shoqëror i panjollë, etj, etj. Pra, mendoj se të gjitha rrethanat që do të ishin lehtësuese në gjykim, këtu paraqiten si rënduese. Doja thjesht të ilustroja këtë fakt...

S'eshte puna se filozofia eshte e lodhshme, ajo eshte e pavend ne kete diskutim ashtu sic e levruat me siper juve, mendoj.

Si dhe, ne/populli s'jemi gjykata amerikane.

Nuk e kuptoj fuqine e ketij rasti teksa ju terheq drejt kacurrelezimit te argumentave dhe leshtjerrjes te llojllojshme dhe te pafund, vetem e vetem per te mos pranuar te verteten e thjeshte te nje ngjarje konkrete. Nje hipoteze do ishte qe ajo cka mbrohet/justifikohet* nuk eshte KB por qelbi qe qarkullon ne venat aparatcikelitare te shoqerise shqiptare.

*Ketu perfitoj nga rasti te flas pertej replikes tuaj...meqe ju pelqejne pergjithesimet dhe filozofimet e hapa pak 'kutine' e diskutimit pertej KB.

Xhibi,

 

Unë mendoj se një rast i tillë mund të shërbejë për të nxjerrë disa përfundime interesante në raport me vjedhjen (kjo për një herë tjetër) dhe në raport me vjedhësin. Çfarë mund të vërejmë nga reagimet?

Një pjesë e godet pa mëshirë (vendosmërisht!), një pjesë tjetër shpreh rezerva lidhur me kryerjen e veprës prej tij (këtu, hidhen në tryezë shumë argumente: është njeri i njohur, pa nevoja të theksuara ekonomike, me bagazh të tillë shoqëror e shkencor, sa të mos ta mendojë vjedhjen si alternativë), e një pjesë tjetër hesht.

Ajo që përvijohet në këtë mes është: simpatia për grupin e parë të komentuesve. Këta janë patjetër njerëz simpatikë, të shoqërueshëm, parimorë, të vendosur, të ngurtë, të drejtë, jo domosdoshmërisht shumë të edukuar. Ata madje janë ndër ata që mund të kenë njohje me personin në fjalë. E për ta, parimi është i shenjtë. Një vepër e tillë, nënkupton shkëputjen e miqësisë. E ajo bëhet kurdoherë prerë. Ajo që do të mund të thuhej për këta është se nuk dëgjojnë asnjë palë tjetër. Jo, jo. Ky person ka vjedhur tashmë. Duhet dënuar. Do të ishte interesante të pyesje, nëse ky person ka të drejtë të mbrohet. Mbrojtje e tij? Me siguri, në lëmshin e emocioneve, asqë duan të dëgjojnë për një gjë kaq të parëndësishme, (të pavend, madje) si mbrojtja. Këta nuk duan të mbrojnë! Këta janë pa dyshim simpatikë!

Kategoria e dytë lidhet me personat që refuzojnë të besojnë kryerjen e veprës prej personit në fjalë. Këta nuk janë domosdoshmërisht ata që e njohin. Përkundrazi, për mendimin tim, janë pikërisht ata që nuk e njohin. Këta, janë përgjithësisht njerëz të edukuar, shumë të edukuar madje, me kulturë, të qetë, të shtruar, jo dhe aq të shoqërueshëm, e pakëz përtacë. Përtacia dhe mungesa e shoqërimit janë rrjedhojë e njëra-tjetrës. Përtacë në shoqëri me njerëzit, e po kështu përtacë në ndarjen e miqësive. Pranimi i një fakti të tillë, do të nënkuptonte ndarjen e miqësisë ndonjëherë. E për këtë përtojnë! Për këtë bëhen antipatikë!

Por, ka dhe një kategori të tretë, e këta janë njerëz që ndoshta e besojnë kryerjen e veprës, por nuk duan të shkëpusin shoqërinë. Sigurisht, që një pakicë e papërfillshme, mund të dojë të ruajë shoqërinë më dikë që vjedh. Por, mund të ketë. E për këta mbrojtja del në plan të parë. Do të doja shumë të dëgjoja zërin e këtyre të tretëve.

kontributi me i mire (per ata qe ngrene pretendimin) per te rehabilituar emrin e te paditurit eshte qe se paku mos te shkruhet (se paku jo kaaaaq keq) me rreth kesaj ceshtje dhe te mos sillen me postime ketu nga lart e poshte, djathtas, (por sidomos) majtas. keto jane diversione naive qe ne te vertete nuk i hyjne ne pune njerezve te thjeshte me lista borxhesh neper ushqimore. Njerezit presein me shume se cingerrimat naive, dhe tani eshte koha qe ne mos te neglizhojme por te vazhdojme te ushqejme kete shprese dhe besim te akumuluar progresivisht drejt programit tone rilindes.

 

Çfarë i ndodhi në Palo Alto, do ta konsideroja – hë për hë – si fatkeqësi.

Sigurisht qe perben nje fatkeqesi, subjektive madje;

ne radhe te pare per vete Kosten: fati nuk ishte me të dhe nuk mundi t'i shpetonte policise.

Ne radhe te dyte per personat qe kane krijuar lidhje shpirterore me Kosten (si te afermit e tij, ashtu edhe ata qe kane krijuar lidhje ne distance) : eshte fatkeqesi per ta te degjojne se njeriu i tyre i dashur ben prapesira e nuk e merr jeten aq seriozisht sa duhet.

Ne radhe te trete, fatkeqesi per popullin shqiptar qe sa vjen e demoralizohet kur degjon se u shtua dikush me precedent per vjedhje, serish ne politike. Askujt s'i pelqen ta humbase besimin.

Nuk e ndoqa kasapanen qe paskish ndodhur ne peshk; a u mor vesh se kush e beri teme publike ket historine personale qesharake te ketij loshit?

Gjithsesi, ky fukaraja dukej qe ish amator ne artin e zhvatjes e te vjedhjes. Po te ish profesionist besoj do kishin thene brravo. E vlersojme esnaferine, na. Psh, gjith keta loshat e PD-se, dega peshk, i kuptojne shume mire vjedhjet mijshe/miljonshe/miliardshe te pushtetareve, por duke qene se ata e bejne ne nje nivel jo diletant si ky i Kostes, natyrisht loshat e PD-se jo vetem qe nuk i akuzoje por thurin edhe skema mbrojtjeje e justifikimesh. 

Sa per artikullin, nuk jam dakort qe rasti i ketij elitarit duhej anashkaluar, perkundrazi. Ama, cdo gje ne proporcionalitet. Cili duhet te jete reagimi per vjedhjet monstruoze te njepasnjeshme te qeveritareve shqiptare? 

Sjellja e ketij shkrimi nuk mbulon turpin e lenies ne dore te handikapateve dhe turmes qorre virtuale per 2 dite forumin tuaj.. #pisllek

 

 

 

jo vetem, por e tjerr me shume leshin qe ze sy qytetaresh te thjeshte.

Ka lezet, puno shteti!!!!

Ky lloj shteti po me kujto ato filmat me Clint Eastwood qe poplli shkrete vu deri sa vje Clinti edhe i vret te gjithe maskarenjete!

Hajde o Clint duku i her edhe nga toka Arberit!!!!

Klinti ne fillim e niste per noi dore pare, po masanej zbulote se telat e zemres se plurosur nga mbetjet e letres se dallarit i punojshin akoma... atehere fillote qameti...

Apollogjia e vjedhjes si e cdo lloj krimi tjeter ne fakt, te shkakton te vjella. Kujdes, shkrime te tilla nuk rekomandohen menjehere pasi kene ngrene. Ne duhet te jemi te lumtur qe reagohet ne kete menyre kur nje person, me status social te rendesishem, qe neser pasneser mund te vendoste per ligjet, parate, politikat etj. te shqiptareve, kapet me presh ne duar duke vjedhur. Kjo tregon qe nuk jemi dorezuar si sh,oqeri perpara te keqes.

gjepura, lexoni dhe njehere artikullin.

Gjepura po flet ti dhe shkrimi se ne cdo vend te botes, nese nje person qe ben programe politike per opoziten dhe pretendon te jete neser minister ne qeveri do te kapej duke vjedhur, i bindur te jesh se do flitej shume here me teper se sa u fol ne Shqiperi per KB. Anglezet thone qe mos e germo me shume gropen ku ke rene, keta njerezit afer PS vazhdojne te bejne apollogjine e KB dhe ne fakt po i bejne edhe me teper dem PS.

Te gjithe besoj jane dakort se nje vjedhje ordinere ne nje supermarket, ne kete vlere, nga dikush anonim, figure jo publike, pa tituj e grada shkencore, qytetar i thjeshte, do kishte kaluar thjesht si nje lajm e askush nuk do merrej me te(eshte fjala per masen e reagimit dhe jo amnistine apo perligjjen e vjedhjes)

Reagimet ne te gjitha portalet mund te grupohen

-kategoria e atyre qe indinjohen dhe marrin superxhiro nga fakti se KB eshte i angazhuar politikisht me PS,kryetar i grupit te punes per ceshtjet sociale te programit te PS, i perfshire ne listat per deputet ne zgjedhjet e kaluara, ndonese nuk eshte i zgjedhur ne strukturat drejtuese te kesaj partije. Per kete kategori vjedhja eshte tregues sinjifikativ se kjo force politike qe pretendon te vije ne pushtet, eshte e korruptuar, drejtuesit e saj jane hajna, ata vjedhin nje supermarket se kaq kane sot ne dore te bejne, imagjino neser c'do te bejne.E kane gjenetike vjedhjen, nene o nene, si shpetuam nga nje superhajn qe neser do ishte minister.

Neser mund te qelloje qe nje eksponent i PS te rezultoje killer serial dhe projektimi i PS si parti killeresh eshte nje klishe e gatshme per shplarje trush.Fatkeqsisht nuk kemi  ndonje skaner te nenvetedijes per te parandaluar delikuentet potenciale.Por ajo qe mund te behet eshte spastrimi i te perfolurve dhe dyshuarve per korrupsion.Ketu eshte Rodi, ketu kerce. A kane Partite vullnet dhe filtra per te paisur kandidat deputetet me certifikata virgjerie?Verifikimi pasurise? Me thoni ndonje deputet, minister, gjyqtar, zyrtar te larte qe nuk ka krijuar mireqenie pertej mundesive te borderose (pervec rasteve kur vijne nga bota e biznesit) dhe nuk shkollojne femijet jashte shtetit.Por kali qe kapet ne leme...ketu po, specialistet e tablove sinoptike kane front pune.

-kategoria e atyre qe me te drejte indinjohen dhe kane neveri per figuren e akademikut dhe profesorit qe katandiset ne nje vjedhes ordiner.Por edhe ketu reagimi nuk eshte propocional dhe koherent.Ka patur disa raste te pedagogeve te akuzuar per marrje rrushfeti nga studentet dhe rastet kane kaluar pa ndonje reagim te gjere te opinionit publik. Kjo provon se sfondi politik eshte dominues ne reagimin histerik ndaj rastit.

-kategoria e trete e cila  kete lincim publik te autorit (dhe jo aq te fenomenit-vjedhjes), nga foltoret politike , bota mediatike dhe ajo virtuale,e shikon ne dispropocion me heshtjen ose reagimin anemik, rutinor ndaj vjedhjeve dhe korrupsionit te madh , por te mbuluar me gjethet e gjykatave te kontrolluara dhe korruptuara. Elefanti superkorrupsionit bertet: kapeni "miun" e vogel te supermarketit! Kjo eshte nota hipokrite e kesaj hareje te madhe publike qe feston puritanizmin e saj te njohur qe nga kohrat pellazgjike.

 

 

breaking news: po krijohet dhe kategoria e katert tashme, qe pasi kane folur dhe pushuar se foluri tre kategorite e para, cohet e katerta dhe nis nga fillimi cdo gje, biles ne menyre sa me analitike.

 

ke te drejte per teprimin por duhet bere analiza e analisteve smiley

e per te analizuar analizen e analisteve te analisteve ka tre kategori:

1. ata qe u shkojne tangjent, si une qe pertoj te merrem me do pune qe kam ne dore;

2. nje lloj qe perpiqen t'i ndajne sikur mollet (te prishurat, per komposto apo recel, apo ato per leng dhe per t'u ngrene)

3. dhe ata qe i lexojne e zgerdhihen apo ngerdheshen sipas rastit.

PS: per te mos ta kaluar biseden tek xhaxhai se te perkedhel sedren referenca. 

Akoma s'na eshte ofruar ndonje prove e ketij lincimit te famshem qe perflitet nga qortuesit e turmes te terbuar puritaniste e te motivuar politikisht.

Jo, une nuk besoj se Ju keni bindjen qe ka vjedhur Kosta! Me kot i bini rrotull.Kosta ne kete rast, te cilit i besoj vetem si version i dhene prej nje autoriteti te paanshem, eshte vete viktIme....i te qenit prind.Jam me se i sigurt per kete, sikurse e kam thene qe sa nisi debati, se e kam njohur.
E ne se per kete arresye duhej lincuar aqe, ahere ci mbetet ndnjenjes si baba?Opinioniste te shumte e kane denuar krejt padrejtesisht dhe per mua qendrojne te gjitha sa thote Vebiu, sepse un vet kam pat po ato mendime edhe pa e lexuar Vebiun.
Te gjitha keto jane pasqyrim i gjendjes se nje shoqeri te semurur shume shume rende...

Por edhe ketu reagimi nuk eshte propocional.

Sa eshte proporcioni i duhur i kritikes per kete vjedhje bre Spiritus? Jam dakort qe pasi ta sqarojme kete pike, ti themi Penarit qe te gjobise peshqit qe e kane kaluar proporcionin e lejuar te te kritikuarit (apo sharjes, apo talljes) te vjedhjes dhe budallalleqeve post-Nosdtromiste te Kostes. 

Ca logjike eshte kjo qe teksa demaskon vjedhjet e tjera--sot qe flitet per vjedhjen e Kostes--legjitimon kete vjedhje me argumenta leshmeqimse? 

Ore,  sinqerisht, e kuptoni absurdin e argumentave tuaja apo jo, teksa versuleni te mbuloni mootin e Kostes me nje kapele kashte, gjthe ne emer te moralit apo etikes apo ku di une? smiley

 

Shkurtazi ku do me dal?

3 tema rreth 700 komente per nje kokerr hajduti ordiner .

E the ti,mbarovi bre! O tu mbyllte ty ore.Nje copke robe. Pe ....leshi

E pske bere honi o Loni ?

Dy pika loti i kishin dale Vehbiut teksa shkruante artikullin. Te dyja nga syri i majte.

a te ta qisim synin e majt, se osht komunist bre...

Problemi eshte se ne edhe vjedhjen e shikojme me syze politike. Edhe kur u arrestua dhe u ekstradua Almir Rrapo qe akuzohej nga drejtesia amerikane per vrasje, rrembim personi, trafik droge etj. dhe tani keto akuza i ka pranuar edhe vete, dolen ca miq e shoke te tij me letra publike e benin be e rrufe se Rrapo ishte djale flori. Tani KB duan ta mbrojne jo drejtperdrejt por anash e anash, duke bere apollogji, duke dashur ta kthejne nga te akuzuar ne akuzues se medemek njerezit qe kane komentuar veprimin e tij qenkan sjelle ashper. Vjedhja eshte vjedhje dhe pike.

Jo more ketu-jam se nuk jemi para te njejtit rast e te Rapos.Ketu behet llaf qe nje Baba, ka ne krah te bijen dhe te shoqen e qe te tee akuzohen per vjedhje.
Une kam bindjen qe babai eshte krejt i pafajshem.Por ja qe eshte baba dhe...ketu duhet bere nje dallim dhe mbajte dore kur duam te leshojme gurin....besoj une

kta te indinjuarit si ky palo opinionisti qe paska shkruar kete zhgarravine, kerkojne thjesht te vene emer duke u bere avokate te djallit.

eshte e kote ti rikthehesh debatit mbi barjaben, shume u komentua per kte ngjarje minore. them minore sepse politikane te ngaterruar me drejtesine amerikane ka patur edhe me te famshem se kosta.

nuk mund te rri pa bere krahasimin me Dominique Strauss Kahn! ky i fundit ishte nder njerezit me te pushtetshem ne bote, nje gjeni i ekonomise, padyshim president potencial i frances deri ne naten shkaterruese te Sofitelit. shume miq te tij u indinjuan per trajtimin c'njerezor qe i bene ne amerike si dhe per denigrimin qe i bene politikanet e mediat ne france. kerkonin mirekuptim dhe dinjitet per mikun e tyre qe e kishte humbur. deri diku paten nje fare te drejte morale, por kur DSK-se i dolen me vone plot afera te tjera me te renda, si prostitucion i agravuar ne group etj etj, edhe keta "miq" kafshuan gjuhen e u struken duke e lene te vetem!

ne kte mini-historine tone, une vecse pres reagimin e ketyre gardianeve te moralitetit qe mbrojne mikun e tyre Baraba, kur te hapet kutia e pandores dhe te rrefeje mekatet e kostes, qe si cdo politikan e njeri i afert i pushtetit ne shqiperi mban nen lekure. atehere po do jete show, biles komedi italiane!

kta te indinjuarit si ky palo opinionisti qe paska shkruar kete zhgarravine, kerkojne thjesht te vene emer duke u bere avokate te djallit.

duket qe je provincial i rendomte dhe qe Franca nuk te ben dot qytetar pasi ke shkuar ne moshe madhore. Po te pakten femijet (nese ke apo do te kesh) leri te edukohen dhe shkollohen jashte influences tende o qyp i dale boje! U bone ti te pergojosh publicist twe shquar si Ardiani .FERME TA GEUL, moron!

hahahaha!! o berber te mjafton nje koment per te zberthyer injorancen e thelle qe te karakterizon! je komplet gabim ne gjykimin mbi mua por nejse c'rendesi ka. sa per kte opinionistin e shquar, ky mua me shume me duket i shqyer nga mendte sesa i shquar nga zgjuarsia! mbase e kam gabim, jam mesuar me disa standarte minimale qe ky si ploteson, por qe per ty mund te jene "nona"! qethje te mbara berber!

une po pres me kureshtje si do ta tjerri leshin simetrik Lubonja, nga e majta me gudulisje djathtas apo nga e djathta me gervishtje majtas. Mesiguri artiklla do ngjizet nen tingujt e  hymnit intermajtist: qelbesira te te gjitha ideve dhe ngjyrave, bashkohuni kunde Kryeqelbesires.

Lol, po juve linconi e shani se Lubonja ju shkruan simetrishke, por pastaj merziteni me lincimin e KBs....

 

dhe kur  se ? tani qe kapitalizmi eshte ne krize.mire brenda vendit qe nuk ka mbet me gje per tu plackit, por edhe jashte krize.sa pa fat socialistet.

dhe nje sociolog qe patem , e shtypi makina  e shtypit

deshperimisht, tropizma smiley

 

Nice shkrim! E lexova tek "la resusciatata 'Dita'" this evening.

Mendimi im?! Keta njerez kane nevoje per nje psiko-terapi intensive.

S’e kisha pritur që opinioni publik shqiptar të kishte rezerva kaq të pashtershme indinjimi moral kundër vjedhjes.

smiley

O Vehbi smiley

thx for my smile.

me zerin e folesit: http://youtu.be/eWW66Zin0LA

"vazhdon i panderprere denoncimi dhe denimi njezeri i veprimtarise tradhtare dhe antipopullore te renegatit bajraba. ne komitetin qendror vazhdojne te vijne papushim letra indinjate te thelle per vepren antihistorike te tij, por edhe komfirmime te besnikerise te thelle e te pakufishme per partine, per rrugen tone te lavdishme ku po ecim duke korrur cdo dite fitore te medha e duke i dhene gjithe armiqve grushte derrmonjes. shkuam sot ne zonen e donofroses. kishin dale ne sheshin e fshatit te gjithe, burra e gra, te rinj e te reja, te moshuar dhe arsimtare, nxenes shkollash dhe punonjes te postes, te gjithe me nje shqetesim, si ne ditet e medha kur vendosen fatet e popullit. ne fytyrat e tyre kane lene shenje netet e gjata pa gjume mbi ngjarjen, reflektimet e thella, por mbi te gjitha shquan vendosmeria: s'ka bajrabe ne bote qe... e ndjeja qe dicka e rende do ndodhte, thote nene zyhraja, qe kujdeset per pulat dhe kaposhat e detit te nenzones 3 te njesise kater te ndarjes se peste te prodhinit te mehalles se siperme te fshatit Gezimaj, e ndjeva, vazhdon nga nje enderr qe pashe... ashtu nene, ashtu, i thone armalinda dhe artjolanda me perzemersi buzeqeshese... ndodhin me se pari ngaqe puna jone edukative duhet forcuar edhe me tej, vigjilenca mrehur edhe me... fjalet e fundit i thone me seriozitet revolucionar. ikim nga donofrosa me mesazh te qarte: bajrabat nuk kane pasur vend kurre nder ne dhe do marrin pergjigjen e merituar. Flitet qe rapsodi ndue shyti ka krijuar kengen e pare lidhur me ngjarjen, te cilen do e regjistrojme neser ne nje emision te posacem. po ashtu, nga fshati i bjeshkeve te serta erdhi prape nje mesazh i qarte: t'ia djegim kullen kosts. me stanet e abas serkos ne jug te vendit, nje grup cobanesh vendas ishin gedhire tek guri i dalanit, me pushke te vjetra ne krah duke kqyrur horizontin dhe tymin qe vinte nga damesi... ne fshatin perballe burrat kendonin "shoke e shoqe lamtumire, me nje shqiperi te lire". po flasim me shegen, nje e re qe ndjek arsimin pa shkeputje nga puna; avdiu dhe parua, i cili njihet edhe si Paro qelepiri ne fshatrat perreth, dy pleqte e fshatit qe i ze agimi (sabahu sic i thone ende ata) perjashta. c'ne kaq heret, shege? i thane. kjo ere e lirise na dehu, xha avdi, mesohet te kete thene shega, arketarja e fshatit perparim te njesise terpan, ko ere e lirise... ajo doli, si mijera shoqe e shoqe te saj ne te kater anet e vendit, qe me nate, e shqetesuar, ne sheshin para dyqanit "te te perzjerave" dhe priste lajmet nga qendra. nen qetesine e siperfaqshme te fytyres se saj shikojme qarte nje angazhim, nje tjeter burim force e frymezimi...

 

Besnik Mustafaj:Fushata e linçimit e PD ndaj Barjabës tregon shpirtin cingun të udhëheqjes së asaj partiemustafaj

Besnik Mustafaj, ish- ministër i Jashtëm dhe aktualisht pjesë e Partisë Demokratike, në një shkrim për Panorama komenton fushatën e linçimit që ka ndërmarrë Partia Demokratike ndaj Kosta Barjabës.

“Aq e madhe ngjan tronditja që ka shkaktuar në vendin e shqipeve “bëma e bandës Barjaba”, sa, për një sy të parrahur me realitetin shqiptar, shoqëria jonë do t’i ngjante një shoqërie mirëfilli puritane. Dhe me të drejtë. Cila shoqëri tjetër në botën e sotme do të tronditej kështu nga kulmi në themel pse një anëtar i saj paska dashur të përvetësojë 283 dollarë? Asnjë,” shkruan Mustafaj.

Ai thotë se PD nuk mund të ndërmarrë këtë fushatë, bazuar tek një fakt i pakonfirmuar nga Drejtësia.

“Përtej faktit të paprovuar ende nga Drejtësia nëse ka ndodhur apo jo ajo që thuhet, ne pamë e po vazhdojmë të shohim në këtë rast një fushatë të vërtetë linçimi, në të cilën janë përfshirë me zell të madh dhe me verbëri e anakronizëm po aq të madh strukturat më të larta politike e civile, në të cilat presupozohet se është e përqendruar ajka e shoqërisë tonë.

Gjykuar mbi përdorimin publik që po i bën Partia Demokratike këtij episodi, jepet përshtypja se kjo parti beson se gjeti kalin e betejës me të cilin do ta dërrmojë kundërshtarin e vet deri në zgjedhjet e ardhshme, për t’i fituar me siguri këto zgjedhje. Unë jam njëri nga themeluesit e kësaj partie, katër herë deputet i saj në Kuvendin e Shqipërisë në zgjedhjet e para të lira më 1991-shin e deri në vitin 2009. Sot jam anëtar i Këshillit të saj Kombëtar. Dhe jam krenar për kontributin në këtë Histori. Por, pikërisht në emër të kësaj Historie, nuk mund të pajtohem me sjelljen publike dhe politike të Partisë Demokratike në këtë rast. Një forcë politike që beson te shteti i së drejtës, nuk mund ta fusë në komunikimin e saj publik një fakt të pakonfirmuar nga Drejtësia,” shkruan Mustafaj.

Madje ai shkon më tej kur thotë: “Ndërmarrja dhe udhëheqja e kësaj fushate linçimi ndaj familjes Barjaba, në dhunim të plotë të parimit të prezumimit të pafajësisë, por në shërbim të një përfitimi politik, qoftë edhe të përkohshëm, nxjerr në pah jo vetëm hipokrizinë, por edhe një cinizëm e shpirt cingun të pashoq të udhëheqjes së kësaj partie”.

Kritika rezervon Mustafaj edhe për opozitën.

Udhëheqja socialiste iu bashkëngjit me një nxitim prej frikacakeje fushatës linçuese ndaj Barjabës, nisur nga Partia Demokratike duke hedhur nga ana e vet e sipas stilit socialist gurët e baltën, që kishin në dorë. Partia Socialiste po ashtu nuk tregoi se ka ndonjë lidhje të qëndrueshme me prezumimin e pafajësisë si parim thelbësor i shtetit të së drejtës”.

Në fund Mustafaj ka një mesazh për fëmijët e Barjabës.

“Dhe një fjalë përmbyllëse do e kisha me zemër në dorë për djalin e Kostës, Ilirin, të cilin e kam takuar vetëm një herë rastësisht në rrugë, por që i kam lexuar disa shkrime me vlerë. Ai nuk duhet të thyhet e të dekurajohet për shkak të hipokrizisë, të cinizmit e të mungesës së parimësisë me të cilën u sollën përfaqësuesit e lartë të shoqërisë sonë ndaj prindërve të tij. Kjo fjalë vlen edhe për motrën e tij më të vogël. Iliri dhe moshatarët e tij, shpresoj unë, do t’i bëjnë analizën e tyre kësaj ngjarjeje dhe të kuptojnë më mirë si të luftojnë për ta ndryshuar Shqipërinë. Prej tyre, pres unë, ndryshimin e vërtetë, i cili nuk ka të bëjë aspak me arnimet që kemi bërë ne, prindërit e tyre gjatë këtyre njëzet vjetëve”.

 

Ba! Nuku bre Besnik nuku keshtu!

Akademiket dhe intelektuallet e Amerikes sikur e bene def e bene Kosten!Tepke si PD-ja e farickes.Ti mbledhesh qe ketu  dhe gjer nde Amerike, keta intelektualle sic janer de, koqe te teret as sa nje pjese e njeckes koqe tendes nuku e thote kandari.

eshte i De Palma-s ! Po qe nuk e kam pare une kete ??  smiley

menyra se si u trajtua kjo ngjarje tregoi shume qarte se ai popull i vuajtur qe po duron aq shume mbi kurriz nuk do as pseudo - intervju ne twiter e as pralla ne facebook  as sauksa e as bashkimtar por njerez qe me ndershmeri e pune i dalin per zot problemeve te vatanit pik

nuk o conta, osht xhesti....

na plasi trapi per Kosten qe vjedh conta grash...po te vidhte conta burrash, ishte nryshe puna mer. 

p.s. foto e Ardian Vehbiut ke Shekulli...ahahahaa, cer 'kompozimi'. 

Shkurt, eger dhe bukur. Bravo Ardian qe demaskon keto kucedra te politikes shqipetare. Krrakerimat e glasat e korbave u ndjene edhe ketu tek PPU-ja. Por pati edhe hijena qe pasi ndjen eren e qelbjes se kufomes u turren per ta pastruar ate. Dhe une ju them: ju befte mire qelbesira!

Linçimi i tij publik s’ishte veçse një festival pagan, barbar, dionisiak; ose fytyra e ngërdheshur, gjakatare, e po atij demoni kolektiv që shqeu me thonj e dhëmbë tortën e Pavarësisë, në sheshin Skënderbej në Tiranë para një muaji.

Zëri i atyre pak individëve që u distancuan, që shprehën një rezervë, një keqardhje, një empati për Barjabën u mbyt sakaq nga krrakërimat e korbave – me qindra, mijëra e dhjetëra mijëra, që kanë kolonizuar tashmë pemët e pushtetit, të shoqërisë civile dhe të mediave.

U desh ky incident me një figurë minore si Barjaba – deri më sot i njohur vetëm si sociolog, profesor universiteti dhe veprimtar i shoqërisë civile – që të na shfaqej para syve, në krejt shëmtinë e vet, bataku moral i Shqipërisë së sotme.

 

 

 

Ky vendeshte mbushur me "dijetar" te cilet ( te zbritur nga zona rurale drejt e ne kryeqytet mer jahoooo )deri dje i lepinin bythen secretarit te partis per te perfituar 1 tv ose frigorifer ,bile edhe me keq nuk linin njeri pa spiunuar(perfshi edhe te afermit e vete)  ja kshu ben karrier dhe u natyralizuan si "tironsa" mer jahoo.sot vin e japin leksione prej intelektuali ne cdo cep te botes .ne fakt e vetmja merite e tyre  e eshte bythlepirja. E trasheguar brez pas brezi .prandaj lëngon ky vend

ej, po ti ca kualifikimi ke ne gjermani?

Ndoshta kualifikim qe te dije ndryshimin ndermjet flamurit te Gjermanise dhe atij te Belgjikes. smiley

po ti do ndihme per detyrat e shpise tashti...ik mbaro kolexhin njeher

Noshka ,kam nje vend bosh ne hotelin tim(ne sarande jo ne gjermani) per pastrues/e ti mund ta kryesh ma se mirti or taj fal experiences tende see per kualifikim ti vec komentus peshku je

ps mun ta besh detyren (sumlepirjen)edhe ne heshtje ketu ne forum ,moderatoret do ta shperblejn  nje dite

 

Altin, çfar çmimesh e kushtesh ka ai hoteli yt në Sarandë ?

Mua me ngjan se KB u lincua me shume ne fantazite lincuese me korba e hijena, e reagimet e superindinjuara te Vehbiut me shoke, se sa ne ndonje ndodhi reale te ketyre diteve.

i ke lexuar komentet online ne gazetat ku u publikua njoftimi diten e pare? Po furine mediatike te Pd e ke ndjekur? Po komentet qe shoqeruan shkrimet e Nazarkos, Nanos, Derhemit etj.? Pa folur per opinionet e kafeneve dhe tymtoreve. Po se paku, bota virtuale , ku perfshihet edhe ppu, eshte nje pasqyre e opinionit publik bruto.

na plasi **** per Kosta Barjaba.... profesori hajdut, loool...mire bejne qe tallin lesht me te

Ti i ke lexuar te gjithe komentet e cdo shkrimi dhe njoftimi mbi kete ngjarje?  Une jo per veten time. Nqftse bazohemi te keto komente per te percaktuar cfare eshte lincimi i nje personi, athere mund te themi se s'ka njeri qe nuk lincohet ne agoren publike shqiptare per cdo gje, dhe athere i bie te rrime e te indinjohemi pafundesisht per shkaterrimin e dinjitetit e personalitet te cdo figure publike.  

Sa per reagimin e PD-se, dhe perdorimin e kesaj ngjarje per te goditur PS-ne, kjo eshte mese e pritshme.  PS-ja dhe cdo parti tjeter do bente te njejten gje, sidomos ne nje vit elektoral.  Furi mediatike? S'me ngjan si e tille.  Nja dy deklarata per shtyp ku Barjaba quhet xhepist e i kerkohet Rames te beje trasparente lidhjet me te, nuk me duket furi mediatike.  Nqftse perdorim keto kritere shume te dobta per te thene se dikush po lincohet publikisht, athere a mund te themi edhe se Shkelzeni dhe Argita po lincohen publikisht per te ardhurat e tyre te deklaruara ne menyre te ligjshme?

Sa per te peshku, s'mu duk se kishte ndonje lincim per aktin primar te Barjabes. (hiq ketu militantet PD-iste).  Reagimi kishte te bente me shume, me faktin e menyres qesharake qe Barjaba e trajtoi kete ngjarje duke genjyer e mashtruar haptazi qe ishte arrestuar per vjedhje edhe pse provat ja benin mu per kete gje.

 

A ka sherim njeriu nga komplekset e inferioritetit? Apo te ndjekin nga mbrapa deri ne vdekje? Sa e perhapur qenka kjo ketu.

po leje o burr...Kosta ja boni vetes. Ti pse e mbron?

Skender Bucpapaj duket se i ka rene ne te: mbrojtesit e flakte te KB e kane hallin per te mbrojtur fenomenin (sisen e madhe te korrupsionit ku pijne--ose deshirojne te pijen--te gjithe) me shume sesa vete KB:

Kompleksin e fajtorit të kapur në faj e manifestuan menjëherë të gjitha palët në Tiranë, si ata që heshtën, si ata që bënë akuza e kundërakuza. Tirana ia ofroi televizionet e saj Barjabës për ta përgënjeshtruar lajmin e dhënë nga mediat amerikane dhe për të mashtruar opinionin publik, siç i thuhet ndryshe asaj pjese të popullit që është më e ndjeshme ndaj zhvillimeve.

 

...

 

Në përpjekjet për distancime, për heshtje, apo për fajësime të ndërsjellëta, në fakt shihet përpjekja e të gjitha palëve për t'u treguar dorëjashtë jo aq ndaj individit Barjaba apo familjes Barjaba, por ndaj kategorisë sociale që përfaqësojnë ata dhe dukurisë që përfaqësojnë ata.

 

...

 

Pra, në një shoqëri ku 'pushteti' politik, ai 'ekonomik' ai 'mediatik', çfarëdo pushteti tjetër janë gjëra që vidhen dhe futen në xhep, edhe kleptomania e atyre që përbëjnë të ashtuquajturën 'elitë' të Shqipërisë është një gjë e rëndomtë dhe e legalizuar.

 

...

 

Këto ditë në Tiranë doli një listë për zyrtarët e lartë që nuk i kanë paguar taksat e makinave. Një nga më të 'ndershmit' prej tyre tha 'kam harruar, thjesht është një shkujdesje njerëzore'. Nëse vjedhja e Kostës do të kishte ndodhur në një supermarket të Tiranës, pra, është e sigurt se ai mund ta hidhte me një 'epo ishte një shkujdesje njerëzore' apo 'ishte një dobësi njerëzore'.

 

E vërteta është se të ashtuquajturat 'shkujdesje' apo 'dobësi' të të ashtuquajturës 'elitë' të Tiranës, janë 'shkujdesje' çnjerëzore, janë 'dobësi' çnjerëzore. Rasti Barjaba, tregoi se Barabajtë janë atje në çdo hap, në çdo zyrë, në çdo shkallë të pushtetit, në çdo rang të administratës.

Bukur.

''fol..,vetem pa moral,  tha Braushi..

 

keshtu me duket mua ky shkrimi i Vehbiut.. vetem  moral..

kam pershtypjen se kjo qe ndodhi me Barjaban ne Shqiperi, do te ndodhte kudo...  ky eshte ''disavantazhi''  i te qenit person publik...  shembuj  ka sa te duash....  bile une kam pershtypjen se nese Barjaba do te ishte  britanik, pershembull,  atje ai do te ishte shpallur ''persona non grada''..   e kam fjalen per shtypin..  atje  jane ca revista, si ''Sun'' dhe ''Mirror'' te prirura  ndaj  ''skandalit'' qe edhe  kur nuk ka  vertet  skandal,  e shpikin vet ate...  keta do ti benin  historikun Bajrabes e do ti nxrrinin te lara e te palara,  p.sh kur kish qenen 10 vjec, kishte vjedhur kumbullat e gjitonit ne fshatin e tij..smiley   

nejse, ajo qe dua te them.. reagimi ndofta eshte joproporcional.. por edhe njehere, ky eshte fati  i te qenit njeri i njohur apo person publik... ka avantazhe, por ne disa ratse ka edhe  disavantazhe..

 S'po arrijne te ngopen, ca ketu ,duke sharre PS me sebepin  e Kostes...vazhdoni se do ju duhen per te perballuar te ftohtin qe po ben.Gjak e dhjam t'ju behen!

Ne fakt po te shohesh me siper s'sheh thuajse fare sharje per PS-ne nga komentuesit.  Kritika per PS-ne kane Vehbiu dhe Mustafaj ne artikujt e tyre, por ti ke nje lidhje aq te forte emotive me PS-ne sa edhe kur PS-ja permendet pak apo fare, apo dhe kur kritikohet ndonje person i lidhur me PS-ne te duket sikur po shahet PS-ja.

se kupton sa gabim qe je ne lidhje me mua.Mua ky rasti Kostes,me prek aq sa do me kish prekur po te ishte demokrat.

Ti dhe Xhibi,jo rastesisht ,jeni komentuesit me te zellshem kunder Kostes.smiley

Gjuha vete ku dhemb ,dhembi.

Pavaresisht se mund te mos permendet PS,keni te beni me nje socialist,gjithesesi.Kjo eshte e mjaftueshme  te beheni  me moralist sec jeni ne te vertete.

Qyqja ,ku ishte pare nje gje e tille te behej nga nje shqiptar?!

Na felliqi per jet e mot.

Dmth, meqenese xhibi dhe i pakapshmi, apo edhe PF, bejne komente per ceshtjen Barjaba, meqe ai punon per PS-ne, automatikisht i bie qe komentuesit, ne menyre te kamufluar, bejne komente kundra PS-se?

he ,gjemb,se nuk te rrihet pa c'puar vend e pa vend ty.

s'me intereson fare ky muhabet,madje , me shume pertes ta ktheva dhe kete pergjigje.

s'me kercet fare per Kosten dhe familjen e Kostes...

eh,sa probleme ka ky vendi yne dhe do tregoheshim shume patetik t'i kushtonim kaq rendesi te madhe ketij rasti,kur ne po na vjedhin me te dyja duart ketu ne Shqiperi dhe s'po ndihemi.Per Ameriken apo namin tone ne Amerike,s'me kercet fare.

S'po na jep rrogen e dhjetorit  qeveria jone e suksesshme......nga Kosta jam kthyer une.smiley

Athere, kur s'te intereson fare ky muhabet pse ben komente ne nje teme qe ka te bej me kete muhabet?

thjesht per te te thene ty dhe Xhibit......qe e bete boze kete muhabet.nderroni teme se keni nje jave s'po ju hiqet nga goja,sikur te gjitha te keqiat e Shqiperise na erdhen nga Kosta.Shqiperia ka shume "kosta" edhe me te rrezikshem se ky i rreth 300 dollarshit.

 

Ne e beme boze? smiley Cfare karagjozlleku!  Ne fakt une kisha harruar fare per kete gje deri sa Vehbiu shkroi serisht per te dhe se si Kosta na qeka lincuar mediatikisht e publikisht.    Komentova disa here, te tema origjinale qe u hap me date 3 ne mos gaboj, plus dhe disa here te tema tjeter qe surprize suprize ishte ti qe e hape dhe aq.  Boze u bere ti me paranojen tende se po te shahet PS-ja me sebepin e Kostes, dhe kjo po behet pikerisht nga une e xhibi.

opo ,shyqyr qe komentova une,se ti e kishe harruar fare si teme.smiley

O venus, po pse kaq rende moj vajze? Une thashe e kisha harruar deri sa doli shkrimi i Vehbiut e jo pse komentove ti.

thjesht per te te thene ty dhe Xhibit......qe e bete boze kete muhabet.

Venusi, po te te pergjigjesha me te njejtin stil, i bie t'i referohesha briskut ne doren tende dhe nja dy sendeve rrumbullake tek une, meqe ti, pa ta kerkuar neve mendimin tend, erdhe te na thuash qe te mos komentojme me per kete ceshtje sepse ti s'ke hic fare interes per KB dhe per kete teme.

Por jo, thjesht do mjaftohem duke thene qe te besoj kur thua se ty t'u bene nervat kacurrele thjesht se nuk te behet vone per PS dhe per Kosten, por ke hallin e kombit i cili ka halle me te medha dhe ne komentuesit e Peshkut po i leme pa i zgjidhur keto dite qe po flasem per telenovelen "Canta, Kosta dhe autorizmi i munguar per makinen e cunit".

 

Une s'te akuzova gje a te kercet apo jo per KB dhe familjen e tij - ku e lexove ti? Une te bera nje pyetje te ciles ti nuk i je pergjigjur.

Sic thote edhe i pakapshmi me siper, nese ty s'te intereson, pse vazhdon dhe e komenton? Ishe ti qe hape teme tjeter per kete ceshtje qe solli 340 komente te reja pikerisht per KB e familjen e tij, jo xhibi, endrity, i pakapshmi, etj. etj.!

S'po flisnim per Kosten ketu, po per faktin qe ti thua qe njerzit s'po ngopen duke share PS-ne.  S'jam gabim hic, duke pare qe ne kete teme s'po shahet gje PS-ja dhe ti prap mendjen te PS-ja e ke.

Une dhe xhibi jemi komentuesit me te zellshem kunder Kostes?  Ja qe ja fut kot.  Shko dhe shiko temen perkatese dhe shiko komentet tona dhe shiko cfare zelli antiKoste paraqitetet aty.

Per veten time ta siguroj qe s'ka ndonje moralizem te tepruar.  E kam thene disa here qe mua pershtypje me shume me ben fakti i genjeshtres qesharake qe serviri Kosta per ate qe i ndodhi me policine, se sa vjedhja qe mund te kete bere Kosta apo familjaret e tij, apo Kosta bashke me familjaret.  Edhe kjo me ben pershtypje me shume per natyren karagjoze te saj se sa per gje tjeter. Tjeter gje qe me ben pershtypje eshte zelli i Vehbiut e te tjereve per te denuar kete gjoja lincimin e Kostes.  S'kam thene gje fare qe "ububu shqiptaret s'eshte pare te bejne gjera te tilla!" apo "ububu na felliqi si komb!".  S'bie ne nivel banal te tille.

E po si te "pangrene " qe jane bre venusi! Do hane ga pake, gjekafshe! Mire tu beje! gjak e dhjame de!

MARSHI I BARJABAIT K.

 

Allalla, o rezil e katil, allalla, 
Shtroni udhën me hithr' e me shtok turfanda, 
Gumëzhit, o zinxhir e kamçik, baterma, 
Lehni, laro, kaba: Hosanna, Barjaba K.

Tradhëtor, ti na nxive, na le pa atdhe, 
Ti na çthure, na çkule, na çduke çdo fè, 
Varfëri, poshtërsi, robëri ti na dhe, 
Derbeder, ujk e derr: Hosanna, Barjaba K.

0 stërnip i Kainit, tepdil si bari, 
Ti na shtyp e na shtryth e ti gjakun na pi, 
Ti na ther e na grin e për qejf na bën fli; 
0 kokuth e lubi: Hosanna, Barjaba K.

Në budrum, nëpër llom' e kufom' u mallkofsh, 
Në skëterrën, katran e tiran, u harbofsh, 
Me tam-tam e allarm' e me nëm' u shurdhofsh, 
Në zëndan mbretërofsh: Hosanna, Barjaba K.

0 i çgryer, i zhyer, i vyer për hu, 
Turp-e-ndot-kundërmonjës të krusen mbi gju 
Dallkaukët, kopukët e turmat pa tru, 
Zëmër-krund-e-gërdhu: Hosanna, Barjaba K.

Allalla, o rezil e katil, allalla, 
Shtroni udhën me hithr' e me shtok turfanda, 
Gumëzhit, o zinxhir e kamçik, batërma, 
Lehni, laro, kaba: Hosanna, Barjaba K.

 

I Madhi Fan Stilian Noli. Dikujt i ngrene monumente e i sjellin eshtrat per ta ngritur nga balta ku qe zhytur, ndersa ti je madheshtor me veprat e tua! 

Daje, shtate statuja florini per Zogun nuk vlejne sa 7 strofa te Nolit. Ne ja ngreme vete monumentet vetvetes, ka pas thone Migjeni. Kshu dhe Noli.

Nolin e kemi cmitizuar prej kohesh.  Ku ke qene ti?

Kush e ka cmitizuar Nolin? Ka nje ndryshim ndermjet personazheve Titan te nje epoke sic eshte Imzot Noli, dhe disa qe jane thjeshte normal . Po ta vesh re, per Nolin dhe punen e tij s'guxojne te flasin keq. Faktikisht ose adhurojne, ose flasin mire, ose neutral ne varesi te njohjes se vepres se tij. Nga ana tjeter per zogjin, dihet se cfare ngjall ne veshkat e shume shqiptareve, maksimumi ose e perkrahin dhe e justifikojne ose pjesa tjeter qe dihet.

te kishte situate te mire financiare me flori do tia kishte bo monumentin ky kafsha sali. Jo se e adhuron, por do ta shfrytezonte per ta vjedhur vete floririn duke i dhene  vetem nje larje te lehte me flori persiper mbretit. 

Margaritari margaritar mbetet edhe ne shi e llohe edhe mbi dhe' edhe nden dhe o PF, qe tu shtofte ymri kur e sjell ne kete palce dimri! Or po eshte per tu habitur qe dy tre dite kane kaluar kur nuk lane me balte e pleh pa hedhur mbi njeriun dhe sot kur folen plot zera qe dine ca thone dhe hop e ndrojne pozicionin, bejne puritanin.Ka bere, na ka lene plot gjera per rracen e pagdhendur, ...Gjigandi Noli

KB nuk eshte hajdut.

Fol bre dhe ti, man i shkelur, pe boboshtice!

Kush shan Kosten per hajdut, ka share vehten e vet, edhe pse vetja e vet hajdutllikun e ka ne gjak!

Gjeti pune Kola (Vehbiu), i thone kesaj. Hajt te behemi interesant me variantin ''Barjaba'' se e ndritem me studimet e gjuhes shqipe.

Te mbrosh te pambrojtshmin, i thone kesaj.

Kosta Barjaba ka qene shef kabineti i Ministrise se Punes se PD-se, kur ishte minister Kosta Barka? Nese po, i duhet thene Naltmadhnise qe paska pas nje "xhepist" si shef kabineti. 

Burim 1 (fq 1): 

After the opening from Minister Barka, the chief of Cabinet, Mr. Kosta Barjaba gave a presentation of the strategy and this was followed by a discussion.

 

Burim 2 (fq 2): 

Kosta Barjaba

 

Date and place of birth: August 2, 1960, Saranda, Albania

Working languages:  English, Italian, Greek, Albanian (native)

 

Current position/function:

Chief of Staff to the Minister of Labor, Social Affairs and Equal Opportunities of the Republic of Albania Main professional activities: 2005 –present Ministry of Labor, Social Affairs & Equal Opportunities, Albania 1998-2004 Chief of Staff to the Minister 

 

Burim 3 (fq 20):

Person kontakti ne qeveri: Kosta Barjaba, Shef Kabineti, Ministria e Punes dhe Shanseve te Barabarta

  

Si Sherlok Holmsi je, ta hengshin zemren keta te PPU-se.smiley Po e ndjenim ne qe ishte dicka ne pushtet qy, por vetem ti e gjete. E more nje Pulitzer sot!smiley

Xhibo si cdo dallaveraxhi dhe mashtrues i mire andej nga Albananistani keto 20 vjetet e tranzicionit shkerdhatokrat, Kosta ka ngrene me te dyja kleptobandat e medhaja.  S'ka ndonje surprize ketu.

Shyqyr ,e vume shprtin ne paqe se qenka hajn komplet ,i pozites dhe i opozites...Peraqeson denjesisht realitetin tone...

Qingji i mire ha nga shume nena.

Qingji i mire pin shume nana ,servili tane tufen....

Po, por meqe Berisha e cilesoi Barjaben si "xhepist ordiner", dikush duhet tia vere ne dukje qe ai ka pasur ne qeveri jo vetem gerdecista dhe 7perqindsha ,por dhe xhepista. Ose te pakten tia thone kesaj zockes.

Dora, ne fakt infon fillestare per kete e pashe tek forumishqiptar.com. Aty kishin gjithashtu nje reference per kete artikullin e DW me citatet e Barjabes:

“Shoqёria duhet tё ketё mё shumё institucione, forca, energji pёr edukimin e qytetarёve dhe pёr politikat parandaluese tё krimit”, vё nё dukje sociologu i njohur.

 

Kjo do tё silllte edhe ndryshimin e perceptimit tё publikut lidhur me ndёshkueshmёrinё e kriminelёve. “Perceptimi i publikut ёshtё i tillё qё ti mund ta kryesh krimin, por ka njё mijё e njё mёnyra qё  ti mund t’ i shpёtosh pёrballjes me drejtёsinё dhe tё mos vuash dёnimin”, thekson Z. Barjaba.

 

Ky perceptim sjell njё pasoja shumё negative nё shoqёri. “Qytetarёt nuk janё tё pёrgjegjshёm pёr pasojat e shkeljes sё ligjit dhe tё kryerjes sё krimit pasi mungesa e ndёshkueshmёrisё i shtyn ata drejt kryerjes sё tij. Sa mё tё qartё tё jenё njerëzit pёr pasojat e krimit aq mё pak janё tё predispozuar pёr ta kryer atё”, shpjegon Kosta Barjaba.

P.S. Te treja ato burimet qe solla me lart jane dokumenta te kesaj faqe: http://www.aidharmonisation.org.al/ Kush ka nge mund te germoje aty, mgjths per dok te tilla mund te mos dalen rezultatet nga kerkimi direkt ne faqe, por mund te kerkosh tek google me "fjale kyce site: aidharmonisation.org.al"

Ne fakt do te vij per te qeshur, por hapa TV shqiptar, dhe po shoh qe tek Klani po diskutojne Bajraben. smiley Kesaj i thone ta bejne Bajraben tra.

Nderkohe sapo me kapi nje batute te Palokes, qe neser behet Minister i Puneve Sociale Kosta dhe i vjedh leket pensionisteve. A ka mundesi ta njoftoj njeri qe eshte ne Qeverine e tyre?

p.s. po une pse dreqin merre me muhabete te tilla kot? smiley sa kohe paskam per te hedhur deme kete periudhe?! personalisht dua tja vej fajin PPU-se.smiley

Po, por meqe Berisha e cilesoi Barjaben si "xhepist ordiner", dikush duhet tia vere ne dukje qe ai ka pasur ne qeveri jo vetem gerdecista dhe 7perqindsha ,por dhe xhepista.

Patjeter xhibo. Do ta bejme. Ne nje menyre apo tjeter do ta informojme mbi kete zbulimin tend.

Po jo tani se ka ca probleme shendetesore nga i ftohti edhe kemi frike se tronditet shume.

Plus qe prit o vlla, se thashathemexhiu Balla po merret me gjera te tjera keto kohe.

Balla fare mire mund ta kishte perdorur kete fuckt per tja perplasur Berishes ne surrat, mund p.sh. te kishte thene ne nje nga konferencat e tij rrupsupkorrupsion "Nga projektet e Barjabes ka perfituar me shume Argita sesa Lindita", por tashme eshte teper vone per kete pasi PD-ja e perdori e para kete lajm ne konferencen e saj per shtyp (me zedhenesen e saj fringo barjaba-te-re) per te sulmuar PS-ne:

 

Ca ju beri fotoja juve bre, ajo pershesh po ha. Plus qe eshte brenda normale te kodit te veshjes se Naltmadhnise.

Si shkon dem gjithe ky material duke i dhene ze pacavurreve te PD-se?! Kjo duhet ti jepte ze klithmave, renkimeve dhe ofshamave. smiley

Po pse ti thua ketyre qi jane zedhenese ja ndalon Naltmadhenia seksin? smiley

Mua sinqerisht me vjen gjynah per keto tipet qe punesohen per te bere zagarin e langaraqeve te poltikes, me kujton ate komedine Gjuetia e fundit.

Akoma me kete hajdutin ordiner?

po pra, ndersa tek ajo tema tjeter ku trajtohej hajdutja e sofistikuar kishte vetem 12 komente. Sic duket kemi prirje per gjera te thjeshta. Komplokacionet na hutojne pasi jemi primitive.

Rasti Kosta Barjaba dhe shtypi Të ftuar:Preç Zogaj - AnalistEdi Paloka - Deputet PDAnila Basha - GazetareÇim Peka - GazetarRobert Rakipllari - GazetarLorenc Vangjeli - Gazetar

 Dora, ti q'i pe keta dje para se te flije ca enderra pe?  O Penar, po rregulloje bre kete formatin e komenteve se na i ben pershesh rrjeshtat, sic e shef Preci i ka hipur siper Palokes.

O xhib kam harruar të pyes sa herë ke vjedh në market para se të bindeshe se të kapin ? Pash zotin thuj të drejtën.

Me nje llaf juve e paskeni vjedhjen ne supermarket si dicka te zakonte, si futjen e dores ne xhep, ndaj u cuditet nga reagimet ketu? smileyUne kujtova se e kishit per arsye politike lol

Gjithsesi, KB me shume i prishi pune vetes me genjeshtren ashiqare ne media qe mohoi arrestin dhe gjithshka cka ndodhi (nderohe qe ishte e dokumentaur) sesa thjesht me faktin qe u kap duke vjedhur familjarisht (ne fakt disa media amerikane thane qe sipas rrojeve te dyqanit keta s'e kishin heren e pare qe ishin obzervuar duke vjedhur).

  O xhib!S'kam gjë kontra ke përsërit fjalët e mia të temës parë  , ai e di hallin e vet dhe s'kam qejf të shkruaj për kte akt.Po të më kishte pyetur mua ose ty do i thonim mbylle deri sa të bëhet gjygji s'na pyeti gaboi. Më shumë do më pëlqente të flitej për vjedhjet apo abuzimet që ka bërë me pushtetin a me influencat politike e tij aty po .

Po ti përgjigju pyetjes drejpërdrejt mos më ngatro me politikë  atë e bën më mirë ti si i pa ngjyrë që je .

Po tek ajo tema tjetër me mega hajdutë e trafik influence  ke shkruat ndonjë rresht se ja harrova titullin?

Prizren, me fal per nderhyrjen po pse e perjashton nga pyetja rastin e anasjellte dmth sa here mund ta kene vjedhur te tjeret ate person qe flet kundra vjedhjes?....sepse me c'kam provuar e me c'kam degjuar, cdokujt i dhemb shpirti nese e vjedhin te tjeret, qofte edhe per gjera te vogla, te paperfillshme ne dukje.

Ti do me be muhabet Xhibush? Ty te pashe ne enderr ne fakt, me nje cante nordstrom te varur pas qafe.smiley Po kush i pa mer djale, e hapa, ne sfond duke bere dicka tjeter, degjova nja dy zera acarues, dhe argumente akoma me acaruese dhe e mbylla. Po seriozisht tani , ti pse i je fut ketij muhabeti si hamasi sumes?

kush do ta mendonte Xhibin kaq moralist/te ndershem ?

Kot s'thone:qeni qe leh nuk te ha.smiley

si hamasi sumes

po me habit, une vetem fetishin e sumes ta dije, s'isha ne djeni qe ke afeksion per gjeopolitiken e Lindjes se Mesme smiley

Vangjeli me Precin s'te paskan impresionuar? Cudi....

ti je me fat. nuk ke qen ktu ne peshk ne kohen e kutive (hapni kutite - ed rama).

aty do kishe pa tym kavaje!

paskam pshtu.smiley

Aaaa shokët tuj na detyrun!

Pastaj, kutizmi nuk është pushtues këtu në Peshk. Është kalimtar që thua ti. 

smiley

ps. Oreee... Paro qelepiri... smiley

Para ca ditesh ne spitalin psikiatrik nje paciente bipolare vodhi celularin e nje pacienteje tjeter psikotike. Te gjithe pacientet e pavionit kerkuan largimin e saj, askush nuk e justifikoi vjedhjen, askush s'e pranonte më ne dhome dhe vjedhesen e transferuan ne nje kat tjeter.

Po kushedi si e ka pas hallin e gjora, mbase kishte harruar autorizimin e celularit poshte dyshekut, mos e paragjykoni pa ditur te gjitha faktet smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).