Tre shqiptarë janë arrestuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës teksa po vidhnin një qendër tregtare në Paolo Alto të Kalifornisë. Policia amerikane bën të ditur edhe emrat e shqiptarëve, Kosta dhe Fatbardha Barjaba, 52 vjeç dhe Joniada Barjaba 23 vjeç, të cilët janë dërguar në institucionin e paraburgimit në San Mateo County's Maguire Correctional Facility.

Kosta Bajraba në Shqipëri mban titullin Doktor i Shkencave në Sociologji. Ai madje është i angazhuar edhe për hartimin e programit elektoral të Partisë Socialiste dhe mban detyrën e kryetarit të Grupit të Punës për Çështjet Sociale. Mediet amerikane raportojnë se Barjaba është qytetarë dhe rezident në Shqipëri, dhe pas arrestimit, bashkë me dy të afërmit e tij, do të përballet me akuzën e vjedhjes së kryer në bashkëpunim.  

Kush është?

Prof. Dr. Kosta Barjaba lindi në vitin 1960, në rrethin e Sarandës.Ka ndjekur studimet e larta për Shkencat Politike, në Universitetin e Tiranës. Në moshën 29 vjeçare, ai mori titullin Doktor i Shkencave në Sociologji. Pas viteve ’90, Kosta Barjaba i thelloi njohuritë e tij, duke kryer specializime të ndryshme në Greqi, Itali dhe SHBA. Në vitin 1999, ai fitoi titullin Profesor. Në vitin 2005, kryen specializimin Master në Universitetin e Harvardit. Pas gjashtë vitesh, në vitin 2011 ai zgjidhet anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Kosta Barjaba është një pjesëmarrës aktiv në jetën akademike, shkencore dhe publike të vendit. Veprimtaria e tij shkencore përqendrohet ndër të tjera, në çështjet e emigracionit, të varfërisë dhe problematikat e zhvillimit. Rezultat e kërkimeve të tij shkencore referohen si brenda vendit, ashtu edhe në rrethe akademike ndërkombëtare. Aktualisht është dekan i Fakultetit të Shkencave Politike dhe Administratës Publike në një prej universiteteve private në vend. Kosta Barjaba, është i martuar dhe ka dy fëmijë.

600 Komente

Burime nga Partia Socialiste i thanë gazetës Tema se “ndaj Fatbardha Barjabës, e cila është anëtare e Asamblesë së Partisë Socialiste, ka nisur një procedurë sqaruese që do të kryhet nga Komisioni i Garancive Statutore, ndërkohë i shoqi i saj Kosta Barjaba nuk ka asnjë detyrë përfaqësuese në Partinë Socialiste. Ai thjesht ka kontribuar vullnetarisht në një grup pune për çështjet sociale si akademik me përvojë në këtë fushë”. “Sidoqoftë, pas kësaj ngjarje, asnjëri prej të dyve nuk mund të ofrojë më tutje kontributin e vet në Partinë Socialiste deri në zbardhjen e plot të çështjes në të cilën janë përfshirë”, saktëson burimi brenda Partisë Socialiste

 

Me rrenje do ta shkulim te keqen ne shqiperi...me rrenje!!!

Ashtu!

Je pak me vonese. Per mendimin tone rreth kesaj ceshtje kam shkruar qe dje, menjehere pasi u publikua si lajm dhe e morem si informacion.

Per mendimin tone rreth kesaj ceshtje kam shkruar qe dje

Kush jeni ju? Pluralis maestatis apo si ajo (ndihme nga Beluli, Kaviri, emigranti, etj.): "-Shendet xha Sulo. - Kush jeni ju more? - Jemi ne, te rinjte e fshatit"

po ju kush jeni? gzohem qe ju njoha paraprakisht

 

Mos u gezo para kohe. Nuk isha une qe erdha duke folur ne nr. shumes. Nqs jeni zedhenes/e e ndonje grupi te caktuar, eshte etikete qe te prezantohet grupi.

Po etikete eshte. Apo etike?

Me fal po nuk kam kohe te te shpjegoj ndryshimin ndermjet etiketes (sjelljes - jo asaj qe ngjitet ne shishe) dhe etikes.

Jeni e falur, verdalle jemi kur te keni kohe.

Gjemb, po mundohet me te marre numrin e telefonit. Mos ju pergjigj! smiley

entno - arrixhinjte - alabaki - ps me leket qe i kane vjedhur atij populli cojne arrixhinjte e vegjel qe nuk lene zezak ne kembe, se helbete geni tek gnei shkon, ne stendford e universitetet me te mira te botes nderkohe qe priderit e mi nuk kane leke te blejne ilace e jane te detyruar te paguajn fatura qe nuk kane piken e llogjikes ne ambjentin ekonomik albanezi. 

HARRAM edepzezit ps-ist antaro akademiko profesorit greqist.

ps. te pakten kur zezaki 2.5 m i gjate e 180 kg ne Palo Alto ti bejne kontrollin intim trupor me doreze doktorash ti thote qe eshte greki dhe jo shqiptar. 

Po per çfare i kane  bo femijet prinderit tane, sa per te shtu popullaten e? Lol

Tamom pse i kane bere femijet pyetje apo pohim shume i drejte !!!

Qe tju sjellin leket per faturat e gerdec_nudo_pich politikaqis

Kjo eshte fatkeqesia e atyre fakirve qe i hiku jeta pleniumeve dhe tani skane as leke per tu ngrohur e thare ...fatkeqesi e gjalle dullo_jugo_komunizmi i mori jete e fuqi dhe kjo lesh demokraci i morri dhe fytren fare rrine e presin se csjellin femijet nga perendimi...harram politikaqis alabanezi !

PS: Kosta Barjaba jo anëtar i partisë, kontributi i tij vullnetar 
Partia Socialiste ka reaguar ndaj lajmit të një dite më parë, ku Kosta Barjaba që njihet për kontributin e tij në grupin e punës pranë PS-së për çështjet sociale, është arrestuar në SHBA për vjedhje dhe tentative vjedhje në një qendër tregtare. 

Burime nga PS i thanë News24 se Partia Socialiste nuk pret më kontributin e çiftit Barjaba në parti, qoftë të bashkëshortes së tij Fatbardha Bajraba e cila është anëtare e Asamblesë së PS-së, qoftë dhe të Kosta Barjaba. Kreu i PS së Tiranës, Sajmir Tahiri konfirmoi nisjen e një procedure të plotë sqaruese nga ana e Komisionit të Garancive Statutore të Partisë Socialiste për pozitën e anëtares së organizatës nr.1896 në Tiranë, Fatbardha Barjaba, në raport me ngjarjen e bërë publike. 

“Kjo është një procedure e kërkuar nga unë si kryetar i PS-së së Tiranës, duke vlerësuar qoftë pamundësinë që Fatbardha Barjaba të kontribuojë në çfarëdo roli për PS, në kushtet kur mbi të rëndon një pozitë e papajtueshme me vlerat e familjes sonë politike, por qoftë duke njohur edhe të drejtën e saj për të dhënë në një instancë statutore të partisë, sqarimet e veta. Sigurisht ajo mund ta bëjë këtë nëse e dëshiron një gjë të tillë dhe nëse ka prova që e lehtësojnë pozitën e vet, e cila e përsëris se në këto kushte është e papajtueshme me vlerat e familjes sonë politike.”- u shpreh Tahiri. 

Ndërkohë sipas tij, Kosta Barjaba nuk ka patur asnjë detyrë përfaqësuese në PS, kontributi i tij në grupin e punës për çështjet sociale ka qenë thjesht vullnetar. 

“Sa për Kosta Barjabën, ai nuk është anëtar i Partisë Socialiste dhe besoj se normalisht nuk ka çfarë kontribuon më tutje, as në aspektin akademik lidhur me programin tonë, nëse pozita e tij publike mbetet kjo që është dhe nuk dalin prova të besueshme që ta ndryshojnë versionin zyrtar të kësaj ngjarjeje thellësisht të papëlqyeshme.”- deklaroi Tahiri.

 

Aman po mos ishim ne te PPU, ky Bajraba do ja kishte hedhur bythes... 

“Sa për Kosta Barjabën, ai nuk është anëtar i Partisë Socialiste dhe besoj se normalisht nuk ka çfarë kontribuon më tutje, as në aspektin akademik lidhur me programin tonë, nëse pozita e tij publike mbetet kjo që është dhe nuk dalin prova të besueshme që ta ndryshojnë versionin zyrtar të kësaj ngjarjeje thellësisht të papëlqyeshme.”- deklaroi Tahiri.    HAHAHAHAHAA

KOSTA ne 2009 ka qene kandidat per deputet ne vlore me PS, i 7 ne liste.. Skandali i rradhes se PS.. ky po mos ishim ne do e kishim 100% deputet, se ne 2009 per pak nuk u zgjodh..

Ne Vlore u ndane 7 me 5 mandatet censo, me kete prurjen tende i bie te ishte bere deputet. Ka dicka te pasakte ketu.

e vertete, ate linkun po lexoja dhe une, po e paske nxjerre me shpejt ti.

E vertete kjo qe thua qe paska qene kandidat per deputet?

PO

Ej po ne Albananistan thone qe keta te PS-se jane pak me te rafinuar per ti mbuluar pislleqet e tyre se ata te PD-se, apo jo?

po mbulohet m... me sh....

smiley

Dy gjëra kisha:

1. Gjynah që ka vdekur Xhej Edgar Huveri, që t'ua tregonte vendin këtyre komunistave.

2. Unë dhe Edi nuk dimë gjë. E ka bërë Kosta me kokë të tij, por do mbajë përgjegjësi Partie.

Mund të duket sikur PS po e konkuron denjësisht PD në fushën e lavdishme të idiotizmit, por këtu ka të drejtë. Po ç'socialist leshi je mor të hëngërt tënja, që të kapin me presh brënda?  Duket që nuk ka mbaruar për Ekonomi Politike ky Kosta.

Nuk ma merr mendja qe ky ka vjedhur vete. Mund te jete ngaterrur gruaja dhe ky a ka ngrene si pjesetar i grupit. Ehh cfare nuk te ben gruaja sot! smiley

Mua ende s'me besohet te kete robi aq leke sa per te cuar gocen me shkolle ne amerike e te vjedhe nje dava cante ne nje vend ku ata kane aq shkolle sa ta dine shume mire qe ka kamera e sisteme sigurie. Ky tipi fytyren e ka si hajdut, por prape s'me besohet qe mund ta beje njeriu nje gje te tille. Edhe hajdutet, kur bien ne leke, krenohen me faktin qe e blene dicka e s'e vrane mendjen. Ose eshte semundje, ose ka ndonje shpjegim tjeter.

Pra dhe njehere shifni si funksionojne partite politike ne Shqiperi. 

1) Nga njera ane ky tipi paska qene kandidat per deputet pa qene as anetar partie. Po si dreqin? Si u zgjodh, nga u zgjodh? Kur nuk e njifka as baza si futesh ne lista?

2) Ndaj gruas se tij, anetare e "votuar" e Asamblese, parlamenti i PS, fillon nje procedure shkarkimi nga nje anetar tjeter i tjeshte i Asamblese!! Po si valle? Per ate nuk ka asnje vendim perfundimtar gjykate te huaj, po edhe po te kishte ne kemi deputet qe jane persona non-grata ne shtete fqinje dhe prap ishin ne lista. Si mundet nje anetar i thjeshte te filloj procedura shkarkimi si ta kishte tjetren nenpunese. 

Absurditete pa fund. Nejse, rrofsh o Kosta se na shtyve keto ditet e para te 2013. Tani, forca se kemi #rilindje perpara. 

#rilindje FTW!

trending all over the world

+100

faleminderit per kerkimin 

Tahiri eshte antar i kryesise plus dhe kryetar per Tiranen.

Kjo qe the ti ama me kujtoi se si Veliaj ju bashkua PS-se ne 2010 e hop direkt e ben "kordinator", e fap pastaj mbas nje viti si pjese e PS, u be antar asambleje por dhe pjese e sekretariatit.

Bobo ca virusi i rende! Qindra "intelektuale" shqipfoles te preokupuar per ca placka te marra ( kurre nuk e besoj edhe pse ma ka konfirmuar kopetenti hoppa, qe ka llafosur plot 20 minuta sira me te marrosurin), ne Amerike dhe vecanerisht per moralin e nje qytetari ne nivel Akademiku dhe hic nuk i ka shqetesuar kaqe fakti qe nje Doktorr Profesor u ka vjedhur e shperdoruar tere pasurite kombetare...
Mjafton te dale me paderman Kosta nje vjedhes i mapa ne te semes paduria qe ka qene edhe e tyrja

Kush tha qe nuk jane te shqetesuar per vjedhjet e tjera? Nga ana tjeter, banaliteti i kesaj ceshtje nuk kishte si te mos mblidhte njerez, shif edhe te TemA eshte bere nga me te komentuarat. 

Ore, po qe per te pyetur kjo qeveri pati nje te punesuar te aferm me pasaporte diplomatike te akuzuar per vrasje e shperndarje droge dhe disa diplomate te tjere na kane felliqur neper bote duke u kapur me droge ne makinat CD. Por krimi eshte krim, ngado qe vjen. Ama ke te drejte kur thua qe 500 komente s'i kane bere tek keta hajdutet e PDs. Sepse tek ata s'eshte lajm. smiley

Nga ana tjeter ne ato tema Lefti me shoke ne pergjithesi zhduken. Ndersa ketu njerez si spiritus vinin dhe ngulmonin se ne USA mund te te arrestojne per mospatje autorizimi megjithese te tjere qe jetojne atje i thonin qe kjo nuk eshte e vertete....

Te pakten vijne e thone ate qe mendojne, jo si ju maloket qe fshiheni smiley

Une malok? Fshihem? boh.....

E mo se te kam lexuar. Lepires i zellshem i koqeve te Sales je dhe ti. smiley

Ke standarte shume te vecanta. Une jam socialist i oreve te para, kam henger dhe shkopa ne 96. Nuk jam edramist dhe kjo ne kete blog ka ndryshim te madh. Nejse... keni qef te madh te merreni me sulme personale dhe ne nje blog si ky ku anonimiteti duhet te sherbeje per te diskutuar idete. 

Degjo grava, ketu une nuk u futa se jam nje sadist qe dua te shkaterroj kosten apo PS. Por kur shikoj qe tere mediat mbrojne ( deri dje)  nje njeri qe ka ato prova kundra tij, vaj hallit cmund te bejne te tjeret akoma me te fuqishem, te cilet kane ne dore armen me te fuqishme qe zoterohet sot, dmth informacioni i kontrolluar.. dhe ne kemi detyren qe nepermjet rjetit te lire te themi tonen duke bere demokracine e vertete dhe shkateruar pushtetin qe kane mare sot partite te majta dhe te djathta... Imagjino se cfare mund te beje nje multikombetare me milarda psh duke bere nje pseudoinvestim dhe te shkateroje nje pjese te nje territori etj.. Nqs ne do kishim ne dispozicion ne vitet 90 rrjtin e lire, firmat piramidale nuk do kishin ndodhur dhe per rrjedhoje 97.. informacioni eshte nj gje shume e rendesishme...

Mediat mbrojten te drejten e tij per t'u degjuar, e me te dale prova kunder, mediat duhet te tregojne provat. Ndryshe nga qeveria Berisha qe me kater te vrare ne shesh thote "stilolapsa pistoleta", etj, etj. Kshu qe thuaj qe te pelqen te llapesh si gjtihe forumistet e tjere, por mos na trego mbrojtjen e demokracise me peshkun, se na dhjet se qeshuri pastaj.

Principi eshte i njenjte.....................

Te vjen pak keq me nje situate te tille kaq groteske. Te radhe te pare personazhi ne fjale do kishte bere mire te dilte me nje variant me te besueshem, ne respekt dhe te dinjitetit qe buron nga pozicioni prej akademiku qe mban. Edhe ne rastin me te keq, te nje te vertete qe perkon me ate te policise amerikane, kushdo mund te deduktoje qe canten e femrave e kane dashur gruaja apo vajza e personi ne fjale ka mbuluar familjen, gje qe eshte e kuptueshme per shume shqiptare. Po me variantin e ngritjes se supeve tregoi fare pak nivel, ne gjykimin tim, vec ne paste realisht te drejte.

PS, nga ana tjeter, beri dy gabime:e para, Barjaba, nuk eshte zgjedhur si figure imazhi, po ne baze CV-je e vlerash akademike(po abstragojme nga dyshimi se sa te merituara i ka si vlera), episode te tilla nuk konvergojne me aftesite profesionale te personit, keshtu nuk ka perse te kompleksohen ne ekstrem nga kjo ngjarje. E dyta, lane duart ne menyre te shemtuar nga personazhi, duke fshehur te verteten ne lidhje me qasjen e tij prane kesaj partie. Mund te kishin pritur sqarimin ne vijim te ngjarjes, duke theksuar kontributin e tij si akademik dhe absurdin e ngjarjes ne vetvete. Keshtu edhe Top-in, tv-ne e tyre, e nxorren pak si jashte loje.

Dukeni pak i nxituar ne kontekstin e parashtruar. Te mbeteni te qete se asgje e pamenduar nuk eshte thene, cdo gje eshte ne sinkron te plote me parimet dhe vizionin e rilindjes, cdo gje brenda kornizave idealiste socialiste.

Nuk kam asnje dyshim. Une kam besim, madje me tepri, per PS-ne dhe rilindjen qe do te sjelle ajo.

dukeni pak kontradiktor/e me sa keni shprehur me lart

Mes besimit tek Partia dhe dyshimeve ne mendjen time, zgjedh gjithnje te paren, ndersa ketu ne forum shkruaj per te dytat.

Nuk ka nevoje per ironi, nuk ka dhe pse te ziheni ngushte. Gjithsesi nje pergjigje ashtu si deshironi ju a ka dhene Spiritus me poshte.

sa karagjoze qe jeni! dje shkruanit se PS duhet te distancohet.sot qe pati nje deklarate te tille, krimbat e tubacioneve te agjitropit pedheist e quajne gabim qendrimin e PS. Cfare qasje sekrete ka personi ndaj partise? Ka kontribuar pa qene i anetaresuar dhe pa qene pjese e forumeve.Por edhe per te  shoqen, qe eshte anetare e forumeve, deklarata eshte e qarte:

 ka nisur një procedurë sqaruese që do të kryhet nga Komisioni i Garancive Statutore, ndërkohë i shoqi i saj Kosta Barjaba nuk ka asnjë detyrë përfaqësuese në Partinë Socialiste. Ai thjesht ka kontribuar vullnetarisht në një grup pune për çështjet sociale si akademik me përvojë në këtë fushë”. “Sidoqoftë, pas kësaj ngjarje, asnjëri prej të dyve nuk mund të ofrojë më tutje kontributin e vet në Partinë Socialiste deri në zbardhjen e plot të çështjes në të cilën janë përfshirë..

Personalisht, pa asnje perkatesi politike qe jam, distancimi dhe gjuha e perdorur me pelqeu. Vertet profesionale ne aspektin e gjuhes politike.

konform procedurave artikulohet distancimi dhe lihe te nenkuptohet se nqs akuzat jane te verteta, te puthen me milon. Por ka ca karrabushe qe thone me c'te drejte dhe me c'kompetence e perjashtojne nga forumet kur deklarata eshte shume e qarte.

1) Kosta eshte a nuk eshte anetar i partise? Si qenka ne liste?

2) Cdo Partia te merret me verifikime, pret vendimin e gjykates dhe kaq. 

3) U binde per autorizimin?

per autorizimin percolla nje koment te dikujt tjeter qe pohonte se policia te ndalon edhe ne keto raste.nisur edhe nga deklarata e te zotit te punes.kaq ishte, nuk dhashe ndonje verdikt.

Per te tjerat , nuk te pergjigjem dot.nuk jam ne sektorin e tjerrjes se leshit smiley 

 

Pse mo, ti tregove aftesi shume te mira tjerrjeje vetem 5 minuta me perpara. 

Nuk te ndalon, e kane thene edhe me perpara ketu. Ne po t'a themi shkoqur e me detaje ketu, jemi dhe me flamur te vendit, e ti vazhdon mos te na besosh. Une personalisht s'kam asnje interes te te genjej. Nuk ekziston nje gje e tille si "autorizim" nqs e keni fjalen si leter. Nqs dikush nget makinen e te themi te birit, nuk te arreston njeri - vec nqs i zoti i makines deklaron qe makina eshte vjedhur apo eshte marre pa leje.

Persa i perket akuzave, e kam thene qysh ne fillim, qysh dje, qe eshte shpejt te flitet - kjo ishte perpara se Monda te sillte detajet e dyqanit, hedhjes se cantes, etj. etj. Zakonisht policet ne fillim te vene akuzen, por s'do te thote qe eshte e verteta 100%. Ata mund te vene nje akuze kur te arrestojne por gjykatesi t'a nderroje kur del ne gjyq.

Si arriti te behej kandidat per deputet pa qene as antar e as pjese e forumeve?

Ashtu do kete qene nje muhabet. (TM dikush tjeter ketu)

Po ato sikur nuk ishin perfshire!
 

cdo gje eshte ne sinkron te plote me parimet dhe vizionin e rilindjes, cdo gje brenda kornizave idealiste socialiste

I madh smiley

mirëjami një të katërtën e bashkësisë njeh këtu

dmth na mbeten pa zgjidhje çeshtjet socjale smiley

Kot e hoqen smiley

More po ngelem prape pa Program thuaj.

(e di qe do me akuzoni sikur po me behet qejfi, sikur simpatizoj Berishen, e terci e verci perralla te tjera)

Kujdes me ate numrin shumes, se do terheqesh verejtjet e kushedi se kujt me etikete.

Faleminderit juve.

jo problem jo. topi është i popullit. është i yni. i yni i thënçin, unë dhjetë deri njëzet minuta në muaj e ndjek

O Brad ku ike o burr?! Bjeri presorin ketu te na sqaroje ca gjera. smiley

Me duket se ka ik ne Berlin .

Ah c'humbem nje rast te arte! smiley

Me pelqen spiritus. Po lufton si ari ne nje teme qe dhe i madhi idriz nuk pranoi ta merrte persiper. Kjo tregon vullnet dhe karakter. Viti i ri ka nisur mbare per disa. Ndoshta rilindja nuk eshte thjesht utopi.

Presor Kosta "me ndaloi policia se ngisja makinen e cunit" Barjaba ja kaloi per nga rekordi i peshkomenteve dhe Meksit qe merr pjese personalisht ketu.

Por,  me shume se per Kosten me vjen keq per Spiritus dhe ca peshq te tjere qe u bene vrer dhe vune doren ne zjarr duke thene se s'ka mundesi qe kjo ngjarje te jete e vertete sepse:

1) E njoh Kosten qe kur qe i vogel, njeri me karakter te larte

2) Kosta ka shume para, s'ka c'i duhen keto

3) Kosta ka diploma dhe specializime shume familjarisht, nuk ben vaki

4) Raportet e policise amerikane jane shpesh te gabuara, mos u nxitoni djema

5) Pavaresisht ca thone shqiptaro-amerikanet, ne Amerike te ndalojne pa autorizim makine se kshu tha njeri tek Tema

6) S'ju vjen turp qe merreni me Kosten per tre placka te qelbura nderkohe qe Berisha...

7) Top Channel tha qe krisma s'ka pasur, ngjarja eshte e stisur, ose situr

8) Ye sa te ligj, po si ja u ben zemra te beni shaka ne nje teme te tille, kjo s'duhej sjelle fare per diskutim ketu

9) Ua ligjet e Amerikes paskan ikur per lesh, po si u lejoka te publikohen ne internet emrat e atyre qe arreston policia?

10) Jane thjesht thashetheme, plus qe, ue sa ftohte ben jashte

 

Ne retrospektive te dashur bashkepeshq mbase do ishte me mire te kishit reaguar si Edi Rama (nepermjet mashave te vet te partise):

Kosta kush? S'njoh njeri me ate emer, s'ka fare te beje me PS-ne, do kete qene vullnetar per ngjitjen e pankartave neper peme gjate fushates "Hap kutine, qit cifteline".

smileysmileysmiley

Mire qe do ishte ciuciuless day kjo dmth. E mbylla me kaq une e nuk futem per nja nje jave te peshku se kam vene dhjam me kete diten e sotme. 

Thjesht shpreha habine dhe keqardhje ne planin njerzor per nje person qe e njoh. As doren ne zjarr nuk vura dhe as apologji nuk bera. Kurse ti me ca suma me vija, e shikoni rastin politikisht dhe sipas midese ju volit  te mbyllni syte perballe malit te korrupsionit, krimit, vrasjeve dhe te gjitha bemave dhe gjemave te kesaj mazhorance.

Kasandrat jane ne orgazem:ky ishte fundi PS-se.O c'teveqele o zot!

Boooooo 8000 komente per I lapanjoz grek ncncnc 

o rono!

Sa te shkrujta.

 

bo...bo...bo... cpaskeni qene per thashetheme , 577 komente .

@Gjon edhe ca te tjereve , Pse ore e mohuat direkt Kosten juve... arrixhi, grek, zezak.. vetem shqiptar nuk esht, .futini nje cope djath nga pas edhe kaperdijeni se puro shqiptar esht miku, me kulture bashkekohore shqiptare.

Kosta Barjaba Sekretar për Cështjet Sociale dhe Ndihmën Ekonomike në Partinë Socialiste, u arrestua pasi u kap duke vjedhur në mapon e ketij qyteti bashkë me bashkëshorten e tij Fatbardha Barjaba zedhenese e Keshilltareve te Partise Socialiste ne Keshillin Bashkiak te Tiranes.smiley

...ky Kosta(minoritar komunist,greek lobist) na ishte edhe "ideatori" i atyre programeve sociale te PS-ja per mbledhjen e shperndarjen e ndihmave ushqimore e financiare per familjet rome,shoqatën e paraplegjikëve,shoqates se pensionisteve dhe femijeve  jetime te 21 janarit....what a pathetic loser.

 

t'marresh leket e ktyre programeve now.. that's f..up big time smiley

"Thumbs up" per peshkun. Lajmi me pare kalon tek ne. smiley

Brado paske pas te drejte. Zoti te do. smiley

“Kjo është një proçedurë e kërkuar nga unë si kryetar i PS së Tiranës, duke vlerësuar qoftë pamundësinë që Fatbardha Barjaba të kontribuojë në çfarëdo roli për PS në kushtet kur mbi të rëndon një pozitë e papajtueshme me vlerat e familjes sonë politike, por qoftë duke njohur edhe të drejtën e saj për të dhënë në një instancë statutore të partisë sqarimet e veta”, thuhet në deklaratën e zotit Tairi.

 

“Sigurisht, ajo mund ta bëjë këtë nëse e dëshiron një gjë të tillë dhe nëse ka prova që e lehtësojnë pozitën e vetë, e cila e përsëris se në këto kushte është e papajtueshme me vlerat e familjes sonë politike”, vijon deklarata.

Oh please give me a break. smiley

Në lidhje me këtë ngjarje pati një deklaratë edhe nga Partia Demokratike, që përmes zëdhëneses së saj u shpreh se...

“Ky akt i shëmtuar fakton edhe një herë se “Rilindasit” e neobllokmenëve vjedhin, por “me lezet”, siç shprehej njëri prej tyre pak kohë më parë.

Shkurt, qarte, paster! Sa here e permendem edhe ne ketu tek peshku. smiley

 

E po eshte rast unikal ky i Partise Socialiste shqiptare. Do mbahet mend ne histori, si partia qe u konsumua ende pa ardhur ne pushtet. Cfare teveqelesh! smiley

OMG, tani m'u kujtua edhe rasti i asaj gruas se kryetarit te bashkise se Kavajes. Po ku i ndodhin te gjitha ketyre mor zot?! E kam thene: tersin e sjell Rama! smiley

dhe femijeve  jetime te 21 janarit....what a pathetic loser

What a lowlife!

So much for our fucking innocent jokes!

Welcome to our ugly neverland!

This goes to the author of the comment - while as for that small shoplifter, I don't want to spend any more time. His day (of making fun of) is over already.

This goes to the author of the comment - while as for that small shoplifter, I don't want to spend any more time. His day (of making fun of) is over already.

It's not just that dear emo! He is not just a small shoplifter. And you know it.

Eshte ceshtje koherence. Por, mbi te gjitha eshte ceshtje e nje opozite qesharake dhe gafa-ndjellese. E nje opozite patetike dhe te marre fund. E nje opozite qe po mbahet peng nga njerez si keta. E nje opozite qe nuk ka bere ende llogarite me te shkuaren e saj dhe qe nuk e ka te qarte se ku do e coje e ardhmja. E nje opozite qe nuk ofron ndonje alternative me te mire se sa ata qe sot jane ne krye. E nje opozite te konsumuar ende pa ardhur ne pushtet. E nje opozite qe frikeson e eshte per meshire njekohesisht.

Ky eshte degjenerim total. Por ndoshta ende jo. Degjenerimi total do te vije ne qershor. Me se fundi do te konsumohen justifikimet.

jetimet e 21 janarit dhe nje hajvan qe shoplift ne san mateo a ku ne p te s'emes vodhi nuk kane asgje te perbashket.  kaq.

une e dija qe do degjeneronte pa diskutim ky muhabet. ktu ta nxjerrin komentin me cengel. edhe kur nuk do.

nqse ti nuk e shef hilen pes lekshe te agitpropsit te vockel enverist - tjeter muhabet.

naten ols, se nuk komentoj me. por 21 janarin, 21 dhjetorin dhe 21 nentorin mos i perzini me rob te cilet nuk kane asnje vule inteligjence ne basaret. smiley

 

Jo emo, jo. Une e shoh shume qarte. Nuk ka fare hile. That's the fucking truth!

Prandaj e vej theksin tek "koherenca".

E ne mos ka qene Barnabaja, do te kete qene nje tjeter si ai. Nje cfaredo nga keta qe ende ne opozite bredhin me Tuarega e me canta Hermes ne duar e nga ekranet e televizioneve na rrenqethin mishin me patetizmat e tyre dy-lekeshe.

Dhe te lutem lexoje kete gje mire prej meje: Jetimet jane bashkepergjegjesi edhe te Sales edhe te Rames! Te etjes se tyre te pafundme per pushtet. Te perversitetit dhe psikopatise se tyre. Te dehumanizimit te tyre. Dhe te njerezve qe i shkojne pas avazit.

In my opinion.

Femijet jetime te 21 janarit u dalin ne gjume ketyre, prandaj dhe ne menyre subkoshiente i permendin... Jo se jane penduar, por se tmerrohen nga hakmarrja e tyre, kurdoqofte ajo... Puna eshte se keta ende jane ne dite "te mira", akoma kane pushtet e para te vjedhura, do shtyjne dhe ca kohe duke u zgerdhire... faqja e zeze, monstra. mendo cfare soj baballaresh jane keta...

Kurse mua me duket patetike qe po i beni "gjyqin" opozites sepse Kosta , qe nuk eshte gjithsesi nje figure qendrore e partise socialsite , apo nje familjar i tij ka vjdhur ne shooping mall. 

Edhe nga reagimet ketu e ne vende te tjera, lajmi eshte teresisht absurd, sa pati nevoje per 7 konfirmime (dhe, by the way, Top Channel e nxori ne lajme, me ane te VOA qe policai na e konfirmoi akuzen me shkrim e me goje) qe te merrte besueshmeri. Nuk eshte se ketij personi apo se shoqes i dihej nje background hajdutlleku rrobash dhe u ftuan te kontribuoujne ne PS. Kujt i shkon mendja se robi qe ka minimalsiht aq leke sa te shkoje te viziotje te bijen ne shkolle ne Amerike (duke supozuar se e bija eshte me burse)  eshte gjtihashtu hajdut cantash. 

Reagimi i PS-se mu duk korrekt, po e heqim qafe se ia beri vetes. 

Tani, a ka arsye te tjera te backgroundit te njerezve ne PS per te mos ngjallur besim? Patjeter qe ka por mua nuk me duket se kjo ngjarje idioteske eshte simbolike e ketyre problemeve. 

A jane te mjaftueshme keto probleme per te mbajtur qeverine ne pushtet me idene e se keqes me te vogel? JO, qeveria e stome eshte e klabur, eshte e lodhur, ka nje rekord negativ ne ceshtej te konsolidimit te demokracise e te arritjeve e konomike e nuk ka kurrfare orientimi te beje me mire se c'po ben sot; ajo (qeveria), me mire Ai(qeveria) mendon se gjtihcka eshte shume mire e duhet te vazhdoje keshtu.

Te mos votosh me justifkimin se te gjithe njesoj jane eshte gabim, eshte budallallek e eshte driteshkurtesi. 

+1

Altin,rasti i Kostes eshte shume ordiner per t'u pergjithesuar dhe perfaqesuar nje parti politike qe ka mijera anetare dhe 10-ra mijera mbeshtetes,prandaj ,keto diskutimet e tipit "ja cilet jane socialistet" nga ana e demokrateve,jane te si te mbulosh m.tin me sh...smiley

Kjo çeshtje  u perket vetem socialisteve dhe ata e  dhane verdiktin e tyre.U treguan te hapur,nuk mbuluan gje .Kosta te vuaje pasojat e prokes se vet.Keshte eshte kur te zihen syte nga e mira.

ju jeni te gjithe hajdute, atje. pa perjashtim. ose debilë.

shtet me te diplomuar jashte me shume nga çdo shtet europian per numer te popullsise, dhe qe nuk prodhon ASGJE. 

shtet me numrin me te madh te universeteve ne bote, dhe qe nuk prodhon ASGJE. 

shtet me doktor ne krye te tij, dhe me spitale mjerane e sherbim te korruptuar. 

po te mos jete vjedhje  kjo, une nuk di se çfare ta quash ndryshe. ne fakt kjo quhet çmenduri kombetare.

Kurreshtar,fare thua,o bir?

Te gjithe debila,pa perjashtim fare?E kupton c'po thua?

 

ngjarja per mua tregon vetem nje gje : shkollimi ne shqiperi vidhet dhe perdoret per te vjedhur (pasurim personal pa djerse).

ngjarja e supermarketit, vetem sa i ve vulen kesaj. se edhe po te mos ta kishin kap  me presh ne duar, ne amerike, une nuk do kisha ndonje mendim tjeter per kete kosten apo te gjithe ata si ky, qe shkollojne vajzat e djemte jashte shtetit, me financim te ardhurash nga shqiperia. duke ditur qe studimet e larta, po behen LUKS edhe per vete te huajt, qe statistikisht jane shume me te pasur nga ne.

te ishte gjalle enveri, keta shkerdhatat (qe e kane bere boten si vitrine te tyre) kishte per ti var nga gjuha. 

po ashtu, kapja duke vjedhur e nje akademisti, mendoj se eshte rast pa preçedent ne bote. ajo na poshteron ne syte e botes. akademia shqiptare po t'i ket ngeluar sado pak moral e vlere, duhet te marre masa. e mbi te gjitha per anetaresimet mos niset nga dipllomat por nga MOSHA dhe EKSPERIANCA. regulli nr 1, nuk duhet te kete anetar akademie nen 60 vjeç. dmth aty duhet te kete vetem pleq qe i kane dhene provat prej vitesh. 

smiley

Mali i korrupsionit qeveritar sigurisht qe ka pjelle me shumice edhe "minjte" e tij qe levrijne si te "baraslarguar" neper tubacionet e agjitropit virtual , duke pergjithsuar nje rast individual, banal, qe ende nuk ka marre verdiktin e gjykates.Keta qe na tundin flamurin e puritanizmit moral dhe "baraslargesise", jane specia me e ndyre, e lidhur me fije te padukshme interesash me kete mazhorance te korruptuar.Keta qe shikojne qimen ne syrin e tjetrit dhe ndihen rehat ne llumin e korrupsionit jane derrat e kenaqur te korrupsionit dhe normalisht nuk mund te mos jene  mbrojtesit e statusquose. Gjithe ky lincim mediatik dhe publik i nje vjedhje ordinere dhe kalimi si "normale" e megavjedhjeve, gerdecit,vrasjeve te 21 janarit etj.etj. tregon per moralin e degjeneruar te shoqerise.

 

Gjithçka ne kohe e ne vendin e vet.Grdeci eshte Gerdec e pse ne kemi Gerdeec askush nuk mund te perligje hajnine.Barabba a vjedhe pike...Il padrino s'ka lene te zeze pa bere ne Amerike...ishte gati e pamundur te behej fajtor...perfundoi ne burg per evazion fiskal.....ky ka vjedhur ,ka nje raport te nje policie shume te besueshme per kete....Me pelqen spiritus...edhe i vetem trim ne lufte .Pra ke vleren e miqesise e te principit ku hahet buka nuk permbyset kupa.Jam e bindur  me gjithçka se ti nuk do gjendeshe kurre ne poziten e ketij zheles.

Kjo është një procedure e kërkuar nga unë si kryetar i PS-së së Tiranës, duke vlerësuar qoftë pamundësinë që Fatbardha Barjaba të kontribuojë në çfarëdo roli për PS, në kushtet kur mbi të rëndon një pozitë e papajtueshme me vlerat e familjes sonë politike, por qoftë duke njohur edhe të drejtën e saj për të dhënë në një instancë statutore të partisë, sqarimet e veta. Sigurisht ajo mund ta bëjë këtë nëse e dëshiron një gjë të tillë dhe nëse ka prova që e lehtësojnë pozitën e vet, e cila e përsëris se në këto kushte është e papajtueshme me vlerat e familjes sonë politike.

 

http://www.youtube.com/watch?feature=pla... smiley

...sa here del naj pisllik nga PD-ja vijon ndonje pisllik nga PS-ja....dhe e asasjellta, 
ishim duke fol per Argiten dhe Shkelzenin tani po flasim per Kosten....neser do dali naj gjo seksuale (se kshu eshte zakonisht, vjedhje, seks, drame ne kurriz te popullit...dhe rifillohet)

Gjith keto komente ketu smiley ia vlen te dalin te gjitha ne nje gazete ose disa gazeta smiley me kete rast njihen edhe ata brenda me opinionin e emigranteve. 

Ajo qe me ka çuditur keto dite eshte se per çantat, lekuren e tyre, vendet ku prodhohen, mafjozlliqet qe behet per keto çanta, ishte nje emision i veçante para nja 1 jave, diç ato dite qe ne (te gjithe) ketu po flisnim per çantat Prada, per ato 300 euroshet dhe ato 5 e 8 euroshet. Sikur ka nje lidhje ndermjet Peshkut dhe disa qarqeve te medias neper bote smiley

Faqet

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).