Po ecja një herë në mes shkëmbinjve/ Kur pash një burrë me një shat’/ Me ca kunja në dorë, e penj të gjatë,/ Që kishte endur jetën përëndive.

Riza Haklaj eshte nje poet krejt i panjohur, por poezite e meposhtme tregojne nje autor te rralle, poet i kultivuar, me nje stil dhe gjuhe te zgjedhur si nje mjeshter i vertete!

 

Poezi

Vërshimet turbull më prishën atë ngrehinë,
Të viteve të mia thurur përgjysë,
Trarët shrëmbëruar, të kthyer përmbys,
Në prag të pleqërisë që gjithçka fshinë.

……………..

Natyrshëm shkonte jeta buzë një prroi,
Të freskët, ëndrrimtar nën një hije,
Ku valët e serta shpesh i kam përzier, 
Me pikëllim, pa dă i turbulloi.

Përkundur butësisht në mendime,
Si varka pa fre që të sjell në dete
Nëpër korale, guacak e alga, ska më etje,
Me bien erë leshterik e gëzime.

Më mbante si një ëndërr e më fytyrohej,
Diçka si hije e shejtanit krejt,
E më thoshte se nuk do të vdesësh shpejt,
Ashtu si vinte, po ashtu largohej.

………………..

Po ecja një herë në mes shkëmbinjve
Kur pash një burrë me një shat’
Me ca kunja në dorë, e penj të gjatë,
Që kishte endur jetën përëndive.

………………..

Dy hapa larg një plak shëndetlig
I këputur, i veshur mos më keq
Me zhele që as natën nuk i heq,
Tha me zë si krramë e duart bigë:

-Përse dhe si s’keni mundur zotëri,
Të hyni këtu në këtë varfëri?
Me shenja, plagë, i verdh është fytyrë,
I thatë si kockë e lagur në shi.

-O mik i dashur në do ta dish
Madhështinë e mjerimit hapur fletë më fletë
Shkatërruar në shpirt e rrënuar dyfish,
Shtrëmbëruar e mbuluar më skeletë.

-Kurioze varfërie, u bë, po ta them troç
Për një magje rrotull me ca stola,
Pak bukë një anë, e krip në në poç
Të gjitha këto të rrethue kupole...

Në raftin e oxhakut prej allçie
Buste të çngjyrosur pesë a gjashtë,
Shikojnë zhgrehur atë kulm shtëpie
Edhe derën për me dalë përjashtë…

……………

Zotëri, ky këtu është një muzeum
E unë një ciceron në vend roje,
Kujdes për ato që nxjerr për goje,
Se këtu poshtë ka një podrum!

Shkarazi pat lexuar ca rreshta në prozë,
Fare thjeshtë, dy fjalë për burgimet,
E shkruar keq, e njëjta diagnozë
Në të gjitha kartelat e kësaj çmendine...

Vështrimi i mprehtë, i vrazhdë, i ftohtë,
Pa burgun plot mjerime e spitalin,
Që edhe mjekët binin erë të coftë,
Dhe asnjë jetë kurrkuj nuk ia falin...

Tashmë ishte fut ndër galera
Në mendime të errta, të largëta e të mpira
I pa faraonët të ngrihen nga shkretira
Që vijnë ngarkuar me fatkeqesi të tjera...

2 Komente

"Vështrimi i mprehtë, i vrazhdë, i ftohtë,
Pa burgun plot mjerime e spitalin,
Që edhe mjekët binin erë të coftë,
Dhe asnjë jetë kurrkuj nuk ia falin..."

 

smiley

Faraonet...qe vine me fatkeqesi te tjera...
Nxit nje nerv krejt te vecante ky poet.Me beri ta lexoj ngadale.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).