Cfare mendoni per Asistencen Sociale? Flas si koncept/sistem ne pergjithesi, nuk ka rendesi nese eshte ne Shqiperi apo ne Pakistan. A mendoni qe e ndihmon individin, shoqerine dhe ekonomine - dhe si? A duhet te zgjashe pergjithmone apo duhet te kete kufi? Cilat jane kushtet qe dikush duhet te kualifikohet per te marre Asistence Sociale? Nga duhet te dalin te ardhurat per Asistence Sociale? Cfare duhet te perfshije/mbuloje?

P.S. Nuk po i bej keto pyetje sepse kam detyre shkolle apo ndonje aludim tjeter. Po i bej per te hapur debat tjeter pervec te zakonshmeve Berisha-Rama.

27 Komente

Ne fakt ti meriton asistence pas asaj gjujtje te fuqishme qe te beri Pjeri smiley

Se mos vetem Pjeri...

Mos na prish temen tani!

+10

Flas si koncept/sistem ne pergjithesi, nuk ka rendesi nese eshte ne Shqiperi apo ne Pakistan.

Meri me rradhe ti, s'merzitem une.

Asistenca Sociale si koncept dhe si forme eshte pergjigja e pyetjes Si reagon nje shoqeri ndaj asaj pjese te saje  te Pafate,Paprivilegjuar,aftesi te kufizuara fizike dhe mendore. Si ndikon ajo ne zbutjen e konflikteve sociale, dhe uljen e kriminalitetit.

Shqip, perkrahja shoqerore (perkrahja sociale me duket se perdoret zyrtarisht)

Per sa kohe qe shteti merr taksa nga te gjithe ne cdo mall qe blihet, ne cdo llogari bankare, ne cdo rroge e ne cdo qarkullim paraje, ne cdo hyrje-dalje nga shteti per njerez e per mallra, dhe ka pergjegjesi te drejtperdrejte per punesimin, ka dhe pergjegjesi te jape perkrahje shoqerore per njerezit me te cilet shteti ka deshtuar t'ua vere taksat qe u merr ne sherbim te punesimit e mireqenies se tyre, dhe t'u garantoje koston minimale te jeteses per ushqim, shendetesi dhe edukim te femijeve. Eshte me e pakta qe duhet te beje.

Ne Shqiperi eshte tallje prapanice. Nje me perkrahje sociale merr aq leke sa nuk sigurohet as buka thate. Nuk paguan dot as drita, as uje, as edukim e asgje tjeter.

Me keto cmime qe ka Shqiperia sot, perkrahja shoqerore duhej te ishte aq sa jane pensionet sot, pensionet duhej te ishin aq sa jane rrogat ne shtet, dhe rrogat duhej te ishin te pakten dyfish.

Ne Shqiperi eshte tallje prapanice. Nje me perkrahje sociale merr aq leke sa nuk sigurohet as buka thate. Nuk paguan dot as drita, as uje, as edukim e asgje tjeter.

E tille eshte edhe ne Amerike>por propaganda e kompleksit ushtarak e industrial qe rrjep taksapaguesin amerikane me kontrata te majme  qindra miliardeshe e paraqet sikur ndihma ndaj te varferve ne welfare qe marrin aty diku tek $4 ne dite ne food stamps me te cilat nuk mund te blihet asnje hamburger eshte shkaku i borxhit te madh publik.Ushtria amerikane eshte programi me i madh i asistences sociale .Pensioni i nje gjenerali me 3 yje eshte $236000 ne vit .

Ee Alba, ç'pune ke me anglo-saksonet ti, qe po mbajne me buke me miliona familje. Industria ushtarake (e cila eshte ne dore te tyre) ka krijuar ter ate mirqenie atje. Qe duhen ulur ca pensionet e ushtarakeve, ketu po ke te drejte. Une do t'ua ulja 20-25-30 % . 

E ke hapur gje temen sepse ne Amerike ka shume qe jane kunder perkrahjes shoqerore, sidomos ata me food stamps i tallin shume? Kam vene re nga forume amerikane qe shume Amerikane jane kunder dhe e quajne shenje komunizmi. S'di pse Amerika ka aq shume komentues arrogante per sa i perket ndihmes ndaj tjetrit. Pyes sepse tema sikur bazohet ne pyetjen: "A duhet te kete perkrahje sociale apo jo", nderkohe qe kjo as qe duhet te vihet ne dyshim qe duhet te kete. Kufiri duhet te jete deri aty as te mos i beje njerezit te mos punojne fare po te hane me perkrahje gjithe jeten. Nese u gjendet pune dhe marresit e perkrahjes e refuzojne, perkrahja duhet te hiqet.

ketu eshte nje koncept kaq i gjere e kaq shume teorira mbi kete teme sa  bota....Eshte edhe po aq e vjeter sa bota...Varet ,varet shume ,i djathte ,i majte ,....pak a shume si sigurimi per shendetin ne Amerike.....Reforma qe don me ba Obama.Une mendoj se me nje asistence sado te mjerueshme ka nazione te tere qe nuk do leviznin ma vendit...Do ishin jaftuar me aq

The welfare-state, an elaborate and very unequal result of prosperity, social struggles and their institutional mediation, only ever existed in the "center." But while it is true that this crisis is accompanied by massive phenomena of disindustrialization and unemployment, accentuation of inequalities and "exclusion," "new poverty" and regression of trade unionism, which can always put what is called "social calm" back into question, it is doubtful that this will end up in the competition of each against all and limitless individualism. More likely, confronted with the "Third World" or the "South" (which will contain all or part of the former "socialist camp") ravaged by "deregulation," the rival but interdependent states of the "North" will doubtless seek a way to conserve or reconstruct a certain degree of economic planning, both public and private. Not only will they seek to improve the financial instruments that allow them to control conjunctures, but also to preserve the sufficient correlation between economic, social, scientific, and technical research policies that is an essential condition of power. It is by no means certain that they will all succeed. If it is nevertheless true that the welfare-state was intrinsically a national and social state (national _because_ social, social _because_ national), one might wonder whether the evolution of its crisis will not lead to an accentuation of this imbrication of the national and the social, which would end up in the (minimally viable) paradox of societies that are economically "open" to the world, but that are "closed" from the point of view of social rights and the organization of citizenship. (E. Balibar, 1994)

Ti tropizma mos ke ndonje ese per ta dorezuar javen e 2te te Janarit ? Se ketu eshte bere tradite ..........  smiley

please, a yes/no answer is sufficient.

Asistenca sociale, Gjembi, e ndihmon shoqerine, por jo asistenca e larte. Psh, ne Europe, asistenca ka qene shum e larte, sa i beri njerzit parazite, sa thonin emigrantet, njerzit, qe; pse u dashka te punojme. Kur me social jo vetem jetoje mire por dhe kurseje, nderkoh qe sociali duhet te jete sa per qira dhe ushqim. Vende si Irlanda e kane patur socialin 1600 euro per familje, thuajse aq saç merrje ne pune. Ne Belgjike une mirrja 1100 euro ne muaj si familje, po kaq dhe familjet e tjera. Kur ishe vetem mirrje 600-650 euro. Dy veta 800-850 euro. Tani sociali u eshte nderprere shum familjeve, dhe te te aprovohet ndihma nga punonjesit e socialit, eshte shum e veshtire.

Si rregull, sociali eshte qe ti ndihmoje njerzit drejt punes, prandaj dhe neper keto organe punojne specialista pune qe i aftesojne njerzit per pune, zanate. Social per ter jeten nuk ka, ka nje fare limiti, 4-5 vjet dhe kur ti je i shendeteshem dhe nuk punon apo nuk ke gjetur pune, sociali te hiqet (ndonse arbitrarisht) dhe te mund te te lidhet perseri kur ti ndjek nje kurs a shkolle per te mesuar nje zanat. Sociali nuk te hiqet kur punonjesit e socialit shohin se ti je i/e paafte per pune, semure, etj. Por edhe ne keto raste ato te çojne ne sigurimet shendetesore, nga ku ti perfiton nje tjeter lloj sociali, diç me pak.

Leket per socialin, "zyrtarisht" dalin nga rroga bruto e atyre qe punojne, por ka dhe burime te tjera, se jane disa lloje sociali.

Per njerzit qe nuk marrin social, dhe qe jane me shumice tani neper rruget e Europes, jane Karitaset, Kishat, Xhamiat, klubet/shoqatat e ndryshme (qe marrin nje fare subvencionimi nga shteti) qe ushqejne kete armate qe vjen verdalle. Pra keta njerez hane e pijne gratis. Neper stacionet kryesore te trenave psh, nentoke, ke menca te Karitasit, qe u japin ushqim njerzeve.  

Ne fakt Gjembo ke drejtuar nje pyetje multidemsionale.  Se per ata qe pergjigjen JO s'eshte e nevojshme Asistenca Sociale, i bie qe te mos te vazhdojne me pyetjet e tjera. Pra ti vet presupozon qe asistenca eshte e nevojshme,perderisa vazhdon pyetja. Ceshtja e asistences s'eshte aq shume ne diskutim derisa ne ekonomite kapitaliste bazuar ne shtetkombin asistenca sociale eshte produkt i efekteve anesore te tregut te lire.Asnje gje me teper. Ndaj per te diskutuar asistencen , duhet te diskutohet kapitalizmi si fillim.

E di shume mire qe eshte pyetje multidimensionale. Kjo ishte e qellimshme, pasi vete ceshtja nuk eshte thjesht nje Jo apo Po.

Ceshtja e asistences s'eshte aq shume ne diskutim derisa ne ekonomite kapitaliste bazuar ne shtetkombin asistenca sociale eshte produkt i efekteve anesore te tregut te lire.

Si, ne c'menyre eshte produkt i tille?

Ndaj per te diskutuar asistencen , duhet te diskutohet kapitalizmi si fillim.

Dakort, cfare duhet te diskutohet per kapitalizmin ne fillim?

Per kapitalizmin ne fillim duhet diskutuar ligji i pare i termodinamikes qe une e kam shume per zemer, jo se eshte i termodinamikes por se eshte universal dhe i sherben dhe kuptimit te pasurise, qe dmth qe pasuria as krijohet as humbet, vetem transformohet. Po rame dakord per kete, vazhdojme, po une s'vazhdoj pa me thene qe je apo s'je dakord smiley

Dakord si jo, vazhdo.

Atehere, i bie qe cdo produkt perbehet nga dy komponente, burimet e lendeve te para dhe pronesia intelektuale. Ajo qe perben thelbin e sistemit eshte kujt i takojne burimet, te gjitheve apo pronarit? Per mua i takojne te gjitheve, qe dmth qe edhe te ardhurat duhet te ndahen ne menyre sa me te drejte te mundshme, se fjala vjen edhe me i padobishmi shqiptar eshte ne nje te tremilionten pronar i naftes qe ndodhet ne nentoke. Kaq kisha per kapitalizmin, qe mua s'me pelqen hic dmth smiley

Pasuria perpara se te rishperndahet duhet te krijohet.

Gjithnje e dija se komponentet jane burimet natyrale, dhe krahu punetor (labor). Ne kete ekuacion, puna eshte me e rendesishme se burimet natyrale, sidomos sonte... Prona private mbeshtetet (gje kapitaliste kjo apo shume here me e vjeter) se shihet si nje metod organizimi e cila zmadhon (duke transormuar per ti, apo krijuar pasuri per te tjere) mireqenien per te gjithe.

Ne lidhje me naften nen-toke, Amerika eshte e vend i vecante pasi burimi i naftes poshte tokes i takon pronarit te tokes. Pra, dhe shteti, jo me publiku ne gjeresi, nuk ka te drejta direkte. Imagjino sikur ne shqiperi fshataret e patosit te kishin te drejtat mbi naften e patosit, dhe jo qeveria. Ne asnje vend tjeter nuk ndodhe keshtu... sistemi shihet si i sukseshem (dhe meqenese ideja e llotarise-- te bjeri nafte nen-toke eshte si te fitosh lloton-- nuk para pelqehet.

swed, te lutem mos kopjo tezat e VQ, per transformimin e pasurise smiley

Piksepari shpreh indinjaten time me te madhe persa u informova ne kete teme, dmth. per "gjuajtjen" qe Pjeri i paska bere Gjembit. E dija burre zotni, por qenkam gabuar. Le t'i themi "jo" dhunes ndaj femrave.

Rreth problemit qe shprehet ne kete teme, une mendoj se asistenca sociale (ashtu si edhe pergjegjshmeria sociale ne rastin e sipermarrjeve private), eshte nje instrument mjaft i mire me ane te te cilit shoqeria mban pergjegjesi per pjesen e saj me ne nevoje.

Si cdo gje njerezore edhe asistenca sociale mund te kete efektet e saja negative apo abuzime te ndryshme qe vijne nga tentativa apo prirja e disa individeve per te perfituar ne menyre te padrejte nga sistemi apo mund te jete nje kundra-incentiv per perpjekjet individuale per te permiresuar cilesine e jetes pertej ndihmes qe vjen nga ky instrument.

Kjo nuk do te thote se asistenca duhet hequr si rrjedhoje, por qe mekanizmat kontrollues dhe mbrojtes duhet te sofistikohen me shume.

Ashtu si ka shkruar e sqaruar sa here Rama,ne shkrimet e tij..ne programin e partise socialiste per nje rilindje kombetare,ka nje vend te vecante edhe per shtresat ne nevoje,dhe ndihma e shtetit per ta,nuk do te jete e nuk do te shihet si forme lemoshe,ashtu sic shihet sot nga qeveria,por si nje mundesi punesimi e kualifikimi!!

!!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).