Isha  per darke tek nje mik, ne periferine veriore te Tiranes.Nje vile dykatshe.Ngrohja ne te gjithe ambjentet behej me energji  elektrike. Gatimi  gjithashtu.Kur e pyeta se sa u shkonte shpenzimi mujor, miku im beri buzen ne gaz, duke me thene:

"Shyqyr, gjer sot nuk na ka ngacmu kush!" 

Ndersa darkonim une mendoja se po beja nje krim ndaj vehtes, duke paguar, per cdo muaj diku te 10.000- 11.000 leke !

Po ata  qe nuk e paguajne si  quhen xhanem? Se jane  gati 45  % e popullsise.

84 Komente

Ata quhen te mencur,ne quhemi budallenj.

Ne paguajme deri ne 12.000 leke energji ne dimer dhe s'arrijme dot te ngrohemi tamam ne dy dhoma,kurse tjetri ngroh gjithe shtepine pa harxhuar nje kokerr leku.

Dhe kjo gje ndodh ne periferi te Tr......shume e rende.

mos te them te gjitha, por pothuajse te gjitha vilat periferike nuk e paguajne energjine, ose te pakten bejne ndonje marifet. nje miku im ka dhene me qera nje vile po andej nga veriu i periferise dhe kur vajti te kontrollonte gjendjen pas vitit te ri e pyet ate tipin qe e ka marre me qera a i kishte paguar dritat. lere se e kam rregulluar thote. kam nxjerre nje linje nga fijet para se te hyjne te sahati tha dhe nuk llogaritet gje. ketij mikut tim i iku mendja se ne fund nuk gjobitet qeraxhiusmiley

Keto jane ato "humbjet ne rrjet" te cilat i paguajme ne te tjeret.Eshte e tmerrshme kjo vjedhje qe na behet nen hundet tona.Por c'te besh,te hapesh proces gjyqesor te vete me shtrenjte,ndaj perfitojne ata,se nga ankesat  kane fituar imunitet.

Ato qe nuk e paguajne quhen njerez pa miq. Une do ja kisha kthy shpinen me lot ne sy e zemer te thyer, pasi me keqardhje ti kisha tregu qe mardhonja jone nuk mund te vazhdoje me tej. 

lol po do mbeteshin votuesit e Berishes pa miq, se ata jane 80-90% e ketyre qe s'paguajne.

Marksistet jane rritur me edukaten e sabotimit te tregtise se lire. Nje marksist nuk ka se si te paguj neo-kulaket. smiley

trapa ?

hajdutë energjie elektrike  me ndihmën e shtetit.

...jo, jo, jo, jo ata quhen debiiitoooreeee.......... per te mos thene militante... apo votues....... apo edhe te fortet e lagjes apo katunit, .......nen shembullin e tyre ecin dhe pjesa tjeter......

quhen votues te pisave qe kemi mbi krye !

miq të gravës

xhepiste smiley

Prandaj falimentoi CEZ. Ka operatore biznesi qe paguajne me pak se nje familje!Kurse familjaret e shkrete kokerr me kokerr faturat. Pastaj ke cecenine rrotull Tiranes qe s paguan asnje cent.

Mose merr aq lehte Grava . Ata paguajne ....po dine se ku paguhet dhe sa paguhet ! Dhe mbi te gjitha dine se per CFARE paguhet ne nje shtet te Sqeperve !

Si quhen ata qe pervetesojne prona ilegalisht e pastaj na vine e na bejne moralistin ketu?

Veriore ose epiriote

Keni gjithe veriun qe e qujne mohim te drejtash t'u kerkosh leke per drita.

e ke shume gabim! perqindja me e madhe eshte ne jug e mos pagesave!

Wow!

dhe na akuzojne per komuniste,pale!smiley

e di e di e kam pare kete. ideja eshte te numrat. edhe pse ne perqindje mund te jete e till, ne sasi energjia e shpenzuar dhe e pafaturuar ka raport te kundert me kete qe thot vangjeli. eshte si puna e prezantimit cfare shkalle ke perdorur, ketu e kisha llafin se nuk u shojegova qe ne fillim.

megjithate, kam pershtypjen se nuk eshte ceshtje veri jug. eshte me sume ceshtje sistemi dhe edukate. kjo eshte tmerr se jane ber bashke punonjes te cezit, elektriciste dhe te tjere, eshte krimbur nga brenda. pa u bere nje rinovim i sistemit dhe automatizim kam pershtypjen se ska zgjidhje.

Une do jem e fundit qe do perdor idene se eshte ceshtje veri-jug thjesht per grricje.  

Harta me siper eshte e CEZ jo e Vangjelit.  Interpretimi i perqindjeve pastaj sipas midese dhe zanatit.  

Nuk kam degjuar ndonje jugor te thote.une nuk paguaj drita se i kam dhene voten filanit,kurse nga verioret qe votojne Berishen,po.

Po ca thu ? Isha njehere andej nga Malesia e Modhe pak me larte, ne nje hotel (spo e kujtoj dot emrin) ne dimer. Shume bukur kishte bore dhe pronari kishte bere nje pishin te mbyllur por komplet me xhama ku dukej natyra. Pishina ishte shume e ngrohte dhe cmimi per nje nate relativisht i lire. Por pronari megjithese korentin e merte nga linjat e shtetit nuk paguante asnje kokerr leku!

Tha njoni prej bathorjet "le te vine e te vejn sahat po ja majti b***" 

 

 

Ne nje Pyll ku ulerijne PeterUjqit ...duhet te Ulerish si UJK qe mos te te cqyejne ...ka thene shoku Sali !

CEZ(ik)ista

 

nga nje mik qe te do te miren, tha..

Dhe mos u Lodh me pyetje te tilla Grave .Na kem te Regjistruar me Ze e te Filmuar kryeuleritsin Berisha me ze te ngjirur qe Ulerin gjithsesi...

Ne u themi Shkodraneve Jo dhe Jo .Mos pagueni Energjine socialkomunisteve ....

Pas "fitorjes" se PD-hit si me magji u zhduken ne drejtime te paditura edhe ata qe HIDHNIN ne ere shtyllat e Tensionit te Larte smileyI kane leshue Bloqeve or tie ....smiley

Mos pagueni Energjine socialkomunisteve ...

kete e ka me vend ai.hidrocentralet i ndertoi komunizmi keshtu qe komunizma duhet çrrenjosur deri ne fund smiley

Keshtu duket politikisht por edhe Teknikisht jane mbushe Bloqet me keta qe hidhnin shtyllat e tensionit te larte ne ere , pa jo se nuk paguajne Maloket qe u kane xane Pronat . Si zakonisht e dine qe eshte Mulli me ere ne JUG , Po uji pse i vjen nga Veriu nuk e kuptojne smiley

dhe ..habititen or tie  nga vjen korenti   per te ndezu Llampat  kur Qeveria nuk ka dale me Kova per ta prure ne shtepite e vatrat tona !

Te rrime shtrember e te flasim drejt hidrocentralet prej te cilave furnizohet falas gjysma e shqiperise u ndertuen gjate kohes se Dulles i cili iku e nuk mori gje me vete .megjithate asnje nuk e tha nje gjys fjale te mire per te ne 100 vjetorin e pavaresise.Si i ka kenue Fishta:

Vecse i qet it zavall krese

vecse i lan ti kryet gomarit

tue u mundue per fis te shqyptaritsmiley

Quhen "hajdute". Ndaj ben mire te mos shoqerohesh me me hajdute te tille Grave.

Ols, me 40 perqind te popullsise,te emertuar hajdute, llogjika ime nuk e pranon.Ne kemi nje problem te madh shtetror te iniciuar jo prej popullit....Me vjen keq qe asnje, absolutisht asnje opinionist, nuk e ka kapur idene per pytjen time.Di te thote kush cila mundet te jete zgjidhja pa mua thojmeni ca tu doje qejfi, energjia nuk paguhet duke me dhene resto mua....
Menjehere dhe ke hajdutet u shkon mendja....

Grava,

I ka thene njeri nje here e nje kohe e di mire ti se kush: "Me ju do ti marr Valet une?!!! Le dha le...."

Ne ditet e sotme Shqiperohet: Me keta do behet sot Shqiperia?!?!?!?!  smiley

Po!DanieliO1
Ham arapi, bym kembora....
Tjeta more!

Tjeta juaj smiley

Kur damllaja ne kryeshtet i trajton ca te nenes e ca te babes keshtu vete ajo pune.....

Shikoni pak harten e mospagimit te energjise dhe beni sejcili analizen se nga vjen kjo mendje apo ky aplikim i padrejte....

Kush nuk paguan nuk merr sherbim ky eshte ekuacioni me i vlefshem per te gjithe.

Pse duhet te kete fatura aforfe? Pse duhet te trajtohen ca blu ca roze apo jeshile e ku di une cfare dreq ngjyrash ka aty ne Shqiperi?

Nese ka politika amnistie le te praktikohen per te gjithe dhe per nje afat te caktuar, perse behen keto lojra me xhepat e qytetareve?

Sejcili e di mire se pse por kendon sipas muzikes qe dirigjohet me shkop te atij maestros me kurriz te dale dhe me hunde e dore te gjate......

Daniel ...apo nuk pa i sheh e lexon keta te PD-hit tie ...A e ke ni zotrote se ne cdo mur rreth kullave perfshi dhe kullen  e K/ministrise sa here vjen ky Matrapaz ne fuqi te paren gje qe bejne eshte vendosja e Praulles ........ "Jam Qeqen . Kam Avtomatiki .Mos guxoj kush me mu afrue "

Kush nuk paguan nuk merr sherbim....Mos he burre . Po na jem te paret pasi shporrem kamunistet e urryer qe prume nji ket llaf smiley

Po pse Ju doni me i msue se si te Vjedhin me pafuqishmerine e Rjettit per te trasmetue energjine , me rritjen e televizoreve dhe manjetofoneve per cdo shtepi nga shakaxhijte e perparimit . Po a nuk po i lexon ti se Grava njaj krimineli i percjellun prej kamunizmit , asht shkaktari kryesor i Peter ter ter terve qe s'paguejne ?

Mos he burre , shka po thue..... me pague na ???????? Jo or tie pa bamun 2264 HEC-et tona smiley

E shoh e shoh se c'trimeri kane bere ata qen qenet i dhane "dermen" komunistavet se ai krye qen qeni nuk mund te rrinte me ne hije te balove se ishte zagar i zellshem ai.... mjere ai vend se c'kuceder e ka zene......

Grava e ka fajin qe nuk paguhen dritat smiley se flet kondra qen qenit...... ne litar kundershtaret e qen qenit smiley

oops po sikur ju thone opozitare apo ne '92-'93 sikur ju thonin disidente smiley atyre qe flisnin ndryshe per sistemin.....

 

 

Si quhen ata qe nuk paguajne energjine ?

Hajdute! 

Sheh rrushi Rushin! Kur vjedh Qeveriu me familjen, si mos te vjedhin te tjeret!!! Eshte instaluar kjo kulture qysh kur hypi ne pushtet  Vici i Dolajve! 

Cecen

Peter, une bera nje pyetje qe shtrohet per 40 perqind te popullsise se krejt vendit, sipas shifrave te dhena prej CEZ.Ne se ti kete e quan spiunim, kjo nuk eshte puna ime.
Dhe dicka tjeter.Per mua ky eshte nje problem qe nuk po shtrohet per zgjidhje nga asnje force politike.Tani ju jepni konsideraten per mua....Faleminderit!

Shume te ngaterrueme do punae kaq te thjeshta.Une bej kontrate me kompanine qe me jep korent .Aq e kaq kw /ora .pagesa behet e permuajshme e dy firma te bukura.Mandej ndodh qe njera pale nuk paguan ...Pret nje afat ,çon nje leter ,edhe nnje tjeter ...len nje date Frrap nderpriten dritat.Jo vetem kaq ,nese nuk paguan brenda kaq kohe kercet edhe interesi .....e keshtu me radhe zgjidhen keto pune....pse me e shpupuris kaq shume.....Ai qe paguan ,ban thjesht nje detyrim komercial.Nuk asht as te duartrokitete e as t'i rrahesh shpatullat.Ai qe nuk ben keshtu hall pa ra n'hall nuk ka....e nuk ka asgje ta kesh zili...

LGBT.
Diskriminim pozitiv do thoshte pollua,,,

ktej nga tirona i thon cecen ?(qeqen)

'inxhinier te kualifikuar'

per mua eshte inxhinier sepse te besh marifete me energjine nuk eshte gje e lehte.

po ka patur raste ku kane perfunduar keq nga keto marifete , ja nje p.sh:

nje nusja e nje djali ne fshatin tim vdiq nga korenti elektrik per shkak te ketyre marifeteve . Disa te tjereve iu vune gjob .

Dhe mos thoni ne periferi te tiranes se keni tek Tirana e Re me mijra.

40% hajdute eshte shifer e ulet bre grave.

nigjo, te ishte se spo e pagunte nai familje hallexhie, do thosha jane perfitues.

por vallai te kesh vile...hajdut o grave quhet.

kto jemi ne, dhe une dhe ti.  Pse e shtron pytjen. Mos shkojme hic ke periferia, njof une njerez me leke ne pallate ne mes te tiranes qe bejne marifete dhe ngrofin shtepine 24h me leket e mija. Se kshu i bie kjo or burre. Ne nuk vjedhim askend, pervecse vjedhim njeri tjetrin. Une ty, e ti mua ne nje rast tjeter.

 

njof une njerez me leke ne pallate ne mes te tiranes qe bejne marifete dhe ngrofin shtepine 24h me leket e mija

Cer bohet me at parrullen e 97-es 'Dum paret tona'?

Ruzhdije, nuk i sjell asnje dobi problemit ca emri i veme.Kemi nje problem shume te rende shtetror, i cili eshte kthyer ne ligj te pashkruar.Gati gjysma e popullsise nuk paguan nje mall qe e konsumon.Gjithe problemi eshte se kjo veprimtari nuk po quhet me VJDHJE.Eshte kthyer ne Normalitet.
Di njeri te thote si duhet zgjidhur? CEZ iku! Problemi mbeti....
Une di nje gje qe e di mire.Fenomenet masive nuk zgjidhen me masa....vetem administrative.Po me se ?.....

po urdhro smiley

grava, si eshte ajo shprehja e Luftar Pajos kur i vodhen lopen?

"..Amani more vellezer, po ai qe me vodhi lopen, nuk paska faj fare.."!

Pikerisht

ah si zgjidhet

zgjidhet bre grave mrena nates zgjidhet

megjithemen mendon se eshte e veshtire ta zgjidhesh ?

qeveria kap leprin me qerre po te doje, por thuj qe sdo, se nga ferra vogel pasanaj del lepri modh smiley

O ceshtja se demokracia dhe kleptokracia shkojn mire me njera-tjetren kur nga aktiviteti ekonomik ne 'treg te lire' mund te perfitoje 5% e popullates (plus 45% qe e eshte e punesuar ne shtet). Ceshtja e mospageses te dritave eshte indikator i deshtimit total te lenies te Shqiperise ne 'treg te hapur'. Ramizi duhesh te ish president-for-lyfe.

Ne shkoder, po more mundimin me shku me pagu faturen e energjise elektrike ta vejne menjehere nofken "kamunist".

une jam i sigurt se 350 mije persona nuk paguajne energjine smiley

Qeka e bukur fare kjo, Kuazo

Delenxhinj quhen .

Gjeja qe sme pelqen eshte se fshataret paguajne energjine deri ne qindarken e fundit ndersa ata 'qytetaret' ngrohen 24ore me 24 .

Ca po bohet me.... vodhi Kosta yxhym te gjithe, vjedhin kto te tjeret energji yxhym prape peshqit..... Ndryshimi eshte qe Kosta sma merr mendja ta kruj mo neper supermarkete, ndersa ky cubi ne fjale vazhdo e bo, bile ka rrezik qe edhe mburret.

Per mu peshqit te mos bojne si ylvija, se faji eshte gjetke. Gjithkush vjedh po qe se nuk i hyn gjemb ne kembe. Sula ka bo plane me i fitu zgjedhjet prap, zevendesi vet u filmu edhe jep mesime integriteti.... e kshu me rradhe. Une per vete kenget qe degjoj ne makine si kom te gjitha te bleme.

Shani sa te doni gjysmen e konsumatoreve te energjise!Mos pertoni per te me share dhe mua sikurse nuk e kursejne te keqen edhe ca ketu, por me thote kush si mund te zgjidhet dhe kur do te mud te filloje zgjidhja?
Nje platforme te besushme per tu zbatuar, di kush?Une po ta kisha ne dore atij propozuesi do ti jepja cmimin "Memedheu"

..eksperienca e mire nuk eshte se mungon  o grava sepse ne disa qytete si Lushnja,Fieri,Berati e tje ka vite qe qytetaret  rine ne radhe per te pagu dritat se kane halle mos kalon afati.smileyQeveriu e ka planin gati por vetem pas qershorit do vihet ne zbatim se e kupto ti sa e rezikshme eshte qe te cosh  mesazhe te pakendshme  ne elektorat  sidomos ne kohe fushate.smiley

Po  i duhet dhene zgjidhje ketij problemi, more i dashur,  se ka 22 vite kjo situate, pa dhe une e kam te qarte pse vazhdohet.Nuk eshte populli vjedhes eshte kjo politike qe e shkaterroi ne themel kete vend.  

Mbase une e kam gabim xhanem....!

Komentet ishin te lezetçme smiley Ata quhen thjesht abuzonjes, nje njeri qe abuzonme pagesen e energjise, quhet abuzues. Kjo pune rregullohet me çmime fleksibel, dhe rritje te kontrrollit dhe te gjobave. 

Si, si e thate Pjer? Te lutem ak detaje, se zbulimet e medhaja ......edhe nje kokerr molle eshte bere sebep, per zbulimin

Pjero, hallall e ke cmimin "Memedheu"!!!!

 

50 perqind Rono, se une me ...Palin hala nuk jena te qartsum me Projektin "Pjer"

Po cfare sqarimi kerkon mor Grave!!! Pjeri ta ka dhene zgjidhjen, qarte, shkurt, paster: kjo pune rregullohet me çmime fleksibel dhe rritje te kontrollit dhe gjobave.

E po cna ka gjet me ju shqiptaret  kerkoni derman dhe kur ju japin derman...nuk ju mbushet mendja. Tashti me thene te drejten Grave prej teje nuk prisja ndryshe...nje her u cove nga tagolina kur tietri skish thene as 10% te asaj qe kish per te thene. Shpresoja mos kishe ndryshur por me sa po ve re...

Jepi cmimin Pjerit dhe shpresoj mos te jete ndonje cmim si nga ata te diktatures, ndonje medalje tunxhi por te ket si shperblim dhe ndonje dylym toke ne Sarande.

30% e energjise humbet ose me fjale te tjera hidrocentrali i vaut te dejes punon veresie.

patriota

Kopila te shkathet

Besoj se pagesat në Shqipëri bëhen në 90 -95 % nuk llogaris ktu institucionet dhe ndërmarrjet shtetrore që abuzojnë me ndihmën e pushtetit .

Gjithmonë abuzohet me kte mospagesë por ndërrmarrja Shpërndarse (kushdo qoftë emri) mbulon me këte term paaftsinë e vet për të ulur humbjet në rrjet si dhe korrupsionin e punonjsve të saj që si kudo në shqipëri  me siguri është një piramidë gjobash(sa kushton një vend pune në çez ?) ashtu si dhe normën e fitimit për të paguar më pak taksa . Eshtë e pafalshme që ndërrmarrjet publike nuk paguajnë energjinë .Tregues i qartë i ksaj  gënjeshtre dhe korrupsionit piramidal të çez  ësht dhënja e së drejtës së mbledhjes së parave të debitorëve njësive të pamvarura duke i lënë deri 50% të  vlerës.Situata e çez është e pakuptueshme se e tillë është dhe kontrata e shitjes .  Shteti pretendon ta shtetzojë një aset që e ka shit një herë kush e merr vesh kte llumhane hajdutësh

 

Mendoj si ti. Madje do spekulloja se cmimet qe CEZ vendos jane arbitrare; te pabazuara ne kostot e prodhimit dhe shperndarjes se energjise (plus humbjet, korrupsionin dhe paaftesine). Them se CEZ ka me teper leverdi duke e eksportuar energjine dhe i bien shkurt duke vendosur ne Shqiperi te njejtin cmim qe perballon tregu jashte.

Kjo gjendje e tille eshte e vjeter dhe pergjegjesite jane 30 vjecare :

1) Ka 30 vjet qe nuk behen planifikime afat mesme dhe afat gjata mbi energjine

2) Korrupsioni 20 vjecar nuk parandaloi kulturen e papergjeqshmerise se qytetarve

3) Shteti i falimentuar qe nga vitet 80- 90-00 nuk beri asnje investim ne rrjet

4) Mbi popullimi i pa organizuar i qytetit te TR pas viteve 90 dhe ndretimet pa kriter duke mos planifikuar shume gjera..

5) Mungesa e nje rrjeti te gazit

6) Varferia e theksuar e veriut i cili nuk ka mundesi te paguaje cmimet e faturava..

7) Privatizimi i "OST" ne kushtet ku ndodhje sistemi energjitik ne shqiperi..

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Gjergji_N , ja keto jane bazat,  per nje analize te thelluar, shkencore nga ku do te mundej te arrihej ne nje Gen-Plan masash per ta sheruar kete kancer te vjeter Gjergji te falenderoj ! Ah, nuk i mungojene te aftet ketij vendi more joooo!    I degjoj me shume shume rrespekt te tillet.

Grava shume flm per prurjen e nje shkrimi te tille, i cili ngre nje problem shume madhor per jeten e njerzve te thjeshte ne shqiperi.

Po me cudit fakti se pikerisht ata njerez qe te "cajne petllen" per ps apo pd nuk po pergjigjen fare apo kan shkruajtur nje koment "sa per sy e faqe".

Jam prap dakort me ty Grava kur thua se duhet nje analize e thelle qe mund te sjelle dhe zgjidhje afatgjata. Fakt eshte se politikani i ri mafjozi soristi nuk mund tja vere me fajin "komunistave dullist e sekretarve te partise te asaj kohe" sepse sic po dalin bathet ata e kane bere punen shume me mire se sa mund tu bente athere ne ate kohe.

Si quhen ata qe nuk paguajne energjine ?

o Zog Kurve o Zog Gomari? 

Po keta njerez kane qene dikur para 90s( nga fshati pjesa me e madhe qe u bene qytetar europian ne sensin e zbatimit te ligjit &nbspsmiley  me gjithse me te ardhura te pakta i paguanin koker me koker faturat, kishte edhe qe si paguanin. U PRISNIN DRITAT por nga namuzi borxh i mernin dhe nuk i linin pa paguar. lire ishte energjia athere. goxha investime nga shteti komunist. vepra arti ishin ato hidrocentralet kishin kushtuar goxha dollaro smiley sa edhe sot sa do i amortizuar sitemi energjitik i shtetit komunist  po u jep drite te hapin syte. U tha qe do te beheshim superfuqia energjitike ne rajon, por nje m.. i madh eshte bere me kete sitem. edhe skane takat edhe llapin, hem qeros dhe hem fodull ai plera!  

**
 

Si quhen ata qe nuk paguajne energjine?

Pyetja nenkupton qe ata kane energjine, kane sahatin dhe ju ka erdhur fatura, por nuk kane bere shlyerjen. Athere ketu kemi dy situata.

1. Nese nuk kane me se ta paguajne. Te vobeket por pragmatiste (quaji dhe me shpirt proteste ose njerez qe perfitojne nga rremuja kolektive per t'i hedhur pak nga vuajtja e tyre te tjereve qe paguajne energjine por nuk degjojne te paguajne dic me teper qe dhe keta te vobektit te kene mbrojtjen sociale e merituar).*

2. Nese kane me se ta paguajne por nuk ju a do bitha. Keta jane pragmatiste (sepse faktikisht po ja hedhin paq ngaqe "peco-groset" kane zgjedhur te perplasin briret e bejne bicnes dhe me kete gje) por antisociale dhe driteshkurter. Dhe per me teper, njerez qe banojne ne nje lagje/zone qe nuk do ia kisha zili.

3. Eshte dhe ajo kategoria tjeter pastaj, qe shkon paralelisht me ate historine "Pse nuk bien kembanat e fshatit?".

*Shenim (i autorit): Kategoria 1 dhe 2 jane aq te natarrume sa dhe vete ata shpesh nuk e dine ku jane keshtu qe vetem nje shtet ku kjo pyetja as qe do diskutohej do t'i ndante nga njera-tjetra.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).