Opozita maqedonase ka protestuar në Shkup kundër atyre që ajo i quan mashtrime të pushtetit që serviren përmes mediave proqeveritare.

Marshi protestues i opozitës ka filluar para zyrave të televizionit privat proqeveritar ‘Sitel’ dhe ka përfunduar para Televizionit Publik të Maqedonisë. 

Drejtuesit e opozitës kanë zgjedhur të shprehin revoltën në këtë formë për shkak të, sic thonë ata, gënjeshtrave dhe urrejtjes që përhapin këto dy media të cilat keqpërdoren nga qendra për komunikim e partisë maqedonase në pushtet VMRO-DPMNE.

“Marshin tonë protestues që sot e filluam para TV Sitelit po e përfundojmë para Televizioni publik. Këto janë mediat që po shpëlajnë trurin e qytetarëve, janë fabrika të mëdha të gënjeshtrave dhe manipulimeve. Në këto media nuk ka profesionalizëm, as moral dhe për fat të keq financohen nga paratë tona. Qytetarët paguajnë, dhe mbeten të painformuar. Ky është krim dhe për këtë dikush do të përgjigjet”, tha Branko Cërvenkovski, kryetar i LSDM-së. 

Drejtuesit e opozitës thanë se nuk kanë për qëllim që përmes protestave të ushtrojnë presion ndaj këtyre televizioneve, por që të tregojnë se mediat që kontrollohen nga pushteti nuk e kryejnë punën e tyre në mënyrë profesionale. 

“Hapësira mediatike për politikanët opozitarë si asnjëherë më parë është ngushtuar dhe nuk mund themi të vërtetën. Me ardhjen e Gruevskit në pushtet, në Maqedoni nuk ekzistojnë më duele televizive. Edhe debatet nuk ekzistojnë, pra në televizionet tona nuk kemi debate serioze për problemet e qytetarëve tanë”, deklaroi Lubço Georgievski, ish-kryeministër i Maqedonisë. 

Gjata fjalës së tij para turmës së protestuesve, Cërvenkovski edhe një herë përsëriti kërkesën e opozitës që të shpallë zgjedhje të parakohshme parlamentare pasi qeveria aktuale, sipas tij, ka humbur legjitimitetin. 

 

2 Komente

goxha mirë

Edhe une keshtu mendova.Mesa duket te tjeret nuk e gjykojne qe nje gje e tille duhet te behet dhe  ne Shqiperi.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).