Nese mund te ndryshoje diçka ne spektrin politik shqiptar, qe te mos kemi vetem PS & PD, kete mund ta bejne te rinjte qe jetojne ne Shqiperi dhe vota nepermjet internetit e emigranteve. Besoj se jane te pakte ata emigrante qe nuk e kane internetin dhe se do te ishte shume pozitiv ky votim sepse emigrantet jane nje force e konsiderueshme dhe kane marre nje kendveshtrim tjeter mbi politiken, ne vendet ku jetojne (jo te gjithe)...apo eshte akoma utopi, apo mos duhet ndonje referendum per ta bere realitet kete votim?

60 Komente

Duket sikur shpetimi pritet nga shqiptaret qe jetojne jashte se ata qenkan avangarda dhe vota e tyre sjell ndryshim. Mos t'ju genjeje mendja hic, mesatarja e nivelit intelektual te shqiptareve qe jetojne jashte perputhet me saktesi 100.00% me mesataren e nivelit intelektual te atyre qe jetojne ketu. Per cfare na duhet vota juaj nderkohe qe pushtetin ne kurriz e mbajme ne?

Pra Italia .Amerika ,Franca ,Hollanda qe njeh voten e qytetareve te saj ne bote qenkan budallenj? e mandej edhe sikur te jete keshtu ,qe kur vota qenka e matur me nivelin intelektual te votuesve? Ah sikur te ishte keshtu!!!Eshte defekt i madh i demokracise qe p.sh.Vota e Swed te jete njesoj me voten e me te fundit bathoras....smiley

Vota e emigranteve italiane nuk eshte e barabarte me te tjeret Zana, gjithe emigrantet zgjedhin nja tre deputete me duket. Ndersa per ceshtjen e barazise se votes, ajo dihet, sipss konceptit tim e drejta e votes duhej te me vihej ne dyshim dhe mua bile, jo me xhelal mziut smiley

vetem te duket ashtu (per ti dhene vetes akoma shprese qe nuk je kot fare). ndersa per te shpjeguar ndryshimin midis shqiptarit te dale e atij te padale, populli ka kohe qe ka shprehjen : ai ka pare bote. 

pra me te njejten inteligjence (duhet shtuar qe kjo eshte e lindur), shqiptari qe ka pare bote i eshte superior atij qe nuk ka pare bote. 

mendoj se fjala superior i permbledh te gjitha, por sigurisht ate me kryesoren, shqiptari qe ka pare bote eshte me i ngopur. korrupsionin qe gjejme ne shqiperi dhe po ashtu ne tere vendet e varfera, e sjell pangopesia e njerezve. 

Ashtu eshte

ah Swed , Swed, sa inat me vjen kur ti vertetojne rrobte fjalet.smiley

shqiptari qe ka pare bote eshte me i ngopur. korrupsionin qe gjejme ne shqiperi dhe po ashtu ne tere vendet e varfera, e sjell pangopesia e njerezve.

 na rrofshin nja ca mbi gjashtëqinteshtatëmbëdhjetekatër komente

Nuk ka asnje mundesi .Ne jna elektorat i pakontrollueshem ,e i pa blershem.Ose te pakten eshte e veshtire me na percaktu çmimin ,monedhen e sasisne.eshte nje ekuacion me shume te panjohura ...mandej numrat e emigranteve jane te rendesishem.Nje milion nuk jane pak ,jane te pakte 300-400 mije vota...

se shqiperia eshte edhe e jona dhe jo vetem e ndonje kokcepi qe e genjen sala me nje thes miell

Nuk ka vota me internet,me kuti po deshet...

Nashi ne e kemi paguar haracin.dergesat tona e kane mbajtur gjalle vendin.

Dergesat jane vendime personale, per arsye private. Askush nuk te detyron ti dergosh dhe sidoqofte ka dallim thelbesor mes te drejtes publike (kontributi i taksave) dhe te drejtes private (dergesat). Ti psh nqs je qytetare amerikane, voton edhe nqs nuk banon dhe je resident ne SHBA sepse taksat i paguan gjithnje. Emigrantet italian jo resident, qe nuk jetojne ne Itali, psh kane te drejte vote te rezervuar per nje numer te caktuar deputetesh, 2% e deputeteve. Per punen e njerezve, qe nuk paguajne taksa, eshte ceshtje evazioni fiskal qe s'ka lidhje me detyrimin ligjor per te paguar taksat. Me Akeistin e kemi diskutuar ketu. Me c'te drejte, pa paguar asgje, ti qe nuk ke jeten ne Shqiperi, nderhyn ne jeten politike dhe nga kjo zgjedh perfaqesues, te cilet nuk influencojne aspak jeten tende? Si mund te barazohet vota e nje emigranti me ate te nje rezidenti, kur kontributi dhe pasojat e kesaj vote jane te pakrahasueshme?

Pa llogaritur problemet praktike. Ne Shqiperi deputetet zgjidhen me baze qarku. Nje emigrant lindur ne Fier, gruan nga Korca, prinderit e te cilit banojne ne Tirane, deputetet e cilit qark zgjedh? Tek cili qark shkon vota e tij, nese banimin e ka ne SHBA?

Nje pyetje kisha: po sikur keta emigrante, qe sigurisht jane tamam ashtu sic e shpjegon ti, diten e zgjedhjeve do te vinin ne atdhe per te votuar dhe diten tjeter do te largoheshin prape, a do te mund te votonin? Nese po, bie komplet poshte argumenti juaj.  

o hunter, po eshte bullshit i paster kjo qe thua ti, sepse edhe njehere e drejta e votes, nuk kushtezohet asnjehere prej arsyesh ekonomike, por eshte e drejte qe lind qe me marrjen e nenshtetesise. Pike.

Si e shpjegon atehere, qe emigrantet qe nuk banojne ne Shqiperi, nese ne diten e zgjedhjeve gjenden ne Shqiperi, kane mundesine dhe te drejten te shkojne ne qendrat e votimit?

Kur thashe ata qe jetojne ne Shqiperi dhe nuk paguajne taksa, kam parasysh jo ata qe kane detyrimin qe paguajne taksa dhe nuk e bejne kete, per evazion fiskal, por kam parasysh ate kategori njerezish, qe nuk paguajne taksat sepse jane perjashtuar nga dicka e tille (dicka tek xx% i te papuneve). Po keta duhet te perjashtohen sipas llogjikes tende nga e drejta e votimit?

Une psh qe jetoj ne Gjermani, i paguaj taksat si Ceco nje me nje, por kur vjen puna per te votuar ne zgjedhje lokale apo qendrore, me duhet te rri ne shtepi apo gjekundi tjeter, dhe nuk shkoj dot per te votuar, nese nuk jam nenshtetas gjerman apo nenshtetas i BE.

Jo nuk eshte kshu. Nenshtesia nuk te garanton te drejte vote. Te papunet nuk paguajne taksa sepse s'kane te ardhura qe te taksohen. Kete duhet ta kuptosh vete. Fakti qe nje emigrant mund te marre avionin e te vij dhe votoje ne Shqiperi, eshte nje anomali qe duhet zgjidhur. Ne lista zgjedhore duhet te rezultojne vetem residentet. Per kete mjafton nje procedure qe merr te dhenat nga sistemi hyrje-dalje vendkalimeve TIMS. Kush qendron me shume se 6 muaj jashte, nuk eshte resident.

per ca taksash e ke fjalen ti ekzaktesisht ? per taksa mbi te ardhurat vjetore ? 

Po.

hunter, me te vertete?

I gjithe argumenti yt shkermoqet nga keto kunderargumente:

1 - Vota nuk kushtezohet nga asnje e drejte dhe detyrim ekonomik, por eshte e drejte themelore e garantuar me kushtetute per cdo mbajtes se nenshtetesise shqiptare, pavaresisht vendbanimit te tyre!

2- Votimi nga ana e emigranteve nuk vihet fare ne dyshim nga legjislacioni shqiptar dhe ekziston aktualisht, pasi ne cdo zgjedhje jane te shumte emigrantet qe votojne.

3 - sipas argumntit tend, i bie qe jo vetem emigrantet qe nuk paguajne taksa ne Shqiperi te perjashtohen nga votimi, por edhe te gjithe ata persona ne moshe mbi 18 vjec qe per nje arsye apo tjetren nuk paguajne taksa.

4 - pavaresisht mospagimit te taksave ne Shqiperi, kontributi i emigranteve ne ekonomi eshte i nje natyre tjeter dhe i konsiderueshem madje.

Nuk ka kushte per te votuar Emigrantet .Nje Ligj qe mund te garantoje voten e tyre mund te Gjendet e te zbutet kjo situate per te kaluar Gradualisht ne pranim Ligjor te Votes se tyre .Te mos harrojme se shumica e Emigranteve te LIGJSHEM e kane fituar qytetarine e atij vendi ku banojne dhe te tjeret jane ne Proces . Nuk mund te votoje nje Individ per dy Qeveri !!! Te paligjshmit smileysmileysmiley

Por ajo qe eshte me kryesorja aty Vidhet dhe Individi i Vdekur , shpallet KUKESI si Pjellori me i madh qe i rrit individet per 8 vjet nen kujdesin e PD-hit i ben 20 vjecare qe do te thote i lind 12 vjec , aty njerzit cfare nuk sajojne qe te VJEDHIN Vota si partia e babasqapit alias PD-hi e jo me tu japesh te drejte Olldeleve e PONY- ve Luldashkurbaneve e Halimerve qe s'dine kendim ,  te numurojne votat e emigranteve ????? Shakaja me bukur per kete fillim viti .Dhe mendoj nje nga Derstilat me te lezetshme te ngritura per te lare e tjerre LESH ...Urime keshtu me mejtime fenomenale preshistesh per Votime te Emigranteve !

Edhe po na u dha mundesia , per ke do votojme?edhe keta socialistet qe coc I dinim PO na dalin dobice.

Alba ,gjithe problemi yt eshte te fjala çoç...ja tashti jane pa çoç..jane hiç pra dobiçe hahahaha Sa i bukur ,naiv i sinqerte mu duk ky koment

Ti Idriz ,me nje te rene heq nje nder te drejtat themelore te njeriut.Nuk çuditem.Ne sistemin tand ishin teper smileyTash une kam dy pash.e mandej votoj ketu e atje.Ai paguaj taksat edhe ne Shqiperi?A jam qytetare shqiptare?tjeter gje ,vjedhjet  e votave ,identiteve .numrimi.kutiat e famshme ,ligjet e mbrapashta.

Shtojzovalle ..ne kete dialektin e harruar shkodrançe ke filluar te flasësh me gjysma . Unë e kam lexumun qe zonja Juej je shprehur se " nuk ta nin ma per Shkypnien ", per njato mriza e ato bjeshke , po per gliuhën sikur je mburrurr qe flet te Fishtës . Çkafja ke dasht me thane me nji kyt :

Tash une kam dy pash.....

Je bere si Jozefina njajo Liburnesha e Shkypnies dhe Gjembaci qe hane mendimet smiley

Ju te Diaspores tane jeten vetem ngatrresa kini sjelle . Lejini ROBT qe jetojne ne Shqyprie me i zgjidh vet hallet e veta . Boll Matrapaze e Tjerrsa leshi kane kalue keto VITE e po kalojne per vedi ! S'mjaftoni jue , po i tesh jane shtue dhe Fartsat e Daullet e BE me i mesue !

 Kosovaret psh qe jane vllaznit tane ne shtet me Vedi , si munen me votue  . Nji asosh Kosovar e kane , nje Pasosh Serb e kane , nji Zvicret e nji Gjermanie po se po , me ju dhane dhe Babasqapi nje Pasosh Lirie Boshnjake a munen me votue ? A munesh me ma shkapet ? Po Kuksianet qe nuk i xajne ma qendrat e Votimit a munen me Votue si Kosovare ? Tane shqipatare jena e shkafja ka te keqe ketu ? Shkapetma pra !!!!

po ecni votoni bre

juve doni qe te harxhohen paret tona qe te krijohet infrastruktura qe juve te votoni pa lujt nga vendi smiley

do thoni juve, po, se paret tuaja jane dhe tonat.

Po dhe jane, po dhe sjane.

Jam dakord me Swedin, qe nje mut do ishte prape.

Per mua ka rendesi si do numrohet vota.

Piksepari, voten e emigranteve, nuk e duan mazhoranca dhe nje pjese e opozites. Piksedyti, vota e emigranteve, eshte vote cilesore, emigrantet shohin pak me ndryshe se ata brenda. piksetreti, nuk do qe keq qe kjo pune te trajtohej ne parlament. 

Po..ekziston!!Ka ekzistuar gjithmon!! Nuk eshte aspak utopi!!Nuk duhet as internet e as referendum!!Hip ne avion,tren,autobuz,traget,makine,biciklete e shko ne shqiperi e voto!! 

Nga ekperienca personale di qe 80% e shqiptarve ne amerike-france-kanada, jane individe qe akoma ruajne tesseren e tyre apo te prinderve te tyre. 

Prandaj, pse duhet t'u lejojne te votoni? 

as ka per tu bere ndonje here.

Prape o Left me ....yyyyyyy ne fund pa qethur ti ? Mos u merr me Pulitike se nuk kupton cfare thua dhe prish avenirin e PD-hit ! Ne shtetin Hoppa -Hoppa te tane nuk munen me votue se jane me tesra .Njaj qe eshte pa teser munet me votue . A nin Zane ? A heq  taksa e Leshit nga Luldashkurbani Bashkise smiley

Per mua sduhet te votoje askush nqs nuk eshte rezident ne Shqiperi.

Po taksat ,pse i doni atehere?

Taksa tre% paguanin edhe Kosovaret qe nuk kishin shtet. Dhe keto forma kane me shume karakterin ..."patriotik " dhe duhet te FORCOHEN per mua , se sa Ligjor te te drejtes se Votimit . Taksa Paguan dhe WolFertsi !

Jo ,nuk mendoj hiç keshtu....Kur paguaj taksat me ban me u ndi legalisht e patriotikisht smileyqytetar i atij vendi.E Qytetaria eshte e bame me te drejta e detyra.....Duhet me pagu taksat e kjo eshte detyre,duhet me votu e asht e drejte

ka vetem nje KURRE ...Mos thuaj Kurre ....Kurre smiley

Sot per Sot eshte nje Marifet i PISTE , i NDYRE , i FELLIQUR qe mundohen ta argumentojne Kryehajduti Berisha me Hajdute te tjere sipas Interesave . Sot per sot eshte nje Vjedhje e Hapet , dhe per me teper ne se e rekomandojne Nderkombetaret , aty eshte 100% e parapregatitur nga Krimi Ekonomik Nderkombetar qe parashikon Ruajtjen e Staukuose se Vjedhjeve te Paskrupullta qe i ben Shqiperise nen Hyqmin e ketyre banditeve qe jane ne Shqiperi ne Pushtet !

Une do isha plotesisht DAKORT me Ekzekutivin ne se do Afronte ne Poste Drejtuesish per nje periudhe te caktuar si psh Mjeke shqiptare te Diaspores si MIN .Shendetsie ose zv. min  ..per te bere VETEM Reformen ne Shendetesi . Te mbeshtetur ne projekte edhe Financiarisht .Me gjate shndrrohen ne Vjedhes dhe Ata smiley

Pra me projekte Pilot ekzekutivi ka shume mundesi te mos vere Dollape zv te Gj .Bojaxhiut qe i diktojne Politiken e Partise dhe u lene celsat e kashtes ne dore Drejtuesve Lepurushe , qe behen Luane si Imam bajlladia , Halimi apo nje tufe karagjozesh ne ato Poste !

Per mendimin tim, pyetja eshte e shtruar gabim, sepse pyetja e vertete do te kishte qene:

"A ekziston mundesia qe te votojne emigrantet kete vit qe prej vendeve ku banojne?"

Pasi emigrantet nuk i pengon askush qe te votojne ne Shqiperi, persa kohe ata jane akoma nenshtetas shqiptar dhe figurojne ne listat e zgjedhesve.

Per mendimin tim, per keto zgjedhje eshte krejtesisht e pamundur!

Nese ka nje vullnet politik, kjo gje mund te behet e mundur ne zgjedhjet e ardhshme, por mendoj, qe me e veshtire sesa ngritja e infrastuktures per realizimin e nje gjeje te tille, do te ishte krijimi i besimit, se ky proces do te ishte i rregullt dhe i pakompromentueshem.

Nuk eshte votimi i lire kushti kryesor i nje demokracie te rregullt dhe nje shteti te se drejtes, por eshte numerimi i rregullt dhe i drejte i votes.

persa kohe ata jane akoma nenshtetas shqiptar dhe figurojne ne listat e zgjedhesve.  smiley

Pika mbi I por pikerisht tek pjesa e DYTE , aty mbaje kalin . Perse figurojne   dhe kush figuron ? Keta nuk dine akoma sa POPULL kane ne Shqiperi jo me qe te dine se kush nuk ka vdekur jashte e eshte ne Listat e zgjedhjeve ....????? 100 % pisllek i paster ! Keta jane ÇIÇIKOV te lindur qe nuk ka Romancier qe i pershkruan pasi jane jashte cdo Logjike VJEDJEJE te Votave qe njihen .

Edhe keto , jo se do i Numerojne por i duan si mana per te krijuar shtjellime Ligjore me ...se Amerika zotrie ...se OSBE -ja zotrie ...se Fartsi thae ....A gjen dot cfare fshehin pas KESAJ keta Pony-t dhe sekari....se kaRistani  nje dhi , bashke me ate qe s'eshte as kosovar as evgjit Kosovrastiun ose llogje Kosasiun !!!!!!!!! 

Zgjidhje te mire ka anglia, kush jeton jashte per me shume se 15 vjet nuk ka te drejte vote. Ne regjistrin e zgjedhjeve tek ne rezultojne dhe ata qe kane ik qe ne 90 sepse s'ka dash njeri te krijoje nje mekanizem ligjor per ti heq nga listat. Emigranteve mund t'ju caktohet nje kuote 2 ose 3 deputete dhe le te votojne, po te cije puna qe fatin e taksave te mia, shkollimit, cmimit te ujit e te dritave etj ti percaktojne ata qe s'kane lidhje fare me keto, kjo eshte shume anormale, qofte dhe ne kete forme qeveshte sot qe mjafton te harxhojne 300 Euro njehere ne kater vjet dhe vijne vendosin (teorikisht) cdo behet me mua kater vitet e ardhshme

ok ..por ama une qe kam me se 20 vjet e ca te holla ,nuk kam pse paguaj ,apo jo...e une i paguaj taksat qe çìke me te

Ne fakt s'dua te bej si shpirt i keq, por s'di si ta them IWasME, qe : AS MOS TE SHKOJ NE MENDJE FARE! Si fillim voten e emigrantin se do njeri, si mbarim zgjedhjet jane ne qershor, dhe asnjeri s'ka ngritur as gishtin me te vogel, per te ndertuar nje infrastrukture per implementimin e votes se emigratit. Pra shkurtazi kete vit jo njehere, po me kismet nga e ardhmja s'do ishte keq.

kot se japin me konQesion smiley

ti vejne nji derr tarife me Euro/dallare per kedo qe do te te votoje nga njerkë-dheu dhe u kry !

Po ti do me qit dhjame nga pleshtismiley Pse merr leket tona do veni tul juve?smiley Jo po ti bejme taks ajri emigrant, qe na duhet me pagu me lek dhe llokmat e ajrit qe marrim kur vijme ne at-dhe.smileyPah pah cfare shpirt biznesi qe ke dhe ti dreq!

po tashti vrej ktu :

- juve doni te votoni pa lujt bythen

- neve skina leke qi tjua krijojme ate munci, keq na vjen, por skina smiley

- pagujini leket vete pra smiley

 

Skane faj , nuk rrihet pa votuar .

Kur votojne Kosovaret, pse mos te votojme dhe ne?

Nuk bohet ,nuk jemi te sigurte per ke do votoni smiley

Siguria fitohet smiley

Nuk ka kohe per eksperimente kete rradhe ,ne 2017 - en mbase.

Jo eksperiment. Dollaro/euro pranohen.

Kur ka zgjedhje vetem japim nuk marrim , eshte dite pushimi per marrje smiley

Ate po te them dhe une o Brad! Pse kaq i ngadalte ti, ju jeni te shpejte ne keto gjera, normalisht. Do te t'a them troc fare? Ne votojme per ate qe na jep me shume.

Se kam nga ngadalesia gjemo por keshtu sic u ka nis puna me duket se do fitojme 99 % ,duhet me u menu i cike smiley

Ashtu eshte Brad. Mos na beni rezil. Te mendojne rrobte qe aty,rrote me rrote me Korene e Veriut. Hudhini nje kocke dhe atyre te krahut tjeter.

Ate pra po them qe jane shtuar shume dhe ata te krahut tjeter.

Jo. Arsyeja? Shumica emigranteve jane qytetare dhe kta nuk kane lidhje me ata qe jon sot ne pushtet. 

Se kuptoj, emigrantet gjithmone kane votu. Ndoshta emigrantet vete se dine po kshu eshte.

Praktikisht jo. Per dy arsye. E para eshte ligjore, kodi zgjedhor nuk parashikon asnje dispozite ligjore per votimin e shtetasve shqiptare rezidente ne shtete te tjera. E dyta, eshte pragmatike pasi qe te administrosh nje numer (potencialisht) kaq te madh votash nga jashte duhet besim te ndersjellte tek insitucionet si dhe profesionalizem nga keto te fundit. Forcat politike kane qendrime kaq te skajshme saqe eshte veshtire te krijohet besimi reciprok sa i perket administrimit korrekt te zgjedhjeve. E gjithe loja ne KQZ duket aparence te jete e administruar nga rregullat demokratike ndersa ne fakt nuk eshte asgje tjeter vecse nje loje e eger per manipulim, imponim etj.

Sa kohe qe administrimi i zgjedhjeve do behet ne menyre partiake, sa kohe qe shkelesit e kesaj natyre nuk do marrin denime te ashpra, sa kohe qe do vazhdohet ne kete forme te eger nderhyrjesh ne gjyqesor, vota e emigranteve do jete e parealizuar.

mundesia egziston sepse te gjithe migrantet europian votojn (expats)

por besoj ne radhe te par ne emigrantet nuk do te pranonim te votonim,ne voten ton e kemi hedhur njeher e pergjithmon qe kur u larguam  nga ai vend

e dyta asnje nga dy partit (bija te ppsh) e medhaja ne atdhe nuk ja ndjen hiç per voten ton

ps disa mendoj se ne ikem vetem per nje jete me te mire(kjo edhe qendron) por ne ikem gjithashtu sepse nuk deshem ti bejm leshime padrejtesis ne ate vend e cila ushtrohet dhunshem mbi individin ,hera nga te "majtet' here nga te "djathtet" 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).