Dukuria apo dukuritë për të cilat flitet se na paraqesin të tillë, nuk janë nacionalizëm, janë shfrime zemrash, shpërthime shpirtrash.

Udhëtuan me qindra kilo metra më këmbë ose mbi kuaj drejt Tiranës dhe Vlorës. U shndërruan në vatra prushi dhe zjarre shëtitëse duke u mbështjellë me flamur kuq e e zi. U mblodhën e brohoritën me gjithë shpirt me qindra mijëra nëpër sheshe. Shpalosën me mijëra e mijëra flamuj nëpër dritare e ballkone. Uruan njëri-tjetrin. Festuan e shtruan gosti. Ngritën dolli e folën pa fund për atdheun e tyre, Shqipërinë, historinë e saj, dashurinë për të, sakrificat që u është dashur të bëjnë shqiptarët për të arritur në 100-vjetorin e pavarësisë etj., etj. Nuk zbatuan asnjë urdhër apo direktivë të politikës apo administratës për t’u mbledhur e për të festuar. Nuk ndoqën as ndonjë shembull të ndonjë përvoje të shkuar. S’kishte shembull, s’kishte përvojë, ishte hera e parë në historinë e tyre që shqiptarët festuan në këto përmasa mahnitëse. Aq i bukur, aq madhështor qe ai shpërthim vullkanik, ajo ngjarje e paharruar, sa askush nuk e parashikoi dot, as më entuziastët!

Por çfarë ishte? Pse ndodhi dhe si ndodhi? Si mund të cilësohet? Si mund të klasifikohet? A ka një përcaktim, një definicion? A ka një emër? Shumë fjalë janë thënë, shumë hamendje janë shprehur, shumë zhurmë është bërë. Le të konsiderojmë, duke e marrë për lehtësi shqyrtimi, se ajo që ndodhi e ka emrin, ashtu si më së shpeshti një numër jo i papërfillshëm monitorësh, analistësh, opinionistësh, edhe shqiptarë, madje çuditërisht më të shumtët shqiptarë, zhvillimet e fundit festive të shqiptarëve i panë me drojë duke i quajtur kërcënim nacionalistik. Pra, nacionalizëm po se po, por edhe kërcënues.

Çfarë është nacionalizmi? Cili është përkufizimi i nacionalizmit? A është i vjetër apo i ri, i mirë apo i keq? Në ç’kushte lind? Kujt i duhet, kujt i shërben? Është e pafundme lista e teorive dhe autorëve të teorive, numri i volumeve, studimeve, përcaktimeve politike, sociologjike, psikologjike dhe pothuaj i të gjitha zhanreve, madje edhe e librave artistikë me përmbajtje letrare mbi nacionalizmin. Ajo që bie menjëherë në sy është se secili autor dhe secili dishepull, i secilës teori, secilit studim, secilit libër dhe secilit definicion mbi nacionalizmin, mbron teorinë e vet, dhe natyrisht hedh poshtë të gjitha teoritë e tjera. Nuk ka dy fjalorë, dy enciklopedi, dy autorë, dy libra, që të jenë të një mendjeje për nacionalizmin; çfarë është, çfarë përfaqëson, çfarë rrezikon ose përmirëson, çfarë ndreq e çfarë dëmton nacionalizmi. Një numër autorësh e shohin nacionalizmin, rrënjët e tij, thellë në mjegullat e kohës, në primordialitet, në zanafillën e jetës së planetit, duke e interpretuar në lidhje të ngushtë me teoritë e evolucionit, si shkak apo shtysë zhvillimi brenda teorisë darviniane të selektimit natyral, pra pjesë të luftës për mbijetesë si domosdoshmëri zhvillimi determinist. Të tjerëve autorë, nacionalizmin nuk e shohin aspak si dukuri të vjetër, por thjesht dhe vetëm produkt të drejtpërdrejtë të pragmatizmit politik modern. Sipas disave, nacionalizmi është fenomen progresist që është shfaqur në shoqëritë moderne në shekujt e 18-të dhe 19-të nga shtysa që lidhen ngushtësisht me progresin teknik, teknologjik. Të tjerë hulumtues, nacionalizmin e përcaktojnë si fenomen të së njëjtës periudhë, pra të erës moderne, por me efekt të kundërt, thellësisht frenues, regresiv. Dikush e definon nacionalizëm të majtë. Dikush tjetër apo disa të tjerë, vetëm të djathtë. Për disa, nacionalizmi është fenomen idealistik. Për disa të tjerë është fenomen i pastër pragmatik, materialistik. Ka po aq raste, autorë, teori, lidhur me nacionalizmin si shfrim të impulseve pozitive të komuniteteve njerëzore, ca edhe si shpërthim të impulseve negative. Disa, nacionalizmin e quajnë sëmundje, të tjerë e përcaktojnë si shërim. Disa si pasuri, të tjerë si varfëri. Disa si fat, disa si fatkeqësi. Duke pasur parasysh nacionalizmin dhe duke e refuzuar atë, një dijetar i shquar thotë se: “Më duket e padenjë që shpirti im të kondicionohet nga gjeografia”. Një tjetër shkon edhe më larg, duke përcaktuar jo vetëm lindjen e nacionalizmit, por edhe krijimin e kombit, si reagim spontan instinktiv të një bashkësie të frikësuarish prej fqinjëve. Por, ka edhe që nacionalizmin e shohin thjesht si shprehje të vullnetit të individëve të një kombi për të jetuar së bashku ose se nacionalizmi zhvillohet apo praktikohet kryesisht si mbrojtje e interesave kulturore të një kombi. Në morinë e teorive të pafundme për nacionalizmin ka madje edhe një të tillë me karakter relativizues, që thotë se nacionalizmi është teoria dhe praktika, zbatimi i të cilave sjellin progres më të madh dhe më të shpejtë nga veprimi kombëtar, sesa nga veprimi ndërkombëtar.

Pra, ka një pafundësi idesh dhe definicionesh për nacionalizmin, që ndryshojnë skajshmërisht nga njëra-tjetra. Veç në një gjë bashkohen të gjitha; që për t’i zbatuar llojet dhe nënllojet e pafundme të nacionalizmit, si atë të vjetrin, të riun, të mirin, të keqin, ndërtuesin, shkatërruesin etj., etj., duhet të jenë përgatitur paraprakisht studime frymëzuese të hollësishme, hulumtime të thella akademike, duhet të jenë bërë plane dhe të jenë ndërtuar strategji të vënies në zbatim të secilit nacionalizëm nga studiues, akademikë, politikanë, përfaqësues të lartë të religjionit, filozofë, dijetarë nga të gjitha fushat e dijes. Fakti i pamohueshëm se ne nuk kemi në historinë tonë të tillë njerëz dhe të tilla teori dhe praktika, është argumenti që kundërshton dhe hedh poshtë përfundimisht ekzistencën e çdo lloj nacionalizmi shqiptar.

Ky “boshllëk” apo kjo “mungesë” është prova definitive përballë atyre që gjoja po merakosen dhe po na paralajmërojnë për rrezikun nga demek nacionalizmi ynë me frikë të madhe për ne dhe veten e tyre. Kudo ka nga pak nacionalizëm, dhe të gjithë janë nga pak nacionalistë. Po ne shqiptarët? Duke marrë parasysh edhe sa ndodhi në fund të nëntorit, kur festuam 100- vjetorin, a jemi ne ndopak nacionalistë? Po. Jemi. Por aspak më tepër se të tjerët. Për një arsye të thjeshtë, të qartë, lehtësisht të konstatueshme. Përveç shfrimeve individuale dhe spontane kolektive, asnjëherë të zararshme si ky i fundit, si e cekëm më lart, ne nuk kemi në historinë tonë, as të vjetër as të re, dijetarë që ambiciet tona nacionalistike t’i kenë parashtruar në mënyrë sistematike, shkencore. Dijetarët tanë kanë shkruar për historinë tonë, gjuhën tonë, çlirimin nga pushtuesit, kanë shkruar për dashurinë dhe natyrën, por kurrën e kurrës për aspirata nacionalistike të llojit të përcaktimeve të nacionalizmit. Do të duhej së paku që shqiptarët të kishin diku në ndonjë cep të historisë së tyre ndonjë elaborim akademik, makar edhe vetëm teorik, të synimeve apo sjelljeve nacionalistike, por nuk e kanë asnjë. Të tjerët kanë akademizma nacionalistike, disa edhe të përpunuara hollë dhe thellë. Ne nuk kemi. Meqenëse për nacionalizmin flitet, nacionalizmi duhet të ekzistojë. Por jo në Shqipëri.

I ashtuquajturi “nacionalizëm shqiptar” është një keqkuptim, një moskuptim, një moskonsiderim i fateve historike të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Dukuria apo dukuritë për të cilat flitet se na paraqesin të tillë, nuk janë nacionalizëm, janë shfrime zemrash, shpërthime shpirtrash. Për faktin se shqiptarët janë të rrethuar me shqiptarë. Kjo hallakamë vajtimtare njerëzore ishte shkaku i shpërthimit të atyre që provuan se dinë të mblidhen dhe dinë të jenë në një mendje kur fjala është për probleme serioze, siç janë gjysmat e trojeve që u janë dhuruar fqinjëve dhe shqiptarët në Ballkan të shpërndarë në pesë shtete. Pra, nuk ishte nacionalizëm. Ishte atdhedashuri, asgjë tjetër.

34 Komente

ME LIKE THIS ONE!

  Ne te vertete, ne se qendron i patundur perpara paqendrushmerise, si mundet te te trondisin rastesite e ndryshmushme dhe  shprehjet  e verdallosura ?

Mundohu  ore njeri te jetoshe, duke e konceptuar seicilen dite qe mbyll, ....si nje jete te teren!

Mr. President mos fol kot per gjera qe nuk i di dhe nuk i kupton.

Se cfare eshte nacionalizmi per atdheun e dine vetem gjermon e austriak smiley

 

Para Presidentit, është Kadareja që ka dhënë (edhe ai) një "përkufizim" të patriotizmit:

« .. Shqiptarët janë të detyruar, midis të tjerash, të bëjnë një zgjedhje e sqarim themelor në ndërgjegjen e tyre lidhur me patriotizmin. Mendimit të mbrapshtë që e ngatërron patriotizmin me nacionalizmin, që e paraqet antipatriotizmin si balsam kundër nacionalizmit, ata duhet t'i përgjigjen me nje "jo" të prerë. Patriotizmi nuk është nacionalizëm dhe antipatriotizmi është po aq i rrezikshëm sa shovinizmi. Ata që i japin shpesh këshillat kundër patriotizmit, e kanë siguruar ndërkaq patriotizmin në vendet e tyre, dhe si të gjithë të velurit i lejojnë vetes luksin të nazetohen me të. Ndërkaq vetënderimin për vendet e tyre e kanë siguruar gjatë shekujve, pa kursyer asgjë, madje as forcën e armëve ».

Sidoqoftë, na mbetet ne të tjerëve ta bëjmë atë diferencë mes patriotizmës dhe nacionalizmës.

I nderuar, them qe nuk ka arsye qe tekstin e sjelle ta merrni seriozisht. smiley

Pershendetje.

u ka dhene sala porosi te gjithe ketyre pashtyllekurrizoreve te kthejne pllaken??

po integrimin qe na cate bythen 20 vjet ce bete!    apo e pate qe shqiptaret po zgjohen e po zbardhensmileye ju keshilluan te ktheni pllaken!!

eshte shume per ju kjo kthese 180 gradeshe. ju jeni damkosur si antishqiptare e karagjoze.

legenaaaaaaa

Zoti President, leri keto budallalleqe. Askush nuk e akuzoi popullin shqiptar per nacionalizem ne Pervjetor. Populli shqiptar ne rastin me te keq hante torte me legen ne shesh dhe bertiste per Saliun, ne rastin me te mire festonte ne shtepi te vet me nje grup miqsh me goten e veres ne dore dhe gezim ne shpirt. Kaqe.

Ai qe e dhjeu festen ishte cjapi juaj i Vucitolit, qe iu duk sikur fliste nga maja e perkrenares se Skenderbeut. Ishte fjala e tij qe i ktheu miqte e ftuar nga rruga dhe qe i beri burrat e tjere te Europes te flasin me shqeteim e te shohin shtrember. Ndaj mos u merr kot me varavingo 100 intelektualshe se gjoja na paskan ngaterruar me percaktimet e patriotizmit apo nacionalizmit. Ato gjera edhe ne mos i pac kuptuar nga librat, i meson kollaj po t'i hedhesh nje sy te shpejte historise 2000 vjecare europiane. Ndaj ne ke ndonje gje per te sqaruar, sqaroje; por mos na i ngaterro gjerat me shume sec jane te ngaterruara. He xhan!

Ky i shkreti mezi paska pritur rastin te behet President qe te shpalose talentin e tij hartim-beres.

Aq i bukur, aq madhështor qe ai shpërthim vullkanik, ajo ngjarje e paharruar, sa askush nuk e parashikoi dot, as më entuziastët...

Duhet pranuar se ke konstatuar nje gje te arsyeshme . Po ke harruar te thuash se ....jo vtem qe nuk  e desheronit , por bete gjithshka ta Pengonit e Degjeneronit kete gezim . Si Parti me luge ne brez me trashegimine " c'na ngordhi kali...... '' patjeter nuk do lini tu shpetoje dhe ky Rast . Per JU , shperthimi vullkanik eshte mbushja e xhepave dhe shperthimet e Gerdecit .

Priten firmat e IntelektuHaleve  tuaja per 21 Janarin dhe me kete rast futi dhe ndonje Gote me LLalle me Sali Sqapin te uroni Jozefpercken per Komisionet me motivin :

Kush Guxon me prek kullat tona / ne tane Shkypnin ka me u ndi Jehona ....

Pes-yje! Vetem per inat te figures groteske te kapterrit.

ju boni me fol me vete te gjithve. as zgjimi i fineganit nuk ju ka hutu kaq keq. smiley

lool smiley

 

Bujar Nishani i ben mire vetem nje njeriu, Bamir Topit.  Sa here qe flet a merr penen ky, permallohemi per heshtjen e Topit. 

Ne menyre anekdotale (Lizander m'lej) ketij i duhet cuar nje thes farash tek Presidenca me nje shenim: Bluaj e mshele sa te jesh aty.

Si ka thene mr. Lincoln:

Better to remain silent and be thought a fool than to speak out and remove all doubt!

 

ose sic keshillon populli shqiptar tipat qe jo per faj te tyre kane qelluar cik te leshte: Kur nuk fola, nuk gabova. smiley

hallallsmiley

Meqe jesha ketu, protestoj kunder perzgjedhjeve te qerasjeve te tua!  Cfare ishte ai kontrast trondites California vs Sy-per-sheshi?

S'duhet pare dhe shume "kontra " e me protestue . Kohe e "prapme " dhe babasqpait i pelqejne or tie "mustaket " E pse duhet me i pelqye Marylyn ? A nuk kena fole per orientim seksual te diferencum ...... si LIRIA e  nierit ? Mustakut PO , mundet ti kete mbete ORA tek ...tik - tak , tik - tak ....

smiley A u bindet tani djema se kam te drejte kur them, se Presidenti yne nuk ka nevoje per eskorte e bodiguarder. Atij i mjafton te heci vetem neper rruge, nga shpia ne Presidence dhe anasjelltas, e s'ka per ta ngacmu njeri smiley 

smiley fantastike. rrofsh.

Kane fillu me na shkerdhy me dhune virtualisht adminat. Mire qe durojme ca loqe qe sillen verdalle, po duhet te na prishin humorin dhe deficentet qe sjellin adminet smiley

Kot thone qe Amerika eshte vendi i mundesive. Shqiperia eshte! Cdokush mund te behet President...!

Na jemi  vend me i vogel por mundsit i kemi me te medhaja

Nuk e kuptoj perse e tallni te gjith kete shkrim, cfar ka qe nuk shkon? Mua me pelqen fakti qe here pas here presidenti ti drejtohet popullit ne te tille menyre. Pavaresisht kritikave me ose pa vend qe mund te kete per stilin ose cilesine, shkrimi eshte me vend, ngre nje ceshtje te drejte dhe e sqaron mire per shumicen e publikut shqiptar.

Sa shume atdheshurri qe ka sot ne Shqiperi, ka rrezik te derdhet edhe pertej kufijve.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).