"From hero, to zero"

Lance Armstrong mund të ketë gënjer në intervistën me Oprah Winfrey, gjatë së cilës deklaroi se kishte marr doping deri në vitin 2005. Sipas mediave amerikane, investigatorët e dosjeve të kampionit, kanë thënë se analizat e gjakut të Armstrong në vitin 2009 tregonin manipulime konsistente. Ish-kampioni i botës në çiklizëm mund të ketë gënjyer për të evituar problemet gjyqësore, pasi përdorimi i dopingut deri në 2005 nuk mund ta bëjë objekt të një padie penale.

“Dua të kthehem në garë. Përjashtimi për jetë është si një dënim me vdekje”, ka thënë Lance. Shtatë herë kampioni i “tour de France” ka thënë se kjo ka qenë një nga arsyet pse ka pranuar se ka marrë doping: “Është e pamundur të fitosh 7 Tour pa marrë doping”.

Armstrong ka treguar i mallëngjyer se kërkonte të mbronte të birin Luke nga akuzat e dopingut, ndërkohë është shprehur i bindur se meriton pezullimin me gjashtë muaj, të njëjtën masë që kanë marrë dhe shokët e tij që kanë pranuar përdorimin e substancave të ndaluara gjatë garave.

Veçse dallimi është se sekreti i Armstrong ka zgjatur për vite dhe do të zgjaste ende nëse nuk do të zbulohej. Armstrong ka thënë se ish-gruaja e tij, Kristin, besonte”tek ndershmëria dhe e vërteta” dhe ai i kishte premtuar në 2009 se të gjitha garat e tjera do të ishin “të pastra”.

31 Komente

ky s'ka syfet.

Pandi Raidhi

Is Oprah right? Is God a big fat woman?

Al Bundy

smiley

 

'' Eshte e pamundur te fitosh 7 Tour pa marre doping "

Ashtu thone qe eshte e pamundur te besh 7 here sex ne nje ore pa Flex.

Po tre mandate, fitohen pa hile?

Po , kater jo smiley

Me pelqejne keta rob qe i premtojne ish-gruas se gjithe garat e tjera do te jene "te pastra". 

Se nuk e kuptoj titullin, ky po thote te verteten dhe hetuesit i thone: ti po na genjen, ne e dime qe s'ke marre droge! smiley

Crendesi ka me se cfare i premton ish - gruas.

Ou, seriozisht e ke kete pyetjen ti? 

E para nuk eshte pyetje , e dyta nuk eshte pyetje smiley

Edhe ti s'e paske kuptuar qe e para dhe e dyta ishin me ironi. smiley

 

jo, hetuesit po i thone:  megjithe   ''pendesen'',  prape  nuk je  i sinqerte  e   po thua vetem nje pjese  te vertetes,  aq sa  te intereson ty....   per pjesen tjeter, vazhdon te genjesh!    sepse:

Lance Armstrong mund të ketë gënjer në intervistën me Oprah Winfrey, gjatë së cilës deklaroi se kishte marr doping deri në vitin 2005. Sipas mediave amerikane, investigatorët e dosjeve të kampionit, kanë thënë se analizat e gjakut të Armstrong në vitin 2009 tregonin manipulime konsistente. Ish-kampioni i botës në çiklizëm mund të ketë gënjyer për të evituar problemet gjyqësore, pasi përdorimi i dopingut deri në 2005 nuk mund ta bëjë objekt të një padie penale.

"Rre burri sa i derr" i thone kesaj pune, e nuk e di ca rrene ka thene per here te fundit. smiley

Pastaj, ndoshta, po u dogj ky, vjen nje staf i tere nga pas, sepse me sa di une, substanca te tilla nuk i merr me koken tende. Rezultatet e shkelqyera i duan te gjithe, po keta shtyhen ne rekorde qe sec kane dicka jo njerezore. E kam fjalen per rekordet sportive, pergjithesisht. Me kujtohet dhe rasti i Marco Pantanit, qe e ngriten ne Olimp, pastaj i nxoren problemet me dopping, dhe perfundimi dihet, tashme. 

 

Doja te merrja bicikleten dhe te dilja per nji xhiro sot,sa keq me erdhi kur pash qe me kishin mbaruar te gjitha drograt.

Drogohet tjetri si n'karadak ,fiton ne menyre te pabesueshme e askush nuk e dinte ....çudi e madhe,ka rrejt atehere asht tu ster-rrejt tash...Puna asht me kene gjithnje ne faqet e para...per kaq vjet se fitoi ,per aq vjet se dopohej....amaniiiiii,nje personazh tjeter !!

Ku jane ata memedhetare qe theshnin se akuzat ndaj Armstrongut ishin shpfje.

nuk eshte puna se beri doping, por se  e beri, genjeu dhe hodhi njerez ne gjyq qe thane se perdorimi i hormoneve ishte i vertet.

Amstrong jo vetëm ka luftuar ata që e akuzonin për doping  atë dhe njerzit që e rrethonin por as sot nuk tregon sistemin e organizuar dhe mbrojtsit apo mentorët e tij .Sigurishr fitorete tij kanë ndikuar në rritjen e çiklizmit në SHBA.Gjatë jkësaj periudhe 10 vendet e para në Tour de France  janë dënuar për doping dhe ky as nuk dyshohej megjithse kishte dhe raste që fishkëllehej nga publiku si gënjeshtar.

ku eshte ai shqiptari se ai betohej ne koken e vet qe ky nuk dopu najher kur thuajse gjithe ish-shoket e skuadres kishin deshmu te kunderten

po ai nuk hante pyka fare mor burre.. aty  doli USADA  institucion dmth, 3-4 muaj para,   me raport  te detajuar,  shakterrues   per Armstrong..  ky ,  shqipja, vazhdonte ne te tijen   me ca  justifikime qe edhe vet Lansi   do ja kishte zilismiley..   jo po le te thone cte duan, ai  vet ska pranuar..  jo po e kane zili  se vetem ai ka fituar 7 ture..  jo po  mediat franceze e kane inat se jep intervista  ne anglisht   e jo ne frengjisht...  ksi  budallalleqe dmth...

Ka qenë me bindje të forta proamerikane smiley

jo, se besoj..  se ai ishte kunder USADA,  agjensise  federale amerikane antidoping.smiley  

Ej po sa te forte keto te USADA ama! Tjetri hero kombetar. Ju vune pas shpine dhe pas kaq vitesh e demaskuan. Te forte amerikanet. Hallall. Vendit i leverdiste nje hero fitues i 7 Tour de France me shume se nje mashtrues. Jo, nuk falen. Nje me nje ju vune pas deri ne fund, megjithese kishte vite shkeputur nga ciklizmi profesionist. Hallall prz.

“Është e pamundur të fitosh 7 Tour pa marrë doping”.,

ky po jua thot cope ,ata qe ndjekin tour de france jan koqeeeeeeeee

Fakti që të paktën 10 të parët e 10 tureve të fundit janë dënuar për doping tregon që tur ësht një garë e fortë ku fiton më i forti ndër të dopuarit.

Dhe kuajt dopohen por prap gara ësht e bukur.dhe atletët dopohen.

Po futbollistët e Barsës dhe jo vetëm se njohin dopimin ? Mesi dhe Injesta nga 60kg janë më të fort e rezistentë se të gjithë.

Pa dopim s'ka "më  shpejt më lart më larg" ose "më i shpejti më i shkathti më kopili" s'do ekzistonte.

Ka dhe dopim zyrtar (që lejohet) që  ndryshon nga jo zyrtari vetëm se "lejohet" por doping është.

Medaljet e turit te frances jane bere si ato revolving funds, i merr njeri, i mban ca, del qe ka pas marr doping, ja le tjetrit qe ka qene pas ne renditje. Kur te fillojne te merren seriozisht me futbollin kam pershtypjen qe do i bi radha dhe partizanit ti dergojne me poste ndonje kupe champions league

Kur kujtoj se car i bene Piratit te shkrete, me vje me plas. E bene lecke fare se kish marre doping derisa e shtyne ne vetevrasje (dyfish gabim nga ana e tij). Kurse ky qelbesira qe duhet fut ne burg, na ze faqet e para dhe per pak do na kerkojne t'i qajme hallin. Gjithmone e kom pas alergji si sportist dhe eshte nje turp per te gjithe instancat e ciklizmit qe e lejuan kete gje. Qe vitin e pare qe fitoi perflitej se dopohej, po asnjehere nuk ju vune tamam se u interesonte historia prej Hirushje (nga nje i semure me kancer ne kampion). 

Po me te fortet jane keta ushtaret e Sales, qe habiten se si u shkaterrua nje hero kombetar per nje "cope" histori dopingu. Ky lale o ndryshimi, qe ju nuk e kuptoni, midis qyteterimit dhe xhungles.

Mqs e shpreha une admirimin per insistimin e USADA supozoj se kete fundit e ke drejtuar ndaj meje.

lol ti s'di agje per mua, ndersa "rrogetar" i Bamirit je ti. Keshilltar i paguar, pra rrogetar i Bamit kshuqe eshte je qesharak. Po na trego ti dallimin mes qyteterimit dhe xhungles smiley Po te ishe pak me i zgjuar do ti kuptoje vete qe ke plot raste kur raste doping jane mbuluar. Do ti numeroj disa? Urdhero.

Maradona tek Napoli. Perdorues kokaine. Fenomen sigurisht jo fale kokaines, por pavaresisht kokaines, sepse ajo ne te vertete te kufizon. Sdq skuadra, presidenti, gazetaret dhe  rrethi i afert e njihnin dhe e mbronin kete aspekt te jetes se tij. FIFA e njihte po ashtu. I leverdiste si figure imazhi ne boterorin e 1994, sepse emri Maradona afron tifoza. Pastaj kur pane qe Argjentina kishte shanse te fitonte boterorin, urdheruan analize antidoping te posacme. E dinin qe do te dilte pozitiv, sepse nuk mund t'ja lejonin vetes te fitonte kampionatin.

Canigia, lojtar kombetares argjentinase, po ashtu i njohur si perdorues.

Tjeter. Juventus e gjysmes pare te viteve '90. Abuzues rregullisht te ilaçeve me qellim rritjen te performances atletike (kreatina po me vjen nder mend). De facto doping. Eshte bere nje gjyq dhe eshte denuar nga gjykata mjeku i skuadres. E di ti si funksiononte kontrolli antidoping? Nuk funksiononte! Juventus nuk kontrolloj, mbrohej nga autoriteti antidoping. Ose skuadra lajmerohej perpara qe do te testoheshin. Kontrollet inekzistente, sepse ishte e paimagjinueshme te akuzohej per doping skuadra kampione e vendit dhe Europes. Nuk mund te njollosej imazhi i saj.

Kshu ti rrogetari i Bamirit smiley Keto raste me erdhen nder mend shpejt e shpejt. Doping eshte sistem, mjek, furnitore, kontrollor. Prandaj habitem dhe admiroj kembenguljen e USADA. Une ndaj Armstrong nuk ushqej ndjenja antiamerikane si francezet, te cilet nuk e pranojne, qe Tour ta fitojne nje janki amerikan. Une e perbuz, se ka mashtruar te tjeret, por edhe ketu mund te diskutohet, sepse ne nje sistem ku te gjithe dopohen edhe me i miri duhet te dopohet per te mos mbetur prapa.

Hej keto "rrogetari i Bamirit" i ke sa per folklor ti kshu qe s'po i hyj fare. Sidoqofte me qe te paskam ra m'qafe kot po te kerkoj ndjese. Une e mora sikur ti po habiteshe ne menyre negative dhe jo admiruese me punen e USADA. 

Po kjo nuk do te te thote se mund te te toleroj te hedhesh balte mbi Juven! More vesh apo jo? Mos ma luj Juven se derdhet zhaku lum or taj! (kofsha e Zidane fryhej vetem se ne Itali dihet qe hahet me mire se ne France) smiley

mund të ketë gënjer në intervistën

 

mire shqipja aty ... vazhdo tha !!!!

Pse qahesh, shko tek shkrimi i presidentit te Panorama, ku fjala kilometer shkruhet kilo meter.smiley Dmth metra me kile.smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).