Shume prej jush ketu kane shume vite qe jane larguar. Me siguri ju kane lindur femijet ose i keni çuar shume te vegjel ne vendet ku jetoni.

Tashme femijet ç'raport kane me Shqiperine, çfare eshte Shqiperia per ta, atdheu i tyre apo i origjines? A u mungon, a u pelqen kur ktheheni ta vizitoni, a gjenden mire me te afermit e tyre bashkemoshatare?

Do te ishin me interes pergjigjet.

66 Komente

Une kam  dy goca , njera ben 7 ne mars , tjetra 4 tani ne shkurt . Te dyja me kan lind ne Kanada. I kam cuar ne Shqiperi dy here nga 3 muaj , dhe kan pas fat te rrine me prindet e mi qe kan ardhur disa here ketu per vizite .

Ne flasim shqip ne shtepi , dhe gjithmone kemi plan , te lexojme nje liber shqip se bashku , te degjojne nje film shqiptar kur jane duke luajtur  , dhe nga pak histori here pas here qe Shqiperia eshte origjina e tyre .

I cojme ne festa dhe koncerte shqiptare . Vajzat e mia kete vere nuk paten asnje problem per gjuhen apo pershtatjen kur shkuam ne Shqiperi, pervecse u semuren me virozen dy here . Jane kenaqur aq shume kete vere sa ndonjeher e madhja mbush syte me lot kur me dalin prindet ne skype

Nenaaaaaaaa! Gjyshiiiiiii! u therret me gjithe shpirt smiley

Sa here bie biseda per njerezit qe kemi ne Shqiperi , vajza e madhe me thote

kur do ikim prap ne Shqiperi ?

kurse e vogla ja ben : ja ku e kemi valixhen e gjeta , hajde ikim smiley

 

 

Qenkan mire elba gocat e tua per cunat e mi, edhe te mite ne shkut dhe ne mars kane lindur smiley

mire jane o yllo mire , deri tani  i kemi ne kontroll  smiley  me vone do flasim ne te dyja prap  smiley

 

I martoni që tani se do keni lehtsira.Sidomos ti Ket që ka çuna.

Pyetje e vështir .

Pyetja qe do shtrohet per te ardhmen, eshte se si do ndihen femijet e femijve tane, se mire femijeve ua mesuam shqipen, i çuam ne Shqiperi (gati 90% e shqiptarve ua kane mesuar shqipen femijve dhe i kane çuar ne Shqiperi) , mirpo niperit dhe mbesat qe do lindin ne te ardhmen, si do ndihen, si do flasin, ç'gjuhe.

Pergjithesisht kur nje Emigrant stabilizohet per nje periudhe 7-10 vjecare atehere vete emigranti eshte ne proces asimilimi. Fakti qe ai lufton me krenari qe femijet e tij te flasin pak shqip pergjithesisht deshton sepse per femijet te qenit Shqiptar eshte nje identit krahas Nje morie identitesh paralele. Emigracioni con ne braktisjen e vendit te origjines dhe kontributin per vendin pranues. Femijet e kuptojne dhe adaptohen me mire ne realitetin e ri, ndryshe nga Prinderit.

lidhja e femijeve te lindur jasht ,;e shqiperin kalon nepermjet prindereve,kur shumica e prinderve u ven emra qe ne te shumten e rasteve jan emra macesh ,qenesh etj(blessie,franco,jorgo) vari lesht mo

Varet se sa te afte do te jene prinderit e ketij brezi tju trashegojne gjuhen dhe taditate kulturore shqiptare. Te thuash te drejten shihen shpesh shqiptare lindur dhe rritur ne Shqiperi, qe mbas 7-8 vjetesh ne mergim dhe kane veshtiresi te flasin shqip e jo me femijet e tyre. Trashgimia kulturore do pune dhe investime jo vetem nga familja por dhe nga komuniteti ku jetojme, Shteti etj. Duhen shoqata, qarqe kulturore, shkolla ne gjuhen shqipe qe sot mungojne pak a shume kudo (me perjashtim ndoshta te Amerikes, Kanadas). Do te shpresoja qe  kjo ndodh ndoshta ngaqe pjesa me e madhe e emigranteve jetojne ne vendet fqinje dhe akoma mbajne lidhje te forta me Shqiperine, por duke pare sjelljen e shume prinderve (mjaft te besh nje xhiro plazheve ne vere ku shume prinder dhe pse vete nuk flasin mire gjuhen e huaj perpiqen ne menyre qesharake tu flasin femijeve ne greqisht ose italisht) kam frike se nuk do te jete e mjaftueshme. Per sa i perket identitit eshte normale qe femije te rritur jashte do kene nje identitet multiform, duke llogaritur qe gjithmone e me shume do kete martesa me te huaj. Por ajo qe do te ishte e gabuar eshte humbja e identitetit shqiptar (asimilimi) jo bashkimi i nje ose me shume identitetesh. Nejse shyqyr kemi akoma arbereshet qe bejne me shume per trashgimine kulturore shqiptare se sa gjithe emigrantet mbledhure bashkesmiley

kjo pyetje vertetohet shume lehte nga komentet ketu te ppu-ja.

70% i ke xhuzepe,alesia dhe jorgo. keta qe jane formuar ne shqiperi  vete dhe bejne sikur nuk dine mire shqip,pa le femijet,,

identiteti kombetar luftohet hapur tashme nga shteti shqiptar dhe e ashtuquajtura ''shoqeri civile'' mbrenda ne shqiperi,pa le me ne emigracion!bie era mozambik kudo

mozanbik the? te keaen e mozabikut,,,

i ka mberthyer sindroma e inferiorit aq fort sa nuk ka me keq,pastaj per tu justifikuar vijn  nga maja e usa e thon ke peshku 'un jam qyetar i botes'

Pyetje mire dhe interesante per te kuptuar se c'behet me identitetin e femijeve qe rriten midis kultures familjare \shqiptare dhe asaj te vendit qe nga kopshti, shkolla e me tej.. 

Ti vet Zana ke femije? Po pate na thuj ti eksperiencen tate. Po spate ta themi na! smiley

Derisa jane te vegjel dmth nen hijen e prinderve, u pelqen Shqiperia (e konsiderojne ambjent rural, me hapesire, me pak rregulla, jane gjysherit qe i llastojne), sapo fillojne te zene shoqeri me bashkemoshataret e vet, nuk u intereson me Shqiperia, madje nipi dhe mbesa ime adoleshente i luteshin prinderve qe mos ti merrnin me vete ne Shqiperi.....dalengadale Shqiperia po behet vend i huaj edhe per ne pasi per ata atje jemi shume te "italianizuar", dhe ketu ku jetojme jemi thjesht "stranieri"....dmth ne vend qe ti perkasim 2 vendeve fatkeqesisht nuk i perkasim asnjerit!

jo identiteti kombetar nuk shihet te giuseppe ,apo Jorgo ....shihet ne ndergjegjkshmeria e te qenit shqiptar ,te identitetit te tyre ,te pranimit e te respektit per kete identitet.Njhje te historise ,personale ,familirae,te vendit.....Shumica e shqiptareve ,historia per ta ka filluar ne vitin 1,vitin e ikjes nga Shqiperia.

une jam i sigurte qe shume prej atyre i kane vene femijeve emra qensh a macesh ''globaliste'' do behen pishman ne nje te ardhme jo fort te larget kur te shikojne qe tufezimi nuk u beri pune dhe qytetari i botes do shikohet me perbuzje si dicka qe u perket njerezve pa vlera.

xhuzepet e sotem jane mehmetet e djeshem.

e kemi pas ne gjak globalizmin ne qe heret prandaj jemi katandisur keshtu.

greket kane 7 breza ne amerike dhe prape e kane jorgo!  jo si caknorrisat tane qe 10 vjet kane dhe te vrasin per obamensmiley

 jo si caknorrisat tane qe 10 vjet kane dhe te vrasin per obamensmiley

smiley

ore a ben vaki qe keta qytetaret e botes nuk ju ben pershtypje perbuzja? perndryshe nuk mund ti vinin emrin femijes Blessie duke patur mbiemrin Islamaj(fjala bie se s,kam gje me islamaj)

 lol chuknorsat tane thuj me mir cakmorrsat

i ke parasysh ata sportistat afrikane te tipit xhon uakabungasmiley

njelloj si jurgen lleshi  apo elpidhasmileyberisha

Elba , s hume interesante sa ke shtjelluar.Kam nje nipce dy vjec ne Montreal, i cili e flet shqipen mjaft mire.Ne kopsht, ku edukatoren e ka Algjeriane, mbeten te habitur se "...U meson nje gjuhe, qe megjithe se nuk e marrin vesh , u duket interesante" ...Une kenaqem me te se flet ate shqipen ....me cicerime femijesh

smiley e di se kam te voglen ashtu

-  ca po ben moj ?

I am peeing uje !! 

ps. folejn pij  (pij uje ) , ne shqip, goca ime ja fut ne shtjellim anglisht po me mendje ne shqip smiley - peeing- (urinoj anglisht)  !!

Une mendoj se problemi kryesor eshte mungesa e respektit dhe e dashurise per Shqiperine qe kane prinderit.Mezi shpresin qe femijeve t'ua hqein gjithçka qe ka te beje me te ,emer ,shpesh edhe mbiemer ,vendlindje ,gjuhe...si djalli nga temjani...Dikush me siper sikur diçka tha qe kjo eshte terribile per femijet vete, i ben individe pa kolone vertebrale,te pasigurte ne te ardhmen...i demton...pa shkuar ne anen tjeter ,nostalgjike e te paintegruar,me alibine e te pahajrit sepse jemi te huaj.Mendoj se duhet te kete nje vije te mesme..

me i vrime mo fyllit ne ju emigrantet.

hem nuk doni ti rrisni ne shqiperi kalamajt, hem i doni me u ndi e me qene shqiptare.

eh mire mire.

une them , mos i ngucni shume, kalamajt e vendosin vete se ca duan e si, lejani ta vendosin kur te rriten, nese do hulumtojne per rrenjet e tyre, per te mos ngel ne rrafshin e ca kujtimeve femijerije kur hanin kumlla ke gjyshi.

shqiprise i bejne pune ata qe vendosin me koken e vet dhe ne menyre racionale. ata qe ngjojne si dele prindet si dum fare, lejini atje ku jane smiley

tani seriozisht, me fol per eksperienca personale, nga familja ime apo shoqnija, shumices se kalamajve qe jane jashte, nuk jua kercet shume per shqiperine. Prindet e tyre jua kane sjelle ne menyre te moderuar shqiptarizmin ne shtepi, duke u fokusuar fillimisht ne gjera me te rendesishme per edukimin e tyre si indivive. Femijet jane per tu pire ne kupe qe te gjithe. As e dun, as e urrejne shqiperine. Kane ndjenja normale mer aman, prej 6 , 7, 10 apo 15 vjecaresh qe jane rritur mire  dhe andej, ne lagje te mira, ne shkolla te mira, ne ambiente normale ku nxitet mendimi racional, kritik dhe i pavarur. Jane femije qe kane pare shume, ndaj habiten nga pak gjera. Ca te them aman, kalamoj mo si te gjithe te tjereve. Nese do i mundoje kjo pune e origjines, ju siguroj qe do ti terheqin kembet mbrapsh per ta eksploruar.

Ama duhen ushqyer me dashurine per Shqiperine.. aty i kan te paret e tyre me shekuj te tere. Nuk eshte puna ti bien tellallit por ta kene ne gji eshte e rendesishme, jo vule ne balle.

kjo puna e te pasmes ne gji me intrigon shume bre smiley

si slogan me duket.

dashuria nuk ushqehet kot me kot bre, duhet bere predikim shume i kultivuar qe ti ushqesh femijes se rritur jashte, ndjesi per vendin ku jane rritur prindet  e vet

juve e kini provuar apo flisni kshu n'tym si Sala qe osh kopetent per t'gjitha ?

Psh per Zanen e di, e kam ndjek ca thote, dhe besoj se ka rrit nje fmi per se mbari atje ne itali, dhe qe tani qe po i rritet tamam, po mundohet te dalloje tek ajo, rezultatin  e perpjekjeve te veta smiley

Zana, si cdo prind, qe sadopak jeton dhe ne moshen e femijes se vet, eshte tuj u trembe pak e tuj u ndje konfuze, bash si adoleshente smiley

Slogan eshte, por kur them ne gji nuk e kam tek slogani, mbase dashurine nuk ja injekton dot se nuk kan jetuar ne ate vend, por respektin dhe nje fare ndjenje detyre ja injekton. Ne mos ne gji, ne mendje pra. Ajo qe me habit mua zakonisht eshte kjo fraza 'ju emigrantet' a thua jemi ndryshe...te gjith shqiptar jemi, vetem se punoj dhe jetoj une ketu psh nuk dmth qe jam anglez, une ketu jam i huaj, jam shqiptar. Vendi im eshte Shqiperia nuk eshte anglia, ashtu si cdo emigrant tjeter.

O Ruzhe une kalamonin tim e bona ketu, pavaresisht te gjitha mundesive qe kisha. Po kjo pak rendesi ka.

Po te tregoj car kam pa me syte e mi. Nuk po te flas per shoqnine time me origjine nga trevat shqiptare jashte Shqiperie se nuk du te me vije ndonje koment idiotesk i tipit ( e po ata jane patriote). Po te boj nje krahasim midis Antonit, cunit te Inves qe ka lind ne France, dhe ca ... qe kane lind ne Shqiperi po qe kane ik te vegjel. Kur lujti Shqiperia me Francen vjet ne Paris, Antoni ishte me bluze me flamur kurse disa nga keta ishin me flamuj franceze. 

M'fal kush eshte rrit me mire e kush ja ka pa hajrin me shume Frances, Antoni apo keta qe rronin me frike se mos i perzejshin se ishin pa letra prindet? 

Une mund te kuptoj qe ka veshtiresi pa fund per t'i mesu nje shqipe korrekte femijve se nuk ka asnje angazhim te shtetit per klasa shqipe per femijet jashte. Po t'i edukosh kalamojte me ndjenjen e inferioritetit te origjines dhe perbuzjen per Shqiperine, eshte pak te thush CMENDURI.

Kur te bosh kalamojt e tuj ti Ruzhe, me urdhen nga nolt, do te t'i edukoj una se pernryshe do na i bosh Lubonjista. smiley

Noshti pres nai pergjigje nga ato tujat

s'i heq asnje pike e asnje presje mendimin tend te pare Ruzhe.

Im shoq mundohet t'i induktoje me zor sime bije dashurine per Shqiperine, por ajo e shkreta sa here shkon ne Shqiperi me teper tromakset me ambjentin atje. Edhe ne dasem ta çosh ze e qan nga muzika e larte dhe puthjet e njerezve qe s'i njeh. Njehere po diskutonin te dy nese eshte me mire me qene shqiptar apo italian...sepse im shoq i thote "oh sa mire me qene shqiptar". Pasi rreshtuan pro-te, dmth. çfare ka me teper Italia se Shqiperia, doli qe pro-te anonin me teper nga Italia dhe ajo i tha te jatit "he, e shikon qe eshte me mire me qene italian" smiley Gjithe kjo pune e tij per ta bere shqiptare te denje po shkon dem, sepse ajo, si kalama i shpifur qe eshte, ben te kunderten e asaj qe i thua. 

sepse ajo, si kalama i shpifur qe eshte, ben te kunderten e asaj qe i thua... !!!

Femija yt ky qe po shkruan?

Per vete deshiroj qe kalamajte te edukohen ne gjimnazin Shen Dhimiter Korona, vetem se ke pa ti edhe aty e kane ne dore grekofonet, prej andej drejt e ne Universitetin Oriental te Napolit qe e kane ne dore neo-otomanet. Keq puna, keq.

smiley

uhmmm...merri dixhitalb kalamojve smiley

Ore ne kemi hall te jene mire me shnet, te dalin mire me mesime, te kapin ndonje pune te mire, te zejne ndonje partner te hajrit e mos behen LGBTQIR-a, te mesojne te manovrojne me lekun, te na dun ne prinderve dhe te na qajne hallet, mos bijne ne shoqeri te keqe etj etj, ju thoni po me shqipen c'behet!!! smiley

Shqipja pra  që të njohin ndonjë shqiptar të mirë pra (jo LGBTQ)

Korrigjim: LGBT-QIA

Prizren, nuk e di aty ku je ti, po ketu kalamajte, qofshin shqiptar, kinez apo bengalez flasin vetem anglisht me njeri tjetrin, sepse nuk ka gjuhe tjeter qe t'ua zbertheje dialogun qofte emocionalisht, qofte teknikisht.  Bile edhe vllllai me vllain e motra me motren, po qene rritur ketu flasin vetem anglisht. Lajm i keq per patriotet anembane, po ja qe ky eshte realiteti north ameriqen.

Nuk eshte çeshtje patriotizmi.Eshte çeshtje te jene te rritur me emotivitet te ekuilibruar,te ndergjegjshem se ç'jane ,nga vine ,ku po shkojne.Ne kete diskutim nuk mund te mos perfshihet historia e tyre relativisht e re si qytetare kanadeze a amerikane.Nuk mendoj se mund te likujdohet kaq lehte si perberes ne jeten e femijeve.Mbase Amerika ,Kanada duke qene ma hetregjone eshte me e thjeshte per ta.Ketej kam idene ,madje jo idene, eshte keshtu eshte me veshtire..

Zana, le te jemi realiste. Kerkimi i rrenjeve vjen pas te 50-tave kur njeriu fillon te perpiqet te kuptoje nga eshte nisur dhe ku ka mberritur, Per 15-20 vjecaret bota eshte eksplorim dhe kerkim eksperiencash te reja. Aq me teper ne vende kaq kuturalisht te hapura si Toronto p.sh, ku cdo shoqerim i kondicionuar nga identiteti kombetar, fetar apo racial konsiderohet nga brezi i ri si shenje primitivizmi. Ketu mjafton te shohesh filmat qe shohin, kenget qe degjojne, apo kulturen e perditeshme urbane ku rriten qe ta kuptosh qe pyetje te tilla shtohen vetem nga emigrante te brezit tone, qofshin keta shqiptare, afgane apo kineze. Adoleshentet kane halle shume me te medha identifikimi dhe mbijetese ne kete shoqeri multikulturore dhe kapitaliste te eger, sesa ruajtja e rrenjeve nga kane ardhur prinderit e tyre.

ne popull i kemi rrenjet, thote shoku Mali.

ajo nga ç'vijne eshte gjenetike, nuk ka nevoje per edukim. ata do ta harrojne vetem po te martohen me te huaj, e femijet e tyre po ashtu me te tjere te huaj.

gjithashtu per te ruajtur ndjenjat kombetare me duket e pamundur te nje popullsi prej po race te bardhe.

çifutet, arabet, etj, i ruajne keto ndjenja prej mijera vjeteve, sepse pikerisht e kane te pamundur tretjen me te tjeret.

Jo,jo kjo nuk eshte e vertete per realitetin e ketushem. cifutet jane me amerikane dhe kanadeze se vete amerikanet. Arabet qe duan te ecin perpara apo kane ecur perpara nuk dallojne ne asgje, bile shpesh as nga ngjyra e lekures nga cdo i bardhe tjeter. Une kam punuar me irakene te rritur ketu, gocat martuar me irlandez dhe kandez, cuni martu me indiane. Irakene muslimane flas. Nuk dallonin ne asgje. ketu ato qe merren me budallalleqe identiteti jane indianet qe jetojne ne rezervate, arabet qe mbulojne grate me perce dhe vete dalin me shapka dhe benevreke te bardha tek stacioni i autobuzit ne -20 grade dhe te zinjte gangsta qe i ulin pantallonat deri tek gjunjet qe t'u duket bytha e zeze. Te tjeret, shif obamen (i zi dhe mysliman) dhe fol.

Ketu vella njerezit nuk dallojne as nga ngjyra, as nga gjuha, por nga parja, adresa e shtepise dhe marka e makines. Pike.

 

Meqe ra llafi, kapa nje klient te ri javen qe shkoi. Kinez tek te 50- martu me nje kinezo kanadeze tek te 20 tat. Shpija ne ate zone, minimumi 5 milion dallare.  Fliste vetem nja dy fjale anglisht, perkthente gruaja. I upgrejda elektroniken e pishines. Gjona  "te vogla' 25-30.000 dallare. Kur marum kontraten me tha me broken english "I want good job...god job" Dont worry i thashe. My workers, god workers. Lej Fen workers. Zgurdulloi syte. Nga je pyeti gruja. Albanez i thashe. U shkri komplet kinezi. Bashkoi duart siper kokes dhe bertiti "Enveh Hogja-Mao ce dun". U ktheva dhe njehere, u ula prape ne tavoline dhe bome edhe nja nje ore muhabet. Me ne fund i thashe se do ikja se kisha dhe kliente te tjere qe me prisnin. Shrenguam duart, bertit dhe njehere "Enveh Hogja-Macedun" dhe me hapi me telekomande deren e oborrit qe te ikja, smiley

Po te vije Grava me bmw x6 aty PF-je, çere do thoshin kanadezet?

Qe eshte e vjedhur?

cifutet jane me amerikane... se vete amerikanet.

Cifutet jane erza qe i ka dhene gjithe shijen amerikes. Nuk ka popullsi tjeter (pervec anglezeve, por dreqi e mori, ata nuk quhen) qe ta kete formesuar kete vend sa cifutet. Flas deri tani. Me vone... well, nuk dua ta mendoj. Pra amerika ka (akoma) nje thelb jashtezakonisht te forte cifut.

Enveh Hogja ahahahah i madh. Imagjino kete skenar filmi. Grava qe shkon me x6 te shpia kinezit te diskutoje ca pune tokash. Kinezi shtyp susten dhe hapet pishina elektronikisht (ne saje te punes se PF-se) Grava futet ne pishine me kinezin dhe diskutojne te dy per koherat e lumtura te Enveh Hogjes nderkohe qe Pf-ja ka shku te punoje te klienti i rradhes. Kush eshte morali i ketij filmi kaq te bukur? 

Morali? Niveli i bisedes tende...  Piter Pani   

Duke dubluar nic,..... nuk ndron lekura.Dhe... te ngrenet me teperi,  thone se nuk i ben mire shnetit.Por soje  soje

Ketu vella njerezit nuk dallojne as nga ngjyra, as nga gjuha, por nga parja, adresa e shtepise dhe marka e makines. Pike.

edhe puna smiley

Shkurt muhabeti u dallokan nga SUMA.

PF e di se kam qenë atje një vitriu.Këtu janë duar duar.Ka që flasin shqip ndërmjet tyre kur janë grup i pastër. Në shtëpi ata që njoh unë flasin shqip bile i ndigjoj dhe në magazina a pazar.e sigurtë me rastin më tê parë e kthejnë frëngjisht që pa diskutim e kanë gjuhë të parë.

O PF mos u komplekso kot o burre! Ke bo nje zgjedhje per femijte e tu, o puna jote. 

Po pash Zotin mos na hap barkun me justifikime e "te ardhmet keq per patriotet"! Nqs ti nuk je i zoti te ndertosh realitetin sic e do ti, osht puna jote. Po mos na e shit si fatalitet "north ameriqen" se ke me mijera shembuj kunder. Mjafto te shofesh postimin e pare te kesaj teme.

Ai realiteti i amerikes se veriut, osht krejt tjeter per mendimin tim. Nuk ka vend ne bote ku njerzit edhe pas shume e shume brezave ta kene me te theksume perkatesine komunitare te origjines, se sa ne Amerke. Ndryshe nga shume vende europiane ku ekziston nje diskriminim ndaj te huajve ne nje fare niveli, atje askush nuk ka probleme me origjinen e tjetrit pasi jane te gjithe te "ardhur" ne nje fare menyre. Sigurisht ndihen te gjithe amerikone po respektojne edhe origjinen. 

Ka nje te mire qe une konstatoj ne keto qendrimet e robve qe s'i mesojne femijve shqip. Deri para ca kohesh te hidheshin ne fyt, duke thone qe kalamojt i shperqendro mesimi i shqipes, apo nuk i le te integrohen, etj etj. Tani te pakten ju kane ra ca pupla e kane fillu me u justifiku me pseudo "realitetin north ameriqen". 

 

Shume individuale dhe personale kjo pyetje.

Te forte jane ata qe pergjithsojne prinderit qoshin shqiptare apo edhe te ndonje nacionaliteti tjeter.

Femijet jane femije, do kene deshirat dhe personalitet e tyre qe shpesh here ngjajne me ato te prinderve e shpesh here hic fare.. Problemi mendoj eshte tek media idioteske shqiptare qe kur jep raportazh me femijet e lindur jashte e fillojne nga "shqipja" njer.. di ky femij shqip apo jo? A thua se njohja e shqipes automatikisht sjell ndonje avantazh te vecante tek ky femije nga njohja e ndonje gjuhe tjeter!

Te shohin femijet ne Shqiperi njer se po edukohen si mos me keqe e po ju bejne shparlje truri na mengjesi ne darke me lloj-lloj imazhe pornografike, dhune e servilizmi te peshtire te cilat media jone fatkeqesisht ne shume raste me dije a pa dije i promovon rendshem.

Prinderit shqiptare mesa kam pare jane shume te dhene pas edukimit te femijve te tyre. Kane sakrifikuar shume dhe duan qe femijet te arrijne ato mundesi qe prinderve nuk ja dhane/paten mundesi te arrinin vete. Disa here deri ne ekstrem! Nese do kisha nje kritike eshte se ndersa per vajzat prinderit kthejne "boten permbys" per ti edukuar e shkolluar per djemte eshte krejt ndryshe.. E kam vene re qe i dembelizojne shume dhe nuk i stimulojn shume per ti edukuar.. Sikur gjysmen e perkushtimit te tregojne te vajzave/gocave/cucave te tregojne ndaj djemve/cunave do kishim me shume rezultate.

Nejse, ta bejme si me te thjeshte kete debat.. I doni femijet  avokata, financiere e doktora qe nuk dine shqip apo si ai... si e ka emrin ai rapisti Noizy prej Shkodre qe flet anglisht me copa, shqip me copa e vetem tatuazhe di te bej, te heq vetullat e te baj rap si 2pac ...  smiley

 

 

 

 

 

Te gjithe femijet e te afermve te mi kane lindur ne itali,qe te gjithe e konsiderojne veten Italiane,ndonjehere me vjen keq qe nuk linden ne shqiperi por prap nuk do ishin as gjysma e atyre qe jan sot po te ishin rritur ketu.

Pra mallkue qoft nji ai bir Shqyptari

Qi kët gjuhë t Perëndis

E përdor bash si rrot kari

e mersedes i blen ai fmis

.....

Pra mallkue njaj bir shqyptari

qe ket gjuhe te perendis

e perdor bash si rrot kari

e mersedes i thrret njaj fmis smiley

ps. mersedes per rime se ka dhe me bukur, ka van dam, toni montana, rambo etj etjsmiley

Për të gjithë : "atë që ta bën fëmia s'ta bën as perëndia"-

Problemi është i vështirë nga pikpamja antropologjike se ësht shumë i ngatruar  nuk ësht përgjithsues; çdo rast ka veçantitë e veta.vetëm. 

Një gjë nuk ndryshon mosmohimi i indetitetit shqiptar dhe ruajtja e takimeve me të gjitha mjetet  komunikuese me shqiptarët dhe Shqipërinë

Prindi neglizhent , nuk ka per te marre rezultate te mira.

Rezultatet shihen tek e folura , lidhja e femijes me familjen , respekti, qe femija fillon i jep pas moshes 4 vjece .

e keto rezultate jo te mira , sfidojne marrdhenien e ketyre femijeve me familjaret qe kane ne Shqiperi  , bile  dhe me realitetin qe ata jane shqiptar, por..........

..sa mundohem ti flas dhe ti detyroj femijet te flasin shqip aq me pesimist behem...djali eshte 11 dhe nuk flet keq po nga deshira per te mesu mire shqipen i fikson dhe fjale qe sduhet...psh ; kur shikojme sport une i fus ndonje te shame alla polikumi "7nendori" dhe vetem kur e degjoj djalin ta fusi ate te shame vend e pa vend...ose te dy femijet kur nuk dine fjalen shqip ja fusin anglisht dhe bohet nje lemsh sidomos per gjyshen e vet....sivjet e mora djalin ne shqiperi dhe akoma nuk e kuptoj nese eshte kenaq apo jo...e zuri barku qe diten e pare....pamvaresisht se te gjithe e trajtun si mbret.......

....vetem dje me drejtua gjys anglisht gjys shqip:- dont worry 'lla (o vlla)!...duke e dite qe edhe mund te shoshte: - mos u merzit bro'....!

sa kohe harxhoj edhe prap ja cfare marr "back"...

s'bohen gjonat me inot, o Ard. smiley

 

em ,

akoma "single" ti "bro"???  smiley

 

te fola si i vujt smiley

psh. "une eshte mire". po qe me mire se kaq, je ala ne rregull, m'nigjo mu.

em ...jam kurioz si do beje se ti je poliglot.......

 

po ca poligloti amon.

un jam robi i gabum me pyt, se un jam ultra-ultra-ultra-liberal ne ket drejtim (per arsyet e mia). mase e kam prej pertacis, po c'boni, isoj dmth.

Njoh ca femije une nga prinder shqiptaro-mikso-ngateduashti dhe qe jetojne neper vende anglishtfolese. Dmth anglishtja as gjuhe e nenes as gjuhe e babes.

Te flasin nje sallate gjuhe qe te shkulin se qeshuri. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).