21 vjeçari Taulant Capa do të përballet me gjykatën për xhestin e tij. Në këtë intervistë radiofonike ai shpjegon arsyet pse hodhi vezë në drejtim të km. maqedonas

Taulant Capa është nga Dibra e madhe, student në Tiranë, dhe aktivist për çështje të ndryshme. Dje ai u dërgua nga Prokuroria si i Pandehur për akuzën e veprimeve të dhunshme ndaj vendeve të punës të personave të mbrojtur ndërkombëtarisht. Personalisht nuk mendoj se ka dhunë aq sa ka simbolikë në gjuajtjen me vezë të një politikani, ndaj mendova se duhet ta njihnim pak më mirë djaloshin për ta kuptuar anën e tij të historisë. Kjo është një intervistë e shkurtër radiofonike me Taulantin, i cili na tregon mes të tjerash se nuk ka ende një plan se si do të mbrohet në gjykatë.

12 Komente

"Taulant Capa.................aktivist per ceshtje te ndryshme...

dmth, ky gjithmone e ka nje arsye..smiley

Ketij çunit i'u befshin vezet gjyle.Ne fakt,kurre nuk e kam kuptuar domethenjen e toponimit Gjylekarë-nje fshati ne Kosoven Lindore.Themeluesit e ketij fshati  duhet te jene baballaret e Taulantit,perndryshe s'ka se si bene tjeter.

p.s.

Pergezoj moderatorin per kete iniciative shume nobël.Ndoshta nuk do te ishte keq te benit publike emrin e prokurorit dhe gjygjtarit,ne menyre qe te na mundesohet dergimi i e-mailave ne drejtim te tyre.Nuk ka avokat me te mire se populli;nuk ka ndihmese me te madhe se zeri i atyre qe nuk kane ndonje dosje kriminale dhe qe e buken e gojes e fitojne me djersen e tyre.

Fundja,ta duash dhe ndihmosh tendin nuk eshte nacionalizem,e aq me pak krim.

i lumte djalit dhe heren tjeter kunder kryeminstrit greko-serb te shqiperise.

me veze struci ne se mundet,,

Meqe nuk paska plan si te mbrohet ne gjykate, une propozoj ti gjuaje gjykatesit me veze.

Nga Dibra e Madhe, dhe  qellon ne Tirane nje "mysafir",  ftuar nga i homologu  i tij Sali Berisha.

"Hedh gurin dhe fsheh doren", po, po, "trimeri" e madhe shume, prapa ferrave dhe  i organizuar ne Shoqeri Civilesmiley!

Po te jete burre Taulanti  te qelloje "Gruevskin" e vet qe ka ne Tirane!

(po Blendi me cfare do te meret?)

Mos kshu idesh mer se merr njerzit ne qafe! A nuk e qellun me ushqime ate kryederrin tone e pushoi nga puna plot 200 police e gardista??!!!! Do thush ti qe pushoi ca derra te vetet...

Shi kur te haj ja 30 vjet burg ky I shkreti

Po ato që i gjuajtën me vezë Naltmatdhimit në Itali i dënoi drejtsia Italiane 

për akuzën e veprimeve të dhunshme ndaj vendeve të punës të personave të mbrojtur ndërkombëtarisht. 

Në maqinë e paska vendin e punës Gruevsky.Me siguri kte nen të kodit e ka fut ndonjë  ekspert i huaj.

Akuzë koti dhe gjygj koti dhe nen i turpshëm sikur jemi të ishim të pushtuar. Nuk i mjaftonte akuza për prishjen e rendit publik. 

Hehehe

Ej, ca bohet ai shefi i shtabit mer? 

U kthy ne Shqipni ai, apo hala knejna?

 

Ne keshtu rastesh nuk duhet te perdoren veze me te fresketa se 6 muaj smiley

 smiley Me behet qejfi qe si ka humb entuziasmi. Mos e lej ti presin krahet Tualanto, se tani eshte vetem fillimi.smiley 

Nderkohe ta dish, qe keq ke bere, po hajde mo... smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).