Shqiptarët në gjeopolitikën ballkanike

Për fat të mirë të shqiptarve ne nuk jetojmë të vetëm në këtë botë. Gjithashtu ne nuk jemi Mesi i Dheut, dhe kjo për 1000 arsye, kryesisht historike. Jetojmë në një Gadishull, udhëkryq i shumë luftërave të vjetra dhe të reja. Të rrethuar më shumë nga popuj jo dashamirës ndaj nesh, që me ambicjet e tyre shoveniste i kanë rrudhur trojet tona, kanë kryer genocid dhe krime kundër njeriut shqiptar. Këto fjalë të shkruara nuk janë një zbulim, por ka dokumente historike, në arkivat tanë dhe të huaj: genocidi dhe krimet kundër popullsisë shqiptare jetojnë edhe në kujtesën e baballarve tanë, të shkodranve të vjetër, të dibranve, të çamëve, të ulqinakve, të kosovarve. Shkurt, historia jonë dhe mbijetesa e Gjenit shqiptar është kaq komplekse: dhe unë nuk jam në gjendje të marr përsipër të shkruaj për këtë kompleksitet, por thjesht besoj se kjo është më shumë meritë e shumë rrethanave historike, që e kanë bërë Gjenin tonë aq të fortë, sa të mbijetojë në shekujt e gjatë të Mesjetës Europiane dhe Aziatike.

Kjo mbijetesë është e lidhur ngusht me Perandorinë Osmane. Nga 600 vitet e fundit të kalendarit botëror, ne 500 vjet i kemi kaluar nën një ndër perandoritë më të forta që ka njohur njerzimi. E gjendur në një ndër pikat më strategjike të globit, edhe sot e kësaj ditë, pasardhësja e kësaj Perandorie, Turqia e sotme, ndonëse jo me shkëlqimin e dikurshëm të sulltanateve të famëshme, është një ndër fuqitë e rëndësishme te botës. Mardhënia jonë me këtë Perandori gjatë 500 vjetëve, nuk mund të shihet tashmë thjesht si një marrdhënie pushtuese. Në historinë e një kombi 500 vjet nuk janë pak, në një kohe kur edhe rajone të tjera të Europës nuk kishin të zhvilluar akoma nocionin Komb për popujt e tyre. Ky proces ka ndodhur shumë ngadalë, dhe fillimet (shtetit komb) i gjejmë tek Rilindasit e Hershëm Europian. Skenderbeu, ky Kalorës dhe prijës Mesjetar, zot i një pricipate shqiptare, ishte ndër të parët e prijësave ballkanas dhe më gjerë, ndonëse jo me një platformë të qartë kombëtare, por që nën Flamurin e Tij,  hodhi themelet e asaj që ne e quajm Bota Shqiptare. Mbretërimi i Tij 25 vjeçar në luftë me një ndër fuqitë e mëdha që ka njohur njerzimi, mbetet guri i themelit mbi të cilin u ngrit pas kësaj Kombi Shqiptar.

Në pesë shekuj Perandoria Turke pati uljet dhe ngritjet e saj, fitoret dhe humbjet, ndërsa popujt që jetonin nën këtë perandori mbijetuan, jo shumë për merita të kësaj fuqie politike, ushtarake dhe ekonomike, por në rradhë të parë nga vitaliteti njerzor natyral. Analiza e kësaj periudhe historike është bërë nga shumë historian dhe studius botëror, universitete dhe institute ndërkombëtare, ndaj e quaj me vend që të mos zgjatem në këtë pikë. Megjithatë është me rëndësi të përmendet se në raport me shqiptarët, Porta e Lartë ka patur marrdhenie shumë komplekse. Nuk është shumë e thjeshtë për të shënjuar terma të tillë për periudha të gjata historike, megjithatë duhet të mos harrohen disa nga këto mardhënie. Porta e Lartë kishte disa dhjetra kryeministra shqiptar, ushtarak të lartë, guvernatorë, gjeneralë, nënpunësa të lartë të adminstratës, pa llogaritur këtu me qinda mijëra ushtarët, që kanë shërbyer për pesë shekuj anembanë zotërimeve të kesaj fuqie botërore. Ndikimi fetar (Islami) nuk është se nguliti fort në mendjet dhe zemrat e shqiptarve, ndoshta kjo edhe për faktin se në Shqipëri u praktikua varianti më liberal i Islamit, anipse shumica e popullsisë në shekuj e panoi këtë besim, më shumë si oportunizëm, se sa si vetëdije fondamentale. Prapambetja e trazhguar nuk ishte thjesht shqiptare, por së pari ishte pasoj e rënies së fuqisë ekonomike dhe politike te Perandorisë Turke në vitet 1800- 1900, pikërisht atëherë kur pjesa tjetër e Europës po hidhte hapa të rëndësishëm në shkencë, dije, kulturë, industri dhe ekonomi.

Siç duket historia e shqiptarve nën Perandorinë Osmane nuk është shumë e thjeshtë për të gjetur fundin me një shkrim, as me 100 shkrime si ky. Historiografia jonë dhe e huaj, me gjithë volumet e shumta për këtë fuqi ndërkombëtare, arkivat e shumtë osman në Stamboll dhe anembanë Ballkanit dhe Europës, nuk ka arritur akoma në përfundime shterruese. Prandaj është naive dhe antishkencore që apriori të shuhen me një të rënë të lapsit pesëqind vjet histori e përbashkët, pasi me këtë veprim, nuk bëjmë asgjë më pak se sa mohojmë vet Historinë e Popullit Shqiptar, mbijetesën e tij, veprat, punën, gjakun dhe luftërat e ushtarëve shqiptar nën këtë Perandori.

Të rivijmë në kohët moderne. Ndryshimet tashma janë të jashtëzakonshme. Për të gjithë është e qartë se kush është Ballkani, Europa, Rusia, Amerika, Kina, India, Bota Arabe. Për të gjithë është e qartë se jetojmë në një Epokë të Re: globalizmi, interneti, financat, krizat, terrorizmi. Aleanca të vjetra dhe të reja janë ribërë, Traktate Politike dhe Ekonomike janë ngritur mbi konturet e kufijve të vjetër, fuqi të reja me ndikim global po lindin në kontinentet e Amerikës dhe Azisë, ndërsa popujt afrikan po ngrejnë krye kundër sistemeve totalitare. Në këtë hartë të gjallë të fotografisë globale, Bota Shqiptare duhet të dijë të jetë e mirë drejtuar. Kjo mund të quhet ndryshe Gjoepolitika Shqiptare. Eshtë një fjalë goje të thuash se Bashkimi Europian është e ardhmja jonë. Parulla "E duam Shqipërinë si gjithë Europa" për 21 vjet me rradhë akoma mbetet një slogan, megjithse fajtori kryesorë gjendet brenda nesh.

Pamja që përftojmë në këtë teatër të madh ku luhet e ardhmja jonë, për gjithë ata që dijnë të lexojnë gjeopolitikën e zhveshur nga feja dhe teoritë kosnpirative, është shumë e qartë. Ballkani për hirë të kësaj historie 500 vjeçare, akoma nuk i ka larguar retë e zeza të luftës, nuk i ka të qartësuar kufinjtë, popuj dhe rajone të tëra janë të ndërfutur tek njëri tjetri, ndërsa kjo gjendje ushqehet sistematikisht nga nacionalizma fondamental ortodoks, shpesh me suporte dhe aleanca te fshehta dhe te hapura ndërkombëtare. Në këto kushte, dy janë aleatët e provuar të ceshtjes shqiptare: Amerika, si fuqia më e madhe politike, ekonomike dhe ushtarake e botës; dhe Turqia, si pasardhësja e Perandorisë Osmane nën të cilen, mirë apo keq jetuam për 500 vjet! Për fatin tonë të mirë, sic e thash në krye të këtij teksti, në këtë botë ne nuk jemi vetëm, jemi "të dënuar" të jetojmë me njerëz, të bëjmë marrveshje, tregëti, biznes, të bashkëveprojmë, përsëri të jetojmë. Raportet duhet të jenë të drejta, dmth të barazpeshuara, duhet të dijmë të ruajm ekuilibra delikat edhe me fqinjët tanë, por edhe me fuqitë rajonale dhe ndërkombëtare. Aleanca e njohur Amerikano- Turke, e sendërtuar në Nato, me pozitën gjeografike dhe strategjike të kësaj të fundit në tre kontinente (Azi, Afrikë dhe Europë) i jep këtij vendi rëndësi të dorës se parë në gjithë globin, në të gjitha aspektet, politike, ushtarake, ekonomike.

Këtu nuk besoj se është vendi të shkruhet për prralla të tilla si Neo Otomanizmi, Islamizmi, apo teori të tjera si "kthimi në fenë e të parëve". Ne jemi aq "musliman" sa  çmund të jemi edhe "ortodoks",  "katolikë", "budist" ose "hindu". Feja kurrë nuk ka ngjitur në këto anë, prandaj njëriu shqiptar ka ruajtur kaq fort identitetin dhe gjuhën, këngët dhe traditat gojore, si rrallë popull në rajon dhe botë, me gjithë historinë e trishtë dhe tragjike.

Besoj se ia vlen të përmendim gjendjen aktuale të rajonit tonë, Maqedoninë, Kosovën, Bosnjën, Serbinë, dhe më larg akoma Bullgarinë dhe Greqinë. Të gjitha të lidhura me ceshtjen shqiptare, disa të gatëshme dhe të provuara se punojnë dhe do të punojnë kundër interesave tona kombëtare. Të gjitha me një prapavijë të qartë dhe suport ndërkombëtar, kryesisht rus dhe me pak europian. Në qiellin e Ballkanit po mblidhen re me ngarkesa të larta nacionaliste dhe shoveniste, ndërsa ne, me disa "shkrues" akoma "qajmë" për fenë e të parëve te Skenderbeut, dhe harrojmë se feja e shqiptarit është Shqiptaria. Harrojmë se sido që të paraqitemi ne, për Europën jemi thjesht shqiptar, që nuk po gjejmë rehat për hallet tona, të ndarë ne pesë shtete. Rreth një dekadë më parë Kosova u zbarz, por ishte Amerika dhe Turqia, bashk me aleatët që çliruan Kosovën nën flamurin e Natos. Avionët turq dhe amerikan nxorën ujë të zi në bazat ushtarake serbe në Kosovë dhe në mbarë Serbinë. 

18 Komente

Ed, per gjeo-politiken, ke material tek VQ . Turqia , ka qene me e zhvilluar se ne, jo vetem athere, por edhe sot. Ne 1300 atje kishte shkolle ushtarake, administrate, shkolla te ndryshme, sistem taksash, etj. Ne kishim vetem vegjetim. 

Sigurisht qe ka qene me e zhvilluar se ne, perndryshe nuk do te ishte Perandori! Madje ka qene edhe me e zhvilluar se shume vende europiane, sidomos ne periudhen qe thoni ju. Ishte nje superfuqi ushtarake, ekonomike dhe politike. 

Cdo shtet ose perandori ka periudhat e veta te shkelqimit dhe renies. Fuqia e saj filloj te binte, e ndikuar nga shume faktor, sidomos ne shekullin e 19. Une do te vlersoja shume mendimet tuaja per raportin e kesaj perandorie me popujt e Ballkanit ne pergjithsi, dhe popullin shqiptar ne vecanti. 

Per mendimin tim keto raporte kane qene shume komplekse dhe me ulje ngritje ne shekujt tane "te perbashket". Ne kemi qene pjese e kesaj Perandorie sepse vendi yne eshte ne Ballkan; ne kushtet kur nje fuqi e tille boterore eshte kaq afer rajonit tone, eshte naivitet te mendosh se ata "na pushtuan". Sigurisht qe do na pushtonin, ashtu sic bene me te gjitha vendet e Ballkanit. 

Vetem nje pyetje:

A mendoni se do te egzistonte kombi shqiptar nese pushtuesi do te ishte sllav i jugut?

 

Une them po,duke patur parasysh qendrimin e Fuqive te Medha ndaj interesave ruse ne Ballkan e ne Adriatik npm vendeve sllave.Asnje fuqie perendimore nuk i interesonte nje perandori e fuqishme ne kufijte e tyre apo qe prekte interesat e tyre ne kete rajon.

PS: Pjer,ajo VQ-ja jote si me qene Enciklopedi.Cfare s'paska aty!!

venusi, pse tani e kuptove ti qe VQ eshte enciklopedi. 

Ed, pyetja eshte shum e veshtire, kerkon te njihesh me kombin tjeter, por megjithate une mendoj se edhe nese pushtuesi do te ishte serb, do te ndodhte njesoj si me pushtuesin turk. Shkolla shqipe nuk do te lejoheshin, shqiptaret do te ingranoheshin ne strukturat serbe (njesoj si me turkun), dhe sa per pyetjen e veshtire, se; a do te ekzistonim ne, eeee mundet po, them se po, dhe kjo fale fshatrave qe gjithmon e kane mbajtur gjuhen, per shkak te mosperzieries me pushtuesin.  

Une kam vene re se ne jemi asimiluar, vetem keto vitet pas luftes se dyte boterore apo me sakte ne shekullin e 20, per shkak te sistemit arsimor te huaj, tv, radios etj.  Shih shqiptaret e krishtere te Maqedonise, qe dalngadale e kane humbur kete identitet pas luftes se 2B, apo shqiptaret e krishtere te Greqise, Malit te Zi etj.  Apo shqiptaret myslimane te Turqise, qe tani nuk flasin me shqip por turqisht. 

Pra pushtimi nuk e asimilon nje popull. Shih skocezet, apo raca te ndryshme ne Britani e France, qe gjer ne shekullin e 18-19 flisnin gjuhen e tyre, ndersa tani flasin anglisht e frengjisht. Dhe kjo gje kryesisht nga sistemi arsimor dhe tv, media. 

Ed Martini, hapesirat shqip-folese kan qene te pushtuara nga sllavet e jugut prej vitit 893 deri ne vitin 1371. Dhe kombi shqiptare egzistoi dhe pas ketyre pushtimeve. Prandaj, shpresoj qe pyetja jote e fundit te jete pyetje retorike. 

Po, pyetje retorike ishte. Sepse as une nuk kam nje pergjigje per kete; ne te vertete historia nuk behet me sikur. Por ka nje gje; nga ajo periudhe e dyndjes sllave, me sakt periudha e Bizantit, tokat shqiptare trazhgojne emra sllav, toponime sllave. Besoj e dini qe edhe ne Vlore ka Drashovice, Shushice, Babice?  Emra te tille ka ne te gjithe Shqiperine, ne cdo qytet dhe fshat te Shqiperise. Kjo tregon poltiken asimiluese te ortodoksve sllav, qe me vone ta perdorin si "fakt" se ata jane te paret qe kane banuar ne kete dhe. Me kete retorike ata kapen edhe sot e kesaj dite per Kosoven. Besoj se ke degjuar per platformen e Pjetrit te Madh? Do te dilte ne ujrat e ngrohta te Adriatikut duke zhdukur kombin shqiptar... Ndryshimin mes ketyre mentaliteteve (Perandorise Osmane dhe Sllave te jugut) bejeni vet...  

"Kjo tregon poltiken asimiluese te ortodoksve sllav, qe me vone ta perdorin si "fakt" se ata jane te paret qe kane banuar ne kete dhe.

Pse ti mendon qe emrat Babice e Shushice jane vene me paramendim???

 

Jo, i kane vu "padashje". Meqe ishin aty, po rrinin kot duke vjelur te dhjeta (taksa), thane: "a i vujm nje emer ketij katuni? Edhe ketij lumit ketu?"

Pjer e  ke shume gabim nuk diskutohet qe ata qene shume me teper ne numer se ne por nuk mund te kene pasur kurre struktura sociale dhe organizatore me te fuqishme e me moderne  se shqiptaret ne ate kohe.

 

Gjon, une nuk fola per numrin e shumte te tyre (turqve) por per zhvillimin e madh qe kishin.  Kishin akademi ushtarake, ministri, administrate, mbanin statistika etj, etj, .  Ne, fatkeqesisht, kemi qene shum me mbrapa se Turqia, gjith kohen.  Periudha e Otomanizmit, ne te gjitha vendet, (edhe ato arabe) mbahet si periudha me e erret. Te pakten keshtu mesojne ne shkolla te tere, (i kam ketu tek puna emigrantet nga vendet arabe, kaukazi e azia) . Keshtu kam mesuar dhe une ne shkolle, mirpo kur u njoha me shume me strukturen e shtetit te athershem osmanlli, pashe se ata qenkerkish me perpara se ne dhe vendet rrotull. 

Në historinë e një kombi 500 vjet nuk janë pak, në një kohe kur edhe rajone të tjera të Europës nuk kishin të zhvilluar akoma nocionin Komb për popujt e tyre.

Popujt dhe vendet kanë pas emrat e tyre që në kohët më të lashta egsistont a po jo nocioni komb është abuzim edhe më i madh kur me komb historianët evropianë kuptojnë popullsinë e një shteti të caktuar (nënshtetas).

Sllavët e jugut dhe grekët kanë bashkëjetuar me shqiptarët në një perandori tjetër  para se të vinin Osmanllijtë ashtu si bashkëjetuan dhe nën Perandorinë osmane.shqiptarëve dhe grekëve as nuk i dihet fillimi i bashkjetesës a fqinjësisë.

Kjo mbijetesë është e lidhur ngusht me Perandorinë Osmane. Nga 600 vitet e fundit të kalendarit botëror, ne 500 vjet i kemi kaluar nën një ndër perandoritë më të forta që ka njohur njerzimi.

 Kjo mund të thuhet dhe për popujt e tjerë të Ballkanit .Ku është ndryshimi që ne duhet ta quajmë si periudhë fatlume 500 vjet në perandorinë osmane apo se kemi pasur disa vezir e guvernatorë kur serbët kanë pasur dhe sulltan (nanën e sulltanit).

Një nga faktorët pengues të shqiptarizmës ka qenë perandoria osmane që kurrë nuk i bashkoi viset shqiptare nën një vilajet, pashallëk bile as në vitet më të qarta të dashurisë shqiptare -turke të shek18-19.

Më thoni një investim  osman në trojet shqiptare përveç xhamijave e ndonjë kështjelle.Ndryshe osmanët shkatruan të gjithë trashgiminë kulturore e historike tonën dhe penguan me forcë zhvillimin e vendit dhe në kohën kur na shihnin si miq e vëllezër.

Ata që duan ta shohin kohën e perandorisë vetëm në këndvështrim fetar dhe pjesmarrjen politike të shqiptarve unë i quaj thjeshtëzues të historisë por dhe mashtrues. Perandoria osmane dëmet më të mëdha ja ka bërë shqiptarve në të gjitha fushat më shumë se kujdo populli në ballkan bile bile ne jemi të dytët pas kurdëve në të gjithë popullsitë që kanë qenë pjesë e perandorisë ; këtu hyn dhe idea për ti thjeshtur këndvështrimet historike në Perandorinë osmane ndaj shqiptarve.

Ti lidhësh mardhëniet shtetrore të sotme shqiptaro-turke me perandorinë ësht kotsi diplomatike që nuk vlen në histori.Njëlloj kemi qenë nën osmallijtë si ne si të tjerët bile dhe hungarezët kanë qëndruar nja 100vjet më duket ndryshimi ështê se ne kemi vuajtur dëme shumë më të mëdha në të gjitha fushat jetsore të një populli.

Ballkani për hirë të kësaj historie 500 vjeçare, akoma nuk i ka larguar retë e zeza të luftës, nuk i ka të qartësuar kufinjtë, popuj dhe rajone të tëra janë të ndërfutur tek njëri tjetri, ndërsa kjo gjendje ushqehet sistematikisht nga nacionalizma fondamental ortodoks, shpesh me suporte dhe aleanca te fshehta dhe te hapura ndërkombëtare.

Sepse  cdo mosmarreveshje apo pretendim territorial midis fuqive dhe vendeve ballkanike  zgjidhej me shpernguljen  ,zhvendosjen e popullsive ne territore te tjera .Prandaj eshte bere nje mish- mash ,qe edhe vete vete ballkaniket nuk arrijne dot ta ndajne imja nga juaja.

ballkani ka qene mish-mash qe perpara se turqit otomane ta pushtonin, qe nga koha e romes, dhe bizantit (romes se dyte), etj. nuk e ben keshtu pra as greket orthodokse e as turqit muslimane. (psh ne frengjisht Macedoine i thone Turlise)

perpara perandorive, ekzistonte bota e qytet-shteteve. greqia antike psh ka qene e tille, (sot shumica bile e studiusve e harrojne kete fakt dhe i konsiderojne greket si shtet unik) dhe shqiperia e kohes se Skenderbeut. bota e ardhme, pas mondializimit perseri do te jete bote e qytet-shteteve, qe do te shfaqet menjehere me harxhimin e rrezervave te naftes.

pra ato qe duken sot si nderfutje etnike, jane ato pjese qe perandorite e me pas shtetet e medhaja ballkanike qe u ngriten siper ketyre qytet-shteteve, nuk arriten te dustonin, te asimilonin, te zhduknin. 

Faleminderit Ed per shkrimin. Me duken interesante ne pergjithesi, ceshtjet qe perpiqesh te ngresh. Nuk e di nese e kuptova tamam, por ti thua qe Turqia ne fakt na ka bere me mire sec e mendojme? S'jam e sigurte nese i kap kuptuar tamam gjithe mendimet.

p.s. Ne te Suedise ,me duket se kemi probleme me gramatiken.smiley Keshtu qe do hidhja nje sy per ndonje korigjim tek e tuk.smiley

Ne fakt nuk e them ate gje, dmth qe Turqia na ka bere mire (!!). Une them se ky ishte fati yne, dmth ky fat na ra, sepse para 600 vjetesh jetonim ne kohen e shteteve perandori: dhe ajo Osmane pushoi te gjithe Ballaknin, nje pjese te Europes dhe Azine. Une them se eshte utopi te fajsojme sot historine, kjo eshte historia, ky fat na ra dhe ne nuk mund ta zhbejme. Sot duhet te shihet me teper ana praktike e gjerave; kush eshte Turqia e sotme, pasardhesja e Perandorise Osmane? Sa force politike dhe ushtarake ka ajo sot ne glob? Nese eshte fuqi boterore, dhe une nuk dyshoj per kete gje,  nese ndaj nesh ka mbajtur dhe mban nje qendrim miqsor, (megjithe ulje ngritjet e marrdhenieve gjate dy shekujve te fundit), atehere mund te themi me plot gojen se ky vend eshte aleati yne kryesor ne Ballkan, Europe, dhe ne bote se bashku me Ameriken.

 

Right. Ne fakt mund te na kishte rene, cfaredo lloj fati sepse ne ishim kufiri me i skajshem i perandorise per shume kohe. Ndaj fare mire mund te ishim dhe nen Austro-Hungarine ose Provincat Ilirike sic psh ishte Slovenia. Apo mund te kishim nje status te vecante, sic kishte Mali i Zi, i cili s'ishte tamam nen Perandorine Osmane. Te jap kete shembull per te perdorun argumentin tend mbi pandryeshmerine e eventeve si pasoje e vendodhjes gjeografike. Sidoqofte ka plot elemente per te studiuar per periudhen ne fjale. Dhe te jemi te sinqerte, te tuat jane meditime mbi perceptimet e tua personale, aspak te bazuar ne reflektime burimesh akademike. Jo per gje, por shume pak studies per te mos thene fare, jane marr me periudhen 500 vjecare.

Nga ana tjeter ajo qe thua ti rreth ripozicionimit te marredhenieve si pasoje e kushteve te sotme. Te jesh i bindur, se Shqiperia ka deri me tani, marredheniet me te mira nga vendet e Ballkanit. Kjo per disa arsye, Madje shpeshhere , jo per merita te politikaneve tane, por nje lloj ngulmimi nga ana e diplomateve/politikaneve turq, qe per shkak te elementit shqiptar ne historine e tyre, por edhe ata te lidhur me popullaten aktuale, kane nje ide romantike mbi Arnavutet, si vellezer. Pra edhe per kete mos u bej merak.smiley

Por ideja e NeoOsmanizmit, nuk ekziston si teori komplot, por po te jesh familjar me artikujt me te fundit akademik, do shohesh retorikat e Ministrit te Jashtem turk, qe e thote tulle dhe qarte kete ide.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).