Pertej implikimit te familjeve te politikaneve dhe trukeve te tjera paraelektorale shqiptare, duket se kete vit nje element i konsiderueshem perca-sundues i 'politikes lokale' per votuesit e kryeqytetit eshte tironslliku denbabadenist.

Para disa ditesh Bamir Topi foli per demonstrimin e qytetarise duke veshur shapka qe ne femijeri etj. dhe pamundesine e nje 'te ardhuri' (si Berisha) per te kuptuar dhe vepruar si ai/tiransit. Sot, Eduard Zaloshnja ve ne pah te njejten gjuhe tironsdenbabadense te perdor nga Linda Rama, dhe sipas tij nje merak tirons te Berishes per kete, per pra votat e tiransave te vjeter

Zaloshnja, ashtu si shume te tjere, i meshon fort negativitetit te origjines vucidoliste te Berishes (nenkuptimi: nje njeri i lindur ne Vucidol/province/malokistan eshte dicka me pak se nje i lindur dhe kulturuar familjarisht ne Tirane) ndersa analizon kete 'politike-berje vendore' per voten e tiransave autoktone.

Pertej ceshtjes se kritereve te cilesimit te dikujt si tironsdenbabadens (sa breza ne familje duhet te jene babadensa ne tironsllikun e tyre?) dhe elementit percares/denigrues te kesaj lloj politike, cfare mendoni se i intrigon sivjet politikanet per kete tirons-karshillek, biles edhe duke rrezikuar votat e banoreve te tjere te Tiranes dhe padyshim te rretheve te tjera? Vertet ka nje numur kaq te madh tiranasish te vjeter, apo kane bere ndonje sondazh te brendshem qe tregon se kjo pjese socdemografike e Tiranes do jete percaktuese sivjet per votat ne kryeqytet, apo thjesht mendojne se me kete menyre do te munden t'i shkepusen nje numur te konsiderueshem votash 'partise se malokut'? 

178 Komente

hahaha, dhe une qe lexova titullin "sa tironsa dembel ka Tirana"!!

Po ti i merr perciptazi keto pune moj e dashur anahuqe, prandaj i lexon shkeleshko  smiley

Po ka te tjere qe i hyjne me themeli ketyre puneve, xhib i dashur, kshuqe, s'kam pse ta vras mendjen dhe une. Boll kam kumrite e mia smiley

pse e solle kete teme ti mo xhib? per te par komentusit e ppu te cilet para se te veshin kostumin e tironcit kontrollpjn ne xhep te brendshen ne pasaporten e tyre lexon ` lindur ne tiron` apo jo

Tash po ekzagjerojne...nje here po i bejne dem vetes.Tirana eshte e gjitha e ardhur e dyta...ça asht ky diskutim?ça do me thene?Berisha nuk ka te meten pse eshte tropojan....ka te tjera ,serioze....ato i thoni ...taman legena...

Kjo eshte e thjesht fare xhib: Tirana eshte bere si Nju Jorku, te gjithe qe jetojne ne Tirane ndjehen shpejt njujorkeze. Dhe si puna e te varferve amerikane, qe duan nje shtet qe nuk i takson te pasurit sepse shpresojne te jene vete te pasur nje dite, edhe 1 milionshi qe jeton sot rreth e rrotull Tiranes eshte denbabaden tironsi i ardhshem.

Me sa kam ndjekur debatet mes denbabaden qytetareve dhe denbabaden bejlereve, duhet te perfshish dhe fshatrat ne llogarite e tua.

kete punen e te varferve amerikane duhet me ta besu se jeton ne amerike.

do pyetur Skender Sallaku..smiley

 

Pertej ceshtjes se kritereve te cilesimit te dikujt si tironsdenbabadens (sa breza ne familje duhet te jene babadensa ne tironsllikun e tyre?

xhib, ketu ne Hollande pas fuqizimit te multikulturalizmit ne shoqeri..  ku motoja   baze eshte: kush ka pasaporte hollandeze, eshte hollandez.. prape ka lindur nevoja te behet dallimi: kush jane hollandezet denbabadensmiley ne te vertet..?   per kete kane shpikur termin:  ''autokton'', per hollandezet e vertet,  dhe ''aloktone''  per te tjeret.. te ardhurit, dmth..

tani,  hollandezin e vertet, ''autoktonin'' e kane perkufizuar keshtu:  ''.....eshte ai, qe  ka lindur ne Hollande  dhe prinderit e tij gjithashtu (te dy padiskutim)  te jene lindur ne Hollande....  te gjitthe te  tjeret pastaj, quhen ''aloktone''...

nuk e di, mbase te ndihmon edhe ty ky perkufizim ne gjetjen tironcave denbabadensa..smiley

si puna e ksaj Belul:

Subject: Actual letter to the Canadian Passport office
 
Dear Mr. Minister,
I’m in the process of renewing my passport, and still cannot believe this.
How is it that Radio Shack has my address and telephone number and knows that I bought a t.v. cable from them back in 1997, and yet, the Federal Government is still asking me where I was born and on what date.
For Christ sakes, do you guys do this by hand?
 My birth date you have on my social insurance card, and it is on all the income tax forms I’ve filed for the past 30 years. It is on my health insurance card, my driver’s license, on the last eight goddamn passports I’ve had, on all those stupid customs declaration forms I’ve had to fill out before being allowed off the planes over the last 30 years, and all those insufferable census forms that are done at election times.
 
Would somebody please take note, once and for all, that my mother’s name is Maryanne, my father’s name is Robert and I’d be absolutely astounded if that ever changed between now and when I die!
SHIT!
I apologize, Mr. Minister. I’m really pissed off this morning. Between you an’ me, I’ve had enough of this bullshit! You send the application to my house, then you ask me for my fuckin’ address. What is going on? You have a gang of Neanderthals assholes workin’ there?
Look at my damn picture. Do I look like Bin Laden? I don’t want to dig up Yasser Arafat, for shit sakes. I just want to go and park my ass on a sandy beach.
And would someone please tell me, why would you give a shit whether I plan on visiting a farm in the next 15 days? If I ever got the urge to do something weird to a chicken or a goat, believe you me, I’d sure as hell not want to tell anyone!
Well, I have to go now, ’cause I have to go to the other end of the city and get another fuckin’ copy of my birth certificate, to the tune of $60 !!!
Would it be so complicated to have all the services in the same spot to assist in the issuance of a new passport the same day??
Nooooo, that’d be too damn easy and maybe make sense. You’d rather have us running all over the fuckin’ place like chickens with our heads cut off, then find some asshole to confirm that it’s really me on the goddamn picture – you know, the one where we’re not allowed to smile?!

Bamir Topi nuk o tirons denbabaden!

Vec po t'kete nryshu kuptimi i ktij llafi tashi s'funi! 

Nejse, tironsa denbabaden, nuk ka mo shume se 20 mije!
 

Kshu thote libri i Skener Jases, historian i Tirones me pasion mo t'modh se talenti! smiley

 

p.s.

Tirones, tironas, tirons! Jo tironc! 

Tironc o' llaf qe e kan qit sigurismat qe moren shpi ke Vorri i Bomit ke parafabrikatet n'fillim t'viteve tedhet!

Me i' llaf, kalamojt e ktynve, se ato vete ishin t'zone tu na ca trapin

Tironc o' llaf qe e kan qit sigurismat qe moren shpi ke Vorri i Bomit ke parafabrikatet n'fillim t'viteve tedhet!

Po Skraparonc? smiley

Shume dobet dhe zhgenjyes Zaloshnja me keto lokalizmat per Vicidolin.  U be Vicidoli i shkret gogol e shkuar gogolit prej goditjeve lokaliste qe i behen Berishes.

Ja nje ilustrim. Ta zeme se ne vitin zero kemi 100 tironsa themeltare, 50 cifte te reja te sapoardhura nga krahina e Matit. Keta 100 tironsa bejne nga 4 kalamaj per cift, dmth kemi 200 tironsa te rinj babaden, 100 cuna 100 goca. Ne vitin 25 ne Mat bie zija e urise dhe 200 matjane te rinj shperngulen ne Tirane, 100 goca 100 cuna. Babadenet e Tiranes shohin qe matjanet jane me nevojtare, me punetore, si edhe kane nje fare tisi romantik prej "old country", ndaj i martojne. Keshtu 400 te rinjte formojne 200 cifte, te cilet kane nga 4 kalamaj secili, pra 800 kalamaj, 400 cuna 400 goca. Duke qene se kishim vetem 100 cuna tirons babaden, perftojme vetem 400 tironsa denbabaden, pra 200 cuna denbabaden dhe 400 tironsa te rinj, nga te cilet 200 cuna. Kalojne 25 vjet te tjera, zite e bukes dihen mo, prape matjanet, prape ciftet, prape nga 4/cift, 3200 kalamaj, 800 kalamaj tironsa denbabaden nga baballaret denbabaden, nga te cilet 400 cuna, 800 tironsa babaden, nga te cilet 400 cuna, dhe 1600 tironsa te rinj pa trashegimi baballare tironse. Per 50-60 vjet kemi arritur ne 1200 tironsa denbabaden nga 0 qe kishim ne fillim. Vazhdo ti po deshe, je i lire te ndryshosh cfare te duash, Matin, numrin e kalamajve, deshiren per t'u martuar vetem me denbabadena te tjere, etj, perseri do te shohesh nje shperthim ne numrin e denbabadeneve.

Njesoj do te beheshin llogarite edhe sikur zinxhiri te ishte dennonaden.

ndaj i martojne

eh.. po, po smiley

ps. un shkoj shtepi.

ti shtepi shko po pse jo sqaro, ne mos marto, po dashni dhe tironsa denbabaden jashte martese bo? smiley

smiley

ps. mir (ndajf. menyre), por me kujdesje, ndryshe ben kohe. 

pps. kjo eshte ai/ajo (asnjeanese).

uf uf siklet i madh per mua qe edhe e kuptoj poezine, edhe s'e kuptoj aq mir, perderisa nuk bej dot figuracion me fjala vjen tiangong 1 smiley

nuk di njeriu i shkrete kujt t'i besoje per tironen e vjeter, a behej qejf, a behej kohe.

Po per ata qe kane qene tironca, i kane debuar 50 vjet nga Tirona, pas 50 vjetesh jane kthyer prape ne Tirane, sa denbabaden i bie te jene sterniperit e tyre qe kane lind ne Triane?

Njerezit i meshojne origjines malesore te Berishes sepse e kane veshtire te besojne tek e keqja veresie. Nderkohe do te isha kureshtare te dija se cili eshte perkufizimi i Berishes per te keqen.

Te e keqja cfare?

Une them se i meshojne thjesht si identifikimi i dikujt jasht grupit te "tyre".

Une them se "tirons" eshte state of mind, njesoj si dhe fjala "malok". Megjithate do te thoja se si pike referimi, edhe sikur mos kesh lindur ne Tirane, duhet qe te pakten periudhen 5-25 vjec, ta kesh jetuar atje. Mas njezetepesave mund te jetosh kudo, po venali nuk behesh kurre. Kete gje e dine shume mire ato qe iu jane rrit kalamajte ne perendim dhe e shohin dallimin mes tyre dhe vetes ne vendin e ri.

Edhe ky eshte ne Tirona state of mind? smiley

osht si me qen denbabaden bruklins lol

#denbabaden

xhib i dashur edhe i her po shpalos ate sakar zmen tende te pangaterrueshme me asnji tjeter.tropi içik me lezet dy llafe i ka shtu.

dy llafe me lezet po ti them ne un.tironasit i kan pas thon ene i thojn katnar atyne qe s'hajn pyka,jo atyne qe kan le n'katun.

Me qene Tirans denbabaden eshte turp i madh. Me zakone si turqit, femrat te mbuluara, rrinin zbathur, dembele,  as dinin te hanin dhe as dinin te punonin.

Tirana nuk u be kryeqytet per hir te popullsise se ''kulturuar qe kishte'', por per hir te pozites gjeografike. pike, vize dhe pike prape.

Tiranen e bene birinxhi te ardhurit. I dhane mentalitet tjeter ( kush mesoi, se ka dhe sot qe s'kane mesuar) dhe ka qene ajo qe ka qene dhe eshte ajo qe eshte ne saje te te kulturuareve qe as jane fare denbabaden. 

Ketu nuk perjashtoj, shume pak, fare fare pak ca babadenas tironsa.

Per mua tiranas eshte cdokush qe lind dhe rritet atje. pike vize dhe pike prape.

edhe dicka tjeter; kur themi tiranas, nenkuptojme njeriun me mentalitet te perparuar qe s'ka te beje fare me denbabaden-in, per turp te tyre.

 

 

Per mua tiranas eshte cdokush qe lind dhe rritet atje. pike vize dhe pike prape.

Bravo, e ke thene mire. Tironsi eshte dicka tjeter.

kur isha ne konvikt vitet 88.89 tironcat akoma mernin borxh xhinset e shokeve per te dal xhiro (shpesh na lusnin dhe neve qe vinim nga provinca per xhinse borxh ) 

shum rrinin ke rruga e Kavajes duke pir raki me qofte e me floket e tyre te gjat te pa krehur e te palar (pervec te shtunes ,.))

Tironsit dembabadem ka thon Ahmet Zogu , jane vetem jevgjit smiley

po edhe elbasanllinjt dembabadem i bie te jen jevgj ?? smiley

eh more gjysh (rafmet te paste shpirti) isha se ke "lli " me noi jevge

Ore, mua dhe ata qe i dija denbabaden prej kohesh me kane dale dibrane (si Bamir Topi dhe Lulzim Basha, Linda Basha), por s'e ke idene sa shume jane tironsat me origjine dibrane. Kam ne pune qe i dija te vjeter fare, e kur i pyeta nese kane ndonje lidhje me Dibren me thane po, por para yhyyyy, shume kohesh (para zogut, lol). 

Kjo eshte e vertete, shumica kane ardh nga Dibra e madhe rreth viteve 1912-1913, por ama i bie te kene ardh gjysherit a stergjysherit, po dreqi e mori po e quajne veten italiane shqipot e brezit te dyte, s'po e qukan veten tirons ata te brezit te trete! 

Te ashtequajturit "tiranas" apo "dibran" "krutan" e cdo gje tjeter eshte nje lloj libreze anetaresie ne nje shoqate me rregulla te pashkruara qarte(te pakten ne mendimin e perditshem). Ne pergjithsi njerezit pergjigjen e shoqerojne edhe me nje fusnote "kemi ardh para dy brezash", "gjyshin e kam pas nga Rresheni" etj. Ne pergjithsi eshte mire te dish prejardhjen tende, pavaresisht si deshiron ta quash veten. Psh, me sa di, familja Bogdani ka ardhur ne Tirane nga Librazhdi diku rreth shekullit te 18-te. Keta mbahen(dhe i mbajne te tjeret) si tiranas te vjeter nderkohe qe nuk harrojne te mbajne shenim dhe origjinen e tyre.

Kjo ceshtja e shenimit te origjines eshte shume interesante. Shqiptaret kane migruar brenda vendit ne periudha edhe me te hershme se paslufta e dyte, o per ceshtje ekonomike, o per hasmerira, etj. kane nderruar mbiemrat, nuk dihet me se cilet jane te nje trungu, ose jo. Por kur jane ndjere mire ne nje vend, kane asimiluar traditat e jane integruar ne jeten e nje qyteti, me duket e veshtire te dallosh nga je vertet. Nga ana tjeter, regjistrimet e popullsise nuk kane qene te rregullta. E kete e them nga pervoja personale, im ate ka qene oficer, jemi rrit ne qytet tjeter nga prejardhja e babait, plus qe ai vete ka lindur ne vend tjeter nga vendlindja e te atit.  Njehere, duke rremuar neper arkivat e gjendjes civile, se me kishte shkrepur ne koke te gjeja rrenjet, regjistrimi me i hershem i perkiste vitit 1930, ku gjyshi im rezultonte me tjeter mbiemer!!! Hajde merre vesh, ku ka qene burimi! U dorezova pastaj.  

Ne e gjetem burimin. Kishim ne Elbasan qe ne vitet 1600, te ardhur nga Mati per hasmeri, dhe ishim shperndare vec Elbasanit ne Belesh, Kosove dhe Itali, te katerta fiset qe sot s'mbajne asnje lidhje, vinin nga e njejta dege.

hehe, une kam gjet nje kusherire nga Mezhgorani, po ca te them, kam hequr dore nga kerkimi i katragjysheve, se s'po gjej dot veten time, tani per tani. smiley

je futur ne krize identitare smiley

jo, mo jo. po ç'ti bësh pronave thuaj

wow....gryke e Mezhgoranit...doli per zotin edhe Gur Kusari .hahahaha

akoma  se ke qit nga temthi gur kusarin smiley

ja po mos thuj se nuk kam re drejte...A ka binom ma bukur te lidhur,domethenes se Komisar -Gur Kusar.....????Asht si Liverpool -Bitells,007-sean Konery...si me ta thane Zana ,si piperi mbi pilaf,si parmiggiano mbi spaghettismiley

Si eshte kjo historia e Gur Kusarit, Zana? Te ka mbetur ndonje komisar peng ne zemer? smiley

Varet si e shikon, varet nga perjetimi.Edhe vendet me mediokre, kur lidhen me kujtime te bukura, romantizohen, vishen me aureola nostalgjiesmiley

Ja vargjet origjinale:

mbi nje shkemb murrash te vjeter

qe mban emrin Gur Kusar

rrugen gjeti gjer ne zemer

plumbi zi, Komisar

 

Tash, le te mendojme per nji çast, dy te amoruar, mbi shkembin gur kusar...dy vargjet e fundit mund te pershtaten :

mbi nje shkemb murrash te vjeter

qe mban emrin gur kusar

ti me thoshe: ah moj qene

une te thosha ah zagar  smiley

Grande Spiritus!!!Ja çdo te thote te frenkuentosh PPU,bien ca tabu....kete nuk e prisja....ç'shtune poetike .....perle ,perle....smiley

bera pershtatjen me etike e, se rima ka dhe variacione te tjera. por le mos te prishemi duke tejkalu etiken smileysmiley

smiley Supermario ose Superspiritua ... smiley Nje çifteror Tiranas Sot nuk mend te vargezoje ndryshe !

Mire o mire, po debati me ata lindi qe tirons quhet vetem ai qe ka te pakten shtate breza. Pastaj me tha qe kishte lidhje me Dibren. smiley

denbabaden - 4 breza osht. den i thon gjyshit...dmth, gjyshibabagjyshit

Tironsit puro jane njerez te mire, pordhace, naive, te trashe, dembela qe nuk dine te nxjerrin qimen nga qulli. Personifikimi me i mire eshte Bamir Qoftja.

sa dangalle qenke me rob shpie!

femer qeka kjo....booo

Bredharak une kam le e jam rrit kendej edhe e di mire se ca flas. Fisi im nga ana gjyshes jane Tironca denbabaden me emer.Mos te djegi suma hic per kto qe thashe. Keto qe kane ardh nga rrethet kane kap punet e lekun. Bejne dhe nga tre pune. Tironsit ishalla shesin noi cope toke se per gje tjeter nuk jane. Leqe edhe tokat di plot raste une kur ja kane marre firmen duke i mashtruar sepse jane njerez teper te trashe. Katunar hesapi mo. Kurse sa per ty Noshkaido, te fus lala Haribon qe ta kuptosh jam femer apo mashkull.

une pashe qe te kishte fut bredhin ky dhe thashe qe je femer, po se je mashkull...une nuk gjykoj.

Jam shume dakord per dembela. Sa here kam pasur te bej me dyqane te lagja e tironasve, jane kokrra e dembelit. Hyra te nje dyqan motorash per te rregulluar motorin, e gjej me kembet mbi tavoline, me nje birre ne dore, e me thote: "Po sa hengra buke! Tani po thu ti ta rregullojme?"
Vetem se u soll ashtu me klientin ika fare dhe e cova te nje tjeter, prape tirons puro. S'kisha kohe as vete dhe ia lashe aty. Ju betohem qe e ka mbajt motorin tre jave ne dyqan as e hapi fare. Jo s'ka ardhur kjo pjesa, jo s'ka ardhur ajo pjesa. E gjeja o ne lokal, o duke heng pilaf me qofte mes zhulit te lokalit te vet. Ia mora, i futa nje te share (ndenji dhe si mut), e cova te nje korcar dhe ma rregulloi per dy ore. Betohem per kete.

Por ky eshte fenomen qe ndodh ne cdo qytet. Te ardhurit punojne me fort, sepse jane tipa qe ndermarrin inisiativa qe ne castin qe kane shkuar ne nje qytet tjeter, si dhe i shtyn dhe halli. Vendalinjte jane konservatore dhe zakonisht nuk dine c'do te thote te punosh fort. E megjithate tiranasit s'dine as te argetohen. I linin kalamajt ne universitet me 1 mije leke gjithe diten, si me pare, si pa pare. Nje shishe birre e pinin dy vete. lol

Po ashtu ke shume dyqane te tjera te hapur nga tironsit e vjeter qe kane bere namin ne fillim me mallin qe shisnin, dhe nuk kane investuar nje kokerr leku ne dyqan. I kane akoma pa duralumin, si kur i kane hapur, dhe as qe e kane marre mundimin te hapin pika te tjera, para se te vije nje i ardhur, te punoje me fort, t'i sherbeje klientit me mire, e pastaj me parate qe grumbullon te hape disa dyqane zinxhir e derisa te behet kompani..

Ky fenomen ndodh gjithandej. Te ardhurit jane ata qe punojne, ashtu si emigrantet jashte. Tiranasit nuk jane ndryshe nga vendalinjte e Elbasanit, apo te qyteteve te tjera, ku me fort punojone te ardhurit nga fshatrat. Dhe kam vene re qe jane koprace , dhe ankohen shume, shume ankesaxhinj.

Zakonisht ato qe  flasin  keq per  tiransit  jane ata qe i bien gjoksit dhe vdesin te thone  icik kur i pyet per origjinen -

Jam nga Tirana !!  ( dhe nuk e nxjerrin origjinen e gjyshit ) smiley

Ca i keni keto budallalliqe . Cdo shtepi tiranse ose jo ka : 

 

pordhace, naive, te trashe, dembela qe nuk dine te nxjerrin qimen nga qulli. Personifikimi me i mire eshte Bamir Qoftja.

Ja une s'kam nevoje te fsheh origjinen. Jam Elbasanlli, kam shume vjet ne Tirane, mamaja ime ka lindur ne Tirane, nje te katerten e gjysherve e kam dhe une puro tironas. Dhe eshte e vertete qe jane dembela e frikacake per te investuar para. Kjo vlen dhe per Elbasanllinjte, por jo aq sa tironasit (gati-gati nje mut jane). Te vetmit qe bejne hajer jane ata tironas dhe elbasanllinj qe i marrin grate nga jugu (pervec myzeqareve). Pike! Te tjeret dine vetem te ankohen edhe kur kane e te mos i prishin kurre leket per asgje, se kane frike se mos duken sikur kane.

me duket se nuk te paskan dhene verdhushkat e mshehuna ,prandej i ke marre inat....

Me thene te drejten moj goce per mendimin tim e gjithe Shqiperia eshte nje hale e madhe. Qytetaret e vertete (ne sensin intelektual, ne kulture ne sjellje) jane shume te pakte. Nuk do rrijme te bejme pordhe per origjinen ne nje vend ku vritet tjetri per nje gervishtje makine. Une nuk do nxjerr ketu statistika shkencore. Une po flas per perceptim. Perceptimi im per Tironsit eshte ai i mesipermi. Sigurisht nuk po them qe jane te gjithe ashtu. Ka dhe perjashtime. 

Muhabete katunaresh!

tashi pse e ke ti gruan nga jugu kjo sdo te thote  asgje per burrin tim  tirans qe e ka gruan elbasanllije.

e perseris , ata qe shajne nje gje , jane duke u munduar te ngrejne ate qe u eshte mohuar vite me pare.

mos kishit ardh ne qytet

Ai tipi sikur ka thene qe jane elbasanllinj, qytet e di une elbasanin.

ahahahahahahahah- tashi Olsi me ke bere per te qesh smiley

C'kemi Elba. Si ke qene ti?

Zihuni sa te doni , kulturen qe kane tiransit , katunaret nuk e huazojne dot , eshte pune stazhi, mundesie dhe ADN-je

 

ps. Mire flm Olsi smiley thanks

Kjo ishte shprehe tipike idioteje. Tiranasit i beri jugu me kulture, se ishin me perce. Nuk kane as me pak e as me shume se vendet e tjera.

Tironsit e vjeter, jane vertete te ngadalshem per shum gjera, por s'duhet te harrojme se brezi qe lindi ne Tirone ne vitet 50-60-70-80-90, nga prinder qe kishin ardhur nga jugu e veriu, ishte nje brez kryekeput shum me ndryshe se dhe vete baballaret/mamallaret smiley per shkak te zhvillit specifik qe po mirrte vete kryeqyteti. 

Na ke bere merak.

PS: Me "muhabet katunaresh" e kisha fjalen per kete punen e origjines, e te paragjykimeve qe njerezit e vegjel te ketij vendi bejne mbi bazen e origjines. Jo per Tironsit.

''tiransit e vjeter''   jo po ''tiransit e lashte''.smiley

po e beni sikur po flisni per ndonje  specie a qyteterim  te vecante.. p.sh  ''greket e vjeter''.smiley

 

 

tirons nuk osht origjin, por religion.

po ca me bo, s'ke me cin flet... s'esht koka jote per artileri, o Bido... tha.

nuk t'kuptojn. ah sikur te kishin nji miligram NJOHJE (tm njoni).

 

dmth, dicka si: ''feja e shqiptarit, asht shqiptaria..smiley

esht me shum nje koncept, menyre e qenies, nje mal de vivre, le te themi, nji pikllim mellenjash neper muzg, ku me te rriturit te thone po shkojm "poshte", qe nenkupton qendren, ku kushedi ca bohet, nomi (te gastranomi), ndersa dajti, pa dyshim nje mal i shenjte, me varrin e cen pao y-se ne maje, qe sjell trishtim oksidenti ne forme valesh te nderprera...

Kjo mal de vivre doli prej mallit te madh e mungeses se Tiranes.ça nuk t'ban malli ,ta ban Tiranen Paris ,Trotuaret e Ali Demit salonin e Gertrude Shtain...Jo Tirana nuk kishte kaq sharme...ishte ,eshte profondamente katundare bigotta,tutkune...Ka me shume  shafra'(tmemigrant) Skrapari...asht ma i papritun ,ma me ferment ...Tirana eshte si nje vend qe nuk ndodh kurre asgja....takse esheshte...

e thash, eshte religion (qe dmth mund te jete edhe nje gje iluzore, por ama ekzistente). eshte besim, meshe, thirrje e heshtur nga ai Lart, kerkese per karriere murgu dhe jete manastiri, sakrfice buzegaze, kompleks Jobi, eshte nje flamur melankolik... pra eshte nje krim e ndeshkim kur per ket teme flasin rob qe s'i kane ato tela ne zemer... si tha ajo sllavja: zemra ime eshte nje viloine, pse e ngacmon kur nuk di t'i biesh...

feja e shqyptarit eshte tirania* smiley

*ketu: me qen tirons, akoma ende sot tirana eshte tunduese, po aq sa Jeruzalemi smiley

OLsi @- Po po e kuptoj . dhe une per ata e kisha .

Dembelizmin ne Tirane e solli Sala me katunaret e vet , shkaterrimin dhe katunarllikun.

rrini shtremet - flisni drejt .Tirana e dikurshme ka qene Paris .

Injoranca e shkaterron qyteterimin.Keni te drejte ju qe thoni tironsit jan dembela , kur nuk i zene me drru injorantet qe po prishin qytetin , sic i zinte Enveri dhe i bitiste

where they belong to !

 

Tirana e Enverit? Per ate po flet?

Se me perpara s'kishte.

nejse, qenke e mbushur gjithe mllef, me ato qe po shkruan. paske nevoje per shkarkim

where they belong to !

Ishalla s'e bejne kanadezet per ju, o refugjate smiley

Prandaj qenke kaq e trishtuar ti ,paske lene Parisin per Toronton a Quebek...u m'raft pika ,Tirana Paris!!!!

Parizienet shqiptare, 1923

Main Street. Tirana, Albania. 1923

sindroma  e stokholm smiley

kshu esht kur nuk din gjometri fraktale.

100 metra te tirones nuk ka paris e hektor t'i kapi, 30 metra s'ka manhattan t'i sjelli, 5 metra tiron dun tjeter univers, dmth zonjen laura mersini me t'i shpjegu.

epo Zhan d'Ark per Paris do flasi, nuk do flasi per Librazhd!

eshte pak si trishtimi znj. Shnajder smiley

Elba. Ti kushedi ne ç'mal ke jetuar dhe normale qe kur zbrite ne Tirane tu duk si Paris. Jeni ju tipat e kompleksuar qe e glorifikoni Tiranen e jo ne qe e jetojme perdite. E gjithe Shqiperia nuk eshte as sa Roma moj qyqe ti na bo pordhe me rigon duke na tregu Parisin e Lymit.

E vetmja gje qe me bezdisin keta tiranasit, eshte kur thone per cdo shprehje frazeologjike shqiptare qe e perdor cdo qytet "sic themi ne tironsit", sic beri Linda Basha tek emisioni i balles, per turp. Tha: "Ajo shtepi eshte ndertuar me gjak, sic themi ne tironsit". A mos u tall moj? Tironsit e thone ate? lol

Kurre s'kam takuar nje tironc denbabaden.

Kam pasur gjithmone nje pershtypje negative per njerezit denbabaden te cdo qyteti.Te tille kisha dhe per nje te njohur elbasanllije ,deri kur puna me coi ne familjen e saj dhe vura re qe prinderit e saj rrezatonin nje kulture qytetarie te admirueshme,ndryshe nga vjaza.Hajde merre vesh!!smiley

 

Tiranas të mire kanë qenë ata që i hapen shtëpinë Enver Hoxhës për të themeluar Partinë, ata që e strehuan, ata që i hapen dyert e zemrat, ata që dhanë jetën me besimin se Shqipëria do të çlirohet e do të bëhet një vend demokratik, ata katundare tirane nga Peza qe u benë berthama e ushtrise nacional clirimtare.

Çdo lagje e cdo shtëpi tiranase ishte në dijeni të levizjes komuniste, por askush nga tiranasit nuk spiunoi. Më thoni ndonjë qytet tjeëer ku Enveri punoi e u ndje aq i sigurtë gjatë luftës ?

Keni të drejtë, duhet të jesh i trashë, injorant, dembel e budalla, për të bërë një gjë të tillë.

 

sa i politizon gjerat ! jeta eshte shumedimensionale, me shume ngjyra, pse me u kap perhere ne ceshtjet ekstreme( xyz) kur ka edhe 33 shkronja te tjera prej te cilave mund te thuren kombinime me paqetuese. smiley 

ngavash o daku se na i nxorre tironsit me komuniste se enveri!

eshte e ditur qe kur enveri punonte si shites cigaresh te dyqani tabakut ntiron, askush se perfillte biles e shifnin me sy tkeq. eshte histori me vete pozita e enverit ne luften nçl, jashte temes.

Ishte ironike daku, se per disa qelbesira vetem ato qe ndihmuan Enverin ishin tiranas te mire, ndersa sot, po sipas tyre, tiranasit jane injorante, te trashe, dembele, etj.

jo mor burre,se tironcit e vertete i kishte kthyer Q.Mulleti  kunder kamunistave

Boll pe filma te Kinostudios Shqiperia e Re se nuk te bejne mire.  Mulleti ishte ai qe e ka shpetuar Enverin disa here nga autoritetet italiane.

Une vertet shoh filma,kurse  xyz ka ngele i shkreti ne ate kohe akoma.S'i ka bere derman as Franca

s'e kape fare ironine time dhe pret te kapin te tjeret tenden.smiley.

Po ku di te besh ti ironi aman.

XYZ ju vjen hakut te gjithe atyre qe kercejne perjpjete kur thote kshu gjerash.  Jane ata qe kane ngelur ne ate kohe qe ngacmohen kaq shume.

xyzke, pse na dhjet muhabetin dor per dor, er daj?

e di si je bo ti, open mouth, insert foot.

ajt tani, futi naj koment edhe nga ato shkrimet letrare, duke u vesh si vlonjat kaptindardh (tm seferdaja), qe te t'morin per mistrec berati.

mos e ngatero komunizmin me enverizmin o skllav modern. Enveri ne emer te komunizmit ndertoi mbreterine e tij te diktatures dhe perjetesimin e tij si lider absolut. Te njejten gje ben sot edhe sali-u, qe ne emer te demokracise pasuron pa merite famijen e tij biologjike. Por as Enveri nuk ka qene komunist dhe as sali-u demokrat. 

Tironsit jane kthyer ne nje minoritet ne shtepine e vet. 

po shyqyr thuaj qe kane ngelur tironca te vertete e qe skane frike ta thone fort! duhet bere balle hordhive e barbareve qe duan te plaçkisin e djegin Romensmiley na e rujt zoti kemi çiftin krye-opozitar qe eshte dembabadem me mustaqe 2 pellembe! rroft Linda Basha si tironse e vertete dhe qe pretendon te jete first lady e te gjithe shqiptareve!

Kush i keshillon keta tiransit ne politike?  U vjen natyrshem apo kane paguar per kete lloj perqasje?  S'po merret vesh nga retorika ne jane zgjedhje vendore apo lokale keto te 23 Qershorit.  

Intervista e Linda Bashes kishte shume aspekte te tjera qe si ne prag zgjedhjesh mund te lakoheshin.  Por le te paguaj(ne) haracin e slloganeve te denbabadenizmit. Dhe meqe eshte gjetur sllogani i fushates kete vit, aman mos u ndalni me kaq.  Shume argetuese, sidomos ne kete vit aq argetues.  

...ne fakt ne keto kohera, eshte me mire te jesh outsider (i ardhur i vonte) sesa lider (tirons denbabaden) se fundja, tironcit e vertete te cilet kane i qerre me toka, caraca po marrin, po rikonpensohen per pronat e tyre me thermia buke...
Nerkohe qe keta outsider-at, erdhen, u instaluan, u tapi-zuan...dhe po bojne kokrren e palles me  X6 ne bllokt... smiley
Ti shofin targen tani, denbabaden-et...

zjarre fare...

...si tha: jena bo si jevgjit, dridhemi e perdridhemi edhe kur degjojme muziken e fillimit te lajmeve smiley  leje mo te na japesh cik me shume... smiley 

 

Te jesh Tirons apo Elbasons percaktohet nga fjalet "U ka mbi preshi nga maja " Toka u jep tre prodhime ne vit me pak pune .Kullota , Uje te bollshem ( reke , perrej e Lumenj ) kur uji i pishem ishte dhe ne "gjurme te mushkes "

Dembel eshte cilesim nga ata qe nuk e njohin PUNEN (si psh Verioret e thelle aliias fisi Berisha  qe rrojne me Grabitje e Pusira te paguara ) ose qe e dine se pa Shume pune Vdes ( si zonat e veshtira malore ) .Vet Tironsit nuk e perdorin per njeri tjetrin !

Para se te thote dikush gjysh pas gjyshi ose me the te thashe , beni Trungun familjar .Ne Shqiperi Minimalja per denbabadebnet duhet te datoje e perfshije 15 Breza here ose shumzim me minimalja 25 -30 vjet brezi qe i takon aty tek 450 vjetshi .Ne se e gjeni veten ATY jeni denbabaden .Trashegimia sipas Hitlerit njihej ne 7 Breza .Mbi kete baze zgjidhte me te BESUARIt qe jepnin jeten per ate vend !

Si qender e Banuar me emer e formoi TURKU ose Sul Pasha me shpate. E ngjizen te ardhur me tregti e me sherbim. Mori pak forme ne kohen e Italise dhe arriti Kulmin ne Vitet e pas Luftes .

Mori Goditjen perfundimtare si Qytet e Qytetare pas Sundimit Berishist . Eshte Nostalgji e pelqyshme te kujtosh TIRANEN por eshte po aq Injorance te mendosh se ajo Ekziston !

Per Tironen sot mund te jap mend edhe LefKopeja me Saliun ???????

-Sa tironsa denbabaden ka Tirana?

 

-Fal komunizmit, plot. 

 

Gjithsesi, FRD duhet te kete kujdes me ket sloganin. "Une jom prej Tirone". Edhe nese thelbi i fushates eshte tip "qytetare demokrate, ose demokratikas qytetare, bashkohuni grusht rreth flakes se re*", te vje gjibi e ta lli krej.

 

*e cila nuk do djeg mo vaj letyre maskaralliku.

 

Tirana e dikurshme Paris- per nga kultura dhe kualiteti i njerezve.

dhe jo nga  gjeografia - sa shpejt ju tradhton vetja .

Globalizimi sado i demshem - sjell sfida te forta , si perballja me qyteterimin dhe zhvillimi mendor ne kushte te reja

 

Sa vjet ke nejt ne tirane ti, sepse ke thene qe je nga Elbasani e tani qenke ne Kanada?

Kjo Elba me jep pershtypjen e ndonje katunareje nga Labinoti qe e shihka me kaq admirim Tiranen.

nuk e fitoj titullin katunare se skam toka , ama ullishta kam plot , voj ullini sat-dush smiley

 

Aaaa? Po titullin "Parisiene" e fiton? smiley

Te gjithe e kane pare  me admirim Tiranen dikur,por, tani qe po shetisin boten dhe iu hapen syte robeve bejne sikur u dukesh katund Tirana qysh atehere.

Madje ,me vjen cudi qe nje elbasanllije e admironte Tiranen,se Elbasanllinjte mbi Elbasanin nuk vinin asnje qytet.

-E cfare ka Tirana ma shume se Elbasani? Kurrgje nuk ka! 

n'fakt mu me pelqeu tirana (minus trafikun)

Thuhet elbasanse  ashtu si thuhet tiranse dhe jo tirance(tironse,).Elbasani është qytet i vjetër ish qendër e rëndsishme kulturore e politike kur s'kishte kryeqytet,bile dhe kur Tirana ishte kryeqytet një 10-15 vjetët e parë.

Nuk diskutohet që Tirana ësht qyteti më i madh dhe më i zhvilluar i Shqipërisë dhe shqiptarve në të gjitha drejtimet dhe nuk duket hiç si katund por qytetarët i japin pamjen e një qyteti  pa qytetrim.

prizren ,ashtu thuhet,por ne elbasan ky term perdoret gjeresisht.elbasanllije per elbasanasit ka nje konotacion qe kalon pertej asaj te vendbanimit,por ne kuptimin qe jane denbabaden,jo si ata te banesave.A m'kupton?smiley

Nuk e di po prapashtesa llinjtë ose llije mendoj që nuk vjen nga shqipja dhe duhet të jetë huazim nga turqishta , shto dhe që nuk është hiç e bukur .Psh elbananse nënkupton  një vajzë të bukur, të hijshme , etj.elbasanllie s'po e themsmiley . 

po kot nuk thone qe keta denbabadenet jane turqi akoma.smiley 

Këtu gabon Venuske smiley. Jo vetëm qytetet ishin për vetë kushtet e zhvillimit ekonomik e shoqëror shumë më parë se zonat fshatare që ishin në gjendje bujkrobërie ose organizim bajraku. E qartë kultura dhe zhvillimi (në mesjetë ) përcillej nga qendra e Perandorisë Osmane dhe rritja e zhvillimi i ndjenjave kombëtare ngjizej e përhapej nga qytetet që në fakt ishin gjysmë bujqsor.  Në vitet e mëvonshme e sidomos pas pavarsisë gjithnjë e më shumë nga Europa e Amerika.

qe thua ti prizren.... dikur, ne nje nga ato emisionet  per femije te TVSH   ku organizoheshin tip konkursesh  midis shkollave,  me eshte fiksuar nje pyetje:   thuaj nje qytet  shqiptar emri te cilit perbehet nga emer  njeriu  dhe emer bime...      - behej fjale per Elb-Asanin-  ... po nuk e gjeten dot.smiley

E bukur.S'më kishte shkuar mendja kurrë. Elbasan vjen nga turqishtja a arabishtja nuk e di si duhet të shkruhet  origjinali që përkthehet vuna dorë ose vend sundues, nga pikpamja ushtarake .Emrat e vjetër janë Scampa a scampium e neokastra; ndoshta ka pas dhe emër tjetër por se di.Elbasani njihet si qendër qytetse që në kohë shumë të vjetra.

Me sa di une, Elbasani eshte themeluar nga romaket, ne nje pike kyce te rruges Egnatia. Ne fakt fortesa (kalaja) e Elbasanit eshte ndertuar fillimisht nga romaket.

Meritonte te ishte kryeqyteti i Shqiperise per kombinimin perfekt midis pozicionit gjeografik dhe historise.

Mendoj se duhet të ketë qenë qendër banimi a qytet dhe para romakve duke parë pozitën gjeografike kodrate buta dhe fushën pjellore .Në Kala gjenden dhe sot gur të kohës romake. Rruga Egnatia i ka rritur rëndësinë dhe dominimin. Besoj dhe arsyja që turqit i kanë dhënë kte emër .

Ah harrova të them : 

Në fakt ashtu është duhet të ishte kryeqytet dhe Kongresi i Lushnjes mund ta ketë patur si opsion por për të shuar mëritë qytese besoj unë ësht vendosur Tirana dhe ky qytet me pozicion të përshtatshëm gjeografik po i vogël dhe shuante sherrin (s'besoj që kjo është një arsye zyrtare).

Sami Frashëri dëshironte si Kryeqytet një qendër banimi 30 km larg Elbasanit me emrin Belsh. Kush e ka pa Belshin dhe fshatrat përqark tij dhe i jep pak fantazisë (Ti OLs duhet të shkosh nqs nuk e ke parë ) do të shohë një Kryeqytet të mrekullueshëm me parqe-pyje  e liqene mbushur mr mjellma.Samiu ka parë bukur .

Faleminderit. Do perpiqem te shkoj. Shpresojme te jete ende si ne kujtesen tende. smiley

smiley besoj se po ka 6-7 vjet që kam qenë për herë të fundit atyre anëve. Duhet pak fantazi qyteti që është sot aty s'ka lidhje me mendimin e Samiut.

Prizren,nuk te mbeshtes per Belshin dhe zonen perreth.Ka qene nje nga zonat me pak atrakive qe kam pare ndonjehere ,edhe pse natyra i ka fal ato liqene.Nje zone e zhveshur , e varfer .....

Mbase nuk kam vajt ne pranvere,a vere qe ta shijoj nje pamje te tille qe pershkruan ti,se une kam vajtur ne fund vjeshte fillim dimri ,dicka e tille.Ishim per nje ekspedite dhe i rrame ne kembe asaj zone. Vajtem per te pare nje grope (si pus)te thelle karstike qe ishte krijuar nga shembja ,qe per fat keq ,me c'na thane fshataret e zones,sapo ia kishin mbyllur gryken ata te komunes nga frika se mos binin femije ne ate grope dhe ne s'e pame dot.Megjithate ,pavaresisht se ekspedita na deshtoi,ia vlejti per te pare zonen,liqenet dhe fshataret qe edhe pse te varfer,shume mikripites.

ku ishin pyjet atje?

Vetem dy shelgje qanin mbi liqen dhe liqeni pluskonte nga mbeturinat.Gje me mjerane s'kisha pare.smiley

une kam qene me  heret  se ty per here te fundit,mbase keto vitet e fundit eshte bere dicka.shpresoj.smiley

Venuske duhet fantazi.Kur e ka parë Samiu duhet të ketë qenë plot pyje .Andej janë bërë shumë shpyllzime në favor të duhanit.Dhe kodrat e Liqenit në Tiranë të zhveshura kanë qenë . Pylli i Marinzës më duket se është prerë nga vitet 50.Dhe kam dëgjuar që ai tyneli a gropa që keni dash të shihni ju ka ndodhur në atë kohë(ndoshta s'janë i njëjti fenomen ) Shpyllzimet e Dumresë me preteksin e degradimit të pyjeve dhe fitimin e tokave të bukës në vend të gjenerimit e freskimit të pyjeve ka shkaktuar a thellur thatsirën dhe grryrjet e tokës. Dumreja është një nga zonat( ku duhen mbjellur "arrorët" smiley&nbspsmiley ku pyllzimi duhet të jetë parsor dhe i programuar bile sa më shpejt aq më mirë për zonën dhe popullsinë e saj.

jo,jo,nuk i njejti rast .Kjo qe them une eshte diku rreth vitit 2000 ,se nuk e mbaj mend ne c'vit kemi shkuar.Mbase dhe ne vitin 2000.

Sa per zhveshjen e thatesiren ,mbase ndikon dhe perberja litologjike e zones ;argjilor,gipse .

Te forte jane ata qe bejne shtepi aty pa bere ndonje studim me pare.Nje dite te bukur mund te perfundojne brenda ndonje grope karstike dhe do veme ne t'i shohimama,,para se ta mbuloje komuna .smiley

Venuske sa për të ndihmuar pak. Po ti mendosh ato liqene (2-3 ose aq sa ke pa ti ) rretth e qark zonës ujore me bar e lulishte këmbësore e pak më lart me brez të pyllzuar rrethuar nga ndërtesa  të mirë përshtatura e lidhur me rrugë e unaza mendon sa zona për shpllodhje e qetsi do kishte qyteti i cili duhet imagjinuar i madh 500-600 000 banorë (ose sa ka Tirana sot ) të tjerat shtoi vet.    

Il basan -eshte quajtur nga turqit,dmth "fortese" sepse  ne kete kohe u ndertua kalaja e sotme e Elbasanit.Ne fakt,dhe romaket kane bere te njeten gje.Nuk e mbaj mend  ne eshte e njejta kala ,por  rikonstruktar nga osmanet.

Kalaja eshte romake. Turqit bene punime mirembajtieje dhe perforcimi gjate viteve.

Nuk mendoj se do të thotë fortesë - s'ka kuptim . Po kalaje vjetër ishte në atë kohë (rrethimi i parë , i dytë a i tret i Krujës) por e rrënuar.Ajo që e bënte sundues si vend ishte pozicioni mbi rrugën Egnatia. Në fakt arkeologjia dhe historia etj kanë shumë punë në Shqipëri po s'kanë financa  -dhe kjo sjell shumë keqardhje për dashamirsit e historisë e arkeologjise etj.

Per Tironen sot mund te jap mend edhe LefKopeja me Saliun ???????

Le tua perserisin dite per dite qytetareve qe banojne aktualisht ne ate qytet qe thirrej TIRANE . Sot jane vetem numer VOTASH , te gjithe te tjerat jane PORDHE . Pa le kur duan te behen dhe te ditur te kuptojne Tiranas denbabaden sipas Gjibit smiley ?

Mos ndodh ndonje gje nga PD-hi mor aman ?????? Demaskojini , pshurrini , perbuzni Tironsit .Ka vetem .....MALOKE ..... qe do na japin VOTAT !

Elba pyetja eshte MIKRO ...ndersa ti je nga ato qe Shikon  Makro sepse e tille u shty .Thellohu pak tek VQ dhe do shohesh qe kjo qe beni JU present eshte nje vjedhje e percipte qe asnje hajdut xhepash nuk do ta pranonte . Po flitet per Tiranen jo per Shkupin dhe ... Ka shpirtin e vet , qe nuk mund ta shohesh , ta ndieh e ta prekesh , pervecse me nje Qytetar i Gjith Botes ose nje Kolibe e mire QENI me kocka Gjibiste !

Gjithsesi kenga e Celentanos qofte dhe per nje Rruge eshte si Himn per Nostalgjine .

http://youtu.be/6AXNRi4dtJY

Te pershendes po mund te gjesh te ngjashme edhe me parri -parri smiley per Parisin ose pak ndryshe por edhe me Ny - Ny

 

Tironsit denbabaden jane nje specie ne zhdukje .Qeveria duhet te marre masa per ruajtjen e kesaj vlere kombetare dhe te krijoje per ta rezervate te ngjshme me ato te indianeve te amerikes.http://www.youtube.com/watch?v=bvj9uDueSlM

Nga je ti Alba.

Mos ma merr per mburrje po jam na Kuci smiley

Kuptoj dhe flm per modestine .

Prit , nga kush Kuc se paska dhe nje katun me emrin Kuc ne periferi te Tiranes.

po kta politikant e sotem jane bo kaq shkerdhata sa skane lene asnje nerv pa prekur, tani na dolen tek origjina. Tani ne 2012, kur duhet me teper se kurre te kene ne fokus zbutjen e konstrasteve sociale qe kane ardhur si pasoje e zhvendosjeve kaotike demografike.

Cer lidhje kane tironsat denbabaden ? sjane as me pak , as me shume se te tjeret. Ata meritojne tju njihen dhe respektohen pronat, sic i kane gjithe vendalinjte ne gjithe boten, banoret e Romes apo ku di une se ku. Meqe ju ka qellu toka ne kryeqytet ju ka rene hisja me pas leke e me qene rehat. Kjo ju takon, ndonese nuk eshte merite.

Tirana po ben shekullin tani qe eshte qytet i madh, qytet i te gjitheve, dhe tironsit denbabaden duhet te jene te lumtur qe ka zbrit jugu dikur apo veriu tani vone, se perndryshe ato pellembe toke dhe qerpiça apo dhe vila qe kane pas do vlenin nje mut, sic vlejne nje mut ne Librazhd apo Lushnje.

Megjithese mua sme duket se tironsit po kerkojne gjekafshe, me sa kam vu re, kane qejf me u perkdhel pak si 'tironca puro' a thu se ca, por kjo eshte pa qeder. Koha ka provu qe pervecse sjane mbeshtetur nga pushtetet, prapeseprape nuk kane dit te perfitojne nga te qenit ne kryeytet per te studjuar apo per tu zhvilluar nje cike me shume. Po si gjithe vendalinjt kane krimbin e dembelizmit dhe te marrit te te gjerave kollaj. Kjo i ka lene shpesh pa shkolle dhe i gjen nje pjese akoma me shpija qerpici ne mes te tirones, dhe me zanate te dores se dyte. edhe marredheniet familjare i kane pak te semura per mendimin tim, si gjithe shqiperia e mesme.

Po si kane rene kujt ne qafe, vetem ju kemi rene ne qafe.

Dhe sikur mos mjaftonte kjo, kta shkerdhata tani qe sju ka ngel gje, po lujne me karten e 'tironcit'. Qelbesira politikane. Dhe mendek keta jane perfaqesues te popullit, perfaqesues te bashkimit. Perçares te ndyre !

 

Shume e sakte Bedrana .

 

A thu ka me i djeg nonjonit ? smiley

hahha po ca lesh mer.. ca di une

po ngaqe ktu ka shume budallenj, ca su djeg mer ti

kta me hije jane, bin viktime kollaj smiley

ja naten e mire, qyqja qeka vone, mu bone 4 kalamaj per dreke sot e hala se kam pastru guzhinen nga rremuja. Me ardhe kontrolli pastertise neser n'sabah me ven noten 4 smiley

 

Noten noten , mos laj i laj enet kaq vone se osht keq thone smiley

kush thote qe eshte ters mer, tironsit denbabaden e smiley

ika ika , ska ene, tani gjume smiley

Po smiley

si mo nuk qenkan zhvillu dhe arsimu tironsit dhe kan mbet me qerpiç? le qe ku ka me qerpiç.n vend t qerpicit kan lulzu kullat e larta t betonit .hehe tironsit tani t shofin nga lart poshte.Nje pakice eshte ajo qe ka mbet ke caraci dhe tava dheut. Si ne cdo kryeqytet te botes qe jo te gjithe kane kapur veten. Plus qe nje pjese e tiransav ete vjeter e te shkolluar kane avullu.trimat  na i mori lufta tha (ku kan luftuar kta ), te miret kurbeti smiley

po ti dil bre i xhiro prapa pazarit t'ri ene numroji shpijat me nevojtore perjashta tashti.

per te arsimu lene tashti, mos ti hyjme statistikave sa % e studenteve ne deget e forta kane qene tironca ene ta krahasojshim me te tjeret, e po kshu me tej ne tregun e punes,

nejse, se po dalim prape si rraciste.

i luv tironcit mer yahoo, jane cool

kaq

pse me late pa gjume

noten

Ti qumeshtin ja merr Tiranes e pastaj i bie me shkelm koves. Hajt se ta tregon Elba ty neser

jo pa e da muhabetin, ska gjume smiley

po pra, pa statistika s 'flasim dot. eshte nje perceptim.une kam pershtypjen qe nuk jane ne ate pike sa te thush se jane margjinalizu. per deget, statuset, postet, pozitat dhe shperndarjen etyre mes tiransve pure puro dhe te ardhurve, kam pershtypjen se nuk jane aq keq. Po te ardhurit dihet qe jane si perrenjte qe zbresin nga malet dhe turbullojne oazet e dembelhanes smiley

 

Ca bohet anej mer???

Ora 3:30 e mengjesit dhe peshku plot kuq e zi!

 

Rono tu pi i kafe nga blloku me mbledh stomakun. E shtune sot jane robt zgjut

Ne kater te mjesit haet pacja nuk pihet kafja

I futa 2 gjiro te chicken ene kafja m'kishte ngel. Apo nuk shijohet mire duke pa pjeshkat e hallakatme prej pijes. Po vujm shume knej. Na e mori shpirtin ky regjim.

Po ti provo mos te hash ndonje pjeshke mor djale, boll i pe me sy!

Megjithse me 2 gjiro ne dore sikur nuk te shofin me sy te mire pjeshkat!

o njerez po edhe tironca edhe rracista vetem juve ju kam pa

Tirana ësht shpallur kryeqytet në 1920mendoj se ka pasur 3000-4000 banorë.Historia e formimit të Tiranës nga ai Pasha më duket prrallë që nuk qëndron pasi ajo zonë (qendra e tiranës )aq afër Petrelës e Ndroqit e Krujës nuk kishte si priste Pashën të ngulte hunin për kalin e tij që të popullohej.Nejse kështu i pëlqen disave. Po kush janë tiransit gjyshpasgjyshi (se kjo denbabaden më ngjan si derdimen) vetëm ata që banonin aty nga 1920 (për saktësi) por të tjerë do shtonin ato që u ngulën në Tiranë nga fshatrat përqark Tiranës +dibranët e viteve 24 -30  + njerzit e mbretërisë (meqë jemi ktu Zogolltë janë familje denbabaden tiranse  qysh i bie) + çlirimtarët ç'pronëzues të 44 + zaptuesit e tokave nga gjithë Shqipëria e mbi të gjitha burokratët e pashtershëm të shtetit që vazhdimisht e shtojnë popullsinë e një Kryeqyteti. Tiransit gjyshpasgjyshi mun të krenohen për prejardhjen e tyre sa çdo njeri tjetër për vendlindjen e tij por jo se janë kryeqytetas.Tirana u shpall kryeqytet jo për meritë të banorve të saj por për pozitën gjeografike dhe emrin e vogël që kishte duke shmangur sherr e xhelozi ndërqytetse ndër vendimtarët e Kongresit të Lushnjes.Kryeqyteti i përket të gjithë shqiptarve ata që jetojnë aty(gjyshpasgjyshi a të ardhur dhe sot) kanë për detyrë ta mbushin me qytetari e kulturë rrezatonjëse për të gjithë .

Parrullat e Bamkës dhe të  Lindës për tiransa gjyshpasgjyshi  janë vogëlsira e pa peshë si politike ashtu dhe morale mburrje boshe .

Per cfare i meshojne kaq shume faktit ne jane denbabaden a jo ,apo duan te thone qe s'jemi maloke te ardhur ne Tirane? 

Mesa duket ,gjithe problemi qendron ne faktin qe ,ka edhe maloke te lindur ne Tirane .Durohet kjo per denbabadenet? eE fillojne e mburren me katragjyshet pastaj,qe kushedi cfare katnaresh kane qene. Atehere Tirana s'ishte asgje,nje katund ,madje krahasuar me jugun ishte kaq mbrapa.Fati i beri kryqytet ne '20 ,se kushedi cfare katundi do kish mbetur. Te rrojne katragjyshet qe u syrgjynosen ne katundin qe me vone do behej kryeqytet!

Kot fare se kujtojnë se do kenë më shumë mbështetës . Në rastin e Lindës besoj se ka dash të bëj karshilluk ndaj Gitës por dhe të theksoj pronësinë mbi tokën Bamka kujton se do shtoj votuesit gjë që s'është e vërtetë se ata që janë me PD e Naltmatdhimin ngelen me të për arsyet që e kanë mbështetur deri më sot . Më e keqja Bamka ka deklaruar se do bëj kualicion pas zgjedhor me një fjalë me fituesin hahaha do ti shesi denbabadenët . 

Per mua te gjith ata qe kan kontribuar me pune dhe me djerse ne ndertimin e Tiranes dhe ne formimin e nje shoqerie me aspektet e saj te kultures, qytetarise dhe harmonise te jetes te perditshme jan tiranas te vjeter sepse jan te pakten dy breza shqiptaresh qe jetojne ne Tirane. 

Kurse ata qe vetem kontribuan ta shkaterrojne ate qe u ndertua me aq mund dhe djerse nuk ka se si te jene tirans. Ketu ndahen tiransit nga jo-tiransit qe banojne sot ne Tirane.

 Kur flas per tiranen flas per ate qe eshte ndertuar me sakrificat e shqiptareve per te pasur nje qender te qyteteruar qe kur u shpall kryeqytet. Dhe PO percaktohet nje vend edhe nga njerezit qe e banojne ate vend, dhe ne kete aspekt tironsit e pare kan meritat e tyre dhe sakrificat e tyre qe ju duhen njohur, perpos nderit qe ju eshte bere per te qene kryeqytetasit e Shqiperise pergjithmone.

+1

Ja tu sjell ndermend Tironen e vjeter.....

ngreniaebukesnesofer.jpg

Keshtu hanim buke ne ato kohera....

lunaparknetirane1910192.jpg

ne Tirona Luna Parku ka pas egzistu qysh ne 1912 mer daj....

Paris mo, paris.

''Paris.., Rome.., Vjene.., merr vesht..smiley

 

''ne fakt, aso kohe  kishte disa qytete ne Ballkan, qe i genjente  ''mendja''  dhe krahasoheshin me Parisin...smiley

Ismail Kadare

Keshtu hanim buke ne ato kohera....

Qeleshet ne kete foto nuk jane karakteristike te Tiranes / Shqiperise se Mesme.

Alidems tani i pashë kto fotot. Unë di se tiransit kanë mbajt qeleshe dhe jo takije a plis (ndoshta ndonjë zonë malore ana Martaneshit?) 

Ajo rrota rrotulluese quhej "dollapët" kte rrotullues-fluturuesen se di. Më duken më të vona se viti 1912 veshjet dhe uniformat.

Askush i ndritur nuk eshte nga Tirana ,perveç kongreseve te Partise asgje nuk ndodhi ne Tirane.Gjeja me e bukur e Tiranes jane ish Bruduejsat eqe mbase shume prej tyne shkruajne ketu.Tirana eshte e pahistori .Malli per Tiranen si vend lindjeje i shume kujt ketu eshte e vetmja gje e respektueshme e poetike qe ka Tirana.Tirana ka brendeveke ,Fitnete rexhen...e zan Zyberin....Per dhjetra vjeòre imagjino se ku kishim mbrritur te trasferoheshe ne kete katund me mendje te lidhur kaps ishte pike arritjeje e nje kariere.E trasferuan ne ministri ,o ne ist.projektimi....smiley

nuk esht origjin, esht koncept. <--repeat nr.3 out of 15000 te nevojshem. "ne" nuk lodhna.

prisk, ndroq, vorrabom, alidem, 21-sh, xhomllik, pazar i ri, qofte-pilaf-gjiz-qep-rakia_keqe etj etj jane demografi, etnografi altitud dhe longitud, gjeodezi, ndermarrje kartografike, etj etj... kurse tirane dhe tirons jane ngjarje kulturore, jane shock kulturor, fat, besim se "pale do bohemi i dit", jane tharm qytetarie ne potenc, hallmarke historie te nji civilizimi tragjik persa i perket fatit dhe mundsive,  gdhendje kaptindardhesh "gurkusars" ne brez te dyte, anvantguarde reale.

PS: Ah te kishit sado(pak) NJOHJE!

ja dhe ca te tjera....

lagjatekshkollapartizan.jpg

kjo ka qene lagjja tek gjimnazi Partizani... para ndertimit te shkolles.....

krenariaeshtepivedherin.jpg

a ka pas familje tironce, pa nji kto...?????

ketumepasdotendertoheth.jpg

ketu do te ndertohej Hotel Peza......

fushaeparkutrinia.jpg

ja dhe Parku Rinia ne kohen e Zogut......

fillimiirrugesxhemalpas.jpg

Hyrja e rruges se Dibres.... tek Pazari i Vjeter..... Kisha Ortodokse....

Ne ate kohe Tirana ka qene me e vogel se Elbasani, Durresi, Shkodra.

 

edhe tani tirana eshte me e vogel se elbasani, durresi, shkodra. ne fakta cdo njera prej tyre eshte me e vogel se te tre tjerat se bashku

foto e rruges se Dibres shume mbreselenese.

P.S. keto rrotullamet-bazamentet e policit kane qene dhe ne kohen e Enverit.

Mentalitetet dhe qasjet dasore jane ne dem te popullit shqiptar, dhe te votuesve pra (meqe politikanet shofin vetem votues tek populli), qofshin keta votues tironsdenbabadensa, tironsteardhuriste, apo aspfareaktironsatore.

Aq me shume kur keto behen nga politikanet, sidomos keta qe duan te vijne ne pushtet. Ne vend qe te merren me problemet e shumta te njerzve, apo te kontrastojne partine e tyre nepermjet platformave dhe nismave te tyre, ata mundohen te fitojne vota duke i apeluar/nxitur aspektit me negativ: dasive.

Kjo eshte maskarallek-politike. Por pavaresisht, nese vazhdohet te serviret, a do 'zere vend' apo do rrefuzohet nga populli/votuesit?

Nje tregues i mentalitetit aktual shqiptar (ani pse jo i votuesve) jane komentet ne kete teme dhe tema te ngjashme; sa nga komentuesit e refuzojne dhe sa e nxisin kete mentalitet (megjithese disa nga keta te fundit komentojne si reagim i komenteve pararendese dasore). 

Ne rastin konkret te dasive tirons vs i ardhur apo qytetar vs katundar/malok, votuesit/shqiptaret jo-tiranas dhe jo-qytetare (te pakten sipas kutit shqiptar te te maturit te ketyre elementeve sockulturore) jane shumica, megjithate kjo nuk mjafton qe te frenoje pluskimin e herepashershem te ketyre pykave perca-sunduese ne arenen publike/politike shqiptare.

Nje faktor shpjegues eshte mbase (ironikisht) inferioriteti dhe kompleksi qe kane nje pjese e mire e shqiptareve per perkatesirat familjare, si origjina, kultura, etj. Po te vesh re ketu p.sh. luftetaret me zellshem dasore te 'superioritetit tironsist' jane ata qe vete jane te ardhur ne Tirane. Kemi te bejme pra me nje tironswannabe-llek*, me nje specie thellesisht inferiore qe eshte gati te ngreje ne qiell nje perkatesi 'te gjetur' gjeografike, edhe pse kjo (vendi ku lindesh) s'ka te beje fare me meritat e individit, apo perpos faktit qe kjo qasje rrjedhimisht ofendon origjinen gjeokrafike/kulturore te familjes se individit, dhe per pasoje pra dhe te vetes se tij/saj, meqe shqiptaret gjeresisht identifikohen, gjeografikisht dhe kulturalisht, jo me vendin ku jetojne por me origjinen e tyre familjare. 

Po aq te zellshem jane dasoret e 'krahut tjeter' qe nuk ngurojne te vene ne dukje stereotipet negative te tiransave ne tema te tilla, duke vene ne pak anen tjeter te te njejtit mentalitet kompleksiv dhe teper primitiv, nje mentaliteti 'shpellar' qe shikon banorin e shpelles perbri si te ndryshem, dhe pra te rrezikshem, dhe ndaj mundohet ta luftoje.

*Analogjia qe beri Tropizma midis tironsadhuruesit dhe amerikanin 'qafekuq' gjen bazament tek i njejti shtrat gjeografik-kulturor dasor, por ilustrohet tek te dy vendet sipas diferencave kulturore te secilit popull dhe stadit perkates te shoqerive. P.sh. ne Amerike 'qytetaret' jane shumica dhe 'katundaret' (po i shqiptarizojme pak stereotipet ketu) jane pakica, dhe jane kjo pakice bie pre e politikave dasore (aktualisht nga ekstremistet republikane) dhe sulmon banoret e zonave urbane me terma si 'elitare' etj, dhe, teksa i kref bishin egos se vet te te qenit me amerikan (sepse ka me shume arme, eshte me shume fetar, etj), voton kunder interesave te veta ekonomike. 

e mer Xhib paske ba paralele dhe me katnar amerikan smiley

Jo se s'e kisha menduar me pare, por merita per analogjine i takon Tropizmes. Une thjesht e shtjellova, dhe stereotipizova pak.

Jo, jo pranoje se amerika është shembull që duhet ndjekursmiley (s'ka faj Tropi ktu)

Ti po dashke te me vesh ne seder per Ameriken a si? lol

Padyshim qe Amerika eshte shembull qe duhet ndjekur; me gjithe qafekuqet injorante dhe rraciste qe ka ajo prap e zgjodhi Obamen president, biles 2 here, sepse shumica s'jane te tille. Demokracia nuk presupozon totalitarizem ku te gjithe duhet te mendojne dhe te jene njesoj bre lalke.

Fatkeqesisht ne nje vend ku mungon qytetaria si ndjenje civike dhe civile dhe anomia sociale eshte e skajshme, athere politika do pershtatet e do i fryje dasive krahinore, dialektore, gjeografike e pseudofetare per te fituar e mbajtur vota e pushtet.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).