Janë arkivat dokumentare më të rëndësishme të botës ku doemos gjenden mijëra dokumente edhe për Shqipërinë, të cilat tanimë gjenden në Tiranë dhe janë të aksesueshme nga studiuesit

Ishte kjo një domosdoshmëri për projektin e shkrimit të Historisë së Shekullit XX që ka bërë bashkë 37 studiues nga Shqipëria dhe trevat, projekt i cili sipas drejtorit të Institutit të Historisë, studiuesit Beqir Meta, po përmbyll fazën e parë të tij.

‘Qëllimi kryesor i kërkimeve ka qenë shkrimi i një vepre sintetike për historinë e shqiptarëve në shekullin e XX. Kishim 2 objektiva kryesore: 1. Të kapërcenim nga pikëpamja metodologjike botimet e mëparshme. 2. Që të mbushnim një boshllëk, i cili ka qenë në botimet e mëparshme, marrja e arkivave të huaja në mënyrë komplete dhe sistematike. Këtë vit kemi si objektiv themelor që të dorëzohen të gjitha pjesët nga autorët dhe pastaj këto do ti nënshtrohen një diskutimi në grupe, në redaksi, me qëllim që në fund të arrihet një vepër me konsensus shkencor”, tha Beqir Meta (Drejtor i Institutit të Historisë).

Botimi i tyre është një tjetër hap i rëndësishëm, por duke qenë qindra vëllime, kostoja është e madhe dhe e pa përballueshme nga Qendra e Studimeve Albanologjike.

“Lind nevoja për ti botuar këto, për shembull arkivi Italian është marrë plotësisht dhe këtu ne mund të botojmë 100 botime vetëm me këtë dokumentacion Italian, po kështu edhe nga arkivi britanik mund të dalin 50 volume, e kështu me radhë”, u shpreh historiani Meta.

Historiani Meta thekson se një mënyrë për të shkuar drejt botimit të këtyre dokumentave që kërkojnë vite punë dhe fonde të mëdha, është një bashkëpunim me publike, por sidomos me universitetet private të cilat shpenzojnë jo pak për botime themelore.

14 Komente

Epo shyqyr qe u bene te gjalle, per te marre dokumentet ne arkivat boterore per te shkruar historine e vertete te shqiperise. Por thesare te paçmuara jane Arkivat e Vatikanit dhe te Turqise....

Kete do te thosha dhe une Alidemso, mirpo ti paske hyre para meje ne kompjuter smiley

Edhe te Austrise do thoja une Alidemso. Ky eshte trekendshi i Bermudes, per zhbirilimin e vrimes se zeze te historise shqiptare.

Respekte te pafunda per vepren e atdhetareve arberesh , te cilet jane gurte e themelit ne perforcimin dhe ekzistencen e shtetit dhe kombit shqiptar.

I nerum Alidems ....

Si zakonisht lajmerime te tilla kane brenda e cfare nuk kane , po qe nuk sqarojne asgje dhe qe fshehin gjithshka , per mua nga matrapazet e Historive Politike .  Historia e Shqiperise daton sipas te gjitha njohjeve NDERKOMBETARE e cilesimeve me te findit te z.Arvziu : " ne njohim Nderkombetarisht e Ligjerisht NJE SHqiperi " !! Qe do tethote prej viti 1912  .Cfare do shkruaje ky ? ...Ne se ke mundesi teknikisht te ma shpjegosh ? Apo mos e ka per Historine e Shqiptareve ?

Dhe ajo qe na ben te moskuptojme asgje dhe te mjegulloje cdo gje eshte 

1. Të kapërcenim nga pikëpamja metodologjike botimet e mëparshme.????

Cfare mund te kete qene kjo metodologjia ne se mundesh me shpjegu  te pakten per Luften e dyte Boterore qe njihen Dokumentet e VEPRA e ITALIANEVE si Ndedrues te Medhej ne zhvillimin e Shqiperise e me tej te Ballkanit !

Flm !

 

 

E bre idrizke, pe diellit, qe si devolli de, te bie nde syte tere diten, e ke inatne?

Jeni bere shume Honi ....Nuk ua dal dot .Te pakten shkoni tek B...ir Historia tu mesoje ate kengen Historike .... ne Fushe te Qananese ...Qana ne o idriss me rradhe ..smiley Dhe me thene te drejten pa te mbetur hatri , nuk je nonje peshkim cilesor i te nderuarve admin per vitiriun ...  Dicka si e ndare ne mes nga produktet e qeve , pe rrotkave  te qerkes ne fshatra te Devoolit . Po te vish me lyre , Jo si Edi Rama e si Hon ose si pune HURI i makuar , edhe mundet te te hedh...

Sa mosbesues je Oidriz  po leni ti botojnë ato 100 vëllimet me dokumenta të shekullit të 20 (po thotë ky).S'paska pas punë tjetër bota veç dokumenta për ne ka shkruajtur .Qendra e botës , zvicër e austri me dy dete , norvegji e Suedi me diell, amerikë e kanada e vogël.Histori.... vuuuu dokumentet , apo s'kemi dhe universitetet private vuuuuu paret dhe doktoraturat me histori si kristali.

Beso tek studiusi iqir me ta , lene besimin tënd të shpërthejë me vrrull, mos e pengo akademinë , le të marri udhë ....e historinë të bëj me shurrë.

Po ç'të keqe ka kjo, ma thoni mue. Pse e demonizoni mor zotri?  Bashkë me dokumentat prej Talje do sjellim edhe eshtrat e Francesk Krispit.

Me fal, po ky Beqiri eshte ai i cili shkruante neper libra historish per shkollat e mesme rreth kontributit te Pishtarit te Demokracise etj etj? S'jam e sigurte.smiley

E kam degjuar me vemendje shume here Beqir Meten.Pasioni militant i te folurit te tij nuk besoj se mund t'i sherbeje nje libri historie.Nuk e di, mundet xhanem!

I nderuar Idriz. Shqiperia eshte bere shtet sipas dokumentave qysh me 1912 dhe kete nuk e luan as topi. por ka periudha ne historine tone qe jane te erreta si per dinamiken e ngjarjeve historike, e po ashtu edhe per historine e individeve qe bene historine. historia jone eshte e shkruar fale dokumenteve te gjetura,por po te gjenden ende dokumente te reja, per rishikimin, rishkrimin apo edhe pasurimin e historise ç'te keqe ka????

Psh, po te sjell nje shembul.... U be gjithe ai fortifikim ne Shqiperi me mendimin dhe synimin qe si popull i vogel, te perballonim nje sulm te mundeshem nga armiqte tane. thone se u bene shume, thone se ky qe renimi i ketij vendi, e ç'nuk thone... e deri atje,kur thone ... ee kush e rrute per Shqiperine??? Kush do te na sulmonte ne???? E kur u zbuluan dokumentat amerikone te 1963 doli se enver mavria kiushte te drejte. Amerikonet Shqiperise do ti binin te pares, me raketa berthamore per ndeshkim ndaj kampit socialist.....

...ja per te tilla gjona na duhen zhbirilimet e dokumentave... edhe per tu myll gojen perfundimisht serbeve dhe grekeve, qe te mos na çajne veshet......

Nuk di a ta musha menjen o Idris, e sa per beqirin, e rendesishme eshte qe keto dokumenta te vijne ne Shqiperi se pastaj interpretimin e bejne te mençurit.....

Flm Alidems ..po prova qe ke dhene theksoj shume e pranueshme nuk ka te beje me Historine . Per mua me Historine ka te beje Masat qe merr cdo Qveri e Shqiperise ne periudha te caktuara per te perballuar Rreziqe Reale qe ne Shqipri kane qene presente ...si ne ngathtesine e Qverise se I.Qemalit ( me pak justifikime ) ashtu dhe me Tradhetine e A.Zogut .ashtu dhe masat Teresore  per te Garantuar pavaresine e Zhvillimin e vendit .

Pastaj se bunkeret zotrie jane Histori Ham-Humsash ...me se Amerika zotrie prodhon Bomba atomike ... dmth VL..ose te fillosh te zihesh me Skenderbeun pse bente Kala e me Berishen pse ndertonte KULLA  e nuk benin Graticele smiley

Shqiperia daton tre periudha Historike deri ne 48

1912 deri 24 me te gjithe rrokullimat pas saj , ku Shqiptaret nuk mund te benin Histori pervec nje fakti thelbesor te 1920 ne Vlore te Ultimatumit ndaj Italianeve , dhe   Kongresi Lushnjes qe caktoi Tiranen k/qytet . E cfare do shkruajne per kete periudhe B..ir Historite qe ne Beme HISTORI ?????????? si shtet ????? Apo patem ca episode Tradhetaresh anadollake me Esat Toptanin qe desheronin Esnafet e Tyre pa Ju nxire Suma se cfare quhet Shqiperi .... Ku e ke Ndikuam ne per te bere Histori ?

Ka nje periudhe shume te shkurter qe ne BEME Histori ...me NOLIN . Ai po , per here te Pare u ndiem ne OKB dhe ju drejtuam per Drejtesi nje Superfuqie duke e ndikuar te shprehej ... Kjo na njohu dhe na futi ne Llogari si Shtet .

Cfare Historie beme ne pas rrezimit te Nolit dhe rihypjes se Aventurierit anadollak Ahmet . Ku ndikuam ne ? Ne cilin shtet ? Pervec cfaqjes se nje teritori qe mund te cfrytezohet e te perdoret me gjithe resurset njerezore si krahe pune per te Perdorur Shqiperine e Shqiptaret si Skllever qe prodhonin Flori per Pallatin e Karagjozeve Mbreterore dhe si Placdarm per interesat e fashizmit sic dhe Ndodhi . Dhe me vertet Prodhuam Normen me te Ndyre te Shqipetareve Historikisht qe u cfaq edhe ne Shqiperi per here te PARE TRADHETINE e te PARIT te Tyre , frikacak dhe Hajdut !

Vjen dhe Epopeja me e Lavdishme e Paperseritsheme Shqiptareve qe u bene Pjese e Koalicionit Antifashist Boteror qe solli edhe NJOHJEN Tone me perfaqesi ne Konferencen e Paqes ne France ne 48 dhe Miratimin e Listes se krimineleve te Luftes nga Gjyqi Nurenbergut qe hyn ne Historine qe ben nje Shtet si psh Shqiperia me te drejta te Barabarta me te tjeret  .. ...

Dhe po e nderpres duke patur shume deshire te me sqarosh se cfare keqkuptoj une me Histori !

Mos ndoshta ka te beje me pershkrimin e disa fakteve nder miljona te tilla qe babai i babait tim mesonte ne Zosimea ...dhe dmth edhe..... Fshatrat kane pas ELITE .... smiley dhe babai i Driteroit leronte me parmende smiley e i jati Saliut ngrinte leqe ne Vucido; per mellenja smiley Apo Histori quhen edhe ato prallat e atij me Be te Vlores qe thote se i moren Flamurin nga sunduku smiley .... keto jane sipas modelit te Sqeprve te rritur ne kulla te izoluara qe fantazojne per Mujer e Haliler dhe qe ngopin keta mullahet e dijeve SOT me Rishikime e Rishkrime me Cifteli .

 Thjesht per te vazhduar ....pervec SHM...tit , qe nuk hyn ne Historine e Shqiperise por te Shqipetareve qe , TRONDITI themelet e Rezistences ndaj Anadollakeve me teorine e Hakmarrjes Private te nje Princi qe vuri ne SATER ke e kundershtoi per te Luftuar Osmenet ???? Kjo po mundet te rishikoje Vlerat qe kane ruajtur Shqiptaret deri ne formimin e shtetit te TYRE !

Edhe Gjykata e Larte per te filluar nje Ceshtje te GJYKUAR kerkon Fakte qe ndryshojne ne THEMEL vendimet e meparshme ....smiley

Flm !

Historiani Meta thekson se një mënyrë për të shkuar drejt botimit të këtyre dokumentave që kërkojnë vite punë dhe fonde të mëdha, është një bashkëpunim me publike, por sidomos me universitetet private të cilat shpenzojnë jo pak për botime themelore.

 

Po t'i hidhni ne Internet, nuk besoj se do jete aq e kushtueshme sa botimi fizik.

Te pakten, kataloget te hidhni,si dhe indekset. Po qe ti hidhni keto te fundit, duhet ti beni nje here, kshu qe...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).