Ngjarja shokuese e dëmtimit, vjedhjes së afreskeve të Onufrit të disa ditëve më parë në Kishën e Shën Premtes, ka mbledhur në protestë përpara Ministrit të Turizmit përfaqësues të Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe shoqërisë civile

Ata akuzuan këtë Ministri për mbajtjen në heshtje të ngjarjes së shëmtuar dhe mosmarrje të përgjegjësisë për mbrojtjen e objekteve të trashëgimisë kulturore.

“Jemi shumë të shqetësuar edhe nga dorëheqja që Ministria bën ndaj mbrojtjes së monumenteve të kulturës, edhe ndaj dorëheqjes që Ministria bën për të informuar qytetarët dhe taksapaguesit që i mbajnë me rroga këta njerëz që kemi në shpinë, kështu që kemi vendosur që në mënyrë vullnetare të bëjmë edhe deklaratat e shtypit që i takon të bëjë Ministria. Ky është hapi ynë i parë dhe më vonë, në mënyrë vullnetare do të shkojmë të bëjmë edhe mbrojtjen e monumenteve dhe në mënyrë vullnetare do t’i largojmë këta njerëz nga vendet ku rrinë këtu dhe do t’i zëvendësojmë me njerëz të tjerë, të cilët e marrin përsipër, qoftë informimin e publikut, qoftë mbrojtjen e monumenteve të kulturës, të cilën e kanë për detyrë ligjore dhe shtetërore,” thotë Artan Shkreli.

“Është i papranueshëm qëndrimi i Ministrisë së Kulturës, në kuptimin, që tërhiqet ndaj problematikës së mbrojtjes së monumenteve të kulturës, ndërkohë që ai është një qëndrim dhe një detyrim kushtetues i këtij institucioni. Ne jemi këtu në fakt për të inkurajuar marrjen në dorë të fateve të trashëgimisë kulturore dhe nxitjen e institucioneve të shtetit për të kryer detyrën e tyre që është detyrë kushtetuese,” thotë Lorenc Bejko.

Ndërsa deputeti i Partisë Socialiste, njëkohësisht dhe anëtar i Forumit për Trashëgiminë Kulturore, Auron Tare bëri thirrje për dorëheqje të ministrit Bumçi dhe Drejtorit të Trashëgimisë Kulturore.

“Kërkojmë dorëheqjen e të gjithë njerëzve përgjegjës për këtë masakër, duke nisur nga ministri i Kulturës, Drejtori i Trashëgimisë dhe të gjithë sistemit tjetër përgjegjës që ka të drejtën e ruajtjes së këtyre monumenteve, siç ia kërkon ligji detyrimin që e kërkon ligji dhe i kërkojmë dorëheqjen e tyre si një gjest që të vendoset një lloj kriteri i pagimit të përgjegjësive, sepse këtu në këtë vend nuk merr asnjë përgjegjësi”, tha Tare.

Një thirrje u bë për përgjegjësit kryesorë të kësaj ngjarjeje, ose më saktë, për ata të papërgjegjshëm që e kryen atë.

“Të tilla objekte nuk kanë treg. Po ju bëj thirrje atyre që i kanë marrë më mirë t’i kthejnë atje ku i kanë marrë, sepse do të shkatërrohen objektet duke i çuar nga një vend në tjetrin, sepse ato nuk mund të shiten”, thotë Artan Lame.

Ndërsa ministri i Kulturës, Aldo Bumçi, duke folur në një konferencë shtypi, ka thënë se nuk ka ndërmend që të japë dorëheqje pse u vodh një kishë.

Duke u ndalur tek protesta e organizuar nga ana e Forumit të Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore në lidhje me skandalin e dhunimit të afreskeve të Onufrit në Kishën e Shën Premtes në Valësh të Elbasanit, Bumçi ka thënë se nuk merr për bazë pseudoforume.

“Ata nuk kanë asnjë lidhje dhe nuk kanë nxitur asnjë debat apo ide. Për më tepër kanë pasur postet më të larta të trashëgimisë kulturore në kohën e qeverisjes socialiste”, ka thënë Bumçi.

Sipas tij, është e drejtë civile që të kërkohet dorëheqja e ministrit, por “nëse vidhet xhamia e Et’hem Beut, mos duhet bërë përgjegjëse ministria”.

Bumçi ka thënë se nuk mund të ruhet dhe mbrohet çdo kishë dhe xhami në vend, pasi ato janë me qindra.

36 Komente

ju lumtë auron

Bravo Auron. Tani, c*fare propozoni konkretisht? 

* smiley 

hapi i pare do shkojme ne te gjitha qytetet ku Trashegimia jone eshte sakatuar nga papergjegjshmeria e atyre qe jane caktuar me ligj per ta ruajtur. ta shikojne vete njerzit se cfare po behet dhe nuk ndihet njeri

Bumçi ka thënë se nuk mund të ruhet dhe mbrohet çdo kishë dhe xhami në vend, pasi ato janë me qindra.

krenohemi me kulturen qe  kemi trasheguar nga te paret dhe jemi te paafte ta mbrojme ate ,qe me aq mund e sakrifica ka ardh' deri ne ditet tona.

 

 

Perveç° ketyre qe moren fjalen kush ishte tjeter ne proteste?

qe te mos kuptohet Auroni sikur ku po e  ngre zerin per "karriken""kolltukun" duhet te ndryshoj dicka ne thelb, sitemi i ruajtjes se trashgimise tone kulturore, por meqense sitemi eshte p[o ai qe ka qene, si ne cdo sektor tjeter, ku gjerat, demtimet, vjedhjet, abuzimet, neglizhimet, humbjet tjtersimi i pasurive kombetare,  perseriten nga njera pale ne palen tjeter me probleme te perhershme te pa zgjidhura, nuk ka gjasa qe palet partiake te meren vesh me njeri tjeterin.

Tani per tani ne Shqiperi funksionon sitemi i Kungulleshkes, dhe ska zot ne bot qe te zgjidh kete Ych shume te veshtire !

Te gjithe bien ne gracken e njeri tjeterit. Por asgje nuk zgjidhet njehere e pergjithmone. Ky problem psh ka vite qe diskutohet..

Si perhere kur hap syte te shquash me mire perfaqsuesit e "shoqerise civile" do dallosh ne rresht te pare(e te vetem) sekretarin e liderit te opozites, betonaxhiun e liderit te opozites dhe kallashaxhiun e liderit te opozites. Termi shoqeri civile eshte perdhosur aq keq sa do te duhen vite t'i rikthehet kuptimi origjinal. Ndoshta me nje marreveshje produktive mes mediave do ishte mire te pezullohej fare si term. Derisa keta te "shoqerise civile" te vijne ne pushtet e te mos ja kene me haberin rrugeve dhe trotuareve.

Zonja Boisa ...perse me eshte krijuar Ideja qe shikon ne "brendesi " te gjerave . smiley Edhe atje ke InteleDjentet e protestes te Godinave keshtu i shikoje intelektualet si kazma te Partise , Kallasher , Megafone . Biles mu duk sikur dhe Kapua te qe afruar , kishte gjet nje Tirons "denbabaen " qe ankohej per Grate !

Hopa per Fush Arsin ...http://youtu.be/CFbYBySiiTM smiley

idrizo, qenke turni i pare sot? Ju pret nje 6mujor i veshtire. Berisha shquhet per fushate energjike dhe agresive, i duhet kundervene ne front te gjere. Mundohu te nderrohesh me Ronin here pas here, mos merr persiper me shume barre se cmund te mbash.

Me fal , me fal ...e shof e shof ...te paskam qujt Zonja . Se korigjoj dot po nenkupto shoqja Boisa !

Te shkoi jeta ne frengjije duke i shti hasmit o Boisa.

Ta kam thene dhe me pare, dil me shpesh ne Tirane se mire te ben. 

“Kërkojmë dorëheqjen e të gjithë njerëzve përgjegjës për këtë masakër, duke nisur nga ministri i Kulturës,...me te vertet qe te shkrin Gazit ...Nga Ministri iKultures ...smileysmileysmiley  i njerezve me te Pakulturuar e me tePaedukuar qe ka pare Shqiperia ndonjehere si shembujt e Rugaceve Politike e te Trashe intelektualisht Berisha e Topalli .

Nga Ministri i Kultures smiley

 

Ata akuzuan këtë Ministri për mbajtjen në heshtje të ngjarjes së shëmtuar dhe mosmarrje të përgjegjësisë për mbrojtjen e objekteve të trashëgimisë kulturore. Aldo shkrete nuk vret dot i pule, e jo mo te dali te mbroje afresket me kallash ne dore 

Patek Philippe

me kujtove oren... dikur kur isha me i "pasur"

ja te qeras me nje johnnie blue ,plako

mireseredhe ne forum smiley

 

Rrespekte Altino. Thnx per qerasjen. Pateku me e shit te nxjerr nga hallet smiley

te nxjerr vertet nga hallet...

para pak javesh shkon nje shoku im(jeton ne vlor) relativisht i pasur ne nje orndreqes ketu ne bruxel per te riparu Patek-un  e vet,sa e pa zanaciu i thot ;un ta riparoj per 120 euro,por te rekomandoj kete ore mund ta blesh per 30 € prandaj mos i harxho leket kot dhe po te ishte orgjinale do ta blija ne vend per 150.000 €

sinqersiht ke gje per te shitur? 

kalo bukur

I pashe rastesisht teksa kaloja dje paradite me makine nga Rruga e Kavajes.

Me teper kishte kameramane dhe gazetare se sa protestues. Nje farse e vertete! Patetike. Normal, nuk ka me njerez qe te shkojne pas avazit te ketyre per te ulur e ngritur njerez nga kolltuku.

Po ty te vje inot se ju sju voto as pastrusja shkalles? Po ik o burr se se spurdhjake si puna juj kane vetem smire dhe snobizem bosh. Nuk ecet para tu thone qe as kta po as ata sjane gje? Po kush jane? Ju benetonsat qe pini kakao 1000 lekshe te quo vadis duke psheretire ter kohen ehh po te ishin ne si do ishin gjerat...,bah cfare makabriteti. 

te paska rraskapit fare virusi i shqiperise....kush ta mbushi mendjen te lije italine? ik futi nje shpulle...se ta ka fut keq.

"Merreni me qete djema", do te thoshte Pjeri.

Jeni bere si Nafije interneti me gjithe kete ngarkese erotiko-militante.

mos merr persiper me shume barre se cmund te mbash....

U ktheva vetem per kete shoqja Boisa ....Mos jam ngatruar gje me ty une . Se mu duk sikur je "shitur " jo per peshngrites dmth si " e forte " ...Do ta rivleresoj kete pordhacllek tendin me tone mesuesie !   Ti nuk me dukesh si lefKopeja me fillore , mendoja se ishe e vetes se Trete , ........ them edhe .....qofsha gabim , pse ka dale me Fal-i ! Minimalja ke ardhe pa LENG smiley Ose pastaj kush jeni JU zonja Sorge smiley

Po me rruhet fort mu se ke pe ti , si i pe ti apo  nonje debil tjeter qe mendon se na e beri te rendesishem informacionin me peshe per Fatet e Jetes sone  ...dhe obobo nuk do marrim rrogen !!!!! Prandaj gabohem , sepse eshte teze e vertetuar " shpesh ai qe mendon per veten si Zgjohu Kont vepra te Medh te presin , zgjedh dhe gjuhen e komunikimit te tille !

te dashur komentues.

shikoj se fatkeqsisht disa prej jush keni rene ne pozicionin e kahershem te llogores politike. mundohuni te dilni nje here nga kjo llogore. Onufri nuk ka lidhje me politiken. Onufri eshte i te gjithe shqiptareve. ne se ju mendoni qe ne qe merremi me Trashegimine Kulturore per pasion dhe dashurine qe kemi per te te rrime urte ne shtepi te mos flasim se do na e marrin per politike atehere cfare duhet te bejme?  a kuptoni apo jo  nje prej artisteve tane me te mire te mesjetes i jane grabitur veprat me sqepar dhe askush nuk flet por ata qe e kane per detyre ti ruajne heshtin dhe shfajesohen me politizimin e kesaj ceshtje. 

Ju lutem dilni nga guacka juaj dhe shikojini gjerat me lart.  do te vije koha qe niperit tane nuk do te kene me vepra arti per te treguar se vine nga nje popull me kulture qe ka nxjerre artiste te medhej europiane dhe jo nga barinj qe dine te therin vetem dele

Auron, asaj kategorie qe i drejtohesh as mos u lodh fare se nuk i ka ormisur Ai i tyre per te kryer nje rit pagan qe eshte therja, por per te ....mbytur, qe eshte riti i cubave. E kesaj kategorie veshtire tu hyje ne veshe kush ishte..... Onufri

Auron e ke menduar ndonjehere, po sikur ai populli i Onufrit mos te kete lidhje me kete popullin e sotem...nga ana kulturore e kam fjalen. Dhe detyrimisht qe Onufri me shqiptaret e sotem nuk mund te bashkjetoje o njeri o tjetri duhet te zhduket. Me sa duket mbijetesa u lidhka me mundesine per te goditur me sqepare. Onufri me sqepare dot nuk godet keshtu qe...

Vlera me antivleren nuk bashkjeton dot...keshtu qe Onufri, dale ngadale po venitet. 

edhe mundet por prandaj kemi Ministri te Kultures per tu perkujdesur per keto gjera. Imagjoni me pak fishekzjarre per idiotesirat e Dr. Berishes se sa pune do te benim ne Trashegimi

 

Te dashur Miq,  besoj se e keni ndjekur Ministrin Bumci ne daljet e tija mediatike mbi cshtjen e afreskave te Onufrit. Z.Bumci pasi perpiqet te beje nje apologji per dikasterin qe drejton e ka zhvendosur debatin tek Forumi per Mrojtjen e Trashegimise duke thene se ky Forum nuk ka sjelle asnje debat apo ide mbi ceshtje te Trashegimise Kombetare.  E para mendoj une Forumi eshte nje bashkim vullnetar i njerzve qe kane deshiren e mire te perpiqen per Monumentete e Kultures. E dyta Ministri dhe Dikasteri i tij paguhen per te mbrojtur keto Monumente. paguhen qe te gjejne strategjite dhe menyrat e duhura per te ruajtur monumentete e kultures. Pra Ministri Bumci e ka detyre ligjore ndersa ne jemi vullnetare ne kete histori. Gjithsesi mendoj se Forumi ka qene shume aktiv ne debatet e Trashegimise aq me teper ne debatin mbi dhenien me koncesion te Kalave ne Shqiperi.Gjithsesi mbreme ne TV ABC News Ministri Bumci per mendimin tim dukej qarte se nuk kishte asnje njohuri mbi fushen e Trashegimise Kulturore. E para per menyren si e trajtonte problemi dhe e dyta mbi frymen falimentuese qe ai kishte ndaj sistemit mbrojtes te Trashegimise. Gjithsesi une doja te komentoja disa pike. E para Bumci me sa duket nuk e kishte idene qe Kisha e Shen Premtes ishte e braktisur pa asnje roje apo kujdestar. Ajo ishte ne nje zone te thelle malore dhe paksa jashte fshatit Valesh. fshati kishte shume  pak banore dhe Kisha nuk perdorej per sherbesa fetare. Duke pasur parasysh rendesine e madhe kombetare te kesaj Kishe ajo duhej te kishte nje kujdestar apo te ishte ne moritorim te vazhdueshem te sitemit te MKRS. Mirepo Kisha ishte e braktisur ne fatin e saj dhe fakti qe ajo u vodh dy here dhe askush nuk beri dicka per mbrojtjen e saj tregon se Ministria e Bumcit as nuk e kishte haberin se cfare po ndodhte.  Ministri e tha vete se lajmin per vjedhjen e kishes e ksihte marre nga Kisha ordodokse dhe jo nga sistemi i Ministrise se tij.  Pra pyetja legjitime eshte a funksionon kjo MInistri?  Vidhen afreskat e Onufrit dhe Ministria e merr vesh lajmin nga te tjere?  Po kur u vodh per here te pare cfare masash mori Ministria per te penguar vandalizimin e afreskave?  Sipas punojesve te Monumenteve ata kishin ndryshuar vetem celsin duke i lene te qete grabitesit per tu rikthyer perseri. E dyta Bumci the mbreme se ai nuk mund ti ruante Kishat naten kur ato vidhen. Pyetja eshte ku e di Bumci se kjo Kishe eshte vjedhur naten?  ne gjendjen e braktisur qe ajo ndodhet ajo mund te vidhet kur te duan hajdutet dhe askush te mos beje asgje. e treta bumci tha mbreme se sistemi i kujdestareve kushton shume  dhe per kete gje jane hequr por pranoi qe ata paguhen vetm 3.500 lek te reja ne muaj. pra nje shume jashtezakonisht modeste.  ne se kemi 107 Kisha monument Kulture pra 107 kujdestare x 3.500 lek  e kuptoni qarte se cfare buxheti modest duhet per ruajtjen e ketyre monumenteve te Kultures.  E katerta, BUmci tha se Kisha nuk ishte prishur si rezultat i mos investimit ne te por ishte vandalizuar. une e pashe Kishen me syte e mij. Ajo ishte teresisht e braktisur. Dukej qarte qe nuk ishte vene dore prej kohesh, muret ishin gati ne te rene, nuk kishte gure ne hajat i cili ishte me gropa dhe nuk kishte asnje gardh apo porte hyrese. Pra totalisht e abandonuar. Zoti Bumci qe as nuk e di se cfare eshte Kisha e Shen Premtes dhe rendesia e saj e kishte lene kete ksihe jo vetem pa vene dore po pa asnje kujdestar apo njeri qe te perkujdesej per te Protesta jone e djeshme mori shkas nga grabitja e Onufrit por gjendja e Trashegimise Kulturore eshte ne gjendje alarmante dhe per kete arsye duhet te flasim fort.

Dalja e Bumcit dhe perpjekja e tij per t'i dhene ngjyrime politike mbrojtjes qe po i beni ju kesaj ceshtje,ishte jo vetem e turpshme ,por indinjuese e thene nga nje minister kulture.Ne vend te pranojme pergjesite dhe Shqiperia nga kjo vuan me shume,nga njerez qe nuk dine te pranojne pergjegjesite e tyre ,por e kaumuflojne paaftesine e tyre vetem klishe boshe partiake.

Trashegimia  kulturore eshte nje pasuri e pariperteritshme dhe mos te vleresosh vleren e pashlyer te saj eshte fatkeqesia e nje kombi.Gjithmone kur evokojme ngjarje historike i meshojme shume faktit qe armiqte tane jane munduar te na e mohojne kulturen tone ,te na zhdukin gjurmet e saj.

.Po sot,cilet jane armiqte, qe po shkaterrohen njera pas tjetres keto pasuri kulturore ?

Bumçi ka thënë se nuk mund të ruhet....Po as Qeveria nuk ruhet , ku ben pjese Bumçi . Vetem Kulla a Berishes ruhet , me Garde deri edhe me GJAK ! Mos u rruj o Bamsi -Bumç se keta dun me te rrujte "politikisht " smiley ......Ja kemi thënë këtë edhe Auronit po nuk na digjoi! Rri me mjeker e me mustakë , si i ka hije nje Burri te vertete malsiet te Kabinetit Kullor ! Po të paktën ke në dorë të mos zgërdhihesh ne shportën e karavidheve kur Muallis ai Psikopat që keni në krye !

Desh të shtoja z.Auron se atë shoqatën TUAJ , z. Bamsi- Bumçi jo vetëm që duhet ta ketë si pjesë të pandarë të Këshilltarëve por edhe ta FINANCOJË . Dhe në se JU ndigjoni se Min. i Kabinetit Kullor z.Bams- Bumçi ka hap kurse për Jozefpërckat e Salierët si duhen vlerësuar Objektet e trashëgimisë ( jo vetëm kulturore ) të Popullit tonë në teritorin shekullor TONIN , vetëm atëhere mendoj se mund të jeni pak më të Butë me këta Xhahilë Injorantë , që i kanë rënë ne pjese  këtij populli dhe që janë shkaktarët Kryesorë të Braktisjes e lënies në Mëshirë të Fatit të kësaj Trashëgimie ! Regjistrojuani dhe këtë " trashegimi kulturore"  edhe   Vuvuzelërisë si zhurmus injorantë që i zuri hera në këtë zhurmënajë të përfaqësohen me "të thashë unë "

Nga sa kam kuptuar une nga qeveria jone, as nuk ka fare pse ti kerkohet llogari Bumcit, vetem Berishes e Bodes. Bumci thote thjesht nuk kam leke per te mbajtur roje ne pune. Kaq!
Reforma e gjera te tjera nuk ke ci kerkon, ai mund te jete djale shume I mire e ne te njejten kohe minsitri me qesharak e simbolik I kesaj qeverie qe jane thjesht nepunesa te Berishes.

 

Shkaterrimet e Talibaneve Shqiptare vetem ne nje vit:

 

-Vidhen pikturat e Vangjush Mios

-Vidhen ikonat në Bularat

-Përmbytet Kalaja e Gjirokastrës

-Përmbytet Muzeu i Gjirokastrës

-Dëmtohet Teatri Antik i Apolonisë

-Digjet Parku Kombëtar i Finiqit

-Ndërtohet pa leje në Kalanë e Krujës

-Shkatërrohet Tuma e Bajkave

-Gërmohet me ekskavator vari monumental i shek.IV në Delvinë

-Shkatërrohet gurorja e Butrintit

-Dëmtohet Manastiri i Mesopotamit

-Dëmtohet tempulli antik në Qukë- Sarandë

-Shkatërrohet Shtëpia e Flamurit në Korçë

-Shkatërrohen punimet e Onufrit në Kishën e Shën Premtes në Elbasan

 

(burimi: Gazeta Shqiptare)

Auron, ke shume te drejte per ato cfare shkruan dhe i ndaj plotesisht. Problemi eshte qe te mungon (ju mungon) strategjia.

Te thashe mos e kthe ne politike, se s'do te vine njerez (dhe politike eshte per aq kohe sa Auroni i PS-se kerkon doreheqjen e ministrit te PD-se). Por ti nuk degjove.

Cfare arrite? A i levize ujrat? A provokove ndonje reagim tek njerezit?

Perseris, tek protesta juaj kishte me teper kameramane e gazetare me mikrofona se sa pjesemarres. Per mua kjo eshte nje proteste e deshtuar. Tani ti mund ta justifikosh si te duash veten.

Para disa minutash, hapa per pak kohe TV tek Shqip ku ishte nje debat me teme Trashegimia e Rrezikuar. Ne momentin qe Auroni me shume te drejte po rradhiste tek varesit e ministrise,dhe nje tip te monumenteve, gjithe gjemat arkeologjike e shkaterrimet qe jane bere atij vendi, degjova nje ulurime te pafund" s'ka lidhje me Onufri".Sa thashe shyqyr qe po behet nje ballafaqim publik , njerzit duan ti ndalin e ta kanalizojne muhabetin vetem tek gjema me e fundit. Mrs. Rudina,keep it cool, edhe faleminderit qe e solle ne vemendje kete teme. Por te lutem pak me gjithepefshirese.

Nderkohe faleminderit dhe Auronit! Po mos prit te falenderoj sa here denoncon ndonje krime ndaj trashegimise, sepse une mendoj qe e ke per detyre. smiley Sidoqofte shpresoj qe keto falenderimet te japin motivim per te ecur perpara , drejt vizionit per nje Shqiperi me trashegimi te plote ,te mbrojtur, dokumentuar dhe te restauruar kulturore. Falenderimet dhe Leonardit, per ndjeshmerine dhe kontributin e tij ndaj ceshtjes, dhe kushdo tjeter papushtet e mepushtet qe mund te kete bere ndonje pune te mire lidhur me kete.

Z.Tare

Kur te vini ne pushtet kete Bumcin mos e sillni para gjyqit per shkak te se metave mendore... Eshte e kote debati apo te llogjikosh me te tille qenie njerezore.

 

 

" kur te vini ne pushtet "

smiley

Restauratori Pirro Thomo: Shqiperia nuk ka me asnje manastir

 

Nga: PIRRO THOMO Shqiperia nuk ka me asnje manastirTIRANE- Para disa muajve u indinjuam për prishjen e ndërtesës së Republikës Autonome të Korçës. Para disa ditësh u shokuam nga masakrimi i afreskeve të kryemjeshtrit të shek. XVI, Onufrit. Një valë protestash të shoqërisë civile u ngrit në të dyja rastet: në rastin e parë për një monument të rëndësishëm historik, ndërsa për rastin e dytë protesta ishte më e fuqishme, meqenëse kishim të bënim me një akt tepër barbar të paparë e të padëgjuar, siç ishte shkatërrimi me mjete primitive i një kryevepre të artit botëror pasbizantin. Në vija të përgjithshme, protestuesit bënin përgje-gjëse organet shtetërore për paaftësinë e tyre për ruajtjen e monumenteve, ndërkohë që këto të fundit sillnin si justifikim pamundësinë e ruajtjes të qindra monumenteve, të shpërndara në një territor shumë të gjerë. 

http://www.balkanweb.com/kultur%C3%AB/26...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).